Zyra e OSBE në Vjenë reagon pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të shpallur “non grata” ambasadorin në Tiranë, Berndt Borschardt.
Në një përgjigje për News24, OSBE thotë se ‘po i kushtojmë vëmendje notës verbale nga presidenti’.
“Si një partner i Shqipërisë, inkurajojmë dialog. Inkurajojmë bashkëpunim mes te gjitha institucioneve”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e OSBE.
Në letrën e djeshme, dërguar zyrave të Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopehagen, arsyeja e parë, sipas Presidenti Meta, lidhet me faktin se Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019.
Arsyeja e dytë, ka të bëjë me faktin se Borchardt i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetarëve shqiptare.
Më poshtë dokumenti i Presidentit Meta dhe që i drejtohet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme në Tiranë.