Padi kundër prodhuesit të AstraZeneca për uljen drastike të dërgesave në BE

Komisioni i BE e ka paditur prodhuesin e vaksinave për uljen drastike të dërgesave në BE. Komisioni i BE e ka akuzuar prodhuesin britanik-suedez të vaksinave për mos respektimin e marrëveshjeve.

Për shkak të vonesave masive në shpërndarjen e vaksinave, Komisioni i BE ka akuzuar prodhuesin AstraZeneca për një “shkelje të dukshme” të detyrimeve kontraktuale. Kompania britanike-suedeze” nuk përdori të gjitha instrumentet në dispozicion të saj” për t’i dhënë BE-së në kohë sasitë e kontraktuara, deklaroi në Bruksel të mërkurën avokati Rafaël Jeffareli, i cili e përfaqëson Komisionin e BE dhe vendet anëtare. Në vend të kësaj, kompania “ka dërguar 50 milionë doza në vende të treta”.

Një tjetër mosmarrëveshje si ajo me Brexitin?
Bashkimi Evropian ka kontraktuar vitin e kaluar një kërkesë prej 300 milionë vaksina të AstraZeneca. Në vend të 120 milionë vaksinave sa ishte planifikuar të marrë në tremujorin e parë të këtij viti, kompania i ka dërguar BE-së vetëm 30 milionë. AstraZeneca pohon se ka pasur probleme në fillim të prodhimit. Por AstraZeneca nuk e ka realizuar marrëveshjen e kontraktuar as në tremujorin e dytë të këtij viti, sepse ka vënë në dispozicion vetëm 70 në vend të 180 milionë dozave sa parashikon kontrata.

Weltspiegel 18.03.2021 | Corona | AstraZeneca-Impfstoff
Vonesat në dërgimin e sasive të kontratkuara kanë dëmtuar rëndë edhe fushatën e vaksinimit të BE. BE ishte i zemëruar në veçanti për shkak të faktit se AstraZeneca ka dërguar në Britani të Madhe të gjitha sasitë e kontraktuara, ndërsa në BE jo.

Mosmarrëveshjet e mëdha
Komisioni i BE-së ka paditur kompaninë AstraZeneca para gjykatave në Belgjikë në fund të prillit. Ajo kërkon që të dërgohen të gjitha sasitë e planifkikuara prej rreth 200 milionë dozave, deri në mes të qershorit. Ndryshe, do të kërkojë kompensim të dëmit.

AstraZeneca i ka hedhur poshtë kërkesat e BE. Sipas tyre, kontrata parashikon që kompania duhet të bëjë përpjekjet më të mira të mundshme për të arritur synimet e dakorduara.

Avokati i paditësit, Jeffareli deklaroi para gjykatës se AstraZeneca ka pasur mundësinë që të mobilizojë gjashtë vende për prodhim, në mënyrë që të furnizojë me kohë BE-në. Ai bëri të ditur se në fund të vitit të kaluar kjo kompani ka dërguar vaksina madje edhe në Japoni, nga një vendprodhim në Halix të Holandës.

Artikulli paraprakBiden bën thirrje për zbulimin e origjinës së pandemisë, mund të jetë aksident laboratorik
Artikulli tjetërBasha nga Gjirokastra: 25 prilli masakra më e madhe zgjedhore! Do luftojmë bashkë deri në fitore!