Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun Korçë, Laureta Alidinaj Besholli, shpalos arsyet personale dhe politike që e shtynë të angazhohet në garën e 11 majit.
Pëllumb Seferi: “11 Maji – Dita e Ndryshimit për Qeverisje të Drejtë!”
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Pëllumb Seferi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit. Ai shpreh bindjen se mbështetja e qytetarëve dhe përkushtimi i ekipit të tij do të sjellin një qeverisje që u shërben njerëzve, me transparencë dhe drejtësi.
“Ekipi ynë di rrugën e fitores,” – deklaron Seferi – “dhe programi që kemi paraqitur është ai që i duhet Tiranës dhe Shqipërisë.”
Me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të vendosur, ai bën thirrje për të votuar:
✅ Voto Nr. 4
✅ Voto Pëllumb Seferin
Postimi i plotë:
Me mbështetjen e kujtdo prej jush, me energjinë e një ekipi që e di rrugën e fitores, ne besojmë që 11 Maji do të jetë dita e ndryshimit për një qeverisje për qytetarët, për një qeverisje të drejtë. Ekipi ynë beson se programi që kemi paraqitur është ai që i duhet Tiranës, që i duhet Shqipërisë!
Voto 4️⃣
Voto Pellumb Seferin!
#VotoPellumbSeferi #PellumbSeferi #PellumbiperTiranen #KoalicioniEuroatlantik #KEA #NR4 #share #shperndaje
SPAK i komunikon akuzë të re Ajola Xoxës
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një akuzë të re Ajola Xoxës, e cila u paraqit në organin e akuzës paraditen e sotme rreth orës 10:45.
Raportohet se prokurorët e posaçëm i kanë komunikuar bashkëshortes së Erion Veliajt akuzën e fshehjes së të ardhurave.
Ajola Xoxa u paraqit në SPAK pasi u thirr për t’u marrë në pyetje, ndërsa qëndroi aty për gati 2 orë.
Gjithashtu, ajo është nën hetim për akuzat:
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë)
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
“Për 4 vite luftove për të mbyllur muajin, ndërsa qeveria kujdesej për shokët te 313”, Basha: Është në dorën tuaj që me votën për numrin 4, ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e drejt
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, është drejtuar me një mesazh për qytetarët shqiptarë, duke i ftuar të reflektojnë mbi katër vitet e fundit dhe të marrin në dorë fatin e tyre më 11 maj.
Në videon e postuar në rrjetet sociale, Basha shprehet se varfëria, korrupsioni dhe largimi i të rinjve kanë qenë pasojë e një vendimi zgjedhor të gabuar në 2021, ndërsa tani ekziston mundësia për një kthesë.
Ai më tej thotë se më 11 maj, vota e qytetarëve vendos për të ardhmen e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Bahsa thotë se vota për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 në fletën e votimit, rikthen Shqipërinë në rrugën e drejt.
Mesazhi i plotë i Bashës:
Katër vite.
1,460 ditë.
Ti, Nuk pate asnjë ndikim mbi atë që ndodhi në Shqipëri.
I pe me sytë e tu varfërinë e korrupsionin.
Luftove i vetëm për të mbyllur muajin ndërsa shikojë një qeveri që kujdesej vetëm për veten dhe shokët e saj të korruptuar.
Për fëmijët e tu, nipër, mbesa, te aferm – duke u larguar një e nga një nga vendi
Me dhimbje në zemër nuk pate mundësi Të bësh asgje për ndalur këtë katastrofë.
Sepse një vendim që more në zgjedhjet e vitit 2021 vulosi fatin e 4 viteve.
Tani keni një tjetër shans.
11 maji është dita juaj
Një ditë me të cilën mund të ndryshoni fatin tuaj.
Është në dorën tuaj ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e drejt.
të ndërtojmë të ardhmen këtu.
të çrrënjosim korrupsionin, të luftojmë papunësinë, dhe të zhvillojmë ekonominë.
Mendoni mirë. Vota me 11 maj vendos për fatin tuaj për 4 vitet e aedhshme
Më 11 maj – voto numrin 4 Koalicionin Euroatlantik.
Shqipëri meriton më shume
Marinela Ziu: “Koha për një Shqipëri të pastër nga korrupsioni – Voto Nr. 4”
Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Korçë, Marinela Ziu, ka shpërndarë një mesazh të fortë kundër korrupsionit, duke e cilësuar qeverisjen e 12 viteve të fundit si një “batak të pashembullt” të mafies politike.
Ziu thekson se qytetarët janë lodhur nga drejtësia e pabarabartë, kontratat e dyshimta dhe pasuria publike që përfundon në xhepat e pak individëve. Ajo shpalos një platformë konkrete për goditjen e korrupsionit dhe rikuperimin e aseteve të vjedhura:
Masat kryesore të propozuara:
Heqja e imunitetit të deputetëve për të lejuar SPAK të veprojë lirisht.
Veting për politikanët, si modeli i drejtësisë.
Transformimi i KLSH-së në Gjykatë Auditi me kompetenca të reja.
Ristrukturim i Inspektorateve dhe krijimi i një institucioni të vetëm funksional.
Aplikim i ligjit antimafia ndaj kontratave PPP dhe investimeve strategjike.
Për pasuritë publike të abuzuara:
Anulim i çdo kontrate korruptive.
Përjashtim 20-vjeçar nga tenderët për kompanitë e përfshira.
Sekuestrim dhe konfiskim pasurie për zyrtarët e korruptuar.
Krijimi i një Njësie të Rikuperimit të Pasurive për ndjekjen e fondeve të vjedhura.
Ziu përfundon me një thirrje të qartë:
“Koha për ndryshim është tani! Mos e lini Shqipërinë në duart e atyre që për 34 vite sunduan për veten. Bashkohuni me Koalicionin Euroatlantik dhe sillni ndryshimin që vendi meriton.”
Postimi i plotë:
Koha për t’i dhënë fund korrupsionit!
Për 12 vite me radhë, qeverisja socialiste ka zhytur vendin në një batak korrupsioni të pashembullt, duke e çuar në nivele alarmante, siç e dëshmojnë pa mëdyshje të gjithë raportet ndërkombëtare.
Vendi është kapur nga mafia politike!
Korrupsioni është bërë ligj!
SPAK mbushet çdo ditë me ministra, kryebashkiakë dhe ish-kryeministra HAJDUTË!
Ndërkohë që Shqipëria varfërohet dhe të rinjtë largohen, një grusht politikanësh vazhdojnë të sundojnë për 34 vite.
Por ne e dimë: shqiptarët janë histori suksesi kudo në botë – përveçse në Shqipëri!
Ky realitet nuk mund dhe nuk do të vazhdojë më kështu!
Koalicioni Euroatlantik është i vendosur për të ndërtuar një Shqipëri të pastër nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar. Ne besojmë në një qeverisje që u shërben qytetarëve, jo oligarkëve!
Masat tona kundër korrupsionit:
✅ Heqja e imunitetit të deputetëve për të lejuar SPAK të hetojë pa pengesa.
✅ Veting për politikanët sipas modelit të drejtësisë.
✅ Transformimi i KLSH-së në Gjykatë Auditi, me anëtarë të votuar me 2/3 nga Parlamenti dhe vendime të detyrueshme për zbatim.
✅ Reformimi i Inspektorateve, duke krijuar një të vetëm me fokus te siguria ushqimore, shëndetësore dhe teknike.
✅ Aplikimi i ligjit antimafia për verifikimin e kontratave të koncesionit, të Partneritetit Publik Privat (PPP-ve) dhe të investimeve strategjike.
Çlirimi i ekonomisë dhe rikuperimi i pasurisë publike:
Verifikim i kontratave koncesionare dhe PPP-ve—çdo kontratë korruptive do të anulohet!
⛔ Ndëshkim për kompanitë e përfshira në afera—20 vite përjashtim nga tenderët publikë.
⚖ Sekuestrim dhe konfiskim të pasurive të çdo zyrtari apo biznesi të përfshirë në korrupsion.
Njësia e Rikuperimit të Pasurive do të ndjekë miliarda euro të vjedhura, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Koha për ndryshim është tani!
Qytetarët meritojnë një qeveri që punon për ta, jo për xhepat e një pakice. Koalicioni Euroatlantik është i gatshëm të sjellë këtë ndryshim.
Bashkohu me ne për një Shqipëri të pastër, të ndershme dhe të drejtë!
✅ Voto4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto️ Marinela Ziu
Armend Gjana: “Voto Nr. 4 – Zgjidhja e Vetme për të Ndëshkuar Korrupsionin”
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Armend Gjana, i ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të përdorin votën si mjet ndëshkimi ndaj korrupsionit të sistemuar në këto vite.
“Voto 4️⃣ – zgjidhja e vetme për të ndëshkuar korrupsionin,” shkruan Gjana, duke vendosur theksin te nevoja për ndryshim të vërtetë dhe politikë të ndershme.
Me këtë mesazh të shkurtër, por të drejtpërdrejtë, ai i bashkohet zërave të Koalicionit Euroatlantik që kërkojnë llogaridhënie, drejtësi dhe transparencë ndaj korrupsionit qeveritar.
#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#BesoTeShqipëria
#Zgjedhjet2025
#ArmendGjana
Aldi Lekaj: “Le t’i rikthejmë Elbasanit dinjitetin që meriton”
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Aldi Lekaj, ka shpërndarë një mesazh falënderues dhe mobilizues për qytetarët e qarkut, duke vënë theksin te besimi i ndërsjellë dhe sfidat e përbashkëta.
“Ka qenë një rrugëtim i mbushur me biseda të sinqerta, shtërngime duarsh plot besim dhe sfida që kërkojnë zgjidhje,” u shpreh Lekaj, ndërsa theksoi se numri 4 i Koalicionit Euroatlantik përfaqëson alternativën e vetme të besueshme për të ardhmen.
Ai i ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime më 11 maj, për të zgjedhur përfaqësues që do t’u shërbejnë me përkushtim dhe përgjegjësi. “Na pret shumë punë, shumë sfida, por edhe shumë mundësi,” tha ai, duke e përmbyllur mesazhin me një thirrje të fortë:
“Faleminderit, Elbasan! Rroftë Shqipëria!”
Postimi i plotë:
Te dashur mbeshtetes, te nderuara zonja dhe zoterinj.
Ju falenderoj nga zemra per kete eksperience te jashtezakonshme dhe per privilegjin qe me keni dhene.
Ka qene nje rrugëtim i mbushur me biseda te sinqerta, shtërngime duarsh plot besim dhe sfida qe kerkojne zgjidhje.
Se bashku kemi ofruar alternativa reale, konkrete dhe te vetmet te besueshme per te gjithe ju. Kemi sjelle zerin dhe vizionin e numrit 4 dhe te Koalicionit Euroatlantik, si mundesine e vetme per te ardhmen tone te perbashket.
Me 11 maj, le te shkojme masivisht ne votime, me koken lart, per te zgjedhur bashkepunetoret tuaj – perfaqesues te denje te ketij qarku – listen qe do t’ju sherbeje me perkushtim dhe pergjegjesi.
Na pret shume pune, shume sfida, por edhe shume mundesi per ndryshime te domosdoshme. Le ta bejme kete beteje per te gjithe – pa dallime – per t’i rikthyer Qarkut te Elbasanit dinjitetin qe meriton.
Ju jam perjetesisht mirenjohes. Faleminderit, Elbasan!
Rrofte Shqiperia!
#Koalicioni #Euroatlantik
#ShqipëriaMeritonMëShumë
#Zgjedhjet2025
#AldiLekaj ✌️
#Elbasan
#Votonumrin4
Artisti Ervin Blloshmi thirrje publike: “Voto Rudi Erebarën – Shqipëria meriton më shumë!”
Në një deklaratë mbështetëse të fuqishme, artisti i njohur Ervin Blloshmi ka bërë thirrje për votimin e shkrimtarit dhe intelektualit Rudi Erebara, kandidat në listën e hapur të Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, në zgjedhjet e 11 majit.
Blloshmi e përshkruan Erebarën si “të mençur, parimor dhe të përkushtuar ndaj njerëzve”, duke theksuar se kandidimi i tij nuk buron nga ambicie personale, por nga një vullnet i sinqertë për të shërbyer dhe për të rikthyer ndershmërinë, drejtësinë dhe dinjitetin si vlera udhëheqëse të politikës shqiptare.
“Shqipëria është në një udhëkryq. Voto Rudi Erebarën, sepse Shqipëria meriton më shumë,” përfundon Blloshmi në mesazhin e tij.
Postimi i plotë i Blloshmit:
E njoh Rudi Erebarën pothuajse gjithë jetën time dhe mund t’ju them me bindje: ai është pikërisht lloji i udhëheqësit që i duhet Shqipërisë sot.
I mençur, parimor dhe i përkushtuar ndaj njerëzve, Rudi sjell integritet dhe vizion në çdo hap që ndërmerr.
Ai nuk kandidon për pushtet apo përfitime personale—ai kandidon për të shërbyer. Për të ndërtuar një të ardhme ku ndershmëria, drejtësia dhe dinjiteti janë vlera udhëheqëse.
MË 11 MAJ 2025, SHQIPËRIA ËSHTË NË NJË UDHKRYQ.
️ VOTO NR. 4. VOTO KOALICIONIN EUROATLANTIK. VOTO PËR RUDI EREBARËN—SEPSE SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË.
I’ve known Rudi Erebara for almost my entire life, and I can say with confidence: he is exactly the kind of leader Albania needs today.
Wise, principled, and deeply committed to people, Rudi brings integrity and vision to everything he does.
He’s not running for power or personal gain—he’s running to serve. To build a future where honesty, justice, and dignity are guiding values.
ON MAY 11, 2025, ALBANIA STANDS AT A CROSSROADS.
️ VOTE #4. VOTE EURO-ATLANTIC COALITION. VOTE FOR RUDI EREBARA—BECAUSE ALBANIA DESERVES BETTER.
Gazment Koduzi: Rimbursimi i barnave duhet të bazohet në diagnozë – një sistem më i drejtë për qytetarët
Gazment Koduzi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, ka sjellë në vëmendje një problem të mprehtë të sistemit shëndetësor: mungesën e qasjes financiare ndaj barnave të nevojshme për shumë qytetarë.
Duke iu referuar raportit të vitit 2024 “Barometri Ballkanik” të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Koduzi thekson se 33% e familjeve shqiptare nuk kanë mundur të paguajnë barnat që nuk mbulohen nga sigurimet shëndetësore. Sipas tij, kjo është një dëshmi e qartë se lista aktuale e barnave të rimbursueshme është e papërshtatshme dhe joefikase.
Propozimi i KEA? “Rimbursim bazuar në diagnozë.”
Ky model, sipas Koduzit, siguron që çdo pacient, bazuar në diagnozën që vendos mjeku dhe protokollet përkatëse të mjekimit, të përfitojë barnat e duhura me rimbursim të plotë ose të pjesshëm. Kjo do të eliminojë burokracitë dhe arbitraritetin, duke vendosur në qendër nevojën reale shëndetësore të pacientit.
Postimi i plotë:
Qytetarët shqiptarë kanë deklaruar për raportin “Barometri ballkanik, këndvështrimi i qytetarëve dhe biznesit” v.2024, i kryer nga Këshilli për bashkëpunim Rajonal, se 33% e familjeve nuk kanë patur mundësinë të paguajnë barnat të pambuluar nga sigurimet shëndetësore.
Kjo tregon se lista e barnave të rimbursueshme nga skema e sigurimeve shëndetësore aktuale nuk e kryen funksionin e saj. Kalicioni Euroatlantik i propozon qytetarëve “rimbursimin bazuar në diagnozë”, cfarë do të thotë: mjeku vendos diagnozën, dhe jep me rimbursim barnat që janë të përcaktuara nga protokolli mjekimit i sëmundjes përkatëse.
#votogazmentkoduzi
#BesoTeShqipëria
#votonr4kea
Alfred Ahmetcenaj: Legalizimi i banesave, një prioritet për zhvillim të qëndrueshëm dhe dinjitoz
Në një deklaratë drejtuar qytetarëve të Qarkut Tiranë, Alfred Ahmetcenaj – kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik – ka theksuar se një nga prioritetet e tij kryesore do të jetë përshpejtimi i procesit të legalizimeve, si dhe eliminimi i burokracive të panevojshme që prej vitesh vonojnë të drejtën themelore të qytetarëve për një shtëpi të siguruar dhe të mbrojtur nga ligji.
Ai premton:
Përshpejtim të procedurave për qytetarët në pritje të legalizimit
Transparencë dhe lehtësi në dokumentacion, për të shmangur vonesat e pajustifikuara
Mbrojtje të së drejtës për pronën dhe ulje të taksave të panevojshme
“Shtëpia është e drejta juaj,” – thekson Ahmetcenaj – “dhe pa një pronë të sigurt, nuk mund të ketë zhvillim, investim dhe jetë të qëndrueshme.”
Postimi i plotë:
Te nderuar qytetar te Qarkut Tirane!
Si kandidat për deputet, një nga prioritetet e mia kryesore është përshpejtimi i procesit të legalizimeve dhe eliminimi i burokracisë që ka ngadalësuar përfundimin e këtyre proceseve. Nuk mund të ketë zhvillim të vërtetë pa siguruar që çdo qytetar të ketë një shtëpi të legalizuar, një pasuri të njohur dhe të mbrojtur nga ligji.
Do të angazhohem për:
Përshpejtimin e procesit të legalizimit për ata që janë ende në pritje.
Përmirësimin e transparencës dhe lehtësimin e procedurave për të shmangur vonesat dhe keqadministrimin.
Mbrojtjen e të drejtave të çdo qytetari, përfshirë uljen e taksave të tepërta që lidhen me legalizimin.
Shtëpia është e drejta juaj – dhe do të luftoj për të garantuar se çdo qytetar ka mundësinë të ketë një shtëpi të legalizuar dhe të sigurt.
Ndaj me #11maj ju ftoje te #votoniNr4!
#votoniKoalicioniEuroatlantik!
#votoAlfredAHMETCENAJ!