Pa shtet!

Bardh SPAHIA

Nje tjeter vrasje u shenua sot pasdite ne Mirdite. Larje hesapesh a “zgjidhje” mosmarreveshjesh me arme zjarri po behen normalitet. Shteti nuk ndihet kurse PUSHT-ETI hesht! Trafiku i droges vijon e Greqia na tregoi si pikenisje pikerisht zonen elektorale te kryeministrit, Vloren.

Aty vijojne te ndihen te sigurt ne punen e tyre trafikantet, prej 6 vitesh. Ndersa trafiku paska linja deri ne Brazil, sic na e tregoi ky vend. PUSHT-ETI hesht e nuk merr pergjegjesi edhe pse po i vertetojme botes se jemi shnderruar ne “Kolumbine e Europes”.

Kryeministri sharlatan del e reciton suksese qe as ai vete nuk i sheh! Ministri i brendshem inekzistent merret me detyren partiake se duhet te justifikoje besimin e kryeministrit! Te gjitha kur vendi me i fuqishem i BE po lobon qe te na hapen negociatat pas plotesimit te 9 kushteve!

Papergjegjshmeria e ketij kryeministri eshte ne permasa olimpike e propaganda vecse e ben edhe me qesharak, dite pas dite! Ky vend nuk ka asnje rruge tjeter qe te marre fryme, ky kryeminister i paafte e i papergjegjshem duhet larguar! Sa me pare e me çdo kusht!

Artikulli paraprakKush fshihet pas 617 kg kokainë me logon “Klubi i Futbollit Elbasani” të sekustruar në Brazil
Artikulli tjetërPolicia britanike publikon pamjet e vrasjes së Grineo Dakas, apel qytetarëve