Orjola Pampuri: Personat me aftësi të kufizuara nuk mund të lihen më në harresë

Deputetja dhe kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, Orjola Pampuri, ka marrë pjesë në një dëgjesë publike të organizuar nga IDM Albania, ku është diskutuar mbi problematikat dhe sfidat që përballen ndër vite personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Pampuri theksoi se mungesa e politikave efektive dhe moszbatimi i ligjeve ekzistuese i ka lënë këtë kategori të përballet me sfida të mëdha, si:
Mungesa e aksesit në arsim – Shumë shkolla nuk janë të pajisura me infrastrukturën dhe mjetet ndihmëse të nevojshme për ta.
Papunësia e lartë – Pavarësisht aftësive të tyre, personat me aftësi të kufizuara shpesh përjashtohen nga tregu i punës për shkak të paragjykimeve dhe mungesës së mbështetjes.
Infrastrukturë e papërshtatur – Hapësirat publike dhe transporti vazhdojnë të jenë të paaksesueshme për ta.
Shërbime të kufizuara shëndetësore dhe sociale – Nuk ka mjaftueshëm programe për kujdesin dhe rehabilitimin e tyre.
Mungesa e përfaqësimit – Politikat dhe vendimmarrësit shpesh nuk adresojnë realisht nevojat e tyre.

Pampuri e cilësoi këtë situatë të papranueshme, duke nënvizuar se pa veprime konkrete, këta qytetarë do të vazhdojnë të përballen me përjashtim dhe vështirësi në jetën e përditshme. Ajo e konsideroi prioritet absolut trajtimin e dinjitetshëm të tyre përmes politikave përfshirëse dhe mbështetjes së vërtetë institucionale.

“Personat me aftësi të kufizuara nuk kanë nevojë për mëshirë, por për mundësi dhe për politika që i integrojnë në shoqëri, jo që i lënë në harresë”, u shpreh Pampuri.

Postimi i Pampurit:

Sot në dëgjesën publike të mundësuar nga IDM Albania, diskutuam mbi problematikat dhe vështirësitë që përballen ndër vite personat me aftësi të kufizuar.
Mungesa e politikave efektive dhe moszbatimi i ligjeve ekzistuese shpesh i lë ata të përballen me sfida të mëdha si:
* Mungesa e aksesit në arsim – Shumë shkolla nuk janë të pajisura me infrastrukturë dhe mjete ndihmëse
* Papunësia e lartë – Pavarësisht aftësive, ata shpesh përjashtohen nga tregu i punës për shkak të paragjykimeve dhe mungesës së mbështetjes.
* Infrastrukturë e papërshtatur – Hapësirat publike dhe transporti shpesh nuk janë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara.
* Shërbime të kufizuara shëndetësore dhe sociale – Nuk ka mjaftueshëm programe për kujdesin dhe rehabilitimin e tyre.
* Mungesa e përfaqësimit – Pak vendimmarrës dhe politika adresojnë realisht nevojat e tyre.
Pa veprime konkrete, ata vazhdojnë të përballen me përjashtim dhe vështirësi në jetën e përditshme.

Artikulli paraprak“I bëri gropën vetes” Hoxha: Përgjimet e Veliajt do të sillen në gjyq, përdori medien për intimidim
Artikulli tjetërErion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shtyn dhënin e vendimit