Arsenali duhet të ndryshojë politikën e pagave, nëse dëshiron të mbajë në skuadër lojtarët e tij më të mirë. Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez, edhe pse aktualisht janë dy futbollistët që përfitojnë pagat më të larta te topçinjtë kanë kërkuar dyfishimin e tyre për të rinovuar kontratat me Arsenalin. Ish-mesfushori i Realit të Madridit për momentin përfiton 8,3 milionë euro në sezon, ndërkohë që ish-Barcelonës arkëton 7,7 milionë euro në vit. Por si Ozil ashtu edhe Sanchez për të zgjatur bashkëpunimin e tyre me klubin londinez kanë kërkuar një pagë rreth dyfish më të lartë. Të dy lojtarët nëse hedhin firmat mbi kontratat e reja pretendojnë të fitojnë 250 mijë stërlina në javë rreth, 14, 8 milionë euro në vit. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e drejtuesve të Arsenalit dhe a do të pranojë klubi londinez kushtet e vendosura nga të dy lojtarët. Arsenali ka një tavan pagash shumë më të ulët krahasuar me klubet e tjera të mëdha në Angli, por nëse dëshiron të mbajë gjermanin dhe kilianin në skuadër, klubi londinez duhet të ndryshojë politikën e pagave, pasi vetëm kështu mund të pretendojë të rivalizojë me dy skuadrat e Manchester-it e Chelsea-in.
Kryesore
Continue to the categoryPesë vite nga tërmeti/ Sabah Sheta: Qeveria po mashtron qytetarët e...
Sabah Sheta, Kryetar i Degës së Demokratëve Euroatlantikë në Krujë, ka reaguar për situatën pas tërmetit të vitit 2019, duke theksuar vështirësitë që po...