OSBE/ODIHR: Eshtë hera e parë që vëzhgojmë zgjedhje pa opozitën

Misioni i OSBE/ODHIR ka dalë sot në një konferencë për mediat lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri për zgjedhjet e 30 qershorit. Aundrey Glover, britanikja e cila kryeson këtë mision ka deklaruar se ditën e zgjedhjeve, i pranishëm do të jetë dhe një delagacion nga Këshilli i Europës.

Glover u shpreh se misioni do të vëzhgojë, një proces teknik që e ka bërë gjithmonë, por është hera e parë që ajo vëzhgon zgjedhje ku nuk merr pjesë opozita.

“Është roli i qeverisë që duhet të vendosi si do i përdorë rekomandimet tona. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje”.

Glover tha se “roli jonë është të vëzhgojmë procesin zgjedhor, pasi nuk jemi këtu që të nderhymë në asnje lloj mënyre”.
“Është e rëndësishmë të kihet parasysh se zgjedhjet s’janë një ditë. Kemi pasur kënaqësinë të kemi bashkëpunim me gjithë aktorët. Ne tashmë kemi patur reagime nga ministria e Punëve të Jashtme e komisioni i zgjedhjeve. Ne kemi ekpsertë ligjiorë, analistë të medias.

Së shpejti do kemi edhe 18 vëzhgues afatgjatë në Tiranë, do dërgohen në grupe dyshe për të vëzhduar procesin në vend. Para zgjedhjeve shpresojmë të kemi 250 vëzhgues afatshkurtër. Nëse kemi ndonjë përfaqësues te ambasadave do doja ti inkuraroja sepse afatati për aplikim është 10 ditë nga sot.”

“Siç thashë fusha që do u kushtojmë vemëndje është puna e adminsitrimit të zgjedhjeve.
Do shohim e pjesëmarrjen e grave e të pakicave. Regjistrimin e votuesve e të kandidatëve, median, financimin e fushatës, mënyrën si zgjidhen ankesat dhe apelimet. Ne na intereson që procesi të jetë transparent, me barazi e paanshmëri”, tha britnaikja Glover.

Exit mobile version