Lideri i opozitës, Lulzim Basha shkruan në një postim në Twiter se gjatë vizitës në Vjenë me përfaqësuesit e lartë të OSBE-së, ka diskurtuar lidhur me krizën në vend dhe qëndrimin e pandryshuar të opozitës për qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve”, shkruan Basha në një postim në Twiter.