Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, vijon çdo ditë takimet me qytetarët, duke prezantuar alternativën që i jep zë çdo shtrese të shoqërisë.
Në një postim emocionues, ajo kujton rrugët e fëmijërisë së saj në zonën e Pazarit të Ri dhe rrugës Hoxha Tasim — vendet ku u rrit, ku gjenden kujtimet e bukura të familjes së saj, dhe ku sot, me përkushtim, takon qytetarët për të dëgjuar dhe ndarë me ta projektin për një Shqipëri më të mirë.
“Është detyrimi ynë të jemi pranë qytetarëve, të jemi zëri i tyre në Parlament dhe të punojmë për zgjidhjen e problemeve të përditshme,” shkruan Pampuri.
Beso tek Shqipëria. Ndryshoje ti me votën tënde!
Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik
Voto Orjola Pampuri!
#TiranaMeritonMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë
#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
Postimi i plotë i Pampurit:
☑️Të jesh çdo ditë pranë qytetarëve, për ti prezantuar me alzernativën tonë për çdo shtresë të shoqërisë, është detyrim për secilin prej nesh që kërkojmë t’i përfaqësojmë në parlamentin e ardhshëm, për tu bërë zëri i problemeve të tyre dhe mundësia për t’i dhënë zgjidhje.
☑️Së bashku me Tanin, Endin, Erikun, Vivin, Terin, Gentin, Amarin, Altinin, takuam tregtarë të vegjël dhe qytetarë, pranë pazarit të ri dhe përgjatë rrugës Hoxha Tasim, zona ku më ngjall kujtimet më të bukura të fëmijërisë, ku gjendet ende e bukur shtëpia e gjyshes sime, ku rrugët mbartin kujtimet e fëmijërisë, prej të cilave ime më duhet të bënte pazarin tek Pazari i ri, për të shkuar më pas në shtëpi tek rruga 4 Dëshmorët, Dega 8 sot, ku gjendet, shtëpia e babit tim, aty ku unë u linda e u rrita. Ditë takimesh plot kujtime e nostalgji ku takon miq të prindërve, të dajave e të xhajallarëve.
#TiranaMeritonMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë
Beso tek Shqipëria
Ndryshoje time votë️të ardhmen e këtij vendi.
Voto 4️Koalicioni Euroatlantik
✅ORJOLA PAMPURI