Pacolli mbërrin në Thumanë: Jemi me popullin shqiptar në këto momente të vështira

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkuar sot në Thumanë të Fushë Krujës për t’u takuar nga afër me banorët e prekur nga tërmti dhe ndjekun punën e ekipeve të kërkim shpëtimit.

Pacolli e kishte njoftuar vizitën e tij në Shqipëri ditën e djeshme, ku me anë të një mesazhi nënvizoi se “ne do t’i qëndrojmë Shqipërisë afer, do të jemi me popullin shqiptar në këto momente të vështira”.

“Jam krenar dhe mirënjohës më popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar ndaj vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri, shkroi Pacolli në Facebook, pas tërmetit shkatërrues që la shumë të vdekur dhe të plagosur dhe shkaktoj dëme në shtëpitë e shumë familjeve.

Ashtu siç na kanë ndihmuar qytetarët e Shqipërisë në vitet 1998-99 kur jemi larguar nga shtëpitë tona për t’i shpëtuar genocidit, ne duhet t’i ndihmojmë ata me të gjithë ndihmën e nevojshme pa ndonjë kufizim dhe limit.

Sot qeveria miratoi një ndihmë financiare për të siguruar ndihmë urgjente në zonat e prekura dhe njësitë e Forcave të Sigurisë së Kosovës janë dërguar për të ndihmuar autoritetet shqiptare.

Do të vizitoj nesër zonat e prekura nga tërmeti për të treguar solidaritetin tonë me popullin e Shqipërisë dhe për të takuar ushtarët e FSK-së. Ne do t’i qëndrojmë Shqipërisë afër, do të jemi me popullin shqiptar në këto momente të vështira. Ne qëndrojmë të bashkuar”.

3 32

Exit mobile version