26.5 C
Tirana
E martë, 29 Korrik, 2025

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Nga Mimoza Çelçima*

Këtë prag zgjedhjesh, në respekt të ndjeshmërisë qytetare ndaj gjithë kësaj katrahure premtimesh elektorale, ku politika afrohet me qytetarin vetëm për ta shfrytëzuar për pushtet, duke e ushqyer me fjalë boshe e premtime utopike, ndjej detyrimin moral qytetar, të ngre zërin për ato çështje që përbëjnë boshtin kryesor të kësaj fushate dhe që në thelb, na prekin të gjithëve.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE – Përdoret shumë kjo tezë, por finalizimi i anëtarësimit nuk diktohet e as kushtëzohet nga përbërja nominale e pushtetit legjislativ a ekzekutiv, sepse ky është një proces i zgjatur në kohë, që lidhet me përmbushjen nga vendi kandidat, të kritereve për anëtarësim. Viti 2030 nuk është afat elektoral, por afat që kërkon përmbushjen e detyrave për miratimin e reformave ligjore, politike, ekonomike, administrative etj.,  si dhe zbatimin efektiv të tyre. Ekzistenca e ligjeve përballë vegjetimit të institucioneve ligjzbatuese, jo vetëm na largon nga BE, por humbet qëllimin e shtetit të së drejtës.

Reforma në drejtësi – Trajtohet si testament i vullnetit të palëkundur të atyre që kërkojnë votën, ndërkohë që miratimi i ndryshimeve kushtetuese që i hapën rrugë reformës, ishte shprehje e vullnetit të përbashkët të 140 deputetëve, të cilët konsensusin e votës e krijuan për shkak të bashkëpunimit të forcave politike (PD kryesohej nga Z. Basha), si dhe mbështetjes së ndërkombëtarëve. Dhe më shumë sesa sukses i vullnetit politik, miratimi i reformës ishte përgjegjësi e çdo të zgjedhuri, ndaj kërkesës së shqiptarëve për drejtësi të standardit evropian. Ndërsa sot, duke premtuar drejtësinë e “Shqipërisë madhështore”, kërkohet vota për kandidatë që i është kufizuar liria, pa informuar se arrestimi i tyre pamundëson kryerjen e  betimit  si deputet, duke i kufizuar të drejtën për t’u zgjedhur. Kjo sepse, vota qytetare synohet të përdoret si mjet, për të kthyer luftën individuale të të korruptuarve me drejtësinë, në luftë kolektive qytetare ndaj drejtësisë.

Trefishimi i të ardhurave, rritja e pagës mesatare dhe minimale – Nuk evidentohet fakti se këto rritje “bujare” të pagave, janë shoqëruar me rritje marramëndëse të çmimeve e taksave, që përkthehet në ulje të standardit të jetesës, si dhe se pensioni i pleqërisë dhe masa e përfitimit të ndihmës ekonomike, më tepër sesa garantimin e një standardi të arsyeshëm jetese, kanë rritur kufirin e varfërisë.

Dixhitalizimi i sistemit arsimor – Shpaloset si risi, në një kohë që edhe Suedia, e njohur si një ndër vendet më të zhvilluara të BE-së, ka hequr dorë nga dixhitalizimi i sistemit arsimor, duke pranuar publikisht se një eksperiment i tillë ka rezultuar i dështuar, për shkak të rënies së   aftësisë së përqendrimit tek nxënësit, si dhe rritjes së ndikimit negativ në performancën akademike e shëndetin mendor të fëmijëve.​

Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë – Veçanërisht denigrues është trajtimi që i bëhet kësaj shtrese përmes ligjit nr. 9831/2007 që kufizon radhën e familjarëve të cilët përfitojnë dëmshpërblimin që i është akorduar ish të dënuarit politik deri tek nipi/mbesa, duke ndërprerë vijimin e dëmshpërblimit në radhët pasardhëse të trashëgimisë që njeh K.Civil. Dhe si të mos  mjaftonte kjo, në vitin 2018 ndryshimet ligjore lejuan kalimin e pjesës takuese të dëmshpërblimit në buxhetin e shtetit, në rastet kur e drejta e përfitimit përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëve që nuk jetojnë. Edhe pse dëmshpërblimi financiar nuk është shpërndarë në kohë për faj të shtetit, me vdekjen e familjarit, shteti kthehet sërish në zotërues të pjesës takuese të dëmshpërblimit, duke u vjedhur të përndjekurve të drejtën që vetë u ka njohur. Sot, të njëjtat çështje trajtohen  nga të dyja partitë e mëdha politike, me diferencën se njëra palë i shpalos si arritje, ndërsa tjetra si premtime. Të njëjtat problematika janë konstatuar dhe të njëjtat premtime janë bërë si stonaturë refrenesh fjalëboshe, në çdo prag zgjedhjesh të këtyre dekadave. Ajo ç’ka ka ndryshuar nuk është problemi, por dukja e tij. Është krijuar një sistem i zhvilluar nga jashtë, por i kalbëzuar nga brenda, ku ende gëlon “apoteoza e misrit”. Të zgjedhurit kanë harruar qëllimin për të cilin zgjidhen, ndonëse e drejta për t`u zgjedhur nuk nënkupton vetëm kandidimin, por edhe ushtrimin e funksionit publik të besuar nga populli. E në këtë pikë, është domosdoshmërisht i nevojshëm zgjimi i ndërgjegjes dhe arsyes, sepse nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim./ *Kandidate për deputete për Qarkun Durrës Koalicioni Euroatlantik

Shfaqet i kënaqur për fitoren e radhës në La Liga, Hansi Flik flet për duelin me Interin dhe konfirmon Sheznin në portë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik ka folur pas fitores kundër Vajadolidit. Ai komentoi rikthimin e Ter Shtegen në portë, por konfirmoi se Shezni do të jetë portieri kundër Interit dhe Real Madridit në fundjavë.

“Shezni do të jetë portieri të martën kundër Interit dhe Real Madridit. Jam i kënaqur me tre pikët kundër Vajadolidit. Ishim të pafat që e gjetëm veten me një gol disavantazh. U ra dakord që Pedri të luante 45 minuta dhe Frenkie 45 të tjerat.

Rezultati ishte pak i rrezikshëm, por Araujo, Kristensen dhe Ter Shtegen luajtën një ndeshje të shkëlqyer. Nuk ishte e lehtë me kaq shumë ndryshime. Gavi është mirë. Më vjen keq për Dani Rodriguez sepse ai tashmë po shërohej nga një tjetër dëmtim. Ai demonstroi atë që shoh në stërvitje. Ai gjithmonë ka dhënë gjithçka nga vetja dhe është përkushtuar në maksimum. Do ta mbaj mend këtë për të ardhmen.

A do të jetë Fermin në fushë kundër Interit? Ai gjithmonë ka mundësinë të fillojë. Më pëlqen mentaliteti i ekipit. Pozicioni i Dani Olmos si nëntë fals? Duke e vendosur Olmon në atë pozicion, u përpoqa ta ndryshoja sepse ata po krijonin një bllok të ulët që e bënte të vështirë hyrjen në zonën e penalltisë”, deklaroi Flik.

Të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës, ja Vitaminat e nevojshme që duhet të merrni

Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit. 

 

Vitamina A

Siç është vërejtur nga shumë studime, vitamina A ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme.

Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës. Kjo sepse ne priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë jantë kësaj stine.

Prandaj është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës.

Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë A nga ushqimi, mungesa e saj është e rrallë.

Sidoqoftë, nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.

Vitamina C

Kjo vitaminë, është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira.

Ndër të tjera, vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës.

Temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta mund të shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, të cilat më së miri shmangen me vitaminën C.

Vitamina D

Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D gjatë verës, pasi trupi ynë prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit.

Por sipas ekspertëve, vitamina D e gjeneruar nga dielli nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës dhe përdorimi i kremit të diellit, mund të kufizojnë efektivitetin e saj.

Nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut.

Vitamina E

Vitamina E i siguron lëkurës tuaj antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme dhe për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimet e mëtejshme.

Kjo vitaminë është gjithashtu e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.

Kjo është pikërisht ajo që lëkura juaj ka nevojë gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të verës. Përveç kësaj, vitamina E luan një rol në luftimin e mikrobeve.

“Çdo 4 vite keni një çelës në dorë, mos e çoni dëm për herë të katërt”, Basha: Votoni për fëmijët tuaj, për drejtësinë, jo për ata që i vodhën të ardhmen

Nga Elbasani, drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janë një çelës në duart e qytetarëve, dhe se u takon atyre të vendosin: do të hapin derën e burgut për të korruptuarit e Edi Ramës dhe për të nxjerrë Ilir Metën, apo do të votojnë për të ardhmen e familjeve të tyre.

Basha u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin Koalicionin Euroatlantik, duke votuar numrin 4, si e vetmja shpresë dhe mundësi reale për ndryshim.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Ajo që keni në dorë nuk është një copë letër. Ju që për tre herë keni votuar për Edi Ramën dhe keni marrë atë që nuk iu hyn në punë për asgjë, është një çelës.
Tre herë me atë çelës çfarë keni bërë? Keni hapur derën për afera korruptive, keni hapur derën për vjedhje masive, keni hapur derën që fëmijët tuaj të largohen nga Shqipëria, jo për qejf, por sepse nuk kanë mundësi këtu.

Më 11 maj, do ta keni sërish çelësin në dorë. Një herë në katër vite keni mundësinë të zgjidhni:
Do të hapni derën e qelisë për shokët e Ramës, për ata të 7×7=313?
Do ta hapni për Ilir Metën, që ‘lufton’ korrupsionin siç vetëm ai di?
Apo do të votoni për veten tuaj, për fëmijët tuaj, për të ardhmen tuaj?

“Do zvarriteni përsëri në llucën e korrupsionit të Ramës?”, Basha thirrje socialistëve: Votuat për ndryshim, morët 7×7=313. Mos ua shisni të ardhmen e fëmijëve për një tjetër premtim bosh

Gjatë takimit në Elbasan, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, iu drejtua votuesve socialistë, duke u bërë thirrje të mos bien sërish pre e mashtrimeve të pushtetit. Basha tha se Rama në 12 vite u solli përdhunues, trafikantë, i gënjeu në 2017, i gënjeu në 2021. Ai më tej u kërkoi që të ndajnë mendjen në 11 maj, do jenë me prindërit që kanë hallin e fëmijëve tuaj apo me të korruptuarit dhe kriminelët e Ramës? “Mos pranoni të zvarriteni sërish si derra në llucë e të gënjeheni për herë të katërt, sepse nuk do të keni më fytyrë t’i shikoni fëmijët në sy më 12 maj,” – u shpreh Basha.

Ai theksoi se shqiptarët janë sakrifikuar për të arsimuar fëmijët e tyre ndërkohë që një grusht njerëzish janë pasuruar në kurriz të tyre. Për këtë Basha tha se vota për numrin 5, është për të liruar shokët e Ramës, dhe fatkeqësisht 1-shi për të nxjerrë nga burgu Ilir Metën. Sipas tij, vetëm numri 4 në fletën e votimit mban të korruptuarit tek 7×7=313.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Ju solli përdhunues, ju solli trafikantë, ju gënjeu në 2017, ju gënjeu në 2021. Ndajeni mendjen: a jeni prindër që keni hallin e fëmijëve tuaj?
Mos pranoni të zvarriteni sërish si derra në llucë e të gënjeheni për herë të katërt, sepse nuk do të keni më fytyrë t’i shikoni fëmijët në sy më 12 maj.

Ju jeni njësoj si vëllezërit dhe motrat tona, hiqni bukën e gojës për të arsimuar fëmijët tuaj. Shikoni si jeni vjedhur dhe si jeni varfëruar këto 12 vite.
Votuat për ndryshim dhe për shpresë – dhe çfarë morët? Korrupsion, hajdutëri, një grusht njerëzish që pasurohen në kurrizin tuaj. Një grusht njerëzish që sot janë para drejtësisë, sepse kanë përthithur të gjitha fondet që duhet të shkonin për ju dhe fëmijët tuaj.

Vota nuk është një copë letër – është çelësi që e përdorni një herë në katër vite.
Mos e çoni te numri 5 për të liruar shokët e Ramës.
Mos e çoni te numri 1 për të nxjerrë nga burgu Ilir Metën.
Mos ua jepni atyre që duan të riciklojnë rrangallat e tranzicionit dhe korrupsionit.

Votoni numrin 4 – për t’i mbajtur të korruptuarit te 7×7=313.
Një votë për drejtësinë. Një votë për SPAK.” – u shpreh Basha.

“Nuk luftohet korrupsioni me shokët te 7×7-313, apo me ilaçet e helmatisura Haxhinasto, Meta dhe Roshi”, Basha: Koalicioni Euroatlantik dhe numri 4 janë në garë për mbështetje ndaj SPAK, për njerëzit dhe Shqipërinë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e tij, Basha tha se ka ardhru koha që më 11 maj t’i themi boll korupsionit të 12 viteve, ku ikën një i koruptuar dhe vjen një tjetër. Sipas tij, ata që i kanë future duart në xhepat e shqiptarëve, duhet të shkojnë të gjithë tek 7×7=313.

Ai me tej tha se edhe doktori që flet për luftë kundër korrupsionit, u ofron shqiptarëve ilaçe të helmatisura, si Edmont Haxhinasto, Ilir Meta dhe Elvis Roshin.

Basha më tej tha se Koalicioni Euroatlantik, është e vetmja forcë politike që qëndron për luftë kundër korrupsionit dhe mbështetje për SPAK. Sipaas tij, numri 4 në këtë garë qëndron për njerëzit, për qytetarët, për familjarët, për fëmijët, për Elbasanin, për Shqipërinë.

Pjesë nga ffjala e Bashës:

Boll më me të korruptuar pas të korruptuatish, ik një, arresto një, hajde një tjetër. 12 vite, ku i ka shokët Rama? Me zi paske prit? Tek 7×7=313, dhe me shaka kemi thënë që kur të mbushet, do bëjmë gati 414, po s’ka nevojë se kemi dhë këtu disa facilitate, afër tek Metalurgjiku. Do ti bëjmë gati ato qeli edhe për të korruptuarit e tjerë, shokët e tjerë, shoqet e tjera të Edi Ramës nga Tirana, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë ata që i kanë future duart në xhepat e shqiptarëve. Sepse sikur për asgjë tjetër, Koalicioni Euroatlantik qëndron për luftë kundër korrupsionit, mbështetje për SPAK, të gjithë shokët tek 7×7=313, vetëm me numrin 4.

Se të tjerët flasin për të luftuar krimin dhe korrupsionin, po shiko ça bëjnë, shiko ilaçet që shkru doktori tashi, dhe s’ka faj, se mosha bën të vetën. Ilaç kundër korrupsionit, Etmond Haxhinasto! E qeshura e juaj i thotë të gjitha, ka nevojë ta vazhdojë më. Luftë kundër korrupsionit, duke nxjerr Ilir Metën nga burgu! Luftë kundër krimit, Vis Roshin, kryebashkiakun e inkriminuar të Kavajës, për të cilin ligji i dekriminalizimit që ne kaluam, e nxorri nga detyra dhe e bëri shembull në të gjitha raportet. Pra, këto janë ilaçet e helmatisura që ju thash. Dhe dua t’ia them çdo qytetari të Elbasanit, po se po votuesve tanë, mbështetësve tanë që në këto javë të fuqishme të fushatës, janë shtuar e janë rritur kudo anembanë qarkut të Elbasanit e dua t’i falënderoj nga emra për mbështetjen e jashtëzakonshme dfhe të merituar për kandidatët tanë të mrekullueshëm. Se e kanë kuptuar të parët që Koalicioni Euroatlantik është e vetmja forcë politike që është në këtë betejë në këtë garë për ju, për njerëzit, jo për karriget tona, jo për veten tonë, por për njerëzit, për qytetarët, për familjarët, për fëmijët, për Elbasanin, për Shqipërinë.

Pra, e kanë kuptuar fare qartë se me ta jo vetëm qënuk ka ndryshim, pork jo i vjen në ndihmë Edi Ramës. Se fatkeqësisht, kësaj radhe çdo votë për 1-shin, është votë për Ilir Metën, për Etmond Haxhinaston, për Elvis Roshin, është votë për riciklimin e rrangallave të tranzicionit e të korrupsionit.

Sami Osmani në Durrës: Me qytetarët, për qytetarët – për një Durrës që meriton më shumë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Durrësit, Sami Osmani, shkruan se fushata e tij është ndërtuar mbi kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët:

“Çdo ditë me qytetarët, duke trokitur derë më derë, në çdo rrugë e lagje të Durrësit. Duke bashkëbiseduar për problemet që kanë dhe për kërkesat e tyre,” shkruan ai.

Ai premton përkushtim dhe zë të fortë në parlament për hallet dhe nevojat e qytetarëve, duke theksuar se nuk është një kandidat që shfaqet vetëm në fushatë, por një përfaqësues që do të qëndrojë gjithmonë pranë tyre.

“Sot, nesër e çdo ditë, për ju dhe me ju – për të qenë zëri juaj, zgjedhja juaj. Për një Shqipëri më të mirë. Për Durrësin që meriton më shumë,” thekson Osmani.

Postimi i plotë:

Çdo ditë me qytetarët, duke trokitur derë me derë, në çdo rrugë, lagje të Durrësit. Duke bashkëbiseduar për problemet që kanë, për kërkesat e çdo qytetari.

Sot, nesër e çdo ditë për ju me ju për të qënë zëri juaj, zgjedhja juaj. Me ju për të mbajtur premtimet për një Shqipëri më të mirë. Për Durrësin që meriton më shumë. Beso në zgjedhjen tënde me votën tënde me ️11 Maj ✔Voto4️⃣ Kualicioni Euroatlantik.

✅ Voto Sami Osmani✌️

Neli Demi: Në 11 maj nuk votohet thjesht për emra, por për lirinë, sigurinë dhe drejtësinë që mungojnë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Neli Demi, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët, vetëm një javë para zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Demi ka folur për rëndësinë e këtij momenti politik, duke e cilësuar si një mundësi për të thyer rrethin e frikës dhe mashtrimeve të vazhdueshme.

“Ka mbetur vetëm një javë,” shkruan ai. “Një javë për të zgjedhur mes heshtjes dhe zërit. Mes lodhjes dhe shpresës.”

Demi thekson se këto zgjedhje nuk janë thjesht për të zgjedhur emra në lista, por për të vendosur për vlerat më themelore të një shoqërie që funksionon: lirinë, sigurinë dhe drejtësinë për të gjithë, jo vetëm për të fortët. Ai kritikon mënyrën se si qytetari i zakonshëm është përjashtuar nga vendimmarrja dhe trajtuar si spektator.

“Voto për një politikë që nuk të trajton si spektator, por si qytetar,” përfundon ai, duke i uruar qytetarëve një të dielë të bukur.

Postimi i plotë:

Ka mbetur vetëm një javë.

Një javë për të thyer rrethin vicioz të frikës, mashtrimit dhe premtimeve që nuk mbahen.

Një javë për të zgjedhur mes heshtjes dhe zërit. Mes lodhjes dhe shpresës.

 

Në 11 Maj nuk votohet thjesht për emra.

Votohet për Lirinë që mungon, Sigurinë që është bërë privilegj, Drejtësinë që e ndjen vetëm i forti dhe Kujdesin që i mungon njeriut të zakonshëm.

 

Voto për një politikë që nuk të trajton si spektator, por si qytetar. Te dielë të bukur miq! ☀️

 

#VotoNeliDemi

#votomemendnëkokë

#voto4

#KoalicioniEuroatlantik

#BesoTeShqipëria

Marinela Ziu në Korçë: Koha për të ndëshkuar ata që zbrazën qytetin nga jeta dhe shpresa

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Korçës, Marinela Ziu, ka reaguar ndaj situatës demografike në qytet, duke akuzuar drejtuesit lokalë dhe qeverisjen aktuale për zbrazjen e qytetit nga qytetarët. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Ziu solli në vëmendje një slogan të përdorur dikur nga Partia Socialiste dhe drejtuesi i saj politik në zonë, Niko Peleshi: “Korça ku dua të jetoj.”

“Por faktet janë kokëfortë dhe tregojnë të kundërtën,” tha Ziu. Sipas saj, në vitin 2013 qyteti kishte 51,500 banorë rezidentë, ndërsa sot ky numër ka rënë në vetëm 21,000. Kjo do të thotë se në 12 vite, Korça ka humbur afro 60% të popullsisë së saj – një fenomen që ajo e quan alarmant dhe të papranueshëm.

“Arsyeja?” – pyet Ziu. “Një grusht i vogël njerëzish, majtas dhe djathtas, që po i marrin frymën qytetit tonë përmes pazareve politike dhe përqendrimit të parave publike në pak duar. Kjo situatë ka detyruar të rinjtë tanë të largohen dhe të shohin emigracionin si të vetmen zgjidhje.”

Me një thirrje të qartë për ndryshim, Ziu u kërkon qytetarëve të Korçës që të reagojnë në kutitë e votimit më 11 maj:
“Ndëshkoni me votë ata që zbrazën qytetin tonë nga korrupsioni dhe varfëria. Korça meriton më shumë.”

Postimi i plotë:

Para disa vitesh, një nga sloganet e fushatës së Drejtuesit të sotëm Politik të PS, Niko Peleshi, ishte “Korça ku dua të jetoj”, por sot, faktet janë kokëfortë dhe tregojnë të kundërtën.

 

Në vitin 2013, numri i banorëve rezidentë në qytetin e Korçës ishte 51,500, ndërkohë që sot, numri i banorëve rezidentë është 21,000. Pra, për periudhën 2013-2025, nga qyteti i Korçës janë larguar 30,500 banorë. Për 12 vjet, qyteti i Korçës është zbrazur nga gati 60% e qytetarëve të saj.

 

Arsyeja… një grusht i vogël njerëzish, majtas dhe djathtas, që po i marrin frymën qytetit tonë përmes pazareve politike dhe parave publike që ndajmë bashkë, duke përqendruar çdo mundësi në pak duar dhe duke detyruar veçanërisht të rinjtë të shohin largimin si të vetmen zgjidhje.

 

Më 11 maj, ndëshkoni me votë ata që zbrazën qytetin tonë nga korrupsioni dhe varfëria.

 

Korça meriton më shumë

 

️Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik

️Voto ✅ Marinela Ziu

Fushata virale/ Takimet në terren, të rinjtë surprizojnë Bashën me gurin e bilardos me Nr. 4

Pavarësisht përpjekjes për relativizim të fushatës së Lulzim Bashës, e vërteta është se ai po pritet kudo me dashamirësi nga qytetarët.

« O Rame, ku i ke shokët » dhe « 7×7=313 » pa dyshim janë gjetjet më domethënëse dhe togëfjalëshat më të vërtetë të përdorur në këtë fushatë elektorale, sepse simbolizojnë në mënyrë sintetike gjendjen e qeverisë aktuale, me zyrtarë të arrestuar e nën hetim.

Gjatë takimit të fundit në Astir, kanë qenë banorët e zonës ata që e kanë surpizuar Lulzim Bashën, duke ndaluar në rrugë dhe duke i treguar gurin e bilardos me Nr. 4, pikërisht numrin që Koalicioni Euroatlantik mbart në fletën e votimit, e që vetë Basha ka përdorë në rrjetet e tij sociale. Ndërkohë që 7×7=313 duket se është një himn që e shoqëron drejtuesin politik të këtij grupimi në çdo takim në rrugë dhe kudo, siç shfaqet edhe në pamjet e videos së më poshtëme.