Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputet Armend Gjana, zhvilloi një takim me banorët e Paskuqanit në Tiranë.
Basha tha se çelësi i programit të forcës politike që drejton është lufta pa kompromis kundër korrupsionit, që sipas tij, është pengesa kryesore për realizimin e planit. “Si mund të financohen politikat për pensionet, legalizimet dhe mbështetje për turizmin, nëse vazhdon vjedhja e parave nga të korruptuarit?”, u shpreh Basha.
Ai tha se 7×7-313, do të thotë që shokët e Edi Ramës janë atje sepse futën lekët e qytetarëve në xhepat e tyre, se vodhën letë e subvencioneve për fermerët, vodhën lekët e pensioneve, shëndetësisë dhe vodhën me lekët e inceneratorëve.
Basha më tej u shpreh se zgjedhja në 11 maj është e qartë, lekët ose në xhepat e qytetarëve për të përmirësuar mirëqenien e tyre, ose do jenë tek Rama dhe shokët e tij tek 7×7-313.
“Si mund të bësh premtime për pronarët, si mund të marrësh angazhime për politika të reja në turizëm, kur ti nuk i rri angazhimit të parë. Cili është çelësi i programit tonë? Çelësi që ç’kyç dhe financon politikat tona cili është, që na diferencon me të gjithë të tjerët, është angazhimi ynë për luftë totale e pakompromis kundër korrupsionit. Nga do dalin lekët për të rritur pensionet, nga do dalin lekët për të kompensuar pronarët, për të përmbyllur peocesin e legalizimit, për të mbështet siç e kemi në program atë sektor të turrizmit që mbetet pa të ardhura, për të financuar programet e rinisë, nga do dalin paret nëse nuk ka luftë kundër korrupsionit?! Çfarë do të thotë 7×7-313, do të thotë që shokët e Edi Ramës janë atje. Pse janë atje, sepse futen lekët tuaja në xhepat e tyre, se vodhën letë e subvencioneve për fermerët. Se vodhën lekët e pensioneve, se vodhën lekët e shëndetësisë, se vodhën me lekët e inceneratorëve. Prandaj janë tek 7×7-313, në Durrës, në Fier, sepse leku s’mund të jetë edhe në xhepat e njerëzve, edhe në xhepat e të korruptuarve. O do jenë në xhepat e qytetarëve, o do jenë në kontot e pensionistëve, o do jenë subvencion për fermerët, investime për shëndetësinë, infrastrukturë, dëmshpërblim për pronarët dhe të përndjekurit, bonus për familjet e reja, për qeranë, për bebet, investime për kampuse universitare që të japin profesion rinisë me pagë dinjitoze, o do jetë këtu, o do jetë në xhepat e shokëve të Ramës tek 7×7-313, kaq e thjesht është” – u shpreh Basha.