Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Orjola Pampuri, ka ndarë një video-mesazh në profilin e saj në Facebook, ku tregon për një takim me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla në lagjen ku banon.
Pampuri shprehet se pati kënaqësinë të komunikonte me banorët dhe sipërmarrësit e zonës, të cilët i konsideron si fqinjë të përditshëm dhe bashkëudhëtarë në jetën komunitare.
“Lagjja ku jetojmë, ku rriten fëmijët tanë, ku blejmë çdo ditë fruta-perime apo marrim shërbime të tjera, është vendi më i sinqertë për të dëgjuar zërin e qytetarëve,” tha ajo në mesazhin e saj.
Ajo shtoi se qytetarët e pritën me dashamirësi dhe interes për programin e Koalicionit Euroatlantik, duke theksuar dëshirën e tyre për ndryshim.
“Shqiptarët duan ndryshim, dhe këtë do ta arrijnë me votën e tyre më 11 Maj,” përfundon Pampuri.
Postimi i plotë i Orjola Pampurit:
“Së bashku me Rajnën, kishim kënaqësinë të takonim qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla, në lagjen ku jetojmë, ne e familjet tona, aty ku çdo ditë trokasim për të blerë fruta perime, apo për të marrë shërbime të tjera, sot u ndalëm për t’i prezantuar programin e Koalicionit Euroatlantik, dhe gjithkush na priti me dashamirësi. Shqiptarët duan ndryshim, dhe këtë do e arrijnë me votën e tyre më 11 Maj.”