17.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Disa ditë më parë u paraqit në SPAK, deputeti i Berishës nën hetim për fshehje pasurie!

Deputeti Asllan Dogjani, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se SPAK ka kërkuar informacion në disa institucione.

Kujtojmë se pak ditë më parë, më 3 korrik 2024, Dogjani është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë e gjysmë.

Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment publik për mediat.

Korrupsion shtetëror/ Maxhoranca shkallmoi Ligjin e Prokurimeve për t’i hapur rrugë kontratave miliona euro të lobimit

Nga Klodian Tomorri

Në ditët e fundit të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave depozitoi një draft në Parlament për të ndryshuar Ligjin e Prokurimeve. Projektligji, i cili përmbante 50 nene ndryshonte ndjeshëm ligjin ekzistues të Prokurimeve. Por mes ndryshimeve të propozuara u fut edhe një nen hileqar.

Ky ishte neni 48, i propozuar në draft si dispozitë kalimtare. Në pikën 2 të këtij neni thuhet shprehimisht: “Brenda një periudhë 3-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave mund të autorizojë institucionet e administratës shtetërore/publike në nivel qendror të negociojnë dhe të lidhin marrëveshje konsulence ndërkombëtare brenda fushës së kompetencës së tyre në fusha me interes strategjik, në drejtim të aplikimit të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, infrastrukturës kritike dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”

Neni qe i dha te drejte qeverise te prokuroje konsulence nderkombetare me negocim te drejteperdrejte

Propozimi si dispozitë kalimtare nuk është i rastësishëm. Ky nen është në kundërshtim flagrant me direktivën e Bashkimit Europian për Prokurimet Publike. Duke qenë e vetëdijshme për këtë, qeveria e ka propozuar si masë kalimtare. Aq sa i duhej për të arritur qëllimin dhe nëse zyra e BE-së do të ngrejë zërin, atëherë ajo do të justifikohet me masën kalimtare.

Lum milionash me prokurim të drejtëpërdrejtë
Ligji u miratua në shkurt të këtij viti. Menjëherë pas hyrjes së tij në fuqi, qeveria filloi biznesin e prokurimeve direkte të kontratave të konsulencës. Në 3 mbledhjet e fundit Këshilli i Ministrave ka miratuar 3 vendime, ku autorizon institucione publike të lidhin kontrata konsulence me negocim të drejtëpërdrejtë në vlera të majme.

Dy prej këtyre autorizimeve i janë dhënë ministrisë së Drejtësisë. Sipas vendimeve, qeveria ka autorizuar Ulsi Manjën që të lidhë kontrata me negocim të drejtëpërdrejtë me dy kompani të huaja. E para është Boston Consulting Group, e cila do të këshillojë ministrinë e Drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa vendimi i dytë lidhet me G37 Chambers, që do të këshillojë Ulsi Manjën në luftën kundër kriminalitetit.

Ndërkohë vendimi i tretë, autorizon një tjetër institucion publik. Bëhet fjalë për Autoritetin Portual të Durrësit, të cilit iu dha e drejta që të lidhë marrëveshje me negocim të drejtëpërdrejtë me hollandezët e Royal Haskoning.

Vendimi qe autorizon APD te lidhe kontrate konsulence me Royal Haskoning

Kontratat e konsulencës shpesh janë maskim për shpenzime lobimi, përmes të cilave qeveria ble kredite politike në arenën ndërkombëtare.  Vlera e saktë që do të paguajnë qytetarët për këto tre prokurime të mbylluar nuk dihet ende, pasi ato janë në proces negocimi. Por kontrata e fundit, ajo me Royal Haskoning pritet të jetë të paktën mbi 12 milionë euro, çka mund ta çojë vlerën totale të të tre kontratave në mbi 30 milionë euro. Dhe nuk dihet ende se sa kontrata të tjera konsulence do të autorizohen si kjo, tani që qeveria i vuri flakën ligjit./Kapitali.al

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, arrestohet në Rinas i shpalluri në kërkim Gazmend Haxhia

Është vënë në pranga në Rinas, biznesmeni Gazmend Haxhia, i cili ishte shpallur në kërkim për abuzim me fondet e BE në SASPAK.

 

Mësohet se Haxhia po kthehej nga Italia dhe është arrestuar sapo ka zbritur nga avioni.

Kujtojmë që GJKKO ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”. Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë, dhe nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darke te “Gzona”.

Basha reagon për propozimet e PS për zgjedhoren: Sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve

Kreu i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me propozimin e PS për zgjedhoren. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, dështimi i Reformës Zgjedhore, kishte pikerisht këtë qëllim, që shqiptarët të mos zgjidhnin me votën e tyre deputetët në parlament dhe që të pamundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Basha sjell në vëmendje propozimet e Demokratëve Euroatlantikë për lista të hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore dhe garantimi i votës së diasporës, të cilat ndodhen prej muajsh në syrtarët e Kuvendit.

Ndërsa më tej ai thotë se shqiptarët do të kenë mundësi të shohin në Kuvendin e Shqipërisë se kush është për lista te hapura dhe kush jo, kush është pjesë e pazarit me Edi Ramën ne kurriz të shqiptarëve dhe kush mbron interesin e tyre.

Postimi i plotë i Bashës:

Sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.

Dështimi i Reformës Zgjedhore, kishte pikerisht këtë qëllim, që shqiptarët të mos zgjidhnin me votën e tyre deputetët në parlament dhe që të pamundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Sot ne Kuvendin e Shqiperisë janë dy nisma, ajo për lista të hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore dhe garantimi i votës së diasporës, të propozuar prej nesh, Demokratëve EuroAtlantikë, dhe propozimi i socialistëve që sërish i mban listat e mbyllura dhe u pamundëson shqiptarëve jashtë vendit të votojnë.

Shqiptarët do të kenë mundësi tashmë të shohin në Kuvendin e Shqipërisë se kush është për lista te hapura dhe kush jo, kush është pjesë e pazarit me Edi Ramën ne kurriz të shqiptarëve dhe kush mbron interesin e tyre.

Frika nga vota e lirë, firka nga humbja e pushtetit, frika nga fundi i pandëshkueshmërisë, nuk mund të mbajne peng vullnetin e shumicës së qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim të vërtetë.

Qytetarët shqiptarët meritojnë një Reformë Zgjedhore të vërtetë!

Sulmet masive nga Rusia, të paktën 20 të vrarë në Ukrainë. Sulmohet edhe spitali i fëmijëve në Kiev

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 20 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi “masiv” me raketa të kryer nga Rusia në Kiev dhe qytete të tjera. Gjatë sulmeve të 8 korrikut u godit edhe spitali i fëmijëve në Kiev, si dhe ndërtesa banimi dhe infrastrukturë tjetër në mbarë vendin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “mbi 40 raketa të llojeve të ndryshme” shënjestruan Kievin, Dnipron, Krijvi Rihun në qendër të Ukrainës dhe Kramaorskun dhe Sllovjanskun në rajonin lindor të Donjeckut.

“Të gjitha shërbimet janë të angazhuara për të shpëtuar sa më shumë njerëz”, tha ai përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se ky ishte “një prej sulmeve më të këqija” në kryeqytetin ukrainas në 28 muaj luftë në shkallë të plotë.

Një video e incizuar nga Radio Evropa e Lirë në spitalin e fëmijëve, Ohmadyt, në Kiev, shfaqi radhë të njerëzve që po ndihmonin të pastronin vendin nga rrënojat e ndërtesës.

“Ka njerëz nën rrënoja, numri i saktë i viktimave nuk dihet”, tha Zelensky në rrjetet sociale, duke thënë se spitali Ohmadyt “është një prej spitaleve më të rëndësishme të fëmijëve, jo vetëm në Kiev, por po ashtu në Evropë”.

Moska – që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – vazhdimisht ka mohuar se shënjestron ndërtesat e banimit, shkollat, spitalet dhe infrastrukturën tjetër civile, pavarësisht dëshmive që thonë të kundërtën.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se numri i personave që janë konfirmuar të vrarë është të paktën 20, ndërkaq 50 të tjerë janë plagosur në sulmet e 8 korriut.

Forcat ajrore të Ukrainës shpallën gatishmëri ajrore në mbarë Ukrainën para mesditës së 8 korrikut, pas kërcënimit të dyshuar për sulme me raketa balistike, përderisa thanë se po luftojnë që të zmbrapsin sulmet ndaj Kievit.

Shpërthimet në Kiev u dëgjuan rreth orës 10:30 sipas kohës lokale, teksa administrata ushtarake e qytetit u kërkoi qytetarëve të qëndronin në strehimore derisa të ndalej alarmi për sulme ajrore.

Ushtria tha se më pas u lëshua alarmi për sulme në mbarë vendin.

Sulmet gjatë ditës në Ukrainë janë të rralla, edhe pse Rusia që gjashtë muaj ka intensifikuar bombardimin e qendrave të banuara të Ukrainës dhe ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë.

Forcat ukrainase thanë po ashtu se gjatë natës kanë rrëzuar të paktën tri raketa lundruese. Sipas komandantit të forcave ajrore, gjeneralit Mykola Oleshchuk, raketat u rrëzuan në rajonet e Zhitomirit dhe Çerkasit.

Në Krijvi Rih dhe në Dnipropetrovsk autoritetet raportuan për të paktën dhjetë të vrarë dhe 30 të plagosur gjatë një “sulmi masiv ajror të armikut”.

Në verilindje, kryetri i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se dy gra u hospitalizuan pasi u plagosën gjatë granatimeve ruse në tri ndërtesa banimi.

Më vonë gjatë 8 korrikut, guvernatori i Harkivit tha se të paktën pesë persona u vranë në rajon.

Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase raportoi se luftimet në terren po vazhdojnë, përderisa Rusia po vazhdon ofensivën e saj në rajonin e Harkivit. Sipas ushtrisë ukrainase, duket se Rusia po kryen ofensivë edhe në Pokrovsk të Donjeckut, ku të paktën tre persona janë vrarë si pasojë e sulmeve me raketa.

Ushtria tha se trupat po tentojnë të “stabilizojnë” situatën për të parandaluar forcat ruse që të avancojnë më shumë në territorin ukrainas në këtë zonë./REL

Harku Euro-Atlantik-një realitet i pakthyeshëm!

Nga Azgan Haklaj

Mision për shpetimin e demokracisë dhe pluralizmit!

Nevoja imediate e grupimit dhe aktivizimit real politik të Harkut EuroAtlantik bëri që
në një tryezë serioze e efikase mes të
barabartësh të diskutohej e konkludohej me vendime të rëndësishme për të ardhmen e demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri!
Kur themi demokracia dhe pluralizmi jemi të ndërgjegjshëm që ky binom i domosdoshëm është më i rrezikuar sot nga autokratizmi qeveritar dhe ai uzurpimi opozitar nga për shkak të ujdisë politike të Rilindjes me Rithemelimin për të mos trazuar establishmentin 30 -vjeçar, i cili ka modeluar dhe materializuar këtë tablo të zymtë të varfërisë korrupsionit, mungesës së
shpresës e depopullimit.
Pavarësisht përbetimeve të rrejshme të dy poleve politike dominante për 3 dekada sot vota e lirë dhe e barabartë është vetëm vegim, votimi i diasporës një mashtrim, tregu e konkurenca ekonomike e politike një çoroditje hibrite e një zvetnim.
Pseudo përleshjet parlamentare me sfond revolucionar flakadanësh të pseudo -opozitarizmit në parlament kulmuan me ujdi e marrveshje për deshtimin e komisionit të reformës zgjedhore dhe krijimin e komisionit të dialogut i cili ka qëllim mbajtjen e sundimit të Trekendëshit të Bermudës.
Amnistinë penale për të liruar zyrtarët e korruptuar.
Krijimin e komisionit Xhafa për të goditur reformën në drejtësi dhe përgatitja për të i’a msy SPAK-ut dhe GjKKO-së.
Shpetimi i mandatit të Sali Berishës pa interpretim kushtetues.
Përdorimi i tre gjyqtareve të apelit me lidhje nepotike me qeverinë për ti dhënë vulën Rithemelimit në shkelje flagrante të ligjit duke rrëzuar hirarkinë gjyqsore pasi nuk u zbatua vendimi i Gjykatës së Lartë për gjykimin në themel por u dha një vendim proçedurial për rrëzim ankimimi e ndonëse jemi në limitet e afatit ende nuk e kanë zbardhur.
Kjo deshmon se jemi në limitet kohore për të reaguar fuqishëm e pa kthim ndaj kësaj klase të korruptuar e cila interesave të veta përsonale e abuzive ju ka dhënë qytetari e mbështetje ligjore duke imituar monarkitë despotike të mesjetës.
Pseudo opozita bën zhurmuesin me daulle, goma e molotovë ndërkohë që së bashku pushtojnë qiellin me pallate 65 katëshe me para të pista.
Gazmend Bardhi me të tijët i bashkohet ballkonit antiamerikan ndërkohë që Belinda Balluku firmos abuzivisht miliarda euro koncensione në e infrastrukturë.
Të tjerë mjeranë politiqarë të dominuar nga ethet e karrierizmit e kolltukomanisë shpikin grupacione me drejtim post-titist të partisë, me kolegjialitet, regjencë e lloj lloj shpikjesh, apo krijimin e partisë së re televizive pa patur kurajon që idetë e tyre ti shpalosin në strukturat që u kanë dhënë mbështetje për një kohë të gjatë.
Në këto kushte Harku EuroAtlantik është një rreze shprese që po instalohet me paritet e norma demokratike për tu futur në betejën elektorale me doktrinë, parime e synime të qarta me misionin:
Shpetimi i pluralizmit dhe demokracisë!
Harku EuroAtlantik në pluralitet të plotë mendimi e diskutimi ka rënë dakort për principet bazike të bashkëpunimit paraelektoral dhe qeverisës duke pasur si parime të panegociueshme sigurimin e lirisë se votës së barabartë, votës elektronike, listave të hapura, ndryshimin e hartës elektorale, Shqipëria një zonë zgjedhore, votim i diasporës, e mbi gjithçka palëkundshmërinë e besimit tek aleatët tanë strategjikë SHBA-të, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Mbështetja e organeve të reja të drejtësisë kryesisht të SPAK-ut dhe GJKKO-së është njëri nga principet që na bashkon në Harkun EuroAtlantik.
Por ky bashkim politik nuk do ngelet thjesht në nivelin e konstatimeve dhe sygjerimeve por shumë shpejt do avancojë drejt një programi unik elektoral të besueshëm e të realizueshëm në unifikimin e burimeve njerëzore e strukturore në mënyrë kapilare në të gjithë vendin si dhe në diasporë.
Si hap i parë i bashkërendimit të aksionit politik të Harkut EuroAtlantik do të jetë tubimi i përbashkët së shpejti i parlamentit vendor ku të gjithë këshilltarët tanë do të bashkërendojnë punën dhe veprimtarinë e tyre në shërbim e korrelacion me aleatët.
Natyrisht mentaliteti i vjetër e pesimistët e demotivuar nga uzurpimi i demokracisë, meskinët e disfatistët e quajnë donkishoteske këtë levizje, por e ardhmja e shpejtë do e demantojë këtë mentalitet.
Levizja e ndryshimi politik që po dominon kontinentin nuk kanë si të jenë indiferentë ndaj nesh.
E për më tepër një situate “sos” për demokracinë e kur në krah kemi suportin e pakursuyer euroatlantik.
Gjithsesi kjo është një betejë dhe në beteja duhet luftuar me qëndrueshmëri, parime, guxim e dinjitet për të fituar.
E ata që me meskinitet i dredhojnë betejës thjesht janë pjesë e harresës …pa dashur të them atë që shpesh e mendoj se në front ka qëndrestarë por si jo rrallë herë në historinë tonë infiltrohen dhe hamzallarë.

Gaz Bardhi pretendon se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, Dumani: Nuk ka asnjë kallëzim!

Në një takim të zhvilluar me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur disa pyetjeve, për çështje që kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Një prej këtyre çështjeve është edhe dosja “Xibraka”, për të cilën Gazment Bardhi ka deklaruar se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës.

Por kreu i SPAK u shpreh se ka nisur një hetim për këtë dosje, e cila është rihapur, por sqaroi se nga ana e Gazment Bardhit nuk ka asnjë kallëzim, ndryshe nga sa ai pretendon në daljet mediatike.

Qartësisht nuk ka bërë kallëzim”, ka deklaruar ai ndër të tjera.

Afera me kompleksin ‘Partizani’, Dumani: Janë bërë hetimet pasurore për Sali Berishën

Kreu i SPAK, Altin Dumani po zhvillon një takim me gazetarët dhe është pyetur për çështjet më të rëndësishme që po heton prokuroria.

I pyetur në lidhje me hetimet për aferën e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’, Dumani tha se janë bërë hetime pasurore për Sali Berishën

Janë bërë hetimet parësore për Berishën.’- mësohet të ketë thënë Dumani.

Bota është me kurajozët dhe qëndrestarët

Nga Murat Basha

Rezistenca do karakter.
Dëshpërimi është tundim.
Tundim për lëshuar veten,për t,ju dorëzuar lodhjes,rrezikut,për të pushuar së përpjekuri,pse jo “luftuari”.
Sepse për të jetuar do të thotë të dish t,i rezistosh dëshpërimit të shkaktuar nga disfatat.
Mjerë kush bie në kurthin e dëshpërimit,depresionit shkaktuar nga humbjet.
Kush humbet,duhet të përdorë, të shfrytëzojë humbjen për të kuptuar si duhet reaguar në të ardhmen,për të ndërtuar skemën e re të vepruarit,për të gjetur rrugë të reja dhe ndërtuar strategji të reja.
Humbja të ndihmon të njohësh bashkëluftëtarët, bashkëpunëtorët, qëndrestarët dhe “tradhëtarët”
Kushdo edhe liderët e mëdhenj,për shumë arsye pësojnë humbje, por ata dinë të mësojnë dhe të përfitojnë, nga humbja duke përdorur metoda të reja.
Nëse dorëzohemi humbasim Lirinë.
Është më e lehtë të lëshosh “armët” por pasojat janë të tmerrshme.
Ne humbasim Lirinë.
Sepse Liria është gjëja më me vlerë.
Liria nuk dhurohet.
Ajo fitohet me betejë, me “Luftë”
Nuk e blen dot me para,me korrupsion edhe moral të dobët….
Fitohet me “luftë” me qëndresë,me moral me karakter.
Mjafton një moment dobësie dhe e ke humbur përgjithmonë,Lirinë.
Në momentet e humbjes,kur ç,do gjë shkon ters,kur gabojmë,kur na “tradhëtojnë” del në pah karakteri dhe shkëlqen morali, qëndresa.
I “humburi” ngrihet,mledh copat kudo janë dhe thotë ;
-Humba,por do ngrihem më i fortë, sepse i bëj ballë fatkeqësisë “tradhëtisë” i qëndroj përballë padrejtësisë,sepse nuk dorëzohem Kurrë-
Tudimi për t,u dorëzuar është aty,sepse të dorëzohesh është më e lehtë, është pushim.
Ndërsa për t,u ringritur,duhet të shtrëngosh fort dhëmbët,t,i rezistosh dhimbjes,lodhjes,dëshpërimit.
Qëndresa kërkon sforco,kurajo,shpirt të guximshëm,dhe besim e shpresë tek e ardhmja.
Kush thyhet apo j,a mbath ikën duke thënë ; -Nuk ja vlen të luftosh ata janë më të fortët dhe të fortët fitojnë gjithmonë,bota është e padrejtë etj…
Kjo nuk është e vërtetë,të gjithë kanë frikërat dhe dyshimet e tyre edhe të “fortët” apo të mëdhenjtë.
Por ata rezistojnë, qëndrojnë,prandaj fitojnë.
Dorëzohet vetëm ai/ata që kanë Inteligjencë inaktive,dembele,që nuk do të përballojë me kurajo betejën për ardhmërinë.
Bota është me kurajozët me qëndrestarët.

“Mos përdorni ujin e pijshëm”/ 90 qytetarë të Bulqizës në spital, prefekti thirrje urgjente

Vijon të shtohet numri i pacientëve që i drejtohen spitalit të Bulqizës me shenja helmimi.

Bëhet me dije se deri më tani numri i pacientëve ka shkuar në 90, nga 50 që ishte deri mbrëmjen e djeshme.

Prefekti i qarkut Dibër Nexhbedin Shehu u ka bërë thirrje banorëve mos ta përdorin ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave pasi dyshohet që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit, por jo vetëm, por  edhe virozat.

Mësohet se ka pasur përpjekje për të fshehur këtë ngjarje ku rrezikohet jeta e banorëve nga cilësia e ujit të pijshëm në Bulqizë. Megjithatë pritet të konfirmohet arsyeja e helmimit përmes analizave përfundimtare.

Në Bulqizë nuk është hera e parë që banorët i drejtohen spitalit për ndihmë mjekësore me shenja helmimi, gati një vit më parë pati një helmim masiv ku më shumë se 60 familjarë u paraqitën në qendrën shëndetësore të Gjoricës.

Edhe në janar të 2021, u helmuan nga uji i pijshëm 30 persona të cilët u kuruan në qendrën e Shupenzës.

Edhe vitet e shkuara janë shënuar në regjistrat e spitalit pacientë të helmuar për shkak të ujit të pijshëm. E mesa duket ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit kanë munguar për të zgjidhur këtë problematikë. Policia njofton se ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat e për të përcaktuar shkakun e helmimit.