“Ortakët anti-SPAK bashkojnë sërish votat për interesat e tyre”, Taulanda Jupi: Pse nuk bëjnë të njëjtën gjë për rritjen e pagave, pensioneve apo mbrojtjen e pronave?

“Ortakët anti-SPAK bashkojnë sërish votat për interesat e tyre”, Taulanda Jupi: Pse nuk bëjnë të njëjtën gjë për rritjen e pagave, pensioneve apo mbrojtjen e pronave?

Kandidatja për deputete e Demokratëve Euroatlantikë, Taulanda Jupi, ka reaguar pë bashkëpunimin e radhës mes Sali Berishës dhe Edi Ramës ditën e djeshme për kodin zgjedhor. Në një reagim në facebook, Jupi shkruan se kanë si synim mbrojtjen e interesave të personalë dhe jo të qytetarëve.

Ajo më tej rendit disa raste ku palët politike janë bashkuar për interesa të tyre, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës në 2008, amnistinë penale dhe përpjekjet për të shkrirë SPAK-un. Sipas saj, politikanët bien lehtësisht dakord për çështje që janë në interesin e tyre personal dhe nuk bëjnë të njëjtën gjë për rritjen e pagave, pensioneve apo mbrojtjen e pronave.

Jupi thekson se zgjedhjet e 11 majit janë një moment vendimtar për shqiptarët, duke i ftuar ata të zgjedhin mes një politike të vjetër, që kërkon të shkatërrojë SPAK-un, dhe një politike të re, që mbështet drejtësinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Postimi i plotë i Taulanda Jupi:

Ortakët anti-SPAK bashkojnë votat përsëri!
Ose të çojnë në Parlament politikanë të rinj, pa halle me drejtësinë, që mbështesin SPAK-un dhe prosperitetin e shumicës dërrmuese të qytetarëvekrirë SPAK-un.

A e keni vënë re se sa shpejt bien në ujdi me sho-shoqin për hallet dhe interesat e tyre:

• Ndryshimi i Kushtetutës brenda natës në vitin 2008
• Mbyllja e listave
• Amnistia penale për të dënuarit për korrupsion
• Komisionet partiake për votën e Diasporës
• Konçesionet për oligarkinë
• Deklaratat për të shkrirë SPAK

Po pse nuk bashkohen asnjëherë për të mirën e shqiptarëve?

• Pse nuk votojnë për të rritur pensionet?
• Pse nuk miratojnë rritjen e pagave?
• Pse nuk kthejnë pronat tek i zoti?
• Pse nuk mbrojnë konkurrencën e ndershme dhe sipërmarrjen?

Sa herë i shihni të zihen si rrugeçër, mos u gënjeni! Është thjesht teatër për të mashtruar shqiptarët. Në prapaskenë, janë miq dhe ortakë, duke ndarë tortën e pushtetit, konçesionet, PPP-të dhe bandat!

Më 11 maj, shqiptarët kanë vetëm dy zgjedhje:
1. Ose t’u japin Ramës dhe Berishës shumicën kushtetuese për të shkrirë SPAK-un
2. Ose të çojnë në Parlament politikanë të rinj, pa halle me drejtësinë, që mbështesin SPAK-un dhe mirqenien e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.

Artikulli paraprak47% e të punësuarve në Shqipëri janë me paga të ulëta e kushte të papërshtatshme pune
Artikulli tjetërI biri cilësohet si njeriu më i rrezikshëm i qytetit, Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës