23.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

Mirela Karabina: Demokratët Euroatlantikë, alternativa më e mirë për Shqipërinë

E ftuar në Euronews Albania me Alba Xhanin, Mirela Karabina u shpreh se Demokratët Euroatlantikë janë alternativa më e mirë për Shqipërinë.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit mbi legjitimitetin e Partisë Demokratike duke ia dhënë vulën Rithemelimit, ishte i padrejtë.” – u shpreh më tej ajo.

Karabina tha se Edi Rama është kryeministri më i korruptuar dhe është tmerruar nga SPAK, gjë që e shtyu t’i japë vulën e PD Rithemelimit të Berishës.


Më poshtë pjesë nga prononcimi i Mirela Karabinës:

Ne kemi përballë Edi Ramën, kryeministrin e qeverisë më të korruptuar i cili është në hall të madh. I tmerruar nga SPAK pasi bashkëpunëtorët e tij të zhytur në korrupsion po shkojnë një nga një para drejtësisë dhe radha tij po vjen, ai grabiti vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë- Euroatlantike dhe ia dha Rithemelimit.

Sepse me një opozitë të sanksionuar nga perëndimi, e perceptuar për korrupsion dhe nën hetim nga SPAK, Rama e sheh si të vetmen mundësi të ruajtjes dhe fitimit të pushtetit.

Investimi financiar e mediatik i establishmentit të vjetër për të penguar Lulzim Bashën dhe PD-Demokratët Euroatlantikë për të mos qene alternativë fituese ka kaluar kufijtë e logjikës, duke shkuar deri në institucionet amerikane.

Ndaj dhe ne jemi të vendosur të shterojmë hapat ligjorë përmes rekursit mbi legjitimitetin e PD, dhe nëse do të duhet do e çojmë deri në Strasburg.

Formacioni ynë politik me programin “Shqipëria meriton më shumë”, një program i besueshëm dhe i testueshëm që adreson problemet e qytetarëve dhe zgjidhjen e tyre, do të jetë alternativa më e mirë në zgjedhjet e ardhshme.

Po si mund të artikulohet dhe të mendohet që Edi Rama që kryeson bandën e të korruptuatve në pushtet do të fitojë përsëri zgjedhjet?!

Shqiptarët do të kenë alternativën tonë së bashku me formacione të tjera që janë krah partnerëve dhe aleatëve, mbështesin SPAK dhe kërkojnë një sistem zgjedhor ku qytetarët të zgjedhin më të mirën e tyre.

Në lidhje me protesën e 11 korrikut, është një demonstrim ku Rithemelimi kërkon të imponohet si shumicë dhe nuk ka të bëj me kauza që zgjidhin hallet e qytetarëve.

Nëse do kishte qenë shumicë Rithemlimi, do të kishte rrëzuar Edi Ramën për 6 muaj siç i premtoi demokratëve, do kishte fituar në zgjdhjet e 6 marsit 2022, do kishte fituar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 por humbi dhe bastionet e djatha në këto 34 vjet.

Nga njëra anë qytetarët në rritje kanë besim dhe pëlqyeshmëri për SPAK (80%), ky grupim e quan organizatë kriminale, tregues ky i interesave të kundërta me qytetarët.

Shqiptarët meritojnë dinjitet dhe një vend të dëshirueshëm për ta dhe fëmijët e tyre.
Dhe këtë, establishmenti i vjetër i korruptuar dhe nën hetim nga SPAK, nuk e bën dot.

Census 2023 ia vuri vulën e zezë të shpopullimit!

Me një ekip dinjitoz dhe me figura të pastra e reputacion të mirë, me një program dinjitoz që prek direkt problemet e qytetarëve, shqiptarët do të kenë aletrnativën tone, Demokratët Euroatlantikë.

Në Euronews Albania me Alba Xhanin për të folur mbi Demokratët Euroatlantikë, si alternativa më e mirë për Shqipërinë.

Vendimi i Gjykatës së Apelit mbi legjitimitetin e Partisë Demokratike duke ia dhënë vulën Rithemelimit, ishte i padrejtë.

Ne kemi përballë Edi Ramën, kryeministrin e qeverisë më të korruptuar i cili është në hall të madh. I tmerruar nga SPAK pasi bashkëpunëtorët e tij të zhytur në korrupsion po shkojnë një nga një para drejtësisë dhe radha tij po vjen, ai grabiti vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë- Euroatlantike dhe ia dha Rithemelimit.

Sepse me një opozitë të sanksionuar nga perëndimi, e perceptuar për korrupsion dhe nën hetim nga SPAK, Rama e sheh si të vetmen mundësi të ruajtjes dhe fitimit të pushtetit.

Investimi financiar e mediatik i establishmentit të vjetër për të penguar Lulzim Bashën dhe PD-Demokratët Euroatlantikë për të mos qenë alternativë fituese ka kaluar kufijtë e logjikës, duke shkuar deri në institucionet amerikane FBI.

Ndaj dhe ne jemi të vendosur të shterojmë hapat ligjorë përmes rekursit mbi legjitimitetin e PD-së dhe, nëse do të duhet, do ta çojmë deri në Strasburg.

Formacioni ynë politik me programin “Shqipëria meriton më shumë”, një program i besueshëm dhe i testueshëm që adreson problemet e qytetarëve dhe zgjidhjen e tyre, do të jetë alternativa më e mirë në zgjedhjet e ardhshme.

Po si mund të artikulohet dhe të mendohet që Edi Rama që kryeson bandën e të korruptuatve në pushtet do të fitojë përsëri zgjedhjet?!

Shqiptarët do të kenë alternativën tonë së bashku me formacione të tjera që janë krah partnerëve dhe aleatëve, mbështesin SPAK dhe kërkojnë një sistem zgjedhor ku qytetarët të zgjedhin më të mirën e tyre.

Në lidhje me protesën e 11 korrikut, është një demonstrim ku Rithemelimi kërkon të imponohet si shumicë dhe nuk ka të bëj me kauza që adresojnë hallet e qytetarëve.

Nëse do të kishte qenë shumicë Rithemelimi, do ta kishte rrëzuar Edi Ramën për 6 muaj siç i premtoi demokratëve, do t’i kishte fituar në zgjedhjet e 6 marsit 2022, do të kishte fituar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, por humbi dhe bastionet e djathta në këto 34 vjet.

Nga njëra anë qytetarët në rritje kanë besim dhe pëlqyeshmëri për SPAK (80%), ndërsa ky grupim e quan organizatë kriminale, tregues ky i interesave të kundërta me qytetarët.

Shqiptarët meritojnë dinjitet dhe një vend të dëshirueshëm për ta dhe fëmijët e tyre.
Dhe këtë, establishmenti i vjetër i korruptuar dhe nën hetim nga SPAK, nuk e bën dot.

Census 2023 ia vuri vulën e zezë të shpopullimit!

Me një ekip dinjitoz dhe me figura të pastra e reputacion të mirë, me një program dinjitoz që prek direkt problemet e qytetarëve, shqiptarët do të kenë aletrnativën tone, Demokratët Euroatlantikë.

U përlanë 33 mln euro nga fondet për bujqësinë – BE nuk fal asgjë, pas Beqajt, kërkon edhe “kokën” e Frida Krifcës

Arrestimi i Ilir Beqajt për abuzime me fondet e BE duket se është një kambanë alarmi dhe për ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca, pasi edhe asaj i ka dalë emri në një skemë të ngjashme.

Beqaj është në qeli për 500 mijë euro, ndërkohë që Frida Krifca ka shpërdoruar afro 33 mln euro të fondeve që jepte BE për bujqësinë. E kemi fjalën për aferën IPARD.

OLAF ka gjetur pa fund shkelje kur Krifca ishte në krye të AZHBR dhe ka dorëzuar një dosje shumë voluminoze në SPAK. Ndryshe nga Beqaj, Krifca ka një mal me telashe. Ka prova, dëshmi dhe fakte, teksa kemi të bëjmë me një abuzim shumë të madh.

Vetë BE e ka thënë disa herë se kërkon “kokën” e Krifcës, pasi ka ushtruar presion të madh për një hetim sa më të thellë. Sipas burimeve ata po ndjekin me kujdes hetimet përmes të dërguarve të tyre në Tiranë.

Në mars, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i është dërguar një letër-kujtesë nga OLAF, lidhur me kallëzimin penal në fjalë. Tani topi është në portën e SPAK.

Pak ditë më parë OLAF nxori dhe një raport, ku hidhe dritë mbi aferën.  Në raportin vjetor OLAF zbulon se gjatë hetimit u vu re se fermerët ishin të detyruar të ndanin një përqindje të madhe të grantit të tyre me kompaninë e konsulencës, e cila do të bënte ndërmjetësin me AZHBR. Gjithashtu në dokument thuhet se u gjetën dhe disa parregullsi të tjera gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve.

Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë në Shqipëri, përbëjnë një shumë prej 33 milionë eurosh, e cila është 2,5 herë me lartë se shuma prej 13 milionë eurosh që nuk është përdorur në mënyrë të rregullt nga 6 shtete të tjera në Ballkan të tilla si Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bullgari dhe Rumania.

Shuma totale e parregullsive e gjetur në 7 shtete të Ballkanit është rreth 47 milionë euro, nga të cilat 71% i takojnë Shqipërisë dhe 13 mln euro, ose 29% në 6 vende te tjera.

Për shkak të parregullsive dhe skemave mashtruese BE ka bllokuar fondet e IPARD për Shqipërinë, duke i dhënë një goditje të lartë sektorit, i cili veç të tjerash vuan edhe nga mungesa e financimeve të brendshme. /Pamfleti

Tregu i pronave fillon rënien, transaksionet në Tiranë u tkurrën me 20% në 2023

engineering team working on site
Të dhënat e ASHK tregojnë se numri i transaksioneve të shitblerjeve me pasuritë e paluajtshme pësoi tkurrje në vitin 2023. Rënia është më e theksuar në Tiranë, ku këto transaksione u reduktuan për të dytin vit radhazi. Megjithatë, aktorët e tregut mendojnë se transaksionet e shitjes japin vetëm një tablo të pjesshme të tregut. Sipas tyre, në kushtet e volumit të madh të ndërtimeve të reja, një pjesë e konsiderueshme e shitjeve bëhen me kontrata porosie.

 

Ersuin Shehu

Numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të paluajtshme pësoi rënie vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK).

Mbështetur në shifrat e ASHK-së, vitin e kaluar u regjistruan gjithsej 35690 transaksione të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, në rënie me 5.8% krahasuar me një vit më parë. Një shifër e tillë dëshmon se tregu i pronave ka pësuar frenim vitin e kaluar.

Shifrat e ASHK dëshmojnë se tregu i pronave arriti rritjen maksimale në vitin 2021, me zgjerim vjetor të transaksioneve prej 44%. Rritja shumë e lartë mund të jetë ndikuar edhe nga efekti i bazës krahasuese, për shkak se viti i parë i pandemisë dhe mbylljet e vendosura sollën disa kufizime edhe në këtë treg.

Por, viti 2021, solli rritje të shpejtë të tregut. Rritja vijoi me ritme dyshifrore edhe në vitin 2022, me 14%. Ky vit shënoi edhe pikun në numrin e transaksioneve, me 37,900 të tilla.

Viti 2023 solli një lloj frenimi, por sidoqoftë numri i transaksioneve ngelet i lartë dhe dukshëm mbi nivelet e periudhës 2020-2021.

Megjithatë, duhet pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e transaksioneve në tregun e pasurive të paluajtshme kryhen edhe nëpërmjet kontratave të porosisë.

Kjo ndodh në rastet kur pronat blihen përpara përfundimit ose përpara regjistrimit të tyre në Kadastër, ndërsa kontrata e shitblerjes lidhet në një moment të dytë, pas regjistrimit të pronës.

Duke pasur parasysh volumin e konsiderueshëm të ndërtimeve të reja në vitet e fundit, mund të arrihet në përfundimin se edhe shitjet me kontratë porosie zënë një pjesë të rëndësishme. Megjithatë, ecuria e shitblerjeve padyshim jep në vija të përgjithshme tendencat e tregut.

Këto tendenca tregojnë se, ndonëse tregu i pasurive të paluajtshme ngelet dinamik dhe i shëndetshëm, frenimi filloi të shfaqej vitin e kaluar.

 

Burimi: ASHK, Narea

 

Tiranë, shitjet pësuan rënie për të dytin vit radhazi

Ndërkohë, shifrat në tregun më të madh të pasurive të paluajtshme, atë të kryeqytetit, tregojnë një tendencë të ndryshme. Numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Tiranë pësoi rënie për të dytin vit radhazi në 2023.

Në ASHK u regjistruan 20,959 shitblerje, në rënie me 20%, krahasuar me vitin 2022. Edhe në Tiranë, rritja e tregut e arriti pikën më të lartë në vitin 2021, me 29,355, me rritje prej 43.5% krahasuar me vitin 2020.

Por, pas vitit 2021, numri i transaksioneve paraqitet në rënie të dukshme dhe për vitin 2022, numri i transaksioneve ka zbritur afër nivelit të vitit 2020.

Por, ndërsa në periudhën 2020-2021, shitblerjet në Tiranë përbënin 88-89% të numrit të përgjithshëm të transaksioneve në vitin 2023, shitjet në Tiranë përbëjnë më pak se 59% të tregut.

Megjithatë, ekspertët e tregut besojnë se ecuria e kontratave të shitblerjes nuk jep një tablo të plotë të tregut të pasurive të paluajtshme.

Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) vlerëson se një pjesë e madhe e transaksioneve në Tiranë kryhen nëpërmjet kontratave të porosisë.

Kjo ka një logjikë, duke pasur parasysh edhe fluksin e madh të ndërtimeve të reja në kryeqytet gjatë viteve të fundit dhe faktin që regjistrimi i këtyre pronave në kadastër kërkon kohë.

Sipas NAREA, një nga arsyet e rritjes së kërkesës për prona të ndërtuara rishtazi është edhe niveli i lartë i tatimit.

Për të shmangur tatimin prej 15%, shumë pronarë të pasurive të paluajtshme hezitojnë t’i shesin pronat ose kërkojnë të deklarojnë çmime fiktive. Por, ky mund të jetë problem për blerësit, veçanërisht për ata jorezidentë apo për ata që e financojnë blerjen me kredi bankare.

Për këtë arsye, NAREA vlerëson se ecuria e përgjithshme e tregut ndryshon ndjeshëm nga çfarë tregojnë transaksionet e ndryshimit të pronësisë.

Por, sidoqoftë, nga të dhënat e mësipërme mund të arrihet në përfundimin se në dy vitet e fundit, tregu i pronave po orientohet gjithnjë e më shumë drejt zonave bregdetare. Bumi turistik i periudhës pas pandemisë ka rritur kërkesën për të investuar në prona në bregdet.

 

Burimi: ASHK, Narea

 

INSTAT: Sektori i pasurive të paluajtshme u rrit me më shumë se 11%

Mbështetur në të dhënat paraprake të publikuara nga INSTAT, aktivitetet e pasurive të paluajtshme vijuan rritjen edhe vitin e kaluar. Sipas INSTAT, PBB me çmime korrente i këtij sektori arriti në pothuajse 137 miliardë lekë, me rritje reale prej rreth 11.3%.

Edhe sektori i lidhur i ndërtimit shfaqi ecuri pozitive dhe regjistroi rritje reale me mesatarisht 9.4% vitin e kaluar. Ndërtimi ka shtrirje më të gjerë se pasuritë e paluajtshme rezidenciale dhe tregtare, por megjithatë ecuria e tij është një tregues dhe tendenca e rritjes së prodhimit të këtyre dy grupeve është e ngjashme.

Shifrat e INSTAT tregojnë në fakt një ecuri ndjeshëm më të mirë krahasuar me ecurinë e transaksioneve të shitblerjes. Ky mund të jetë një konfirmim i faktit se numri i shitblerjeve nuk jep një tablo të plotë të zhvillimeve në treg.

Kjo mund të jetë e lidhur me pjesën e konsiderueshme që zënë shitjet me kontratë porosie. Një shpjegim tjetër mund të jetë rritja e mëtejshme e çmimeve, që ka sjellë rritje të volumit të sektorit, pavarësisht se janë raportuar më pak kontrata shitjeje.

 

Burimi: INSTAT

 

NAREA: Duhet ulje e tatimit për të ardhurat nga shitja e pronave

Megjithëse sektori i ndërtimit dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme janë rritur përsëri në vitin 2023, të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme kanë shënuar rënie më 2023.

Shifrat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se në vitin 2023, të ardhurat nga tatimi mbi pasuritë e paluajtshme ranë në 5.45 miliardë lekë, në rënie me pothuajse 23% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, sipas shpjegimeve nga organet tatimore, të ardhurat nga ky tatim u referohen vetëm individëve dhe personave fizikë tregtarë.

Ndërkohë, investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si persona juridikë (shoqëri tregtare) me objekt ndërtimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, por të taksës vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.

Vetëm investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si subjekte me status person fizik tregtar, janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme.

Ata janë gjithashtu subjekt pagues të taksës vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.

Kur pronësia e pasurisë së paluajtshme kalohet për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritjes së fitimit kapital të realizuar llogaritet vetëm diferenca midis vlerës së shitjes së fundit dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhëse të kësaj pasurie.

Në momentin e transaksionit të shitblerjes së një pasurie të paluajtshme aplikohen taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë së paluajtshme dhe tatimi mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së paluajtshme.

Pavarësisht kësaj, NAREA vlerëson se rënia e ndjeshme e të ardhurave nga tatimi mbi shitjet janë dëshmi e informalitetit dhe deklarimit të çmimeve fiktive në kontratat e shitjes. Sipas NAREA-s, kjo ndodh për shkak të nivelit të lartë të tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Sipas NAREA-s, është e domosdoshme që shkalla tatimore për këtë kategori të ardhurash të ulet përfundimisht, në nivelin e 3%, të parashikuar në procesin e fundit të rivlerësimit.

Një ulje e tatimit, sipas NAREA-s, do të ndihmonte tregun e pasurive të paluajtshme dhe do të ulte informalitetin dhe deklarimin e çmimeve fiktive në këtë treg.

 

Burimi: INSTAT

 

BSH: Rritja e çmimeve ka frenuar

Çmimet e banesave në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar pësuan rënie me 7.6% krahasuar me gjysmën e parë të vitit.

Sipas indeksit Fischer të llogaritur me frekuencë 6-mujore nga Banka e Shqipërisë, me bazë vjetore, çmimet rezultuan ende në rritje, por shkalla e rritjes vjetore u ngadalësua në 3.2%, nga 16.6% që kishte qenë rritja e tyre vjetore në fund të vitit 2022.

Indeksi i çmimeve për pronat e shitura në Tiranë regjistroi rënie prej 10.1% ndaj 6-mujorit të parë të vitit, ndërsa ishte vetëm pak më i lartë në krahasim me vlerën e një viti më parë.

Në 6-mujorin e dytë të vitit 2023, rreth 26% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 2/3 rezultojnë shtetas të vendeve të Bashkimit Europian.

Në tërësi, sipas Bankës së Shqipërisë, pesha e blerësve jorezidentë është rikthyer në rritje pas një ecurie në rënie që prej vitit 2020.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si në periudhën e kaluar, rreth 60% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 60% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit shumë lehtë në 10.9 muaj nga 10.6 muaj në vrojtimin e mëparshëm.

Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes është raportuar e ulur ndjeshëm, në 8.3 nga 10.5 muaj. Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u rrit lehtë në 10.9 muaj, ndërsa për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte dukshëm më e lartë sesa në gjashtëmujorin e kaluar, nga 10.9 në 13.6 muaj.

Numri i banesave të reja të regjistruara nga agjentët paraqet një rënie të lehtë në krahasim me periudhën paraardhëse. Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre ishte rreth -4.5%, ose pranë nivelit neutral.

Numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

Pritjet për të ardhmen paraqiten pozitive, pavarësisht pasigurive të ndryshme. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më afatgjatë (deri në dy vjet).

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme.

Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75-80% të xhiros së të gjithë popullatës.

Banka e Shqipërisë realizon hartimin e pyetësorit, si dhe hedhjen dhe përpunimin e rezultateve, ndërkohë që Instituti i Statistikave mbulon intervistimin në terren, proceset kryesore të kampionimit dhe kontrollin fizik të pyetësorëve të plotësuar.

 

 

Lejet e ndërtimit, në nivelin më të lartë në 12 vjet, por ulet sipërfaqja e ndërtimit

Numri i lejeve të ndërtimit u rrit përsëri vitin e kaluar dhe arriti nivelin më të lartë që prej vitit 2011.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar në Shqipëri u dhanë 1604 leje ndërtimi, në rritje me 12.8% krahasuar me një vit më parë. Lejet e ndërtimit u rritën për të tretin vit radhazi, të nxitura sidomos nga segmenti i ndërtimeve rezidenciale.

Megjithatë, numri i lejeve për pallate (ndërtesave me tre ose më shumë kate) ra në 218, 4% më pak krahasuar me vitin 2022.

Ndërkohë, numri i lejeve për ndërtesa jorezidenciale u rrit në 311, nga 307 që kishte qenë një vit më parë. Në rritje ishte numri i lejeve për hotele, ndërtesa tregtare dhe zyra, ndërsa rënie pësoi numri i lejeve për ndërtesa industriale dhe qëllime të tjera.

 

Burimi: INSTAT

 

Sipërfaqja totale e lejeve të ndërtimit që u miratuan gjatë vitit të kaluar pësoi gjithashtu rënie, në afërsisht 2.12 milionë m², 21% më pak krahasuar me vitin 2022.

Rënia ishte veçanërisht e theksuar në segmentin e ndërtimeve rezidenciale, ku sipërfaqja e lejeve të dhëna zbriti në 1.54 milionë m², në rënie me 26% krahasuar me një vit më parë.

Edhe në grupin e ndërtimeve jorezidenciale, sipërfaqja e lejeve pësoi rënie në 581 mijë m², 2.5% më pak krahasuar me një vit më parë./Monitor.al

Analistët për VOA: Ka një mungesë gatishmërie për zhbllokimin e procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizmin e marrëdhnëieve për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Dy takimet e fundit në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë dhe në nivel kryenegociatorësh të të dyja palëve që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.

Bashkimi Evropian pret komentet e palëve për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces.

Por analistë shqiptarë e serbë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës, nuk kanë pritshmëri se brenda një periudhe të shkurtër mund të shënohet përparim në tejkalimin e dallimeve ndërmjet palëve.

“Nuk duhet të jemi shumë optimist dhe të presim ndryshime të mëdha pasi që edhe në verën e kaluar kishte diskutime pikërisht për planin e sekuencimit dhe zbatimit të marrëveshjes por se nuk prodhuan shumë rezultat sepse palët kanë dallime fundamentale. Serbia kërkon që Kosova fillimisht të zbatojë në plotni dakordimin e saj për themelimin e Asociacionit, ndërsa Kosova kërkon që të shkohet hap pas hapi ashtu që Kosova të bëj një hap për Asociacionin dhe Serbia një hap për njohjen de facto”, thotë Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike e Politike.

“Në këtë moment fatkeqësisht asnjëra palë nuk është e gatshme që të investojë energjinë në mënyrë përmbajtjesore për të arritur të paktën minimumin e konsensusit që kërkohet për zhbllokimin e procesit të dialogut. Të paktën të hidhen disa hapa më të vegjël dhe pastaj hap pas hapi të diskutohet për hapat e tjerë të rëndësishëm. Mendoj që kjo është pasojë jo vetëm e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe por edhe e një dëshire nga të dyja anët që të qëndrojnë në dialog por pa ndonjë përparim”, thotë Miodrag Miliçeviç nga organizata joqeveritare AKTIV me seli në veri të Mitrovicës.

Gërgi thotë se ndryshimet në udhëheqjen e Bashkimit Evropian mund të sjellin një riformatim të procesit të bisedimeve.

“Unë nuk kam shumë shpresë se sa të vazhdojë mandati i Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak mund të ketë përparim. Dialogu siç është tani duhet të ketë një riformatim me emra të rinj dhe në këtë pikë jemi shumë me fat se tashmë zgjedhjet evropiane kanë përfunduar dhe Komisioni i ri është në formim e sipër. Ne tashmë e dimë se zonja Kaja Kallas kryeministre estoneze do të bëhet përfaqësuese e lartë dhe është lajm shumë i mirë sepse ajo vjen nga Estonia një shtet njohës, madje njohës entuziast i Kosovës”, thotë ai.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në vjeshtë duhet t’i lërë postin pasardhësit të tij, ndërkaq në fund të mandatit është edhe i dërguari i posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i cili është emëruar ambasador i bllokut në Zvicër, por gjatë vizitës së fundit në rajon tha se do të qëndrojë në postin aktual deri në muajin janar.

Miliçeviç thotë se në këtë periudhë është e rëndësishme që të paktën të krijohet një mjedis pune i përshtatshëm për pasardhësit e zyrtarëve evropian.

“Duhet të ketë një mjedis të qëndrueshëm për pasardhësit e zotit Borrell dhe zotit Lajçak për të vazhduar detyrat dhe që të paktën të kenë mundësinë të jenë më proaktiv në vend që të presin vetëm nga të dy palët që në njëfarë forme të luajnë me durimin e komunitetit ndërkombëtar, Bashkimit Evropian në veçanti. Kur të kemi emrat e zyrtarëve të rinj evropian mund të ketë kërkesa që dialogu të ketë afate të qarta për procese zbatuese”, thotë ai.

Borrell ka theksuar së fundmi se përkundër ndryshimeve brenda strukturave të BE-së, detyrimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të largohen duke nënvizuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në qendër të angazhimit evropian rreth Ballkanit Perëndimor.

Ndonëse nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian e konsideron marrëveshjen e Ohrit ligjërisht të detyrueshme dhe në disa raste ka theksuar se përparimi në zbatimin e saj është i lidhur ngushtë me përparimin e të dyja palëve në proceset integruese./VOA

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, Akajdin fut Turqinë në librin e rekordeve të Europianëve

Samet Akajdin u bë protagonisti i pjesës së parë të ndeshjes mes Turqisë dhe Holandës, e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024.

Qendërmbrojtësi turk, ia doli të gjente rrjetën me një goditje me kokë, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Në këtë mënyrë, ai shkroi emrin e tij në listën e golashënuesve të Europianit, por edhe të Turqisë në librin e rekordeve të këtij aktiviteti.

Asnjëherë më parë në historinë e turneut, nuk ishin shënuar 3 gola nga një përfaqësuese me anë të mbrojtësve në fazën me eliminim direkt. Merih Demiral shënoi dy të tillë kundër Austrisë në turin e mëparshëm, ndërsa sot Akajdin bëri përfaqësuesen turke unike në historinë e këtij kompeticioni me golin e tij.

Përse nuk duhet të pini ujë të ftohtë gjatë vakteve, ndikimi i shumëfishtë në organizëm

Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme.

Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë.

Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lengjeve.

Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup.

Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë.

Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar.

Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë.

Por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha jonë trupore dhe mjedisi ku jetojmë. Sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2- 2.7 për femrat.

Përse nuk duhet të pini ujë të ftohtë gjatë ushqyerjes

Uji i ftohtë ka një ndikim të shumëfishtë në organizmin e njeriut.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se pirja e ujit të ftohtë nxit formimin e sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe e pengon atë.

Sipas ekspertëve, pirja e ujit të ftohtë nxit edhe migrenën tek personat që vuajnë prej saj.

Në mjekësinë popullore kineze, besohet se pirja e ujit të ftohtë gjatë një vakti të ngrohtë prish ekuilibrat në organizëm.

Për më tepër, uji i ftohtë nuk rekomandohet të pihet gjatë ushqyerjes sepse ngadalëson tretjen.

Kur mund të pini ujë të ftohtë

Uji i ftohtë këshillohet të konsumohet kur stërviteni në palestër sepse ul temperaturën e brendshme të trupit dhe i jep atij më shumë energji.

Ekspertët këshillojnë që gjatë ushqyerjes njerëzit të pijnë ujë me temperaturë ambienti ose të vakët.

Në këtë mënyrë ata do të kenë një tretje më të mirë, qarkullim më të mirë gjaku dhe eliminim më të shpejtë të toksinave./AgroWeb.org

Kriza e strehimit në Tiranë; Ndërtimi në rritje, popullsia në rënie

Nga Erisa Kryeziu

Anja Kastrati jetoi me familjen e saj për shtatë vite në një apartament të vogël në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Edhe pse banore e një prej lagjeve të reja të kryeqytetit, kushtet e apartamentit nuk mund të përshkruheshin si moderne dhe të rehatshme.

“Ishte në gjendje të mjerueshme, nuk ishte mirëmbajtur,”– kujtoi Anja. “Kishte lagështirë të paparë,” -shtoi ajo.

Nënë e dy fëmijëve në moshë shkolle, Anja paguante një qira mujore prej 18 mijë lekësh dhe 22 mijë lekë të tjera për të shkolluar fëmijët, pasi zona e Yzberishtit nuk ka shkolla publike. Kostot e larta të strehimit dhe shkollimit të fëmijëve e detyruan Anjën dhe bashkëshortin e saj të zhvendoseshin në qytetin e Kamzës.

“40 mijë lekë unë nuk i fusja fare në shtëpi, pa dritat, pa ujin e pa këto të tjerat”,– theksoi Anja e dorëzuar.

Kushtet e strehimit të familjes Kastrati nuk janë të pazakonta për familjet e reja në kryeqytet, ku çmimet e shitjes së apartamenteve kanë regjistruar rritje dyshifrore gjatë viteve të fundit, ndërkohë që cilësia dhe stoku i apartamenteve që jepen me qira vlerësohen si të këqija.

Të dhënat e mbledhura nga Citizens.al nëpërmjet një pyetësori online të plotësuar nga 123 banorë të Tiranës që kanë blerë shtëpi, janë në kërkim të një apartamenti ose marrin aktualisht me qira, shpalosin një panoramë të zymtë të ofertës në tregun e pasurive të paluajtshme.

“Gjen godina skandaloze, me punime qesharake dhe cilësi të tmerrshme, por me çmime 1 mijë euro m2,”– shkroi njëri prej të anketuarve, i cili preferoi të mos identifikohej me emër. “Blerja e apartamentit është e papërballueshme për ne si familje e re,”- theksoi ai.

87% e qytetarëve që plotësuan pyetësorin online për të ndarë shqetësimet e tyre për strehimin në Tiranë, u shprehën se janë gjithashtu të pakënaqur me jetesën me qira në kryeqytet. Një pjesë e vëzhguesve të tregut fajësojnë ekonominë gri për rritjen e çmimeve, ndërsa të tjerë shprehen se tregu po i përligjet kërkesës për strehim.

Edhe pse bashkia e Tiranës ka një skeme strehimi social ku çiftet e reja kanë prioritet, shumë pak nga të anketuarit nëpërmjet pyetësorit thanë se kanë aplikuar për që qenë përfitues, për shkak të mosbesimit në integritetin e sistemit.

Edhe ato pak familje që deklaruan se kanë aplikuar, në pjesën dërrmuese nuk kanë qenë të suksesshme.

Bum ndërtimesh, rritje çmimesh

Në shtatë vitet e fundit – pa përfshirë 2024, bashkia Tiranë ka dhënë më shumë se 8133 leje të reja ndërtimi dhe ky sektor mban tashmë peshën kryesore të të ardhura në buxhetin e kryeqytetit, si rrjedhojë vjeljes së taksës së ndikimit në infrastrukturë e vendosur për ndërtimet e reja.

Por me gjithë bumin në ndërtim, popullsia e vendit është në rënie dhe numri i qytetarëve që transferohen çdo vit në Tiranë nga rrethet e tjera ka ardhur duke u ulur – nga 21 mijë banorë të rinj në vitin 2019 në 5,700 syresh në vitin 2023.

Fisnik Haçkaj, ndërmjetës pasurish të patundshme pranë kompanisë “Century 21 Astoria”, shprehet se kërkesat më të mëdha për qira dhe blerje apartamentesh në Tiranë vijnë nga çiftet e reja.

“Sigurisht janë çifte të reja të cilët janë në marrëdhënie pune, burrë dhe grua, të cilët drejtohen ose te qiratë momentalisht ose te blerjet me kredi,” -tha ai, duke shtuar se shumica janë në ‘moshë 30 e sipër”.

Megjithë bumin e sektorin e ndërtimit blerja e një apartamenti në Tiranë është gati e pamundur për shumicën e familjeve të shtresës se mesme dhe të varfër.

Elnis Kolndreu me profesion ekonomist e konsideron vet mes fatlumëve. Bashkë me bashkëshorten e tij ai bleu para një viti një apartament të ri në Laprakë, të cilin e financoi me një kredi hipotekare 20 vjeçare.

“Apartamentin që e kam blerë 80 mijë euro, mua ma kanë kërkuar 160 mijë euro,”– tregoi ai. “Pra unë sot, nuk e blej dot më apartamentin që kam blerë para pak kohësh ”,-shtoi Kolndreu.

Megjithatë, Elnisi e sheh me shqetësim mungesën e hapësirave të gjelbra pranë banesës që ka blerë.

“Këtu nuk ka as parqe, asgjë,”– tha ai. “Kanë mbjellë dy pemë aty ata të pallatit, ato janë parqe”,- shtoi ekonomisti.

Eduard Çela, me profesion shofer jetoi 18 vjet me qira përpara se të blente apartamentin e tij të parë. Dy vite më parë ai investoi një banesë qe bleu për 45 mijë euro në zonën e Freskut, zonë periferike e kryeqytetit. Gjysmën e vlerës e mbuloi përmes kredisë.

“Kredia është e përballueshme sepse unë e kam marrë me afat të gjatë, për 23 vjet dhe e kam llogaritur këstin e ulët”, -shpjegoi ai.

Fisnik Haçkaj shpjegoi se zona të caktuara të kryeqytetit kanë pësuar rritje të konsiderueshme të çmimit gjatë viteve të fundit, që vjen edhe si pasojë e hovit zhvillimor që kanë marrë.

“Ka një rritje çmimi minimalisht aq sa është rritja ekonomike, e përshtatur edhe me inflacionin që është 5%,”- tha ai, ndërsa shtoi se ka disa zona si Astiri dhe Fresku ku rritja ka qenë disa herë më e lartë. “Astiri ka pësuar rritje edhe 40% çdo vit,”- theksoi Haçkaj.

Ervis Gaba jeton në një apartament 64 m2 në Tiranë dhe po kërkon të blejë një apartament të ri me dy dhoma dhe një kuzhinë, ku të banojë me nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij. Megjithatë, ai nuk është optimist se do ta sigurojë lehtë një apartament të përshtatshëm për mundësitë e tij financiare.

“Pra, të heq këtë që kam, të shtoj ca lek dhe të marr shtëpi më të madhe, por nuk ka shans”,— ankohet Gaba, ndërsa shton se jeta në Tiranë është e vështirë.

“Shkollat zero, trafiku tmerr, çmimet po ashtu”,- tha ai. “Kaos, asgjë tjetër,”– shtoi Gaba, ndërsa theksoi se është më mirë të jetosh në Patos apo Kukës, pasi sipas tij ‘Tirana ka vdekur.”

Ngërçi i strehimit social

Sipas nenit 59 të Kushtetutës, strehimi i përshtatshëm dhe i përballueshëm është një nga objektivat sociale të shtetit shqiptar.

Mirëpo, sipas raportit të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën sektori social i banesave me qira, qoftë publik apo privat përfaqëson vetëm 0.1% të totalit të banesave të banuara dhe nuk mund të konkurrojë me tregun privat.

Bashkia Tiranë në dhjetor të vitit 2020 e ridimensionoi programin e kredisë së butë, një skemë e strehimit social që kjo bashki aplikon, duke u dhënë prioritet çifteve të reja.

Programi që ofron lehtësira për familjet e reja përmes subvencionimeve të interesave të kredisë është vënë në zbatim vetëm në vitet 2018, 2020 dhe 2022. Prej këtij programi kanë përfituar 2652 qytetarë nga 7645 aplikime në total.

Elnis Kolndreu e sheh me skepticizëm skemën, pasi sipas tij, vlera e subvencionuar nga Bashkia është shumë e ulët krahasuar me tregun.

“Me atë vlerë që të jep bashkia nuk blen dot gjë, se nuk ka apartamente poshtë 900 euroshit (m2),” -tha ai. “Ku e blejnë njerëzit me kredi të butë një shtëpi 1 mijë euroshe metri katror. Askund!”

Agron Haxhimalit, hulumtues i politikave vendore, shpjegon se roli i bashkisë është të mbështesë mekanizma lehtësuese për shtresa të shoqërisë që janë në pamundësi për të marrë një banesë për një jetesë normale. Sipas Haxhimalit politikat e deritanishme të strehimit social në kryeqytet kanë dështuar.

“Bashkia ka bërë disa përpjekje për strehimin social, por mbetet akoma një boshllëk i madh midis asaj që kërkohet me të drejtë nga grupe të ndryshme në nevojë dhe asaj që bën bashkia,” -tha ai.

“Nuk shikoj një qasje të qëndrueshme dhe zgjidhëse të këtij problemi”,- shtoi Haxhimali.

Pastrim parash në ndërtim?

Sipas raportit vjetor të Agjencisë Kundër Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave sektori i ndërtimit ka një risk të lartë për transaksione të paligjshme. Burimi financiar i industrisë së ndërtimit në vend është parë me shqetësim edhe nga raportet ndërkombëtare.

Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar dhe Transnacional vlerëson se në vetëm dy vite (2017-2019) u pastruan rreth 240 milionë euro përmes industrisë së ndërtimit në Shqipëri.

Media të rëndësishme ndërkombëtare si “The Economist” theksuan se rritja me më shumë se 67% e vlerës së transaksioneve imobiliare dhe dyfishimi i çmimeve, ngre gjithashtu alarmin e pastrimit të parave në Shqipëri.

Sipas ekonomistit Elnis Kolndreu rritja e çmimeve në Tiranë nuk mund të shpjegohet pa paratë e pista, ndryshe do të sfidonte ligjet e ekonomiksit.

“Është rritur edhe oferta, por edhe njerëzit kanë ikur, s’ka më çifte të reja, popullsia është ulur,” -numëroi ai faktorët. “Pse rriten çmimet?”- pyet Kolndreu.

Megjithatë Fisnik Haçkaj argumenton se tregu nuk është një flluskë sikurse paraqitet në retorikën publike.

“Thuhet se ka shumë prona të lira, pse nuk po bien çmimet,” -tha ai.

Haçkaj është optimist se trendi pozitiv në tregun e pasurive të patundshme do të vijojë me një tendencë rritjeje me 5-10% në vit.

Kriza e strehimit në Tiranë; Ndërtimi në rritje, popullsia në rënie

Shqipëria, e 11-ta në botë për karburantet më të shtrenjta

Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të shtrenjtë të karburanteve në botë. Kjo edhe pse jemi ndër vendet më të varfra të rajonit dhe Europës, thënë ndryshe me pagën më të ulët mesatare dhe minimale dhe të ardhurat më të ulëta të disponueshme për frymë.

Sipas renditjes së Global Petrol Price, ne jemi vendi i 11 në botë për çmimin më të lartë të naftës, me 1.93 dollarë për litër. Me këtë nivel çmimi, nafta dhe benzina shiten te ne shumë më shtrenjtë se në të gjitha vendet e tjera të rajonit. Në Ballkanin Perëndimor, vendi me çmimin më të lirë të naftës është shumë afër nesh, Maqedonia e Veriut me 1.43 dollarë për litër.

“Karburantet janë shitur gjithmonë shumë shtrenjtë në Shqipëri. Një treg që ka xhiruar milionë euro dhe ka qenë me leverdi për operatorët privatë dhe qeverinë, pasi taksat që mblidhen në çdo litër naftë janë të sigurta për buxhetin e shtetit dhe lehtësisht të llogaritshme. Nga ana tjetër, pasojat i kanë vuajtur drejtuesit e mjeteve dhe të gjithë qytetarët, pasi nafta është lënda bazë në prodhimin e pjesës më të madhe të produkteve dhe shërbimeve.

Ekspertët e ekonomisë rendisin disa arsye që shpjegojnë pse çmimet e karburanteve janë në nivele të tilla, kaq të larta në Shqipëri. Mungesa e kontrollit të tregut nga institucionet shtetërore është faktori kryesor sipas tyre, që kushtëzon një situatë të tillë kaq diskriminuese për qytetarët. Ata shpjegojnë se kompanitë abuzojnë me çmimin dhe askush nuk i kontrollon.

Kjo është edhe arsyeja, pse në vite në Shqipëri ka ndodhur një dukuri, që tashmë duket se nuk shqetëson askënd. Ndërsa në tregjet financiare ndërkombëtare çmimi i naftës është ulur, në Shqipëri kjo nuk është reflektuar fare ose është reflektuar në mënyrë thuajse të pandjeshme. E kundërta ka ndodhur, kur çmimi i arit të zi është rritur në bursa. Shtrenjtimi në Shqipëri ka qenë i menjëhershëm, brenda pak ditësh, edhe pse ligji, detyron kompanitë importuese të karburanteve që të krijojnë një rezervë në depozita prej 3 muajsh, e mjaftueshme për të amortizuar luhatjet e mundshme të çmimit.

Ekspertët shpjegojnë se importuesit dhe tregtarët e karburanteve janë akuzuar shumë herë për marrëveshje të fshehta dhe fiksim të çmimeve, duke deformuar tregun, konkurrencën e ndershme dhe duke dëmtuar konsumatorët. Por sipas tyre, Autoriteti i Konkurrencës, institucioni që me ligj monitoron tregun dhe e mbron nga situata të tilla abuzuese nuk ka arritur të vërtetojë atë që ndodh realisht.

Abuzimet me çmimet në treg dhe mungesa e kontrolleve nga institucionet janë dy arsyet e para pse shqiptarët I paguajnë shtrenjtë naftën dhe benzinën. Një tjetër faktor i rëndësishëm janë taksat e larta. Të gjitha qeveritë, në vite, kanë rritur dhe shtuar taksat mbi karburantet. Një faturë e rëndë që e paguajmë të gjithë ne dhe që po shkon, jo vetëm për të mbushur buxhetin e shtetit, por edhe për llogari private. Kjo duke pasur parasysh se një pjesë e taksave janë për shërbime të ofruara nga koncensionarët në tregun e karburanteve.

Aktualisht qytetarët shqiptarë paguajnë plot 8 taksa mbi çmimin e karburanteve, çka përbën një rast të paprecedentë, jo vetëm në Evropë por edhe në shkallë globale. Por cilat janë taksat që paguhen aktualisht mbi karburantet dhe sa rëndojnë ato në çmimin final?

Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 38 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë riliencimi.

Këtyre katër taksave që shkojnë në buxhetin e shtetit u shtohen dy të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, të cilat të dyja bashkë rëndojnë 3 lekë në çdo litër karburant. Këtyre dy tarifave private iu shtohet edhe tarifa e kontrollit të pompave, 2 lekë për çdo litër karburant. Në fund, mbi katër taksat shtetërore dhe tre private, shtohet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar. TVSH-ja mbi naftën është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër. Kjo e çon barrën totale të taksave që qytetarët paguajnë për një litër naftë plot 113 lekë.

Pra në një litër naftë, që sot në treg shitet mesatarisht me rreth 187 lekë, vlera e produktit është vetëm 74 lekë, ndërsa 113 lekë janë taksa, që qytetarët i paguajnë jo vetëm për qeverinë, por tashmë edhe për koncesionarët privatë. Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse Shqipëri është në 11 vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë, në vlerë absolute. Ndërsa nëse krahasohet sipas fuqisë blerëse të qytetarëve, Shqipëria është vendi ku karburanti kushton me shtrenjtë se kudo tjetër në planet.

Çmimet e larta të karburanteve rëndojnë jo pak buxhetet e qytetarëve, kostot e biznesit dhe rrjedhimisht, ekonominë. (GR 4) Kjo pasi nafta dhe benzina ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e kostove të transportit, jo vetëm atyre që zotërojnë një automjet, por edhe rritjes së çmimit të biletave në transportin urban dhe interurban. Nga ana tjetër, karburantet janë lëndë e parë në prodhimin e pjesës më të madhe të produkteve. Kjo do të thotë se rriten kostot e prodhimit dhe rrjedhimisht, ato shkarkohen tek konsumatori me shtrenjtim të çmimit të produkteve.

Për shkak të ndryshimit të mënyrës së jetesës, të pasurit e një makine nuk është më një luks. Kjo do të thotë se qytetarët po shpenzojnë gjithmonë e më shumë për karburantet.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2021, transporti zinte 6.3% në buxhetin mujor të një familje. Kjo peshë është rritur në vitin 2022, që është edhe e dhëna e fundit zyrtare, në 6.9%.

Zhvillimi i ekonomisë imponon një rritje të konsumit të karburanteve në vend. Rrjedhimisht, qytetarët paguajnë më shumë për naftën dhe benzinën, ndërsa importuesit, tregtarët dhe qeveria, fitojnë më shumë. Të dhënat zyrtare tregojnë se importi I karburanteve arriti në mbi 615 mijë ton në vitin 2023, niveli më i lartë i viteve të fundit. Një tendencë e tillë pritet të vijojë, bazuar në pritshmëritë për rritje ekonomike pozitive.

Por çfarë mund të bëhet që të ulen çmimet e karburanteve dhe Shqipëria të mos rezultojë vendi i 11-të në botë më i shtrenjtë për naftën?

“Ka shumë masa. E para, është kontrolli i tregut. E dyta, çmimin e vendos tregu, por edhe Shqipëria si në disa vende në rajon, duhet të ketë një ent rregullator të hidrokarbureve”, shprehet Sejdarasi, ekspert ekonomie.

“Do të uroja që autoriteti i konkurrencës ta niste me kontroll me rigorozitet nëse ka abuzime. Operojmë në një treg konkurrencial, por nëse çmimet janë shumë të ngjashme, mund të ketë edhe një marrëveshje të heshtur mes tyre. Masa e dytë mund të jetë rishikimi i taksave në karburante”, shprehet Klodian Muço, ekspert ekonomie.

“Rishikim i të gjitha taksave dhe shpërndarja e tyre edhe në produkte të tjera. Autoriteti i Konkurrencës duhet të monitorojë çmimet”, thotë Vjoldi Danaj, ekspert për tregun hidrokarbur.

Përveç uljes së taksave, që kanë efekt negativ në buxhet, masat e tjera që ekspertët propozojnë janë lehtësisht të zbatueshme. Gjithmonë nëse fokusi do të jetë tek tregu dhe mbrojtja e konsumatorëve.

E nëse asnjë ndërhyrje nuk do të bëhet, ashtu siç fatkeqësisht ka ndodhur deri më tani, të gjithë ne, kemi apo nuk kemi një automjet, do të paguajmë më shtrenjtë se gjithë të tjerët për karburantet, në një treg që gjeneron miliona euro, që dalin çdo ditë nga xhepat tanë. (Aurora Sulçe)

Një libër i ri nga Ismail Kadare? Botuesi Bujar Hudhri: La dorëshkrime, i takon familjes t’i publikojë

Homazhet për gjeniun e letrave shqiptare, Ismail Kadare, bënë bashkë njerëz nga fusha të ndryshme.

Politikanë, artistë, shkrimtarë, miq e bashkëpunëtorë kanë qenë në homazhet që u zhvilluan pranë Teatrit të Operas dhe Baletit. Emrat më të spikatur të letërsisë nuk munguan në homazhet e kolosit të letërsisë.

Bujar Hudhri zbuloi dje se Kadare ka lënë dorëshkrime, por që tashmë, i takon familjes që të vijojë, deri në publikim e tyre. Hudhri u shpreh se nisur nga bisedat që ka pasur me të, mund të ketë lënë diçka. E drejta e botimit do t’i kalojë bashkëshortes së shkrimtarit, Helena Kadaresë dhe dy vajzave.

“Nga vetë natyra e Kadaresë, ai nuk tregonte se çfarë ishte duke shkruar. Kur e kishte nisur dhe do të bashkëpunonte me botuesin, ti kuptoje që një vepër e re ka nisur, por derisa s’ta ka sjellë, ai nuk ta tregonte se thoshte ‘jam supersticioz’, nuk e tregonte. Mund të ketë, ndoshta gjenia e tij nuk mund të rrinte pa krijuar dhe shpeshherë e kam pyetur në ditë të ndryshme, në momente të ndryshme, i qetë, i paqetë, duke pirë kafe, duke ecur se vërtet, a i ishte duke shkruar, ‘po’, thoshte, ‘duke shkruar’, pastaj të nesërmen e përgënjeshtronte, por ajo që unë mendoj se ai ka lënë ishte diçka që e ka nisur te kafe ‘Rostand’, një libër, është një kapitull që quhet ‘Mozaikale’. Aty janë ca tekste si bizhu, si xhevahire, të shkurtra, të kondensuara, brilante dhe ndoshta bëhet sepse mosha e tij, talenti i tij i madh bënë që të japë të tilla mrekulli, por edhe zgjatin shumë se duan fuqi fizike. Jam i sigurt që këto ka lënë se shpesh thoshte ‘po, një ngjarje te ‘Juvenilja’, një takim, një fytyrë gruaje’, diçka e tillë, shpresojmë”, – u shpreh ai.

PËRPLASJA

Botuesi i Kadaresë, Bujar Hudhri, ka qenë ndër personat më pranë familjes, që foli publikisht për minutat e fundit të jetës së shkrimtarit të famshëm. Pak para se ceremonia të përfundonte, Hudhri dha një deklaratë të fortë, ku bëri fajtor shërbimin e Urgjencës. Në fjalën e tij përpara mediave, botuesi tha se ambulanca që mori Kadarenë ishte e thjeshtë, pa ndonjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.

“Ishte moment dramatik kur më lajmëruan. Kur e pashë të shtrirë në atë korridor, ku kishte qenë shumë herë dhe e shikojë gjithmonë në këmbë, i qeshur, solid dhe dukej sikur s’do ikte kurrë nga kjo botë. E morëm në ashensor, ishte në gjendje gati i ngrirë. Hipëm në ambulancë, shumë e thjeshtë, pa ndonjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit, mezi kemi çarë rrugët e Tiranës, ku megjithëse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën. Derisa mbërritëm në urgjencën e QSUT dhe pak sa hapej dera, mund të shihje mobilizimin e madh të mjekëve rreth krevatit të tij, çka tregonte se diçka jo e mirë po ndodhte derisa heshti gjithçka”, – tha Hudhri për mediat.

E nga ana tjetër, Hudhri shprehet se ambulanca mezi hapi rrugën për të shkuar në spital, duke thënë se kjo është alarmante, jo vetëm për Kadarenë, por për çdo qytetar që përballet me një situatë të tillë.

“Ju thatë një ambulancë pa ndihmë? Mu duk mua, se unë kam parë që ambulancat duhet të kenë impiante, mu duk sikur s’kishte. Ndoshta gaboj. Ai rreziku sot në Shqipëri, ty s’të hapin rrugën, është fatkeqësi. Isha me një shofer që thoshte kjo është e përditshme. Kjo është alarmante, nuk është vetëm për Kadarenë, por për secilin që ka një hall të tillë”, – tha Hudhri.

Pas kësaj deklarate, Brataj doli në një reagim për mediat duke thënë se ky pretendim nuk është i vërtetë dhe se ambulanca që ka marrë Kadarenë i kishte të gjitha kushtet. Brataj tha se nuk e di nëse një botues mund ta vlerësojë këtë gjë, ndërsa e ‘shigjetoi’ duke i thënë se mbase s’ka pasur syzet, pasi Kadare ka marrë të gjithë ndihmën mjekësore sipas protokollit nga momenti i mbërritjes së ambulancës deri në spital kur nuk u bë dot asgjë për ta rikthyer në jetë, për shkak të arrestit kardiak.

“Hudhri vetëm nëse s’ka pasur syze, se defilibratori ishte i montuar dhe ekipi mjekësor që bënte masazhin kardiak edhe gjatë transportit drejt spitalit. Hudhri ka ardhur më vonë, pasi e ka gjetur ekipin në vendngjarje. Është zbatuar protokolli për të shpëtuar jetën e zotit Kadare”,
– tha Brataj.

Kush do të punojë?! Popullsia në moshë pune është reduktuar me 349 mijë persona! Si do të ndikojë tek bizneset dhe ekonomia shqiptare

Popullsia në moshë pune 15-64 vjeç është reduktuar në mënyrë të ndjeshme në periudhën ndërmjet dy censeve 2011-2023 sipas të dhënave të INSTAT.

Të dhënat paraprake nga rezultatet e cens 2023 tregojnë se popullsia në moshë pune ishte 1,555,080 persona, nga 1,903,987 me rënie 18.3% në krahasim me të dhënat e cens 2011.

Rënien më të madhe të popullsisë në moshë pune e kishin grupmoshat 15 deri në 19 vjeç, të cilat pësuan tkurrje me 46.8% dhe grupmosha 20-24 vjeç që u reduktuan me 41%.

Grupmoshat me rënie të fortë në popullsinë në moshë pune ishin 25-29 vjeç me rreth 25%, 40-44 vjeç me 25.6% dhe 45-49 vjeç me 25.4%.

Në të kundërt, popullsia në moshë pune në prag pensioni 60-64 vjeç ka shënuar rritje me 48.8% dhe grupmosha 45-59 vjeç, rritje me 9.6%

Siç shihet, popullsia në moshë punë në vendin tonë jo vetëm që është reduktuar në mënyrë të ndjeshme gjatë një dekade, por është përkeqësuar në strukturë, pasi ka një rritje të personave në prag pensioni dhe ulje të ndjeshme në grupet e reja të moshave.

Bizneset në të gjithë sektorët vitet e fundit e kanë konsideruar mungesën e punonjësve problem serioz, për zgjidhjen e të cilit nuk kanë përvojë dhe as mjete.

Ekonomia shqiptare, kurrë më parë, nuk është përballur me këtë fenomen. Kjo është dekada e parë që ekonomia dhe bizneset duhet të operojnë me të panjohurën më të madhe, mungesën e punonjësve.

Në vitin 2011, popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) përbënte 68% të popullsisë totale dhe në vitin 2023 përbënte 64% të saj.

Reduktimi i popullsisë në moshë pune do të ulë treguesit e shkallës së dembelizmit në Shqipëri dhe do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme treguesit e punësimit.

Në fund të vitit 2023, ishin të punësuar zyrtarisht 1,243,085 persona në moshën 15-64 vjeç, të cilët përbëjnë 80% të popullsisë në moshë pune.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë. Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).

Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0%) dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1%). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011./Monitor