23.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

36.4% e çifteve nuk “guxojnë” të bëjnë fëmijë – Mbi 60 mijë nëna mbajnë ngarkesën të vetme

Vështirësitë ekonomike, shtrenjtimi i kostove të jetesës, pasiguritë në punë, kanë bërë që afro 36.4 për qind e çifteve në Shqipëri të mos “guxojnë” të sjellin në jetë fëmijë.

Të dhënat e Censit 2023, tregojnë se në total vendi ynë numëron 705 795 bërthama familjare, term që në statistikë tregon familje me lidhje gjaku mes tyre, nga të cilat 257 139 janë çifte të martuara, por pa fëmijë. Nga ana tjetër numërohen rreth 7743 çifte që bashkëjetojnë dhe nuk kanë fëmijë.

Mesa duket edhe politika e bonusit të lindjeve, përmes së cilës familjet përfitojnë një shpërblim 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë, nuk ka shërbyer mjaftueshëm si nxitje për çiftet e reja.

Nëse do ta krahasojmë me vitin 2011, numri i çifteve të martuara apo që bashkëjetojnë por që nuk kanë fëmijë është rritur me 69%.

Referuar të dhënave të Censit, 363 131 janë çifte të martuara me fëmijë, apo 48.55%. Sa i takon numrit të fëmijëve që kanë, numrin më të lartë e përbëjnë çiftet me tre fëmijë, rreth 152 345 prej tyre, ndërsa 150 669 janë çifte me dy fëmijë. Ndërsa një numër më të vogël zënë çiftet me më shumë fëmijë, ku ata me mbi 5 janë vetëm 10 730 të tillë.

Këto të dhëna nuk janë të specifikuara sipas moshës, për të bërë një ndarje midis çifteve të reja dhe atyre në moshë të madhe, por duke qenë se lindshmëria ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, duket se çiftet me tre fëmijë e sipër janë ata që kanë një moshë të madhe. Nga ana tjetër janë edhe 5 327 çifte që bashkëjetojnë por që kanë fëmijë.

Referuar të dhënave, regjistrohet një shifër shumë e lartë e nënave të vetme me fëmijë, në 60 447, të cilat janë nëna të pamartuara, të divorcuara apo që kanë humbur bashkëshortin/partnerin. Ndërsa baballarë të vetëm numërohen 12 008 në të gjithë vendin.

Thirrja e parë për tërheqje nga brenda partisë, kongresmeni demokrat i kërkon Biden të marrë vendimin e “vështirë”

Lloyd Doggett u bë demokrati i parë i Kongresit që i bëri thirrje Presidentit Joe Biden të tërhiqet nga gara presidenciale, pas një performancë të dobët në debatin ndaj Donald Trump.

Kongresmeni nga Teksasi përshëndeti mandatin e parë “transformues” të Biden në detyrë, por tha se ishte koha për të lejuar një tjetër anëtar të partisë të sfidonte republikanin Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit.

“Duke pranuar se, ndryshe nga Trump, angazhimi i parë i Presidentit Biden ka qenë gjithmonë ndaj vendit tonë, jo ndaj vetvetes, unë shpresoj se ai do të marrë vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për t’u tërhequr. Unë me respekt i bëj thirrje që ta bëjë këtë,” tha Doggett në një deklaratë.

Nga ana tjetër, kampi i Biden ka shpresuar të sigurojë votuesit amerikanë, shumica e të cilëve thonë se besojnë se Biden është shumë i vjetër për të punuar në qeveri, se presidenti ishte zgjidhja më e mirë kundër paraardhësit të tij Trump.

Hysaj mund të bëhet “sheik”, te Lacio presin ofertën për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

E ardhmja e Elseid Hysajt pritet të jetë larg Lacios. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk bën më pjesë në planet e klubit bardhekaltër dhe tashmë duhet të kërkojë një sistemim të ri për të vazhduar karrierën e tij.

Sipas mediave italiane, për futbollistin e Kombëtares shqiptare kanë shfaqur interes klube nga Lindja e Mesme që janë gati të bëjnë një lëvizje për mbrojtësin e djathtë. Lacio do të ishte gati të linte Hysajn të largohet, duke marrë parasysh se ka një rrogë të lartë që kalon mbi 2 milionë euro në sezon në këtë vit të fundit të marrëveshjes mes palëve.

Njëkohësisht, për klubin italian mund të regjistrohej një përfitim ekonomik në rast shitje të futbollistit të cilin e mori nga Napoli me parametër zëro dy vite më parë.

Çfarë ndodh kur pimë ujë me stomakun bosh?

Të gjithë njerëzit duhet të pinë të paktën 7-8 gota ujë çdo ditë për të mbajtur trupin tonë të hidratuar.

Megjithatë, është shumë e rëndësishme të pimë ujë jo vetëm gjatë ditës, por konkretisht sapo zgjohemi në mëngjes.

Ndërsa ne flemë, trupi ynë dehidratohet, sepse ka nevojë për lëngje për të funksionuar dhe burimi i vetëm i tij gjatë atyre orëve janë lëngjet që ka tashmë. Për të reduktuar yndyrën e trupit tonë, është e rëndësishme të pini shumë ujë.

Gjithashtu, uji na ndihmon të rrisim nivelin tonë të energjisë.

Në përgjithësi, nëse e bëjmë zakon të pimë një gotë të madhe ujë me stomakun bosh çdo mëngjes sapo zgjohemi, do të kemi përfitimet e mëposhtme:

Rritja e prodhimit të qelizave të reja
Lëkurë më e shndritshme
Shëndeti më i mirë i sistemit limfatik
Humbje më e madhe peshe
Pastrim më i mirë i zorrës së trashë
Rezistencë më e madhe ndaj sëmundjeve

“Njerëzit duan një gjë të re”, Alibeaj: Poli i tretë, kundër së shkuarës, mbështetje pa asnjë kusht për SPAK!

Ai shprehu bindjen se qytetarët shqiptarë duan një gjë të re, përtej modeleve aktuale politike, që shkojnë sipas dëshirave të kryetarëve.

Pjesë nga intervista: 

Kjo megjithatë do kërkonte edhe atë katarsisin moral, shpesh ju citojnë në një deklaratë që e interpretojnë sikur ju doni të shprehni në një farë mënyre, kur kishit akoma ato gjenialitetet e PD, ideja që iu interpretua kështu sikur hodhët idenë se një qeverisje e mirë do edhe një koalicion të qëndrueshëm. Pra, nuk mund të qeverisësh vetëm do gjithmonë një partner. Dhe këtu doli ideja se Alibeaj po hedh idenë që PD e juaja, në zgjedhjet e ardhshme do dilte më e vogël se Sali Berisha, por mund të ishte një partner në qeverisjen me Edi Ramën, por ama në kushtet që ju thoni këtë duhet paraprakisht t’i thonit njerëzve që ne nuk bëjmë koalicion as me njërin as me tjetrin. Mund të mos jepte rezultat imediat, por mund të kishit historinë e Melonit, e cila filloi me 4 % dhe më pas sot është jo vetëm partia kryesore në Itali dhe qeveris lirshëm, por edhe një nga faktorët kryesorë të të djathtës europiane pas zgjedhjeve të fundit.

Enkelejd Alibeaj: Së pari nuk e di se cila ka qenë deklarata ime, që është keqinterpretuar asnjëherë nuk ka patur një të tillë ..

Një deklaratë që të linte të kuptonte që një qeverisje e mirë, kërkon një koalicion që balancon nga brenda.

Enkelejd Alibeaj: Ok, ka qenë tjetër dhe nuk ka lidhje fare me koalicionin me Edi Ramën, asnjëherë. Ajo çfarë unë besoj është midis sistemit bipolar, tashmë po flas në sistemin elektoral dhe me shumë parti, unë preferoj, koha e do besoj unë të jetë një sistem koalicioni sepse edhe lëvizjet brenda për brenda, ekuilibrat e vegjël brenda për brenda koalicionit janë kufizime ndaj asaj se çfarë mund të bëjë një parti.

Kur je pa kontroll e dimë çfarë ndodh..

Enkelejd Alibeaj: Pikërisht, kaq pra, kjo është e gjithë historia që kam thënë dhe i qëndroj. Por ajo që thoni ju a do ishte e udhës të bëhej një koalicion me Ramën apo me ..

Me Metën apo Berishën, kjo duhet thënë paraprakisht mendoj unë ..

Enkelejd Alibeaj: Unë po e them që tani. Do të jem besoj nesër pjesë e këtij subjekti të ri apo edhe me këto parti të reja, do ishte shprehja më e duhur, jo të vogla të reja.  Kauza kryesore që mund t’i bëjë bashkë këtë pol të tretë, këtë grupim të tretë, është pikërisht jo një zgjedhje e tyre e lirë për të bërë betejë, por është një sfidë që koha e kërkon për të shkuarën për ta lënë mënjanë, përndryshe do mungonte moraliteti, do të dilte pragmatizmi në pah dhe kjo do të ulte edhe besueshmërinë te njerëzit. Kam përshtypjen unë, që njerëzit duan një gjë të re, një gjë që të mos ketë barrë dhe do duhet testuar. Do duhet testuar duke marrë dhe duke thënë që PO, ne do të jemi një pol i tretë një arqipelag partish, lëvizjesh, subjektesh të reja, me një emërues të përbashkët, kundër së shkuarës por me disa elementë mbështetje pa asnjë kusht për SPAK, për drejtësinë e re, ruajtja e një partneriteti, jo thjesht retorikë por me akte konkrete me Perëndimin, luftë ndaj korrupsionit për aq sa politika ka dhe ka për të sjellë akte dhe për t’i injektuar edhe në shoqëri që realisht e ka luftën ndaj korrupsionit. Ndërsa për punën e xhipave, do të them këtë gjë: Sot ka ardhur koha, nëse atëherë kur unë e ti i shihnim xhipat që ishin ata që na ndihmonin, unë mendoj ndryshe, sot duhet ta bëjmë ne aktin në mënyrë që të bindim partnerët tanë që jemi partner jo vetëm për sot por edhe për nesër në mënyrë që xhipat të vijnë./

“Duhet bërë një përpjekje që të mos vazhdojë politika e pistë”, Alibeaj: Ka jetë edhe përtej kënetës dhe moçalit 30-vjeçar politik

“Ka jetë edhe përtej kënetës dhe moçalit 30-vjeçar politik”. Kështu u shpreh Enkelejd Alibeaj gjatë intervistës në “Real Story” në ABC News.

Në lidhje me situatën në të cilën ndodhet PD, ai tha se 2023 rezultoi të ishte formacioni politik që kishte më tepër se sa edhe vetë pushteti akses në media

Më tej ai theksoi se duhet bërë një përpjekje që të mos vazhdojë politika e pistë, ndërsa shtoi se ka jetë edhe përtej kënetës dhe moçalit 30-vjeçar politik.

Pjesë nga intervista:

Dakord, se në opozitë vetëm figurativisht është se ndërkohë influencën në media e ka 100 %.

Alibeaj: 2023 rezultoi të ishte formacioni politik që kishte më tepër se sa edhe vetë pushteti akses në media dhe partia zyrtare në disa media ishte me 0.

Jam dakord me atë që thoni se politika e pistë ka fituar gjithmonë në fund, por ama Rama mund të ketë një të drejtë dhe të thotë vërtetë e kam kundërshtar opozitën por e kam edhe partner. Në kuptimin që nëse do më duhet të bëj reforma, të biem dakord për kompromise politike, etj. në fund fare do drejtohem te partia kryesore e opozitës. Z.Berisha nuk e njohu kurrë Ramën si kryetar të opozitës, por ama pas Gërdecit shkoi dhe bëri kompromisin pa u takuar hiç, dhe u morën vesh për 72 orë me njëri tjetrin. 

Alibeaj: Nuk po them unë se modeli i Ramës sot, ndryshon nga modeli i Berishës dje, është e njëjta gjë.

As unë nuk po them këtë. Unë po them një gjë tjetër. Rama mund ta konsiderojë nga pikëpamja historike që me PD e z.Basha duhet të kem partneritet por kur unë shikoj nga pikëpamja e shifrave që Berisha është personi më i votuar në kampin opozitar, në fund fare unë me atë do shkoj të bëj dakordësinë, siç e bëri për të kthyer normalitetin në parlament, me të do bëj komitetin e famshëm të dakordësisë. Me të do bëj ndryshimet edhe në komisionin antikorrupsion, se ai është personi më I votuar, personi më aktiv. Ndërkohë ku jeni ju?

Alibeaj: Dakord, po të ishte një arsyetim thjesht numerik, do isha edhe unë dakord.

Po politika e pistë me numra luan…

Alibeaj: Jo nuk është kaq e thjeshtë. Logjika ta do që ti zgjedh partnerin tënd atë që ka më tepër numra, sepse me të drejtë mendon se duhet të ketë legjitimitetin më të madh. Çfarëdo lloj reforme që të gëzojë legjitimitet sot dhe të jetë në kohë e shtrirë, do duhet me atë që ka legjitimitet më të madh. Në fakt, arsyeja e Ramës, nuk ishte se kishte legjitimitetin më të madh për shkak të numrave, numrat i kishte më tepër. Jo, për shkak të hallit të madh dhe mundësisë për ta përdorur në situata delikate të Ramës. Kështu e shoh unë.

Si Berisha pas Gërdecit pra, jam dakord me ju. Po puna është ku jeni ju?

Alibeaj: Ja po të them unë. Ajo ku ishim ne dhe ku jemi sot është, që do duhet bërë një përpjekje që të mos vazhdojë politika e pistë, duhet bërë një përpjekje apo jo. Ka jetë edhe përtej kënetës dhe moçalit 30 vjeçar politik. Nuk do konsiderohej si paaftësi e jona që pse nuk u bëmë si ata.

“Rruga e vetme, ndarja totale nga berishizmi”, Alibeaj në “Real Story”: Berisha nuk sfidon dot ofertën e Ramës!

Enkelejd Alibeaj deklaroi se rruga e vetme është ndarja totale nga berishzimi.

Gjatë një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj tha se Sali Berisha nuk përbën më ofertë për shqiptarët, në mënyrë që të ketë mundësi të sfidojë ofertën e kryeministrit Edi Rama.

Në lidhje me Partinë Demokratike, ai tha se nuk do duhet të mbarte brenda një individ që ka një peshë të rëndë në supe politike, non grata, është politike mbi të gjitha.

Pjesë nga intervista:

Por pa humbur kohë ama, paralelisht..

Alibeaj: Paralelisht, madje jo paralelisht, por me avancë do të duhet të ishte marrë dhe është marrë të paktën nga ana ime, rruga: ndarja totale nga berishizmi. Sot unë jemi në test, unë jam në test. Nuk kam qenë më 9 shtator, ka qenë z.Basha se e mori vetë atë vendim.

Ju mendoni se duhet të kishte bërë konsultë Basha në atë kohë?

Alibeaj: Jo, po them këtë. Ka bërë shumë mirë në atë kohë, një kryetar partie merr përgjegjësinë e vet, kjo të rrit të forcon. Sot meqë ndodhën kështu situatat juridiket dhe meqë sot z.Berisha është anëtar i grupit parlamentar nuk e kuptoj pse Nikolla nuk e pranon se duhet të them edhe diçka tjetër tani, për të qenë korrekt me ligjin dhe rregullat. Sot Sali Berisha jo vetëm është kryetar i PD, por duhet të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD.

Po është…

Alibeaj: Nuk më duke se ka ndodhur kjo.

Po pse ia kërkoni këtë znj.Nikolla dhe nuk ia kërkoni z.Bardhi? Pse nuk e mbledh z.Bardhi grupin parlamentar të PD dhe ta rikthejë?

Alibeaj: Nuk kam shumë informacion, por me çfarë kam lexuar në media me thënë të drejtën, që është bërë një kërkesë drejtuar znj. Nikolla.

Po pse kur ai është kryetar i PD, mblidhen strukturat dhe e fusin apo jo.

Alibeaj: Kështu do duhet të ndodhë.

Strukturat i drejton z.Berisha mbaroi filmi…

Alibeaj: Nuk i futem se këto mund të jenë cic mice të vogla procedurale, por në koncept është pjesë e grupit parlamentar të PD. Duke qenë se unë kam qenë në një segment jo pak të rëndësishëm, me qëndrimin që jo grupi parlamentar i PD, Partia Demokratike nuk do duhet të mbarte brenda një individ që kishte dhe ka një peshë të rëndë në supe politike, nuk është çështje juridike ajo çështja e non gratës, është politike mbi të gjitha, dhe ka edhe diçka tjetër më të rëndë, nuk përbën më ofertë të re për shqiptarët për të sfiduar ofertën e Edi Ramës, aty ka vend vetëm për një qëndrim, o për qëndrimin që do që PD ta shihte të rinovuar, të ishte e aftë të perceptonte ndjeshmëritë aktuale të shoqërisë dhe të të ardhmes, më aftësinë për t’u rishpikur, ose me qëndrimin tjetër që është parti e njërit, parti pronë private që lind dhe vdes më atë që e ka krijuar. O njëri o tjetri, sot është ai unë nuk jam, jam jashtë dhe besoj se është e ndershme kjo lloj sjellje. Kam pasur edhe sugjerime ndër kolegë, se sa mirë do ishte që ta bënim luftën brenda në formën e një disidence për të …, nuk jam dakord.

Vula dhe logoja e partisë në duart e Berishës/ Alibeaj: PD u rikthye pronë private, pa asnjë shpresë për shqiptarët

Enkelejd Alibeaj në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, foli për divorcin e tij politik me Sali Berishën, pasi ky i fundit mori logon dhe vulën e PD-së me vendim gjykate.

Ai u shpreh se bëri përpjekje deri në momentin e fundit për ta rinovuar PD që të mos rikthehej edhe një herë 30 vite më parë, një parti e njëshit, pronë private pa asnjë lloj shprese tashmë për të qenë shpresë për shqiptarët.

Më tej Alibeaj tha se PD u rikthye pronë private pa asnjë lloj shprese tashmë për të qenë shpresë për shqiptarët.

Pjesë nga intervista:

Njëkohësisht, si e lexoj unë, duket si një mesazh për ti thënë pjesës tjetër të PD, që nuk e ndjejnë se përfaqësohen nga Sali Berisha të thonë, ok lëvizim. Akti i z.Basha që thotë do bëjmë rekurs, mund të ketë sens juridik por nuk ka sens politik, kur ju jeni më pak se një vit nga zgjedhjet. Keni deklaruar se do merrni pjesë në zgjedhje…

Alibeaj: Besoj ky është një konsensus i thënë nga të gjithë, jo vetëm nga unë dhe Basha, por edhe shumë të tjerë.

Tani çfarë do bësh, do presësh rekursin apo do fillosh ringritjen e strukturave të Partisë që nuk do i bashkohen ballkonit?

Alibeaj: Po them gjënë tjetër e shpjegova edhe pak më parë, nuk ishte thjesht dhe vetëm një ankim juridik e bërë nga juristi Enkelejd Alibeaj. Nuk lexohet një parti si një studio legale, çdo akt juridik, ankimi ishte një i tillë, kishte një synim politik. Përpjekje të bëra deri në momentin e fundit për ta rinovuar PD që të mos rikthehej edhe një herë 30 vite më parë, një parti e njëshit, pronë private pa asnjë lloj shprese tashmë për të qenë shpresë për shqiptarët. Me rrezikun e madh që mesa duket nuk përbën një ofertë të re sot për publikun shqiptar ndaj ishte një detyrim i natyrës politike për t’u lexuar kështu. Koha politike ecën shumë më shpejt se sa rregullat proceduriale. Lidhur me rekursin, unë do të isha dakord për ta bërë rekursin vetëm për një arsye, thjesht për të testuar sistemin, nuk do shpresoja asgjë më shumë se sa kaq.

Endri Hasa: Do të përfaqësojmë një alternativë në zgjedhje

Ish-deputeti demokrat Endri Hasa, pjesë e grupimit të demokratëve krah Lulzim Bashës thotë se janë një formacion politik i mirëstrukturuar, si në qendër dhe në bazë dhe se gjithë struktura partiake ekziston dhe është aty.

Kjo parti politike që ishte zyrtarisht dhe ajo që njihej nga gjykata deri më 11 qershor, gjithçka është aty dhe nuk zhbëhen këto gjëra brenda natës dhe të bëhet një parti të re.

Fakti që nuk ka një status politik, është e vërtetë, por nuk do të thotë që nuk ka parti politike. Partinë politike e bëjnë idetë dhe strukturat e organizuara.

Teoritë me strukturat që po shkojnë te PD, atje, apo këtu, janë këta njerëz që nuk janë të vetëdijshëm se si është krisur ky grupim politik.

Është një krisje politike, në bazë të disa vlerave që ne si grupim, jemi ndarë. Një katastrofë ka ndodhur dhe këta njerëz janë përplasur me njeri tjetrin.

Nëse individë të caktuar e gjejnë veten në kundërshtim me idetë që kishte deri dje, secili është në të drejtën e vetë që të bëj zgjedhjen e tij.

Kurrë nuk do të isha pjesë e një grupimi politik, ku bëjnë pjesë disa individë që janë përgjegjës për atë që ndodhi më 8 janar, që është një turp për PD por dhe për Shqipërinë.

Ne duhet të fokusohemi sot te beteja që kemi me shoqërinë.

Ne kemi shprehur dëshirën që të bëjmë rekurs se besojmë se vendimi i vulës nuk është i drejtë dhe i ligjshëm.

Por nga ana tjetër iu kemi thënë të gjithë shqiptarëve, që si strukturë politike, do të jemi në zgjedhje e ardhshme, qoftë kjo dhe me logo tjetër.

Duke folur për MCN Live, Hasa deklaroi se nuk ka qenë në PD për shkak se besonte dikur te Sali Berisha apo te Lulzim Basha, por se është i djathtë.

Në vijim shtoi se e kanë kundërshtuar sistemin aktual zgjedhor dhe se për votën e emigrantëve, mungon vullneti politik.

Sa i takon mundësisë për drejtimin kolegjial Lulzim Bashës, Hasa tha se një gjë e tillë nuk i është kërkuar asnjëherë.

U sekuestruan 1 mln euro drogë, kush është “koka” e grupit kriminal që vepronte në Francë ! I dënuari me 16 vite burg për pr*stitucion drejtonte bandën nga Shqipëria

Detaje të reja dalin nga operacioni përbashkët i autoriteteve franceze në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, ku u vendosën në pranga 19 anëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës me bazë në Lion.

 

Në Shqipëri u arrestuan Zabit Fisniku, i cili ishte edhe koka e grupit kriminal, si edhe Redian Doda dhe Fabi Isaku.

Kreu i bandës rezulton i dënuar me 16 vite burg për trafikim femra dhe drejtonte grupin nga Shqipëria.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ky grup kriminal e kishte aktivitetin në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes të vendosura në qarkun e Savojës dhe Savojës së sipërme. 

Nga hetimet, sipas SPAK, është bërë e mundur të vërtetoheshin dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone, Ain, Savojë dhe Savojës së sipërme  nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit.

Autoritetet franceze të drejtësisë kanë proceduar me arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, si edhe sekuestrimin një shumë prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve. Ndërsa GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre personat nën hetim me inciale R.D., Z.F., F. I., banues në Shqipëri.

“Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 3(tre) persona në hetim, dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 66, datë 28.06.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 3(tre) personat nën hetim.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Xhandarmërisë Franceze (pjesë e Skuadrës së Përbashkët Hetimore) janë ekzekutuar masat sigurimi personal për personat nën hetim që banonin në Shqipëri për shtetasit: R.D., Z.F., F. I.”, informon SPAK.

Gjithashtu SPAK ka sekuestruar një llogari bankare në euro në emër të personit nën hetim me iniciale R.D dhe të shtetasit J.H, të shumës monetare prej 20.000 (njëzetmijë) euro.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 10 vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar:

·         15 automjete,

·         34.270 euro cash,

·         1000 franga zviceriane,

·         180.000 lekë të reja,

·         9 aparate celularë,

·         3 tableta,

·         1 kamerë, dokumente dhe karta SIM.

Ndërkohë sipas Prokurorisë së Posaçme vera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon shumën prej 1 milion euro.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, bazuar në materialin e referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar (kryesisht) procedimin penal Nr. 38, të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28 pika 4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe me autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Rezultatet e hetimeve në Francë

Bazuar akteve që janë administruar për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, gjatë periudhës gusht-dhjetor 2022, autoritetet franceze të drejtësisë kanë filluar një hetim paraprak në qarkun e Albertville (73), në lidhje me veprimet e një grupi kriminal të organizuar i cili është marrë me trafikun e drogës. Kjo strukturë ishte e vendosur në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes të vendosura në qarkun e Savojës (73) dhe Savojës së sipërme (74). Juridiksioni ndërkrahinor i posaçëm i Lionit ka marrë përsipër dosjen dhe ka hapur një hetim gjyqësor, drejtimi i të cilit i është besuar Seksionit të Kërkimeve të Lionit.

Hetimet e kryera, bënë të mundur të vërtetohen dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone (69), Ain (01), Savojë (73) dhe Savojës së sipërme (74) nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit (69).

Aktivitet i paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve që zhvillohej në territorin francez, drejtohej nga një shtetas shqiptar i cili jetonte dhe banonte në Shqipëri.

Rezultatet e Hetimeve në Shqipëri

Nga hetimet e përbashkëta të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Francë dhe në Shqipëri i 19 personave (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve, sekuestrimi i sasive të konsiderueshme monetare, lëndëve të ndryshme narkotike (heroinë dhe kokainë, si dhe lëndë përzierje), automjete, pajisje elektronike, etj.

Autoritetet franceze të drejtësisë kanë proceduar me arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, sekuestrimin e sasisë monetare prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 3(tre) persona në hetim, dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 66, datë 28.06.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 3(tre) personat nën hetim.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Xhandarmërisë Franceze (pjesë e Skuadrës së Përbashkët Hetimore) janë ekzekutuar masat sigurimi personal për personat nën hetim që banonin në Shqipëri për shtetasit: R.D., Z.F., F. I.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për një llogari bankare në euro.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, është ekzekutuar masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për llogarinë bankare në euro, në emër të personit nën hetim R.D dhe të shtetasit J.H, të shumës monetare prej 20.000 (njëzetmijë) euro.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 10 (dhjetë) vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

·         15 automjete,

·         34.270 euro cash,

·         1000 franga zviceriane,

·         180.000 lekë të reja,

·         9 aparate celularë,

·         3 tableta,

·         1 kamerë, dokumente dhe karta SIM.

Vlera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon vlerën prej 1 milion euro.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust, Europol, Xhandarmërisë Franceze, si dhe Atasheut të Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Franceze në Shqipëri, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK.