24.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Pas firmës “5D”, SPAK sekuestron dhe dy kompanitë e tjera të Redi Mollës! Bllokohen aksionet e hotelit me 5 yje në Durrës! Në skenë edhe biznemeni i lidhur me Ilir Beqajn

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar ditën e sotme pasuritë e paluajtshme të Redi Mollës, ish drejtorit të UKT-së në Bashkinë e Tiranës.

 

Veç firmës 5D Konstruksion, SPAK ka vënë në sekuestro edhe dy shoqëri të tjera, firmën “Restur SHPK”, e i cila ishte në pronësi të babait të ndjerë të Redi Mollës, Selim Molla, por që aksionet e saj i kanë kaluar ish- drejtorit të UKT.

Po ashtu nëpërmjet kompanisë Restur SHPK është krijuar dhe shoqëria tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, e cila ka disa aksionerë, por që Redi Molla zotëronte në te 24 % të kuotave.

Mediterranean Investment Group” sh.p.k është kompania që po ndërton në Durrës një hotel me 5 ujë.

Prokurorët e Posaçëm kanë sekuestruar pikërisht këtë pjesë aksionesh të Redi Mollës.

Sipas një investigimi të BIRN “Më 6 tetor 2021, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro deklaroi mes vendimeve të tjera të qeverisë edhe dhënien e statusit special për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës në favor të kompanisë “Mediterranean Investment Group”.

Kumbaro e prezantoi këtë si një investim 15 milionë eurosh, që ishte sipas saj “vazhdim i strategjisë për turizmin i qeverisë shqiptare për të shtuar investitorët e fuqishëm, por edhe brandet më të fuqishme të turizmit botëror”.

Kompania që përfitoi heqjen e taksave përmes statusit special ishte e lidhur me Redi Mollën – ish drejtori i arrestuar i Ujësjellësit të Tiranës, i cili akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

“Mediterranean Investment Group” u themelua në shtator të vitit 2020 dhe njëri prej aksionerëve me 24% ishte Selim Molla, babai i ndjerë i Redi Mollës, i cili ia trashëgoi aksionet në birit në shkurt 2024”.

Po ashtu aksionere e kompanisë “Mediterranean Investment Group”, figuron edhe Gazmend Haxhia, i cili është vënë në pranga nga SPAK për lidhjet me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

“Landways International (ish Albania Experience, ish Landways) në pronësi i Gazmend Haxhisë figuron të jetë aksionere me 27% në hotelin Lido që po ndërtohet nga Redi Molla dhe Mariglen Qato në Durrës.

Kujtojmë që biznesmeni Gazmend Haxhia është vënë në pranga ditën e djeshme teksa po kthej nga një udhëtim jashtë vendit.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75, të vitit 2023, që bën fjalë për veprat penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike”, “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 257/a/2, 258/2, 244, 259/2 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Nga ana e organit procedues janë kryer veprime të mëtejshme hetimore për të përcaktuar shumat monetare që janë përfituar nga shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k. si rezultat i realizimit të kontratave publike të përfituara në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e prokurimit publik, si dhe si rezultat i veprimeve të kundraligjshme që përbëjnë veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 259 të Kodit Penal.

Po kështu, janë kryer veprime hetimore për të verifikuar mënyrën e qarkullimit të shumave monetare që përbëjnë “produkt” të veprës penale, duke përfshirë veprimet financiare të kryera nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k brenda aktivitetit të saj tregtar, si dhe destinacionin e shumave monetare të transferuara nga shoqëria tregtare në drejtim të subjekteve të tjera tregtare apo në drejtim të personave të tretë.

Nga veprime hetimore të kryera në këtë drejtim janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë “produkt” të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm  se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Pasi janë kryer veprimet hetimore të nevojshme Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në datën 24.06.2024, kërkesën për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për disa pasuri që mundet të konfiskohen.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.388, datë 05.07.2024, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme dhe caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasuritë si më poshtë:

Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si shoqëri tregtare që është përdorur dhe ka shërbyer si mjet për të realizuar veprat penale, që lejohet të konfiskohet sipas nenit 36/1, shkronja (a) të Kodit Penal.

Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.

Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 51.3 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.

Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.

Pasuria 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, rregjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.

Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², me emërtimin B_43, si dhe pasuritë parkim Nr.P24 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m² dhe parkim nr.P25 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m², për të cilat është lidhur kontrata e sipërmarrjes midis shtetases S.Q. dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.

Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 86.4 m², me emërtimin A_42, për të cilën është lidhur kontrata e sipërmarrjes datë 29.09.2023 midis shtetases S.Q dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.

Në datën 08.07.2024 policia gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara kanë nisur veprimet përkatëse procedurale për vënien në ekzekutim të vendimit gjyqësor të mësipërm, me qëllim marrjen në administrim të pasurive të sekuestruara. Veprimet e ekzekutimit të vendimit gjyqësor janë në proces dhe po vijojnë të kryhen edhe në ditën e sotme.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.

Digjen dy automjete të parkuara në Durrës, njëra e kryeinxhinierit të OSHEE

Dy automjete të parkuara janë djegur gjatë natës tek ish URT në Durrës.

Mësohet se njëri prej automjeteve është i kryeinxhinierit të OSHEE, Durrës, shtetasit Arben Alushi.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Policia po heton për të zbuluar nëse është aksidentale apo e qëllimshme.

Përfitoi tendera abuziv, SPAK sekuestron kompaninë “5D Konstruksion”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75, të vitit 2023, që bën fjalë për veprat penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike”, “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 257/a/2, 258/2, 244, 259/2 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Nga ana e organit procedues janë kryer veprime të mëtejshme hetimore për të përcaktuar shumat monetare që janë përfituar nga shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k. si rezultat i realizimit të kontratave publike të përfituara në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e prokurimit publik, si dhe si rezultat i veprimeve të kundraligjshme që përbëjnë veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 259 të Kodit Penal.

Po kështu, janë kryer veprime hetimore për të verifikuar mënyrën e qarkullimit të shumave monetare që përbëjnë “produkt” të veprës penale, duke përfshirë veprimet financiare të kryera nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k brenda aktivitetit të saj tregtar, si dhe destinacionin e shumave monetare të transferuara nga shoqëria tregtare në drejtim të subjekteve të tjera tregtare apo në drejtim të personave të tretë.

Nga veprime hetimore të kryera në këtë drejtim janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë “produkt” të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm  se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Pasi janë kryer veprimet hetimore të nevojshme Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në datën 24.06.2024, kërkesën për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për disa pasuri që mundet të konfiskohen.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.388, datë 05.07.2024, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme dhe caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasuritë si më poshtë:

  1. Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si shoqëri tregtare që është përdorur dhe ka shërbyer si mjet për të realizuar veprat penale, që lejohet të konfiskohet sipas nenit 36/1, shkronja (a) të Kodit Penal.
  2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.
  3. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 51.3 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.
  4. Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.
  5. Pasuria 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, rregjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.
  6. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², me emërtimin B_43, si dhe pasuritë parkim Nr.P24 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m² dhe parkim nr.P25 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m², për të cilat është lidhur kontrata e sipërmarrjes midis shtetases S.Q. dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.
  7. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 86.4 m², me emërtimin A_42, për të cilën është lidhur kontrata e sipërmarrjes datë 29.09.2023 midis shtetases S.Q dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.

Në datën 08.07.2024 policia gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara kanë nisur veprimet përkatëse procedurale për vënien në ekzekutim të vendimit gjyqësor të mësipërm, me qëllim marrjen në administrim të pasurive të sekuestruara. Veprimet e ekzekutimit të vendimit gjyqësor janë në proces dhe po vijojnë të kryhen edhe në ditën e sotme.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.

Dr. Neli Demi replikë me shkrimtarin Ben Blushi: Jo Shqipërisë Republikë Tregtare

Nga Dr. Neli Demi

Në një artikull me një titull që paralajmëron një analizë interesante politike, “Pse nuk na mjafton kthimi i të majtës në Europë”, politikani i majtë, shkrimtari, fotografi dhe rrëfimtari i fotove të tij, drejtori i mediave “të pavarura” Ben Blushi na sjell një parathënie të gjatë në formën e një analize politike të përciptë duke e përfunduar shkrimin me hedhjen e idesë së tij “të pafajshme” mbi se në çfarë lloj rregjimi duhet të shëndrrohet Shqipëria- një Republikë Tregtare!!!
E futa fjalën të pafajshme në thonjëza pasi z. Blushi e përshkruan këtë si një shëndrrim të detyruar nga gjendja në të cilën është katandisur Europa si dhe nga një armiqësi aktive e saj ndaj nesh. Pre ne, Shqiptarët, jemi të pafajshëm pasi Europa raciste ku “çdo i huaj është i dyshimtë” na ka mbyllur dyert në mënyrë të pakushtëzuar dhe po na detyron të “jemi europianë të një lloji tjetër” duke fituar duke mos bërë “si ato që duam” pra duke bërë të kundërtën e asaj që bëjnë ato qe ne duam ( europianët).

Nuk do doja të bija në kurthin e këtij artikulli i cili pretendon të analizojë “gafat” liberal-demokrate të dekadës së fundit, analizë që e cilësova si të përciptë ca më lart por që merr shpesh ngjyra Orban-iste, por do doja të përqendrohesha më së shumti në idenë e hedhur në përfundim të artikullit që duket sikur del nga hiçi si një lepur nga cilindri i një magjistari. Për mendimin tim nuk del nga hiçi, është tinzare dhe e rrezikshme!!! Pse-të e këtyre mendimeve të mia do t’i shtjelloj në fund të këtij shkrimi por më parë do doja të bëja një përshkrim alternativ të asaj që z. Blushi quan Republikë Tregtare dhe unë do e quaja Dubai-zim të Shqipërisë. Në këtë përshkrim alternativ po sjell përshkrimin e Blushit dhe alternativën time në kllapa:

“Ne e kemi provuar dikur të jemi një Republikë Ideologjike (Republika Popullore Socialiste) tani ka ardhur koha të kthehemi në një Republikë Tregtare ( Dubai), e cila merr vendime sipas interesave të veta, e hapur si ndaj perëndimit edhe ndaj lindjes (pavarësisht vlerave që përfaqsojnë dhe regjimeve mbizotëruese) dhe shumë mikëpritëse për të huajt.
Një Republikë Tregtare është ajo që respekton ligjin (çfarë ligjesh) garanton pronën (pronat e tjetërsuara), bën zgjedhje të lira ( zgjedhje të kujt?) i pranon emigrantët si fuqi punëtore (VINI RE: vetëm si fuqi punëtore aka skllevër) dhe merret më shumë me biznes se me politikë (pasi politika është një gjë e ndyrë dhe këtë gjë e kemi vërtetuar këto 34 vite). Për një Republikë Tregtare bota është një aleancë tregjesh (aleancë pazaresh) më shumë se një treg aleancash ( aleancë vlerash). Republikat Tregtare jetojnë në paqe me të gjithë dhe strehojnë pa dallim të gjithë ata që zhgënjehen si nga lindja ashtu dhe nga perëndimi, si nga e majta si nga e djathta, qofshin emigrantë, refugjatë, pelegrinë, nomadë, turistë, pensionistë apo mëkatarë fiskalë të cdo lloji (mashtues financirë dhe para-larës)
Nëse në Europë, çdo i huaj është një problem (për t’u zgjidhur në një mënyrë sa më dinjitoze) në një Republikë Tregare çdo i huaj është një pasuri (për t’u shfrytëzuar) Bankat e Republikës Tregtare janë të hapura për këdo (pavarësisht se në çfarë mënyre i ka bërë paratë) ndërkohë që Bankat e Europës janë sportelet e para të policisë (që kontrollon nga vijnë dhe si janë bërë paratë). Nëse në Europë çdo i huaj është i dyshuar (vetuar) në një Republikë Tregtare çdo i huaj që blen (pavarësht me çfarë parashë), që shet (pavarësisht se kujt ia shet dhe çfarë shet) dhe punon ( ul kokën dhe nuk bzan) është i mirëpritur. Prandaj, ndërkohë që vendet e tjera mendojnë për taksat dhe sigurinë, Republika Tregtare mendon për çmimet dhe harmoninë. Ky është ndryshimi ( Një Europë ku njerëzit trajtohen me dinjitet dhe ku vlerat kanë rëndësi dhe një Republikë Tregtare-Shqipëria e Blushit, ku banorët e saj janë të gjithë prodhues e konsumatorë me vlerën e vetme paranë)
Në një Europë të mbyllur ( me rregulka) Shqipëria mund të jetë vendi më i hapur ( ku po pagove të gjitha dyert hapen). Siç ndodh shpesh në familje ndodh edhe në histori : fiton duke mos bërë si ata që do ( shpesh ndodh që bën edhe të kundërtën e atyre që do).”

Më lart përmenda faktin që kjo ide nuk del nga hiçi, është tinzare dhe e rrezikshme. Nuk del nga hiçi pasi shenja të strategjive të Dubai-zimit të Shqipërisë kanë kohë që janë shfaqur pasi i gjithë vendi dhe sidomos Tirana është shëndrruar në një kantier qiell-gërvishtësish që tejkalojnë ekstremisht nevojat e popullatës së ngelur këtu për banim dhe bizneseve për ambjente. Qeverisja e vendit në mënyrë aktive ka inkurajuar shpopullimin në masë ku tashmë kemi ngelur më pak se gjysma e popullsisë së 30 viteve më parë. Politika qëllimisht po menderoset si një leckë e pavlerë dhe ku transaksionet financiaro-politike po zëvendësojnë në një mënyrë tinzare vlerat dhe ideologjinë. Kjo ka prodhuar një rraskapitje të nervit politik të qytetarëve dhe ka përgatitur mirë terrenin për një republikën e Blushit. Një ide e tillë është tmerrësisht e rrezikshme pasi e shëndrruar në realitet do konturonte përfundimisht dhe në mënyrë të parikthyeshme një Republikë distopike.

Çorba e Ballukut me taksën Kashar-Thumanë, 2.1 euro apo 270 lekë/ Ministria sqaron tarifën, pagesat i konsideron “testime”

Ajo që po ndodh me pagesat në aksin Kashar-Thumanë në gjuhën popullore mund të quhet vetëm një çorbë. Ndërsa tarifa e vendosur nga Qeveria është 2.1 euro, konçensionari i tarifon drejtuesit e mjeteve me 270 lekë, ose referuar kursit të këmbimit valutor 2.7 euro (nëse do rrumbullakosim vlerën e euro në kuotën 100 lekë).

Por në anën një njoftim nga Ministria e Infrastrukturës e bën edhe më të ngatërruar situatën. Kjo ministri njofton se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.

Atëherë pyetja që lind është: kush po e mbledh taksën 270 lekë, e cila shkon në xhepin e konçensionarit?

Në vijim të sqarimit, deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit. Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.

“Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë fazës së kolaudimit, pasi ky aks rrugor u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse”, thuhet në njoftim.

Në fakt gjatë ditës së djeshme, në pothuajse çdo kupon të publikuar jepet vlera 270 lekë, e cila nuk përputhet me asnjë vlerë, as me kursin e këmbimit dhe as me tarifën e përcaktuar nga Qeveria. Dhe çuditërisht në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës kjo tarifa 270 lekë nuk përmendet, as kërkohet ndjesë dhe as jepet ndonjë sqarim se mbi çfarë baze është aplikuar nga konçensionari. E gjitha nga çfarë sqarohet nga Ministria e Infrastrukturës duket si një justifikim apo si një testim që i bëhet qytetarëve, që në jo pak raste janë ndjerë të vjedhur, qoftë edhe me një diferencë 60 apo 70 lekë më shumë se ajo tarifa e përcaktuar nga Qeveria.

Sinjale negative për skemën e sigurimeve, punësimi pa pagë rritet më tej më 2023

Punësimi pa pagesë në biznesin e familjes, një tregues i rëndësishëm i informalitetit në tregun e punës, u rrit më tej në vitin 2023, duke sinjalizuar se në vitet në vijim vendi do të përballet me një masë të madhe pensionistësh të varfër, pasi të punësuarit aktualë nuk po kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të punësuarit pa pagë arritën në 283,272 persona në vitin 2023, ose 3730 (1.3% më shumë se më 2022). Në krahasim me vitin 2021, numri i të punësuarit pa pagë në biznesin e familjes u rrit me 12.6%.

Sipas vlerësimeve të anketës së forcës së punës për vitin 2023, rezulton se për grup-moshën 15 vjeç e lart, 49,0% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 29,7% janë të vetëpunësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 21,3% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Institucionet e financiare ndërkombëtare e konsiderojnë punësimin pagë një element shqetësues të informalitetit në tregun e punës. Studimet rreth Shqipërisë kanë gjetur se gratë janë më të përfshira në punën pa pagesë në biznesin e familjes në krahasim me burrat.

Puna pa pagë zakonisht është përhapur në vetëpunësim dhe në sektorin bujqësor. Shqipëria renditet ndër vendet me normat më të larta të vetëpunësimit në Europë (29.7% e punësimit total me 2023). Zhvillimi më i dobët i sektorit industrial në Shqipëri, në krahasim me vendet e rajonit dhe Europës ka zhvilluar vetëpunësimin.

Numri më i vogël i kapaciteteve industriale në vend kushtëzon një pjesë të madhe të punëtorëve që punësimin e tyre ta realizojnë përmes formës së vetëpunësimit. Modeli ekonomik krijon kushtet për vetëpunësim e për rrjedhojë për informalitet të lartë.

Duke e analizuar tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet se femrat kanë 1,4 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Vlerësimet e marra nga Anketa e Forcave të Punës tregojnë se 27,2% e femrave të punësuara dhe 16,3% e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes. Në vitin 2023, përqindja e punësimit informal në sektorin jo-bujqësor është 26,2 %, duke pësuar zbritje prej 2,0 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022.

Nga ana tjetër vitin e kaluar 31,1% e kontribuuesve në kategorinë e të punësuarve me pagë morën pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare 40 mijë lekë./B.Hoxha/Monitor.al

Takimi i udhëheqësve të NATO-s/ VOA: Sytë e opinionit publik mbi Presidentin Biden! Aleanca nuk është dukur kurrë më e fortë se tani

Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen këtë javë në Uashington, në një takim të nivelit të lartë për të shënuar 75 vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake, e cila nuk ka qenë kurrë më parë kaq e madhe e me ambicie kaq të mëdha. Takimi vjen njëherësh edhe mes kërcënimesh ekzistenciale nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm ndaj aleancës.

Sikur të mos mjaftonte lufta në Ukrainë, rreziqet që shtrohen për shkak të Kinës përherë e më agresive dhe konflikti mes Izraelit dhe Hamasit, angazhimi i disa anëtarëve kyç të NATO-s për të mbrojtur aleatët, po vihet në pikypyetje.

Po ashtu ka pasiguri të thellë mbi mundësitë që Presidenti Joe Biden ka për të fituar në nëntor ndaj paraardhësin e tij Donald Trump-it, i njohur për skepticizmin e tij ndaj NATO-s, si dhe për të drejtuar për katër vitet e ardhshme vendin më të fuqishëm të aleancës.

Ndërsa problemet politike të zotit Biden po nxisin shqetësim brenda dhe jashtë vendit, shtetet evropiane po përballet me problemet e tyre, me rritjen e së djathtës së skajshme, sidomos në Francë e Hungari, duke kërcënuar ato që cilësohen si shtylla të pas Luftës së Dytë Botërore, siguria dhe qëndrueshmëria.

Ja çfarë duhet të dini për takimin tre ditor të nivelit të lartë:

Sytë e opinionit publik mbi Presidentin Biden

I tronditur nga paraqitja e tij e dobët në debatin presidencial të 27 qershorit dhe ndërsa po has vështirësi që të vazhdojë të gëzojë përkrahje të plotë për të vijuar garën presidenciale, zoti Biden thotë se opinioni duhet të vëzhgojnë paraqitjen e tij gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s, për të vërtetuar se ai është ende i fortë dhe energjik për të udhëhequr.

Diplomatë dhe analistë thonë se do të ndjekin atë me kujdes, edhe pse udhëheqësit e NATO-s nuk kanë kontroll mbi zgjedhjet amerikane dhe nuk ka gjasa të mbajnë qëndrime publike lidhur me to.

“Rezultati i zgjedhjeve të nëntorit ka jashtëzakonisht rëndësi për NATO-n dhe pothuajse të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të aleancës e dinë këtë, edhe në rast se nuk pranojnë të flasin publikisht mbi zgjedhjet”, tha Jeff Rathke, president i Institutit Amerikano-Gjerman në Universitetin Johns Hopkins.

Mundësia që Donald Trumpi të kthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë ka nxitur alarm tek shumë drejtues në Evropë, që druhen se ai mund të tkurrë angazhimin amerikan ndaj NATO-s ose Ukrainës, ose t’i tërheqë Shtetet e Bashkuara plotësisht nga këto angazhime. “Homologët e zotit Biden në NATO nuk bëjnë dot asgjë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, kështu që ata ndodhen në një pozitë të pakëndshme për të vëzhguar një proces, i cili është jetik për aleancën, por mbi të cilin nuk kanë kontroll”, tha zoti Rathke.

Zoti Biden, i cili i njeh vetes meritat për forcimin e NATO-s dhe rezistencën ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, tha se besimi dhe aftësitë e tij do të mund të dalin në pah.

Por ai do të jetë nën një trysni të jashtëzakonshme për të shuar shqetësimet në rritje se ai nuk është në nivelin e detyrës, as si udhëheqës ‘de facto’ i NATO-s dhe as si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të vendit anëtar më të rëndësishëm të aleancës.

“Fakti që nuk mund të parashikohet dot se çfarë mund të bëjë zoti Trump dhe sa shpejt mund të veprojë ai pasi të ketë marrë detyrën nëse fiton zgjedhjet, krijon shumë tension tek njerëzit”, tha zoti Rathke. “Do të ishte një tronditje e konsiderueshme për NATO-n nëse ai do të fitonte”, shtoi ai.

Vëmendja tek Biden, por jo vetëm tek ai…

Edhe pse vëmendja kryesore do të jetë tek Joe Biden-i, 31 krerët e tjerë të vendeve anëtare kanë gjithashtu rolin e tyre në vendimarrjen e NATO-s. Takimi i nivelit të lartë do të shënojë paraqitjen e parë në skenën botërore të kryeministrit të ri britanik Keir Starmer, vetëm disa ditë pas fitores së thellë në zgjedhjet parlamentare. Edhe pse zoti Starmer ka sinjalizuar se do të vazhdojë të ofrojë përkrahje të fortë si për NATO-n ashtu edhe për Ukrainën, fitoret që shënuan partitë e ekstremit të djathtë, si dhe grupet e krahut të majtë që kundërshtojnë mbështetjen perëndimore për luftën e Izraelit në Gazë, mund të dobësojnë ndikimin e Londrës.

Një tjetër shqetësim është situata e trazuar në Francë, ku qeveria e presidentit Emmanuel Macron po përballet me pasiguri politike pasi një koalicion i së majtës u bashkua për mposhtur të djathtën e skajshme në rritje në zgjedhjet parlamentare, por dështoi të siguronte shumicën në Asamblenë Kombëtare.

Partia e së djathës së skajshme, e cila është skeptike ndaj NATO-s, shtoi ndjeshëm numrin e vendeve në parlament.

Janë po ashtu edhe Hungaria dhe Turqia, dy anëtarët e fundit të NATO-s që bënë rezistencë për të pranuar dy anëtarët më të rinj të aleancës, Finlandën dhe Suedinë. Viktor Orban i Hungarisë nxiti shqetësim për shkak të vizitës së tij në Rusi javën e kaluar për bisedime me Presidentin Putin dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me Kremlinin.

E ardhmja e NATO-s

Në shumë drejtime, aleanca nuk është dukur kurrë më e fortë se tani. Që kur Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës, NATO-s iu bashkuan dy vende të tjera, duke e çuar numrin e vendeve anëtare në 32.

Po ashtu, vendet baltike, Polonia dhe Republika Ceke, që ndodhen afër kufirit me Rusinë, kanë shtuar përkrahjen ndaj Ukrainës dhe Organizatës. Por NATO-ja është e brishtë. Vendimet e saj duhet të merren me konsensus të njëzëshëm dhe trazirat politike tek vendet anëtare krijojnë pengesa. Udhëheqësit e NATO-s pritet të konfirmojnë edhe një herë politikën e tyre të “dyerve të hapura”, se çdo vend që përmbush kërkesat është i mirëpritur të anëtarësohet. Por Ukraina nuk do ta marrë këtë javë ftesën për të cilën shpreson shumë. “Në këndvështrime të ndryshme, ky takim ndodh në periudhën më të mirë, por edhe më të keqe njëkohësisht. Në periudhën më të mirë, sepse aleanca e ka të qartë rolin e saj dhe në periudhën më të keqe, për shkak të luftës në Ukrainë, sfidave me të cilat përballen vendet europiane për të rritur shpenzimet për mbrojten dhe shqetësimit mbi qëndrueshmërinë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara”, tha Max Bergmann, drejtor i programit për Evropën, Rusinë dhe Euroazinë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Shpenzimet për mbrojtjen kanë përbërë një nga ankesat më të mëdha të zotit Trump rreth NATO-s dhe ai ka sugjeruar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbrojnë vendet që nuk e plotësojnë objektivin, për të cilin është rënë dakord. Angazhimi është që këto vende duhet të shpenzojnë së paku dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

Zyrtarë të NATO-s kanë mbështetur fort shtimin e ndjeshëm të vendeve që plotësojnë këtë detyrim, numri i të cilëve ka arritur në 23. Të tjera vende pritet të shprehen gjatë takimit në Uashington se po e përmbushin këtë standard.

Vazhdimi i përkrahjes për Ukrainën

Gjatë viteve të fundit shumë vende të NATO-s kanë nëshkruar marrëveshje dy palëshe sigurie me Ukrainën për të furnizuar Kievin në terma aftagjatë, me ndihmën që i nevojitet për t’u mbrojtur nga Rusia dhe për të parandaluar sulme të tjera në të ardhmen.

Rusia ka shënuar fitore në fushë-betejë ndërsa Kongresi bllokoi për disa muaj ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, duke shkaktuar vonesa në furnizime.

Por synimi i Ukrainës është që të anëtarësohet në NATO, me qëllim që të jetë nën ‘ombrellën’ e sigurisë së NATO-s, sipas Nenit 5 (mbrojtjes kolektive), që detyron të gjithë vendet anëtare që ta mbrojnë atë në rast sulmi. Ndërsa konflikti vazhdon, anëtarësimi nuk ka të ngjarë të ndodhë. Megjithatë, aleatët pritet që t’i paraqesin Ukrainës një plan të ri, një “urë” drejt anëtarësimit, e cila do të përcaktojë hapat e ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, vendet e NATO-s pritet të zotohen për më shumë mbështetje ushtarake dhe ekonomike. Deri tani Ukrainës i janë dërguar ndihma prej miliarda dollarësh dhe sipas zyrtarëve të tjera ndihma pritet të dërgohen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se kontributi prej rreth 43 miliardë dollarësh në vit duhet të jetë baza për të vazhduar përpara.

Kina si çështje në takimin e NATO-s

Aleatët e NATO-s janë gjithashtu të përqendruar tek kërcënimet që paraqet Kina, duke përfshirë fushatat e vazhdueshme të dezinformimit që synojnë të nxisin dyshime tek sistemet demokratike. Po ashtu, vendet e NATO-s kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin se shitja nga Kina e disa pajisjeve dhe teknologjisë i ka dhënë mundësi Moskës të rindërtojë bazën industriale të mbrojtjes, për të vazhduar luftën ndaj Ukrainës.

Për të tretin vit radhazi, udhëheqës ose zyrtarë të lartë nga Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut do të marrin pjesë në takimin e NATO-s për të diskutuar se si të reagojnë ndaj kërcënimeve kineze në Detin e Kinës Jugore dhe më gjerë./VOA

Holandë-Angli, duel pas 28 vitesh në Europian / Nga trofeu i vetëm i tulipanëve te hakmarrja, sa shumë “beteja”

Holanda dhe Anglia do të luajnë një prej gjysmëfinaleve të këtij Europiani, ku do të matin forcat dhe do të kërkojnë patjetër një vend në finalen e madhe të Berlinit. Një ndeshje që ka qenë e mbushur me histori dhe përballje të shumta në të shkuarën.

Kjo do të jetë ndeshja numër 23 në histori mes tyre, ndërsa në 22 të mëparshmet bilanci është në favor të Holandës. Tulipanët kanë arritur që të fitojnë 7 ndeshje, ndërsa Anglia 6 sfida. 9 të tjera kanë përfunduar në barazim.

EUROPIANË– Përballjet mes dy ekipeve kanë qenë më së shumti miqësore, por ka pasur edhe nga ato që kanë mbajtur me zemër në dorë tifozët, pikërisht për rëndësinë e tyre në Botërorë dhe Europianë. Dhe meqë jemi tek Europianët, Holanda e ka mundur pikërisht Anglinë në vitin 1988 në me tripletën e Marko Van Bastenit, në vitin kur ka fituar Europianin. Mirëpo Anglia është hakmarrë vite më vonë, pikërisht në vitin 1996 kur fitonin 4-1 ndaj “tulipanëve”.

Dopietat e Shirer dhe Sheringam ishin vendimtare përballë golit të Patrik Klajvert. Ndeshjet e fundit mes dy skuadrave kanë qenë shumë të balancuara dhe pa një ekip dominues.

Mund të humbasin shijen, ja cilat ushqime nuk duhet të vendosen në frigorifer

Nëse e keni bërë shprehi që të gjithë artikujt ushqimorë t’i mbani në frigorifer, e keni gabim.

Në këtë artikull do të mësoni se cilat ushqime nuk bën të futen në frigorifer:

Domatet

Nëse i mbani domatet në frigorifer, rrezikoni që t’ua humbisni shijen dhe freskinë.

Patatet

Patatet duhet të vendosen diku ku është freskët dhe thatë, qoftë në letër apo në një çantë e cila i mbanë të thata ato, por jo në frigorifer.

T’i mbani ato në frigorifer bëni që niseshtja e tyre të shndërrohet në sheqer, i cili ndikon në cilësinë e tyre dhe bëjnë që ngjyra e tyre t’ju humb së bashku me shijen pasi të gatuhen

Qepët

Nëse janë të qëruara, ato duhet të qëndrojnë në një vend të freskët dhe të thatë ku ka ajër të ventiluar, dhe jo në një frigorifer të ftohtë.

Hudhra

Sikurse qepët, edhe hudhra duhet mbajtur larg frigoriferit. Jo vetëm për aromën që mund t’i japin frigoriferit, por edhe mund të absorbohen.

Buka

Edhe pse mund të mendoni që s’ka gjë të keqe, e vërteta është se buka thahet shpejt në frigorifer.

Mjalti

Nëse e mbani mjaltin në frigorifer, ai do të kristalizohet dhe do të forcohet aq shumë, sa do t’i humbasë shija. Mjalti është mirë të qëndrojë në vend të thatë.

Bananet

T’i vendosni bananet në frigorifer do të bëjë që ato të qëndrojnë të pjekura disa ditë më shumë – por nëse i vendosni përderisa lëkura e tyre është pak e gjelbër, atëherë ato nuk do të piqen fare. As kur i nxirrni prej frigoriferit. Dhe lëkura e tyre do të kthehet në ngjyrë të zezë.

Borziloku

Nëse e ruani në frigorifer, ai do të zverdhet më shpejt dhe do të marrë aromat e ushqimeve të tjera të frigoriferit. Më mirë ta mbani jashtë, në një gotë me ujë të freskët, ashtu siç mbani edhe lulet. Nëse doni ta ruani për një kohë të gjatë, më mirë ta pastroni dhe ta vini në ngrirje.

Zekthi: SPAK po bën punë të mirë, janë arrestuar ministra të rëndësishëm të qeverisë. Kush janë kundërshtarët më të mëdhenj të drejtësisë së re

Analisti Fitim Zekthi, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 tha se SPAK po bën një punë të mirë dhe se është shpresa e vetme për drejtësi në vendin tonë.

Zekthi tha se SPAK ka arrestuar ministra të rëndësishëm të qeverisë Rama, që askush nuk mendonte se do të shkonin pas hekurave. Sipas tij, SPAK ka kundërshtarë të fortë përballë, që janë politikanët e korruptuar, të cilët bashkëpunojnë me krimin.

Fitim Zekthi: Te SPAK unë kam besim dhe përpiqet me fuqinë e vet që të bëjë gjëra të reja. Diçka kanë bërë ose do bëjnë. SPAK po përballet me një sistem të ngritur nga viti 1992. SPAK do të bëjë punë shumë të mirë, Struktura e Posaçme ka çekuilibruar qeverinë Rama. Disa ministra të fuqishëm të kësaj qeverie, pra zemra e qeverisë është goditur. Ilir Beqaj u arrestua dhe kjo nuk është gjë e lehtë, pasi ka qenë një njeri i rëndësishëm në PS dhe në qeveri. Por, SPAK ka kundërshtarë të fortë politikanët e korruptuar, por edhe bandat e organizuara, që janë të fuqishme.

Qeveria ka disa avantazhe, ka arritur që të ketë interesin e qytetarëve, pasi njerëzit në Shqipëri varen nga disa pagesa minimale, nga pensionet etj dhe gjithashtu ka një opozitë të izoluar. Opozita bën gjithçka për veten e vet, nuk kujtohet për popullin shqiptar. Shqiptarët vidhen nga qeveria e keqe. Protestat e opozitës bëhen vetëm për të treguar se kemi opozitë solide. Partia e thërret opozitën për interesin e vet. Opozita nuk do që të hapet, sepse i bie që të ikësh vetë, pasi nënkupton se do të lejosh të ikin nga politika njerëz, që kanë bërë dredhje e spërdredhje në kaq shumë vite. Reforma Zgjedhore nuk do prekë interesat e politikanëve, që janë aktorë të rëndësishëm politikë.