Përfundimi i reformës së pronës, sipas Bashës, është dita e parë e Shqipërisë europiane dhe e çliruar nga vargojtë e trashëgimnisë së komunizmit të egër shqiptar. Në podcastin e radhës ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Pronarëve, kreu i Demokratëve Euroatlantikë tha se që të arrihet kjo gjë është propozuar një instrument të cili nuk e kemi shpikurpor është marrë si shembull nga Kroacia.
Bashës tha se reforma e pronës në Europë ka ndodhur 400 vite më parë, ndërsa Shqipëria në shekullin e 21 akoma nuk e ka realizuar këtë. Sipas tij, kur të arrihet kjo një nga pasojat pozitive politike të këtij veprimi, do të jetë që do të kemi një shtresë të mesme shqiptare me kokën lartë që sot mungon.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Prandaj që ta arrijmë këtë ne kemi propozuar një instrument të cili nuk e kemi shpikur, i kemi parë, përmenda Kroacinë, Çekia ishte ndryshe, Çekia e përmbylli brenda 12 muajsh i kthehu të gjitha, pronat e pronarëve, pronat e kishës, i kthehu të gjitha. Ndërsa këtu as pronat e kulteve fetare nuk janë kthyer. Pra reforma që kroatët ndërmorën mori pak kohë, por ama borxhi iu njoh pronarëve menjëherë. Këtë do të bëjmë dhe ne. Do t’i njohi menjëherë borxhin pronarëve. Do t’i emetojmë detyrimet njësoj si bonot e thesarit, detyrim obligacion quhen, instrumente financiare të cilat emetohen menjëherë me vlerën e plotë të tregut të pronave që nuk u i janë kthyer pronarëve, që s’mund të kthehen se nuk ekzistojnë më, janë tjetërsuar. Dhe sigurisht do të biem dakord, siç kemi rënë njëherë dakord me shoqatat e pronarëve, që ky borxh të shlyhet për një periudhë 10, 15, 20 vjeçare. Pra, të maturohet 1/10, 1/15 apo 1/20 e këtij obligacioni. Por ndërkohë obligacioni lëshohet. Dhe ky obligacion është i tregtueshëm edhe në bursë, edhe në tregjet bankare, edhe në tregjet financiare. Duke bërë këtë, ne i japim siguri sa i takon pronës, shoqërisë, ekonomisë, i japim siguri tregut që nuk do të ketë më kontestime deri dhe në vrasje për çështjen e pronës. Në këtë moment kemi kategorinë e parë që është kategoria e pronarëve të shpronësuar nga komunizmi dhe që se kanë marrë dhe se marrin dot pronën që do të ketë obligacionin në dorë. Kemi ata të cilët e kanë pronën dhe do t’u kthehet prona menjëherë, kemi kategorinë e atyre që kanë përfituar nga 7501 dhe që e kanë marrë tokën në zotërim me 7501 dhe që do t’u njihet, por kjo tokë që ata kanë në zotërim, e punojnë, ky kompensim do t’i jepet pronarit me vlerë tregu që i është zënë toka. Kemi ata që ua ka dhënë 7501, por që nuk e njohin, sepse vazhdojnë të njohin sinoret e baballarëve dhe gjyshërve të tyre, ky realitet do të jetë tashmë realitet juridik. Pra do të marrë fund ai dualizmi në disa zona ku 7501 nuk u njoh uasnjëhrë dhe njerëzit akoma respektojnë sinoret e dikurshme, siç i respektojnë njerëzit ashtu do të njihen me propozimin tonë. Dhe së fundmi, të gjithë ndërtimet informale që janë në tokë të pronarëve, do të bëhet pa vonesa të mëtejshme fotografimi dhe njohja e kësaj situate, për kompensimin me vlerë tregu i këtyre trojeve tashmë të zëna, pra pronarët po shkojnë tek kollona e parë.
Dhe në këtë mënyrë ne i japim fund një herë e përgjithmonë pasigurisë për pronën. Bëhet një fotografim, si me thënë edhe në kuptimin fizik, por dhe në kuptimin juridik dhe në atë moment “uti possidetis”, është një parim i vjetër romak secili mban atë që ka. Dhe pronarëve nuk ju merret asnjë qindarkë, ju njihet me vlerë të plotë tregu. Dhe kjo faturë që duket e madhe, është në fakt fatura për t’u çliruar nga vargojtë e robërisë së Katovicës dhe nga vargojtë e trashëgimnisë së komunizmit të egër shqiptarë. A ia vlen të paguhet 100%? Duke paguar këtë faturë, duke u njohur pronarëve vlerën e plotë të pronës, aty ku nuk u kthehet dot dhe në këtë mënyrë duke i liruar dhe ata të cilët u janë mbivendosur pronave të pronarëve, duke i çliruar dhe ata nga kjo situatë pasiguie ligjore, juridike, ne e fudim Shqipërinë në modernitet. Pronat njihen për kolateral, mund të investohen, dikush mund të ketë nevojë të marrë kredi për të çuar fëmijët në shkollë, për të investuar në biznesi e vet, për të hapur një biznes, për të blerë një dynym apo dy dynym më shumë tokë për t’i kthyer në vresht. Pra, sistemi i kreditimit funksionon duke përdorur tokën si kolateral, gjë që sot nuk ndodh. Sepse 80% e shqiptarëve nuk i kanë letrat e tokës apo të pronave, nuk i gëzojnë.
Kjo që do të bëjmë ka ndodhur në Europë 400 vite më parë, 500 vite më parë, në kohën e Sulejmanit të Madhërishëm, apo të Francuas së Parë, apo të Karlit të V-të të Hapsburgëve, apo Henrit të 8 të Tudorëve të Anglisë. Pra ka ndodhur në atë kohë, këta princa e panë që ishte jetike që shoqëria të ecte para, që prona të ishte para njësoj si paraja blinte pronën, jo Shqipëria! Shqipëria në shekullin e 20 dhe 21 akoma nuk e ka realizuar këtë! Prandaj futja e këtij koncepti, e kësaj reforme me të vërtetë me një faturë të tillë, përfundimi i kësaj reforme është dita e parë e Shqipërisë në Europë. Jo se do të bëhemi në atë moment anëtarë të BE, rruga do të jetë pak më e gjatë. Por pa u bërë kjo nuk bëhemi dot anëtarë të Bashkimit Europianë. Por në momentin që bëhet kjo shqiptarët do të jenë të çliruar nga ankthet e pronës. Do ju them dhe diçka tjetër, një nga pasojat pozitive politike të këtij veprimi, do të jetë, do të kemi një shtresë të mesme shqiptare me kokën lartë që mungon. Një shtresë të cilës nuk i vë dot kapistallin partia që ka pushtetin në atë moment, nuk i merr dot zvarrë, nuk i detyron të shkojnë pas njëshit dhe në këtë moment merr fund enverizmi që akoma gjallon përmes mos kthimit të pronës, përmes kultit të individit, përmes mendësisë së sëmurë, mendësisë kancerogjene për demokracinë që kush është në pushtet mund të bëjë çfarë të dojë më fatet e njerëzve, me pronat e njerëzve. Konsolidimi i një shtresë të mesme është edhe futja e Shqipërisë përfundimisht në një epokë me të vërtetë demokratike. Jo thjesht pluraliste ku ka disa palë por ndonjëherë duket sikur janë një parti, sepse i bashkojnë të njëjtat interesa, por një demokracie ku janë qytetarët ata që përcaktojnë me votën e tyre prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe prioritetet politike. Për këtë arsye është një reformë e pronës, por është dhe një reformë e demokracisë. Pa pronë nuk ka demokraci.