25.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

Video-Lajm/ Skandali te Onkologjiku, Rama pritet me protesta në QSUT, policia arreston 4 protestuesit

Katër aktivistë e kanë pritur me këto thirrje Kryeministrin Edi Rama në QSUT, aty ku ai zhvilloi një takim me drejtuesit e këtij institucioni disa ditë pas skandalit me mjekët e Onkologjikut.

Vajza që shihni në video u afrua për t’i dhënë Kryeministrit një broshurë për protestën e sotme në orën 19.00 tek Ministria e Shëndetësisë.

Të 4 të rinjtë janë shoqëruar në Komisariatin nr. 4. Protesta e tyre lidhej me zhvillimet e fundit në shëndetësi, si dhe për mungesën e medikamenteve kimioterapisë.

Basha takon drejtuesin e KAS: Mirënjohës për bashkëpunimin me partinë simotër CDU dhe ekspertizën e dhënë për programin e demokratëve euroatlantikë

Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka takuar ditën e sotme drejtuesin e Fondacionit Konrad Adenauer dr. Thomas Kunze. Basha i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e fondacionit dhe vlerësimin më të madh për bashkëpunimin me partinë tonë simotër CDU, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane në hartimin e programit për zgjedhjet e ardhshme.

Ai më tej shkruan se partneriteti me KAS, që bujarisht ka mundësuar ndër vite farkëtimin e politikave më të mira, formimin e të rinjve dhe të rejave dhe promovimin e vlerave euroatlantike, është vijimi i një rrugëtimi për të përmbushur detyrimet për integrimin europian.

Postimi i plotë i Bashës:

Kënaqësi të prisja sot Dr. Thomas Kunze, Drejtori për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer.
I shpreha Dr. Kunze mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Fondacionit KAS. Demokratët Euro-Atlantikë kanë vlerësimin më të madh për bashkëpunimin me partinë tonë simotër CDU, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane në hartimin e programit tonë për zgjedhjet e ardhshme, si një garanci e mëtejshme e përgatitjes dhe vendosmërisë së ekipit tonë për të luftuar korrupsionin dhe siguruar mirëqeverisjen.

Partneriteti ynë me KAS, që bujarisht ka mundësuar ndër vite farkëtimin e politikave më të mira, formimin e të rinjve dhe të rejave dhe promovimin e vlerave euroatlantike, është vijimi i një rrugëtimi që ka në zemër të tij lartësimin e kapaciteteve të vendit tonë për të përmbushur detyrimet për integrimin europian.
Ne jemi falenderues për gjithçka që Fondacioni “Konrad Adenauer” ka bërë për Shqipërinë dhe PD. Me ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë euroatlantikë ne do të vijojmë pareshtur përpjekjet tona për t’i dhënë vendit dhe shqiptarëve ndryshimin që meritojnë.

Vetëmbytet në liqenin e Belshit një 47-vjeçar

Një 47-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e fshatit Shtith në Belsh.

Ngjarja ka ndodhur më datë 30.06.2024, rreth orës 11:30, në liqenin e fshatit Shtith, ndërsa B. T., ishte person me probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të 47-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Zgjidhet kryetari i Lidhjes Social-Demokrate në Shkup! Kush është mjeku neurokirurg Venko Filipçe, njihet për afërsinë me ish-kryeministrin Zoran Zaev

Venko Filipçe u zgjodh kryetar i Lidhjes Social Demokrate të opozitës në Maqedoninë e Veriut. Ai do ta drejtojë partinë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, por me gjasa për ta rifituar postin në kongresin që do të organizohet në pranverë. Zoti Filipçe aktualisht është deputet; ka qenë dhe ministër i Shëndetësisë, ndërsa është mjek neurokirurg me profesion. Ai njihet për afërsinë me ish-kryeministrin Zoran Zaev dhe për këtë shkak, një pjesë e delegatëve dhe analistëve parashikonin fitoren e tij brenda partisë.

 

Nga 23 mjë delegatët e LSDM-së, 54 përqind kanë dalë në votimet e së dielës. Zoti Filipçe mori pak mbi 9 mijë vota; rivali i tij Jovan Despotovski 2700 vota, ndërsa kandidati tjetër Aleksandar Bajdevski mori rreth 900 vota. Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska u tërhoq të shtunën nga gara.

Venko Filipçe ishte ministër nga fundi i vitit 2017 deri në janar të vitit 2022 kur dha dorëheqjen. Ai premton se do të jetë një drejtues politik, i cili bashkon e nuk bën ndasi, teksa thotë se politikat e VMRO-DPMNE-së në pushtet do të jenë preokupimi i tij kryesor dhe LSDM-ja të jetë një opozitë e fuqishme.

Nuk kemi kohë për të festuar. Vijon një periudhë e riorganizmit dhe reformave, sipas premtimeve të mia programore për çka jam i sigurt se LSDM-ja do të dalë fitimtare. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por unë nuk di një mënyrë tjetër për ta kthyer besimin e anëtarësisë, përveç ndryshimeve të vërteta në themel”, u shpreh drejtuesi i ri socialdemokrat.

Ai tha më tej se partia do të jetë e hapur, moderne dhe e gatshme për sfidat që pasojnë. “Do t’i kundërvihem fuqimisht atyre të cilët duan ta dobësojnë partinë në llogari të interesave të tyre personale”, theksoi zoti Filipçe, duke premtuar se do ta kthejë dinjitetin e partisë dhe duke porositur ata që shpresojnë për një të ardhme të keqe të saj, “se do të zhgënjehen thellë”.

Por, rivali i tij kryesor, Jovan Despotovski e konteston legjitimitetin e zgjedhjeve të brendshme, sepse “mbi 10 mijë anëtarë kanë ngelur jashtë procesit zgjedhor, apo nuk janë lejuar të votojnë”, sipas tij. Ndonëse e uroi zotin Filipçe, ai iu shpreh se “me 9 mijë vota nuk bëhesh lider”.

Lidhja Social Demokrate pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit. Ajo ka vetëm 18 ligjvënës në parlamentin prej 120 vendeve. Ish-drejtuesi, Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje të parevokueshme pas humbjes së partisë në zgjedhjet e fundit./VOA

Tentoi të vetëmbytej në Liqenin e Pogradecit, gruaja shpëtohet nga një kalimtar! Si është gjendja e saj

Një 69-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëmbytet në liqenin e Pogradecit.

 

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak.

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, në liqen, dyshohet se ka tentuar të vetëmbytet shtetasja V. V., 69 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila u dërgua për mjekim në spital. Nga të dhënat e para, dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kreu i SPAK vizitë zyrtare në Britani, në fokus lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dumani: Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë një element kyç

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka realizuar një vizitë zyrtare tre ditore në Britaninë e Madhe, ku ka zhvilluar takime me Stuart Skeates, Drejtor i  Përgjithshëm i Operacioneve Strategjike në Ministrinë e Brendshme (Home Office), Greame Biggar, Drejtor i Përgjithshëm i  Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Kurorës Mbretërore, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtuesve të Policisë Britanike, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit (Metropolitan Police), dhe forcës policore të qytetit të Londrës (City of London Police).

 

Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkëmbimin e të dhënave, organizimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, hetimin financiar dhe forcimin e kapaciteteve analitike të SPAK.

Kreu i SPAK vlerësoi rëndësinë e këtyre takimeve të cilat do të ndihmojnë në rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së SPAK dhe do të përmirësojnë aftësitë hetimore dhe analitike të kësaj strukture.

Dumani u shpreh se “bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një element kyç në strategjinë e SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe rajon”.

Zyrtarët e lartë britanike vlerësuan me nota mjaft pozitive veprimtarinë e deritashme të SPAK dhe theksuan gatishmërinë e tyre për të mbështetur këtë institucion në përmbushjen e misionit të tij ligjor në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në përforcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Njoftimi i SPAK

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme z. Altin Dumani, realizoi një vizitë zyrtare tre ditore në Britaninë e Madhe, ku pati takime shumë të frytshme me z. Stuart Skeates, Drejtor i  Përgjithshëm i Operacioneve Strategjike në Ministrinë e Brendshme (Home Office), z. Greame Biggar, Drejtor i Përgjithshëm i  Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA),  zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Kurorës Mbretërore, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtuesve të Policisë Britanike, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit (Metropolitan Police), dhe forcës policore të qytetit të Londrës (City of London Police).

Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkëmbimin e të dhënave, organizimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, hetimin financiar dhe forcimin e kapaciteteve analitike të SPAK. Palët ranë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin e tyre në shkëmbimin e të dhënave në kohë reale dhe organizimin e operacioneve të përbashkëta me qëllim goditjen e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme, vlerësoi maksimalisht rëndësinë e këtyre takimeve të cilat do të ndihmojnë në rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së SPAK dhe do të përmirësojnë aftësitë hetimore dhe analitike të kësaj strukture. Zoti Dumani u shpreh se “bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një element kyç në strategjinë e SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe rajon”.

Zyrtarët e lartë britanike vlerësuan me nota mjaft pozitive veprimtarinë e deritashme të SPAK dhe theksuan gatishmërinë e tyre për të mbështetur këtë institucion në përmbushjen e misionit të tij ligjor në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.

Zoti Dumani, u ftua gjithashtu edhe nga  Instituti Mbretëror për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë (RUSI) në një tryezë të përbashkët të organizuar në bashkëpunim me Dr. Andi Hoxhaj OBE,  profesor në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL). Zoti Dumani bëri një prezantim të aktivitetit të SPAK në prani të përfaqësuesve të Ministrisë se Jashtme (Foreign, Commonwealth & Development Office), agjencive ligjzbatuese britanike, shoqërisë civile dhe botës akademike me pjesëmarrës nga disa prej universiteteve më të njohura britanike.

Prezantimi u fokusua në punën dhe vështirësitë e SPAK dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dr. Zhilla, Këshilltari Ligjor pranë kabinetit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, prezantoi disa nga sfidat që lidhen me hetimin e grupeve kriminale shqiptare dhe rëndësinë e një qasjeje të përbashkët në hetimin e  krimit të organizuar shqiptar, i cili tashmë ka shtrirë aktivitetin e tij kriminal dhe bashkëpunimin në tregjet kryesore kriminale në botë.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në përforcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Arritjet kryesore të kësaj vizite përfshijnë forcimin e lidhjeve dhe një strategji me konkrete në fushën e bashkëpunimit midis palëve të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm efektivitetin e hetimeve dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, vizita kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit tek institucione te ndryshme britanike rreth rolit dhe rëndësisë së luftës së SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë këtu jo vetëm agjencitë ligjzbatuese por edhe përfaqësues te shoqërisë civile dhe botës akademike.

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, reagon Lulzim Basha: Lajm i trishtë për kulturën dhe kombin shqiptar

Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta ditën e sotme të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.

“Patriarku i letrave shqipe, ambasadori i kulturës shqiptare në botë”, shkruan Basha në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa shton se kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar.

Reagimi i plotë:

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, është një lajm i trishtë për kulturën dhe kombin shqiptar.

Patriarku i letrave shqipe, ambasadori i kulturës shqiptare në botë, shkrimtari që mbajti gjallë vetëdijen dhe shijen letrare për gati gjysmë shekulli, mbylli sytë përgjithmonë për të fituar pavdekësinë në altarin e letërsisë dhe kulturës së përbotshme.

Me veprën e tij letrare, me shumëllojshmërinë e zhanreve dhe universin e temave, Kadare është krenaria e kulturës kombëtare dhe përfaqësuesi më i denjë i letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Me largimin e tij nga kjo botë, kultura dhe letërsia ka humbur një zë origjinal të jashtëzakonshëm, kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar, familja dhe të afërmit njeriun e dashur, miqtë dhe kolegët mikun e tyre të pazëvendësueshëm.

Në këtë ditë të trishtë, jam pranë familjes dhe të afërmve me lutjet për paqe të merituar dhe amshim të paharruar!

Le të prehet i qetë, shkrimtari ynë i madh!

Rama si mjeshtër i fasadës dhe i manipulimit të turmave

Nga Enriketa Papa

Nje nder argumentet ne shkrimet e mia mbi politikat publike te kujteses ne Shqiperi, eshte edhe ai fasades, permes manipulimit tendencioz. Kjo qasje eshte shtjelluar imtesisht edhe nga Wulf Kansteiner ne studimet e tij mbi te kaluaren, apo Alan Confino dhe Robert Mandrou, te cileve kryesisht ju jam referuar teksa kam studiuar qasjet mbi kujtesen ne Shqiperi.
Edi Rama ka luajtur ne menyre perfekte, qe kur merret me politike, si Minister Kulture, Kryebashkiak dhe Kryeminister, me simbolet, imazhet, perceptimet e shqiptareve ndaj se kaluares, vlerave tradicionale apo miteve kolektive te vuajtjes dhe viktimizimit. Per kete, mbase e ka ndihmuar dhe te jetuarit ne France, ku shkolla e franceze e Annales (L’Historie des mentalités) ku Mandrou, eshte marre veçanerisht edhe me studimin e mentalitetit dhe psikologjise kolektive. Kesisoj, Rama e zoteron mjeshterisht aftesine per te luajtur, pikerisht me turmat e shqiptareve, duke ju servirur modele, mite kulturore dhe narracione sipas perceptimit dhe psikologjise kolektive te tyre. Rama ju ofron shqiptareve brenda timonin, tepsine, tabela elektorale te ndryshkuara me fytyrat e Berishes & Metes, per t’ju treguar te kaluaren, dhe fytyren e vet Rames, plot ngjyra, per te simbolizuar te ardhmen perpara.
Njesoj dhe ne takimet e tij, ne Athine e Milano, Rama nuk foli per problemin e votes se diaspores apo problematikat e perditshme te shqiptareve jashte. Perkundrazi, sic dhe artikulli i Mary Drosopulos thekson, ai ne keto tubime me diasporen ligjeroi plot “pathos autoritar” mbi mitin e vuajtjes, duke i meshuar viktimizimit dhe steriotipeve mbi shqiptaret e varfer, viktima te ksenofobise greke apo italiane. Ky manipulim tendencioz, per te xixelluar veten si kryeministri rilindas, tashme dhe i shqiptareve jashte, targetoi sensibilitetet dhe perceptimet qe shqiptaret kane kundrejt vetes, dhe ndjesite ndaj grekeve dhe italianeve. Reagimet dhe komentet populiste pas vizites se tij ne Athine, jo me kot ishin te llojit qe, “Rama ishte i vetmi qe mu ne mes te Athines” ia perveshi grekeve. Na beri te ndihemi nje here krenar ne token greke!”

Ky model i te sjellurit dhe loja (manipulimi) qe shtetaret ju bejne njerezve, sipas Confinos shpjegohet, po ashtu me studimin e modelit te sjelljes dhe perceptimeve kolektive, te atyre qe pushtetari qeveris. Rama duket qe kete model sjelljeje dhe perceptimi e ka zoteruar mjeshterisht dhe ju ofron shqiptareve, ate model qe ata perqafojne me mire. Fasaden!

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçari shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare. Kolosi i letrave shqipe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (1 Korrik).

Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare.

Ai është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme dhe është përkthyer në 45 gjuhë.

Ismail Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në Letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, më 1 janar 2020, nga Presidenti i Francës, Macron, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Kolosi i letrave shqipe ka lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936. Ai ka qenë akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Ai nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.

Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princesa de Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit ai e ka ndarë kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

THE ECONOMIST/ Dubai, ‘streha’ e re e milionerëve të Europës, që duan t’i shpëtojnë populizmit

Shumë milionerë po ikin në Gjirin Persik – s’ka rëndësi lufta në vendin fqinj, shkruan “The Economist” në një analizë ku rendit disa arsye pse Dubai është kthyer në një parajsë për të pasurit

Dubai e shet veten si një strehë për plutokratin e lirë.

Është një vend i lehtë për të bërë biznes dhe ka lidhje të përshtatshme fluturimi pothuajse me çdo vend tjetër, në botë.

Rrugët e saj janë më të sigurta se ato të Nju Jorkut apo Londrës (për të mos përmendur shumë më të pastra). Vetëm në rast se këto atraksione nuk janë të mjaftueshme, Dubai nuk vendos asnjë taksë mbi të ardhurat, pronën ose fitimet kapitale.

Nuk është çudi që Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Dubai është qendra e shkëlqyer e biznesit, parashikohet të tërheqë reeth 6,700 milionerë neto këtë vit, sipas Henley & Partners, një konsulencë pasurie. Kjo është pothuajse dy herë më shumë sesa pritej të shkonin në Amerikë, shtëpia historike e të pasurve në botë, me 5.5 milionë banorë me vlerë 1 milion dollarë ose më shumë.

– Duke qenë një vend i preferuar për rusët, indianët dhe arabët e pasur nga vendet fqinje, Dubai tani po tërheq një grup të ri migrantësh manjatë: evropianët që ikin nga pasiguria politike në rritje në vendet e tyre – nënvizohet në analizën e ‘The Economist’.