Ozil te Barcelona?

Mesut Özil (Gelsenkirchen, 15.10.1988) ngrihet si “shkuma në pishinat” e “Can Barça”, sepse pritet të jetë nënshkrimi i dimrit. Josep Maria Bartomeu tashmë pranon haptazi se, për të fituar Ligën e Kampionëve, ata do të duhet të bëjnë një “goditje” në janar. Nënshkrimi, atëherë, duket i afërt. Edhe pse plani A është ende Philippe Coutinho, në zyrat e klubit katalanas i dinë mirë dy gjëra: e para, është se braziliani nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve. E dyta, se Liverpool do të vërë gurë në rrugën e klubit katalanas dhe nënshkrimi mund të shtyhet për në verë. Pavarësisht nga kërkesa e vetë Coutinhos, që ka kërkuar transferimin në Katalonjë, “Reds” nuk kanë lëvizur nga pozicioni i tyre. Barça nuk dëshiron të jetë e varur kështu dhe Özil është një opsion tërheqës. Arsenali mund ta lërë atë për 20 milionë euro, sipas raporteve të së martës në “Mundo Deportivo”.
Özil ishte afër për t’u bërë lojtar i Barcelonës në verën e vitit 2010. Në atë kohë, përfaqësuesi i tij ishte Pere Guardiola, vëlla i trajnerit të atëhershëm të Barcelonës. Është spekuluar se, Guardiola nuk do të jetë i përfshirë në nënshkrim nga frika se ishte i përfshirë në biznesin e vëllait të tij, por në fillim të vitit 2017 ishte i njëjti Özil, i cili tha se kurrë nuk ka marrë një telefonatë nga Guardiola dhe indiferenca e tij, e përzier me afeksionin e Mourinhos, bënë që të largohej nga Madridi. Özil luajti ndeshje të mëdha me fanellën e Real Madridit në “Camp Nou”. Tani ai duket më afër se kurrë për Barçën. Lojtar i talentuar është në gjendje të hapë mbrojtjet kundërshtare me aftësinë e tij dribluese. Gjithashtu, atij i pëlqen për të nisur kundërsulmet dhe asistuar lojtarët e tjerë në repartin e përparmë.
Përkundër hapit të tij të dukshëm të lodhur, ai është në gjendje të përparojë shumë dhe shumë shpejt me topin e ngjitur në këmbë. Özil, i cili nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Arsenalin në vitin 2013, e përfundon angazhimin e tij me “topçinjtë” në qershorin e ardhshëm. Çmimi nuk do të ishte problem. Por, ndoshta, kushtet e kontraktimit, pasi gjermani do të kërkojë bonusin përkatës të nënshkrimit sikur të kishte përfunduar kontrata. Kjo është ajo ku Barça, e cila ka një rrugë të tretë në pritje të Di Marias, do të duhet të bëjë llogari.
Kontrata e mesfushorit gjerman Mesut Ozil me Arsenalin mbaron në verën e vitit të ardhshëm dhe e ardhmja e tij në “Emirates” mbetet e pasigurt. Për ketë, kryetari i Schalke, Clemens Tonnies, shpreson se lojtari kreativ i Arsenalit do të rikthehet në klub në të ardhmen, transmeton Express. Megjithatë, së fundmi Ozil është lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona apo Manchester United. Por ish-klubi i tij, Schalke ka treguar interesim për të. “Mund ta imagjinoj shumë mirë rikthimin e tij. Nëse do të ketë ndonjë mundësi, do ta mendojmë natyrisht”, ka thënë Tonnies për Kicker.

Exit mobile version