22.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025

Orjola Pampuri: Vota është arma për të thyer 34 vite padrejtësi dhe për të ringritur shpresën në Shqipëri

Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve, ku thekson rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 11 majit si një akt vendimtar për të ardhmen e vendit.

“Vota është arma më e fuqishme që keni për të kërkuar llogari dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të ndershme dhe më dinjitoze,” – shprehet Pampuri, duke nënvizuar se zgjedhjet nuk janë vetëm një e drejtë, por një përgjegjësi qytetare për të ndalur ciklin e një sistemi të dështuar.

Ajo sjell në vëmendje se për 34 vite sektorët kyç si arsimi, shëndetësia dhe drejtësia janë lënë pas dore, janë dëmtuar nga korrupsioni dhe mungesa e vizionit. Pampuri kërkon një ndryshim rrënjësor, përmes përfaqësuesve të rinj me ide të reja, të cilët e konsiderojnë votën si një mjet shërbimi ndaj publikut dhe jo si një mjet për përfitime personale.

Në mesazhin e saj, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik bën një thirrje të qartë për veprim:

“Votoni 4, që më 12 Maj të mos thoni: ky vend nuk bëhet.”

Ajo e përmbyll mesazhin e saj me një apel emocional, duke iu drejtuar të gjithë atyre që ndihen të zhgënjyer nga politika:

“12 Maji duhet të jetë dita e ndryshimit, ku me votën tuaj t’u tregoni politikanëve që për 34 vite ju mbajtën peng, se fuqia e qytetarit mund të ndryshojë gjithçka.”

Postimi i plotë:

➡️Më 11 maj duhet të votoni për të ndryshuar realitetin në Shqipëri sepse vota është arma më e fuqishme që keni për të kërkuar llogari dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të ndershme dhe më dinjitoze.

➡️Prej 34 vitesh, shumë segmente të drejtësisë, arsimit dhe shëndetësisë janë lënë pas dore, janë politizuar apo janë dëmtuar nga korrupsioni dhe mungesa e vizionit afatgjatë.

Votimi nuk është thjesht një e drejtë – është një përgjegjësi qytetare për të thyer ciklin e një sistemi të vjetruar, për të sjellë njerëz të rinj me ide të reja dhe për të rivendosur besimin në shtet dhe institucione. Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe të ndërgjegjshme mund të ndërtojmë një Shqipëri ku drejtësia nuk blihet, arsimi formon qytetarë të lirë, dhe shëndetësia shërben me dinjitet për të gjithë.

Votoni 4️, që më 12 Maj mos të thoni;

ky vend nuk bëhet,

këtu ndëshkohen hallexhinjtë dhe qytetarët e thjeshtë, jo politikanët e korruptuar,

arsimi është rrënuar,

sistemi shëndetësor nuk i përgjigjet nevojave të pacientëve,

me pagat dhe pensionet qesharake nuk arrijmë të mbyllim muajin.

12 Maji duhet të jetë dita e ndryshimit, ku me votën tuaj duhet t’i tregoni të gjithë atyre politikanëve që për 34 vite ju mbajtën peng shpresat dhe ëndrrat tuaja për një Shqipëri si Europa, se fuqia e votës tuaj mund të zhbëjë perceptimin e tyre, se mund t’ju trajtojnë si ‘gogla’ sa herë i duheni për interesat e tyre.

Voto4 ️, Koalicioni Euroatlantik

Beso te Shqipëria.

Pse Basha po mirëpritet nga njerëzit e zakonshëm?

Në çdo lagje dhe kudo ku po zhvillon takime Lulzim Basha, ai po pritet me entuziazëm dhe mbështetje nga njerëzit e zakonshëm. Fushata e tij për 11 majin ka gjetur rezonancë të madhe, ku mesazhi i tij është i qartë: “O Ramë, ku i ke shokët?” Ky është një nga refrenët më të thellë të fushatës, që jo vetëm bën thirrje për një ndryshim, por gjithashtu pasqyron frustrimin e popullit ndaj politikës tradicionale dhe elitave që kanë udhëhequr për dekada.

Në dallim nga liderët e partive të vogla, të cilët shpesh janë të zënë në përplasje të brendshme dhe konflikte, Basha është i fokusuar te problemet e mëdha që i prekin qytetarët. Ai ka bërë një analizë të qartë të situatës politike dhe është i gatshëm të sfidojë Ramën dhe Berishën, dy figurat që mbajnë peng vendin. Basha ka theksuar se Rama po përpiqet të lirojë të korruptuarit nga burgu, ndërsa Berisha, sipas tij, ka një interes të madh në ruajtjen e pushtetit të tij dhe në lirimin e Ilir Metës.

Basha po e paraqet veten si një alternativë serioze ndaj populizmit që shpesh është përhapur në politikën shqiptare. Ai është një garanci që vendi të mos bie në duar të populistëve që premtojnë ndryshime të shpejta, por të dëmshme për të ardhmen e Shqipërisë. Basha ka shfaqur një qëndrim të qartë kundër autoritarizmit të dyshes Rama-Berisha, që sipas tij, ka sjellë destabilitet dhe ka dëmtuar të ardhmen e vendit. Populli ka nevojë për një udhëheqës që di të menaxhojë me përgjegjshmëri pushtetin dhe të japë mundësi për zhvillim të qëndrueshëm.

Kjo është arsyeja pse Basha po mirëpritet nga shumë qytetarë të zakonshëm: ai ka paraqitur një program të qartë dhe është i përkushtuar për të ndryshuar dinamikën e politikës shqiptare. Basha është ai që po lufton për një të ardhme më të pastër, më të drejtë dhe më të barabartë për çdo shqiptar, duke sfiduar traditën e korrupsionit dhe autoritarizmit që ka sunduar për shumë vite. Ky është momenti për një ndryshim të thellë, dhe Basha është ai që ofron shpresën për të ardhmen.

Gazment Koduzi: “Me kartën universale të sigurimeve, qytetari vendos – paratë ndjekin pacientin!”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Gazment Koduzi, ka publikuar një video-mesazh ku prezanton një ndër propozimet më thelbësore të programit të tij: reformën në sistemin shëndetësor, me qëllim vendosjen e modelit gjerman të sigurimeve shëndetësore në Shqipëri.

Sipas Koduzit, 13% e familjeve shqiptare bien në varfëri për shkak të pagesave nga xhepi për shërbime mjekësore, çka është e papranueshme për një vend që aspiron standarde europiane. Ai propozon një sistem ku çdo qytetar të jetë i pajisur me kartën universale të sigurimeve shëndetësore, dhe vetë qytetari të vendosë ku shkojnë kontributet e tij.

“Ky është parimi ‘paraja ndjek pacientin’ – qytetari paguan, qytetari vendos!”, – u shpreh Koduzi në video-mesazh.

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik nuk kurseu kritikat për qeverinë aktuale, duke deklaruar se vota për Edi Ramën është votë për status quo-në, ndërsa vota për numrin 4, është votë për ndryshim real dhe për përfitime konkrete për qytetarët.

Postimi i plotë i Gazment Koduzit:

Ne do i japim fund pagesave nga xhepi që shtyjnë 13% të familjeve shqiptare të bien në varfëri!

Çdo qytetar do të jetë i siguruar dhe me kartën universale të sigurimeve shëndetësore në dorë, ai vendos se ku do i çojë kontributet e tij – sipas modelit gjerman – Bismarck!

Ky është parimi “paraja ndjek pacientin”!
Qytetari paguan, qytetari vendos!

Kush voton Ramën, vendos të nxjerrë shokët e tij nga 313!
Vetëm kush voton Nr.4 voton për të mirën e tij dhe të Shqipërisë!

Kontribuoi në integrimin e Greqisë në BE, ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare ish-ministri i Jashtëm, Petros Molyviatis

Petros Molyviatis, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë dhe një figurë kyçe në politikën dhe diplomacinë greke, është ndarë nga jeta sot, të dielën më 4 maj, në moshën 97-vjeçare.

 

Ai vuante prej më shumë se gjashtë muajsh nga probleme serioze shëndetësore, kryesisht të lidhura me frymëmarrjen dhe ishte shtruar disa herë në spital.

I lindur më 12 qershor 1928 në ishullin grek të Hios, Molyviatis vinte nga një familje me rrënjë të thella kulturore, nëna e tij Agapi ishte motra e shkrimtarit të njohur Elias Venezis dhe me origjinë nga Ayvaliku i Anadollit të Vogël.

Petros Molyviatis ishte bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit dhe presidentit të Republikës së Greqisë, Konstantinos Karamanlis.

Në karrierën e tij të gjatë politike dhe diplomatike, ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme: tre herë ministër i Jashtëm (2004–2006, 2012 dhe 2015), drejtor i Zyrës Politike të Kryeministrit (1974–1980), sekretar i përgjithshëm i Presidencës së Republikës (1980–1985 dhe 1990–1995) dhe deputet proporcional në Parlamentin grek me partinë Demokracia e Re (1996–2004).

Që nga viti 1983 e deri në fund të jetës së tij, ai ishte gjithashtu kryetar i përhershëm i Fondacionit “Konstantinos Karamanlis”.

untitled-1

Kontributi i tij ishte vendimtar në disa prej çështjeve më të ndjeshme të politikës së jashtme greke, si marrëdhëniet greko-turke, çështja qipriote dhe integrimi evropian i Greqisë.

I martuar me Niovi Christaki, Molyviatis kishte dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Vajza e tij, Laura, ishte e martuar me biznesmenin dhe bankierin Stelios Panagopoulos, ish-drejtor i Bankës Kombëtare të Greqisë dhe eurodeputet i PASOK-ut.

Një karrierë e shquar diplomatike dhe politike

Petros Molyviatis studioi drejtësi në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës dhe më pas ndoqi një karrierë të gjatë në shërbimin diplomatik. Ai shërbeu në poste të rëndësishme në misionet e përhershme të Greqisë pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe NATO-s në Bruksel, si dhe në ambasadat greke në Moskë, Ankara dhe Pretoria.

Pas rikthimit të demokracisë në Greqi në vitin 1974, ai u bë drejtor i Zyrës Politike të Kryeministrit Karamanlis dhe më pas sekretar i përgjithshëm i Presidencës së Republikës për dy mandate. Nga viti 1996 deri më 2004, u zgjodh deputet me sistemin proporcional, përfaqësues i Demokracisë së Re.

moliviatis3

Në vitin 2004, në qeverinë e parë të Kostas Karamanlis, Molyviatis mori postin e ministrit të Jashtëm, detyrë që e mbajti deri në 14 shkurt 2006.

Ai u rikthye në të njëjtin post edhe në dy qeveri teknike: më 17 maj 2012 në qeverinë kalimtare të drejtuar nga Panagiotis Pikrammenos, dhe më 28 gusht 2015 në qeverinë kalimtare të Vasiliki Thanou, deri në mbajtjen e zgjedhjeve më 20 shtator 2015.

Figura e Petros Molyviatis do të mbetet e lidhur ngushtë me periudha kyçe të diplomacisë greke dhe me përpjekjet për ruajtjen e interesave kombëtare të Greqisë në një periudhë të trazuar politike dhe ndërkombëtare.

Xhevdet Amuli: Rrugët e jetës sime më kanë mësuar të mos dorëzohem – tani është koha për t’i çuar përpara bashkë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Shkodër, Xhevdet Amuli, ka shpërndarë një mesazh të ndjerë përmes një postimi që lidhet fort me historinë e tij personale dhe rrugët që e kanë formuar si njeri dhe si qytetar.

“Këto janë rrugët e mia, rrugët e jetës sime…” – shkruan Amuli, duke ndarë reflektime mbi çdo hap që ka hedhur në jetën e tij. Ai përshkruan rrugicat dhe kthesat si metaforë të punës, përkushtimit, sakrificës dhe besimit që e kanë shoqëruar në çdo moment.

“Janë rrugët që më panë të rritem, të luftoj e të mos dorëzohem. Janë rrugët e punës dhe të shpresës,” thotë ai, duke e lidhur të kaluarën e tij me përkushtimin që ka sot për të qenë zëri i qytetarëve të Shkodrës.

Me një mesazh të qartë për afërsinë me njerëzit dhe nevojën për të ecur përpara së bashku, Amuli i fton qytetarët të votojnë për të dhe për Koalicionin Euroatlantik më 11 maj:

“Vetëm duke qëndruar pranë njerëzve mund të ecim përpara.
Me 11 Maj ju ftoj të votoni për mua, për numrin 4️⃣, për Koalicionin Euroatlantik.
Që rrugët tona t’i çojmë sa më larg.”

Postimi i plotë:

Këto janë rrugët e mia, rrugët e jetës sime . . .

 

Çdo hap ‍♂️, çdo rrugicë ️, çdo kthesë , më kanë ndërtuar si njeri dhe si qytetar.

 

Rrugët që kam ndjekur dikur, dhe ato që ndjek çdo ditë, janë rrugët që më sollën këtu.

 

Rrugët që më panë të rritem, të luftoj e të mos dorëzohem.Janë rrugët e punës, përkushtimit, sakrificës dhe shpresës.

 

Unë vij nga këto rrugë dhe nuk i harroj, i ndjek me besim çdo ditë.

 

Sepse vetëm duke qëndruar pranë njerëzve , mund të ecim përpara ⏩.

 

Me 11 Maj ju ftoj të votoni Xhevdet Amuli, numrin 4️⃣, Koalicionin Euroatlantik !

Që rrugët tona, t’i çojmë sa më larg.

 

#XhevdetAmuli #11Maj #KEA #4

Hasani: Që vota e emigrantëve të jetë e vlefshme duhet të kthehet para 11 majit. Mos lini shënime në fletvotime

Deri tani, janë kthyer rreth 106 mijë zarfe nga votat e diasporës, nga 240 mijë të dërguara.

Lidhur me procesin e votimit të emigrantëve, avokati nga Anglia, Naim Hasani, për edicionin e lajmeve në MCN TV, theksoi se ka ende kohë për të votuar dhe për t’i kthyer zarfet në Shqipëri përpara datës 11 maj, për të siguruar që vota e tyre të numërohet dhe të jetë e vlefshme.

Ka kohë dhe disa ditë kohë që qytetarët kudo që jetojnë, në çdo vend të botës, të hedhin votën e tyre, ta hedhin në zarfin që ka dërguar KQZ dhe ta kthejnë në Shqipëri në mënyrë që vota e tyre të numërohet, vota e tyre të ketë vlerë, dhe të bëj ndryshimin më votimin që dëshirojnë.

Sa më shumë që afrohet dita e zgjedhjeve, aq më shumë shtihet ai ankthi i çdo votuese që ti jepet mundësia të hedh votën aty ku duhet.

Hasani gjithashtu paralajmëroi emigrantët që të mos lënë shënime apo shkrime në fletët e votimit, pasi ato do të bëhen të pavlefshme.

Procesi i votimit për diasporën ka qenë i saktë dhe i qartë. Pasi hapni zarfin, merrni fletën e votimit, votoni dhe vendosni fletën përsëri në zarfin përkatës. Fletët e votimit që kanë shënime të paligjshme do të konsiderohen të pavlefshme.

U bëj thirrje gjithashtu bashkatdhetarëve, veçanërisht atyre që jetojnë në Britaninë e Madhe, që të shfrytëzojnë mundësinë e votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre për ndryshim, duke kontribuar në një proces historik për diasporën.

Taulanda Jupi: Në Laprakë, pamë fuqinë e njerëzve të vendosur – KEA ka planin dhe vizionin për Shqipërinë e së ardhmes

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi, ka ndarë atmosferën energjike të një takimi të zhvilluar në Laprakë, ku qytetarë të shumtë iu bashkuan për të diskutuar mbi sfidat dhe shpresat që kanë për të ardhmen.

“Në Laprakë, pamë fuqinë e njerëzve të vendosur,” shkruan Jupi në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale. Ajo thekson se pjesëmarrja masive dhe përkushtimi i qytetarëve, veçanërisht të rinjve, prindërve dhe sipërmarrësve, tregojnë qartë se kërkesa për ndryshim është më e fortë se kurrë.

Sipas saj, Koalicioni Euroatlantik po fiton terren çdo ditë sepse qytetarët ndihen të përfaqësuar nga një ekip që ofron zgjidhje reale dhe një plan të qartë për zhvillimin e vendit.

“KEA po rritet, sepse njerëzit e dinë që ne jemi ekipi më i mirë, me planin më të mirë për Shqipërinë.”

Jupi e përmbyll mesazhin e saj me një thirrje për mobilizim dhe votë të ndërgjegjshme më 11 maj:
“Laprakë, je dëshmi e gjallë se vlera të palëkundura do të ndërtojnë një Shqipëri të së ardhmes.”

 

Postimi i plotë:

Në Laprakë, pamë fuqinë e njerëzve të vendosur

 

Së bashku me Kryetarin e Degës së KEA në Njësinë 11, z. Neritan Vladi, me ekipin tonë të palodhur dhe me qindra qytetarë të Laprakës mirëpritëm Kryetarin e KEA, z. Lulzim Basha.

 

Ishte një takim i gjallë, i hapur, i sinqertë. Të rinj që kërkojnë mundësi, prindër që duan siguri për fëmijët e tyre, sipërmarrës që kërkojnë hapësira dhe jo pengesa, të gjithë të bashkuar në një angazhim të përbashkët: t’i japim fund tranzicionit dhe të ndërtojmë një Shqipëri që përmbush ëndrrat e shumicës së heshtur të shqiptarëve.

 

Unë besoj se kur qytetarët ngrihen dhe kërkojnë ndryshim, nuk ka forcë që mund t’i ndalë. KEA po rritet, sepse njerëzit e dinë që ne jemi ekipi më i mirë, me planin më të mirë për Shqipërinë.

 

Laprakë, je dëshmi e gjallë se vlera të palëkundura do të ndërtojnë një Shqipërinë e të ardhmes.

 

✅ Voto Taulanda Jupi

✅ Voto Koalicioni Euroatlantik 4️⃣

#vototaulandajupi

#voto4

#votokoalicionieuroatlantik

#syte4ne11maj

#11Maj

#miremediell

#fushate

 

Joni Myshketa në Durrës: Politika që nis nga familja dhe dëgjon qytetarin

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, Joni Myshketa, ka zgjedhur të jetë pranë qytetarëve në çdo hap të fushatës së tij, duke vendosur në qendër të saj komunikimin e drejtpërdrejtë dhe kontaktin njerëzor. Në një mesazh të shpërndarë këtë të diel, ai shprehet se energjia dhe shpresa që gjen në takimet me qytetarët janë forca e vërtetë e ndryshimit.

“Kam zgjedhur t’i takoj vetë njerëzit, të jem sa më afër tyre, të dëgjoj çdo shqetësim, çdo ide, çdo nevojë,” shkruan Myshketa, duke theksuar se këtë rrugëtim politik e ka ndërmarrë bashkë me familjen e tij. “Sepse aty është forca ime — dhe kjo është fytyra e politikës që dua të përfaqësoj: njerëzorja dhe familjarja si shtyllat kryesore të një demokracie të vërtetë.”

Ai pranon se zhgënjimi nga politika e tre dekadave të fundit është i thellë, por thekson me bindje se dëshira për ndryshim dhe besimi tek e ardhmja janë ende të gjalla në zemrat e qytetarëve.

“Është koha të votojmë për veten, për familjen, për Durrësin,” përfundon ai, me një thirrje të qartë për reflektim dhe veprim.

Postimi i plotë:

Një e diel plot energji dhe shpresë në Durrës!

Kam zgjedhur t’i takoj vetë njerëzit, të jem sa më afër tyre, të dëgjoj çdo shqetësim, çdo ide, çdo nevojë.

Kam zgjedhur t’i takoj së bashku me familjen time, sepse aty është forca ime — dhe kjo është fytyra e politikës që dua të përfaqësoj: njerëzorja dhe familjarja si shtyllat kryesore të një demokracie të vërtetë.

Në çdo takim, ndjej sa e madhe është dëshira për të renë, për ndryshim, për shpresë. Zhgënjimi nga politika e 30 viteve është i thellë, por besimi se mund të bëjmë më mirë është ende gjallë.

Ju uroj një të diel të mbarë dhe ju ftoj të reflektojmë: është koha të votojmë për veten, për familjen, për Durrësin.

Zgjohu dhe Voto Zgjuar!

Ulet numri i të vetëpunësuarëve në Shqipëri/ Dominojnë meshkujt dhe personat me arsim 8-9 vjeçar

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë tre muajve të fundit të vitit 2024, numri i të vetëpunësuarve në Shqipëri zinte rreth 29.9% të të punësuarve gjithsej sa i përket moshës 15 vjeç e lart. Brenda këtij grupi, meshkujt e vetëpunësuar zinin rreth 37.5% të totalit dhe femrat rreth 20.4%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, vihet re një rënie e lehtë e vetëpunësimit me rreth 0.9 pikë përqindje për personat aktivë në tregun e punës.

Kur analizojmë rolin e grave në vetëpunësim, vërejmë se grupmosha që dominoi në këtë drejtim ishte ajo 55–64 vjeç, duke përfaqësuar përqindjen më të lartë të sipërmarrëseve femra.

Një tjetër aspekt që tërheq vëmendjen është niveli arsimor i të vetëpunësuarve. Në të gjitha grupmoshat, personat me arsim të lartë përfaqësojnë përqindjen më të ulët në këtë kategori.

Tek gratë e moshës 55–64 vjeç, ndonëse 27% janë të vetëpunësuara, vetëm 6.8% prej tyre kanë përfunduar arsimin e lartë. Ndërsa tek të rejat, niveli arsimor i tyre mbetet kryesisht në arsim 8/9-vjeçar ose të mesëm, duke reflektuar një përputhje të ulët mes nivelit të edukimit dhe përfshirjes në sipërmarrje.

Situata ndryshon tek burrat, ku bilanci është më pozitiv. Edhe për ta, grupmosha 55–64 vjeç është goxha aktive në vetëpunësim, me 46.9%, nga të cilët 23.4% kanë përfunduar arsimin e lartë, një përqindje shumë më e lartë se ajo e grave në të njëjtën moshë. Po ashtu, edhe te të rinjtë meshkuj vërehet një përfshirje më e madhe në vetëpunësim sesa te vajzat, duke e bërë këtë formë të të ardhurave më të zakonshme mes djemve.

Megjithatë, edhe te burrat mbizotërojnë ata me nivel më të ulët arsimor, duke përforcuar idenë se vetëpunësimi në Shqipëri shpesh mbetet alternativë për individë që nuk janë të përfshirë në tregun formal të punës ose nuk kanë ndjekur rrugë të plota akademike./SCAN

Ulet numri i të vetëpunësuarëve në Shqipëri/

Alarmi i rënies së lindjeve, “Ndikon pasiguria ekonomike dhe emigracioni”

Lindshmëria në Shqipëri ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë dekadave të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT tendenca demografike tregon një ulje të vazhdueshme të numrit të lindjeve.

Në vitin 2023, numri i lindjeve ishte rreth 24,000, një nga nivelet më të ulëta historikisht. Krahasuar me vitet 1990, kur lindjet arrinin mbi 80,000 në vit, kjo është një rënie drastike.

Duhet thënë se rritja e kostove të jetesës në zonat urbane dhe sidomos në Tiranë po i pengon familjet e reja të lindin aq fëmijë sa dëshirojnë. P.sh. në Tiranë popullsia ndërmjet dy censeve 2011 dhe 2023 është rritur me 7.3%, por nga ana tjetër, numri i lindjeve ka pësuar rënie me 11%. Ulja më e madhe ka ndodhur në pesë vitet e fundit.

Kombet e Bashkuara parashikojnë që numri i lindjeve në Shqipëri do të përgjysmohet deri në vitin 2054, duke e renditur vendin ndër tre shtetet me rënien më të madhe të lindjeve në botë . Nëse kjo tendencë vazhdon, popullsia e Shqipërisë mund të bjerë në rreth 1.1 milion banorë deri në fund të shekullit .

Sociologia Marsida Simo thotë se shkaku kryesor i uljes së lindshmërisë është ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe pasiguritë ekonomike, duke mos përjashtuar edhe emigracionin.

“Shkaku kryesor i uljes së lindshmërisë është ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe pasiguritë ekonomike. Çiftet e reja përballen me vështirësi ekonomike, borxhe, paga të ulëta dhe mungesë mbështetjeje sociale. Kostoja e jetesës rritet vazhdimisht, ndërsa shërbimet për fëmijët si çerdhet e kopshtet janë të pakta ose të mbipopulluara.

Nga ana tjetër problemet shëndetësore si rënia e fertilitetit dhe rritja e çrregullimeve neurologjike te fëmijët e shtojnë frikën dhe pasigurinë për të lindur fëmijë. Edhe pse bonusi për bebe ekziston, ai nuk mjafton pasi familjet kanë nevojë për mbështetje afatgjatë.

Sigurisht që ndër të tjera emigracioni është një faktor i fortë: shumë të rinj largohen për të ndërtuar jetën jashtë, duke shkaktuar plakje të popullsisë dhe boshatisje të zonave rurale.

Pyetjes se çfarë duhet ndryshuar ajo i përgjigjet duke nënvizuar se duhen politika të qëndrueshme, si:

-investime në çerdhe, shkolla dhe kujdes për fëmijët,

-leje prindërore më të gjata dhe të zbatueshme,

-mbështetje për të rinjtë që duan të krijojnë biznese,

-kushte që i nxisin familjet të rikthehen dhe të kontribuojnë në vend.