Orkestroi sulme nga burgu ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, SPAK zbarkon në paraburgim ku ndodhet Erjon Veliaj. Sekuestron kamerat e regjistrat e takimeve

SPAK ka nisur hetimet lidhur me takimet e zhvilluara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në paraburgimin e Durrësit.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së burgut dhe do të analizojnë hyrje-daljet, si dhe regjistrat e institucionit ku shënohen takimet me të paraburgosurit.

SPAK dyshon se Veliaj ka orkestruar nga burgu sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes së tij. Për këtë arsye, hetuesit do të identifikojnë dhe marrin në pyetje të gjithë personat që e kanë takuar.

Gjithashtu, do të verifikohet nëse ai ka përfituar trajtim të favorshëm në krahasim me të paraburgosurit e tjerë, duke iu lejuar më shumë takime me familjarët apo persona të tjerë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Exit mobile version