23.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

Zgjedhjet pa diasporën, antikushtetuese

NGA DR. KLODIAN RADO

Ndërsa Shqipëria përga titet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, një çështje thelbësore që kërkon vëmendje të veçantë jo vetëm nga politika, por sidomos nga publiku i gjerë është legjitimiteti kushtetues i këtyre zgjedhjeve pa përfshirjen e diasporës shqiptare. Thënë më shkoqur: A mund të zhvillohen zgjedhjet e 2025 pa diasporën, dhe cilat do të ishin pasojat, nëse do të ndodhte? Më poshtë do të rendis një sërë argumentesh kushtetuese/ligjore dhe jo vetëm, se përse kryerja e zgjedhjeve parlamentare pa votën e diasporës nuk mund të jetë më një opsion, pasi do të ishin juridikisht të pavlefshme, pra “nul”.

E drejta e diasporës për të votuar, si detyrim kushtetues i shtetit shqiptar: Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me Vendimin Nr. 38/22, vendosi në mënyrë të prerë: “Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti”, pra deri në datën 9 janar 2024. Kështu, Gjykata Kushtetuese urdhëroi qartazi Kuvendin që të amendojë Kodin Zgjedhor, duke miratuar dispozita ligjore që i garantojnë çdo votuesi që ndodhet jashtë Shqipërisë të marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të ardhshme dhe kërkoi që ky proces të jetë sa më i shpejtë dhe sa më efektiv. E thënë më thjeshtë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese qartëson se diaspora ka të drejtën të votojë nga jashtë Shqipërisë dhe është detyrim i shtetit shqiptar të garantojë këtë të drejtë. Sipas Gjykatës, Kodi Zgjedhor në gjendjen aktuale nuk garanton të drejtën e diasporës për të votuar nga jashtë Shqipërisë dhe si i tillë, është antikushtetues për shkak të mungesës së dispozitave ligjore, që garantojnë të drejtën e tyre të votës. Ky vendim është vërtetë një akt historik për diasporën dhe për të drejtën kushtetuese të votës në Shqipëri, pasi ndodh për here të parë në historinë e shtetit shqiptar. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar mbi 6 muaj që kur afati kushtetues i lënë nga Gjykata Kushtetuese ka skaduar, ende nuk është ekzekutuar. Quo vadis Shqipëria në zgjedhjet e ardhshme?

Neni 45 i Kushtetutës garanton të drejtën e votës për të gjithë qytetarët, pavarësisht vendbanimit të tyre. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vota e diasporës nuk është më thjesht një e drejtë abstrakte teorike e mbetur në letër. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, që nga janari i vitit 2023, përjashtimi i diasporës nga votimi për zgjedhjet parlamentare dhe kryerja e tyre pa pjesëmarrjen e afro 2 milionë shqiptarëve që ndodhen jashtë Shqipërisë, nuk mund të jetë më një opsion. Nëse do të ndodhte, një proces i tillë zgjedhor do të ishte asgjë më pak se sa një proces zgjedhor antikushtetues dhe do të ishte një nulitet juridik, që nuk mund të sjellë asnjë pasojë juridike. E thënë ndryshe, deputetët e pretenduar si të zgjedhur, Kuvendi, qeveria që do të tentohej të votohej prej tij dhe çdo institucion tjetër që buron nga këto zgjedhje, do të ishin jolegjitime dhe të pavlefshme. Nuk është e nevojshme për të qenë jurist apo konstitucionalist për të kuptuar që një proces që përjashton nga e drejta për të votuar afro gjysmën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, nuk mund të prodhonin asnjë institucion legjitim në Shqipëri.

Krijimi i precedentit ligjor të rrezikshëm dhe minimi i besimi publik: Moszbatimi ende i këtij vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë krijon një precedent të rrezikshëm për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Nëse një institucion nuk zbaton vendimet e gjykatave, bash ai institucion ka filluar të mendojë të mos ketë më shtet. Një sjellje e tillë nga institucioni më i lartë ligjvënës, cenon parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit, askush nuk është mbi Kushtetutën, parimin e sundimit të ligjit dhe vetë autoritetin e Gjykatës më të lartë në vend, duke minuar besimin e publikut në institucionet shtetërore. Nëse vetë Parlamenti shqiptar nuk respekton shtetin e së drejtës dhe nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, çfarë të presim nga institucionet e tjera më të ulëta, apo nga vetë qytetarët?

Parimi i drejtësisë dhe barazisë para ligjit: Përjashtimi i diasporës nga e drejta për të votuar është një mohim i drejtës së tyre themelore dhe bie ndesh me parimin e barazisë. Çdo qytetar shqiptar, pavarësisht vendndodhjes gjeografike në ditën e votimit, ka të drejtën të jetë i barabartë me bashkëkombësit e tij që ndodhen në Shqipëri dhe të ketë një zë të barabartë në qeverisjen e vendit të tij. Siç theksuam, zgjedhjet e mbajtura pa pjesëmarrjen e diasporës, janë thelbësisht të meta dhe si rrjedhim kushtetutshmërisht të pavlefshme, pasi lënë pa i dhënë mundësinë e votës pothuaj gjysmës së popullsisë shqiptare.

Cenimi i reputacionit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare: Mohimi i së drejtës së votës për diasporën shqiptare ngre pikëpyetje të thella etike për përfshirjen dhe integritetin moral të sistemit zgjedhor të Shqipërisë dhe vetë organeve të qeverisjes. Shqipëria, si vend kandidati i BE-së, e ka detyrë respektimin e normave demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve. Mospërfshirja e diasporës në procesin zgjedhor rrezikon të dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë dhe institucioneve të saj, në arenën ndërkombëtare. Mosveprimi për të kryer ndryshimet në Kodin Zgjedhor për përfshirjen e votuesve të diasporës, siç është urdhëruar nga Gjykata Kushtetuese, sfidon drejtpërdrejt shtetin e së drejtës dhe strukturën e sistemit ligjor të Shqipërisë. Kuvendi i duhet të veprojë me shpejtësi për të amenduar Kodin Zgjedhor, që mandej t’i hapet rruga KQZ-së për të miratuar aktet nënligjore të nevojshme për të mundësuar votimin e diasporës. Ndryshe nga sa mendojnë disa aktorë të politikë shqiptare, KQZ-ja nuk mund të kryejë nxjerrjen e akteve nënligjore, pa pasur dispozita të qarta në Kodin Zgjedhor, siç ia kërkon tashmë në mënyrë të detyrueshme Gjykata Kushtetuese. Kjo është detyrë kushtetuese e Kuvendit, të cilën nuk mund ta delegojë.

Fleksibiliteti teknologjik dhe përfshirja e diasporës: Forma klasike e votimit të diasporës është me postë dhe ky mund të jetë modeli më i pranueshëm në Shqipëri, për shkak të nivelit të lartë të mosbesimit. Përveç votimit me postë, një formë tjetër mund të jetë edhe votimi elektronik, duke ruajtur garancitë e mosprekjes të votës. Në epokën digjitale të sotme, sfidat logjistike të zbatimit të votimit të diasporës dhe siguria e saj mund të jenë të kapërcyeshme. Me planifikim të duhur dhe adoptimin e teknologjive të sigurta të votimit, Shqipëria mund të lehtësojë pjesëmarrjen e qytetarëve të saj jashtë vendit pa kompromentuar integritetin e zgjedhjeve. Megjithatë, kritikat e atyre që janë skeptikë duhet të merren seriozisht, që diasporës shqiptare t’i mundësohet një mënyrë sa më e sigurt dhe e denjë votimi. Më e rëndësishmja është përfshirja e diasporës në procesin zgjedhor, duke dërguar një mesazh të fuqishëm uniteti kombëtar, dhe forcuar idenë që të gjithë shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë, janë anëtarë integrale të një etniteti.

Kontributet ekonomike dhe ruajtja e identitetit kombëtar: Diaspora shqiptare është një nga kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë e vendit përmes remitancave dhe investimeve. Mospërfshirja e tyre në votimet parlamentare dërgon një mesazh të gabuar se shqiptarët që jetojnë jashtë janë qytetarë të dorës së dytë për Shqipërinë, gjë që është e papranueshme jo vetëm juridikisht, por edhe moralisht e ekonomikisht, kur dihet që emigrantët përbëjnë ende zërin më të madh të ekonomisë shqiptare. Duke i përfshirë në procesin zgjedhor, shteti shqiptar njeh kontributet e diasporës dhe inkurajon më shumë angazhim në zhvillimin e kombit. Për më tepër, diaspora është një faktor i rëndësishëm social dhe kulturor, dhe mundësia e votimit për ta rrit interesimin dhe lidhjet e tyre më të forta me Shqipërinë, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë kombëtare. Gjithashtu, është lehtësisht e kuptueshme që vendimet e qeverisë shqiptare nuk janë pa pasoja për diasporën shqiptare, kudo që ata jetojnë.

Rruga përpara, thirrje për veprim: Meqenëse juridikisht koha ka skaduar, tashmë po bien kambanat e alarmit, e ka ardhur ora për veprim. Kuvendi i Shqipërisë duhet të marrë masa të menjëhershme për të amenduar Kodin Zgjedhor, duke shtuar dispozitat ligjore dhe mekanizmat e nevojshëm ligjore për të lejuar votimin e diasporës. Ky jo vetëm që është një detyrim kushtetues i sanksionuar nga Gjykata Kushtetuese me vendim gjyqësor, por është edhe një test i pjekurisë së politikës shqiptar dhe angazhimit ndaj parimeve demokratike. Siç theksuam, hyrja në zgjedhje me Kodin Zgjedhor aktual, i shpallur antikushtetues për mungesën që ka ndaj votës së diasporës, do të prodhonte zgjedhje antikushtetuese. Çdo jurist dhe jo vetëm e kupton që zgjedhjet e bazuara mbi një sistem zgjedhor antikushtetues janë automatikisht të pavlefshme dhe nuk mund të pasjellin efekte juridike. Prandaj, thirrja që i duhet bërë klasës politike është imperative, duke përdorur çdo mjet të nevojshëm demokratik.

Organizatat dhe liderët e diasporës duhen falënderuar për kontributin e deritanishëm, sepse ishte njëra prej tyre (Diaspora për Shqipërinë e Lirë), e cila e çoi dhe fitoi çështjen e votës në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, është kjo organizatë që krijoi grupin e punës së ekspertëve ligjorë të diasporës, duke bërë gati edhe projektligjin për ndryshimet e Kodit Zgjedhor bazuar mbi modelet më të mira të vendeve të zhvilluara, projekt-ligj i cili iu vu në dispozicion Kuvendit, çdo deputeti, organizmave ndërkombëtare, KQZ-së etj.. Megjithatë, diaspora shqiptare dhe këto organizma përfaqësuese kurrsesi nuk duhet të vetëkënaqen. Ato duhet të vazhdojnë të avokojnë për të drejtat e tyre dhe të bashkëpunojnë me institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare për të ndërtuar dhe zbatuar një sistem efikas votimi për qytetarët jashtë vendit. Ky bashkëpunim do të sigurojë që procesi të jetë sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.

Zbatimi i metodave të sigurta të votimit (përmes postës tradicionale ose elektronike) mund të sigurojë që çdo shqiptar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar pavarësisht vendndodhjes gjeografike. Zgjedhjet e parlamentare të vitit 2025 janë një mundësi e artë për Shqipërinë që të tregojë përkushtimin e saj ndaj demokracisë, respektimit të së drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës. Si qytetarë të Shqipërisë, në dimension personal, social apo institucional, ne duhet të bashkohemi dhe të mbështesim këtë kauzë. Afati kushtetues tashmë ka skaduar dhe ne duhet të kërkojmë me çdo mjet të mundshëm demokratik që Kuvendi të miratojë ndryshimet ligjore për votën e diasporës, si dhe të angazhohemi në dialog konstruktiv që zgjedhjet e vitit 2025 të jenë një reflektim i vërtetë i shpirtit shqiptar. Le të bëjmë që zgjedhjet e vitit 2025 të jenë një dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë dhe të institucioneve të saj, duke treguar maturinë e një vendi që pretendon të behet anëtare e familjes së BE-së. Së bashku, ne mund ta kthejmë këtë moment sfide në një mundësi të rëndësishme të përparimit demokratik, duke vendosur një standard jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për demokracitë e reja kudo në botë. Ashtu u bëftë!

Autori: Ekspert konstitucionalist

PROFIL/ Kardiolog dhe reformist, kush është Massoud Pezeskian që u zgjodh presidenti i ri i Iranit pas vdekjes së Raisit

Reformisti Massoud Pezeskian, i cili mbron politika të moderuara në vend dhe angazhim të kufizuar me Perëndimin, është zgjedhur presidenti i ri i Iranit, duke mposhtur konservatorin Said Jalili në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sid he duke siguruar 16,384,403 vota kundrejt 13,538,179 të kundërshtarit të tij.

Përqindja e pjesëmarrjes në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte vetëm 49.8%.

Në fushatën e tij zgjedhore, Pezeskian premtoi të arrijë Perëndimin dhe të lehtësojë ligjin e detyrueshëm të shamisë së kokës, shkruan The Washington Post.

“Ne do t’ua zgjasim të gjithëve dorën e miqësisë. Që të gjithë jemi njerëz të këtij vendi. Duhet ta përdorim secilin për përparimin e vendit tonë”, tha Pezeshkian në fjalimin e tij të parë pas fitores.

Në raundin e parë nuk pati pjesëmarrje të madhe, pavarësisht se lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, kishte bërë thirrje për dalje më të lartë në votim, për ta mbrojtur imazhin e Iranit si një vend i fuqishëm, i cili e gëzon mbështetjen e popullit të vet.

Në këto zgjedhje, të cilat u thirrën për shkak të vdekjes së Ebrahim Raisit nga rrëzimi i helikopterit muajin e kaluar, iranianët duhej të zgjidhnin mes reformistit dhe ligjvënësit veteran, Masud Pezeshkian, dhe ish-negociatorit për çështje bërthamore, konservatorit Saeed Jalili.

Pezeshkian ka qenë anëtar i Parlamentit iranian prej vitit 2008 dhe shërbeu si nënkryetar mes viteve 2016 dhe 2020, kur reformistët dhe të moderuarit gëzonin shumicën në legjislaturë.

Pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini më 2022 në paraburgim për veshjen e shamisë së kokës në mënyrë jo të duhur, Pezeshkian i vuri në pikëpyetje metodat e Iranit për zbatimin e detyrueshëm të hixhabit, një shami islamike e kokës për gratë.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur për të parë ata që nuk u panë nga të pushtetshmit dhe zërat e të cilëve nuk dëgjohen. Ne do të bëjmë që varfëria, diskriminimi, lufta, gënjeshtrat dhe korrupsioni të zhduken nga ky vend,” tha ai gjatë një tubimi të fushatës këtë javë.

Kush është Massoud Pezeskian?

I lindur më 29 Shtator 1954, Pezekistan është një kardiokirurg dhe veteran i luftës Iran-Irak që shërbeu në parlament dhe si ministër i shëndetësisë i Iranit, Pezeshkian u ngrit në pushtet brenda legjislaturës së Iranit duke nxitur ndryshime të kufizuara, por duke mos sfiduar kurrë sistemin e sundimit teokratik të vendit nën Ajatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit.

Ndërsa bënte fushatë për president, ai mbrojti reforma të kufizuara sociale dhe ekonomike dhe angazhim me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të Iranit për të hequr sanksionet që kanë gjymtuar ekonominë. Mbështetësit e Pezeshkian përmendin trashëgiminë e tij si azer, një nga pakicat etnike të Iranit, si një nga arsyet që ata thonë se ai mund të veprojë si një forcë bashkuese në vend.

Dhimbjet e kyçeve, ja disa hapa të thjeshtë për të lehtësuar shqetësimet pa marrë medikamente

Osteoartriti është çrregullimi më i zakonshëm i kyçeve që prek disa njerëz mbi 40 vjeç dhe në një farë mase shumicën e atyre mbi 80 vjeç.

Edhe pse pas moshës 40 vjeçare ka shumë që mund të paraqesin ndonjë shenjë të kësaj sëmundjeje në rrezet X , e vërteta është se vetëm gjysma e këtij grupi në të vërtetë shfaq simptoma.

Miliona njerëz në botë janë diagnostikuar me këtë gjendje degjenerative, në fakt, ajo konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të dhimbjes dhe paaftësisë në popullatën e rritur.

Si të lehtësoni dhimbjet e kyçeve

Një nga sfidat kryesore për pacientët me osteoartrit është menaxhimi i dhimbjeve të kyçeve. Megjithatë, përtej përdorimit të medikamenteve ka disa truke jo farmakologjike që mund të jenë shumë efektive.

Për shembull, terapi fizike, e cila mund të forcojë muskujt përreth nyjeve të prekura, duke optimizuar lëvizshmërinë dhe duke lehtësuar dhimbjen.

Një këshillë tjetër mund të jetë kryerja e terapive me nxehtësi dhe të ftohtë, të cilat zakonisht rekomandohen nga specialistët, që konsistojnë në aplikimin e nxehtësisë në nyje për të luftuar ngurtësinë dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë, pastaj të ftohtë për të ndihmuar në uljen e inflamacionit dhe dhimbjes akute.

Kjo sëmundje zakonisht shfaqet me plakjen dhe ka edhe metoda që parandalojnë shfaqjen e saj ose vonojnë përparimin e saj. Një prej tyre është mbajtja e një peshe të shëndetshme, pasi mbipesha rrit ngarkesën në nyje.

Një dietë e ekuilibruar që përfshin ushqime të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore omega-3 mund të ketë efekte anti-inflamatore, ndërsa praktikimi i aktiviteteve me ndikim të ulët si ecja, noti ose çiklizmi mund të parandalojë konsumimin e tepërt të kyçeve.

Poetit Visar Zhiti i jepet çmimi italian ndërkombëtar “Camaiore

Është i njohur çmimi letrar ndërkombëtar, që jepet në Itali, “Camaiore – Francescco Belluomini”, atë e kanë fituar ndër vite për poezinë dhe poetë si Papa Gjon Pali II, Jevtushenko, Anna Blandiana, nobelisti Hini, etj, për vitin 2024 iu dha Visar Zhitit për librin me poezi “Strade che scorrono dalle mie mani” – “Rrugë që rrjedhin nga duart e mia”, përkthyer në italisht nga Profesor Elio Miraço.

Juria italiane, e kryesuar nga Michele Brancale, e përbërë nga poetë, studiues dhe kritikë letrarë, Cinzia Demi, Simone Gambacorta, Federico Migliorati, Renato Minore, Ottavio Rossani e Luigia Sorrentino, mes përzgjedhjes së 150 librave me poezi të botuara së fundmi, sekeksionoi 25 prej tyre, pastaj nxori 7 poetë kandidatë nga bota për çmimin: Joao Luis Barreto Guimaraes, “Movimento” (Edizioni Kolibris) – Portugalia. Andrea Cote, “La rovina che nomino” (Edizioni Fili d’Aquilone) – Kolumbia. Edmond Neagoe, “Una visione dell’apocalisse” (Terra d’Ulivi Edizioni) – Rumania. Martin Rueff, “Icaro grida in un cielo di creta” (Samuele Editore) – Franca. Zoe Valdés, “Anatomia dello sguardo” (Edizioni Il Foglio) – Kuba. Sarah Zahid, “Non scordiamoci mai quanto può essere bello vivere” (Edizioni Kolibris) – Norvegjia. Visar Zhiti, “Strade che scorrono dalle mie mani” (Puntoacapo Editrice) – Shqipëria. Pastaj në votimin e fundit u zgjodh Visar Zhiti. Lajmin e dhanë juria e çmimit, vetë Komuna Camaiore, mediat, gazetat vendase dhe më e madhja “Corriere della sera”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet gjatë një mbrëmje në këtë shtator. Fitoi Visar Zhiti, fitoi Shqipëria. U lind në Durrës, i biri i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti. Visari u rrit në Lushnjë, ku përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër, ai filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit, duke demonstruar një interes në fillim në vjersha, disa nga të cilat u botuan në revistat letrare.

Në 1973 përgatiti për përmbledhje, Rapsodia e jetës së trëndafilave. Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës në të cilin Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore. Babai i Zhitit kishte pasur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësuar intelektualët shqiptarë. Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës.

Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun e Qafë Barit dhe në vijim në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore. Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u “lejua” nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë. Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.

Mesfushori i Zvicrës para duelit me Anglinë: Duam të lëmë gjurmën tonë

Për të dytën herë radhazi kombëtarja e Zvicrës është në çerekfinalet e një Kampionati Europian. Stiven Cuber zbulon se ku qëndron sekreti i suksesit të helvetëve.

32-vjeçari humbi dy ndeshjet e para në grup prej problemeve fizike. Vetëm në 1/ 8-at kundër Italisë, anësori mundi të regjistronte minutat e para të turneut si zëvendësues. Një situatë totalisht e ndryshme nga tre vite më parë, kur ai u bë asistuesi më i mirë në të gjithë turneun me katër pasime për gol.

“Unë me të vërtetë dua të vendos vulën time në këtë turne”, thotë Cuber para duelit kundër Anglisë. “Është gjithmonë më mirë të hysh si zëvendësues kur rezultati është 2-0 sesa kur është 0-2”. Edhe pse në dy vitet e fundit ai ka luajtur rrallë në kombëtare, ai i përket brezit të artë të Zvicrës. Ai luajti me Granit Xhakën (31) dhe Rikardo Rodrigezin (31) në U-19, dhe me Fabian Sher (32) dhe Silvan Vidmer (31) në U-21.

“Ne të gjithë luajtëm së bashku në një moshë shumë, shumë të re. Kjo është arsyeja pse ne i njohim anët e mira dhe të këqija të njëritjetrit”. Cuber nuk e sheh si problem faktin që të gjithë lojtarët e kësaj gjenerate janë mbi 30 vjeç. “Mosha nuk luan më një rol në futboll. Gjithçka ka të bëjë me cilësinë e lojtarëve”.

Ai dhe shokët e tij duan ta tregojnë këtë në çerekfinalen e së shtunës. Pas paraqitjes së madhe ndaj Italisë (2-0), me Anglinë pritet një ndeshje më e vështirë.

“Do të jetë një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga ajo kundër Italisë, sigurisht. Ne duam të vendosim vulën tonë mbi të. Ky ka qenë virtyti ynë më i madh kohët e fundit, pa marrë parasysh se kë kemi përballë: ne duam të fokusohemi vetëm te vetja. Deri më tani po funksionon mirë”.

Korrupsioni kapilar është në natyrën e qeverisjes propagandistike

Nga Preç Zogaj

Para pak ditësh, kryeministri Rama firmosi  ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, (DPAK), me misionin për të parandaluar dhe goditur korrupsionin në institucionet e administratës shtetërore, në entet publike dhe në shoqëritë tregtare me kapital shtetëror.

Mënyra si është formuluar misioni i saj lë përshtypjen sikur gjer mw sot  korrupsionit i kanë munguar rojet. Në të vërtetë, Shqipëria ka një mori institucionesh, agjencish e njësish, të mëdha e të vogla,  ku paguhen me qindra mijëra njerëz, detyra shtetërore e të cilëve ka qenë dhe është pikërisht parandalimi dhe goditje e korrupsionit.

Korrupsioni kapilar në vend, që ka filluar të dalë në dritë dhe të përballet me ligjin kryesisht falë hetimeve të SPAK, është dëshmia e dështimit të bujshëm të rrjetit shtetëror e qeveritar  të antikorrupsionit. Me keq akoma, është dëshmia e kapjes në tërësi të këtij rrjeti nga epidemia që duhej të luftonte. Duke marrë pjesën nga grabitjet dhe grabitësit që duhej të denonconte.

Për një situatë të tillë Monteskie do të përdorte shprehjen “është helmuar medikamenti”.

Dështimi i institucioneve të  anti-korrupsionit pranë qeverisë nuk të bën optimist për super-drejtorinë e re.  Ku do të punësohen qindra rojtarë rishtarë. Kjo piramidë e rojtarëve të rojtarëve është në vetvete një skemë korrupsioni me shanse shumë të pakta për të mos thënë me zero shanse për  sukses.

Sepse, përtej skemave që përdoren, drejtorive që krijohen, njerëzve që emërohen, korrupsioni kapilar është në natyrën e qeverisë propagandistike, është në kodin e saj gjenetik.

Qeverisja propagandistike ka sindromën e vitit zero sa i takon startit nga është nisur. Gjithçka fillon me të. Gjithçka para saj ka qenë një skenë mjerimi, rrënimi dhe shëmtimi. Të dëgjosh Edi Ramën kur flet për qeveritë e mëparshme, të krijohet përshtypja se deri para vitit 2013 njerëzi shkonin nga Tirana në Vlorë me mushka,  nga Tirana në Kukës me këmbë, nëpër shtigje malore. E kështu me radhë. Ky është modeli nihilist  që merret e zhvillohet në forma nga me grotesket e qesharaket nga pipizanët e tij.  Qëllimi është matja me zeron për të lartësuar në rrafshin propagandistik bilancin.

Qeveria propagandistike i fryn në këtë formë arritjet e veta dhe vetë-reklamohet si kampione pa të dytë në histori,  duke zhurmuar sa mundet  treguesit realë të ekonomisë reale, të prapambetjes, të varfërisë që na tregon periodikisht Bashkimi Europian.

Qeveria propagandistike ka zakonin të  injorojë çdo paralajmërim  dhe denoncim të të këqijave  në kohë reale nga ana e opozitës, medias kritike, grupeve të interesit , qytetarëve.

Më shumë se kaq, qeveria propagandistike ka zakonin t’u kthehet me libër shtëpie denoncuesve, të diabolizojë  kundërshtimin dhe kundërshtarët, ti etiketojë si armiq të progresit, si smirëzinj, e tjerë e tjerë.

Qeverisja propagandistike ka zakonin të ndërtojë me dorë të rëndë. Punojnë dhe vjedhim, është slogani i saj i pazëshëm. Propaganda mburret e bërtet në kupë të qiellit për veprën e ndërtuar mu sikur kryeministri, ministrat  a kryebashkiakët ta kenë ndërtuar me paratë e tyre e jo me taksat e shqiptarëve. Nga ana tjetër propaganda bën çmos të zhurmojë çdo zë për koston e lartë të ndërtimit të veprës, prej nga del pjesa e majme që shkon në xhepat e zyrtarëve të qeverisë dhe ortakëve të tyre në opozitën solidare që kuhet për të bërë teatrin e demokracisë.

Qeveria propagandistike ka zakonin të  fryjë gjoksin duke përvetësuar e reklamuar si të vetat arritjet e lirisë, të lëvizjes së lirë, të nismës së lirë, të klimës dhe  resurseve natyrore të vendit, të vetë kohës që  sjell zhvillim teksa shkon. Vetëm diellin nuk e ka  treguar si meritë  të saj. Duke ia lënë hë për hë  krijuesit të gjithësisë.

Qeveria propagandistike  reklamon natë ditë vet-projektimin për të qeverisur gjatë, gjatë, për vite e vite të tjera, duke llogaritur mbi rrethimin e zgjedhjeve, mbi krizën e opozitës, mbi kazermat politike të partive në një vend me gjithnjë e më pak votues, si të tillë të kontrollueshëm me regjistër,  ku kazerma qeveritare mbetet më e mbledhur dhe më e madhe se kazerma rivale.

Ky enumeracion  mund të zgjatet e zgjatet nga çdo lexues.

Por gjithkush mund ta kuptojë se qeverisja propagandistike pa llogaridhënie dhe transparencë, është nxitësja  dhe mburoja më e madhe e korrupsionit.

Ajo  i konforton vetvetiu zyrtarët të abuzojnë pa frikë, të vjedhin, të pasurohen, të jetojnë në luks.  Gjithë kjo pa ndonjë ndjesi remordi, vrasjeje  të ndërgjegjes. Përkundrazi: duke shkuar me mendimin se njerëzit ua kanë borxh me gjithë këto mrekulli që u sjell qeveria.

Aq e vërtetë  është kjo ndjesi, sa korrupsioni kapilar,  paradoksalisht, ka njohur një shpërthim në  lartësitë e zhvatjes pas ngritjes së SPAK-ut. Do të thotë se qeveria propagandistike e ka bërë të paqenë SPAK-un, e ka konsideruar një stoli pa dhëmbë për të zbukuruar vitrinën, që shumë-shumë mund të kafshojë  ndonjë opozitar.

Por në këtë pikë ka zënë në thua, po sheh humnerën dhe po rreket të marrë masa urgjente për të  frenuar hetimet, qoftë edhe me lëvizje pa top e me dublime  false.

Për sa kohë qeveria të jetë e prerjes propagandistike,  asnjë superdrejtori a  superkomision nuk  mund ta luftojë korrupsionin e saj. As të ish qeverive. Vetëm SPAK, vetëm drejtësia me mbështetje të fortë amerikane dhe europiane mund t’ja dalë./Liberale.al

Flutura Açka: Kur fasada lyhet me boje të dalëboje: Palasa tri ditë pa ujë

Nga Flutura Açka

Ndërsa tuneli hapej për shokët (edhe shqiptarët me shuuuumë lekë) fshati LUKSOZ turistik qelbej në erë nga mungesa e ujit prej tri ditësh.

Po, kishte tri ditë pa ujë.

Sepse kur japim lejet e ndërtimit, ne, pra taksat e shqiptarëve nuk dhurojmë vetëm tokën, por duhet t’ia bëjmë të gjitha, të gjitha.

Kështu që tani që bëmë tunelin, rrugën, publicitetin, sazet, do t’ia çojmë edhe ujin.

Ndërtuesi ka vetëm nje detyrë: të mbledhë lekët me thasë, dhe të mbajë një thes për vete. Të tjerat e di veté ai, se po na afron fushata.

“Lavatriçja” e drejtorëve të bashkisë Tiranë u përdor nga Ilir Beqaj dhe Mirela Kumbaro

Disa ditë më parë, një gjykatës i Apelit të Gjykatës së Posaçme ka guxuar të bëjë bashkë disa fakte dhe rrethana në dosjen e drejtorëve të arrestuar të bashkisë së Tiranës, Maringlen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha, duke i këshilluar prokurorit të çështjes të tregohet më i ashpër.

Gjykatësi Florian Kalaja në vendimin e tij (jodetyrues për SPAK) vuri re se drejtorët e Erjon Veliajt me mënyrën se si kishin vjedhur ngjanin me një “grup të strukturuar kriminal”.

Për këtë, gjykatësi i hetimit paraprak e këshillonte prokurorin të ndryshonte akuzën, të thellohej në hetime dhe t’i referohej pikës 4 të nenit 28 të Kodit Penal”. (LINKU ME POSHTE)

Vendimi i Apelit është ndër rastet e rralla kur një gjykatës e klasifikon një rast korrupsioni si grup i strukturuar kriminal. Deri dje, me këtë term janë përballur kriminelë, njerëz të hurit dhe të litarit, vrasës që ishin bërë bashkë në banda kriminale dhe komplotonin për të vrarë njëri-tjetrin.

Drejtorët e Bashkisë dyshohet se i kishin investuar paratë e tyre në një hotel në Durrës.

Investimi në Durrës i drejtorëve të bashkisë

Paratë që kishin fituar me kompaninë “5D”, drejtorët e Veliajt dyshohet se i kishin investuar për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës në favor të kompanisë “Mediterranean Investment Group”.

Investimi kishte një vlerë prej 15 milionë eurosh. Projekti u prezantua nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro si “vazhdim i strategjisë për turizmin i qeverisë shqiptare për të shtuar investitorët e fuqishëm, por edhe brandet më të fuqishme të turizmit botëror”.

Kompania “Mediterranean Investment Group” ishte e lidhur me Redi Mollën – ish drejtori i arrestuar i Ujësjellësit të Tiranës, i cili akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

“Mediterranean Investment Group” u themelua në shtator të vitit 2020 dhe njëri prej aksionerëve me 24% ishte Selim Molla, babai i ndjerë i Redi Mollës, i cili ia trashëgoi aksionet në birit në shkurt 2024.

27% e kësaj kompanie i përket kompanisë LANDWAYS INTERNATIONAL, që është e Gazmend Haxhiajt. Kompanitë dyshohet se shërbenin si lavatriçe e parave të vjedhura nga taksat.

“Lavatriçja” në shërbim të Ilir Beqajt dhe Mirela Kumbaros

Të enjten, një rast tjetër korrupsioni u ndëshkua nga SPAK.

Ilir Beqaj u arrestua me disa bashkëpuntorë të tij, pasi u përgjua duke vjedhur fondet e Bashkimit Europian në Agjencinë që drejtonte.

Nëpërmjet sekserëve të tij, Beqaj prodhonte fatura fiktive, për shërbime që bënte sikur i kryente në restorantin e tij tek Kalaja e Tiranës, “Gzona”.

Në njoftimin e SPAK përmendet se si për një drekë, për një aktivitet kishte prodhuar fatura edhe agjencia që drejtonte Ilir Beqaj, edhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që drejtohet nga Mirela Kumbaro.

Bëhet fjalë për Konferencën FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”).

Fatura që kishte printuar Ilir Beqaj ishte 125 mijë euro, kurse ajo e Mirela Kumbaros shkonte diku tek 380 mijë euro, pra thuajse 3 herë më shumë.

Sipas SPAK, në të dyja rastet ishte kontraktuar e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landways International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia.

Vini re, është e njëjta kompani që shfrytëzonin drejtorët e bashkisë së Erjon Veliajt.

Është kompania “Landways international” që zotëron 27% të hotelit “Mediterrain Investment Group” në Durrës, i njëjti hotel për të cilin SPAK dyshon se është ndërtuar me paratë e vjedhura nga taksat e Bashkisë së Tiranës.

Me pak fjalë, “lavatriçen” e parave të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës e përdori edhe Ilir Beqaj. Ky fakt i bërë publik nga gazetarja Ola Xama gjatë emisionit “Të paekspozuarit” tregon se drejtorët e Veliajt ishin të hapur që “lavatriçen” e tyre të parave ta përdornin edhe miq dhe drejtues të tjerë të shtetit, si në këtë rast Ilir Beqaj.

Por me arsyetimin që ka hartuar gjykatësi Florian Kalaja grupi i strukturuar kriminal i bashkisë tashmë i shtrin tentakulat edhe më tej në qeveri./Lapsi.al

Mashtrimi me kreditë, si bien në “rrjetën” e institucioneve të mikrokredive qytetarët/ Historia e Zef Susajt

Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares, Klodiana Lala, ka trajtuar historitë e mashtrimit me kreditë që jepen nga institucionet e mikrokredive. Në emision u trajtua rasti i Pal Trashajt, historianit që u vetëflijua në dyert e SPAK, ndërsa më poshtë do të njiheni me rastin e Zef Susajt.

Kjo është një tjetër histori mashtrimi se si institucionet e dhënies së mikrokredive në Shqipëri, të cilët japin hua dhe mbledhin borxhe të këqija të angazhuara nga banka të nivelit të dytë, jo vetëm skllavërojnë deri në pikën e fundit të gjakut këta kreditorë, por edhe u falsifikojnë firmat në kontrata.

Duke i detyruar më pas të enden dyerve të gjykatave në kërkim të drejtësisë.

Zef Susaj është një nga të shumtët qytetarë në Shqipëri që ka rënë pre e mashtrimit nga institucionet e dhënies së mikrokredive.

Në vitin 2004 au iu drejtua Partneritetit Shqiptar për Mikrokredi, shoqërisë NOA, ku lidhi një kotnratë huamarrje me një afat maturimi deri në vitin 2006.

Ku dorëzanës në këtë kontratë ai kishte edhe 3 shtetas të tjerë, konkretisht Prenda dhe Fatbardha Ukcama dhe Artur Malo.

Por ndërsa lidhi këtë kontratë huamarrëse dhe ishte drejt kësteve të fundit të shlyerjes, Zef Susaj tha për grupin hetues, se një nga analistet e bankës ku kishte marrë kredinë, i kishte ofruar një kredi tjetër me një përqindje më të ulët.

Të cilën ai e kishte pëlqyer si ofertë dhe e kishte pranuar, por pa e ditur se kjo kredi do të ishte fillimi i kalvarit të tij me këtë institucion mikrokreditor.

Zef Susaj

Më datë 8 Shtator 2004 unë kam nënshkruar me ‘PSHM’. Partneriteti Shqiptar për Mikrokredi sh.a (NOA) një kontratë kredie e cila mban datën 8 Shtator 2004 dhe që kishte si maturim datën 8 Mars 2006.

Kontrata e huasë u sigurua me barrë hipotekore, ku dorëzanës ishin Prenda Ukcama, Fatbardha Ukcama dhe Artur Malo.

Kredi e cila rezulton e kthyer në masën 100 përqind, siç vihet re edhe nga dokumentacioni i shoqërisë huadhënëse.

Por disa muaj para mbylljes së huasë, njëra nga analistet e kredisë së kësaj shoqërie financiare, më ofroi një kredi tjetër me premtimin që të jetë më e madhe në vlerë, me shtrirje më të gjatë në kohë dhe me përqindje më të vogël interesi, me kusht që të shlyej pjesën e mbetur të kredisë së parë.

Unë e pranova këtë ofertë, por duke i thënë analistes që në këtë rast, ndryshe nga i pari, më mungojnë dorëzanësit.

Por ajo mu përgjigj se nuk ka problem pasi do të shënojmë dhe shtojmë kolateralin me mjetet e punës të biznesit të blera nga kredia e mëparshme dhe ato që kisha më parë duke përfshirë këtu edhe furgonin ‘Mercedes Benz’ me vlerë përafërsisht të barabartë me kredinë e dytë që mora.

Por ndërsa mori këtë kredi të dytë Zef Susaj, thotë se u përball me problemin e parë.

Pasi ndryshe nga sa iu tha nga analistja, kontrata rezultoi të ishte në terma të ndryshme, aspak favorizuese.

Madje për të mos thënë me kushte shlyerje edhe më rënduese për të.

Zef Susaj

Unë e mora huanë, por kjo kredi ishte në shkelje të të gjitha premtimeve që më ishin bërë. Pasi kredia në vlerën 6 milionë lekë të vjetra ishte me normë interesi 24 përqind, ashtu si edhe e mëparshmja dhe shtrirjen e afatit kohor e kishte 20 muaj.

Pra vetëm 2 muaj më e gjatë se kredia e mëparshme.

Por disa muaj pas shlyerjes së kredisë së parë, kësti i kredisë së dytë mu rrit me 50 përqind.

Pra kredia e dytë nuk shërbeu për forcimin e biznesit, përkundrazi, erdhi një moment kur analistja e kredisë me anë të disa llogaritjeve në përqindje të interesit, tentoi të më grabiste një shumë 2 herë më të madhe sesa detyrimi financiar ligjor i llogaritur.

Por ndërsa mendoi se në vitin 2006 i lau duart me shoqërinë mikrokreditore, Zef Susaj tregoi se shumë vite më vonë në vitin 2022, te ai trokiti Artur Malo.

I cili kishte qenë dorëzanë në kredinë e parë që miku i tij kishte marrë, por jo në të dytën.

Malo që i kishte rrëfyer i shqetësuar se te ai kishte mbërritur një përmbarues nga një institucion mikrokredie.

Zef Susaj

Kontrata e kësaj kredie mban datën 28 Shtator 2005. Nga fillimi i vitit 2006 dhe në vazhdim nuk patëm asnjë kontakt me kreditorin. Por në vitin 2022 unë u njoftova nga shtetasi Artur Malo se kjo kontratë është në ekzekutim nga përmbaruesi gjyqësor Fatos Alimadhi me kreditor Microkredit Albania.

Ku unë isha i paqartë për këtë situatë, pasi kredia në shumën 600 000 lekë ishte firmosur vetëm nga unë dhe nuk kishte asnjë dorëzanës. Ndërsa kredia ku dorëzanës kishte qenë Artur Malo ishte likuiduar tërësisht.

Por ndërsa ishte i sigurtë se Artur Malo nuk kishte lidhje me kredinë e dytë dhe ishte përfshirë në mënyrë të pakuptimtë në këtë histori nga Micro Credit Albania, që kishte marrë përsipër huanë e pashlyer, ajo që ndodh më tej është një nga shumë historitë dhe format grabitqare se si këto institucione, i trajtojnë kreditorët.

Ku Zef Susaj mësoi se Micro Credit Albania, jo vetëm i kishte bllokuar pasuritë Artur Malos, por edhe ia kishte nxjerrë në ankand.

Zef Susaj

Pasi unë u paraqita pranë zyrave të MicroCredit Albania, ku kërkova dokumentet përkatëse titull ekzekutiv dhe kopje Urdhri Ekzekutimi, të cilët nuk mu vendosën në dispozicion, më datë 29 Mars 2023 unë mora dijeni me anë të një shkrese shkrese se është bërë ‘Shpallje për shitjen e sendit të paluajtshëm në ankand nga një përmbarues, për një pasuri të paluajtshme të ndodhur në Kamëz. Po ashtu rezulton se ky përmbarues kishte kryer disa bllokime për pasuritë e Artur Malo, konkretisht llogari bankare dhe sekuestro mbi pasurinë e paluajtshme.

Do të ishte pikërisht ky bllokim në mënyrë të padrejtë i pasurive të dorëzanit të tij në kredinë e parë, që do të çonte Zef Susaj, drejt kërkimeve të tjera.

Kjo edhe për arsyen pasi Banka e Shqipërisë në mënyrë të habitshme, edhe pse e ka tagër ligjor, sipas tij nuk i vendosi në dispozicion dokumentet e huasë që ai kishte marrë.

Aty ku mund të vërtetohej nëse Artur Malo, ishte apo jo dorëzanë në kredinë e dytë, që kishte shërbyer si pretekst nga MicroCredit Albania dhe përmbaruesit e saj për t’i bllokuar pasuritë dhe llogaritë. Dhe më keq akoma tia nxirrnin edhe në ankand për shitje.

Zef Susaj

I gjendur në këtë situatë absurde, ne kërkuam marrjen e të gjitha akteve për të provuar falsifikimin e kontratës së huasë.

Po kështu kërkuam edhe dosjen e kontratës së huasë dhe urdhrit të ekzekutimit që ishte lëshuar nga Gjykata Tiranë.

Ku kërkuam shkresërisht edhe pranë Bankës së Shqipërisë këtë akt, i cili nuk na u vu në dispozicion.

Nga ku doli se kontrata e vitit 2004 ishte zhdukur me qëllim nga persona që kishin pasur interes për ta kryer një gjë të tillë.

Si dhe urdhri i ekzekutimit nr.1107 datë 29 Qershor 2007 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ishte marrë pa praninë time mbështetur në të dhëna të manipuluara dhe mbi kontratë të falsifikuar nga shoqëria financuese PSHM sha pasi në këtë kontratë nuk kanë firmosur dorëzanës siç theksova dhe më sipër.

Ndërkohë që kontrata e paraqitur në gjykatë nga ana e PSHM-së prezupozonte kredi me bazë sigurie dorëzanë, ku si dorëzanë ishin vendosur në mënyrë antiligjore dorëzanët e kredisë së parë.

Pra kontrata e dytë nuk ishte gjë tjetër veçse kontrata e kredisë së parë, tashmë me datë të ndryshuar.

Por ajo që është edhe më skandaloze është se Gjykata Tiranë ka dhënë një vendim pa marrë në pyetje vetë ata që institucioni i mrikrokredisë i kishte vendosur dorëzanë.

Ku njëra prej tyre del se nuk ishte në Shqipëri gjatë kohës që zhvillohej gjyqi.

Zef Susaj

Ajo që dua të theksoj është se në kontratën e dytë të kredisë që unë kam lidhur me PMSH, me vlerë 6 milionë lekë, asnjë nga dorëzanët jo vetëm nuk kanë firmosur, por as nuk janë pyetur nga ana e shoqërisë huadhënëse. 

Çka për mua vendosja e emrave të tyre është është falsifikim i kontratës.

Po kështu në Gjykatë, del sikur unë i kam hua PMSH, shumën e kredisë në vlerën 304 734 lekë. Dhe se nga unë nuk janë respektuar kushtet e kontratës duke mos e shlyer kredinë e marrë.

Por kjo nuk është e vërtetë. Pasi vlera e kredisë së parë është 600.000 lekë të reja. Pra PMSH duke mohuar para gjyqtarit pjesën e kredisë së paguar deri në atë moment nga ana ime, dhe duke i fshehur pjesën e mbetur, e ka bërë këtë gjë me qëllim për të shtuar mbi këtë të fundit sipas dëshirës kamata e gjoba, dhe për ta shtuar atë deri në masën e dëshirueshme nga ana e tyre, pra duke mohuar të vërtetën e shumës së pashlyer.

Kjo shkelje bëhet më e rëndë kur në këtë datë rezulton se dorëzanësja Fatbardha Ukcama nuk ka qenë në Shqipëri, por në Belgjikë si emigrante ilegale në atë kohë.

Ndërkohë që po të shihen me kujdes firmat e palëve, te njëra prej tyre, ajo që është firma e Artur Malos ka një gabim të vogël të cilin e ka nënshkruar në vitin 2004.

Dhe nëse krahasohen kontratat vërtetohet se janë falsifikuar dhe kjo është arsyeja që kjo kontratë është zhdukur qëllimisht.

Por Zef Susaj nuk është qytetari i vetëm dhe as i fundit i mashtruar dhe grabitur në këtë formë nga institucionet e mikrokredive.

Kristo Puleshi është një tjetër qytetar i paraqitur pranë Prokurorisë Tiranë, me të njëjtin shqetësim.

I cili edhe ky denoncoi falsifikimin e nënshkrimit të tij në një kontratë huaje, e cila mbante datën 16 Dhjetor 2005.

Kontratë ku sipas shoqërisë tregtare ‘Partneri shqiptar në mikrokredi’ (PSHM), Kristo Puleshi, dilte se ishte dorëzanë i shtetasit Ermal Emini.

Por që si dorëzani ashtu edhe kredimarrësi i pretenduar, mohonin që të kishin hedhur firmën në një kontratë të tillë.

Kristo Puleshi

Rreth vitit 2016, në adresën time erdhën disa shkresa ku më lajmëronin se isha dorëzanë i një mikrokredie në shumën 30 mijë lekë, që pretendohej se ishte marrë datë 16 Dhjetor 2005 pranë Shoqërisë ‘Partneri shqiptar në mikrokredi’ (PSHM), nga shtetasi Ermal Emini.

Por duke qenë se shkresat vinin me gjeneralitete Kristo Ismet Puleshi, kur babai im quhet Miltiadh, unë vendosa të mos i jap rëndësi.

Por duke qenë se shkresat vazhdonin të vinin, më vitin 2017 unë shkova u interesova pranë zyrave të ADCA (Albanian Debt Collection Agency), e cila ndodhet në Qendrën e Biznesit ‘STAR’, Bulevardi ‘Zogu I’.

Aty ku një punonjëse më vendosi një fotokopje të kontratës së huamarrjes, ku një shtetas me gjeneralitet Kristo Ismet Puleshi figuronte dorëzanës në një kredi të marrë nga shtetasi Ermal Muharrem Emini.

Aty ku unë pashë që emri, mbiemri dhe nënshkrimi ishin të falsifikuara

Ashtu si edhe emri i babait që në kontratë ishte ‘Ismet’, ndërkohë që babai im quhet ‘Miltiadh’.

Por edhe pse u mundua që ti shpjegojë punonjëses së zyrës së mikrokredisë, që kishin ngatërruar person, shkresat nuk munguan të vinin në adresë të tij edhe në vazhdim.

Ku për këtë arsye, ai u detyrua të takohej edhe me shtetasin Ermal Emini, që figuronte si kredimarrës në këtë kontratë.

Me të cilin ata janë shokë.

Por ku Ermali i kishte mohuar që të kishte marrë këtë kredi.

Dhe po kështu se emri, mbiemri dhe nëshkrimi (Ermal Emini), nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga ai, por ishin të falsifikuar.

Hetimet

Në muajin Tetor 2022, shtetasit Kristo Puleshi i ka shkuar një zarf

nga përmbaruesi ligjor Fatos Alimadhi, sipas së cilës është vendosur sekuestro mbi pasurinë e paluajtshme (apartament banimi), në të cilën ai jeton së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët. Këtë apartament e ka me kredi pranë një banke të cilën e paguaj rregullisht.

Të njëjtat pretendime Kristo Puleshi i paraqiti edhe përpara oficerëve të policisë gjyqësore. Ku ai vazhdoi ti qëndrojë thënieve të tij se ai nuk kishte qenë dorëzanë në kontratën e huasë të pretenduar nga MicroCredit Albania. Ashtu si edhe kreditori Ermal Emini, i cili edhe ky tha se të dhënat dhe nënshkrimi i tij ishin falsifikuar.

Ermal Emini

Rreth vitit 2018, në lokalin ku unë punoj më ka mbërritur një zarf brenda të cilit kishte një shkresë ku unë lajmërohesha se isha debitor në shumën 58 100 lekë.

Ky zarf ishte dërguar nga ADCA (Albanian Debt Collection Agency), e cila ndodhet në Qendrën e Biznesit ‘STAR’, Bulevardi ‘Zogu I’. Sipas shkresës unë figuroja kreditor në shumën 30 000 lekë marrë datë 16 Shkurt 2005 dhe për shkak të kalimit të afatit dhe mos pagesës së huasë unë duhet të paguaja një shumë prej 58 100 lekë.

Bashkë me Kristo Puleshin të cilin e kam shok, shkuam pranë zyrave të ADCA, ku një punonjëse na shpjegoi për punën e kredisë si edhe na dha një kopje.

Aty ku unë pashë që emri, mbiemri dhe nënshkrimi nuk ishin shkruar nga unë.

Më tej Ermal Emini thotë se kontaktoi edhe me një avokat, në mënyrë që ky i fundit të interesohej dhe të komunikonte me shoqërinë financiare jo bankë ‘NOA’  dhe ADCA (Albanian Debt Collection Agency), për kredinë që supozohej se kishte marrë pranë Shoqërisë ‘Partneri Shqiptar në Mikrokredi’ (PSHM), kohën e marrjes, shumën dhe penalitetet nëse kishte.

Por sipas Eminit që nga dita kur kishin kërkuar informacion as ai dhe as avokati i tij nuk e kishin marrë një të të tillë.

I vetmi që e kontaktoi në vazhdim ishte një përmbarues, i cili i kërkoi shumën e kredisë, që sipas tyre ai kishë marrë.

Hetimet

Nisur nga kallëzimi i bërë nga shtetasi Kristo Puleshi dhe deklarimi i shtetasit Ermal Emini dyshohet se kemi të bëjmë me një rast të falsifikimit të një kontrate për marrjen e një kredie, pranë Shoqërisë ‘Partneri shqiptar në mikrokredi’ (PSHM), duke falsifikuar shkrimin dhe nënshkrimin e këtyre dy shtetasve, të cilët janë ‘kredimarrës’ dhe ‘dorëzanës’.

Të dy këta shtetas sqarojnë se nuk kanë dijeni për marrjen e kësaj kredie si dhe kush mund ta ketë kryer falsifikimin.

Nga ekspertimi grafik i nënshkrimeve të këtyre shtetasve në kontratat e kredisë konkluzionet e ekspertit rezultoi se :

‘Shkrimet dhe ‘firmat’ në tre faqet e dy dokumenteve objekt ekspertimi, të shkruara

në emër të shtetasve Ermal Emini dhe Kristo Puleshi, nuk janë shkrime dhe nënshkrime origjinale të këtyre shtetasve! Por produkte të maskimeve dhe sajimeve grafike!

E gjendur përballë dy rasteve të ngjashme të falsifikimit, prokuroria vendosi bashkimin e dy çështjeve të mësipërme dhe çeljen e një hetimi të përbashkët, për të kuptuar më mirë përgjegjësitë penale.

Nga ku fillimisht u kontastua një lëvizje e pazakontë e aksionerëve.

Hetimet

Shtetasit Fatos Alimadhi i cili ka qenë përmbaruesi që ka kryer procedurat për ekzekutimin e vendimit të gjykatës nuk ka vënë në dispozicion kopje të kontratës me kreditorin shoqërinë Micro Credit Albania (MCA) shpk.

Nga verifikimi i bërë në ekstraktin e kësaj shoqërie vihet re një levizje e shumtë si e aksionereve ashtu dhe e administratorëve të kësaj shoqerie pa asnjë logjike ekonomike duke qene se vlera e shitjes së kuotave në çdo transaksion qëndronte gjithmonë e njëjtë për te evituar tatmin e parashikuar nga ligji.

Por a duhet të ketë një përgjegjësi penale, lidhur mbi këto raste, dhe për të shmangur kësisoj edhe humbjet e jetëve njerëzore si në rastin e Pal Trashaj?

A duhet tashmë që duke pasur një hetim të hollësishëm mbi këto institucione, të çlirojmë nga kthetrat e tyre shumë qytetarë që janë skllavëruar dhe po humbasin të gjitha pasuritë e tyre.

Shtimi i banesave të reja nuk përkon me rritjen e lejeve për ndërtesa, ose jetojmë në apartamente dy herë më të mëdha?!

Albania. Tirana north city view in the morning 14 february 2024

Stoku i banesave të reja në vend është rritur me74 mijë që nga regjistrimi i vitit 2011, sipas të dhënave të Censit të fundit të INSTAT.

Sipas të dhënave zyrtare të censit, në vitin 2023 rezultuan 1,082,529 banesa në të gjithë vendin, që përdoren për banim, me rritje prej 7.4%, në krahasim me vitin 2011, kur u bë Censi i mëparshëm dhe kishte 1,008,243 milionë banesa.

Rritja e stokut të banesave të reja është shumë më e ulët krahasuar me Censin e 2011. Në periudhën 2001-2011 stoku u rrit me 40%, ose 290 mijë banesa më shumë, sipas të dhënave zyrtare.

Për të parë se si krahasohet shtesa e banesave të reja në Censin e 2023 dhe atë të 2011, Monitor ka analizuar të dhënat për sipërfaqen e lejeve të ndërtimit të dhëna vetëm për ndërtesa për banim (rezidente), të cilat raportohen të veçuara nga INSTAT (duke përjashtuar hotelet, zyrat, ndërtesat tregtare, industriale).

Në periudhën 2001-2011, sipas INSTAT janë dhënë 21.4 mijë leje ndërtimi për ndërtesa për banim, për një sipërfaqe totale prej 24.5 milionë metra katror. Këto leje janë përkthyer në 290 mijë banesa gjithsej, me një sipërfaqe mesatare për banesë prej 84 metra.

Për periudhën 2012-2023 janë dhënë gjithsej rreth 10 mijë leje ndërtimi për ndërtesa banimi, për një sipërfaqe totale prej 16.4 milionë metra katror, ose 33% më të ulët se në dekadën e mëparshëm, ndërkohë që shtesa e banesave të reja në dekadën e fundit ishte 74% më e ulët.  Këto leje janë përkthyer në 74 mijë banesa gjithsej, me një sipërfaqe mesatare për banesë prej 221 metra, ose gati tre herë më të lartë?!.

Ndërkohë nga të dhënat rezulton se në periudhën 2012-2023, sipërfaqja e dhënë për një leje ndërtimi (ndërtesë) është rritur ndjeshëm me rreth 44%, çka tregon se janë dhënë leje për ndërtesa/pallate më të larta.

Nëse përjashtojmë sipërfaqen e lejeve të dhëna në 2023, sërish, sipërfaqja mesatare për banesë është dy herë më e lartë.

Normalisht, lejet e ndërtimit të dhëna në vitin 2022-2023, kur rikulmoi vala e re nuk janë shndërruar ende në banesa, pasi procesi nga leja në ndërtim dhe përfundim zgjat më shumë sesa dy vjet. Me të njëjtin argument edhe lejet e dhëna në 2010-2011 janë materializuar në banesa pas vitit 2011 (Censi u zhvillua në tetor 2011) dhe duhet të reflektoheshin në Censin e fundit. Edhe me këtë llogari, sipërfaqja për banesë rezulton e trefishuar?!.

Sipërfaqja mesatare për banesë bazuar në lejet e ndërtimi, ndërsa përkon me të dhënat e Censit 2011, është shumë më e madhe në censin 2023, më se dy herë mbi realitetin. Sipas INSTAT, “Për banesat e zakonshme të banuara, pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 përqind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m2 dhe rreth një e katërta (23,7 përqind) kishin një hapësirë të dobishme prej 70-99 m2”.

Nëse marrim një sipërfaqe mesatare maksimale prej 100 metra katror (që normalisht përfshin dhe hapësirat e përbashkëta), dhe bazuar në sipërfaqet e lejeve (përjashtuar 2022 dhe 2023), shtesa e banesave të reja në vend në dekadën e fundit do të rezultonte të paktën 100 mijë.

Nëse shtohet dhe sipërfaqja e dhënë në 2022-2023 (rreth 4.7 milionë metra katorr), që pritet të vihet në funksion në vijim, janë dhe rreth 47 mijë banesa të reja që do i shtohen stokut, ndërkohë që popullsia shënoi një tkurrje me 400 mijë banorë në dekadën e fundit./ Monitor.al