28.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Kontrollet për pastrimin e parave, mangësitë më të mëdha u gjetën në zyrat e këmbimit valutor!

Banka e Shqipërisë edhe gjatë vitit 2023 ka ushtruar inspektime në subjektet e saj mbikëqyrëse për administrimin e rrezikut të pastrimit të parave.

Konkretisht, gjatë vitit 2023, janë kryer inspektime për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit në 61 subjekte, nga këto: 5 banka; 5 subjekte financiare jobanka; 1 shoqëri kursim-krediti (SHKK); 50 ZKV, prej të cilave në 11 ZKV është realizuar ndjekja e zbatimit të rekomandimeve për mangësitë e konstatuara në ekzaminimin e mëparshëm.

Llojet e problematikave të identifikuara në banka u përkasin tipologjive të tilla si: kuadri rregullator, proceset e vigjilencës së duhur/zgjeruar, trajnimet, stafi dhe sistemi i centralizuar, thekson raporti.

Përgjithësisht, nga inspektimet në vend të kryera në banka gjatë vitit 2023 ka rezultuar se, për çështjet e administrimit të rrezikut PPP/FT, bankat i kushtojnë vëmendje dhe kanë rritur përpjekjet për një administrim të përshtatshëm të këtij rreziku, respektimin e kërkesave ligjore, rregullatore dhe të kuadrit të brendshëm rregullativ në këtë fushë.

Problematikat e evidentuara u përkasin tipologjive të tilla si: kuadri rregullator, proceset e vigjilencës së duhur/zgjeruar, mbështetja në palë të treta. Veçanërisht bankat, kanë ngritur struktura dhe sisteme të kënaqshme për këtë funksion dhe kanë rritur efikasitetin e masave parandaluese, çka reflektohet në rritjen e numrit dhe cilësisë së raporteve të aktiviteteve të dyshimta.

Disa problematika të identifikuara në banka ishin transaksione në para fizike në vlera të larta; përdorimi i llogarive personale për qëllime biznesi; mbështetja vetëm në ekstraktin e biznesit, pa analizuar të dhënat financiare të subjektit (aktivitetit) kundrejt profilit të klientit; raste të transaksioneve në para fizike mbi pragun prej një milion lekësh që nuk ishin raportuar.

Për institucionet financiare jobanka (IFJB) dhe shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK), nga inspektimi i tyre janë evidentuar mangësi në kuadrin e brendshëm rregullator për PPP/FT; strukturën/stafin përgjegjës; zbatimin e vigjilencës së duhur dhe zgjeruar; sistemin e centralizuar; kontrollin e brendshëm; proceset e administrimit të rrezikut TF dhe TFS; trajnimet; etj

Problematikat më të mëdha janë konstatuar në zyrat e këmbimit valutor, për të cilat janë marrë dhe më shumë masa administrative.

Sipas raportit të BSH-së, Nga inspektimi i Zyrave të Këmbimit Valutor (ZKV) janë evidentuar mangësi në lidhje me mungesën e njohurive dhe për pasojë moszbatimin e detyrimeve ligjore/rregullatore në lidhje me: (i) zbatimin e vigjilencës së duhur/zgjeruar; (ii) sistemin e centralizuar; (iii) trajnimet; (iv) mungesë evidencash që dokumentojnë verifikimin në lidhje me TF dhe TFS; (v) mungesë analizash dhe mungesë shfrytëzimi të portalit të raportimit online të AIF-së. Për adresimin e mangësive, përpos rekomandimeve, ndaj tyre janë marrë edhe masa administrative (gjoba).

Për problematikat e evidentuara për ZKV-të është vijuar me masa mbikëqyrëse/administrative përkatësisht si më poshtë:

– Masë administrative 17 ZKV- Tërheqje vëmendje 8 ZKV- Revokim licence 2 ZKV.

Disa nga problematikat kryesore të zyrave të këmbimit valutor lidhen me:

– mosrespektim i procedurave identifikuese të klientëve në drejtim të identifikimit të klientëve dhe verifikimit të identitetit të tyre, si dhe mangësi në ruajtjen e dokumentacionit mbështetës të veprimeve valutore;

– mosrespektim i kërkesave për marrjen e masave parandaluese për krijimin e një sistemi të centralizuar përgjegjës për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave dhe me elemente për identifikimin e anomalive;

– njohuri jo të mjaftueshme dhe moszbatimi i detyrimeve ligjore, si dhe akteve nënligjore për PPP/PFT;

– mungesë evidence për raste dyshimi për ngjashmëri emrash me listat e shpallura dhe listat e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) apo evidenca që ka kryer verifikime me listat e shpallura./Monitor

Ilir Beqaj “përlau” fondet e BE, vetëm 2 fatura u paguan 500 mijë euro! Zbërthehet skema, si përfundonin paratë në xhepat e ish-ministrit! U fsheh lidhja me restorant “Gzona”

Ilir Beqja, ish-ministër i Shëndetësisë, i vënë nën hetim për koncesionin e sterilizimit, dje u vu në pranga. Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, miratuar edhe nga GJKKO.

Bashkë me të janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të tij, ndërkohë që katër persona të tjerë, të cilët kanë dalë gjatë hetimeve të përfshirë në abuzimet me fondet e BE-së, do të hetohen në masa më të buta sigurie. Në 7 urdhërarreste të lëshuara nga SPAK, vetëm një nuk është ekzekutuar, ndërkohë që pritet që ditën e nesërme të arrestuarit të dalin para gjykatës që t’u komunikohen masat.

Në rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka kohë që gjendet nën hetim, për shkak të abuzimeve me koncesionet në Shëndetësi. Por në dosjen voluminoze, të cilën e ka në duar edhe vetë ish-ministri i arrestuar gjendej edhe akuza për abuzimin me fondet e SASPAC, një agjenci që Beqaj e drejtoi që nga themelimi i saj. Të dhënat për skemën e abuzimeve me këto fonde që i përkisnin BE-së, i ka bërë publike Prokuroria e Posaçme dje, pak orë pas arrestimit, ndërkohë që gjatë hetimeve janë hasur shkelje të tjera që përbëjnë akuza konkrete ndaj ish-ministrit të qeverisë “Rama”.

Akuzat që konstatohen në materialin hetimor janë ato të korrupsionit, shkelje të barazisë në tenderë dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private që sipas SPAK lidhen me disa procedura prokurimi të kryera nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

BEQAJ DHE BASHKËPUNËTORËT

Referuar të dhënave të SPAK bëhet me dije se ishministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) Ilir Beqaj është arrestuar dje, pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së. Në njoftimin zyrtar të SPAK për arrestimin e Beqajt thuhet se në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të SASPAC-ut përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se ka kryer procedura prokurimi fiktive në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, i cili është i arrestuar së bashku me Alfred Nikollaj, ndërkohë 2 po hetohen në masë arrest shtëpie dhe 2 detyrim me paraqitje.

Duke zbardhur skemën e abuzimit, SPAK evidenton se për 8 shërbime prokurimi për organizimin e konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”) si dhe “Konferenca e Energjetikës”, organizuar në vitin 2023 procedura ka qenë tërësisht fiktive dhe fituesi ka qenë i paracaktuar. Në dosje evidentohet për konferencën ‘Festa’ mbajtur në datat 03-05 prill 2023 që ishte kontraktuar shoqëria që administrohet nga i dyshuari Gazment Haxhia, dhe drejtori Administrativ, Alfred Nikolli ishin paguar dy fatura.

Fatura e parë, 125.000,00 euro nga agjencia që drejtonte Ilir Beqaj dhe fatura e dytë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me vlerë 38.509.550 lekë, (konvertuar në 380 mijë euro). Pra, në total dy faturat kapin gati vlerën 500 mijë euro. Ndërkohë i vetmi shërbim i ofruar për eventin nga kjo shoqëri tregtare, informon SPAK, ishte organizimi i darkës, në një vlerë prej 4.1 milionë lekë të reja në restorant Gzona, pronar defakto i të cilit ishte Ilir Beqaj.

SPAK SQARON RRETHANAT E FAKTIT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.190, të vitit 2023. Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim me strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se:

1. Personi nën hetim Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim Ermal Kurtulaj, i emëruar nga vetë personi nën hetim Ilir Beqaj në datën 26.05.2022 si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC, përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG” të përcaktuara në “Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare”, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së dhe Fondi i 10-të Evropian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 germa “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisioni Evropian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare Të BEsë për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)”.

Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, si dhe “Konferenca e Energjetikes”, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese.

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, te ftesat që u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumente këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.

Në lidhje me këto kontrata shërbimi është konstatuar:

Së pari: Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazment Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv, personin nën hetim, Alfred Nikollaj. I vetmi shërbimi i ofruar në kuadër të këtij eventi, nga kjo shoqëri tregtare, është organizimi i darkës, e cila është organizuar nga shoqëria tregtare “A….. F….. and H….. Lab” sh.p.k, njohur si restorant “Gzona” në një vlerë prej 4.189.000 lekë.

Së dyti: Personat nën hetim i kanë kryer vetë shërbimet (me shpenzime shumë herë më të ulëta) duke i prokuruar më pas tek persona të tjerë juridikë “N. S. Int” sh.p.k me Ortak e Administrator personin nën hetim Elton Marini dhe personin nën hetim Bjona Zijaj për qëllime të përfitimit material;

Së treti: Shoqëritë tregtare të kontraktuara për organizim të eventeve kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve të shërbimeve tek restoranti “Gzona”, apo të kryera në formën e pagesave nëpërmjet personave fizik të tjerë, me qëllim përvetësimin fundor nga personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj.

Së katërti: Në rastet kur projektet e monitoruara nga SASPAC-u kanë prokuruar shërbime nën vlerën 2.500 euro, ku sipas rregullave “PRAG” realizohen vetëm me pranim fature, duke rezultuar vetë, si blerës direkt të shërbimeve me objekt shërbim kateringu ata kanë kryer veprime për fshehjen e përfituesit direkt. Ata e kanë faturuar këtë shërbim tek persona fizik të tjerë me të njëjtin objekt veprimtarie, në një kohë që shërbimi është ofruar nga restorant “Gzona. Këto veprime janë kryer me qëllim fshehjen e lidhjes së personave nën hetim Ilir Beqaj e Ermal Kurtulaj me restorantin “Gzona”.

PERSONI NËN HETIM, ILIR BEQAJ

2. Personi nën hetim Ilir Beqaj dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “Gzona” me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim Ilir Beqaj, i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un. Personi nën hetim Ilir Beqaj dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110 lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim Ermal Kurtulaj, i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore. Personi nën hetim Ilir Beqaj ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB… DE blerë në vitin 06.09.2019, në emër të personit nën hetim, Ermal Kurtulaj. Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore si dhe administrimit të provave, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal në ngarkim të personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime në kuadër të këtij procedimi.

AKUZAT SIPAS GJYKATËS

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 65, datë 03.07.2024 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për tre persona nën hetim; masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për dy persona nën hetim; si dhe masën e sigurimit së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, për dy persona të tjerë nën hetim, të dyshuar për kryerje të veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Nga ana e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani gjashtë masa sigurimi personal për personat nën hetim, ndërkohë që po kryhen veprime për ekzekutimin e masës për personin tjetër nën hetim. Gjatë hetimeve janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për hetimin etj. Hetimet vazhdojnë në lidhje me grumbullimin dhe sigurimin e provave për persona të tjerë të përfshirë në këto veprime, si dhe për fakte të tjera penale të lidhura me kontrollet e ushtruara në datën 28 dhjetor të vitit 2023.

Nga aktivizimi në Europian te puna në bujqësi, historia epike e shokut të Bajramit dhe Kumbullës: Familja ime jetonte në hambar, një mur na ndante nga kafshët

Një historike epike është duke bërë xhiron e rrjetit, ku protagonist është lojtari i kombëtares kroate, Martin Erliç, i cili gjithashtu është pjesë e Sasuolos në Serinë A, ku sezonin e shkuar ishte shok skuadre me Bajramin dhe Kumbullën.  

Ai ka vendosur ta kalojë kohën e lirë në një mënyrë të pazakontë. Pas eliminimit të Kroacisë nga Europiani, 26-vjeçari bëri të ditur se po punonte në fushë. Një foto e Erliçit duke shijuar bujqësinë me familjen e tij është publikuar në Instagram. 

“Puna ime e preferuar është gërmimi i patateve, vijnë 15-20 veta dhe është gallatë. Karotat korren me dorë, kalojnë në parmendë dhe i marrim. Vëllai im dhe unë e çuam ujin me kamion kur perimet duhej të vaditeshin. Gjëja më e vështirë është të s

Nuk është turp, por këtë nuk e kam thënë kurrë. Zakonisht më pëlqen t’i mbaj për vete gjëra të tilla. 

Duke ndihmuar familjen që në fëmijëri, fitova zakone të punës. Kur linda, familja ime jetonte në një hambar. Në një dhomë kishte kafshë dhe ne na ndante prej tyre vetëm një mur. Kanë qenë momente shumë të vështira.

Babai im më mësoi të ndaja 10 kunat e fundit me miqtë e mi. Gjithmonë më thoshte se është e rëndësishme që njerëzit të më vlerësojnë dhe të mos më kujtojnë si një njeri koprrac dhe egoist. Gjithmonë përshëndes çdo njeri, e bëj për respekt, nga pastruesi në klub e deri te drejtori – kujton Erliç.

Vlen të theksohet fakti se vlera e kartonit të Erliç sipas “Transfermarkt” shkon 3 milionë euro.

Polonia kërkon ndihmë nga shtetet e NATO-s për të patrulluar kufirin me Bjellorusinë

Polonia shpreson që rojet kufitare dhe policia nga Finlanda, Gjermania dhe Greqia do të shkojnë në këtë shtet për t’i ndihmuar që të patrullojë kufirin me Bjellorusinë, tha një zyrtar i lartë.

“Përgatitjet janë duke u bërë dhe këto janë shtete që kanë përvojë në mbrojtjen kufitare. Veçmas, për shembull, përvoja e Greqisë mund të jetë shumë e dobishme”, tha zyrtari i lartë qeveritar për gazetarët.

Kufiri mes Polonisë dhe Bjellorusisë është në qendër të vëmendjes, pasi zyrtarët perëndimorë e akuzojnë Qeverinë në Minsk se po përdorë migrantët që i sjellë në Evropë për “luftën hibride”.

Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex, tha se numri i personave që tentuan të kalonin për në BE përmes kufirit lindor të bllokut pothuajse u dyfishua në pesë muajt e parë të vitit 2024, edhe pse kjo rrugë nuk është aq e përdorur nga migrantët krahasuar me rrugët e tjera që përdoren për të hyrë në Evropë.

Zyrtarët në Poloni dhe Finlandë muajt e fundit kanë paralajmëruar se numri i personave që po tentojnë të kalojnë përmes Bjellorusisë apo Rusisë mund të rritet në një periudhë të shkurtër kohore.

Greqia ka zgjatur rrethojë e saj në kufirin me Turqinë, ndërkaq Finlanda po synon të mbyllë një rrugë të re të migrantëve përmes Rusisë për në Evropë duke dislokuar më shumë patrulla kufitare, dronë dhe detektorë elektronikë. Ky shtet po ashtu është duke ngritur një rrethojë.

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, gjatë një interviste dhënë të enjten për televizionin publik polak tha se migrantët që shkojnë në këtë shtet nga Bjellorusia mund të përfshijë edhe persona që janë të trajnuar për të sulmuar ushtarët polakë.

Më herët gjatë javës, Gjermania dhe Polonia paraqitën një plan të përbashkët veprimi përmes së cilit u pajtuan që të rrisnin bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe forcimin e pranisë së NATO-s në kufirin lindor të aleancës./rel

Humbja e rëndë e konservatorëve në Britani dhe një mësim shumë i madh për ne

Nga Fitim Zekthi

Partia konservatore në Britani ka humbur zgjedhjet me rezultatin më të rëndë që nga historia tre shekullore e ekzistencës së saj. Laburistët kanë fituar thellë sa I përket numrit të vendeve në parliament. Në të vërtetë ka patur një lëviuzje gjigande të votës.Ka një rrjedhje të padëgjuar më parë të votës së konservatorëve. Ata ranë me mbi 24 pikë përqindjeje dhe nga rreth 46% që morën në vitin 2019 tani kanë marrë rreth 22%. Labruristët janë rritur me vetëm 4 pikë përqidnjeje ata nga rreth 32% që kishin kanë shkuar në 36%. Pjesa tjetër e votës është shpërndarë. Në Uells konservatorët nuk kanë fituar asnjë zonë. Tetë ministra nuk kanë fituar.Është një votë e egër kundër konservatorëve dhe jo një votë pro laburistëve. Simon Heffer, ndoshta analisti më i njohur konservator në Britani (prej 30 vbjtesh figure qendrore e mendimit konservator ne shtypin britanik), thoshte konservatorët votuan me inat vetë kundër partisë konservatore sepse ajo I tradhëtoi ata në këto pesë vite. Parimet themelore konservatore u hodhën në kosh dhe partia u zhyt në një mocal interesash që e zhvedosi atë plotësisht nga parimet konservatore sidomos për çështjen e taksave, të karantinës dhe pandemisë së kovidit, të punës dhe pagave etj. Kjo ndodh kur një parti del nga binarët, zhytet në interesa ta sajat dhe të luftës politike dhe tradhëton parimet e saj. Atëherë vetë votuesit e saj e braktisin atë të mërzitur, të hidhëruar. Ky është një mësim shumë i madh edhe për politkën tonë ku parimet janë hedhur në plehra në mënyrën më të përçudër, më të shëmtuar dhe intereat personale politike të politikanëve tanë janë e vetmja gjë që udhëheq. Nisur edhe nga niveli qesharak dhe mjeran i politikës sonë këtu nuk tradhëtohen interest e votuesit si në Britani ku ndiqen politika jo konservatore për taksat, punën dhe pagat apo pandeminë. Këtu tradhëtohen duke lëvizuar nga cepi në cepi, duke ndryshuar qëndrim si nata me ditën duke u sjellë si ekstremsit dhe komplet irracional në mbrojtje me çdo mjet të interesit më imediat personal. Ketu tradhetohen duke here nje qendrtim komplet komunsit dhe bolshevik dhe ehre nje qendrim fashist. Ketu tradhetohen duke lavderuar diuke dhe duke e quajtur neser kriminel. Ketu tradhetohen duke mbrojtur nje politikan hajdut te madh dhe duke sulmuar nje tjeter. Rezultati sigurisht që do të jetë si ai në Britani. Vetë votuesi i ndjerë i tradhëtuar do ta braktisë atë që dikur e quante forcë të tijën.

Flutura Açka: Nëse “vula” është kleringu për të shitur të drejtën e votës së Diasporës, Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet

Deputetja, Flutura Açkë, ka reaguar në lidhje me votën e diasporës. Në një postim në Facebook, Açka shkruan se një nga pikat e marrëveshjes të skutës parlamentare është që emigrantët të regjistrohen në portalin E-Albania. Sipas saj ky partal është aparati i ri të Sigurimit që qeveria ngriti.

Açka gjithashtu thotë se opozita shqiptare NUK duhet te lejojë që Diaspora të ndëshkohet me mohimin e votës në zgjedhjet parlamentare 2025 ngaqë nuk është regjistruar te gaveta e pushtetit.

Deputetja më tej thotë se nëse “vula” është kleringu për të shitur të drejtën e votës së Diasporës, Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet.

Reagimi i plotë i Flutura Açkës:

Ndëshkimi i Diasporës

Shqiptar nuk të bën rreshtorja në E-Albania

Një nga pikat e marrëveshjes së Skutës Parlamentare padyshim është vota e Diasporës.

Çështja është: Si do të votojë Diaspora?

Si do të ta shprehë vullnetin politik ky 51% i shqiptarëve, të cilët duan një Shqipëri Europiane, mu si ajo Europa ku kanë vendosur të ndërtojnë jetën e tyre, për t’i shpëtuar kësaj Shqipërie ku u persekutuan 50 vjet nga komunistët dhe 30 vjet nga PseudoEuropianistët barbarë që i morën me rehatinë e tyre dhe fëmijëve të tyre.

Socialistë nuk do t’ia falin Diasporës shpërfilljen që ajo i bëri E-Albania, aparatit të ri të Sigurimit që pushteti ngriti në mënyrën më perfide të mundshme, gjë e vërtetuar tashmë nga patronazhimi i 900 mijë shqiptarëve, të dhënat e të cilëve u shitën në tregun e pistë politik.

Po, skeptike me PseudoEuroianët që kanë drejtuar Shqipërinë në tridhjetë vite të demokracisë, Diaspora ka refuzuar të matrikullohet nga diktatorët me brekushe é me zemrën e tahmasë me tri barkushe.

Opozita shqiptare NUK duhet te lejojë që Diaspora të ndëshkohet me mohimin e votës në zgjedhjet parlamentare 2025 ngaqë nuk është regjistruar te gaveta e pushtetit, pra nuk është markuar nga pushteti.

Ethja e patronazhit të Diasporës është trendi i ri qeveritar që do t’i imponohet Parlamentit në korrik. A do të sillemi në Opozita si me ligjin e Amnistisë Penale? Aferim!

Nëse “vula” është kleringu për të shitur të drejtën e votës së Diasporës, Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet.

Opozita vjen në pushtet vetëm duke bashkuar forcat, dhe një sinergji e madhe është padyshim Diaspora.

Mos é tradhëtoni Diasporës me vendime nën tavolinë, siç po mëton ky trafikant politik votash që flet në emër të maxhorancës, e qē për vota në Elbasan po i qeth kreshtat e ullishtave të lashta duke dorovitur me to (ai dhe pushteti i tij) të fortët.

Diaspora nuk është 15 mijë a 18 mijë të regjistruar, por plot 1 milion e gjysëm e kusur shqiptarë që janë pjesë e fateve shqiptare dhe duhet t’i shenjojnē ato edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

KQZ merr vendimin për Fredi Belerin, shpallet i pavlefshëm mandati për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik) të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në seancën e sotme ishte i pranishëm dhe vetë Fredi Beleri, i dënuar me dy vite burg për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit të 2023, i cili u paraqit në sallë me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivët e burgjeve.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, u shpreh se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes.

Mendoj se jemi ne kushtet e humbjes se mandate të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, u shpreh Celibashi.

Ky ishte një vendim i pritshëm nga ana e KQZ, gjë që e konfirmoi edhe vetë Beleri gjatë fjalës së tij, ku tha se ishte i vetëdijshëm që do t’i hiqej mandati.

“Siç erdha sot këtu mund të kisha shkuar në Himarë e të isha betuar. Vullnet politik ishte sot, drejtoria e Burgjeve që është në varësi të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrisë më dha leje.

Këtë leje mund ta merrja për të bërë betimin, ata që vendosën rrëmbimin e Bashkisë Himarës duhet të lini të pinë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem dhe më pas të më shkarkojnë. Jam i qartë që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarë ka mbaruar”, tha ai.

Akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, SPAK kërkon shërbim prove për ish-magjistratin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, i cili akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

SPAK ka kërkuar që ish-gjyqtari i Lartë të mos dërgohet në qeli, por dënimi i tij të konvertohet me shërbim prove për një periudhë 24 mujore.

Guxim Zenelaj është i pandehur për akuzën “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë dhe personave të zgjedhur “

Në vitin 2016 ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës.

Për vitin 2016, ai deklaronte edhe tre pasuri të paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2. Po ashtu, ai deklaroi 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.

Ekstradimi i Laert Haxhiut nga Greqia te “313” në Tiranë, gazetarja: Një “aset” në duart e SPAK!

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, gazetarja Etleva Delia foli për ekstradimin e Laert Haxhiut, nga Greqia në burgun “313” në Tiranë. Gjatë intervistës në studio, Delia u shpreh se Laert Haxhiu ka bërë përpjekje për të mos u ekstraduar.

Nga ana tjetër gazetari Trashëgim Sokolaj, u shpreh se Laert Haxhiu mund të kthehet në një të penduar.

Pjesë nga intervista në studio:

Etleva Delia: Që në momentin e parë që u arrestua, Laert Haxhiu bëri përpjekje që të mos ekstradohej. Por duke qenë se ishte një aset në duart e SPAK u bë ç’është e mundur që të kthehej. Mund të ketë edhe persona të tjerë që fshihen pas Laert Haxhiajt.

Llabani: Në fund të korrikut Laert Haxhiu do të dilte…Kishte kërkuar azil. Sot që flasim nëna dhe motra e Laert Haxhiut kanë azil. Dhe kur është bërë ekstradimi, nuk ka pasur fare informacion. E kanë sjellë nga toka për arsye sigurie. Nuk e kanë lënë që të përgatitet për transferim dhe aq më tepër prë ekstradim. Ka shumë mundësi që ai të bëhet i penduar.

Trashëgim Sokolaj: Laert Haxhiu kishte lidhje të forta, por dosja e fundit që shërbeu për ta ekstraduar nga Greqia, ishte një punë e mirë. Në aktivitetin kriminal të Laert Haxhiut me Durim Bamin dhe Astrit Avdylaj nuk ka pikë-takime.

Gjithashtu gazetarja e kronikës Etleva Delia, foli për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

“Janë disa fatura qesharake për të cilat flitet. Ai mund të ketë menduar se janë shumë të vogla. Përveç kësaj ai akuzohet edhe për fshehje dhe mosdeklarim të lokalit që e kanë shitur një personi tjetër. Ndërkohë edhe këtë kishte rritur ta kamuflonte sikur nuk ishte i veti. Edhe në SPAK ai shkonte me automjetin e tij, por që ishte në emrin e bashkëpunëtorit të tij”, u shpreh ajo.

Nga ana e tij gazetari Trashëgim Sokolaj shtoi: Pjesa e korrupsionit sipas SPAK është nëpërmjet fondeve që zoti Beqaj i ka përfituar nëpërmjet restorantit. Hetimet kanë treguar që ai ka investuar mbi 40 mijë euro me transferta indirekte. Duke qenë drejtues i kësaj agjencie për fondet e BE, ai organizonte takime të ndryshme për tenderime.

“Përlau” fondet e BE-së, momenti kur ish-ministri Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë

Ky është momenti kur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij për abuzim me fondet e BE-së.

Ilir Beqaj së bashku me 6 bashkëpunëtorë të tjerë akuzohen se kanë abuzuar me fondet e Bashkimit Europian.

Ish-ministri u vendos në pranga mëngjesin e djeshëm (4 korrik) së bashku me njeriun e tij të besuar, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollajn.

Ndërkohë që katër persona të tjerë, të cilët kanë dalë gjatë hetimeve të përfshirë në abuzimet me fondet e BE-së, do të hetohen në masa më të buta sigurie.

Në 7 urdhërarreste të lëshuara nga SPAK, vetëm një nuk është ekzekutuar, ndërkohë që pritet që ditën e nesërme të arrestuarit të dalin para gjykatës që t’u komunikohen masat.