OSHEE bën namin në Sarandë, 200 mijë lekë fatura e energjisë në dhjetor për çdo familje

“Na i morën shpirtin”, me këto fjalë një e moshuar doli nga zyrat e OSHEE-së në Sarandë. Duke qarë u ndal dhe lexoi një afishim ku thuhej se, në rast mbifaturimi mund të ankohesh. Por, ku? Pa shpresë, u nis për në banesën e saj tek rruga “Dy veta jam me plakun, gjithmonë paguaja deri në 25 mijë lekë, por tani na e morën shpirtin këta”, pohon e moshuara ndërsa vijon të rënkojë pa shpresë tek asnjë force, qoftë edhe mbinatyrore që mund ta ndihmojë në të drejtën e saj me OSHE-në e Sarandës.
Këto ditë dimri Saranda numëron fare pak banorë. I boshatisur, ky qytet i banuar më shumë nga mosha e tretë, tashmë i duhet të përballet më fatura të kripura të energjisë elektrike. Papunësia në Sarandë në dimër edhe pse ka ikur shumica e krahut të punës shkon deri ne 65%, shifër kjo e frikshme edhe për vende të Afrikës.
Shpresa është sezoni veror. Në këtë situatë të zymtë ekonomike, ku nuk ekziston asnjë industri që të prodhojë apo eksportojë diçka nga Saranda drejt tregut të jashtëm, vijnë edhe faturat e OSHE-së, që në këtë fillim viti venë deri në 200 mijë lekë për abonentët familjarë. A mund të përballohen këto fatura të majme në këto kushte ekonomike?
Veç të moshuarës që takuam tek zyrat e OSHEE-së, vijnë të tjerë qytetarë. Ata ankohen se gjithmonë, dhjetor i çdo viti ka ardhur sa trefishi i mujave të tjerë të vitit. Por përsë ndodh kjo? Përgjigjia do të kërkojë shumë kohë të vijë. Qyetatrët besojnë se ka një farë vjedhje dhjetoriste qe kush e di se ku e ka origjinën.

Një çift të rinjsh që banojnë në qytetin e Sarandës, na thanë për Radion Saranda se atyre fatura e dhjetorit u erdhi 120 mijë lekë,shifër kjo e ngjashme me faturat e Athinës, Brukselit apo qytete të tjera europiane. Ata bësojnë se kemi një vjedhje me stil nga OSHEE që nuk e kupton dot konsumatori. Madje ata janë të bindur se ka raste kur kanë paguar dhe faturistja nuk ka shkuar fare të lexojë matësin e energjisë elektrike.
Drejtori i OSHEE-se i emruar nga Partia në pushtet, Artus Kseno, i gatshëm për bashkëpunim, thotë se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar qytetarët por sipas tij, sistemi ka një varësi nga Gjirokastra. Tani duket qartë, që këta titullarë nuk është se bëjnë ndonjë gjë me qëllim, thjesht tradita e ka dashur që dhjetori si muaj, të jetë i mbifaturuar për arsye që do mësohen shumë më vonë sesa të privatizohet ndonjëhere OSHEE.
Të ecësh në Sarandë takon jo më shumë se 20 – 30 persona dhe biseda mes tyre është se përse dhjetori vjen dhe ju merr shpirtin me faturat e energjisë elektrike. Ata shprehen se edhe janari ngjan me dhjetorin si temperaturë, kushte etj., por paguajmë disa herë më pak. Qytetarët thonë se më mirë të na i lënë faturat nga 200 euro çdo muaj dhe jemi si në Evropë. E dimë që do rrojmë më qiri dhe do fikim çdo gjë. Por kështu një herë na vrasin e pastaj na mjekojnë me faturat që vijnë pas dhjetorit. Ashtu si e moshuara që përmendëm në fillim shumë banorë të tjerë të Sarandës kërkojnë një sqarim për faturat e posaçme te energjisë elektrike, sqarim që nuk do të vijë kurrë sat ë jetë në pushtet “Rilindja”.
Viktor AVDIA

Artikulli paraprakKosova në agjendën e takimit të ministrave të NATO-s
Artikulli tjetërBanorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën tek ish-sheshi “Shqiponja”, mesazhi për Ramën!