20.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Lidhja Midis Dhimbjes së Kokës dhe Sëmundjes së Diabetit – Si t’i Parandaloni?

Diabeti mund të shkaktojë simptoma të ndryshme si etje ose urinimi i shpeshtë.

Por rezulton se nuk është e pazakontë, që diabeti të shkaktojë gjithashtu edhe dhimbje të forta koke.

Kjo zakonisht është një nga shenjat që nivelet e sheqerit në gjak janë luhatur dhe mund t’ju duhet të bëni disa ndryshime në planin tuaj të kontrollit të diabetit.

AgroWeb.org ju sjell një vështrim më të thellë në lidhjen midis diabetit dhe dhimbjes së kokës. Gjithashtu edhe disa mënyra të thjeshta për të lehtësuar dhe parandaluar dhimbjen e kokës.

Cili është lloj i dhimbjes së kokës që lidhet me diabetin?

Si hipo dhe hiperglicemia mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë.

Ju mund keni një ndjesi pulsuese në kokën tuaj dhe gjithashtu mund të ndiheni më të dobët fizikisht, të keni të përziera dhe të jeni të ndjeshëm ndaj dritës ose zërit.

Dhimbjet e kokës që lidhen me diabetin mund të shkaktojnë edhe simptoma të tjera, në varësi të niveleve të sheqerit në gjak.

Kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët, ju mund të përjetoni gjëndje të fikëti, përzierje, dridhje ose djersitje.

Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, ju mund të ndiheni më të etur, të urinoni më shpesh, të ndjeni lodhje dhe të keni shikim të turbullt. 

Si të parandaloni dhimbjet e kokës?

Kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak dhe kujdesuni që të jenë në kufirin e lejuar.

Në përgjithësi, duhet të synoni të mbani sheqerin në gjak në vlerat optimale duke e kontrolluar atë më shpesh dhe duke vepruar në mënyrën e duhur.

Konsumoni ushqime që ndihmonjë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.

Ushimet si peshku, perimet me gjethe jeshile, kosi dhe vezët mund të ndihmojë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe si rrjedhojë të reduktojë dhimbjen e kokës që lidhet me të.

Gjithashtu ju mund të shtoni vaktet e ndërmjetme nëse nivelet e sheqerit në gjak janë të ulta.

Pini ujë mjaftueshëm.

Tetë gota ujë çdo ditë është e mjaftueshme, por konsumi i frutave dhe perimeve të pasura me ujë si kastraveci, shalqiri dhe spinaqi mund të ndihmojë gjithashtu.

Identifikoni shkaktarët e mundshëm dhe eleminojini ato.

Nëse keni ndërmarrë hapa për të vendosur nën kontroll sheqerin në gjak, por dhimbja e kokës është ende një problem, provoni të mbani një ditar të simptomave tuaja së bashku me ushqimet që keni konsumuar para se shqetësimi të fillojë./AgroWeb.org

Rezultati me Serbinë, ish-kapiteni i Kombëtares i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht

Shqipëria barazoi dje pa gola kundër Serbisë. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Mërgim Mavraj ka reaguar pas takimit emocionues dje. Ish-kapiteni i Kombëtares shfaqi hapur zhgënjimin e tij.

“Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht, jo thjesht për të mos humbur. Faleminderit. Natën e mirë”, shkruan ish-mbrojtësi.

Mavraj luajti për 50 ndeshje me kuqezinjtë. Gjatë asaj kohe shënoi edhe tre gola.

Screenshot 2025-06-08 092718

Analiza e DW: Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi të vërtetë pushtimi politik”, sipas një anëtari të komisionit hetimor parlamentar francez.

Qëllimi ishte të pyetej sipërmarrësi dhe pronari i Smartbox, një platformë që shet dhurata të veçanta si hedhje me parashutë dhe të ngjashme, në lidhje me projektin e tij “Périclès”, përmes të cilit ai tashmë ka investuar pothuajse 30 milionë euro në iniciativa që përfaqësojnë vlera thellësisht konservatore. Por ai nuk u paraqit në seancën dëgjimore në Asamblenë Kombëtare.

“Dje, z. Stérin na informoi se donte të dëshmonte nëpërmjet lidhjes video, për arsye sigurie”, thotë Thomas Cazenave, një përfaqësues i koalicionit qeverisës “Ensemble!” dhe kryetar i komisionit hetimor. “Unë u përgjigja se kemi marrë masa mbrojtëse, të tilla si ato për parlamentarët që janë të ekspozuar rregullisht ndaj kërcënimeve.”

Cazenave shprehu keqardhje për këtë “taktikë zvarritëse”. Kjo e bëri të pamundur verifikimin nëse Périclès kishte vepruar në përputhje me ligjet franceze të financimit të partive. Stérin nuk është i vetmi miliarder që përpiqet të drejtojë opinionin politik në Francënga e djathta. Disa po bëjnë thirrje për rregulla më të rrepta.

“Inkubatori i krahut të djathtë”

Arnaud Rérolle, CEO i Périclès, mbërriti në seancë dëgjimore një javë më herët. “Situata ekonomike, sociale dhe morale në vendin tonë është kritike”, i tha Rérolle komisionit. Ne jemi një inkubator në të djathtën e spektrit politik dhe jemi përgjegjës për projekte metapolitike. Deri më tani, kemi mbështetur më pak se 15 për qind të 600 aplikimeve.”

Këto përfshijnë revistën e ekstremit të djathtë “L’Incorrect” dhe “Observatoire de la decolonisation”, e cila, ndër të tjera, denoncon armiqësinë e supozuar ndaj Iluminizmit në të ashtuquajturat ideologji “të zgjuara”. Megjithatë, Rérolle zbuloi vetëm disa nga projektet që ka mbështetur. Ai shtoi se Périclès nuk financon kandidatët në zgjedhje. Ligji francez e lejon këtë vetëm për partitë politike.

“Një problem për demokracinë”

Pierre-Yves Cadalen beson se deklaratat e Rérolle janë shumë të paqarta. Një përfaqësues i partisë së ekstremit të majtë Franca e Papushtuar (LFI) është nënkryetar i komisionit hetimor.

“E përditshmja L’Humanité publikoi një dokument të brendshëm sipas të cilit Périclès dëshiron të ndihmojë partinë e ekstremit të djathtë Rassemblement National (RN) të fitojë 300 qytete në zgjedhjet lokale në vitin 2026”, i thotë Cadalen DW.

Në seancën dëgjimore, Rérolle konfirmoi se dokumenti ishte me të vërtetë autentik, por e quajti atë “të vjetëruar”. Sipas dokumentit, qeveriaplanifikon të shpenzojë 150 milionë euro gjatë dhjetë viteve për të luftuar islamizmin, imigracionin dhe ideologjinë gjinore dhe për të punuar për të fituar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vitin 2027. Lideri i RN Jordan Bardella dhe kandidatja presidenciale e RN Marine Le Pen thuhet se janë “persona të besueshëm” në këtë proces.

“Është problem për demokracinë kur miliarderët ndërhyjnë në jetën politike si kjo”, thotë Cadalen, Ai nuk i referohet vetëm Stérin. Në Francë, njëmbëdhjetë miliarderë zotërojnë 80 për qind të shtypit të përditshëm. Së bashku, stacionet e tyre televizive dhe radiofonike përbëjnë më shumë se gjysmën e audiencës dhe dëgjuesve.

Zemërimi i perandorive

Përqendrimi i tregut mediatik ka pasoja të gjera. “Midis gazetarëve, ekziston njëfarë autocensure ndaj këtyre miliarderëve. Ekziston gjithashtu frika nga një marrëdhënie me një punëdhënës të mundshëm në të ardhmen”, tha për DW Amaury de Rochegonde, një gazetar biznesi për të përjavshmen Stratégies dhe stacionin radiofonik RFI.

Miliarderi Vincent Bolloré dhe Stérin gjithashtu bashkuan forcat. “Të dy u takuan dhe duket se duan një bashkim të së djathtës, domethënë krahut konservator të republikanëve, me RN-në.”

Alexis Lévrier, një historian i medias në Universitetin e Reimsit, e ka përjetuar nga afër se çfarë do të thotë ta rrëzosh këtë perandori. “Kam marrë mijëra mesazhe – fyerje, por edhe kërcënime me vdekje, përfshirë ato nga tregtarët e armëve”, shpjegon ai. Levrier kërkoi që disa media të perandorisë Bollore të anuloheshin, gjë që shkaktoi një valë kërcënimesh.

Por për Hervé Joly, një historian në CNRS (Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Francës), Stérin dhe Bolloré janë përjashtime. “RN nuk ka pothuajse asnjë avokat publik midis sipërmarrësve,” i tha ai DW.

“Historikisht, punëdhënësit nuk e mbështetën të djathtën ekstreme përpara se të vinte në pushtet. Njerëzit e biznesit kanë tendencë të mbështesin partitë e konsoliduara, konservatore. Sot, shumë prej tyre janë progresive, pro barazisë dhe anti-klimë.”

Çfarë ndodh nëse e djathta vjen në pushtet?

Gjërat mund të ishin ndryshe nëse e djathta ekstremedo të vinte në pushtet. “Në Gjermani, biznesmenët bashkëpunuan me Hitlerin dhe kontribuan në konsolidimin e pushtetit të tij,” thotë Joly. Megjithatë, për përfaqësuesin Cadalen, situata është tashmë alarmante.

“Ne kemi nevojë për ligje kundër përqendrimit në tregun e medias,” thotë ai.

“Këto janë platforma për forcat reaksionare që duan të çmontojnë shtetin tonë kushtetues, si në SHBA.” Atje, presidenti i rizgjedhur Donald Trump injoron vendimet e gjykatave që nuk i përshtaten interesave të tij.

Mediat si Fox News e mbështesin atë. Për përfaqësuesen e Ensemble!, Eléonore Caroit, gjithashtu anëtare e bordit, ligjet e reja nuk janë një zgjidhje. “Mund të luftosh projekte si Périclès duke i ekspozuar ato,” i tha ajo DW.

“Kjo është ndoshta arsyeja pse Stérin as nuk u paraqit në seancën dëgjimore.” Miliarderi tani përballet me dy vjet burg dhe një gjobë prej 7,500 eurosh./DW/

“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës

Nga Uvil Zajmi

Në vijim të udhëtimit tonë me ekipin kombëtar të futbollit për Eliminatoret “Euro ’68”, dhe drejt sfidës historike të 17 dhjetorit ’67 ndaj Gjermanisë Federale në Tiranë, ndalesa e radhës është përballja Shqipëri-Jugosllavi, më 14 maj të atij viti, një sfidë krejt ndryshe me atë të Dortmundit, luajtur një muaj më parë: Tejet delikate, impenjative, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe shumë në atë politik, një ndeshje që nuk duhej humbur dhe ky kusht kërkohej medoemos. Për këtë ishin angazhuar të gjithë, nga stafet teknike, futbollistë, deri te drejtuesit e lartë të shtetit, madje edhe publiku i pranishëm në stadium.

Por, si u zhvillua ajo, cila ishte prag-sfida, si e kujtojnë atë protagonistët që zbritën në “Qemal Stafa” të dielën e asaj dite maji, të një gjysmë shekulli më parë? Si e rikthen Niko Xhaçka atë 90-minutësh, nisja nga Durrësi direkt për në ndeshje dhe orientimi, për të mos i dhënë dorën kundërshtarit? Apo dueli Frashëri-Xhaiç, i paharruar për kohën, dhe këngët revolucionare që u kënduan në stadium?

HISTORIA E SHKURTËR E PËRBALLJES

Ky ishte takimi i parë midis dy përfaqësueseve në një eveniment kaq madhor europian, pas ndeshjes së zhvilluar në Tiranë për Ballkaniadën e 1946-ës, Shqipëri-Jugosllavi 2-3, asaj pas një viti, po në Tiranë, Shqipëri-Jugosllavi 2-4 dhe Shqipëri-Jugosllavi, 0-0, në Beograd më 27.6.1948, për Kampionati e Europës Qendrore. Pas njëzet vitesh, një përballje e tillë e sërish në “Qemal Stafa” dhe nga ’46-ta, ishte prezent vetëm Loro Boriçi, kapiten i kombëtares, kampione të Ballkanit, tashmë trajner i përfaqësueses, si dhe Ratko Mitiç, futbollist i njohur, titullar në dy takimet e tjera ndaj Shqipërisë, edhe ky trajner i kombëtares jugosllave, në këtë ndeshje.

Madje, midis tyre kishte edhe miqësi. Ajo, që e kishte paraprirë këtë përballje, mbetej vetëm Ballkaniada në basketboll, zhvilluar në Tiranë në dhjetorin e ’65-ës, në veçanti sfida përcaktuese për trofeun, Shqipëri-Jugosllavi, (Në Pallatin e Sportit “Partizani), që u zhvillua me një rivalitet, e fituar me katër pikë nga jugosllavët, në sekondat e fundit.

PRAG-SFIDA, SITUATË E TENSIONUAR

Prag-sfida ka si start festën e 1 Majit. Manifestimin e Madh Fiskulturalo-Sportiv të Rinisë së kryeqytetit që zhvillohet në stadiumin “Dinamo” më datën 9 maj, ku ishte i pranishëm edhe udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha. Pastaj përgatitjet për Kongresin e Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. Natyrisht, situata politikisht është e nderë, ndonëse marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve, të ndërprera në ’48-tën, janë rivendosur në ’55-ën, por në vite situata nuk ka ndryshuar, madje momente tensioni, tentojnë të shfaqen edhe në atë takim futbolli.

Ishte koha kur në Shqipëri kishte filluar një “revolucion” i ngjashëm me atë kinez, i shoqëruar me ashpërsimin e luftës se klasave, vendimin për ndalimin e besimeve fetare, luftën kundër burokracisë, qarkullin e kuadrit etj. Stadiumi është i mbushur disa orë para takimit dhe Tirana e, gjithë Shqipëria sportive, e prisnin me kuriozitet e padurim të madh këtë takim, me shpresën për një rezultat pozitiv. Kjo vinte edhe nga motivimi i lojtarëve, fusha dhe spektatori, si element mbështetës, por edhe nga barazimi 1-1 me Irlandën e Xhorxh Bestit, në nëntorin e ’65-ës në “Qemal Stafa”. Në aspektin statistikor, kjo ishte ndeshja e dhjetë që zhvillonte skuadra kombëtare, në një kompeticion zyrtar europian.

PAS GJERMANISË FEDERALE, NDRYSHON FORMACIONI

Pas ndeshjes dhe humbjes në Dortmund, me rikthimin e skuadrës në Shqipëri, vijohet me ndeshjet e Kupës së 500-vjetorit të “Skënderbeut”. Në takimin me Jugosllavinë, trajnerët Loro Boriçi e Lym Alla, ruajnë bazën, me “Partizan” – “17 Nëntorin”, me të cilët janë edhe Koço Dinella i “Dinamos”, Zan Rragami i “Vllaznisë”, Todo Vaso i “Skënderbeut”, e, Jorgaqi i “Labinotit”. Skuadra është grumbulluar në Durrës, në Konvaleshencën, në plazh, ku përgatitet për ndeshjen. Por formacion anti-jugosllav, ka disa ndryshime: nuk aktivizohen Skënder Hyka e Bahri Ishka të “17 Nëntorit” e, Sabah Bizi i “Vllaznisë”, në gjendje shëndetësore jo të mirë.

Në skuadër rikthehen kapiteni Lin Shllaku e, Medin Zhega, ndërsa surprizë është riaktivizimi i Lorenc Vorfit, sulmuesi i djathtë i “Dinamos”, protagonist në takimet e Kupës Ballkanike, një lojtar “robust”, i fortë. Bashkë me të edhe Niko Xhaçka, rikthehet në formacion, një sulmues krahu edhe ky i “17 Nëntorit”, që shquhet për formë të mirë, me detyrë të ndalojë daljet në sulm të Fazllagiçit. Atë javë nuk luhet Kupa e 500-Vjetorit dhe në faqet sportive, nuk ka publicitet të veçantë për këtë takim. Në prag të takimit, gjendja në grupin e 4-t, i vetmi me tri skuadra, (nga tetë grupet e tjera) është: Republika Federale Gjermane dhe Jugosllavia me 2 pikë, Shqipëria, 0 pikë.

JUGOSLLAVIA, SKUADËR E FORTË

Skuadra jugosllave erdhi në Shqipëri, pasi kishte triumfuar 1-0 një javë më parë ndaj Republikës Federale Gjermane, një ndeshje e zhvilluar në Beograd, ku me një gol të Josif Skoblar, kishte mundur 1-0 Gjermaninë. Me këtë formacion: Panteliç, Fazlagiç, Jusufi, Brnçiç, Rasoviç, Holcer, Meliç, Becejak, Hasanagiç, Skoblar, Xhaiç. Ndërsa për takimin ndaj Shqipërisë, trajneri Rajko Mitiç, kishte marrë të tjerë lojtarë, duke ndryshuar thuajse gjysmën e skuadrës: Nuk vijnë portieri Pantelic i “Vojvodinës”, Fahrudin Jusufi i “Eintraht”, Mustafa Hasanagiç i “Partizanit” dhe Josip Eskobar i “Olimpik” Marsejës. Për ndeshjen e Tiranës, ai merr portierin e “Radnickit”, Knezeviç, që vetëm në atë takim luan me kombëtaren, Becejak, Petar Nodovezën e “Hajdukut”, Stefan Lamza të “Dinamos” së Zagrebit dhe Zlaven Zambata, sulmuesin e “Dinamos”, fitues i Kupës së Panaireve, me këtë klub.

Skuadra jugosllave ishte nënkampione e Europës, në edicionin e parë, atë të vitit 1960: Pasi kishte eliminuar Francën në gjysmëfinale 5-4 (konsiderohet ndeshja më e bukur e historisë së futbollit jugosllav), humbi 2-1 finalen me Bashkimin Sovjetik. Në edicionin e Botërorit 1962, shkon deri në gjysmëfinale, ndërsa në eliminatoret e “Euro 1964” nuk arriti të kualifikohet. Skuadra ka në përbërje sulmuesin e majtë, Dragan Xhaiç të “Cervena Zvezdës”, që në fazën finaleve “Itali ’68”, do të ishte shënuesi më i mirë, duke qenë i treti i “Topit të Artë” në atë sezon, pas Xhorxh Best e Bobi Çarlton.

NDESHJA, NJË I NXEHTË TROPIKAL

Takimi u zhvillua në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, të tejmbushur, në mesditën e nxehtë të së dielës së 14 majit 1967. Në stadium ishte vendosur një baner i madh ku shkruhej: “Të gjitha votat për kandidatët e frontit”, që do të zhvilloheshin në ditët e para të qershorit. Para fillimit, gjatë kohës që skuadrat janë duke bërë nxehjen, në tribunën anësore nga kodrat e liqenit, në një podium të improvizuar, këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, këndojnë këngë revolucionare, për të elektrizuar atmosferën. Altoparlanti buçet me tingujt e këngës; “Në njërën dorë kazmën/ atdheun ndërtojmë,/ në dorën tjetër pushkën,/ fitoret i mbrojmë”, por që kjo formë u kritikua nga tribuna qendrore.

Në ora 16:00, skuadrat dolën në fushë me këto formacione:

SHQIPËRIA: Mikel Janku (“Partizani”), Fatmir Frashëri (“17 Nëntori”), Teodor Vaso (“Skënderbeu”), Justin Kazanxhi (“17 Nëntori”), Ali Mema (“17 Nëntori”), Ramazan Rragami (“Vllaznia”), Lin Shllaku (“Partizani”), Lorenc Vorfi (“Dinamo”), Panajot Pano (“Partizani”), Mehdin Zhega (“Dinamo”), Niko Xhaçka (“17 Nëntori”). Trajner: Loro Borici.

JUGOSLLAVIA: M. Knezeviç (“Radnicki”), M. Fazlagiç (“FC Sarajevo”), M. Brnçiç (“Dinamo” Zagrebit), V. Becejaç (“Partizani” Beograd), B. Rasoviç (“Partizani” Beograd), D. Holcer (“Hajduk” i Splitit), V. Meliç (“Sosho”), P. Nadoveza), Z. Zambata (“Dinamo” Zagreb), S. Lamza (“Dinamo” Zagreb), D. Xhaiç (“Cervena Zvedza” Beograd). Trajner: Rajko Mitiç.

Gjyqtarë: C. Xanthoulis (Qipro), S. Mavrojenis, A. Kuniaides.

GOLAT: Zambata 22′, 54′

Kronikë: Ndonëse pritej që Xhaiç, ndër lojtarët më në formë, në vitet e shpërthimit, të ishte protagonist, ndëshkimi erdhi nga një lojtar i panjohur, si Zlaven Zambata, sulmues i “Dinamos” së Zagrebit, i aktivizuar në këtë ndeshje nga trajneri Mitiç, i cili realizoi dy herë me kokë nga afër, pas dy harkimeve nga krahët, në minutat 22 e 54.

Ndërkohë, gazeta “Sporti Popullor” e të martës vijuese (jo si ndaj Gjermanisë, kur kujtohet të shkruajë pas dy javësh!), pa autor, por me “Korrespodent vullnetar”, publikon artikullin me titull; “Lojë e dobët e ekipit tonë përfaqësues”, i cili është shumë kritik ndaj lojës, paraqitjes së lojtarëve të kombëtares, që kanë zhgënjyer interesimin e publikut. Vetëm në një rast në fund-lojë, minuta 86, Zhega ka depërtuar në zonë, topi është ndaluar me dorë nga mbrojtësi Brnçiç, por arbitri ka dhënë goditje dënimi jashtë zone!

Ndërkohë, ndeshja u transmetua si zakonisht nga Radio-Tirana dhe u komentua nga Anton Mazreku e Ismet Bellova, ndërsa është dhënë edhe nga Qendra Eksperimentore e Radio-Televizionit, nën komentin e Alfons Gurashit, pasi Skifter Këlliçi në atë periudhë, ishte transferuar me punë në Berat. Pas dy ndeshjeve, renditja ishte: Jugosllavia 4 pikë; RF Gjermane 2 pikë dhe Shqipëria 0 pikë. Takimet e radhës ishin: 7 tetor, RF Gjermane-Jugosllavi; 12 nëntor, Jugosllavi-Shqipëri dhe 17 dhjetor, Shqipëri-RF Gjermane. Në Shqipëri, aktiviteti futbollistik rifillonte me fazën e dytë të kampionatit, që kishte si epilog përjashtimin e “17 Nëntorit” e “Partizanit”, me “Dinamon” kampione në tavolinë. Por, edhe me Kinën e madhe të Mao Ce Dunit, që ka lëshuar në hapësirë bombën me hidrogjen, një sukses i madh ky edhe për Shqipërinë mike!

Niko Xhaçka: Byroja na tha të mos jepnim as dorën

Lojtar tipik i shpejtë krahu, driblues, titullar e protagonist me numrin 7 te “17 Nëntori”, Niko Xhaçka i rikthehet sfidës me Jugosllavinë, në të cilën ka luajtur me numrin 11. Në një intervistë ekskluzive për ne, ish-futbollisti i shquar, tregon disa nga detajet pikante të asaj ndeshjeje, të një tensioni të madh.

Zoti Xhaçka, pse do ta fillosh nga Roma?

Sepse ka një detaj historik: Nga Gjermania, mbërritëm në Romë dhe skuadra u sistemua në hotel “Siracusa”, afër stacionit Termini. Të nesërmen në mëngjes, trajneri Alla dhe përgjegjësi i ekipit, Besim Fagu, kërkuan të takohen me Naim Kryeziun, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare i periudhës së para vitit 1944, që kishte luajtur me ekipet italiane. Pas pak ata u takuan në hollin e hotelit, ku isha i pranishëm edhe unë, pasi Lymi më mori si lojtar krahu, ashtu siç luante edhe Kryeziu, te Roma. Qëndruan aty, pastaj u larguan së bashku, ndërsa ne futbollistët, kujtoj se dikush pa derbin “Lacio” – “Roma”, të tjerë shkuan në kinema. Kur u kthyem në Tiranë, takimi me Kryeziun u bë problem, pasi drejtuesve të shtetit, nuk u kishte pëlqyer ky takim, që siç flitej kishte të bënte edhe me mosardhjen e Kryeziut e Lushtës, në Ballkaniadën e ‘46- ës.

Ishte Boriçi që të riktheu në skuadër?

Pas humbjes me Zvicrën, u dha një orientim për të marrë në skuadër lojtarë të fortë fizikisht, më me eksperiencë, ndaj e pësuam ne, që konsideroheshim të rinj, kjo vetëm për dy takimet në Zvicër dhe Irlandë. Më larguan mua, Vorfin dhe Kasmin, por me marrjen e kombëtares, Boriçi na riktheu në formacion, duke më aktivizuar në dy sfidat e radhës në Dortmund e Tiranë. Nuk e di edhe sot, se si Boriçi më afroi mua, sepse dihej mentaliteti i Boriçit, për futbollistët shtatshkurtër…! Kryesisht preferonte lojtarët me fizik të gjatë, e të fortë.

Pas Gjermanisë, tjetër humbje…?!

Po të shohësh takimin në Dortmund, nga ana cilësore, kemi luajtur mirë dhe nuk ishte një lojë mbrojtëse. Kam mendimin se aty u gabua në disa vendosje taktike. Edhe për një fakt: Gjatë qëndrimit në Dortmund, na vinin telegrame të panumërta, të cilat na i lexonin, ku të gjithë shprehin dëshirën dhe shpresën për një rezultat pozitiv duke krijuar një situatë psikologjike jo normale. Ndërsa ndeshja me Jugosllavinë, u humb për mungesë eksperience, pa shumë takime ndërkombëtare, edhe për situatën, një takim i cili u trajtua pak më shumë në aspektin politik, se sportiv.

Çfarë u fol për taktikën?

Jugosllavia ishte skuadër shumë e fortë dhe kishte diferencë me ne, që ishim të ngurtësuar, madje nuk erdhëm një ditë më parë te “Donika”, siç ishte tradita, pasi skuadra u mbajt larg kryeqytetit. Edhe gjatë analizës, pas Boriçit foli Zyber Konçi, për mënyrën si luante kundërshtari, pasi si punonjës i FSHF-së, kishte ndjekur takimin Jugosllavi-Gjermani, 1-0. Për në stadium jemi nisur direkt nga Durrësi. Unë kam luajtur kundër kapitenit Fazllagiç, lojtar i shpejtë, i fortë fizikisht, aktiv sidomos me daljet në sulm. Nga ajo ndeshje kujtoj përballjen Frashëri-Xhaiç, e paharruar, sidomos loja e këtij të fundit, një futbollist, fama e të cilit sapo kishte shpërthyer dhe e kërkonin klubet prestigjioze në Europë.

Cila ishte atmosfera në prag të asaj ndeshjeje?

Kujtoj se në Konvaleshencën e Ushtrisë në Durrës, kanë ardhur për të na takuar sistematikisht drejtues të lartë të shtetit, deri anëtarët e Byrosë Politike, si Ramiz Alia. Interesimi ishte i jashtëzakonshëm edhe për vetë marrëdhëniet politike që ishin në ato vite. Nuk harroj kur na këshilluan: Nuk duhet të keni asnjë kontakt me ta, mos pranoni dhënien e dorës në fund të ndeshjes. Por kur ajo mbaroi, Fazllagiç erdhi drejt meje dhe më zgjati dorën. Hezitova për një çast, hodha vështrimin nga tribuna dhe kur pashë që njerëzit po largoheshin, u përshëndeta duke i dhënë dorën, por me frikë. Në atë takim, në tribunën qendrore ishin thuajse të gjithë drejtuesit e shtetit, me përjashtim të Enver Hoxhës e Mehmet Shehut.

Zoti Xhaçka, kjo ishte e fundit për ju?

Po, pasi në shtator më mobilizuan në zborin 6-mujor pasuniversitar në qytetin e Burrelit. Vetëm një muaj kam luajtur në Kategorinë e Dytë. Kjo më dëmtoi në karrierën time, si me “17 Nëntorin” edhe me kombëtaren, pasi isha në formë dhe qëndrimi pa luajtur, por duke shërbyer si efektiv i Repartit të Këmbësorisë Burrel, ndryshoi të ardhmen time si futbollist. M’u desh një kohë e gjatë të rifitoja atë që kisha humbur gjatë një gjysmëviti, pa aktivitet. Memorie.al

Dyshohet se bashkëpunuan me shërbimin sekret serb, 5 të arrestuar brenda pak muajsh në Kosovë! Njëri prej tyre pranon akuzat

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës, brenda pak muajsh.

Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret serb, teksa tre prej tyre janë shqiptarë ndërsa dy të tjerët serbë.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkruan se këto raste dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim.

“Rastet përfshijnë: përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit. Njëri nga të dyshuarit (A.V.), pas përballjes me dëshmitë, tashmë ka pranuar fajësinë”,
njofton Kurti.

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

Pengesë për ekonominë gjermane: eksportet dhe prodhimi industrial që vuajnë nga mosmarrëveshja tarifore me SHBA. Ekonomistët tani presin që paketa fiskale të hyjë në fuqi.

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e dytë me një pengesë. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisë e ulën prodhimin në prill me 1.4%, krahasuar me muajin e kaluar, një rënie e papritur e ndjeshme.

Në prill, eksportet gjermane ranë për herë të parë që nga tetori 2024. Statistikanët vlerësuan një rënie prej 1.7% krahasuar me muajin e kaluar, në 131.1 miliardë euro.

Perspektiva errësohet

Efektet e frikshme të luftës tarifore të nisur nga Presidenti i SHBA Donald Trump po fillojnë ngadalë të manifestohen në të dhënat ekonomike. “Në vend të një fillimi të ri, ka zhgënjim”, komenton Volker Treier, Drejtor i Tregtisë së Jashtme në Dhomën Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), në lidhje me të dhënat e eksportit. “Rënia drastike e eksporteve në SHBA ka një ndikim të rëndësishëm.”

E njëjta gjë vlen edhe për prodhimin industrial: Ministria Federale e Ekonomisë paralajmëron për pengesa të mundshme për shkak të pasigurisë tregtare që rrjedh nga politika tarifore e SHBA. “Si pasojë, perspektivat për një rimëkëmbje të prodhimit industrial janë bërë pak më të zymta kohët e fundit”, deklaron ministria.

A duket një pikë kthese në horizont?

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë gjithashtu kundër pesimizmit të tepërt. Sebastian Dullien, drejtor shkencor i Institutit për Makroekonomi dhe Kërkime Ekonomike të Fondacionit Hans Böckler, beson se rënia e eksporteve dhe prodhimit nuk është shkak për shqetësim të panevojshëm: “Në përgjithësi, treguesit sugjerojnë se situata në industri po stabilizohet dhe se mund të jemi duke iu afruarnjë pike kthese për mirë.”

Commerzbank gjithashtu sheh shenja të një përmirësimi të mundshëm. Analisti Ralph Solveen thekson rritjen e numrit të porosive dhe rritjen e indeksit të klimës së biznesit ifo: “Prandaj, ne supozojmë se ekonomia gjermane do të kthehet në rritje në tremujorët e ardhshëm, megjithëse tarifat doganore më të larta të SHBA-së dhe problemet strukturore në ekonominë gjermane do të parandalojnë një rimëkëmbje të fortë.”

Banka Qendrore Gjermane parashikon rimëkëmbje të vonuar

Banka Qendrore Gjermane (Bundesbank) gjithashtu nxorri një opinion mbi zhvillimin e ekonomisë gjermane. Sipas tij, Gjermania do të dalë ngadalë nga tatëpjeta, për shkak të pasigurisë mbi politikën tregtare të SHBA-së. Sipas parashikimit gjysmëvjetor të Bankës Federale Gjermane, ekonomia do të ketë stanjacion këtë vit. Në parashikimin e dhjetorit, ajo ende priste një rritje të lehtë prej 0.2%.

“Tarifat e reja doganore të SHBA dhe pasiguria në lidhje me politikën e ardhshme të SHBA-së fillimisht do të pengojnë rritjen ekonomike”, shpjegoi Joachim Nagel, president i Bankës Qendrore Gjermane. Në vitin 2027, shpenzimet masive të planifikuara nga qeveria për infrastrukturën dhe mbrojtjen do ta nxisin fuqishëm ekonominë.

Paketat fiskale mund të përshpejtojnë rimëkëmbjen

Ekonomistë të tjerë gjithashtu besojnë se paketa fiskale prej disa miliarda eurosh e qeverisë mund të ketë efekte pozitive. “Ekonomia gjermane po përfiton nga uljet e normave të BQE dhe, së shpejti, nga paketa e madhe fiskale, megjithëse rritja e tarifave amerikane po pengon rimëkëmbjen”, thotë Jörg Krämer, kryeekonomist në Commerzbank.

Sipas ekonomistit të IMK, Dullien, pritet një përshpejtim i ngadaltë i rritjes në muajt e ardhshëm, kryesisht falë masave të shpallura nga qeveria gjer,ame. “Duke filluar nga korriku, kushtet e përmirësuara të amortizimit të shpenzimeve duhet të çojnë në një rritje të kërkesës për investime. Për më tepër, kompanitë ka të ngjarë të rikuperojnë investimet e shtyra në atë kohë. Investimet publike të financuara nga fondi special i infrastrukturës duhet të nxisin rritjen.”

Eurozona: Rritja tejkalon pritjet

Sinjale pozitive ekonomike erdhën nga Eurozona. Sipas të dhënave të Zyrës Statistikore Eurostat, aktiviteti ekonomik u rrit me 0.6% në tremujorin e parë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në vlerësimin e tretë, rritja u rishikua ndjeshëm nga 0.3% në vlerësimin e dytë.

Edhe të dhënat për rritjen ekonomike në Gjermani janë korrigjuar. Sipas këtyre shifrave, ekonomia gjermane u rrit me 0.4% midis janarit dhe marsit. Fillimisht, ishte njoftuar një rritje prej vetëm 0.2%. Si ekonomia më e fortë në Eurozonën me 20 vende, ekonomia gjermane është veçanërisht e rëndësishme për mirëqënien e zonës monetare.

Megjithatë, duhet theksuar se pasojat e mundshme të mosmarrëveshjes tarifore me SHBA-në nuk janë ndjerë ende gjatë kësaj periudhe. Prandaj, rëndësia e të dhënave për eurozonën dhe Gjermaninë është mjaft e kufizuar./DW

Abdylhamidi II dhe Lord Salisbury

Nga dr. Hasan Bello

Pozita e Britanisë në shekullin XIX ishte më e fuqishme se ajo e SHBA-ve sot. Ambasadorët britanikë kishin një peshë shumë të madhe në arenën ndërkombëtare. Kur përmendeshin “Fuqitë e Mëdha”, menjëherë të vinte ndër mend Anglia, Franca dhe Rusia. Për këtë arsye, drejtuesit e shtetit osman përpiqeshin të mbanin marrëdhënie sa më të mira jo vetëm me ambasadorët, por edhe me diplomatët e niveleve të tjera. Një nga praktikat e Abdylhamidit II ishte “kompromentimi” i tyre me dhurata.

Në vitin 1878 rusët dolën fitues me Perandorinë Osmane dhe kishin vendosur shtabin e tyre në një lagje të njohur të Stambollit (Yeşilköy). Ishin ditët kur perandoria kishte më shumë se kurrë nevojë për Mbretërinë e Bashkuar. Sulltani dëshironte t’i dhuronte Mr. Sandison-it, Sekretarit të Parë të Ambasadës Britanike në Stamboll, një kuti cigaresh e zbukuruar me bizhuteri të shtrenjta. Por Sandison, nuk mund ta pranonte këtë dhuratë pa dijeninë dhe miratimin e ambasadorit. Prandaj në mënyrë të sjellshme refuzoi. Më pas shkoi në ambasadë dhe pyeti eprorin e tij, ambasadorin britanik, Henry Layard, se çfarë duhej të bënte. Ky i fundit i shkroi menjëherë ministrit të Jashtëm, Lord Salisbury, duke i thënë se nuk mund ta pranonin këtë “dhuratë” pa dijeninë dhe miratimin e tij.

Pas përshëndetjeve formale në letrën zyrtare, Salisbury iu përgjigj kështu pyetjes së ambasadorit:

“It depends on service which is expected.”
(“Kjo varet nga shërbimi që pritet.”)

Me fjalë të tjera: “Përpara se të marr një vendim, dua të di se për çfarë shërbimi është menduar t’i bëhet kjo dhuratë.”

Ky ishte niveli i ndjeshmërisë dhe ndershmërisë së diplomatëve britanikë dhe një nga arsyet pse Mbretëria e Bashkuar për disa shekuj ishte kthyer në mbretëreshën e deteve.

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 31-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi me iniciale K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë fqinjin e tij, shtetasin me iniciale S. B., rreth 31 vjeç.

Mësohet se 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa blutë janë vënë  në kërkim të autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo në konferencë: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

Jasir Asani nuk u preferua as dje nga Silvinjo, ndërsa është ndeshja e dytë radhazi që nuk merr minuta. Për këtë trajneri brazilian u pyet në konferencë për shtyp pas ndeshjes Shqipëri-Serbi(0-0).

Asani, një nga lojtarët tuaj më të preferuar qëkur keni ardhur në Shqipëri në dy ndeshjet e fundit nuk ka luajtur asnjë minutë. Çfarë ka ndryshuar në marrëdhënien midis jush?

Ne punojmë vazhdimisht për të rritur nivelin e skuadrës sonë. Ju kujtoj që më herët, përpara Europianit, ne kishim zgjedhje rreth 15-16 lojtarë, sot kemi 22-23 lojtarë që janë të një niveli shumë të mirë.

Jemi përmirësuar shumë, kemi lojtarë të mirë, me teknikë të mirë dhe fizikisht mirë. E kam diskutuar edhe me lojtarët, që kemi shkuar në Europian edhe falë golave dhe performancave shumë të mira të Asanit dhe Nedim Bajramit.

Por është dhe gjë e mirë, mua si trajner më pëlqen, edhe kundërshtari nuk di çfarë të presë nga skuadra jonë. Mund të ketë Brojën, i gjatë, me forcë fizike dhe shpejtësi, mund të jetë Uzuni, Asani i cili luan me këmbën e majtë, i vogël por di të depërtojë në fushë.

Është diçka e mirë për ne sepse kemi lojtarë të nivelit të lartë, do të vijë sigurisht momenti i të gjithëve, por jam i kënaqur dhe krenar me lojtarët e mi.

Kush ishte sonte më afër fitores dhe si janë gjasat për këto dy kombëtare, që të jenë për vendin e parë dhe të dytë? Shumë e barabartë, por ne ishim shumë më afër sepse kishim mundësinë për të bërë penalltinë. Mundësitë? Çdo gjë e njëjtë, çdo gjë e barabartë.

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku bën pjesë edhe Shqipëria. Me barazimin e arritur në shtëpi ndaj Serbisë, kombëtarja e Silvinjos u ngjit në kuotën e 4 pikëve në 3 ndeshje, ndërkohë që për serbët kjo ishte pika e parë në ndeshjen e vetme të luajtur.

Ndërkohë falë triumfit ndaj Andorrës me rezultatin 0-1, Anglia ka marrë arratinë, me 9 pikë në 3 ndeshje, duke krijuar një diferencë +5 nga Shqipëria që mban vendin e dytë.

Për sa i përket ndeshjeve të radhës, Shqipëria do të përballet në datën 10 në transfertë ndaj Letonisë, ndërkohë që Serbia pret Andorrën, po në datën 10.