Oscar pezullohet me 8 javë

Tetë javë pezullim për Oscar. Përballja Shangai-Guanzgzhou është shoqëruar me tensione mes futbollistëve të të dyja skuadrave, shkak është bërë braziliani Oscar. Ish-mesfushori i Chelsea-t, i cili sot aktivizohet në kampionatin kinez tek ekipi i Shangait, është pezulluar me tetë javë, pasi goditi dy herë radhazi topin në mënyrë të dhunshme drejt kundërshtarit të tij. Pas këtij momenti mes lojtarëve pati konfrontim fizik.
Provokimi i dyfishtë nga ana e brazilianit nuk u tolerua aspak nga futbollistët e skuadrës tjetër, të cilët u sulën menjëherë në drejtim të Oscar. Bashkë me 25-vjeçarin, Federata kineze e Futbollit ka pezulluar edhe katër futbollistë të tjerë. Për brazilianin krahas pezullimit tetë javor, ka ardhur edhe një gjobë prej 520 mijë eurosh. Në komunikatën e tyre, Federata u shpreh se veprimi i Oscar ishte i dhunshëm dhe përçon mesazh negativ për Superligën kineze. Ish-futbollisti i Chelsea, me Shangain regjistron 21 takime të luajtura, nga ku ka arritur të realizojë 4 gola dhe shërbyer 10 asist.

Exit mobile version