25.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Revolta masive rrëzoi “Murin shqiptar të Berlinit”, si mijëra qytetarë kaluan mbi muret e ambasadave! Ngjarjet e 2 korrikut 1990 dhe çfarë parashikonte dekreti i Ramiz Alisë

VALENTINA MADANI/ Ishte koha kur Shqipëria po bënte përpjekjet e para për të dalë nga koraca e hekurt e bunkerit komunist.

 

34 vjet më parë, në korrik të vitit 1990, të rinjtë vërshuan drejt ambasadave të huaja në Tiranë për t’i thënë lamtumirë diktaturës dhe për të dalë në një botë të lirë e demokratike. Strukturat qeveritare nuk mundën ta menaxhonin atë krizë dhe të ndalnin revoltën masive, e cila 34 vite më parë rrëzoi “Murin shqiptar të Berlinit”.

Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë mposhtën frikën e një diktature gjysmëshekullore dhe mësynë ambasadat e huaja dhe me këtë hap ata shënuan kthesën e madhe të Shqipërisë. Ai që u quajt eksodi i madh i shqiptarëve, i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke i hapur kombit portën e lirisë dhe demokracisë. Kalimi mbi mure të përfaqësive diplomatike në Tiranë, me thirrjet “Liri – Demokraci” ishte goditja më e rëndë që regjimi kishte marrë deri atëherë.

Tashmë qytetarët shqiptarë kishin rrëzuar “murin” e regjimit që i ndante me botën e lirë, për t’iu bashkuar asaj përgjithmonë. Ngjarja e 2 korrikut i zuri në befasi organizmat e regjimit të asaj kohe. Në tërësi numri i të larguarve të 2 korrikut, sipas DPA llogaritet të ketë qenë 4764 persona. Data 2 korrik na kujton një nga ngjarjet më të mëdha politike dhe të bujshme në fundin e regjimit komunist, ngjarja që i dha grushtin e fortë diktaturës dhe që çoi me shpejtësi në fundin e saj.

Regjimi komunist i Tiranës ishte një regjim i mbyllur, që nuk kishte lidhje me vende perëndimore, por kishte vetëm marrëdhënie formale me vendet komuniste europiane e disa vende të papërfillshme aziatike e afrikane. Edhe pse Shqipëria kishte marrëdhënie me 105 shtete të botës, pesha e Shqipërisë në botë ishte shumë e vogël dhe në shumë raste me nam të keq. Ky nam i keq i kushtohej formatit të regjimit dhe trajtimit kriminal që ai i bënte popullit të vet. Shqiptarët ishin jo pak, por një popull i rreckosur dhe i uritur. Ushqimet e racionuara me tollona, jetesa e keqe në fshat ku nuk njihej as buka e grurit, e kishin bërë shqiptarin të konkurronte për nivelin e jetesës me vende të dorës së tretë në Afrikë. Ajo që ndodhi në 2 korrik 1990, kur shtetasit shqiptarë u dyndën në ambasadat e huaja kishte të bënte me kundërveprimin e njerëzve më të guximshëm që prisnin ndryshimin e madh.

AMBASADAT

Në Tiranë, në vitin 1990 ishin të vendosura vetëm 17 përfaqësi diplomatike, 4 përfaqësi tregtare, si dhe 5 rezidenca e 4 pallate banimi, por vetëm 3 prej tyre ishin ambasada perëndimore: RFGJja, Italia, Franca, Greqia, Jugosllavia, Çekosllovakia, Rumania, Turqia, Polonia, RDGJ-ja, Hungaria, Bullgaria, Vietnami, Kuba, Kina, Koreja e Veriut, Algjeria, ambasadori arab.

Pasi popullsia u dynd në ambasada të huaja dhe regjimi nuk mund ta përballonte fluksin, ato u lanë hapur për disa ditë. Lëshimi i situatës ndodhi për pak ditë, aq sa mund të krijonte mbushjen e menjëhershme të hapësirave të ambasadave. Pas dyndjes në ambasadat e huaja, në bisedim me të dërguarin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, regjimi u detyrua të lejonte grupin e madh të personave të dilte jashtë shtetit me statusin e kërkuesit të strehimit politik. Nëse zgjateshin ditët më shumë, të mund të kishim shpërthim epidemish, vdekje të më të dobëtëve, vdekje fëmijësh, etj. Nëse këto do ndodhnin, regjimi nuk kishte ku ka çonte revoltën e pallogaritshme që mund të shpërthente.

Për pasojë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, nën direktivat e Ramiz Alisë, nxori dekretin përkatës që normonte rregullimin e kësaj gjendjeje. Në zemër të Tiranës ishin afërsisht 5 mijë persona që dashje pa dashje mund të bënin figurë publike qoftë edhe me largim pasiv. Po për të shmangur çdo problem, regjimi përgatiti largimin e tyre në orët e vona të natës. Dhjetëra autobusë me në krye e në fund makina të policisë, i ngjanin një kortezhi mortor. Askush nga ata që ishin brenda atyre autobusëve, në zymtësinë e asaj mbrëmje korriku, priste me ankth fundin e kësaj historie. Qëndrimi në ambasada zgjati 11 ditë për ata që hynë në datën 2 korrik e diçka më pak për të tjerët që hynë ditët në vijim. Pas bisedimesh midis përfaqësuesve të regjimit dhe të dërguarit të sekretarit

Pranimet e reja, ulet numri i pranimeve të studentëve në Universitetin e Tiranës!

Njëjtë si numri i maturantëve, edhe ai i studentëve që hyjnë në auditorë sa vjen e ulet.

 

I pari që e reflekton është më i madhi, Universiteti i Tiranës, i cili sa vjen e tkurret. Në tetor do të hyjnë më pak se pesë mijë studentë në vit të parë në gjashtë fakultetet, si dhe filialet e gjuhës angleze dhe administrim biznesit në Sarandë.

SHIFRAT

Pasi ka marrë propozimet e fakulteteve, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka përcaktuar jo më shumë se 4752 kuota pranimi për vitin e ardhshëm akademik 2024-2025. Ky numër ka ardhur në zbritje graduale, si pasojë e zhvillimeve demografike dhe largimeve masive të të rinjve edhe pasi përfundojnë fakultetin dhe s’gjejnë treg pune, ndonëse kanë një diplomë në xhep. Afro dyqind të rinj më pak do të ulen në auditorë vitin e ardhshëm.

Një shifër e përafërt firimi vihet re pas çdo viti që kalon duke e çuar universitetin drejt zbrazjes. Në pesë vite janë mbi studentë të munguar në UT. Ndërkohë që të rinjtë shqiptarë ikin, iu hapet vend kandidatëve nga trojet ose shtetasve të huaj, kategori të cilat kanë pësuar një rritje të lehtë sivjet. Janë rreth 300 kuota të përllogaritura për studentët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, për studentët e huaj, për ata që duan të transferohen nga universitet tjetër, duan të bëjnë një universitet të dytë si dhe për kategori të veçanta ballkanoegjiptiane.

Po të shikojmë tabelën me kuotat e pranimeve, listuar sipas degëve përbri, vihet re një ulje e numrit në fakultetet e Histori-Filologjisë, Shkencat e Natyrës dhe Gjuhët e Huaja. Shkencat Sociale Ekonomiku dhe Juridiku kanë qëndruar “stoikë” numrit të përvitshëm të pranimeve duke propozuar të njëjtin numër pranimesh për 2024-2025.

SITUATA

Duke se qenë në burimi kryesor i të ardhurave mbeten tarifat e studentëve, UT është kujdesur për ezaurimin e të gjitha kuotave të pranimit. Kuotat e parealizuara, nënvizohet në vendimin e senatit akademik, do të shpërndahen nga rektorati sipas kërkesave të dekanateve. Tkurrja e universiteteve me braktisjen e vendit nga të rinjtë është një ndër shqetësimet madhore që ka vendi ynë.

Fillimisht IAL-të u frynë duke pranuar studentë përtej kapaciteteve, ndërsa prej një dekade ata njohin veçse regres. Me vendosjen e notës mesatare si kusht për të kandiduar e veçanërisht për degët e mësuesisë, me dhjetëra degë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në UT ose në universitetet e rretheve nuk janë hapur fare këtë vit, pasi nuk kanë tërhequr interesin e studentëve.

Këtë braktisje të IAL-ve, qeveria aktuale nuk e ka pranuar asnjëherë. Por nga ana tjetër ka bërë disa hapa që tentojnë të “thithin” studentë si ajo e degëve me interes kombëtar ku përpos kostos së shkollimit studentëve iu jepet dhe pagë minimale si dhe bursat e ekselencës të kanalizuara te studentët që vendosin të jetojnë e punojnë në Shqipëri.

BE dhe SHBA, presion Serbisë: Marrëdhëniet me Rusinë s’janë normale

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që të vendosë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, pasi Serbia priti zëvendësministrin e Jashtëm rus, Aleksandr Grushko.

 

Më 2 korrik, Grushko u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa gjatë qëndrimit në Beograd kishte takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë serbë.

“Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha një zëdhënësi i BE-së për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se Këshilli i BE-së është në dijeni për ndihmat humanitare dhe të tjera të Serbisë për Ukrainën, por se, gjithashtu, pret që Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, të përafrohet me politikën e jashtme evropiane dhe të sigurisë.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara “nuk besojnë se ndonjë vend duhet t’i japë Rusisë platformë për të promovuar luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës”.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe e gjithë Evropa, kanë një interes të madh në rrjedhën e luftës ruse kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Prandaj, është e një rëndësie vendimtare të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë”, tha Departamenti i Shtetit.

Ai vlerësoi, po ashtu, mbështetjen që Serbia i ka dhënë Ukrainës deri më tani.

Me kë u takua Grushko në Beograd?

Grushko kishte një “bisedë të mirë” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur vetë Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, më 2 korrik.

“I kemi shqyrtuar marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse dhe i kemi vlerësuar si shumë të mira”, shkroi Vuçiq në postimin e tij.

Një ditë më parë, zëvendësi i ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Policisë të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai zhvilloi takim edhe me zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vulin, dhe ministrin Nenad Popoviq. Të dy ata janë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me Kremlinin.

Në listën e zyrtarëve serbë me të cilët u takua Grushko, është edhe Marko Gjuriq, ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë.

Lidhja me Rusinë

Pushtimi rus i Ukrainës është në vitin e tretë dhe gjatë kësaj kohe Serbia nuk ka hequr dorë nga lidhjet e saj me Rusinë.

Zyrtarisht, Beogradi mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione kundër Moskës.

Ai e arsyeton refuzimin e tij me lidhjet miqësore me Rusinë, por edhe me mbështetjen që merr prej saj në nivel ndërkombëtar.

Kjo nuk është vizita e parë e zëvendësit të Lavrovit në Serbi që nga fillimi i luftës.
Grushko ka qëndruar në Beograd edhe në tetor të vitit 2022, por, atëkohë, publiku serb ka mësuar për vizitën nga zyrtarët dhe mediat në Rusi.

Bëhet fjalë për një performancë pa thelb – kështu e vlerëson vizitën e zyrtarit rus për Radion Evropa e Lirë Darko Obradoviq, nga Qendra joqeveritare për Analiza Strategjike në Beograd.

“Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Rusisë aktualisht është shndërruar në një aktivitet propagandistik mediatik, që, në fakt, nuk do të japë ndonjë rezultat thelbësor”, thotë Obradoviq.

Një vlerësim të tillë ai e mbështet në argumentet se “Rusia nuk ka më asgjë për t’i ofruar Serbisë në fushën e sigurisë”.

Vizita e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë në Serbi u zhvillua dy javë pasi Serbia mbështeti deklaratën në Samitin për Paqe në Ukrainë, i cili u mbajt në Zvicër, duke shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës.

Ajo është një prej disa deklaratave të Bashkimit Evropian dhe rezolutave të OKB-së që Serbia i ka mbështetur, e që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.

Megjithatë, ajo nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, tek e cila mbështetet, para së gjithash, për çështjen e Kosovës.

Vizita e Grushkos kësaj radhe u pasqyrua në media

Ndryshe nga vizita e mëparshme e Grushkos në Beograd, e fundit është raportuar nga zyrtarët përmes komunikatave për media.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndarë një fotografi me Grushkon në llogarinë e tij në Instagram.

Kur ai është takuar me të në Beograd në tetor të vitit 2022, Ministria e Punëve të Jashtme ruse ka publikuar informacionin, por jo edhe Zyra e Presidentit të Serbisë.

Në serinë e kontakteve të Grushkos me zyrtarët serbë hyn edhe takimi me zëvendëskryeministrin Aleksandër Vulin në Moskë.

Ata u takuan në mes të qershorit, menjëherë pasi Vulin u emërua në një nga pozitat udhëheqëse në Qeverinë e re të Serbisë.

Mesazhet e Grushkos dhe Vulinit atëkohë kanë përçuar synimin për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Vulin, nga lista e zezë amerikane, ka diskutuar me zyrtarët rusë për “rezistencën e përbashkët ndaj Perëndimit”, kanë raportuar mediat ruse.

Si e raportuan mediat ruse vizitën e Grushkos?

“Nivel i jashtëzakonshëm i marrëdhënieve me Federatën Ruse” dhe “bashkëpunim i ngushtë” përmes Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Kështu u raportua për vizitën e Grushkos në Serbi më 1 dhe 2 korrik në mediat ruse.
Në raportet e tyre, agjencitë shtetërore ruse, TASS dhe Ria Novosti, iu referuan njoftimeve të Qeverisë së Serbisë dhe postimit të Vuçiqit në Instagram.

Ato raportuan edhe për deklaratat e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Vulin, për “miqësinë dhe respektin reciprok” të dy vendeve.

TASS njoftoi gjithashtu se Grushko, gjatë vizitës së tij në Beograd, vendosi kurora lulesh në Memorialin e Çlirimtarëve të Beogradit, te Flaka e Përjetshme dhe te Monumenti i Ushtrisë së Kuqe.

Darko Obradoviq, nga Qendra joqeveritare për Analiza Strategjike në Beograd, e sheh këtë si “një lojë që Rusia dhe Serbia e kanë pranuar”.

“Në të ardhmen do të jemi dëshmitarë të aktiviteteve të tilla, por nuk do të ketë realizime thelbësore. Kjo është vetëm një mënyrë e lehtë për të mos thyer ‘vëllazërinë’ shekullore”, thotë Obradoviq.

Serbia dhe Rusia, përndryshe, kanë një bashkëpunim të zhvilluar ushtarako-teknik, ndërsa nga viti 2016, kur ka filluar modernizimin e ushtrisë, Serbia ka siguruar armë nga Rusia, pavarësisht kritikave nga Brukseli./REL

Ushqimet më të mira për forcimin e kujtesës dhe parandalimin e plakjes së qelizave të trurit

Kujtesa është aftësia e organizmit për të koduar dhe depozituar informacione, në mënyrë që ato të riprodhohen dhe përdoren më vonë.

 

Psikologët e zhvillimit dhe mjekët pohojnë që ka gjithmonë truke dhe sekrete për të patur një kujtesë të ‘fortë’ dhe afatgjate. Më poshtë do të gjeni të listuara disa nga ushqimet që ndihmojnë mirëfunksionimin e kujtesës suaj.

1. Boronicat përmbajnë substanca ushqyese, të njohura ndryshe si proantocianidinat- PCO të cilat mbrojnë trurin nga toksinat mjedisore dhe ulin veprimin e radikaleve te lira. Proantocianidinat kanë veprim anti-inflamator dhe stimulojnë kujtesën.

2. Ekstrakti i domates, licopeni (pigmenti bimor që u jep domateve ngjyrën e kuqe) është dhjetë herë më i fuqishëm se vitamina E.  Licopeni përmirëson funksionet cerebrale , si dhe ndihmon në aftësimin e memories afatgjat.

3. Spinaqi është shumë i pasur në vitamina dhe proteina. Konsumi i tij mbron qelizat nervore nga efeket e plakjes. Vitamina më e fuqishme e spinaqit është vitamina K e cila ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të sistemit nervor qendror.

4. Farat e kungullit, ndonëse të vogla janë miniera të vërtetë mineralesh e vitaminash. Farat e kungullit janë shumë të pasura me vitaminë E, Omega 3, Omega 6 dhe zink, minerali që luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin e receptorëve të kujtesës dhe proceset e të menduarit.

5. Në vezë gjendet kolina, një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe që ndihmon zhvillimin e funksioneve kardiovaskulare dhe cerebrale.

6. Kurkuma. Shkencëtarët vazhdojnë të habiten nga fuqia e kurkumës në trurin tonë. Kurkuma ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në ekuilibrin e sistemit nervor qendror. Konsumi i saj ndihmon në parandalimin e Alzheimer-it, shkruan living.al.

7. Brokoli. Brokoli është i pasur me antioksidantë të rëndësishëm që parandalojnë dëmtimet e radikaleve të lira. Ai përmban gjithashtu acid folik që ul nivelin e omiocisteninës, një substancë që çon në shfaqjen e harresës.

Denoncimi i botuesit Hudhri: Ambulanca që mori Kadarenë nuk kishte impiant për të ndihmuar të sëmurin

Botuesi i shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, bëri një denoncim të fortë për mediat pas homazheve për shkrimtarin e ndjerë.

Bujar Hudhri tha se ambulanca që erdhi për të marrë shkrimtarin e njohur nuk kishte asnjë kusht brenda.

Jo vetëm kaq, por ai denoncon edhe trafikun e tmerrshëm në Tiranë, që u bë shkak për vonesa në dërgimin e tij te urgjenca e QSUT.

Nuk e dija çfarë kishte ndodhur. Kur e pashë të shtrirë në korridor. Gjithmonë e shikoja në këmbë, të qeshur, solid, dukej sikur kurrë nuk do ikte nga kjo botë.

E morëm në ashensor e vendosëm, sikur të ishte në karrige, ishte në gjendje gati të ngrirë.

Hipëm në ambulancë, një ambulancë shumë e thjeshtë, pa asnjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.

Me zor kemi çarë rrugët e Tiranës, edhe pse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën gjersa mbërritëm në urgjencën e QSUT.

Pamë mobilizimin e mjekëve, derisa kuptuam se diçka e keqe po ndodhte. Më pas heshtje,” tha Hudhri.

NATO-ja do të dërgojë emisar të përhershëm special në Ukrainë! Ja detyrat dhe funksioni që do të ketë zyrtari i lartë

Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një të dërguar special në Kiev, për të zgjeruar praninë civile të aleancës ushtarake perëndimore në Ukrainë, konfirmoi një zëdhënës për agjencinë e lajmeve DPA.

Zyrtari i lartë do ta ketë për detyrë ta koordinojë mbështetjen politike dhe praktike të aleancës në terren, derisa Ukraina vazhdon të luftojë kundër pushtimit rus.

Lajmi vjen përpara samitit të NATO-s në Uashington, që do të mbahet nga data 9 deri më 11 korrik.

Në atë samit, udhëheqësit pritet të miratojnë zyrtarisht një plan për koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, për herë të parë nën një mision zyrtar të quajtur Ndihma për Siguri dhe Trajnime e NATO-s.

Tash për tash është e paqartë se kush do të caktohet në postin e ri në Kiev. Detaje të mëtejshme do të zbulohen pas përzgjedhjes zyrtare, tha zëdhënësi, duke i konfirmuar planet e raportuara më herët nga Wall Street Journal.

NATO-ja, përndryshe, ka përfaqësim zyrtar në Kiev për gati një dekadë, që përfshin një zyrë ndërlidhëse dhe një qendër informacioni dhe dokumentacioni, e cila ekziston që nga fundi i viteve 1990.

Ai trajton, mes tjerash, kontaktet me ministritë dhe autoritetet ukrainase./REL

Sekuestrimi i mbi 1 mln euro drogë/ GJKKO merr vendimin për bosin që “dirigjonte” grupin kriminal në Francë nga Shqipëria dhe dy të arrestuarit e tjerë

GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “arrest me burg” për kreun e grupit kriminal të trafikut të drogës në Francë, Zabit (alias Artur) Fisniku, si edhe për dy pjesëtarët e tjerë të bandës, Redian (alias Refik) Doda dhe Fabi Isaku.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

NJOFTIMI GJKKO-së:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 02.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje, në respektim të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale, të personave nën hetim Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku, Fabi Isaku, dhe lënien në fuqi të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, të caktuar me vendimin Nr. 66 Akti, datë 28.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 70, datë 03.07.2024 vendosi:
  3. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku, Fabi Isaku me vendimin Nr. 66, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 e Kodit Penal, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/ i Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
  4. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 03.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Kush është bosi i drogës

Gjatë operacionit të përbashkët të autoriteteve franceze në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, u vendosën në pranga 19 anëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës me bazë në Lion.

Në Shqipëri u arrestuan Zabit Fisniku, i cili ishte edhe koka e grupit kriminal, si edhe Redian Doda dhe Fabi Isaku.

Kreu i bandës rezulton i dënuar me 16 vite burg për trafikim femra dhe drejtonte grupin nga Shqipëria.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ky grup kriminal e kishte aktivitetin në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes të vendosura në qarkun e Savojës dhe Savojës së sipërme. 

Nga hetimet, sipas SPAK, është bërë e mundur të vërtetoheshin dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone, Ain, Savojë dhe Savojës së sipërme  nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit.

Autoritetet franceze të drejtësisë kanë proceduar me arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, si edhe sekuestrimin një shumë prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve. Ndërsa GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre personat nën hetim me inciale R.D., Z.F., F. I., banues në Shqipëri.

“Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 3(tre) persona në hetim, dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 66, datë 28.06.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 3(tre) personat nën hetim.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Xhandarmërisë Franceze (pjesë e Skuadrës së Përbashkët Hetimore) janë ekzekutuar masat sigurimi personal për personat nën hetim që banonin në Shqipëri për shtetasit: R.D., Z.F., F. I.”, informon SPAK.

Gjithashtu SPAK ka sekuestruar një llogari bankare në euro në emër të personit nën hetim me iniciale R.D dhe të shtetasit J.H, të shumës monetare prej 20.000 (njëzetmijë) euro.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 10 vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar:

·         15 automjete,

·         34.270 euro cash,

·         1000 franga zviceriane,

·         180.000 lekë të reja,

·         9 aparate celularë,

·         3 tableta,

·         1 kamerë, dokumente dhe karta SIM.

Ndërkohë sipas Prokurorisë së Posaçme vera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon shumën prej 1 milion euro.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, bazuar në materialin e referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar (kryesisht) procedimin penal Nr. 38, të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28 pika 4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe me autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Rezultatet e hetimeve në Francë

Bazuar akteve që janë administruar për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, gjatë periudhës gusht-dhjetor 2022, autoritetet franceze të drejtësisë kanë filluar një hetim paraprak në qarkun e Albertville (73), në lidhje me veprimet e një grupi kriminal të organizuar i cili është marrë me trafikun e drogës. Kjo strukturë ishte e vendosur në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes të vendosura në qarkun e Savojës (73) dhe Savojës së sipërme (74). Juridiksioni ndërkrahinor i posaçëm i Lionit ka marrë përsipër dosjen dhe ka hapur një hetim gjyqësor, drejtimi i të cilit i është besuar Seksionit të Kërkimeve të Lionit.

Hetimet e kryera, bënë të mundur të vërtetohen dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone (69), Ain (01), Savojë (73) dhe Savojës së sipërme (74) nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit (69).

Aktivitet i paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve që zhvillohej në territorin francez, drejtohej nga një shtetas shqiptar i cili jetonte dhe banonte në Shqipëri.

Rezultatet e Hetimeve në Shqipëri

Nga hetimet e përbashkëta të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Francë dhe në Shqipëri i 19 personave (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve, sekuestrimi i sasive të konsiderueshme monetare, lëndëve të ndryshme narkotike (heroinë dhe kokainë, si dhe lëndë përzierje), automjete, pajisje elektronike, etj.

Autoritetet franceze të drejtësisë kanë proceduar me arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, sekuestrimin e sasisë monetare prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 3(tre) persona në hetim, dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 66, datë 28.06.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 3(tre) personat nën hetim.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Xhandarmërisë Franceze (pjesë e Skuadrës së Përbashkët Hetimore) janë ekzekutuar masat sigurimi personal për personat nën hetim që banonin në Shqipëri për shtetasit: R.D., Z.F., F. I.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për një llogari bankare në euro.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, është ekzekutuar masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për llogarinë bankare në euro, në emër të personit nën hetim R.D dhe të shtetasit J.H, të shumës monetare prej 20.000 (njëzetmijë) euro.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 10 (dhjetë) vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

·         15 automjete,

·         34.270 euro cash,

·         1000 franga zviceriane,

·         180.000 lekë të reja,

·         9 aparate celularë,

·         3 tableta,

·         1 kamerë, dokumente dhe karta SIM.

Vlera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon vlerën prej 1 milion euro.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust, Europol, Xhandarmërisë Franceze, si dhe Atasheut të Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Franceze në Shqipëri, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK.

“Do vijnë 8500 euro nga Korfuzi”- Zbardhen bisedat që dogjën organizatën e pastrimit të parave në burgjet e Janinës, shqiptari “Modi”: Do kalojë një pako 100 kilogramë kokainë, e shes 2-3 milion

Të tjera detaje janë zbardhur nga goditja e një organizate kriminale në burgun e Janinës, e cila drejtohej nga një shqiptar i njohur si “Modi”.

Modi kishte ngritur në burg një strukturë për pastrimi parash me ndihmën e nëndrejtorit, dy punonjësve dhe një gardiani.

Sipas të dhënave të mbledhura nga autoritetet greke, organizatori i organizatës nga data 20 prill 2023 deri më 3 qershor 2024 , kishte në llogarinë e tij personale rreth 50 mijë euro.

Protothema shkruan se bëhet fjalë për para që sipas autoriteteve kanë ardhur kryesisht nga shitja e drogës dhe të cilat janë “pastruar” pas ndërhyrjeve të punonjësve të përfshirë, të cilët i kanë futur në pasqyrat kontabël në kundërshtim me detyrën e tyre, pasi e dinin se ishin para që vinin nga veprimtaria kriminale.

Po ashtu, mediat helenë kanë zbardhur dhe përgjimet e bisedave mes “kokës” së grupit dhe punonjësve të burgut.

Në një nga bisedat, “truri” shqiptar i organizatës i flet zv/drejtorit për një “paketë” vlera e së cilës i kalon 2 milionë, duke thënë se do të “bënte” vetë një milion prej saj.“

“Do të kalojë një pako 100 kilogramë kokainë shoku, 1 milion neto në xhep… 2 milion 3 euro e shes, 1 milion do të bëj”, mësohet të thotë ai.

Në një tjetër dialog, zv/gardiani flet me të burgosurin dhe një nga punonjësit e administratës për mundësinë e diçkaje “të gabuar” që do të çojë në inspektim.

I burgosuri: Është 21 vjeç.

Zëvendësdrejtori: Çfarë? 21 mijë euro? …Jo aq shumë para. Dëshironi 2, 3, 1.5. Jepu atyre “kana’ (fjali e pakuptueshme). Jepni dikujt tjetër të sjellë 1.5. Do të na thonë që po legalizojmë…

Punonjësja administrative: Çfarë do të na thonë? Ata do na bëjnë një kontroll këtu, dhe unë do të mbes e lidhur këtu

Zëvendësdrejtori: Do të futet autoriteti për legalizimin e parave të zeza…

Në një tjetër dialog, një zëvendësgardian dhe një i burgosur flasin për shuma parash, për të cilat nëndrejtori i thotë se çfarë duhet të ketë kujdes.

I burgosuri: Do të më sjellin para nesër… Tetë e gjysmë, nëntë?

 

Zëvendësdrejtori: Tetë mijë e gjysmë (8500) mos hyni kështu. Ata duhet t’jua sjellin pesë herë.

I burgosuri: Meqë do të vijnë dy veta, nga katër.

Zëvendësdrejtori: Mos e mashtroni veten. Ata duken.

I burgosuri: Do të vijnë nga Korfuzi miku im…

Zëvendësmenaxheri: Ja, këto janë para… Kur janë shumë, duhet të vendosësh fatura. Se edhe ata janë nga bankat… Le të sjellë një herë dy mijë, më pas dy mijë të tjera.

Në një tjetër dialog me një zyrtar administrativ, i burgosuri i referohet shumës prej 21 mijë eurosh që priste të shpenzonte në burg, me oficerin fillimisht të shqetësuar për shumën. Madje kanë pasur edhe mosmarrëveshje, ku punonjësi i referohej edhe kontabilistit të përfshirë në këtë rast.

I burgosuri: 21.

Nëpunësi Administrativ: Çfarë?

I burgosuri: 21 (duke iu referuar futjes së 21,000 € në Burgun e Janinës).

Zyrtari administrativ: Çfarë 21? A jeni mirë, vogëlush?

I burgosuri: Po.

Punonjësja administrative: Nuk mundet kjo që thua… Do të na çojnë në burg. Ne do të shkojmë në burg për këtë. Nëse do të ishte pak, e lehtë. Ne do të shkojmë në burg. Janë shumë. Nuk justifikohen.

I burgosuri: Nuk dua t’i justifikoni.

Zyrtari administrativ: A je mirë? Ku dreqin t’i vendos ato? Në brekët e mia?

I burgosuri: Nxirre… Po i merr lekët dhe i vendos diku. Nuk do të na kapin… Fshihini diku.

Zyrtari Administrativ: …Po më ekspozon. Nuk ju intereson. As asaj nuk i intereson (duke iu referuar kontabilistit).

Më pas, nëpunësi dhe llogaritari bien dakord se si do të shkojnë paratë në burg.

Punonjësja administrative: Mirë, m’u kërkua të sillja ato që ishin të pashkruara… (i referohet dorëzimit të të paktën 2000 € para të gatshme të shumave të paregjistruara të parave të mbajtura në favor e menaxherit) po shkoj edhe une po i marr… po i fus ne xhep…

Kontabilistja: Prisja si të mos të shihesha…

Punonjësi administrativ: Shkoj në zyrë, them mirëmëngjes në përgjithësi. Unë jam në këmbë, dera është e hapur dhe pres momentin e duhur për të bërë lëvizjen time… I afrohem, ia jap, them “merr atë që ke kërkuar” dhe ai thotë “gjysmë minutë”.

Njëri nga dy privatët e arrestuar bie dakord me kujdestarin për një marrje të parave

Privat: Mirëmbrëma. Zoti Billy?

Gardiani: Mirëmbrëma. Zoti Billys.

Privati: Sapo hipa në bord nga zoti Monty.

Gardiani: Pra ku do që të takohemi? Të takohemi në port apo do të niseni sërish për në Igumenicë?

Në një tjetër dialog, organizatori i organizatës bisedon me privatin e dytë për të organizuar një takim me një grua, e cila do t’i dorëzonte disa para.

I burgosuri: Do të vijë një vajzë me një kapak të bardhë.

Privat: Me kapak të bardhë?

I burgosuri: Po, me një AUDI Q3.

Privati: Me një AUDI Q3.

I burgosuri: Si jeshile.

Privati: Është 1750, tha ai tjetri.

I burgosuri: Është në rregull. Gjithçka që ai ka. Hajde, qofsh mirë. Faleminderit njeri!

Pasojnë dy dialogë me nëndrejtorin, i cili i thotë të burgosurit të heqë qafe gjithçka që ka dhe gjithashtu me kontabilistin, pasi ka mësuar se po bëhet një hetim.

Zëvendësdrejtori: Hiqni qafe gjithçka që keni.

I burgosuri: Po.

Zëvendësdrejtori: E kupton tani?

Zëvendësdrejtori: E kisha shpëtuar një herë. Më thanë më poshtë, hulumtojeni tani

Zëvendësdrejtori: …Dimitrakisin e kisha dërguar atëherë me gjoja një kafe dhe unë…

Kontabilisti: Po, e di.

Zëvendësdrejtori: Dhe hymë bëmë një hetim dhe nuk gjetëm asgjë…

Më pas zëvendësdrejtori informon të burgosurin për kontrollet e ardhshme nëpërmjet një të burgosuri tjetër, i cili vepron si “lajmëtar”, për të shmangur lidhjen e drejtpërdrejtë me të burgosurin dhe zbulimin e veprimit të tij.

Zëvendësdrejtori: duhet t’i thuash (të burgosurit) këtë. Le të jetë e qartë se…

I burgosuri 2: E mora, e mora, e mora tani…

Zëvendësdrejtori: Ju i thoni Modit, le ta dijë…

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se në këtë vend po instalohen kapacitete të përmirësuara të zbulimit në katër baza ushtarake me lidhje të dyshuara me Kinën, duke i siguruar Pekinit një rrjet objektesh që mund të përdoren për të përgjuar Shtetet e Bashkuara.

 

Imazhet, të paraqitura në një raport të martën nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington, janë marrë në muajt mars dhe prill. Në to tregohen ndërtime të reja ose të fundit në tre vendndodhje pranë kryeqytetit, Havana, si dhe punime në një vend të paraportuar më parë, jo shumë larg bazës detare amerikane në Gjirin e Guantanamos.

“Pa qasje tek materialet e klasifikuara, përcaktimi i objektivave specifike të këtyre objekteve është pothuajse i pamundur”, thuhet në raport. “Megjithatë, shtimi i pajisjeve të monitorimit të hapësirës në vende si Bejucali dhe Calabazari është i dukshëm, duke patur parasysh se Kuba nuk disponon satelitët e saj, apo programin e saj hapësinor”.

Në Bejucal ndodhet objekti më i madh nga të katër vendndodhjet, sipas analistëve të CSIS-së dhe u bë i njohur fillimisht gjatë krizës së raketave kubane të vitit 1962, kur baza u përdor për të mbajtur armët bërthamore për Bashkimin Sovjetik.

Kohët e fundit, Bejucali ka fituar rëndësi si një stacion kryesor i monitorimit të të dhënave të zbulimit, i dyshuar për gjurmimin e komunikimeve elektronike për Kinën.

Fotot e reja satelitore tregojnë prova se Bejucali ka patur përditësime të mëdha, përfshirë një strukturë të re për antenën elektronike.

Dy objekte të tjera pranë Havanës – Wajay dhe Calabazar – kanë patur gjithashtu zgjerim. Analistët e CSIS-së citojnë prova për një mision në zgjerim dhe në zhvillim, përfshirë instalimin e antenave, paisjeve të radarëve dhe të tjera, që mund të ndihmojnë për të monitoruar satelitët.

Objekti i fundit, El Salao, duket se është ende në ndërtim e sipër. Por vendndodhja e tij, jo shumë larg bazës detare amerikane në Gjirin e Guantanamos pranë qytetit Santiago de Kuba, dhe vetë strukturat, mund të jenë shkak për shqetësim për Shtetet e Bashkuara.

Imazhet e mbledhura nga CSIS-ja tregojnë përparimin për atë që duket të jetë një grup antenash me një diametër prej 130 deri në 200 metra. Struktura të ngjashme, sipas analistëve, kanë treguar aftësinë për të gjurmuar sinjalet deri në 15,000 kilometra larg.

Zyra e Drejtorit Kombëtar të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara nuk pranoi të komentonte raportin e CSIS-së. Por kjo pason një njoftim të vitit të kaluar nga gazeta “The Wall Street Journal” se Kina po i paguante Kubës disa miliarda dollarë për të ndërtuar një objekt përgjimi.

Zyrtarët amerikanë thanë më vonë se Kina kishte përmirësuar objektet e saj të zbulimit në Kubë në vitin 2019, por se reagimi amerikan e kishte penguar Pekinin të arrinte qëllimet e tij.

“Jemi të sigurt se mund të vazhdojmë të përmbushim angazhimet tona të sigurisë”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneral major Pat Ryder, ndërsa informonte gazetarët të martën.

“E dimë se Republika Popullore e Kinës do të vazhdojë të përpiqet të rrisë praninë e saj në Kubë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për ta ndërprerë këtë”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës. “Vazhdojmë ta monitorojmë këtë nga afër, duke ndërmarrë hapa për t’iu kundërvënë”.

Kina hodhi poshtë të martën gjetjet e raportit të CSIS-së. Zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington i quajti ato “asgjë tjetër veç shpifje”.

“Pala amerikane ka folur në mënyrë të përsëritur për krijimin e bazave të spiunazhit nga Kina ose kryerjen e aktiviteteve të vëzhgimit në Kubë”, tha Liu Pengyu për Zërin e Amerikës nëpërmjet një email-i.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë menjëherë njollosjen keqdashëse të Kinës”, tha zoti Liu, duke shtuar se, “Shtetet e Bashkuara janë pa dyshim fuqia kryesore në aspektin e përgjimit dhe nuk kursejnë as aleatët e tyre”.

Kuba gjithashtu kundërshtoi raportin e CSIS-së, duke veçuar një shkrim në gazetën “The Wall Street Journal”.

“Pa cituar një burim të verifikueshëm, apo pa treguar prova, kërkon të trembë publikun me legjendat për bazat ushtarake kineze që nuk ekzistojnë dhe askush nuk i ka parë”, thuhet në një postim të zëvendësministrit të Jashtëm kuban Carlos Fernandez de Cossio në rrjetin social X.

Raporti i CSIS-së thotë se stacionet e monitorimit në Kubë mund ta ndihmojnë Kinën të fitojë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme, ndërsa përpiqet t’ia kalojë ushtarakisht Shteteve të Bashkuara.

“Mbledhja e të dhënave mbi aktivitete si stërvitjet ushtarake, testimet e raketave, lëshimet e raketave dhe manovrat me nëndetëse do t’i mundësonte Kinës të kishte një pamje më të sofistikuar të praktikave ushtarake të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në raport.

“Objektet kubane do të ofrojnë gjithashtu aftësinë për të monitoruar trafikun e radiove dhe për të përgjuar potencialisht të dhënat e dërguara nga satelitët amerikanë ndërsa kalojnë mbi objekte shumë sekrete ushtarake në jug të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në raport.

Stacione të tilla monitorimi mund ta ndihmojnë gjithashtu Kinën të fitojë qasje në atë që raporti e përshkruan si një “thesar të dhënash” nga komunikimet tregtare që kalojnë tranzit në juglindje të Shteteve të Bashkuara./VOA

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 2 vite burg, ekspertët për DW: Beleri s’mund të ushtrojë funksionet si eurodeputet! Si do të ndikojë në marrëdhënien mes Shqipërisë e Greqisë

Shqipëri: Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me dy vite burg ndaj kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Ekspertët: Situata e Belerit e ndërlikon ushtrimin e funksioneve të tij si eurodeputet

Në javën e parë të qershorit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, u zgjodh deputet i Parlamentit Europian me rreth 237 mijë vota, duke u renditur i katërti në listën me 7 fitues që garuan nën siglën e partisë në pushtet në Greqi, “Demokracia e Re”. Në një situatë të zakonshme, ai do të kishte festuar fitoren politike të radhës. Por arresti e më pas dënimi me dy vite burg për blerje votash në fushatën e zgjedhjeve lokale të një viti më parë në Shqipëri, nuk ia mundësuan këtë. Që nga çasti i prangosjes e në vijimësi, Beleri ka kundërshtuar akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij, duke e konsideruar këtë një proces politik dhe ka apeluar vendimin. Por edhe Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur ta lërë në qeli.

Procesi gjyqësor, pengesë për PE

Nisur nga situata gjyqësore në Shqipëri, duket se çështja ndërlikohet kur vjen puna tek ushtrimi i funksioneve të tij si eurodeputet. Për Mechtild Roos, lektore në Universitetin e Augsburgut në Gjermani, eksperte e Studimeve Europiane dhe veçanërisht Parlamentit Europian, Beleri do ta ketë thuajse të pamundur ushtrimin e detyrës si euro-parlamentar.

“Z.Beleri nuk mund ta ushtrojë siç duhet mandatin e tij, për aq kohë sa është në burg. Ai nuk mund të mbajë fjalime ose të votojë në seancat plenare, në takimet me partinë që përfaqëson apo komisionet. Gjithashtu do ta ketë të vështirë të votohet për ndonjë rol domethënës siç është zëvendëskryetari, raportuesi etj, dhe as nuk mund të marrë ndonjë vend në komitet, çka mund t’i interesojë më së shumti, thjesht sepse nuk është i pranishëm në momentin kur këto rolet shpërndahen brenda anëtarëve të grupit të tij” – thotë Dr.Roos për Deutsche Welle. Sipas saj, partia që e futi Belerin në listën e kandidatëve, “Demokracia e Re”, është anëtare e Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian, grupimit më të madh politik në PE, mes të cilëve ka shumë pretendentë për role dhe poste të rëndësishme. “Një eurodeputet në mungesë dhe i dënuar nuk ka thuajse asnjë shans që t’i jepet ndonjë rol apo post domethënës deri në lirimin e tij. Prandaj, në rastin më të mirë ai do të informohet në mënyrë joformale për zhvillimet brenda Parlamentit Europian dhe vetëm pasi të ketë përfunduar dënimin do të mund të ushtrojë siç duhet mandatin e tij – në pikën kur Parlamenti do të jetë në agjendën normale të funksionimit…” – argumenton ekspertja Roos.

Pse “Demokracia e Re” përzgjodhi një kandidat si Beleri për t’u përfaqësuar në Parlamentin Europian, duke ditur këto ngërçe institucionale të Unionit?

Për Nikolaos Tzifakis, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Peloponezit në Greqi, ekspert i BE-së dhe politikës bashkëkohore të Ballkanit Perëndimor, kandidimi i Belerit u bë për disa arsye: “Kandidimi nënkuptonte një lloj fitoreje simbolike në atë çka dukej të ishte një betejë e humbur. Teksa Greqia nuk mund të ndikonte në procedurat gjyqësore në Shqipëri, populli grek ishte në gjendje të jepte mbështetjen e tij morale për Belerin dhe kauzën e tij. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse vendimi i ‘Demokracisë së Re’ do t’u shërbejë interesave të banorëve të Himarës, të cilët kanë votëbesuar Belerin si kryebashkiakun e tyre” – thotë Tzifakis për DW.

Vendimi i formës së prerë dhënë nga Gjykata e Posaçme shqiptare e Apelit “vulosi” qëndrimin në qeli të Belerit deri në tetor, çka nënkupton se ai nuk do të mund të marrë pjesë në seancën e parë plenare të mbajtur në Strazburg në muajin korrik, qytet ku ai s’mund të betohet si eurodeputet por ku ka paditur Shqipërinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, lajm të cilin e ka njoftuar mënjehërë pas vendimit të Apelit.

Precedentët  

Beleri nuk ishte i vetmi kandidat për eurodeputet në Parlamentin Europian, që i priste rezultatet pas hekurave. Sipas ekspertes Roos, një rast tjetër dhe – ngjashëm i politizuar – ishte edhe ai i italianes Ilaria Salis, kandidate e “Aleancës së të Gjelbërve dhe të Majtëve”, e burgosur në Hungari për rreth një vit, nën akuzën se kishte sulmuar dy ekstremistë neo-Nazistë. Por në rastin e Salis u apikua lirimi nga qelia pasi Hungaria është shtet anëtar i BE-së dhe në bazë të ligjeve europiane, të zgjedhurit eurodeputet i jep dikujt imunitet ndaj procedimeve ligjore në vendet e tjera të Unionit.

“Në njëfarë mase, edhe rasti i Eva Kailitështë gjithashtu për t’u marrë në konsideratë kur flasim për pasojat që burgosja e z.Beleri do të ketë në mandatin e tij si eurodeputet: edhe pse Kaili u burgos gjatë kohës që ushtronte mandatin e saj si eurodeputete dhe veprimeve të jashtëligjshme gjatë ushtrimit të këtij mandati, ajo pati shumë pasoja në ushtrimin e mëtejshëm të detyrës, duke iu hequr posti i Zëvendës-Presidentes së Parlamentit Europian dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitetet e përditshme të politikëbërjes në PE” – argumenton Roos.

Çfarë ndodh më pas mes Shqipërisë dhe Greqisë?

“Nga Beleri pritet që të ndjekë ngushtësisht zhvillimet me Shqipërinë” – thotë eksperti Tzifakis. Sipas tij, nuk ka asgjë të re apo të pazakontë në këtë mes. “Shumë eurodeputetë të tjerë grekë, si për shembull Manolis Kefalogiannis, e kanë ushtruar më parë këtë rol. Pa dyshim që eurodeputetët grekë do të jenë mes mbështetësve të mëdhenj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse Tirana u përmbahet reformave të kërkuara nga BE-ka” – thekson ai.

Por nëse në lidhje me qasjen e Greqisë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë, Tzifakis është optimist, krejt ndryshe është analiza e tij kur flitet mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke risjellë në vëmendje çështjen e kufirit detar. “Niveli i besimit mes dy vendeve është shumë i ulët. Athina nuk është vetëm e bindur se gjyqet ndaj Belerit ishin të padrejta për shkak të një sërë mospërputhjesh procedurale. Por Greqia është mërzitur gjithashtu nga mungesa e përparimit në referimin e mosmarrëveshjes për demarkacionin e kufijve detarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Athina dyshon seriozisht në angazhimin e Edi Ramës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale dhe përmirësimin e marrëdhënieve fqinje” – përmbyll analizën e tij Tzifakis. /DW