Pacientët vdesin në spitalet publike/ Qeveria ul buxhetin e ministrisë së Shëndetësisë në kulmin e skandalit të Onkologjikut

Në kulmin e skandalit horror të Onkologjikut, që u faktoi shqiptarëve se si pacientët në spitalet publike vdesin për mungesë ilacesh dhe vriten nga korrupsioni, qeveria ka vendosur të shkurtojë ndjeshëm buxhetin për ministrinë e Shëndetësisë për tre vitet e ardhshme.

Sipas, programit buxhetor afatmesëm të miratuar një javë më parë nga Këshilli i Ministrave, në periudhën 2025-2027 buxheti i ministrisë së Shëndetësisë ulet nga 3.2 për qind e PBB-së që është aktualisht në 2.93 për qind në 2027-ën.

buxheti 1 1

Edhe pse në vlerë absolute shpenzimet totale të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rriten me 10 miliardë lekë, në terma relativë ato ulen me gati 0.3 pikë përqindje e PBB-së.

Miratimi i buxhetit afatmesëm vjen në kulmin e skandalit që ka përfshirë sistemin shëndetësor publik në vend. Hetimet e Prokurorisë së Tiranës zbuluan se përvecc korrupsionit, pacientët në spitalin publik të sëmundjeve onkologjke përballen me mungesën e theksuar të barnave jetëshpëtuese, ndërsa pajisjet e terapive nuk funksionojnë.

Shqipëria është një nga vendet me buxhetin më të ulët publik për shëndetësinë në botë. Kjo bën që qytetarët në Shqipëri të paguajnë gati 60 për qind të shpenzimeve totale për kurim nga xhepat e tyre, ndërkohë që pjesa publike mbulon vetëm 40 për qind.

Por pavarësisht se shpenzimet katastrofike privojnë shumë pacientë nga e drejta për t’u kuruar, veccanërisht ata më sëmundjet serioze të cilat kanë dhe koston më të lartë të mjekimit, qeveria nuk e konsideron këtë si problem dhe do të vazhdojë të rrudhë buxhetin për shëndetësinë publike.

Me sa duket qeveria nuk sheh asnjë përgjegjësi tek vetja për gjendjen skandaloze të shëndetësisë. Edhe këtë herë skandali që shpërtheu në sytë e të gjithëve u kalua duke ja u hedhur përgjegjësinë vetëm dy mjekëve dhe disa infermierëve si dhe duke njoftuar disa ndryshime ligjore pa asnjë efekt. Ndërsa fonde shtesë për shëndetësinë dhe barnat nuk do të ketë. Madje, do të ketë më pak.

Artikulli paraprakNga rekursi në Gjykatën e Lartë, tek hyrja në zgjedhje me çdo kusht/ Rezoluta e Këshillit Kombëtarë të Demokratëve Euroatlantikë: Vijomë shpalosjen e alternativës
Artikulli tjetërArrestimi i Beqajt, Sefa: Erdhi për shkak të arrogancës së ish-ministrit