Pa kthim! Kjo është kauza e reagimit qytetar…

Nga Bujar NISHANI

Krerët e partive opozitare kanë marrë vendimin politik të organizimit të protestave.

Vendimi më i drejtë që kanë marrë.

MOTO e kësaj proteste duhet të jetë ;

“PA KTHIM” !

Kauza e reagimit qytetar sot është më sublimja.

U prish dhunshëm një monument i trashëgimisë kulturore,

U asgjesua çdo ligj, garanci kushtetuese e gjyqësore ,

U denigrua ndjeshmëria e shumicës dërrmuese të qytetarëve të kryeqytetit,

U rrahën barbarisht artistët dhe shoqëria civile,

Shteti ka rënë, kanë mbetur vetëm qytetarët.

Përtej çdo debati për temat më të mprehta sociale dhe ekonomike, shqiptarët janë në rrezik madhor të ekzistencës së çdo elementi të jetës së tyre personale dhe familjare.

Tashmë është rasti që populli opozitar të tregoi që është më i fortë se mafia.

Mafia pasi ka kapur shtetin tashmë tenton të shkelë dhe popullin.

Kjo nuk mundet të ndodhë dot !

Ndaj kauza e betejës së popullit kundër mafias me pushtet është “pa kthim”.

Duhet të jetë pa kthim që të kthehet ligji, të kthehet Kushtetuta, të kthehet shteti, të kthehet teatri, që shqiptarët të vetëmbrohen !

Ndaj, PA KTHIM !

Artikulli paraprakShembja e Teatrit/ Artistja e përlotur: Arroganca e këtyre njerëzve dërrmon çdo lloj emocioni
Artikulli tjetërShembja e Teatrit/ Noka: Përgjigjja ndaj barbarëve do të jetë popullore dhe e pandalshme!