25.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Ismail Ferraj: “Në kutitë e votimit, voto rininë – voto për Vlorën!”

Kandidati për deputet në Vlorë nga Koalicioni Euroatlantik, Ismail Ferraj, ka shpërndarë një mesazh të veçantë, ku thekson lidhjen e ngushtë me qytetin e Vlorës dhe me të rinjtë që përfaqësojnë të ardhmen.

“Ne nuk jemi popull, ne thjesht jemi vlonjatë.” – thotë Ferraj, duke i ftuar qytetarët që në 11 maj të mbështesin rininë dhe përpjekjet për një Vlorë më të fortë dhe më të bashkuar.

Ai shprehet se është gati të jetë pjesë e ndërtimit të tempullit të përbashkët që është Vlora dhe Shqipëria, duke përfaqësuar veçanërisht biznesin e vogël.

Postimi i plotë:

Ne nuk jemi popull, ne thjesht jemi vlonjatë Më pak se një javë, në kutitë e votimit voto rininë. I vetmi synim i imi, të jem anëtar i transportit të gurëve dorë më dorë në kantierin e ndërtimit të tempullit tonë të përbashkët që është Vlora❤, që është Shqipëria

Me biznesin e vogël, Rajoni lll, Vlorë❤

#voto4ismailferraj✔️

#KoalicioniEuroatlantik✔️

#VloraMeritonMëShumë

#EVETMJARRUGË➡️

“Refuzoni një qeveri me zyrtarë tek 7×7=313”, Basha në Njësitë 5 dhe 6: Koalicioni Euroatlantik me program për qytetarët dhe ekip të pa përlyer në korrupsion

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese në Njësitë 5 dhe 6. Në bisedat që patën me Bashën, shqetësimi i parë është mungesa e fuqisë blerëse dhe rritja e kostos së jetës me çmimet që janë të papërballueshme.

“Shikoje, vetëm treg nuk është, vetëm ne këtu. Nuk ka kërkesa, si do bëhet nuk e di, ça drejtimi do i jepet” – u shpreh një shitës në tregun e Kombinatit. Ndërsa një qytetare u shpreh, “Neve gjynah, pensionista, vemë aty ku është më lirë. Kur vuajmë për bukë goje me këtë rrogë që marr, vij te ky zotëria që ta marrë më lirë. Pse se marr tek marketi i madh unë, sepse se marr dot” – tha ajo.

Basha nga ana tjetër përsëriti se zbrazja e xhepave të qytetarëve dhe braktisja e bizneseve të vogla, vjen nga çuarja e parave te shokët e Ramës tek 7×7=313. Për t’iu përgjigjur këtyre problemeve, ai tha se ndryshimi fillon me votën për numrin 4, i cili do t’u kthejë paratë qytetarëve, të rinjtë mos të largohen dhe të shlyej borxhin ndaj ish-të përndjekurve.

“Lekët duhet të ktheehn në ekonomi, se sot janë në xhepat e shokëve të Ramës tek vendi, tek 313. Një ftesë për numrin 4 ditën e diel. Duhet të bëjmë gjithshka që t’i mbajmë këtu fëmijët shqiptarë, mos t’i lëmë me ik. E vetmja forcë politike me program të përndjekurit. Se të tjerët i kanë përdor nmë fushatë dhe sa kanë ardhur në qeveri i kanë harruar” – tha Basha.

Braktisja e qeverisë që u ka bërë qytetarëve në 12 vitet e fundit, shihet në zhgënjimin që shprehin dhe normalitetin që kërkojnë t’u rikthehet. “E di si është puna, duam të jetojmë si njerëz, që të vij ai fundi i muajit që të plotësojmë ato kushtet e fëmijës, se po rri në punë nga mëngjesi deri në darkë, nuk ia bëjmë bishtin punës. Po çështja është që të votojmë si njerëz” –tha qytetarja.

Basha u shprh se Koalicioni Euroatlantik përveç se vjen me një program për qytetarët, ka dhe një ekip normal, qytetarë model, profesionist të pa përfshirë në korrupsion më parë. Ai tha se kjo është një nga arsyet se pse duhet të votohet numri 4. Sipas tij, vota për 5-ën është për të nxjer shokët e Ramës nga burgu, ndërsa 1-shi fatkeqësisht është për të nxjerr Ilir Metën nga burgu.

“Që ta merrni vesh, 5-sa dihet se cfrarë merrni po ta votoni, hepet dera e qelisë, dalin shokët e Ramës nga burgu nga 313-ta. Paratë janë në xhepat e tyre, prandaj nuk kanë njerëzit, që po flisnim për tregun pak më përpara. Për fat të keq, votove 1-shin kësaj radhe, hapet dera, del Ilir Meta nga burgu. Programi që sjell nornmalitet, lista që sjell njerëz normal është numri 4, Koalicioni Euroatlantik” – tha Basha.

Ai më tej u shpjegoi qytetarëve edhe pikat kryesore të programit duke filluar me politikat për sipërmarrjen, familjet shqiptare, të rinjtë, pensionistët e deri tek ish-të përndjekurit.

Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë

Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik

Për ish-të përndjekurit:

• Përmbylljen e plotë pas rishikimit sipas objektivave të dëmshpërblimit financiar për ish-të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre, në mënyrë të plotë brenda katër viteve të ardhshme.
• Trajtimin e statusit financiar të statusit të të përndjekurit politik me efekt retroaktiv të barazvlefshëm me statusin e ish-ushtarakut në Republikën e Shqipërisë.
• Zgjatja me efekt të menjëhershëm dhe deri në përfundim të procesit të shqyrtimit të mbi dy mijë dosjeve të mbetura pezull dhe të pashqyrtuara për mungesë të qartë të vullnetit politik.
• Rishikimin e vendimeve të padrejta të marrë për të paktën 1600 raste të persekutimit, përfshirë të ekzekutimit, në veçanti në periudhën shtator 1944, mars 1945.

Për pensionistët:

• Brenda katër viteve pensioni minimal 250 mijë lekë, pensioni mesatar 450 mijë lekë.
• Për çdo pensionist nën 300 mijë lekë një shumë fikse për të kompensuar çdo muaj faturën e energjisë, si dhe sa i takon barnave, rimbursim 100% i barnave.

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.

“Ndryshimin nuk mund ta sjell as vazhdimësia e Ramës as riciklimi i Ilir Metës”/ Basha: Koalicioni Euroatlantik, zgjedhja e vetme për familjen shqiptare

I ftuar në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u shpreh se vijimi i Edi Ramës, do të sillte vetëm thellim të mëtejshëm të korrupsionit.
Basha tha gjithashtu se ndryshimin nuk mund ta sjell as riciklimi i rrangallave të vjetra të korrupsionit, siç janë Berisha dhe Meta.
“Qartësisht kush do një zgjedhje për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e vet, këtë e gjen te Koalicioni Euroatlantik, te numri 4, te programi ynë dhe ekipi ynë.” – tha Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

“Koalicioni Euroatlantik ka dashmamirësinë e të gjithë atyre njerëzve që duan me të vërtetë ndryshimin, ndaj e kuptoj që ndryshimi s’mund të jetë as katër vite më shumë, sepse ka pasur 12 vite me radhë, që do të thotë më shumë korrupsion dhe më shumë varfëri, më shumë papunësi, më shumë largim nga Shqipëria dhe në veçanti të të rinjve dhe as mund të ketë riciklim të rangallave të korrupsionit e të tranzicionit, sepse lufta kundër krimit dhe korrupsionit siç shpall zoti Berisha në çdo takim, nuk mund të vijë as me Elvis Roshin, as me Ilir Metën. Pra, qartësisht kush do një zgjedhje për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e vet, këtë e gjen te Koalicioni Euroatlantik, te numri 4, te programi ynë dhe ekipi ynë.”

Trump për NBC News: Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina! Tërhiqem nga negociatat nëse “vazhdojnë të sillen si budallenj dhe të luftojnë”

Presidenti i SHBA-së shprehet optimist për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, por lë të hapur mundësinë që të tërhiqet nga negociatat nëse “vazhdojnë të sillen si budallenj dhe të luftojnë”.

 

Në një intervistë zbuluese për emisionin Meet the Press të NBC News, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë më afër njërës prej dy palëve në luftën Ukrainë–Rusi, pa zbuluar se cilës, por bëri të qartë se SHBA-të po ndërmarrin përpjekje aktive për ndërmjetësim. “Ka momente kur jam gati të largohem, dhe pastaj ndodh diçka pozitive”, tha ai.

Trump konfirmoi nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për mineralet e rralla me Ukrainën, duke theksuar se është një “marrëveshje e mirë për popullin amerikan”, ndërkohë që sulmoi Joe Bidenin duke e akuzuar se “shpenzoi 350 miliardë dollarë pa e ditur ku shkuan”. “Evropa paguan një të tretën e asaj që paguajmë ne. Dhe megjithatë lufta është më e rëndësishme për ta”, shtoi ai.

“Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina”

I pyetur nëse mendon se Rusia do të mbajë territoret që ka pushtuar tashmë, Trump u përgjigj prerazi: “Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina. Sepse ajo e dëshiron – të gjithë Ukrainën. Nuk do vetëm pjesën që ka tani.”

Trump e paraqiti veten si të vetmin udhëheqës botëror që mund të ushtrojë presion të vërtetë mbi Putinin. “Udhëheqësit evropianë më luten që ta telefonoj, sepse ai nuk u përgjigjet fare”, tha ai, duke shtuar: “Po të mos isha unë, Putini do ta kishte pushtuar të gjithë Ukrainën.”

Edhe pse la të kuptohej se mund të jetë viktimë e një “taktike vonese” nga Putini, ai mohoi se e ka keqinterpretuar atë: “Do jua them për dy javë ose për një muaj.”

Biden “nuk e ka telefonuar kurrë Putinin”

Presidenti Trump e akuzoi sërish Bidenin se nuk e ka menaxhuar mirë krizën në Ukrainë, duke thënë se “në tre vjet nuk e ka telefonuar asnjëherë”, dhe përsëriti se “nëse do të isha unë president, kjo luftë nuk do të kishte nisur kurrë”.

Ai përmendi edhe pamje satelitore që tregojnë mijëra ushtarë të vrarë “çdo javë” dhe theksoi: “Nëse mund të shpëtoj 5.000 jetë në javë, këtë dua të bëj. Rusë apo ukrainas, dua t’i shpëtoj.”

Mundësi për sanksione dhe tërheqje nga bisedimet

Lidhur me mbështetjen për një propozim për sanksione ndaj Rusisë, si ai që po shtyn përpara senatori Lindsey Graham, Trump tha: “Varet nëse Rusia sillet sikur do paqe.” Ai nuk e përjashtoi mundësinë që SHBA-të të tërhiqen nga bisedimet nëse nuk ka përparim, duke thënë: “Do të vijë momenti kur do të them: ‘Mirë, vazhdoni të silleni si budallenj dhe luftoni.’”

Kur u pyet nëse, në rast të tërheqjes, do të ndalonte mbështetjen ushtarake dhe të inteligjencës për Ukrainën, ai refuzoi të përgjigjej, duke thënë: “Është shumë herët për të hyrë në atë diskutim.”

Zv. presidenti i Bosnje Hercegovinës padit Dodikun, akuzohet se ka nxitur urrejtje kombëtare, racore dhe fetare!

Zv.presidenti i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Igor Stojanoviq, njoftoi më 5 maj se ka dorëzuar padi në Zyrën e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës kundër presidentit të entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

 

Stojanoviq tha, në një postim në Facebook, se Dodik ka bërë deklarata gjatë paraqitjeve publike, të cilat fyen dinjitetin e boshnjakëve dhe “shkelën të drejtën e fesë dhe kulturës, dhe liritë themelore, që garantohen nga Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare”.

Duke folur para gazetarëve, më 29 prill, pas një takimi të koalicionit qeverisës në Republikën Sërpska, Dodik prezantoi tezën që zgjidhje për Bosnje e Hercegovinën është që boshnjakët “të kthehen në fenë e paraardhësve të tyre, që Bosnje e Hercegovina të jetë me shumicë serbe”.

Duke mohuar identitetin e boshnjakëve, ai fyeu ata duke i quajtur “të konvertuar”.

Stojanoviq theksoi se ai ka obligim “institucional dhe moral që të reagojë kur kërcënohen themelet e shtetit – barazia, siguria dhe dinjiteti i qytetarëve të saj”.

“Heshtja përballë gjuhës së urrejtjes nuk është opsion. Bosnje e Hercegovina është shtet i të gjithë njerëzve dhe qytetarëve të tij. Themelet e saj janë mbi luftën kundër fashizmit, mbi lirinë dhe barazinë. Është patriotizëm të mbrosh dinjitetin e çdo qenieje njerëzore dhe të mbrosh vlerat mbi të cilat bazohet ky vend”, theksoi ai.

Zyra e Dodikut më herët nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se pse presidenti i Republikës Sërpska bën komente fyese ndaj boshnjakëve, dhe nëse ai beson se ato përbëjnë gjuhë të urrejtjes.

Nenet e Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës ndalojnë “nxitjen publike dhe nxitjen e urrejtjes kombëtare, racore apo fetare”, dhe parashohin dënim me burgim.

Dodik është në kërkim nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe nga Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës, për shkak se ai po refuzon të përgjigjet për marrje në pyetje për “sulm ndaj rendit kushtetues të vendit”.

Fletarrestim është lëshuar edhe për kryetarin e Asamblesë së Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, dhe për kryeministrin e entitetit, Radovan Vishkoviq, të cilët po ashtu dyshohet ta kenë kryer krimin e njëjtë./REL/

Hetimi i krimeve zgjedhore, drejtuesi i SPAK Altin Dumani takohet me Ilirjan Celibashin në KQZ! Detajet nga diskutimi, vizitë në Qendrën Operacionale

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim në ambientet e KQZ-së me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, si edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

 

Raportohet se qëllimi i këtij takimi ishte rritja e koordinimit ndërinstitucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve dhe forcimit të mekanizmave për parandalimin dhe ndëshkimin e çdo forme shkeljeje të ligjit zgjedhor.

Në fokus të diskutimeve ishin masat e përbashkëta që institucionet po ndërmarrin për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, të sigurt dhe të besueshëm në të gjitha fazat e tij.

Pjesëmarrësit ndanë informacion mbi masat konkrete organizative dhe operacionale të vendosura në funksion të parandalimit të incidenteve, presioneve apo përpjekjeve për të ndikuar paligjshëm në vullnetin e zgjedhësve.

Një temë me rëndësi të veçantë ishte adresimi i shkeljeve të mundshme të ligjit zgjedhor dhe trajtimi i tyre nga organet përkatëse të drejtësisë. Gjatë takimit u prezantuan të dhëna mbi numrin e kallëzimeve të bëra deri tani në lidhje me veprime apo mosveprime që bien ndesh me Kodin Zgjedhor. U theksua rëndësia e reagimit në kohë të institucioneve përkatëse – prokurorive dhe policisë – për të hetuar çdo shkelje që mund të minojë integritetin e procesit zgjedhor dhe besimin e qytetarëve në të.

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe procesi i votimit nga jashtë vendit, një komponent i ri dhe sfidues i këtyre zgjedhjeve. U diskutua mbi përgatitjet institucionale, logjistikën, sigurinë e dërgesave postare dhe garantimin e të drejtës së votës për qytetarët shqiptarë që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Krerët e institucioneve vizituan edhe Qendrën Operacionale të Kundër Krimeve Zgjedhore në KQZ ku janë atashuar përfaqësues nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ambasada e SHBA publikon mesazhin e zv.presidentit amerikan: S’duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar mesazhin e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance, i cili ka thënë se “nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre”.

 

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada teksa citon J.D. Vance shkruan se  “të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë”

“Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre, ka thënë Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance, që është publikuar edhe nga ambasada e SHBA-ve.

Ky mesazh i ambasadës amerikane në Shqipëri vjen vetëm 6 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë.

Koalicioni Euroatlantik ose Pakti për të rikthyer Shqipërinë te qytetarët

Nga dr. Eljan Kasa

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Lulzim Basha dhe Koalicioni Euroatlantik u bëjnë një thirrje të qartë qytetarëve shqiptarë:
Të nënshkruajmë së bashku një pakt për ndryshim të vërtetë. Ky pakt nuk është thjesht një premtim elektoral, por një angazhim për të rikthyer Shqipërinë te qytetarët e saj, për të ndërtuar një shtet të drejtë, të ndershëm dhe të orientuar drejt vlerave euroatlantike.

“Ne jemi vizioni i vetëm për Shqipërinë e nesërme”

Koalicioni Euroatlantik prezanton një program të detajuar që adreson sfidat më të mëdha me të cilat përballet vendi:

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e drejtësisë, për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve te shteti.

Rikthimi i pasurive publike dhe pronave të grabitura.
Angazhim për të kthyer pasuritë e grabitura gjatë viteve të tranzicionit dhe për të zgjidhur çështjen e pronësisë, duke respektuar të drejtat e ish-pronarëve.

Mbështetje për familjet e reja.
Propozimi për kredi të subvencionuara nga shteti për 30 mijë çifte të reja, për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje në Shqipëri.
Integrimi europian.
Një angazhim i palëkundur për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe për të përshpejtuar këtë proces.

Thirrje për Veprim.

Koalicioni Euroatlantik u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë aktive në këtë proces ndryshimi:
Tani është koha që ju të bëni pjesën tuaj. Duhet të flisni me miqtë tuaj, me fqinjët, me familjen tuaj, duhet të bëni që të gjithë të dalin e të votojnë. Secili me kontributin e tij të bëhet pjesë e historisë së ndryshimit.

Ky është një moment historik për Shqipërinë. Një mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, për të rikthyer besimin te politika dhe për të krijuar një shtet që punon për qytetarët e tij.

Më 11 maj, votoni për ndryshim. Votoni për Koalicionin Euroatlantik dhe Lulzim Bashën.

Orjola Pampuri: “Sporti dhe arti nuk jetojnë vetëm me duartrokitje!”

Kandidatja për deputete në Tiranë nga Koalicioni Euroatlantik, Orjola Pampuri, ka përcjellë një mesazh të fortë në mbështetje të sportistëve dhe artistëve shqiptarë, të cilët, sipas saj, janë lënë në harresë nga politika për 34 vite.

“Ata që ngrenë flamurin kuqezi në botë, në vendin e tyre mbeten të pavlerësuar.” – shprehet Pampuri. Ajo thekson se duartrokitjet nuk mjaftojnë: duhen politika të qarta për mbështetjen financiare, sociale dhe morale të njerëzve të artit dhe sportit.

“Le t’i kthejmë motivimin dhe dinjitetin çdo qytetari që kontribuon për këtë vend.”

 

Postimi i plotë:

Në një vend ku sportistët, ambasadorët tanë të çmuar, që emrin e Shqipërisë e kanë lartësuar në mbarë botën, vetëm në vendin e tyre lihen në harresë, të pavlerësuar e të pamotivuar.

Sporti dhe arti kërkojnë vlerësim dhe vëmendje, nga politika dhe politikanët. Por për 34 vite sportistët e artistët, të vetmen mirënjohje të vyer që morën ishin duartrokitjet e qytetarëve, krenarinë e familjarëve dhe harresën e politikanëve.

Le t’i kthejmë shpresën këtij vendi, duke i kthyer motivimin dhe dinjitetin çdo qytetari që kontribuon për këtë vend.

Gjergji Nika: “Do të loboj që Vlora të rikthehet në një RAJON ADMINISTRATIV”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë, Gjergji Nika, ka shpallur prioritetet e tij si ligjvënës në Parlamentin e ardhshëm, duke theksuar angazhimin për forcimin e rolit administrativ dhe institucional të qytetit të Vlorës.

“Do të loboj që Vlora të rikthehet në një RAJON ADMINISTRATIV,” – thekson Nika – “dhe të rifitojë jetën institucionale që i takon.”

Një nga hapat konkretë që ai premton është:

✔️ Rikthimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, e cila aktualisht është zhvendosur në Tiranë, duke e kufizuar qytetarin nga kontakti i drejtpërdrejtë me specialistët e pronave.

Postimi i plotë:

Nesër ne parlamentin e ardhshëm si ligjvënës angazhohem se:

 

Do te loboj që Vlora të rikthehet në një RAJON ADMINISTRATIV dhe ti rikthehet jeta institucionale qytetit dhe:

 

✔️ rikthimin e AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS në Vlorë pas zhvendosjes drejtë Tiranës, gjë që ka sjell edhe kufizimin e kontaktit vizual me specialistët e pronave.

 

#vlorameritonmëshumë

#KoalicioniEuroatlantik