26.5 C
Tirana
E martë, 29 Korrik, 2025

Flet kandidati kandidati i KEA, Albor Elezi: Të bëjmë ndryshimin e madh si në 1990. Pse kërkoj votën e bashkëqytetarëve..

Është i pesti në listën rendore pa numër në fletën e kandidatëve për deputetë të Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën, por është i barabartë mes të barabartëve, sepse secili ndodhet në listë të hapur. Albor Elezi zyrtarisht është në garë për një vend në Parlamentin e pas 11 majit. Ai kërkon të sfidojë politikën e vjetër, asaj politike që në 34-vite nuk ka mbajtur premtimet ndaj zgjedhësve, të atyre deputetëve që i shohin qytetarët si dele në vathë duke i takuar një herë në katër vite a thua se iua kanë detyrim. Në një intervistë për startnews.al, z.Elezi do të flasë për arsyet që e shtynë të pranojë ftesën e Lulzim Bashës për të kandiduar, të cilat i konsideron dhe personale, por dhe që përputhen më vizionin dhe programin që kjo forcë politike ka, si dhe qasjen ndaj qytetarëve dhe mënyrën se si organizohen gjërat brenda familjes politike.

Zoti Elezi beson tek mbajtja e fjalës dhe meritokracia, ndaj fakti që sot Lulzim Basha e bëri fakt atë që premtoi, të listës së hapur është një tregues se një frymë e re po vjen sot në politikë dhe nesër në qeverisje. Në këtë intervistë Albor Elezi rendit dhe disa problematika që sot ndeshin qytetarët shqiptarë e rrjedhimisht dhe ato të Spitallës nga vjen, të Durrësit, Shijakut dhe Krujës ndaj dhe kërkon votën e bashkëqytetarëve për të qenë pranë tyre në zgjidhjen e halleve dhe problemeve si një zë i fortë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndiqni intervistën e Albor Elezit në vijim.

Zoti Elezi përse pranuat të kandidonit për deputet dhe pse pikërisht në listën e Koalicionit Euroatlantik?
Kandidimi në politikë veçse një privilegj që të jepet është më shumë një përgjegjësi. Sidomos në kohët e sotme ku politika është bërë mosbesuese nga sjellja jo realiste e politikanëve të tranzicionit. Sot, kur të trokasësh në dyert e qytetarëve, kur t’i takosh ato, duhet të kesh një fytyrë të pastër, te kesh integritet si njeri. Duhet të mos i kesh gënjyer kurrë më parë, të mos iu kesh futur duart në xhepa, të mos kesh keqpërdorur besimin e tyre. Si njeri i angazhuar politikisht, arsyeja e parë që më shtyu të pranoja propozimin e strukturave dhe ftesën e drejtuesit politik Lulzim Bashës është dhe meritokracia brenda radhëve në familjen tonë politike. E them këtë sepse listat nuk u mbyllën nga kryetari, por jemi të gjithë të barabartë mes të barabartëve! Kush do të fitojë më shumë vota të qytetarëve të Qarkut Durrës do të shkojë në Parlament. Ajo çfarë është thelbësore në politikë që radhët e karrierës në politikë të mos jenë në dorë të kryetarit, por të aftësisë së vetes, e këtë na e mundësoi Lulzim Basha përmes Koalicionit Euroatlantik.

A mund të rendisnin të tjera arsye më thelbësore, më konkrete që iu obliguan të merrnit përsipër këtë përgjegjësi ndaj bashkëqytetarëve tuaj?
E theksova edhe më lart. Njëra arsye ishte politike, kur tashmë është qartësuar fakti që ne në bazë na kanë trajtuar si thes votash nga lart dhe asnjëherë nuk jemi vlerësuar për atë çfarë kemi dhënë në terren. Ky ishte fundi i talljes dhe veçse nuk duhej të ia lejoja vetes këtë shfaqe të shëmtuar, duhej dhe të merrja përgjegjësinë t’i dilja vet zot situatës në të cilën ndodhemi duke dhënë shembullin tim.
Por, thelbësore në këtë angazhim timin politik është fakti që mendoj se ka ardhur koha që kasta e vjetër politike të hap rrugë, sepse ky vend vazhdon lëngon si pasojë e keqqeverisjes së kësaj klase politike të treshes Rama-Meta-Berisha të cilët i kanë trajtuar shqiptarët si dele duke mos respektuar besimin e tyre përmes votës për ta përkthyer këtë në një qeverisje të mirë për qytetarin. Rrjedhimisht kjo keqqeverisje e ka lënë Shqipërinë në këtë udhëkryq. Qytetarët ia mbathin çdo ditë për të ikur nga pasiguria dhe kushtet jo të mira sociale-ekonomike. Më i frikshëm është fakti që nga ky vend i bekuar nga perëndia po ikin dhe profesionistët ata të cilët kanë dhe rroga të mira. Skenari i trekëndëshit të Bermudës në politikë siç e ka theksuar z.Basha ka qenë largimi i sa më shumë shqiptarëve dhe qeverisja përmes rotacionit të pushtetit përmes militantëve të tyre kur ata të janë gati.
Sot që flasim Shqipëria nuk ka plotësuar atë ëndërr studentore që vinte përmes thirrjeve nga qyteti Studenti në vitin 1990: -“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. As pas tri dekadash e gjysëm kjo nuk ka ndodhur dhe paturpësisht ata që e kanë patur në dorë dhe na kanë gënjyer vazhdojnë ta premtojnë ende të ardhmen. Përgjegjës të kësaj situate janë Rama-Meta-Berisha, ata të cilët kanë drejtuar dhe sot duan të uzurpojnë skenën politike përmes një loje të pandershme politike ku gatuan Kodin Zgjedhor në kuzhinën e tyre siç deshën dhe duan t’i imponohen shqiptarëve sërish përmes rotacionit të kontrolluar sa herë duan ata. Kjo lojë e tyre nuk ka për të funksionuar më. E sa i përket pyetjes për diçka konkrete rreth kandidimit, e përmbledhur përsa theksova më lart: Ne jemi dëshmitarë të gjithë që kjo klasë politike ka mbajtur peng zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë. Kaq mjafton që të ndëshkohen dhe nuk ka për të ndodhur më që të na marrin për budallenj. Shqiptarët e ndershëm kësaj here do ti dalin zot Atdheut të tyre për të mos e lënë në dorë të hajnave.

Si opozitar dhe qytetar cili është vlerësimi juaj për qeverisjen 12 vjeçare të socialistëve dhe a mendoni se vijnë me ndonjë bilanc pozitiv tek qytetarët për të kërkuar votën më 11 maj?
Ju më thoni vlerësim, por vetëm të tillë nuk kam. Pozitiv as bëhet fjalë, por negativiteti për qeverisjen e Rilindjes është aq i madh sa të lë pa tekst. Për të iu përgjigjur pyetjes tuaj, mund të them që është një qeverisje e përfshirë nga skandalet e pafundme korruptive dhe e lidhur me krimin. Ky nuk është thjesht një konstatim imi, por dhe nga shqiptarë e ndërkombëtarë. Kjo konstatohet edhe në raportet ndërkombëtare përfshi dhe DASH. Rilindja, e ardhur në pushtet në 2013 nën moton “Të gjitha qelbësirat bashkë” nuk ka mundur të mbajë asnjë premtim real ndaj zgjedhësve. Situata nuk është përmirësuar aspak në të gjitha fushat. Më konkretisht arsimi ka degraduar. Me dhjetëra mijëra, në mos qindra mijëra nxënës sot nuk janë në auditorët e shkollës sepse familjet e tyre kanë emigruar. Të tjerët që janë në shkollë kanë të bëjnë me një cilësi të dobët në mësimdhënie si dhe në mjaft zona shkollat pikojnë shiun brenda. Propaganda me disa shkolla në Tiranë dhe ato me taksë shtesë ndaj qytetarëve nga bashkia, nuk pasqyrojnë realitetin. E njëjta gjë me shëndetësinë, ku edhe pse ndonjë godinë është rikonstruktuar shërbimi që merret është ende i ulët, pse jo korruptiv ku qytetarëve iu duhet të paguajnë nën dorë pa llogaritur këtu mungesën e ilaçeve në çdo spital. E për çfarë arritjeje të flasësh për Rilindjen, kur kemi parasysh faktin që siguria lë mjaft për të dëshiruar. Kjo për faktin sepse qytetarëve iu ka humbur besimi për të bashkëpunuar dhe denoncuar tek Policia e Shtetit sepse brenda saj ka elementë korruptiv që shesin informatorin. Si qeverisja vendore dhe ajo qendrore kanë qenë larg qytetarit. Kur flasim për Durrësin kemi parasysh faktin që kemi të bëjmë me një zonë informale si Spitalla që pavarësisht propagandës ende nuk janë legalizuar ndërtimet pa leje, janë bërë në mënyrë selektive, nuk ka patur ardhje të bizneseve siç dhe është premtuar për tu shpallur Zonë e Lirë Ekonomike. Në Qarkun Durrës kemi ende probleme me Rindërtimin dhe ky një spektakël rilindas sepse ende banorët sot janë pa shtëpi dhe nuk iu është mundësuar sistemimi në banesa. Nuk po numërojë problemet e shumta më të cilat përballen qytetarët si papunësia, varfëria etj, pjesë e gjithë shoqërisë sonë.

Cila është pritshmëria juaj dhe formacionit politik për të cilin kandidoni në këto zgjedhje?
Unë dhe kandidatët e Koalicionit Euroatlantik nuk kemi ego të sëmurë karriere. Shkojmë para shqiptarëve për tu kërkuar atyre që së bashku të bëjmë ndryshimin e madh. Është ky një moment historik si në vitin 1990 për tu ndarë përfundimisht nga e shkuara jo vetëm 34 vjeçare komuniste. por 81 vjeçare sepse këtë vend nga viti 1944 e kanë qeverisur komunistët e ndarë edhe në parti të tjera e fatkeqësisht edhe në PD. Jo vetëm që ne të djathtët jemi prerë në besë, por dhe sot kërkojnë të mbajnë të uzurpuar skenën politike xhaketat e vjetra si dhe pasardhësit e tyre bllokmenësh të rinj.
Prandaj jo për interesin tim personal dhe kolegëve të mi kandidatë, kërkojmë nga qytetarët shqiptarë të rrëzojmë të vjetrën peng mbajtëse të së ardhmes sonë dhe votojmë për Shqipërinë në BE. Këtë do ta mundësojë Lulzim Basha, një politikan perëndimor, me vizion dhe i pakompromentuar që kërkon t’i dal zot vendit e ne po i shkojmë pas atij.

Apeli juaj për zgjedhësit?
Për ata që më njohin e të tjerë që do të mund t’i takoj përgjatë fushatës elektorale i garantoj se nëse do të më besojnë votën nuk do t’i zhgënjej dhe do të jem njëri prej tyre në sallën e Parlamentit dhe do ta ngre fort zërin për interesat e qytetarëve të Durrësit.
Apeli im është të shkohen në votime masivisht, të votohet për të ardhmen, të votohet nr.4, Koalicioni Euroatlantik, të votojnë emrin tim; Albor Elezi.

Eljan Kasa: Më 11 maj voto për reformën që i jep qytetarëve më shumë fuqi

Në një thirrje publike në rrjetet sociale, kandidati për deputet në Qarkun Durrës, Dr. Eljan Kasa, ka theksuar rëndësinë e një prej reformave kyçe të programit të Koalicionit Euroatlantik: zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe rritjen e kompetencave të tij për të garantuar kontrollin dhe balancën e pushteteve. “Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit është një hap më i sigurt drejt demokracisë së vërtetë,” shprehet Kasa, duke shtuar se kjo reformë do të përfshijë gjithashtu ngritjen e një Inspektorati të Përgjithshëm dhe vendosjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit në varësi të këtij institucioni.

“Është koha për reforma të guximshme që vendosin qytetarin në qendër të vendimmarrjes,” nënvizon ai, duke theksuar se kjo do të mundësohet vetëm përmes një Parlamenti të ri, të dalë nga vota e 11 majit. Një votë për Koalicionin Euroatlantik është një votë për deputetë që mbrojnë interesin publik dhe janë të angazhuar për një shtet me më shumë drejtësi, transparencë dhe llogaridhënie.

#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik

Postimi i plotë:

Koha për një president të fortë dhe të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.
Rruga drejt një Shqipërie më të drejtë dhe të kontrolluar.

Në një kohë kur besimi i qytetarëve shqiptarë në institucionet publike po lëkundet, është e domosdoshme të rishikojmë strukturën e sistemit tonë politik. Një propozim i rëndësishëm në këtë drejtim është zgjedhja e Presidentit të Republikës në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli çdo pesë vjet, duke i dhënë këtij institucioni kompetenca të zgjeruara për të garantuar një balancë më të mirë të pushteteve dhe një kontroll më efektiv mbi administratën publike.
Zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit është një hap më i sigurtë drejt demokracisë së vërtetë
Aktualisht, Presidenti i Shqipërisë zgjidhet nga Kuvendi, një proces që shpesh është subjekt i marrëveshjeve politike dhe mungesës së transparencës. Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit nga qytetarët do të forconte legjitimitetin e këtij institucioni dhe do të siguronte që ai të jetë përfaqësues i vërtetë i vullnetit popullor. Një grup deputetësh ka propozuar këtë ndryshim, duke theksuar nevojën për një reformë që i jep qytetarëve më shumë fuqi në procesin demokratik.
Por rëndësinë më të madhe e ka rritja e kompetencave të Presidentit e cila con në garantimin e kontrollit dhe balancës.
Për të forcuar rolin e Presidentit si një balancues i pushteteve, është e nevojshme t’i jepen kompetenca të zgjeruara, duke përfshirë:

– Vendosjen e Xhandarmërisë nën varësinë e tij, për të garantuar një forcë të pavarur që mund të veprojë në situata emergjente dhe të mbrojë rendin kushtetues.

– Krijimin e një Inspektorati të Përgjithshëm të Kontrollit, dhe vendosjen e tij nën juridiksionin e presidentit. një institucion i ri që do të monitorojë dhe koordinojë punën e të gjitha inspektorateve shtetërore, duke siguruar efikasitet dhe shmangie të abuzimeve.

– Vendosjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit nën varësinë e Presidentit, për të forcuar auditimin dhe kontrollin financiar të institucioneve publike, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie.

Një Shqipëri më e fortë bëhet përmes reformave të guximshme.
Propozimi për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit dhe rritjen e kompetencave të tij nuk është një hap prapa, por një hap përpara drejt një demokracie më të konsoliduar dhe një shteti më funksional. Në një kohë kur sfidat janë të shumta dhe besimi në institucione është në rënie, është koha për reforma të guximshme që vendosin qytetarin në qendër të vendimmarrjes dhe sigurojnë një kontroll më të mirë mbi pushtetin ekzekutiv.
Vetëm përmes një Presidenti të fortë, të zgjedhur nga populli dhe me kompetenca të qarta, mund të ndërtojmë një Shqipëri ku drejtësia, transparenca dhe llogaridhënia të jenë vlera themelore të shoqërisë.

U “sëmur” në SHBA, Vuçiç shtrohet në spital në Serbi, por ish-diplomati thotë se shefja e stafit të Trump e përzuri nga Mar-a-Lago

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd, raportojnë mediat në Beograd.

Paraprakisht, Vuçiç ishte “sëmurë” gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kontrolluar nga mjekët dhe pas kontrollit kishte vendosur të kthehej në Serbi, sipas transmetuesit publik serb, RTS.

Vuçiç gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

Ai ishte paralajmëruar se do të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, madje edhe me presidentin Trump para se të ndërpriste vizitën në SHBA.

I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.

Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb.

Por ish-diplomati serb Nebojsa Vujoviç, ka dhënë një tjetër version për “sëmundjen” e papritur të Vuçiç në SHBA dhe kthimin e parakohshëm të tij në Beograd, duke thënë se ka qenë shefja e presidentit amerikan Donal Trump, ajo që “i ndaloi hyrjen në kompleksin Mar-a-Lago në Florida”.

“Trumpit i intereson më shumë loja individuale e shahut me Putinin (Zelenskin e ka ‘varrosur’ tashmë), sesa Vuçiç që kërkonte të zgjidhte problemet e brendshme në Serbi përmes një fotografie me Trumpin. Ai donte që me atë foto (ose pritje) në Florida të zbuste kërcënimin që i vjen nga Europa dhe pastaj të shkonte në Moskë. U përpoq të pozicionohej mes Trumpit dhe Putinit, duke i rrëmbyer Trumpit ekskluzivitetin dhe pozicionin e liderit të preferuar për Europën”, tha Vujoviç, raporton Nova.rs.

Ish-diplomati thekson se Vuçiç e ka gërryer pozicionin e tij si në Uashington, ashtu edhe në Moskë.

“Me këtë veprim, e ka dëmtuar veten më shumë në Europë se sa e kanë dëmtuar studentët. Por, studentët kanë arritur ta nxisin të sillet në mënyrë të paarsyeshme dhe të dëmtojë veten. Ata e goditën në nerva dhe i dhanë një ‘kompas’ për të kaluar nga një gabim në tjetrin. Ai kërkoi një përballje të shpejtë me komunitetin akademik dhe shtypjen e protestave, por po arrin të kundërtën. Edhe ata që e kanë mbështetur për interesa të tyre – mbi të gjitha Brukseli, Parisi dhe Berlini – tani detyrohen të lidhin duart”, deklaroi Vujoviç.

Nga Alegri te Pioli dhe të rinjtë, ja lista e gjatë te verdhekuqtë e Romës për trajnerin e ri

Roma do të ndërtohet nga e para dhe në fundin e këtij sezoni pritet që të ketë një “casting” për trajnerin që do të drejtojë projektin e ri. Klaudio Ranieri e ka thënë hapur që nuk do të vazhdojë më dhe ai do të ketë rolin e këshilltarit pranë presidentit.

Për momentin, drejtuesit janë të pavendosur për profilin, nëse duhet një trajner me eksperiencë apo një trajner i ri. Në listën e parë është Stefano Pioli, një trajner që pëlqehet shumë nga drejtuesit. Po ashtu, nuk mungon as Masimiliano Alegri, i cili është një trajner fitues dhe në pritje të një telefonate për të rinisur sërish rrugëtimin në futboll.

Por mes emrave të shumtë janë edhe kandidatët më të rinj si Fabregas, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme me Komon dhe ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të rëndësishme në Europë. Pa harruar edhe Fariolin që në vitin e parë me Ajaksin po fiton kampionatin. Një tjetër emër që ka interes për verdhekuqtë është edhe Kivu. Ai ndryshoi sezonin e Parmës.

Ja çfarë problemi shëndetësor fshihet pas djersitjes së pëllëmbëve të duarve

Djersitja është një funksion jetësor i trupit që kontribuon në rregullimin e temperaturës. Kur trupi ynë djersitet kur nuk ka nevojë të ftohet, atëherë po flasim për djersitje të tepërt.

Pse djersiten pëllëmbët?

Faktorë të ndryshëm, duke përfshirë obezitetin dhe menopauzën, mund të ndryshojnë sasinë ose frekuencën e djersës. Disa njerëz kanë hiperhidrozë palmare, që është termi mjekësor për pëllëmbët e djersitura. Kjo djersë ndonjëherë mund të shkaktojë shqetësim emocional dhe psikologjik dhe të ndërhyjë në aktivitetet e përditshme.

Simptomat e hiperhidrozës palmare

  • Djersitje e tepërt që nuk është për shkak të ndryshimeve në temperaturën e trupit ose aktivitetit fizik.
  • Djersitje që tenton të prekë vetëm pëllëmbët dhe gishtat.
  • Rregullisht i ndjeni pëllëmbët e duarve të ftohta dhe të njoma.
  • Në disa raste, gishtat mund të fryhen.

Çfarë nënkuptojnë pëllëmbët e djersitura për shëndetin tuaj

  • Djersitja e pëllëmbëve mund të jetë simptomë e problemeve të ndryshme shëndetësore. Disa nga këto përfshijnë:
  • Përdorimi i ilaçeve që kanë djersitje si efekt anësor.
  • Çrregullimi i përdorimit të alkoolit (një grup çrregullimesh të sjelljes dhe fizike që lidhen me përdorimin e alkoolit) ose varësia nga droga.
  • Infeksione, të tilla si tuberkulozi ose sepsë.
  • Sëmundjet endokrine si diabeti dhe çrregullimet e tiroides.
  • Gjendje neurologjike të tilla si sëmundja e Parkinsonit dhe goditja në tru.

Çfarë mund të bësh?

Nëse hiperhidroza palmare është një simptomë e re për ju, është e rëndësishme ta raportoni atë te mjeku juaj. Antidjersitësit janë një tretësirë ​​që mund t’ju rekomandohet, por duhet t’i përdorni ato në mënyrë korrekte dhe sipas udhëzimeve të mjekut tuaj. Disa kura natyrale përfshijnë sherbelë, çaj jeshil dhe larës kamomil. Meqenëse djersitja e shtuar lidhet gjithashtu me stresin, ilaçet natyrale që e zvogëlojnë atë mund të ndihmojnë edhe me hiperhidrozën palmare. Mënyra të tjera për ta trajtuar atë janë injeksionet e toksinës botulinum, jontoforeza dhe terapia me lazer. Nëse problemi ndikon në jetën tuaj të përditshme, diskutoni zgjidhjet e mundshme me një dermatolog.

“Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu”, Basha mesazh demokratëve: Më 11 maj keni një alternativë të pastër në krah të drejtësië, Koalicionin Euroatlantik

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh drejtuar demokratëve të zhgënjyer, ku shprehet se idealet e Partisë Demokratike po përdoren për interesa personale dhe për të shpëtuar nga drejtësia figura të inkriminuara si Ilir Meta.

“Partia Demokratike ishte shpresë për të gjithë ne. Por sot, ajo shpresë është zbehur. Me votën tuaj duan të nxjerrin Ilir Metën nga burgu. Kjo nuk është ajo për të cilën luftuam. Dhe nuk është ajo në të cilën beson shumica dërrmuese e demokratëve”, shprehet Basha.

Ai thekson sezgjedhja në 11 maj është e qartë, ose me Shqipërinë pa korrupsion ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia. Basha u bën thirje të bashkohen me Koalicionin Euroatlantik, pasi këtu ndodhen demokratët e vërtetë që kanë qëndruar gjithmonë në krah të qytetarëve.

“Më 11 maj, zgjedhja është e qartë: ose me Shqipërinë pa korrupsion, ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia,” thotë Basha.

Basha në “Review” në Euronews Albania: Vota më 11 maj është vendim për 1460 ditë – Zgjidh numrin 4, jo për t’i nxjerrë nga burgu të korruptuarit

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania me gazetaren Jonida Shehu, u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë përpara se të votojnë më 11 maj, duke theksuar se çdo votë ka pasoja për katër vitet e ardhshme.

“Votimi nuk është një akt momental, por një vendim që ndikon në 1460 ditë të jetës sonë. Katër vite më parë u mor një vendim dhe pasojat e tij i kemi ndjerë të gjithë: varfëri, korrupsion dhe një qeveri që punon vetëm për shokët e vet”,
deklaroi Basha.

Ai akuzoi qeverinë aktuale për mbrojtjen e personave të inkriminuar dhe paralajmëroi se vota për numrin 5 do të thotë “nxjerrje nga burgu e shokëve të Edi Ramës të dënuar për korrupsion”, ndërsa vota për numrin 1 do të thotë “nxjerrja e Ilir Metës nga burgu”. “Propozimi për të luftuar korrupsionin me Rroshin dhe Metën është një tallje e hidhur me demokratët”, shtoi ai.

Sipas Bashës, vota e vetme që garanton një luftë të vërtetë kundër korrupsionit, mbështetje për SPAK-un dhe kthimin e parave publike te qytetarët, është vota për numrin 4 – Koalicioni Euroatlantik.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Në datën 11 maj, është mundësi, është vendim që e merrni një herë në katër vjet. Para katër vitesh, e keni marrë këtë vendim, dhe 1460 ditë, katër vjet, jetoni me pasojat e atij vendimi. Keni parë vendin të varfërohet, keni parë korrupsionin të rritet, keni luftuar për të mbijetuar për të mbyllur muajin ndërkohë që qeveria merrej vetëm me mbrojtjen e shokëve të vet dhe mbushjen e xhepave në kurrizin tuaj. E gjitha kjo, për një vendim të gabuar, qoftë ky për një votë të gabuar apo mosmarrjen e këtij vendimi, mos shkuarje në votime.
Më 11 maj, të gjithë neve kemi një votë. Një votë ka gjithësecili prej jush. Merrni vendimin e duhur për veten tuaj dhe familjet tuaja. Padiskutim vota për numrin pesë, është votë për të nxjerrë nga burgu shokët e Edi Ramës, tek 7×7=313, që janë atje për korrupsion se ju kanë vjedhur. E them, me dhimbje por voto për numrin një, kësaj rradhe shkon me nxjerr Ilir Metën nga Burgu. Propozimi që të luftosh krimin dhe korrupsionin me Elvis Rroshin dhe Ilir Metën, është tallje me demokratët. Shumë prej jush kanë reflektuar. E vetmja votë për luftë deri në fund korrupsionit, për mbështetje SPAK-ut, dhe paratë në xhepat tuaja jo në xhepat e të korruptuarve, është vota për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik. Kjo është ftesa që ju bëj, për të djelën një javë, më 11 Maj, merrni pak kohë, dilni votoni numrin 4, Koalicionin Euroatlantik.

Basha në “Review”: Prioriteti i parë dhe kryesor i Koalicionit Euroatlantik mbështetja e SPAK dhe lufta kundër korrupsionit

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Review” në Euronews Albania tha se prioriteti i parë dhe kryesor i forcës politike që drejton është lufta kundër korrupsionit. Ai tha se ndryshe nga partitë e tjera që e kanë retorikë, Euroatlantikët e kanë me vepra. Sipas tij, ato janë amendamentet e propozuara në Parlament dhe që janë bllokuar prej dy vitesh si mbështetjen financiare dhe burime njerëzore për SPAK, projektligji për vettingun e politikanëve dhe amendamenti për heqjen e imunitetit të parlamentarëve.

“Mbështetja ndaj SPAK duhet të vazhdojë dhe duhet forcohet. Dhe kjo nuk mund të mjaftohet thjesht dhe vetëm me mbështetjen e partnerëve tanë Euroatlantik, por duhet të jetë dhe mbështetje nga vet qeveria dhe legjislativi shqiptar. Ky është qëndrimi ynë kryesor, mbështetje totale ndaj SPAK. Ka dhe parti të tjera që e kanë këtë retorikë, por Euroatlantikët e kanë me vepra. Prej më shumë se dy vitesh në parlamentin e Shqipërisë ndodhen iniciativat tona për mbështetjen financiare dhe burime njerëzore për SPAK, që jo të frenohet por të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, të vazhdojë t’i ojë shokët e korruptuar të kryeministrit dhe shoqet para drejtësisë. Dhe projektligji tjetër i depozituar prej pothaujse dy vitesh po kështu në parlament është projektligji për vettingun e politikanëve, që parashikon kontrollin e imtësishëm të përvitshëm të pasurisë të 140 deputetëve, 61 kryetarëve të bashkive, qeverisë, presidentit, drejtorëve kryesor të shtetit, me të njëjtin parim që është bërë vetingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve. Dhe padiskutuim edhe amendamenti që po kështu ka mbetur i bllokuar prej dy vitesh, për heqjen për imunitetin e parlamentarëve. Ne flasim me vepra kur vjen puna te lufta kundër korrupsionit” – tha ai.

Basha u pyet për pikën e tij më të dobët si politikan, ku u përgjigj duke thënë se është kur njerëzit i thonë “je më europian seç duhet”. Por sipas tij, këtë e shikon si vlerësim pasi me këtë qytetarët kanë parasysh një kulturë të ndryshme politike nga ajo që ka dominuar vendin dhe sot njihet gjerësisht si Trekëndëshi i Bermudës, nga vendosja me do kusht e interesit, e karrierës, e interesit personal të liderve me kosto të madhe mbi shoqëri dhe nga trajtimi i politikës si një sport mundje.

“Pika e dobët?! Njerëzit më vënë në pah që je më europian se duhet. Unë nuk e shoh si një pikë të dobët, e shoh si një vlerësim. Kanë parasysh një kulturë të ndryshme politike nga ajo që ka dominuar vendin dhe sot njihet gjerësisht si Trekëndëshi i Bermudës, nga vendosja me do kusht e interesit, e karrierës, e interesit personal të liderve me kosto të madhe mbi shoqëri dhe nga trajtimi i politikës si një sport mundje që bëhet për të fituar njëri e për të humbur tjetri dhe jo si një shërbim ndaj qytetarëve. Ndërkoh që qytetarët i shohin fëmijët e tyre në vendet e Europës ku ka me të vërteë një kulturë europiane si ajo që unë e kam për nder dhe e shoh si vlerësim ta mishëroj në politikën shqiptare, ajo e ballafaqimit të ideve, e debatit thelbësor, e ikjes nga përpjekjet për t’u justifikuar nga përgjegjësitë e papërmbushura dhe e mbajtjes së përgjegjësive të të plota politike dhe përgjegjësive penale që vjen vetëm përmes një drejtësie të pavarur dhe një lufte të vërtetë ndaj korrupsionit” – tha Basha.

“Nuk luftohet korrupsioni me shokët e Ramës dhe me Metën e Roshin”, Basha në Laprakë: Programi i Koalicionit Euroatlantik e ka bazën tek mbështetja pa kushte ndaj SPAK

Gjatë takimit në Laprakë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi se taksat e shqiptarëve, që aktualisht përfundojnë në xhepat e shokëve të kryeministrit Rama, do t’i kthehen qytetarëve. Basha u shpreh se programi i koalicionit fokusohet në zhvillimin ekonomik, rritjen e pensioneve dhe mbështetje për rininë, duke krijuar 25 mijë vende pune në sektorin e teknologjisë së informacionit me paga dinjitoze.

Ai gjithashtu theksoi mbështetje të plotë për SPAK dhe betejën kundër korrupsionit, duke shtuar se kjo është ajo që i diferencon nga forcat e tjera politike.

“Taksat e shqiptarëve, taksat tuaja që i paguani ditë për ditë më të larta në Ballkan, se si përpihen këto para dhe përfundojnë në xhepat e shokëve të Ramës, apo do ia kthejmë këto taksa shqiptarëve. Programi jonë bazën e ka zhvillimin ekonomik, rritja e pensioneve, mbështetja e rinisë, hapja e vendeve të punës në sektorin e teknologjisë së informacionit me paga dinnjitoze për të rinjtë shqiptarë, për 25 mijë të rinj dhe të reja shqiptare, siç e kemi ne investimin më të madh publik në buxhetin që parashikojmë për katër vitet e ardhshme për Shqipërinë. Të gjitha këto bazën e kanë te diçka që na diferencon dhe na dallon 100% nga çdo forcë tjetër politike në këto zgjehdje: mbështetja totale dhe pa rezerva ndaj SPAK. Me vepra, jo me fjalë. Sepse synimi ynë nuk është t’i servirim shqiptarëve byrekun e vjetër të premtimeve bajate elektorale”, u shpreh ai.

Basha më tej tha se Rama dhe Berisha nuk e duan SPAK-un sepse SPAK dhe beteja që ka nisur kundër korrupsionit është kërcënim për të gjithë të korruptuarit. Sipas tij, kjo shihet edhe me kandidatët që kanë në lista, tek 5-sa është vazhdim i korrupsionit me shokët e 7×7=313 dhe 1-shi që do luftojë korrupsionin me Ilir Metën, e krimin me Elvis Roshin.

“E dimë fare mirë as 5-sa, as 1-shi nuk e duan SPAK-un, e shohin si kërcënim dhe kanë të drejtë sepse SPAK dhe beteja që ka nisur kundër korrupsionit është kërcënim për të gjithë të korruptuarit, është kërcënim për shokët e Ramës të cilët ai do t’i nxjerr nga burgu. Është kërcënim për shoqet valltare me rripa 1600 euro që hedhin vallen nga belaja dhe sigurisght për ata që ta vënë mendjen në punë më 11 maj. Kjo është thirrja jonë, të vendosim mendjen në punë e të votojnë me zemër për veten e tyre me dhembshuri për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Është e qartë që propozimi që të luftojmë korrupsionin me Ilir Metën deputet, e të luftojmë krimin me Elvis Roshin deputet, është një gënjeshtër e mirëfillt. 5-sa është dështim, është vazhdim i korrupsionit, 1-shi është riciklim i rrangallave të korrupsionit. E vetmja shpresë për ndryshim të vërtetë që nis nga lufta kundër korrupsionit dhe çlirimi i milionave dhe miliardave që korrupsioni iu kushton shqiptarëve, është vota për Koalicionin Euroatlantik, për numrin 4”, tha Basha.

“Vota është çelës, ose hapni portën e shpresës, ose portën e 313-ës”, Basha: Koalicioni Euroatlantik, për drejtësinë, për familjen, për Shqipërinë

Gjatë një takimi me qytetarët në zonën e Laprakës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i bëri thirrje votuesve të reflektojnë mbi rëndësinë e votës së tyre më 11 maj. Në fjalën e tij, Basha theksoi se ky proces zgjedhor nuk është thjesht një moment formal demokratik, por një akt me pasoja afatgjata që do të përcaktojë drejtimin e vendit për katër vitet e ardhshme.

“Vota nuk është një copë letër,” u shpreh Basha. “Është një çelës që hap një portë. Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është: cilën portë do hapim? Do hapim portën e burgut 313, që të dalin të korruptuarit dhe të vazhdojnë të zhvasin shqiptarët? Apo do hapim portën e shpresës, të mirëqenies dhe të sigurisë për familjet shqiptare?”

Në mesazhin e tij, Basha kritikoi kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për përpjekje për të bllokuar drejtësinë dhe për të mbrojtur korrupsionin. Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik mbështet fuqimisht punën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe do të punojë për të ndëshkuar zyrtarët e korruptuar.

“Ne nuk do t’i mbrojmë të korruptuarit. Ne do t’i ndëshkojmë. Paratë që iu janë vjedhur shqiptarëve do të kthehen në politika që ndihmojnë të rinjtë, pensionistët dhe familjet e ndershme,” tha ai.

Basha prezantoi disa prej pikave kyçe të programit të Koalicionit Euroatlantik për familjet shqiptare:

Kredi të subvencionuara nga shteti për 30 mijë çifte të reja për të ndihmuar në themelimin e familjes.

Bonusi i bebes: ndihmë financiare për lindjen e fëmijës së parë.

20 mijë euro për fëmijën e tretë, si mbështetje për rritjen e natalitetit.

Ai ironizoi qëndrimet e kundërshtarëve ndaj këtyre propozimeve, duke thënë se ata talleshin me idenë e bonusit për bebet, sepse për ta është më normale të vjedhin 20 mijë euro në ditë sesa t’ia japin ato një familjeje që sjell jetë të re në vend.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Vota nuk është një copë letër, është një vendim për të cilin do mbajmë përgjegjësi katër vite me radhë. 1460 ditë do të mbajë përgjegjësi, sepse është një çelës që do hapi një portë. Pyetja që gjithsecili duhet t’i bëjë vetes është cilën portë do hapi. Do hapi portën e 313, që të dalin të korruptuarit dhe të vazhdojnë të zhvasin e të vjedhin shqiptarët, do hapin portën e Ilir Metës, që të vijë e të thotë se ai lufton korrupsionin më mirë se kushdo tjetër apo do të hapim portën e shpresës, mirëqenies dhe sigurisë për të gjithë familjet shqiptare, duke i dhënë, në radhë të parë dhe mbi të gjitha, një parlament dhe një qeveri që mbështet dhe nuk kundërshton punën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, me qëllim që jo t’i mbrojë, por t’i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar dhe paratë që iu vidhen shqiptarëve, t’i kthejë në politika që mbështesin pensionistët, rininë, rininë tonë të mrekullueshme, e cila largohet në vende të BE-së, sepse standardet atje iu mundësojnë, edhe kur nuk njohin gjuhën, atë që vendi i tyre nuk ua mundëson. Me programin tonë familjet dhe çiftet e reja do të përfitojnë – 30 mijë prej tyre – kredi me interesa të marra dhe të paguara nga qeveria për të themeluar një familje, bonuesin e bebes, që këta talleshin, është e mundur për qeverinë e ardhshme shqiptare që të paguajë për fëmijën e parë dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë. Ju kujtohet si qeshnin. Pse? Sepse për ta është normale të vjedhësh 20 mijë euro në ditë dhe nuk është normale të japësh bonus 20 mijë euro për fëmijën e tretë.