28.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Udhëtimet e Guliverit, parashikimi i rrënimit nga banaliteti

Nga Agim Baçi

Në udhëtimin e tretë mes katër udhëtimesh të përshkruara, Lemuel Guliver, personazhi i famshëm i Jonathan Swift-it, arrin në ishullin Balibarbi dhe viziton akademinë e kryeqytetit të ishullit Logadon, ku njihet me përpjekjen e akademikëve të ishullit për ta bërë gjuhën më efikase, duke mbajtur me vete objektet, për të cilat ata flasin.

Libri “Udhëtimet e Guliverit” është botuar më 1726, por nëse Swift do të kishte jetuar në kohën e sotme, do ta kishte identifikuar lehtësisht objektin që duhet të mbanin me vete banorët e Lagadonit me celularin dhe internetin, me anë të të cilit, për të bashkëbiseduar dhe për t’i dhënë tjetrit mesazhin që duan të përçojnë, klikojnë diku dhe përfitojnë menjëherë shënime apo referenca. Mënyra e sotme e të menduarit është kthyer në një fast-food, duke servirur gjithçka të gatshme, pa menduar më parë nëse gjendemi në të njëjtat rrethana, në të njëjtat kushte me të atyre që e kanë shkruar, që e kanë dhënë apo thënë nëpër televizione.

Në fakt, si për të plotësuar këtë “komunikim me objekte”, Guliveri bën një udhëtim të shkurtër anësor edhe në ishullin Glubbdubdrib, në jugperëndim të Balnibarbit, atje ku viziton banesën e një magjistari, me të cilin diskuton historinë me fantazmat e figurave historike, fantazma që vijnë me portretet e Jul Çezarit, Homerit, Aristotelit, Rëne Dekartit dhe Pierre Gassendit. Ardhja e këtyre personazheve si fantazma mund të shënohet si parathënia e dëbimit të dijetarëve dhe burrështetarëve nga përditshmëria dhe zëvendësimi i debateve të duhura rreth jetës dhe vlerës njerëzore me spektaklin dhe gënjeshtrën. Pra, Swift i ka paraprirë kohës kur dija do të jetë thjesht një gjë që i përket më tepër së pamundurës, madje një rruge të lodhshme për të jetuar. Duket sikur kjo frikë ndaj diturisë tashmë është kthyer në realitet. A nuk i kemi çuar ne sot në hiçasgjë dijet që na vijnë nga librat? A nuk janë sot akademitë institucionet me një ndikim pothuajse të papërfillshëm në jetën e përditshme? A nuk janë prej kohësh personazhet e spektakleve televizive, e emisioneve tallava, që japin mendim për gjithçka, duke banalizuar çdo debat e mendim të mundshëm, duke i zhdukur profesionistët nga podiumet e dhënies së mendimit?
Ky banalitet që ka mundur çdo debat mbi dijen, moralin dhe të drejtën, duke vënë në vështirësi thuajse çdo prind përballë fëmijëve, që t’u kërkojnë të mbështeten te shkollimi sa më i mirë dhe te ruajta e dinjitetit.
E gjitha kjo ka thelluar idenë e shkrimtarit dhe gazetarit italian, Corrado Alvaro, i cili kohë më parë shkruante se: “Dëshpërimi i madh i një shoqërie është kur krijohet ideja se të jetosh në mënyrë të ndershme është krejtësisht e kotë”

Për pasojë, imitimi ka marrë vendin e origjinalit, prezantimi ndryshe nga ai që je në të vërtetë është në modë dhe mund të kthehet në një variant fitimprurës. Përballë një situate të tillë, prindërit e kanë të vështirë të evidentojnë përpara fëmijëve të tyre ata që e shkaktojnë këtë dekurajim, duke sjellë kështu një situatë ku rrezikojmë që të admirohen ata që krenohen me vjedhjen, me të keqen apo me aftësinë për të dëmtuar dikë tjetër.
Paralajmërimi i fundit dëshpërues, ndoshta nga më të vështirat për t’u kuptuar edhe nga sociologë e psikologë, është raporti i kuptimit të jetës dhe vdekjes. Një shoqëri që ka flakur nga përditshmëria këndvështrimin e një gjykimi moral mbi fuqinë e vdekjes, mund të na vërë përballë asaj situate që Guliveri has në ishullin e Luggnagg, Stuldbrugët, ku janë njerëz të pavdekshëm. Ata nuk kanë dhuratën e rinisë së përjetshme, por vuajnë nga sëmundjet e pleqërisë dhe konsiderohen ligjërisht të vdekur në moshën tetëdhjetëvjeçare, edhe pse janë gjallë. Një ironi e madhe kjo e moskuptimit të jetës dhe ndaj të gjithë atyre që, edhe pse ende në jetë, në shoqërinë e sotme shihen si Stuldbrugë, pasi nuk i pyet askush, sepse edhe kur i merret prona, edhe kur i mohohet shërbimi, ata mbeten qenie pa asnjë autoritet, pa asnjë fuqi. Njerëz të tillë i dorëzohen bindjes, u dorëzohen shpresave të rreme dhe jetojnë në dëshpërim dhe urrejtje të papërcaktuar.

Ka një ironi të madhe të së sotmes te romani klasik i Swift, ku komplotet politike zbulohen duke ekzaminuar jashtëqitjen e personave të dyshimtë. A mundet, pra, që duke kontrolluar në jashtëqitje, të gjesh një gjë që do të vlejë, që do të jetë e vërtetë dhe e drejtë? Ndoshta, ai parashikoi aty ku do të rrëmohet në betejën politike, nga ku më pas gjithçka bëhet e vështirë për të sjellë sa më pranë dhënies së ideve apo vendimmarrjes ata që duan të jetojnë ndershmërisht jetët e tyre, jashtë çdo përbaltjeje apo banalizimi në gjirize.

Sirenë alarmi për shuarjen e Shqipërisë

Editorial Monitor

Rënia e popullsisë me rreth 420 mijë persona në dekadën e fundit, duke zbritur në 2.4 milionë banorë, sipas rezultateve të Censit 2023, u duk sikur nuk kapi askënd në befasi, ndoshta edhe sepse shifrën e prisnin edhe më të ulët. Dhe ka jo pak zëra që shprehen skeptikë edhe për këtë shifër.

Por edhe e dhëna zyrtare, që i afrohet rënies prej gati 20% kundrejt popullsisë së mbetur vetëm në një 10-vjeçar, është mjaft dramatike dhe një sinjal i fortë alarmi për ritmin e shuarjes së vendit.

Në fakt, një rënie e tillë kishte kohë që po paralajmërohej. Të gjitha të dhënat e viteve të fundit tregonin që popullsia po tkurrej me shpejtësi, e ndikuar kryesisht nga ringjallja e valës së emigracionit, krahas ndryshimit normal të stilit të jetesës dhe plakjes graduale të popullsisë, që e çoi shtesën natyrore në vend afër zeros.

Që nga viti 2015, kërkesat për azil filluan të rriteshin sërish. Pasi kulmuan në rreth 62 mijë në 2016, për të zbritur në vijim (po jo më pak se 20 mijë në vit, përveç pandemisë), kulmuan sërish në 2022, me më shumë se 30 mijë aplikime, teksa Mbretëria e Bashkuar u bë një destinacion i shpeshtë veçanërisht i emigracionit ilegal, duke alarmuar dhe qeverinë britanike.

Të dhënat e tjera nga Eurostat për lejet e qëndrimit për shtetasit shqiptarë tregojnë se numri i tyre arriti në 73 mijë në viti 2023, niveli më i lartë që nga 2010-a, i cili reflektonte ndikimin e valës së dytë të emigracionit të fund viteve ‘90.

Në tregun e brendshëm, sinjali u dha që para pandemisë. Për herë të parë, shqetësimi kryesor i bizneseve u bë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Vala e tretë e emigracionit tashmë po përfshinte të arsimuar, familje me të ardhura të larta, që nuk largoheshin vetëm për arsye ekonomike, por për mungesë perspektive. Më e ndjeshme ishte ikja e të rinjve. Mbi 70% e kërkesave nga azilkërkuesit kryesoheshin nga persona nën 29 vjeç, apo dhe të mitur.

Pas pandemisë, ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm, duke kulmuar në 2022 dhe 2023. Efekti nga emigrimi ishte aq i dukshëm, sa bizneset raportuan tkurrje të ndjeshme të konsumit të mallrave bazë, që nga buka, sheqeri, produktet e përpunuara të mishit, që ishin kryesisht baza e ushqimeve të të rinjve.

Ikja e tyre krijoi ngërç të vërtetë në tregun e punës, duke detyruar bizneset, sidomos ato të turizmit, të rrisnin disa paga, si për punonjës të shërbimit sanitar, deri në një mijë euro në muaj.

Të gjitha këto sinjale nuk ishin të mjaftueshme që qeveria ta merrte seriozisht emigracionin dhe të merrte masa për të krijuar një ambient më të qëndrueshëm dhe tërheqës në vend, për ta frenuar atë.

Kryeministri do të deklaronte se ikja është normale dhe ndodh në çdo vend të botës, pavarësisht se Shqipëria ishte e dyta në botë për kërkesat për azil në raport me popullsinë, duke u krahasuar me popullsinë e vendeve në luftë.

Edhe sot, kur rënia u vërtetua zyrtarisht, çuditërisht nuk kemi asnjë reagim të qeverisë. Ndoshta për momentin mund të jetë dhe e kënaqur, sepse disa tregues si të ardhurat për frymë, apo papunësia do të rregullohen me një të rënë të lapsit, për shkak se zvogëlohet emëruesi. Për pasojat, që po ndihen përditë me dëme afatmesme, nuk duket se po e vret mendjen njeri.

Të dhënat janë realisht alarmante, për një vend që po kalon një moment të mirë ekonomik, të nxitur nga bumi turistik dhe gjallërimi i konsumit nga turistët e huaj. Grupmosha 15-29-vjeçare është përgjysmuar në dekadën e fundit, duke paralajmëruar se kriza e fuqisë punëtore do të thellohet më tej.

Bizneset po detyrohen të rrisin pagat, pa shtuar produktivitetin, duke ndikuar negativisht jo vetëm në planet e tyre afatgjata për investime, por edhe perspektivën ekonomike. Marrja e punonjësve të huaj, që ka qenë një zgjidhje për vendet e zhvilluara të Europës, nuk duket se po funksionon për Shqipërinë.

Shtimi i peshës së të moshuarve mund ta gjejë vendin të papërgatitur, jo vetëm për të përballuar skemën e pensioneve, por edhe për t’i shërbyer një brezi që po dominon (Popullsia në moshë pensioni 65+ arriti në 473 mijë persona sipas Censit 2023 me rritje 49% nga Censi 2011).

Përmbysja e piramidës së popullsisë që shfaq Censi 2023 është sfida më e madhe për vendin, për të cilën duhet të jemi të përgatitur dhe të marrim masa sa më shpejt.

Ndalimi i ikjes së shqiptarëve dhe politikat për rikthimin e të ikurve janë çështjet më emergjente. Situata i ngjan një organizmi human, që nuk i shteret hemorragjia dhe për të shpëtuar jetën kërkohen ndërhyrje të shpejta dhe efektive nga politikëbërësit.

Mbi të gjitha kërkohet rikthimi i shpresës së shqiptarëve, por kjo me sa duket kërkon angazhim shumë më të lartë se thjesht termi Rilindje i fasadës qeverisëse, që siç duket nuk rezultoi i mjaftueshëm.

Rama përmbyt Tiranën me kulla/ ‘Mbin’ 65 katëshi te Bulevardi i Ri

Nga Kapitali.al

Qielli është limiti. Ethet e kullave vazhdojnë të përpijnë Tiranën, teksa ndërtuesit janë vënë në garë se kush ngjitet më lart. Tani radhën për të hipur në fronin e kullës më të lartë në Shqipëri e ka biznesmeni Shkëlqim Beshiri, i cili do të ndërtojë një kullë me 65 kate në Bulevardin e Ri.

Shoqëria e zotëruar prej tij, Klar, shpk ka marrë lejen e zhvillimit për ndërtimin e një objekti me funksion të përzier, banim dhe hoteleri. Struktura e emërtuar “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, do të ndërtohet në Bulevardin e Ri duke u bërë kështu ndërtesa më e madhe në Shqipëri.

Me këtë objekt, Shkëlqim Beshiri zbret nga froni Agron Papulin me 60 katëshin e tij në rrugën e Kavajës, leja e së cilës është miratuar me kohë, por që nuk po fillon të ndërtohet.

Por kulla më e lartë e Shqipërisë, nuk ishte e vetmja në rendin e ditës së KKT-së. Mbledhja e radhës ishte vërtetimi i paralajmërimit të Edi Ramës se nuk keni parë akoma asgjë me kullat në Tiranë. Këtë mbledhje, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar 5 kulla të reja në qytetin e Tiranës.

Në rrugën Teodor Keko, në zonën e Astirit është miratuar leja e ndërtimit për një kullë me 50 kate që do të ndërtohet nga tre shoqëri. Ato janë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k.

Shoqëria Top Seven do të ndërtojë një kullë 35 kate në rrugën Dritan Hoxha, Babasi Coo ka marrë lejen për 20 katësh në rrugën Sulejman Delvina, ndërsa kulla e fundit do të jetë në rugën e Barrikadave. E emërtuar si Flower Tower, dhe me vendodhje në afërsi të qendrës së Tiranës, në rruën e Barrikadave, kjo kullë nuk dihet se sa kate do të ngrihet, por ndërtuesit e saj janë shoqëritë “Ober” sh.p.k, “Kleal – Invest” sh.p.k dhe “Xhajs Tirana” sh.p.k.

Këtë herë mbledhja e KKT-së ishte me dy pjesë. Një pjesë e vendimeve u miratuan në datën 2 korrik, ndërsa disa të tjera janë shtyrë për fillimin e javës së ardhshme, pasi për arsye kohore KKTU nuk arriti t’i shqyrtojë të gjitha aplikimet.

Rendi i ditës së KKT

1.Leje Ndërtimi për objektin: “Porti i Durrësit – Porto Romano, faza fillestare”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues Autoritetin Portual Durrës.

2-Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës, me ambjente sportive dhe në funksion të Fondacionit “Durrah City Football Academy”, me 1, 2 dhe 3 kates mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në zonën e Spitallës, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Fondacionin “Durrah City Football Academy”.

3-Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Ofiçinës së Repartit Ushtarak Nr. 4007”, me vendndodhje në zonën ushtarake të Pezë Helmës, Bashkia Tiranë, me zhvillues Repartin Ushtarak Nr. 4007.

4-Leje Zhvillimi për objektin: “Granizoni Ushtarak Pocestë”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë, me zhvillues Repartin Ushtarak Nr. 1001.

5-Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i Nën/Stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Piqeras, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.

6-Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i Nën/Stacionit 110/35/20 kV Akerni – Aeroport”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.

7-Leje Ndërtimi për objektin: “Realizimi i murit rrethues të godinës së re të SPAK”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

8-Leje Ndërtimi për objektin: “Përshtatjen e ambjenteve të brendshme të objektit “Inkubatori i Biznesit” në zyra për strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ndërtimi i Urës lidhëse midis dy objekteve eksiztuese”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

9-Leje Ndërtimi për objektin: “Realizimin e plansistemimit, ambjenteve ndihmëse dhe teknike në objektin e Xhamisë së Plumbit, Bashkia Shkodër”, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

10-Leje Ndërtimi për objektin: “Porto Oriku” Barrierë detare për akomodimin e mjeteve lundruese me shërbime ndihmëse, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Qendra Peshkimit Oriku” sh.p.k.

11-Leje Ndërtimi për objektin: “Flower Tower”, me vendndodhje në Rrugën e Barikadave, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Ober” sh.p.k, “Kleal – Invest” sh.p.k dhe “Xhajs Tirana” sh.p.k.

12-Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.

13-Leje Ndërtimi për objektin: “Top Seven Toëer”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k.

14-Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi, hotelerie me shërbime 1, 25, 39, 50 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë, në Rrugën “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k

15-Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë banimi, shërbimi dhe funksione të përziera me 20 kate mbi tokë dhe 4 kat nëntokë”, me vendndodhje pranë Rrugës “Sulejman Delvina”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Babasi Coo” sh.p.k.

16-Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 4, 6, 8, 9 dhe 11 kate mbitokë me 2 kate nën tokë”, me vendndodhje në Rrugën “Feizi Himzo”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Orion” sh.p.k.

17- Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks multifunksional, rezidencial dhe shërbime 2, 3, 4, 8, 10 dhe 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana West Center” sh.p.k.

18-Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë me funksion hotelerie, shërbimesh dhe zyra prej 12 kate + atik mbi tokë dhe 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Vaso Pasha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “IBN” sh.p.k.

19-Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me objekt shërbimi 1-3 kate dhe vila banimi 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë, me pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje në njësinë strukturore FA/47, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rolling Hills By The Lake” sh.p.k.

20-Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial “Park Houses” me objekte banimi me struktura 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, me 1-2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Mjull-Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “EBG” sh.p.k.

21-Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me banesa individuale 1 dhe 2 kate me mure rrethuese dhe godina banimi 1, 2, 3 dhe 4 kate me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trema Investment” sh.p.k.

22-Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks hoteleri, shërbim dhe banimi me 6 deri në 15 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën Egnatia, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vezi Group” sh.p.k.

23-Leje Zhvillimi për objektin: “Resort multifunksional, banim, hotel dhe shërbime”, Faza I, me vendndodhje në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.

24-Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik Breathe”, me vendndodhje Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dag Construction” sh.p.k.

25-Leje Zhvillimi për objektin: “Niko Coastal Retreat” Struktura rezidenciale me 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, 2 kate nëntokë dhe hapësira shërbimesh të përbashkëta, me vendndodhje në segmentin e ri të rrugës Palasë-Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Niko P&I” sh.p.k dhe “Drimadhë I&I” sh.p.k.

26-Leje Zhvillimi për objektin: “Il Borgo Boutique Hotel”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Z.Ervis Morina, Z.Ilir Hoxha dhe Z.Klodian Hoxha.

27-Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi hotelier me 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Capital B” sh.p.k.

28-Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks shërbimi dhe banimi me 4 dhe 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Beta Construction” sh.p.k.

29-Leje Ndërtimi për: “Objekt polifunksional me shërbime, hoteleri dhe apartamente banimi 5, 10 dhe 18 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues shoqërinë “G&E investment” sh.p.k.

30-Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi dhe shërbimi 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Junik” sh.p.k.

31-Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: “Soho Toëers”, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Eb Construction” sh.p.k dhe “Agroroma 2019” sh.p.k.

32-Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtim magazinash, shoëroom, zyra, rikonstruksion i objekteve ekzistuese, shtesë kati dhe shtesë anësore”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kato Aromatic Albania” sh.p.k.

33-Leje Ndërtimi për objektin: “Spostim Pikë Karburanti”, me vendndodhje në Savër, Bashkia Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Joti” sh.p.k.

34-Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 100 MË dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Mallakastër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Greennat Solar Park Ballsh” sh.p.k.

35-Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 3 MË dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Desla” sh.p.k.

36-Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 40.56 MË dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albania Poëer Core” sh.p.k.

37-Leje Ndërtimi të Infrastrukturë për objektin: “Përmirësimi i elementeve arkitektonikë dhe urban në zonat bregdetare të Bashkisë Himarë, zona 1”, me subjekt zhvillues Bashkinë Himarë.

38-Leje Ndërtimi të Infrastrukturë për objektin: “Përmirësimi i elementeve arkitektonikë dhe urban në zonat bregdetare të Bashkisë Himarë, Gardhet e Dhërmiut”, me subjekt zhvillues Bashkinë Himarë.

39-Leje Ndërtimi për objektin: “Parku Tematik Kulturor “Tirana Art Garden”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

40-Leje Ndërtimi për objektin: “Kolegji i Evropës, Tiranë, Kampus Universitar 1, 2, 6 dhe 8 kate, me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

41-Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Korrupsioni çoi pas hekurave Ilir Beqajn, zbulohen lidhjet me kompaninë ‘5D’! Ja cila dyshohet të jetë shuma e parave të shpërdoruara

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 të gazetares Klodiana Lala, ka hedhur më shumë dritë mbi arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me abuzimet me fondet e BE-së, gjatë kohës që drejtonte agjensinë shtetërore SASPAC.

Nga dokumentet dhe dosja hetimore e trajtuar nga emisioni hidhet dritë mbi skemën korruptive, e cila duket se është më e gjerë dhe më e organizuar.

Nga hetimet rezulton se Shoqëria ‘Landëays International’ është aksionere me 27 për qind tek ‘Mediterenian Investment Group’, kompani e cila po ndërton hotelin luksoz në Durrës, ku një prej aksionerëve kryesorë është Redi Molla, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar për aferën ‘5 D’.

Kompania ‘Mediterenian Investment Group’ ka marrë status special me propozim të Ministrisë së Turizmit.

Vetë ministria e Turizmit ka lidhur kontratë me ‘Landëays International’ për aktivitetin ‘Festa’ me vlerë 380 mijë euro.

Por le të ndalemi konkretisht se për çfarë ofertash bëhet fjalë dhe cili është dëmi i shkaktuar?

Dhe se si për të njëjtin event bëheshin dy tenderime dhe faturat lëshoheshin nga një prej restoranteve brenda Kalasë së Tiranës, që dyshohet se është në pronësi të Ilir Beqaj.

Dosja Hetimore

Në lidhje me këto kontrata shërbimi është konstatuar: Shërbimi i prokuruar ‘Për Organizmin e Konferencës nga datat 3-5 Prill 2023 ‘E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion’) me vlerë 125 000 00 euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38 509 550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur ‘Landways International’ sh.p.k me ortak dhe administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim Alfred Nikolla.

Shoqëria tregtare ‘Albanian Food and Hospitality Lab’ sh.p.k, njohur si restorant ‘Gzona’ ka lëshuar 4 fatura ndaj shoqërisë ‘Landëays International’.

Por duket se skema korruptive është më e gjerë dhe më e organizuar se kaq.

Pasi nga hetimet rezulton se Shoqëria ‘Landëays International’ është aksionere me 27 për qind tek ‘Mediterenian Investment Group’.

Kompani e cila po ndërton hotelin luksoz në Durrës, ku një prej aksionerëve kryesorë është Redi Molla, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar për aferën ‘5 D’.

Kompania ‘Mediterenian Investment Group’ që ka marrë status special me propozim të Ministrisë së Turizmit.

Vetë ministria e Turizmit ka lidhur kontratë me ‘Landëays International’ për aktivitetin ‘Festa’ me vlerë 380 mijë euro.

Ku SPAK dyshon se aktiviteti nuk është kryer as nga SASPAK. as nga ky institucion, por janë gjetur vetëm 41 mijë euro fatura te lokali ‘Gzona’.

Dosja Hetimore

Deri më tani i vetmi shërbim i ofruar në kuadër të këtij eventi nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, nga shoqëria tregtare ‘Albanian Food and Hospitality Lab’ sh.p.k, njohur me emërtimin tregtar si restorant ‘Gzona’ në një vlerë prej 4 189 000 lekë.

Personat nën hetim i kanë kryer vetë shërbimet (me shpenzime shumë herë më të ulta) duke i prokuruar më pas tek persona të tjerë juridikë ‘NINE SERVICES INT’ sh.p.k me ortak dhe administrator Elton Marinin dhe Bjona Zijaj për qëllime të përfitimit material.

Këto para në mënyrë po fiktive janë përdorur edhe për konsulenca. Ku një nga personat e përfshirë del se është edhe Bledar Leka.

Në llogarinë e të cilit kanë kaluar mijëra euro nga llogaria e SASPAC.

Ku përfituesi fundor del sërish se është Ilir Beqaj, dhe njeriu i tij, Ermal Kurtula.

Dosja Hetimore

Në llogarinë e subjektit Bledar Leka, më 8 Shtator 2023 është kredituar shuma prej 21 milionë lekësh nga SASPAK me përshkrimin ‘SASPAK-shërbim koordinim dhe konsulencë për konferencë’.

Shoqëritë tregtare të kontraktuara për organizim të eventeve kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve të shërbimeve tek restoranti ‘Gzona’, apo të kryera në formën e pagesave nëpërmjet personave fizik të tjerë, me qëllim përvetësimin fundor nga personat nën hetim Ilir Beqaj e Ermal Kurtula.

Në rastet kur projektet e monitoruara nga SASPAC-u kanë prokuruar shërbime nën vlerën 2 500 euro, ku sipas rregullave ‘PRAG’ realizohen vetëm me pranim fature, duke rezultuar vetë, si blerës direkt të shërbimeve me objekt shërbim kateringu ata kanë kryer veprime për fshehjen e përfituesit direkt.

Ata e kanë faturuar këtë shërbim tek persona fizik të tjerë me të njëjtin objekt veprimtarie, në një kohë që shërbimi është ofruar nga restorant ‘Gzona’.

Këto veprime janë kryer me qëllim fshehjen e lidhjes së personave nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtula me restorantin ‘Gzona’.

Por ajo që mund ta fundosë edhe më tej ish-ministrin Beqaj, në këtë aferë, por edhe të tjerët është hetimi pasuror.

Ku SPAK ka zbuluar deri më tani se Beqaj ka fshehur interesat e tij te restoranti ‘Gzona’.

Aty ku rrotullohen një pjesë e mirë e faturave fiktive, të krijuara si shërbime të paqena, me fondet e BE-së të grabitura nga SASPAC.

Nga ku del se bashkëshortja e Beqaj fillimisht ka pasur aksione në restorantin ‘Gzona’, të cilat më pas mendohet se janë fshehur në emra të tij. Por që dyshimi është se ‘Gzona’ në fakt i përket familjes Beqaj.

Dosja Hetimore

Ilir Beqaj dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin ‘Gzona’ me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masën 15 përqind në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim Ilir Beqaj, i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un.

Këto dyshime të SPAK lidhen edhe me gjetjet që kanë bërë gjatë hetimeve.

Ku del se Beqaj ka investuar në restorantin ‘Gzona’, duke blerë pajisje.

Dosja Hetimore

Personi nën hetim Ilir Beqaj dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34 783 euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim Ermal Kurtula, i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore.

Në fakt Ermal Kurtula që shërbente edhe si shofer i Beqaj edhe gjatë ardhjeve të tij në SPAK, duket se ka qenë pikënisja nga ku Prkuroria e Posaçme nisi hetimin e ri ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë.

I cili në një nga pranitë e tij në SPAK, erdhi me një makinë të drejuar nga Kurtula, e cila më pas u gjobit për parkim të gabuar.

Makinë e cila më pas rezultoi se në fakt ishte e Beqaj dhe jo e Ermal Kurtulas.

Dhe se ish-ministri nuk e kishte deklaruar.

Ashtu si edhe ndjekja që iu bë Kurtulas, nga ku doli se ai ishte njeriu i besuar i Beqaj në çdo aferë të tij.

Dosja Hetimore

Personi nën hetim Ilir Beqaj ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB 020 DE blerë në vitin 6 Shtator 2019, në emër të personit nën hetim Ermal Kurtula.

Me këtë automjet Beqaj vinte në SPAK kur po hetohej për koncesionin e sterilizimit dhe është gjobitur disa herë nga policia për parkim të gabuar.

Tashmë Beqaj dhe të tijët duhet të përballen me akuza, deri te mashtrimi me pasoja të rënda.

Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesa, BKH ka gjetur edhe sasi të konsiderueshme parash si edhe blloqe shënimi, të cilët priten të provojnë gjithmonë e më shumë përmasat e kësaj afere korruptive.

Dosja Hetimore

Gjykata e Posaçme me nr. 65, datë 3 Korrik 2024 ka caktuar masë sigurimi arrest me burg për shtetasit Ilir Beqaj, Ermal Kurtula dhe Alfred Nikolla.

Nga të cilat dy masa janë ‘arrest shtëpie’ dhe dy të tjerë ‘detyrim për paraqitje’. Ku ata po hetohen për akuzat: ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë’, kryer në bashkëpunim, ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë’, ‘Fshehja e pasurisë’, ‘Mashtrimi’ me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim dhe ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’.

Gjatë hetimeve janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47 000 euro dhe 700 000 lekë, aparate telefoni me interes për hetimin etj.

Por ajo që pritet më interes në këtë hetim është se deri këtu mund të jemi në majën e ajsbergut. Pasi sipas SPAK, hetimi vazhdon edhe në lidhje me grumbullimin dhe sigurimin e provave për persona të tjerë të përfshirë në këto veprime, si dhe për fakte të tjera penale të lidhura me kontrollet e ushtruara më datë 28 dhjetor 2023.

Një hetim që nëse do të shtyhet më tej edhe në ministri të tjera mund të rezultojë me surpriza të pakëndshme për disa nga drejtuesit e këtyre ministrive.

“Mezi pres të punojmë së bashku”- Presidenti Biden uron kryeministrin e ri britanik përmes një telefonate

Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e ri Keir Starmer për ta uruar atë, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Në një postim në Twitter pas bisedës, presidenti amerikan tha: “Urime Keir Starmer që u bë Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Mezi pres punën tonë të përbashkët në mbështetje të lirisë dhe demokracisë në mbarë botën dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të veçanta mes dy vendeve tona”.

Mbretëria e Bashkuar thuhet se ka një “marrëdhënie speciale” me SHBA-në dhe ka mbajtur gjithmonë lidhje të ngushta.

“Mbrëmje historike”, trajneri De la Fuente: Jam plotësisht i bindur që e fitojmë Europianin

Luis De la Fuente në “qiellin e shtatë”. Spanja e tij arriti të eliminonte Gjermaninë pritëse, pas golit të Merinos në minutën e 119-të, teksa tashmë iberikët janë shndërruar në kandidatë potencialë për t’i shkuar deri në fund Europianit. Pas ndeshjes trajneri i Spanjës, u shpreh tepër i lumtur për suksesin e arritur, teksa beson te triumfi

“Ta vlerësojmë këtë arritje dhe të shijojmë momentin. Do ta shohim se si do të rikuperohemi fizikisht për gjysmëfinalen. Jam i bindur që të gjithë lojtarët do të jenë gati. Drejtoj një skuadër të jashtëzakonshme.

Për mua është krenari që drejtoj lojtarë të tillë. I njoh prej vitesh shumë prej tyre. Ata janë mësuar të luajnë në nivele të larta dhe janë gati ta fitojnë Europianin.

Sigurisht, ka vend për përmirësim. Por nuk mund të dyshojmë për asnjë moment për krenarinë, cilësitë dhe përkushtimin e lojtarëve.

Kjo është një mbrëmje historike. Jam krenar që përfaqësoj vendin tim. Se sa larg do të shkojmë, kjo mbetet për t’u parë, por jam plotësisht i bindur që mund të shkojmë deri në fund dhe të fitojmë trofeun”, deklaroi De la Fuente.

Ushqimet pikante, 4 arsye për t’i përfshirë në dietën tuaj

Dashamirët e djegës, kerit dhe ushqimit pikant janë shumë të mirë, pasi erëzat, përveç shijes së tyre të veçantë, janë jashtëzakonisht të dobishme për figurën dhe jo vetëm kaq.

Erëzat rrisin metabolizmin dhe e nxisin atë të djegë kalori shtesë, pasi ato mund të rrisin përkohësisht metabolizmin deri në 8% më shumë. Sipas studimeve shkencore, ushqimet pikante kanë një sërë vetive të dobishme për organizmin, por edhe për shëndetin në përgjithësi.

Ushqimet pikante “ndezin” metabolizmin.

Studime të panumërta shkencore dëshmojnë se disa erëza dhe erëza, të tilla si speci i kuq, qimnoni, kanella dhe specat djegës djegës, ndihmojnë në rritjen e metabolizmit dhe, si rezultat, humbjen e peshës. Ushqimet pikante kanë aftësinë pothuajse magjike për të shtypur oreksin dhe për të nxitur djegien e kalorive. Ngrënia e ushqimeve të nxehta rrit temperaturën e trupit dhe si rrjedhojë trupi detyrohet të shpenzojë sasi më të mëdha të energjisë. Më në fund, sipas studimeve, speci kajen mund t’ju ndihmojë të digjni deri në 119 kalori në ditë, pasi substanca kapsaicina e shtyn trupin të përshpejtojë djegien e tij.

Kapsaicina ndihmon në djegien e yndyrës.

Përveç përshpejtimit të metabolizmit, ushqimet pikante duket se “djegin” yndyrën e tepërt. Sipas një studimi të vitit 2008 të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ushqimet e nxehta për shkak të substancës kapsaicinë që përmbajnë ndihmojnë ndjeshëm në humbjen e yndyrës. Studimi u fokusua tek personat me mbipeshë, të cilët pasi hanin ushqime pikante humbën dhjamin e barkut.

Spec djegës për të parandaluar dhe luftuar qelizat e kancerit.

Ushqimet pikante përmirësojnë shëndetin në disa mënyra. Përveç vetive të dobishme për figurën tuaj, erëzat ndihmojnë në luftimin e qelizave kancerogjene. Kapsaicina, një përbërës aktiv në specat djegës, është treguar se ngadalëson dhe shkatërron qelizat e kancerit. Në fakt, një studim i fundit i UCLA zbuloi se kapsaicina pengonte rritjen e qelizave të kancerit të prostatës tek minjtë, duke lënë qelizat e shëndetshme të paprekura.

Erëza për imunitet të fortë.

Kurkumini, që gjendet në shafran i Indisë, ka mbi 600 veti terapeutike dhe parandaluese dhe ka një efekt anti-inflamator. Në fakt, kurkumina mbante një vend të spikatur në traditën mjekësore indiane, Ayurveda. Është veçanërisht e rëndësishme pasi ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e ftohjes, katarrës, shërimin e plagëve, si dhe në trajtimin e simptomave të artritit reumatoid. Së fundi, kurkumin dhe qimnon njihen për aftësinë e tyre për të vrarë mikrobet dhe bakteret, të cilat janë të dëmshme për trupin.

Rrethimi i Aeroportit të Vlorës, VOA: Zogjtë enden në një “jetë të re” mes telave

Rrethimi i zonës ku po ndërtohet Aeroporti i Vlorës ka përfunduar dhe mijëra zogj shtegëtarë enden tani në një “jetë të re” mes telave me gjemba.

Sipas autoriteteve shqiptare Aeroporti i Vlorës do përfundojë punimet brenda këtij viti dhe do të jetë funksional verën e vitit 2025, duke sjellë një realitet të ri të rrezikuar për shpendët në këtë zonë të Lagunës së Nartës.

Autoritete shqiptare shpërfillën një kërkesë të Konventës së Bernës, shtatorin e vitit të shkuar, që të ndërpriteshin punimet për aeroportin, derisa të zhvillohej një vlerësim i ri i ndikimit në mjedis.

Disa organizata mjedisore po zhvillojnë një betejë gjyqësore në Gjykatën Administrative të Tiranës ku kanë paditur një seri institucionesh qeveritare për procedurat e ndjekura për rojektin e ndërtimit të aeroportit dhe fillimin e punimeve.

Qeveria ka deklaruar nga ana e saj se aeroporti përbën një rëndësi parësore për zhvillimin turistik të këtij rajoni dhe zona e Akërnisë, ku po ndërtohet, përfshin një sipërfaqe e cila gjatë periudhës së komunizmit shërbente për uljen e avionëve ushtarakë.

Në Lagunën e Nartës, veshur në një pjesë të saj me ngjyrën rozë në portokalli, që krijohet në kriporja fare pranë, flamingot lëvizin ende të pashqetësuar, ndërsa zogjtë shtegëtarë përpiqen gjithnjë më shumë të hyjnë brenda rrethimit të aeroportit.

Peisazhi i Mbrojtur Vjosë – Nartë është ligatina e dytë më e madhe në Shqipëri dhe një zonë ku ruajtja ka një interes mbarë botëror pasi strehohen 26 lloje Globalisht të Rrezikuara./VOA

Skandal te Ekonomiku, pedagogu gjakos kolegen, studentët ndërpresin provimet

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ku dy pedagogë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Ndërsa nuk dihet ende shkaqet e këtij konflikti mësohet se grindja mes tyre ka nisur me shtyrje dhe sipas informacioneve të marra nga “Ora News” mësohet se profesori M. A ka goditur kolegen L.B në korridorin e Ekonomikut.

Në momentin e sherrit disa studentë kanë qenë duke zhvilluar provimin e sezonit e ndërsa pas ulërimës së pedagoges, ata kanë dalë jashtë sallave për të parë çfarë po ndodhte.

Ndërkaq është konstatuar se ambientet e korridorit kanë qenë me njolla gjaku.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij incidenti, por mësohet se efektivët e Komisariatit nr. 1 në kryeqytet po merren me rastin në fjalë.

Ndërtuesit pesimistë, presin rënie të porosive dhe çmimeve të apartamenteve

Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, gjashtëmujori i parë i vitit po shfaq shenja ngadalësimi.

Sipas anketës së besimit të bizneseve të Bankës së Shqipërisë (BSH) të qershorit, sektori i ndërtimit nuk është optimist për të katërtin muaj radhazi. Madje në prill – qershor, balanca është kthyer në negative, që do të thotë se pesimizmi mbizotëron mbi optimizmin.

Sipas Bankës, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) ra me 2 pikë përqindje në qershor, duke zbritur në -3.14. Gjithsesi ky tregues qëndron 19.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë, sipas BSH. Gjatë këtij viti, balanca ka qenë pozitive vetëm në shkurt dhe mars.

Sipas bankës, rënia e TBN-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues dhe kontratat porositëse. Gjithashtu, pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie, ndërsa ato për punësimin paraqiten në përmirësim

Bizneset presin më pak porosi. Balanca e përgjigjeve[1] për pyetjen e kontratave porositëse ishte negative prej -22.5, që tregon se më shumë ndërtues presin që të ketë më pak porosi. Ky është niveli më i ulët i këtij viti.

Bizneseve u bëhet pyetja: Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht? 1. Mëse mjaftueshëm (mbi normalen); 2. Mjaftueshëm (normal për sezonin); 3.Jo mjaftueshëm (nën normalen)

Edhe pritshmëria për çmimet është në rënie, ndonëse balanca mbetet pozitive prej 10.3, por ky është niveli më i ulët që nga nëntori 2023. Kompanive u bëhet pyetja: Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm? 1. Do të rriten; 2. S’do të ndryshojnë; 3. Do të bien.

Agjentët e pasurive të paluajtshme pohojnë se shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve ka filluar të ndikojë në trendin e rënies së kërkesës për prona me çmim shitjeje mbi 1,500 euro/m². Nga ana tjetër, rritja e çmimeve në qendër zhvendosi kërkesën në periferi, duke bërë që dhe kjo e fundit të rritet në 1000-1200 euro/m².

Një faktor tjetër që ka frenuar kërkesën lidhet me hetimet e SPAK. Sipas agjentëve imobiliarë, blerët me të ardhura të rregullta hezitojnë të blejnë në pallate, ndërtuesit e të cilëve mund të jenë objekt i SPAK.

Edhe një sërë hetimesh nga SPAK kundrejt figurave të fushës politike por edhe të sipërmarrjes, po jep ndikime në tregun e shitblerjes së pasurive të paluajtshme.

Një burim që po furnizon tregun mbeten blerjet e të huajve, sidomos në zonat bregdetare.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 23%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 21%, e hidrokarbureve, në masën 13%, e energjetikes, në masën 5%, si dhe komunikacionit, në masën 5%. Në vlerë, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme ishin rreth 81 milionë euro në tremujorin e parë.

Në vitin 2023, sipas INSTAT, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 137 miliardë lekë, ose rreth 1.3 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shitblerjeve i regjistruar ndonjëherë.

Në 2022 dhe 2023, aktiviteti i pasurive të paluajtshme u rrit me shpejtësi, me përkatësisht 11.2 dhe 11.3%, ritmet më të larta nga të gjithë sektorët e tjerë.

Si aktivitetet e pasurive të paluajtshme, ashtu dhe të ndërtimit, që vitet e fundit ka hyrë në një cikël të ri rritjeje, kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike të 2023.

INSTAT bëri të ditur se ekonomia u rrit me 3.44% në 2023. Të dhënat tregojnë se ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë ndikuar në gati 50% të kësaj rritjeje.

Burimi: Banka e Shqipërisë