24.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Euro 2024/ Renditja e skuadrave që kanë shënuar më së shumti gola, garë e ashpër në krye, Franca për rekord

Euro 2024 ka hyrë në një fazë të nxehtë. Tashmë në garë për trofeun kanë mbetur katër skuadra, Holanda, Anglia, Franca dhe Spanja.

Por, si është situata e golave për skuadrat, deri në fazën gjysmëfinale. Gjermania dhe Spanja janë ekipet që kanë shënuar më së shumti gola në këtë kompeticion, nga 11 secila. “Tulipanët” e Koeman mbajnë vendin e 3-të me 9 gola. Anglia ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës, ndërsa francezët janë treguar pragmatist, kanë arritur deri këtu me 3 gola.

Kuqezinjtë e Sylvinhos e mbyllnin aventurën e Europianit me 3 gola, po aq sa ka Italia, Çekia dhe Kroacia. Në fund qëndron Serbia, me vetëm 1 gola.

122a0418 F607 4857 8332 9d134beea5d7

“Retorika e zyrtarëve shtetërorë, e dëmshme!”- Amnesty International: Vendet evropiane po stigmatizojnë qëllimisht të drejtën për të protestuar

Demonstrators take part in a rally held by Austria's far-right Freedom Party FPOe against the measures taken to curb the coronavirus (Covid-19) pandemic, at Maria Theresien Platz square in Vienna, Austria on November 20, 2021. - Austria will impose a lockdown for all and make vaccinations mandatory, Austria's Chancellor Schallenberg announced on November 19, making the country the first in the EU to take such stringent measures as coronavirus cases spiral. The Alpine nation plans to make Covid-19 vaccinations mandatory from February 1 next year, while the lockdown will start from Monday, November 22 and will be evaluated after 10 days. (Photo by Joe Klamar / AFP) (Photo by JOE KLAMAR/AFP via Getty Images)

Në një raport të publikuar të hënën mbi respektimin e së drejtës për protestë paqësore në vendet evropiane, organizata Amnesty International arrin në përfundimin se së fundmi kjo e drejtë në Evropë po stigmatizohet qëllimisht nga autoritetet zyrtare.

Në raportin “Mbrojtje e pamjaftueshme dhe kufizim i tejskajshëm: Gjendja e të drejtës për të protestuar në 21 vende evropiane”, organizata për të drejtat e njeriut me qendër në Londër thotë se autoritetet po u përgjigjen protestave duke “goditur organizatat dhe pjesëmarrësit” në vend që të garantojnë këtë të drejtë.

“Në një botë që përballet me pabarazi në rritje, diskriminim të vazhdueshëm, racizëm, konflikt të armatosur dhe shqetësime rreth ndryshimeve klimatike, protestat janë një mjet gjithnjë e më i rëndësishëm i njerëzve që kërkojnë drejtësi dhe të drejta të njeriut,” thuhet në hyrje të raportit. “Raporti ynë dokumenton se në vend që të respektohet, mbrohet dhe ndihmohet e drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, autoritetet në mbarë Evropën qëllimisht po stigmatizojnë, pengojë, parandalojnë dhe po dënojnë protestuesit.”

Këto përfundime Amnesty International i nxorri përmes analizave dhe hulumtimit të legjislacionit dhe praktikës së protestave paqësore në 21 vende evropiane: Austri, Belgjikë, Çeki, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Poloni, Portugali, Serbi, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Turqi dhe Mbretëri të Bashkuar. Hulumtimi, i pari i këtij lloji që vlerëson prirjet e përgjithshme, përfshin periudhën nga dhjetori 2022 në shtatori 2023, po shembujt përfshijnë edhe protestat paqësore në përkrahje të palestinezëve që nga tetori i vitit të kaluar, kur filloi lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza, pas sulmit terrorist të 7 tetorit të grupit militant.

Organizata thotë se lidhur me protestat për solidaritetin me palestinezët, ajo ka identifikuar “prirje shqetësuese” për të ndaluar apo kufizuar tubime publike në Austri, Belgjikë, Çeki, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Holandë, Serbi, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Amnesty International, shumë vende evropiane u janë përgjigjur protestave në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve duke vendosur “kufizime joproporcionale, që përfshijnë masa parandaluese diskriminuese, ndalimin e thirrjeve të caktuara, flamujve palestinezë” si dhe simboleve të tjera. Organizata nënvizon, siç thotë ajo, “retorikën stigmatizuese dhe të dëmshme të zyrtarëve publikë, përfshirë të politikanëve të nivelit të lartë, kundër protestuesve, përdorimin e forcës së tepruar dhe arrestimet arbitrare të protestuesve” dhe shpërndarjen e protestave paqësore, përfshirë të studentëve në kampuset universitare.

Ndonëse ka dallime ndërmjet vendeve të anketuara, Amnesty International thekson se në përgjithësi vendet po kufizojnë të drejtën për të protestuar përmes “ligjeve shtypëse, vendosjes së detyrimeve proceduriale, imponimit të ndalesave arbitrare dhe diskriminuese” si dhe përdorimit të forcës së tepruar, përndjekjes dhe arrestimit të protestuesve dhe përdorimit të shtuar të teknologjisë së përgjimit.

Sulmet ndaj të drejtës për të protestuar, i bëjnë njerëzit të ndrojtur dhe të frikësuar që ta ushtrojnë atë, sipas organizatës.

Raporti arrin në përfundimin se “retorika e dëmshme” e zyrtarëve shtetërorë në të gjitha vendet e përfshira në studim ishte “diçka e zakonshme” dhe se shpesh “demonizon protestuesit duke i krahasuar ata me ‘terroristë’, “kriminelë”, ‘agjentë të huaj’, ‘anarkistë’ dhe ‘ekstremistë’”.

Sipas organizatës, grupet ndaj të cilave bëhen këto deklarata përfshijnë protestuesit që janë solidarizuar me palestinezët, ata që angazohen për drejtësi në aspektin e ndryshimeve klimatike, për të drejta të grave, aktivistët për të drejtat e homoseksualëve, të drejtat e migrantëve, refugjatëve, azilkërkuesve dhe atyre që luftojnë racizmin dhe diskriminimin e pakicave.

Sipas Amnesty International, shtetet po përdorin “sigurinë kombëtare” dhe “rendin publik” si arsyetim për të shtypur kundërshtimet paqësore, “duke mohuar që këto akte janë të mbrojtura me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.”

Autoritetet në vendet si Gjermania, Italia, Spanja dhe Turqia, sipas Amnesty International, janë mbështetur tek autorizimet që lidhen me terrorizëm dhe ligjet për të luftuar krimin e organizuar dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare, për të përndjekur aktivistët paqësorë.

Përpos këtyre interpretimeve, Amnesty International thotë se agjencitë e rendit dhe ligjit në Evropë kanë vënë në përdorim të shtuar mjete digjitale për të përgjuar protestuesit, duke shkelur privatësinë e tyre, vëzhguar, mbledhur dhe analizuar e ruajtur informacionin e tyre./VOA

Zhvillimet ekonomike pësojnë zhvendosje! Bie pesha punësimit në sektorët e prodhimit dhe bujqësi, rritet në shërbime e në shtet

Zhvillimet ekonomike në vend po pësojnë një zhvendosje të dukshme nga aktivitetet e prodhimit drejt shërbimeve dhe kjo tendencë ka qenë e fortë, sidomos në vitin 2023.

 

Zhvillimet në tregun e punës tregojnë se sektorët e prodhimit, industria dhe bujqësia kanë ulur peshën në totalin e punësimit, teksa është rritur kontributi në punësim i sektorit të shërbimeve dhe administratës publike.

Në vitin 2023 ishin të punësuar 1,327,042 persona, 28,662 më shumë, ose me rritje 2.2% në krahasim me vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Bujqësia mbetet punëdhënësi më i madh në vendin tonë, me 32.3% të totalit të të punësuarve në vitin 2023, ndonëse me rënie të kontributit në punësim me 1.6 pikë % në krahasim me 2022.

Sektori i industrisë reduktoi më tej kontributin në punësim më 2023, me -0.6 pikë për qind. Vitin e kaluar, industria kontribuoi me 2.2 pikë % të punësimit total nga 2.8 pikë % më 2022. Rënia e fortë e Euros dhe rritja e kostove të brendshme ka sjellë faliment në shumë segmente të industrisë së prodhimit për eksport. Kjo rënie ka qenë më e dukshme në sektorin fason.

Në anën tjetër, kontributi i sektorit të tregtisë dhe shërbimeve në punësim u rrit më tej vitin e kaluar, si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive në turizëm. Sipas të dhënave të INSTAT, të punësuarit në këta sektorë kontribuuan me 29.1% të punësimit total nga 27% në 2022.

Administrata publike zgjeroi më tej kontributin në punësim gjatë 2023, duke zotëruar 17.6% të totalit nga 12.2 që ishte në vitin 2022.

Ndonëse qeveria ka zhvendosur një seri shërbimesh në rrugë digjitale, sërish punësimi në sektorin shtetëror është zgjeruar dukshëm në dekadën e fundit. Shteti është punëdhënësi i tretë më i madh pas bujqësisë dhe “tregtisë dhe shërbimeve”.

Analiza e punësimit sipas grup-profesioneve shfaq strukturën e punësimit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në vitin 2023, punonjësit e kualifikuar në bujqësi dhe në tregti, përbëjnë 43,6% të të punësuarve, e ndjekur nga grupet ‘Menaxherë, profesionistë dhe teknikë’ dhe ‘Nëpunës dhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve’ të cilët përbëjnë përkatësisht 21,4% dhe 19,7% të të punësuarve.

Duke e analizuar tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet se femrat kanë 1,4 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Vlerësimet e marra nga AFP tregojnë se 27,2% e femrave të punësuara dhe 16,3% e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes.

Sipas vlerësimeve të anketës për vitin 2023, rezulton se për grup-moshën 15 vjeç e lart, 49,0% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 29,7% janë të vetëpunësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 21,3% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes./Monitor

Realizuan procedura fiktive për blerjen e mallrave të ndërtimit për Bashkinë Devoll dhe nuk kryen asnjë punim, kërkohet pezullimi i 4 zyrtarëve

Prokuroria e Korçës ka kërkuar pezullimin e katër zyrtarëve të cilët realizuan procedura fiktive për blerjen e mallrave të ndërtimit për Bashkinë Devoll dhe nuk kryen asnjë punim.

Gjatë hetimeve të prokurorisë, nga administrimi i pamjeve filmike për periudhën e hetimit nuk shihen hyrje-dalje ngarkesa me materiale ndërtimi. Në vijim të konkluzioneve të nxjerra nga ekspertët, në rrugët rurale të fshatit nuk rezulton të ketë shtresa të reja çakulli apo të ndonjë ndërtimi.

Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në konkluzionin se punonjësit e bashkisë së Devollit, shtetasit:

G.K. – Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative;

A.C. – Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike;

K.M. – Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike; dhe

E.M. – Magazinier në Sektorin e Menaxhimit financiar.

kanë konsumuar veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe Falsifikimi i dokumenteve’.

Njoftimi:

Realizuan procedura fiktive për blerjen e mallrave të ndërtimit për Bashkinë Devoll dhe nuk kryen asnjë punim, Prokuroria e Korçës kërkon pezullimin e 4 zyrtarëve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë kërkoi pezullimin nga detyra të katër zyrtarëve të Bashkisë së Devollit, shtetasit G.K., A.C., K.M., dhe E.M. nën hetim për Veprat Penale ‘Shpërdorim Detyre’ dhe Falsifikim të dokumenteve’ parashikuar nga nenet  248 dhe 186 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të kallëzimit penal nr.577 të vitit 2023 rezultoi se personat në fjalë kanë kryer procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë. Por pasi është shpallur fituesi ndaj të kallëzuarve është ngritur akuza se kanë kryer në mënyrë fiktive si procedurën e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve, ashtu edhe daljen e tyre nga magazinimi dhe përdorimi për punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë. Kallëzuesi pretendon se nuk është blerë asnjë mall.

Gjatë hetimeve të prokurorisë, nga administrimi i pamjeve filmike për periudhën e hetimit nuk shihen hyrje-dalje ngarkesa me materiale ndërtimi. Në vijim të konkluzioneve të nxjerra nga ekspertët, në rrugët rurale të fshatit nuk rezulton të ketë shtresa të reja çakulli apo të ndonjë ndërtimi.

Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në konkluzionin se punonjësit e bashkisë së Devollit, shtetasit:

G.K. – Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative;

A.C. – Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike;

K.M. – Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike; dhe

E.M. – Magazinier në Sektorin e Menaxhimit financiar.

kanë konsumuar veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe Falsifikimi i dokumenteve’.

Hetimi provoi se akti i marrjes në dorëzim të materialeve më 21.09.2022 nuk pasqyron dorëzimin faktik të të gjitha materialeve. Në këtë kuptim, sipas organit të akuzës personat duhet të mbajnë përgjegjësi penale për veprat e mësipërme. Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, gjykata vendosi pezullimin nga detyra të punonjësve të bashkisë.

Situatë kritike e zjarri në Dropull, flakët po u afrohen banesave. Bllokohet qarkullimi në aksin Gjirokastër

Situatë kritike e zjarrit në fshatin Grapsh Bashkia Dropull. Flakët po u afrohen shtëpive. Policia ka bllokuar qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër -Kakavijë.

Radhë automjetesh në të dy anët e rrugës në pritje për t’u qartësuar pamja si pasojë e tymit të çliruar nga zjarri në fshat.

Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, forcat e të cilave ndodhen në terren, për momentin avancimi i flakëve në zonën urbane është parandaluar, por në raport me rrethanat do të veprohet për evakuimin e banoreve të Grapshit.

Priten të vijnë forcat e shërbimit të FNSh dhe nga Fieri. Qarkullimi vijon të jetë i bllokuar

I dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Prishtinës për vrasjen e ish-politikanit serb në veri, arratiset Marko Roshiç

Është arratisur Marko Roshiç, njëri nga katër të dënuarit me 8 vjet burgim për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

 

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Siç mëson Telegrafi, Policia që nga dita e vendimit për dënim me burg të Roshiçit janë në kërkim të tij, për ta arrestuar.

Gjykata e Prishtinës shpalli vendimin për dënimin e Rashiç me 8 vite burg pak ditë më parë, për organizim i grupit kriminal lidhur me vrasje të rëndë si dhe me 10 mijë euro gjobë.

Ivanoviç ishte qëlluar me armë zjarri me 6 plumba përballë zyrave të partisë së tij më 16 janar të vitit 2018,  në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicën e Veriut.

Zbulohet dokumenti/ Italia planifikon të shpenzojë rreth 7.5 miliardë euro për blerjen e 24 avionëve të rinj “Eurofighter”

Italia po planifikon të shpenzojë rreth 7.5 miliardë euro gjatë 11 viteve të ardhshme për 24 avionë të rinj “Eurofighter”, sipas një dokumenti të ministrisë së Mbrojtjes të siguruar nga Reuters të hënën.

 

Avionët me dy motorë, supersonikë Eurofighter Typhoon janë ndërtuar nga një konsorcium gjerman, britanik, italian dhe spanjoll, i përfaqësuar nga Airbus (AIR.PA).

Një zëdhënës i grupit të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, të kontrolluar nga shteti italian nuk pranoi të komentojë mbi dokumentin. Në qershor, një drejtues i lartë i kompanisë i ka thënë Reuters se qeveria do të shpallte planin së shpejti.

“Programi do të ketë një kornizë kohore shumëvjeçare zhvillimi prej përafërsisht 2024-2034 … për një shumë totale prej 7,477.3 milionë euro,” thuhej në dokumentin e mbrojtjes.

Ai shtoi se financimi ishte tashmë në vend për 690 milionë euro, ndërsa pjesa e mbetur prej 6.8 miliardë do të financohej përmes marrëveshjeve që do të përcaktohen në të ardhmen.

Gjermania muajin e kaluar gjithashtu njoftoi se do të blinte 20 “Eurofighter” shtesë. Forcat ajrore të Berlinit aktualisht kanë 138 avionë të tillë.

I pushkatuan të shoqin, zbardhet letra e së vesë së inxhinierit që tronditi Komitetin Qendror! Çfarë shkruante ish-diktatori Enver Hoxha

DR. VASFI BARUTI

Letër, e veja Gjikopulli, dt. 15.04.1987

Letër nga e veja Gjikopulli vjen si refleksion i shkrimit “Plumbat që vranë Milto Gjikopulli, i biri 34 vite në kërkim të eshtrave”, në Panorama. Autoriteti i Dosjeve organizon simpozium në Fier për heronjtë e gjeologjisë dhe njëri syresh intelektuali e inxhinieri i shquar Milto Gjikopulli që diktatori e ironizonte “strateg”, “shkencëtar” etj. Agim Gjikopulli i biri: “Milto i pushkatuar, ende i pagjetur. Kemi 34 vjet me Jovanin që kemi kërkuar privatisht, jemi arrestuar se kemi kërkuar eshtrat e prindërve tanë”!

Për diskutimin e letrës të vesë së Milto Gjikopulli në Komitetin Qendror të Partisë që krijoi tronditje në kreun e Qendrorit, veçanërisht sektorin e botimit të veprave të diktatorit, ndoshta familja apo e ish e ndjera Gjikopulli s’dinë cili ishte fati i letrës andaj sjell sadopakun e të vërtetës të diskutimit të saj, që i dha goditje diktatorit atë botë dhe uli në gjunjë partiakët e lartë.

Vitin 1987 del nga botimi “Enver Hoxha vepra 54”, në vepër diktatori lëshon goditje rrufeje për “sabotimet” në naftë, godet “tradhtarët” e atdheut dhe “Milto Gjikopulli jo vetëm ka marrë grua nga një familje me përbërje të keqe politike, por edhe vetë është i dyshimtë.” Letra bëhej dhjet vjet nga akuza “me përbërje të keqe politike” dhe kur diktatori dy vjet ishte nën dhé, por edhe kur situata politike kishte mjaft zbutje. Me sa kuptohet e veja Gjikopulli kishte lexuar në vepër Ç’shkruante diktatori për përbërjen e keqe të familjes dhe guxon e i shkruan letër KQ të Partisë, vihet në mbrojtje të biografisë të familjes që shigjetohej me “përbërje të keqe” nga diktatori. Letrën s‘mund ta kem në dorë por esenca del nga diskutimi i saj në KQ.

Siç shihet në Figura 2, faqja 163 e veprës është vendosur në skedë me shënime fare-fare shkurt nga persona përgjegjës në sektori i botimeve të veprave, si Sevo [Tarifa], N.[exhat Myftiu]. Në fillim të skedës lexohet emri Hedoja [sekretare plakë në mykë, më e besuara e N. Hoxha].

Diskutimi, siç shihet në figura 3, me shumë ndërprerje vazhdoi nga ora 9.5 deri ora 12.5. Për zonjën Gjikopulli bëhen kërkime të ethshme biografike në arkivat e fshehtë. Ja disa shënime tepër-tepër të shkurtëra apo konvecionalisht: “Ora 9-5 pyetet Fren (organ i fshehtë apo person?), zbulimi [biografia e të vesë Gjikopulli nga familja e origjinës]. Ora 10-5. Sh. S (evo) e Andoni shkuan në Fren. Ka të dhëna të kundërta [s’gjejnë cene biografike.]. Ora 12.5. Rikthimi në drejtori [tek Sevo T.], shkoni tek sh. Foto, thotë Hedoja.”

Shënime të shkurtra ama flasin shumë e përfundimi i dhimbshëm i diskutimeve, siç lexohet në faqen e veprës me shkrim dore (Figura 1): “Të mos qarkullojë kjo kopje. U korrigjua faqe 163 në shtyp.” Korrigjimi bëhej në vepra e botuar. Siç shihet në faqen e korrigjuar të veprës (Figura 3) familja e të vesë Gjikopulli pastrohet nga cilësimi “familje me përbërje qëndrim të keq politik.” dhe e veja Gjikopulli arriti fitore aq të madhe e pa të ngjashme.

Në veprën 54 të korrigjuar mbeti akuza qesharake e idiote e diktatorit: “Milto Gjikopulli është i dyshimtë, duke u kthyer nga Kina në shtëpi, ai ka qëndruar në Moskë dhe ka marrë takim me kunatën e tij që është martuar atje. Kur pyetëm për Milto Gjikopulli na u tha se ai ishte “njeri i mirë”, “i zgjuar” e plot llafe të mira…” (Vepra 54, 1967:164.) Kurse në faqe të tjera dyshon se është bërë agjent i të huajve. Me kësi fakte donkishoteske diktatori zbulon Milto Gjikopulli “agjent”, “armik” i partisë dhe atdheut! Një këshillë për Agimin, biri i Miltos: Trokit në derë të Autoritetit të Figura, me drejtore Genta Sula, dhe kërko dosjen me diskutimin e letrës së nënës suaj dhe në dosje do të gjesh plot informacione për përndjekjen biografike të nënës suaj, për ta qetësuar edhe më atë botë.

Si rasti i zonjës Gjikopulli apo të ngjashme, ku të jenë bërë korrigjime në vepra të diktatorit, s’ka e s’mund të ketë, rasti Gjikopulli vjen edhe në kushte të favorta kur diktatori ishte atë botë dhe e veja e tij s’kishte më forcë si më parë. Siç lexohet në dokument, qartësisht kuptohet se letra i drejtohej Foto çamit i njohur me ekuilibër politik por edhe i zhveshur nga manteli i diktatorit. Korrigjimi biografik i zonjës Gjikopulli assesi mund të bëhej nga sektori i botimit të veprave të diktatorit, me shef Sevo Tarifa, vendimmarrja kërkon forcë, përgjegjësi dhe i vetmi ishte Sekretari i KQ, Foto çamit por s’dihet nëse ka edhe këshillë të Ramis Alia, e vërteta është në dosjen përkatëse Gjikopulli.

Vendimmarrja për korrigjim në vepra 54 bëhej edhe mjaft i vështirë por disi edhe i komprometueshëm: Vepra e botuar në 20.000 kopje dhe të shpërndara në librari të rretheve, kërkohej të mblidheshin të gjitha të shkonin në shtypshkronjë për korrigjimin në aq shumë kopje, por dhimbte edhe fakti se çdo bëhej me kopjet e blera nga qytetarë e s’ishin pak por edhe mundësia që dikush mund të bënte dhe krahasime e zbulohej e vërteta.

Kë po heton SPAK në Bankën e Shqipërisë për mashtrimin me mikrokreditë?

SPAK ka nisur një hetim për mashtrimin me mikrokreditë. Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili në një takim me dyer të mbyllura me gazetarët tha se SPAK ka një hetim, por jo për denoncimet e qytetarëve. Dumani ka thënë për gazetarët se Prokuroria e Posaçme ka një hetim për një objekt konkret në Bankën e Shqipërisë, pro pa dhënë shumë detaje të tjera, duke lënë kështu mister se kush është personi që është në hetim.

Dumani i shprehu ngushëllime familjarëve të të ndjerit Pal Trashaj nga Lezha,  i cili i dha fund jetës jashtë ambienteve të  Prokurorisë së Posaçme duke kërkuar që çështja e tij të hetohet nga SPAK. Po pavarësisht se kjo strukturë nuk heton kallëzimet e qytetareve sçrish në SPAK këtë të hënë disa qytetarë janë paraqitur për të bëre kallëzime në lidhje me mashtrimet me microkreditë.

Dumani: Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por ne nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi një hetim, për një objekt konkret ndaj Bankës së Shqipërisë. Nuk bëj komente. Realisht dhe ne na vjen keq që qytetarët përplasen në dyert tona dhe për personat që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë lëndore. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi përpara dyerve të SPAK me z.Pal Trashaj dhe i përcjell ngushëllime familjes. Ka kërkesa të shumta nga ana e qytetarëve, por ligji na e ka përcaktuar qartë kompetencën lëndore.

Kujtojmë se në SPAK është paraqitur një dosje për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë në lidhje me mikrokreditë. Pas një kallëzimi të një qytetari, Prokuroria e Tiranës përmes një vendimi të 17 prillit, shpalli moskompetencën dhe i kërkoi Prokurorisë së Posaçme, SPAK, që të kryente hetime të mëtejshme ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për veprën e “shpërdorimit të detyrës” dhe shoqërisë MCA veprat e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Prokuroria e Tiranës vlerëson se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA./Shqiptarja.com

I shpallur në kërkim për shitje droge, si arriti tu shpëtonte efektivëve të policisë drejtori i shkollës së Muzikës në Durrës

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacion “Summer” të regjistruar një ditë më parë ku u shpall në kërkim drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti. 41-vjeçari është një prej tre personave që nuk u arrestua dot gjatë operacionit pasi ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.

Në dosjen e siguruar nga Top Channel shkruhet se në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar në banesën e Dashamir Mehmetit, ai ndodhej në oborr dhe sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap duke kaluar avllinë e banesës në drejtim të banesave të tjera në lagje duke humbur nga sytë e policisë.

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest në burg” 4 nga të arrestuarit, 7 në “arrest shtëpie” dhe 4 të tjerët në “Detyrim paraqitjeje”, të akuzuar trafik lëndësh narkotike.

Arrest në burg

Xhuliano Xhaferi
Mehmet Meta
Zamir Hoxha
Klodian Sehiti

Arrest në shtëpi

Durim Meta
Florian Demiri
Flamur Tare
Sadik Lako
Rustem Kolgjini
Mariglen Lisi
Saimir Sina

Detyrim paraqitjeje

Diamant Shkina
Mateos Jeshili
Ergert Patlli
Gerald Taraj

Një operacion kundër trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje është finalizuar në Durrës pas dy muajsh hetime. Si rezultat i operacionit janë arrestuar dhe ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Personat e shpallur në kërkim janë Orgito Mema, Enis Piro dhe Dashamir Mehmeti. Ky i fundit  41 vjeç, është drejtori i shkollës së muzikës ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës. Policia ka zbuluar përfshirjen e drejtorit të shkollës në veprimtari kriminale, pasi ka organizuar një blerje të simuluar. Mehmeti ka rënë në kurthin e ngritur nga blutë e Durrësit, duke i shitur një agjenti drogë.

Blerja e drogës nga policia është bërë tek persona të ndryshëm, të cilët u kanë shitur drogë agjentëve dhe më pas policia ka vepruar për të goditur këtë veprimtari kriminale. Armët e skuestruara nga operacioni, janë gjetur në banesën e Zamir Hoxhës, 48 vjeç, drejtorit të shkollës Mehmeti që iu gjet një pistoletë dhe 23-vjeçarit Mehmet Meta.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak, qindra doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.