24.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025

“O me drejtësinë, o me politikanët që duan të shpëtojnë njëri-tjetrin nga burgu” – Basha me profesionistët e lirë: Mbështetja me vepra për SPAK-un është garancia që shteti të jetë në duart e qytetarëve, jo të korruptuarve

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të profesioneve të lira në tiranë, ku theksoi se korrupsioni është problemi më i madh që pengon zhvillimin ekonomik dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Basha deklaroi se mungesa e transparencës dhe shkatërrimi i institucioneve që duhet të mbikëqyrin qeverinë, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, kanë çuar në abuzime që kapin shifrën e 7 miliardë eurove. Këto fonde, sipas tij, do të mjaftonin për politika ambicioze sociale dhe ekonomike.

Ai theksoi mbështetjen e plotë për SPAK-un, duke e konsideruar si një nga institucionet e pakta që funksionon me standarde perëndimore dhe nuk ndikohet nga politika. Basha tha se angazhimi i forcës politike që drejton është për rritje të fondeve, burimeve njerëzore dhe infrastrukturës ligjore për SPAK, që sipas tij mbështetjen e ka treguar dhe me vepra me propozimet që ndodhen në Parlament për vettingun e politikanëve dhe heqjen e imunitetit parlamentar, si hapa të domosdoshëm për të larguar korrupsionin nga politika.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Prodhimi më i keq i regjimeve hibride është korrupsioni. Mungesa e transparencës, mungesa e llogaridhënies, mungesa e innstitucioneve që mund ta bëjnë këtë. Shkatërrimi i institucioneve që mund ta bëjnë këtë, duke filluar me KLSH-n. E cila vit për vit nxjerr raportin e abuzimeve nga administrata shtetërore që kanë arritur në shifra prej 7 miliardë euro. Është një shifër e mjaftueshme për të kryer politika më ambicioze që nga rritja e pensioneve, tek subvencionimi i fermerëve, tek ulja e taksave, tek ndihma sociale, tek investimet për rininë jo për katër por për tëtë vite. Korrupsioni është problemi kryesor. Ne besojmë tek politika me fytyrë njerëzore. Ne besojmë se institucionet i takojnë qytetarëve, jo politikës, se roli i tyre është zbatimi iligjit në dobi të qytetarëve. Dhe se vetëm kështu mund të kemi një zhvillim të vërtetë ekonomik, luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Kjo është arsyeja pse mbështesim SPAK-un. SPAK-u ka treguar se për një kohë të shkurtër arrin të veprojë si një institucion pothuajse perëndimor. Nuk merr komanda politike, që ka ligjin dhe zbatimin e ligjit mandrën e vet në punën e vet të përditshme, që nuk ka frikë nga të pandëshkueshmi e deri sotëm dhe që në këtë mënyrë të paktën deri më sot, ka kryer një shërbim të madh jo thjesht duke vendosur të korruptuarit aty ku e kanë vendin.

Angazhimi ynë kryesor në raport me shoqërinë por që prek drejtpërdrejtë interesat tuaja si shtresë e mesme është që SPAK-ut t’i japim edhe më shumë fuqi. Si? Më shumë financa, më shumë burime njerëzore, infrastrukturë më të mirë ligjore në mënyrë që problemi numër 1 i Shqipërisë, korrupsioni që është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik për integrimin europian, të marrë goditje sa më vdekjeprurëse. Pa i shkuar deri në fund kësaj asgjë s’ka për t’u zgjidhur, Kush premton se mund të zgjidh problemin e urdhrit të inxhinierit apo niveli i taksave, apo informaliteti, apo problemeve të tjera të ngritura sot këtu, pa luftuar problemin e korrupsionit thjesht dhe vetëm gënjen, mashtron.

Ne qëndrojmë në krah të SPAK dhe kundër korrupsionit dhe jo me fjalë. Ne jemi të vetmit që kemi një vit e gjysmë që kemi çuar në Parlament amendamentet për t’i dhënë SPAK-ut më shumë fonde, më shumë burime njerëzore, infrastrukturë ligjore, siç e kërkoi para Parlamanetit por po e bëjnë veshin e shurdhët. Sepse nuk duan t’ia japin. Sepse njëri e krahason me sigurimin e shtetit sapo i kapet kryebashkiaku i Tiranës bashkë me gjysmën e kabinetit që i ka të shpërndarë tek 313-ta dhe burgjet e tjera të Shqipërisë. Dhe tjetri pretendon se do luftojë korrupsionin duke bërë deputet Ilir Metën. Vettingu i politikanëve, është një masë për t’i dhënë fund praktikës së trajtimit të politikës si biznes, apo si streh kundër drejtësisë. Si, kontroll të përvitshëm të aseteve të çdo politikani, familjes së politikanit, rrethit të tij shoqëror, kontakteve të papërshtatshme, përgjim preventiv të telefonit, absolutisht. Edhe ky ligj është në Parlament, nuk e sjellin. Heqja e imuniteteit të parlamentarëve, barazi. Pse një inxhinier mund të arrestohet siç edhe duhet të arrestohet nga ligji me dyshimin dhe me bazën ligjore dhe me kërkesë të prokurorit dhe me urdhër të gjykatës, por një politikan jo, sepse duhet të marr konsensusin e kolegëve të vetë. Pra, kolegët e vet janë gyjykatë mbi gjykatat?! Pse që t’i japim kohë që të arratiset si Arben Ahmetaj?

Pra, e para dhe kryesorja është mirëfunksionimi i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Dhe këtu unë pres dhe kam bindjen se kam tek shtresa e mesme shqiptare, te profesionistët shqiptarë mbështetje pa kusht. Nuk ka profesionist të lirë, sipërmarrës të ndershëm t’i thotë jo kësaj.

Dr. Eljan Kasa: Shqipëria nuk ndryshon nga mëndje të burgosura!!

Nga dr. Eljan Kasa

Në Shqipëri prej dekadash, një nga format më të rënda të burgimit nuk ka qenë vetëm varfëria, padrejtësia apo mungesa e shanseve por ka qenë skllavërimi i mendjes.
Na kanë mësuar të mendojmë se ky është fati ynë, se më mirë nuk bëhet, se këta që janë qoftë në qeveri apo në opozitë, janë njëlloj. Na kanë ushqyer çdo ditë me idenë që nuk kemi fuqi, që jemi të vegjël për të ndryshuar gjërat. E kështu, shumë prej nesh kanë zgjedhur të mos ëndërrojnë më, të mos luftojnë më, të mos kërkojnë më.
Por burgu më i keq nuk është ai fizik. Burgu më i keq është ai që ndërtohet në mendje. Është frika për të kërkuar të drejtën tënde, dorëzimi përballë padrejtësisë, normalizimi i varfërisë dhe korrupsionit, pranimi i të keqes si e vetmja alternativë.
Nëse mendja jonë mbetet e burgosur, atëherë as ndryshimi politik, as ekonomia, as e ardhmja nuk mund të ndryshojnë realisht.
Prandaj sot, më shumë se kurrë, është momenti të çlirohemi nga zinxhirët që na kanë lidhur me modelet e dështuara politike. Është koha të mos pranojmë më zgjedhjen mes të keqes dhe të keqes tjetër. Është koha të mendojmë ndryshe, të kërkojmë ndershmëri, të votojmë për alternativa të reja që nuk janë pjellë e sistemit të kalbur.
Mos lejoni që mendja juaj të mbetet e mbyllur në kafaz, ndërkohë që dritarja e ndryshimit është hapur.
Mos lejoni që frika të jetë më e fortë se shpresa.
Shqipëria e nesërme varet nga çlirimi që secili prej nesh bën sot në mendje, në zemër dhe në veprim.
Lirohuni nga frika dhe pasiguria.
Mendoni dhe votoni me zemër të lirë, për një Shqipëri më të drejtë!

Shqipëria meriton më shumë sesa qytete bosh me kulla

Nga Doriana Musai

Komuniteti dhe grupi i interesit – dy terma që hasen kudo në ndërtimin e politikave, në programet e partive, në diskursin publik, janë fjalë që, sa herë jam përballur me to, më kanë bërë të ndalem e të pyes: kujt t’i flas kur shkruaj? Kujt t’i adresohem kur analizoj qytetin që jetoj? Komunitetit apo grupit të interesit?

Të jetosh e të punosh në Tiranën që nuk fle, është si të jesh përherë në mes të një zhurme që s’të le të mendosh. Dikur, kjo zhurmë vinte nga pub-et dhe diskot – zhurma e jetës urbane, e njerëzve që takoheshin, që ndanin hapësirën, që ndërtonin komunitet. Sot, betonieret zhurmojnë 24 orë në ditë, ndërtojnë një qytet të ri, që po ngrihet me nxitim, por që s’e di askush kujt i përket.

Kantieret janë bërë shenjë dalluese e Tiranës, simboli i saj. Struktura gjigande, jo vetëm në përmasa, por edhe në numër. Ndërkohë, mungesa e të ikurve, boshatisja që kanë lënë pas ata që nuk kthehen më, ka bërë që dritareve t’i fiken dritat, komunitetet të fragmentohen, strukturat sociale të shpërbëhen, dhe banesat të mbeten bosh. Qyteti është mbushur me ndërtime, por zbrazur nga njerëzit.

E vjetra është shembur. Por cila është e reja që po ngrihet?

Fragmentimi social dhe urban i Tiranës ka bërë që qyteti të humbasë komunitetet e tij klasike – ato që ndërtoheshin mbi fqinjësinë, mbi kujtesën, mbi përkatësinë. Emigracioni, ndërtimi kaotik, humbja e shtresës së mesme kanë prishur lidhjen midis qytetit dhe banorit, duke prishur balancat dhe strukturat më të forta mbajtëse të ekonomisë. Sot, Tirana është një hapësirë fizike, por pa shpirt.

Kur qyteti nuk ka më komunitet, nuk ka më shpirt, çfarë mbetet? Vetëm muret, betoni, kulla bosh?

Por aty ku komuniteti duket se është zhdukur, kanë mbetur grupet e interesit si një formë rezistence. Si një mbijetesë sociale.

Gjatë javëve të fundit kam marrë pjesë në disa tryeza me grupe interesi, si pjesë e fushatës së Koalicionit Euroatlantik, ku kemi prezantuar programin politik të KEA për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Pikërisht në këto takime, përmes bisedave të drejtpërdrejta nga njerëzit, më është bërë edhe më e qartë dallimi mes komunitetit dhe grupit të interesit – një dallim që shpesh në diskursin publik ngatërrohet, por në realitet është thelbësor për të kuptuar çfarë ka humbur dhe çfarë ka mbetur në këtë shoqëri.

Komuniteti është i lidhur me territorin, me zakonet, me vlerat, me kujtesën. Grupi i interesit është më lëvizshëm, më elastik, më i gatshëm të reagojë për një problem specifik, të evidentojë atë që e lidh, jo vendin ku është, por vendimmarrjen që e prek.

Në këto tryeza, bizneset e vogla sollën sfidat e mbijetesës, burokracitë, ngurtësinë e një sistemi që duket sikur është ngrirë në kohë. Profesioni i lirë dhe profesionistët e rinj përshkruan një sistem të murosur, të palëvizshëm, që e ka ndarë shoqërinë tonë si muri i Berlinit, në dy pjesë: ata të lidhur me aparatin shtetëror, që përfitojnë, dhe të tjerët që jetojnë jashtë “bllokut” të tij, të ndarë nga çdo mundësi, nga çdo shpresë.

E njëjta ndarje ndjehet edhe në grupin e interesit të pronarëve dhe të përsekutuarve politik, të cilët prej dekadash përballen me një shtet që nuk ua njeh të drejtën, nuk ua legalizon ndërtimin, nuk ua rikthen pronën, nuk ua shlyen borxhin moral e historik. Edhe ata, si pjesa tjetër e kësaj shoqërie, jetojnë jashtë sistemit, të përjashtuar, të lënë në pritje, ndërsa aparati vazhdon të funksionojë për të njëjtët.

Historia përsërit veten?

Dikur ndarjet ishin të dukshme, të egra, të vendosura nga një diktaturë që kontrollonte jetën, mendimet, pronën. Sot, ndarjet janë më të sofistikuara, por po aq reale. Nuk ka më ndarje klasore si dikur. Ka ndarje sistemore. Kush është pjesë e aparatit, përfiton. Kush është jashtë tij, mbetet në harresë.

Kjo duket e afërt, e njohur për ne – si një heshtje e gjatë që s’është thyer ende, si një lidhje e pazgjidhur me sistemin e së kaluarës, që tani ka veshur kostum të ri, por nuk ka ndryshuar rrënjësisht.

Ky realitet mund të ndryshojë. Me vullnet politik që e sheh qytetin si bashkëjetesë, jo si hapësirë ndërtimi. Me një sistem që vlerëson njeriun para kullës, që dëgjon komunitetet dhe mbështet grupet e interesit, jo privilegjet e pakicës.

Në 11 Maj, kemi mundësinë të zgjedhim ata që ndërtojnë jetë, jo ata që ndërtojnë vetëm kulla. Të rikthejmë dinjitetin e qytetit, të shoqërisë, të njeriut.

Sepse Shqipëria meriton më shumë.
Sepse Tirana meriton më shumë se zhurma e betoniereve.
Sepse ne meritojmë më shumë se të jetojmë jashtë “bllokut” të tyre.

VIDEO/ Pëllumb Seferi me fjalë të ndjera për Tiranën!

Pëllumb Seferi, kandidati për deputet nga Demokratët Euroatlantikë, ka folur në Ora disa fjalë me zemër për qytetin që e ka formuar.

Ai e konsideron Tiranën si vendin ku ka jetuar sfidat, ëndrrat dhe kohët më të vështira.

“Tirana është gjithçka për mua. Është dhimbja dhe gëzimi im. Është vendi ku kam jetuar sfidat dhe ëndrrat, në kohë të vështira dhe në ditë shprese.
Në Tiranë kam kujtimet më të çmuara – njerëzit e thjeshtë, fqinjët, miqtë me të cilët kemi ndarë bukën, punën, vështirësitë dhe gëzimet.
Kam kaluar dy kohëra: atë të komunizmit dhe atë të demokracisë, por dashuria për këtë qytet ka qenë gjithmonë e njëjtë. Tirana nuk është vetëm një qytet për mua, është historia ime, është familja ime, është vetë jeta ime”.

Gëzim Ademaj përfaqësuesi i komunitetit çam në Vlorë nga Koalicioni Euroatlantik: “Deputeti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo vetes”

Në një intervistë për median lokale të Vlorës, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Gëzim Ademaj, solli në vëmendje një tjetër dimension të rëndësishëm të fushatës zgjedhore: lidhjen e drejtpërdrejtë dhe të ndershme me qytetarët.

Ademaj, përfaqësues i komunitetit çam në Vlorë, theksoi se funksioni i deputetit është një mundësi për të shërbyer dhe jo për t’u distancuar nga njerëzit që përfaqëson. Ai ngriti shqetësimin për mënyrën arrogante me të cilën disa kandidatë e ushtrojnë fushatën: duke ardhur të shoqëruar me eskorta dhe duke takuar qytetarët nga larg, në mënyrë të kontrolluar dhe të ftohtë.

Me tone kritike, ai pyeti publikisht:

“Ose do t’i shërbesh qytetarëve, ose do t’i shërbesh vetes. S’ka rrugë të mesme.”

Me këtë qasje, Gëzim Ademaj forcon profilin e tij si një kandidat që synon të rikthejë dinjitetin dhe përfaqësimin e ndershëm në politikën shqiptare.

Basha prezanton programin për biznesin e vogël: Taksa lokale jo më shumë se 1% e xhiros, 0 tatim-fitimi, fund inspektimeve abuzive. Mbështetje për SPAK-un, që paratë të shkojnë te qytetarët, jo te shokët e Ramës

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, ku prezantoi disa nga pikat kyçe të programit të koalicionit për mbështetje të këtij sektori. Basha theksoi angazhimin e koalicionit për të përjashtuar biznesin e vogël nga tatim-fitimi të qeverisë qendrore, duke vënë theksin te pagesa e taksave dhe tarifave lokale që nuk do të tejkalojnë 1% të xhiros vjetore.

Ai shpjegoi se ky hap është një stimul i nevojshëm për biznesin e vogël, megjithatë, theksoi se kjo masë vetëm nuk do të mjaftonte nëse bizneset vazhdojnë të përballen me rënie të xhiros dhe fuqisë blerëse. Për këtë arsye, Basha foli për planin që përfshin eliminimin e abuzimeve nga inspektoriate dhe institucione shtetërore, duke vendosur pulla fiskale në ambientet e jashtme të biznesit të vogël dhe duke e bërë të paligjshme praninë e çdo inspektori tatimor.

“Ne nuk heqim dorë nga plani që kemi rikonfirmuar në 1 qershor, i cili parashikon që biznesi i vogël në Shqipëri të përjashtohet tërrësisht nga ataksimi prej qeverisjes qendrore. Pra, pa tatim fitimin nga qeverisja qendrore, me të vetmin detyrim fiskal pagesën e taksave dhe tarifave lokale të cilat nuk mund të tejkalojnë 1% të xhiros vjetore. Sigurisht që kjo është një frymëmarrje për biznesin e vogël por është edhe e pamjaftueshme në qoftë se ai vazhdon të përballet me rënie të vazhdueshme të xhiros, të fuqisë blerëse dhe si rezultat edhe të marzheve të fitimit. Kështu që ky hap, bashkë me hapin tjetër që eleminon de fakto, pothuajse 100% abuzimin e institucioneve shtetërore, inspektoriateve, policive lokale, qëndrore e gjithçka tjetër që është vendosja e pullës fiskale në ambientete e jashtme të biznesit të vogël, që e pamundëson apo e bën të paligjshme praninë e çdo nënpunësi tatimor apo e çdo lloji tjetër me pretendimin se po bën kontroll. E gjitha kjo nuk mund të kuptohet pa një përpjekje shumë të madhe për shëndoshjen e ekonomisë në tërrësi” – tha ai.

Basha gjithashtu shpjegoi se ulja e barrës fiskale për bizneset me taksën 9% do të stimulojë investimet, rritjen e pagave dhe shpërblimeve për punonjësit, duke kontribuar në rritjen e konsumit dhe forcimin e ekonomisë.

“Dhe këtu, pavarësisht se biznesi i vogël nuk preket, taksa e sheshtë 9% që vlen për pjesën tjetër të biznesit ka për qëllim që duke ulur barrën fiskale, duke i dhënë më shumë stimujt financiar biznesit qoftë për të investuar dhe riinvestuar, qoftë për të kaluar një pjesë që sot nuk e kalon dot për shkak të pamundësive ekonomike, tek pagat apo stimujt financiar, shpërblimet për punëmarrësit. Të jetë një aspekt që ndihmon në stabilizimin dhe rritjen e konsumit që do të thotë më shumë para në treg, më shumë para në xhepat e qytetarëve, më shumë para në xhepat e konsumatorit, më shumë blerje produktesh dhe shërbimesh, më shumë qarkullim i lekut padiskutim që kjo do të ndihet edhe tek biznesi i vogël” – u shpreh Basha.

Ai theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe mbështetjes për SPAK, si një parakusht për luftën kundër korrupsionit dhe për mbrojtjen e parave të buxhetit, që aktualisht përfundojnë në duar të pak njerëzve përmes aferave dhe tenderave të dyshimtë. Në fund, Basha theksoi se vetëm një luftë efektive kundër korrupsionit mund të sjellë një ndikim të vërtetë në ekonominë e vendit dhe në përmirësimin e kushteve për bizneset dhe qytetarët.

“Ngado që të rrotullohemi, asnjë politikë vizionare, afatgjatë dhe efektive, nuk mund të zbatohet, nuk mund të ekzekutohet në mungesë të vazhdimit të mbështetjes për SPAK-ut dhe luftës së korrupsionit sa i takon dhe qeverisjes së ardhshme. Vetëm avancimi i mëtejshëm i Reformës në Drejtësi, fuqizimi i SPAK, ndërtimi mbi shembullim e deritanishëm i një praktike solide i luftës kundër pandëshkueshmërisë është parakusht që paratë deri më sot përmes aferave korruptive, koncensioneve, tenderave publik, zhvjatjes së pronave, i përfitojnë një grusht njerëzish, të ridrejtohen tek ekonomia, tek xhepat e qytetarëve. Një pjesë përmes stimujve fiskal tek biznesi dhe përmes xhepave të qytetarëve përsëri në xhiron tek biznesi i vogël e më tej” – tha më tej Basha.

Gjergji Nika: “Më 11 maj, ndëshkoni me votë ata që tallen me qytetarët e Vlorës”

Në një qëndrim të fortë me fakte dhe deklarata publike, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, Gjergji Nika, ka akuzuar hapur figurat kryesore të Partisë Socialiste në zonë për tradhti ndaj interesave të qytetarëve të Orikumit, Rradhimës, Tragjasit dhe Dukatit.

Në një postim të drejtpërdrejtë për qytetarët, Nika solli në vëmendje tre raste të rënda të abuzimit dhe mashtrimit:

Vullnet Sinaj, deputet aktual, i cili votoi në parlament për t’u marrë ujin 33 fshatrave të Lumit të Vlorës për t’ia dhënë oligarkëve.

Endri Hyseni, kandidat për deputet, që miratoi dhënien e 840 hektarëve tokë në Kaninë për panele fotovoltaike, pavarësisht kundërshtimit të pronarëve dhe banorëve.

Damian Gjiknuri, ish-ministër dhe deputet, që në 2018 premtoi se zona nuk do të kishte më probleme me energjinë, premtim që pas shtatë vitesh është kthyer në një mashtrim të hapur pasi edhe sot kjo zonë turistike elitare vuan mungesën e energjisë elektrike.

Sipas Nikës, këto raste tregojnë qartë modelin e keqqeverisjes që duhet ndëshkuar me votë. Ai nënvizon se çdo ditë që kalon nxjerr në shesh të vërtetat e hidhura të premtimeve boshe dhe të interesave klienteliste që fshihen pas tyre.

Duke i bërë thirrje qytetarëve për reflektim dhe reagim të përgjegjshëm, Gjergji Nika shkruan:

“Të nderuar qytetarë të Orikumit – Rradhimës – Tragjasit – Dukatit!
Javën e kaluar kam denoncuar me zë dhe figurë deputetin aktual Vullnet Sinaj për miratimin në parlament të marrjes së ujit të 33 fshatrave të Lumit të Vlorës për oligarkët.
Kam denoncuar gjithashtu Endri Hysenin, i cili miratoi dhënien e 840 hektarëve të Kaninës për panele fotovoltaike, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.
Damian Gjiknuri, që në maj të 2018 premtoi fundin e problemeve me energjinë, ka dështuar, dhe sot zona jonë vuan ende mungesën e saj.
Në 11 maj duhen ndëshkuar me votë, pasi çdo gënjeshtër e tyre po zbulohet çdo ditë!
⏳ Është koha t’u japim fund pasigurisë, të çlirojmë ekonominë dhe të rikthejmë besimin te qytetarët!
Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik!”

Myzafer Elezi: “Më 11 maj, zgjedhim rendin, sigurinë dhe mirëqenien sociale”

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, Myzafer Elezi, ka publikuar një mesazh për qytetarët e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës, duke i ftuar të zgjedhin ndryshimin dhe të votojnë për një të ardhme më të sigurt dhe më të ndershme.

Në deklaratën e tij publike, Elezi thekson rëndësinë e një qeverisjeje që bazohet në rend, siguri dhe mirëqenie sociale — tre shtylla që ai i konsideron thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit dhe të vendit.

Ai angazhohet personalisht për një administrim të ndershëm të çështjeve publike, për vendosjen e një shteti ligjor ku ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, dhe për politika të qarta që mbështesin qytetarët në çdo hap të jetës së tyre.

Duke bërë thirrje për një pjesëmarrje të gjerë, Myzafer Elezi i fton qytetarët të mos qëndrojnë pasivë, por të përdorin votën si mjet ndryshimi real:

“Të nderuar miq,
Më 11 maj, Vlora, Saranda dhe Delvina votojnë për rendin, sigurinë dhe mirëqenien sociale.
Si kandidat i Koalicionit Euroatlantik, me numrin 4 në fletën e votimit, unë angazhohem për një qeverisje të ndershme, ligj të barabartë për të gjithë dhe politika që mbështesin qytetarët në çdo hap.
Zgjidh ndryshimin. Voto Nr. 4.
Voto Myzafer Elezi”

Ahmetcenaj: “Jam një prej jush! Mbroj shtëpitë tona nga padrejtësia dhe korrupsioni”

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve të prekur nga projekti i devijimit të lumit Lana në Tiranë, Alfred Ahmetcenaj, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik, ka denoncuar ashpër atë që e cilëson si një aferë korruptive dhe grabitje të pronës private me firmë shtetërore.

Duke iu drejtuar posaçërisht 380 familjeve që rrezikojnë prishjen e shtëpive të tyre, Ahmetcenaj tregon se ai vetë është një prej tyre, ndaj nuk flet vetëm si politikan, por si bashkëqytetar dhe i prekur drejtpërdrejt nga padrejtësia.

“Te nderuar pronare… unë jam njëri prej jush dhe kam një projekt të qartë për mbrojtjen e shtëpive tona”, shkruan ai në një reagim publik që është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale.

Sipas Ahmetcenajt, projekti i miratuar nga Këshilli Bashkiak për devijimin e lumit Lana është një skemë korruptive që duhet hetuar në mënyrë të pavarur dhe transparente në nivel parlamentar. Ai akuzon pushtetin vendor për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara për të zhveshur banorët nga e drejta mbi pronën që u përket me ligj dhe me kontrata noteriale që datojnë që prej vitit 1996.

Ahmetcenaj thekson se pronarët nuk kanë shkelur asnjë ligj dhe se janë viktima të një procesi abuziv dhe klientelist që ka nisur që prej vitit 2008 dhe vijon edhe sot. Ai i bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe për të ndëshkuar korrupsionin me forcën e votës.

Deklarata e tij përfundon me këtë apel të qartë dhe të drejtpërdrejtë:

“Të nderuar pronarë të 380 shtëpive që jeni përfshirë për prishje nga projekti i lumit Lana, unë jam njëri prej jush dhe kam një projekt të qartë për mbrojtjen e shtëpive tona.
Së pari, projekti i miratuar nga Këshilli Bashkiak për devijimin e lumit Lana është #KORRUPTIV dhe meriton një hetim dhe transparencë parlamentare!
#Ne nuk kemi shkelur asnjë ligj të Republikës së Shqipërisë.
Ne jemi #pronarë të ligjshëm të shtëpive tona!
Ne na kanë #vjedhur tokën me letra të falsifikuara sejmenët e pushtetit, duke filluar nga 2008 e në vazhdim.
Kontratat që kemi bërë para noterit që në vitin 1996 nuk na i njeh shteti!
Ndaj, më #11maj votoni për #shtëpitë tuaja, t’i themi #stopkorrupsionit!
#votoniNr4
#votoKoalicioniEuroatlantik
#votoAlfredAHMETCENAJ!”

Endri Hasa: “Koha për të shembur bunkerin e listave të mbyllura – qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre”

Në një mesazh për opinionin publik, Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, ka folur për një prej deformimeve më të mëdha që, sipas tij, ka pësuar demokracia në Shqipëri: bunkerizimi i listave të mbyllura.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Hasa ka akuzuar politikën e vjetër se është përpjekur me çdo mënyrë ta mbajë qytetarin larg procesit të zgjedhjes së përfaqësuesve të tij. Ai e cilëson ndryshimin e Kodit Zgjedhor si një strategji për të zhveshur popullin nga fuqia e votës reale, duke ia kaluar kontrollin disa individëve në majat e partive politike.

Në kontrast me këtë qasje, Koalicioni Euroatlantik paraqitet si alternativa e vetme që i jep qytetarit pushtetin për të vendosur. Hasa thekson se lista 100% të hapura janë garancia që vota e çdo qytetari shkon realisht për kandidatin që ai zgjedh dhe njeh.

“Politika e vjetër ka bërë gjithçka që ta largojë qytetarin nga të zgjedhurit e tij. E ndryshuan Kodin Zgjedhor për të bunkerizuar listat e mbyllura. Koalicioni Euroatlantik ka aplikuar në këto zgjedhje lista 100% të hapura për t’ia lënë tërësisht në dorë qytetarëve zgjedhjen!”, shkruan ai.

Mesazhi i tij përmbyllet me një thirrje për besim dhe angazhim:

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa