18.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Mashtrimet e faqeve online per “mjaltë bio”: Konsumatorët të pambrojtur

Nga Mirilda Tili*

“4 kg mjaltë 25 euro” kjo është oferta për mjaltë “bio” në rrjetet sociale, kryesisht facebook dhe Instagram.

Për shkak të kësaj oferte tunduese, edhe qytetarët i janë drejtuar zotëruesit të profilit për të blerë mjaltin, ku çmimi i 4 kg është jashtëmase tërheqës.

Arben Duraku, me të lexuar ofertën kontaktoi faqen për ti pyetur nëse kishte garanci që mjalti të ishte cilësor dhe bio. Shitësi i mjaltit e garanton që është bio dhe se mund ta provonte mjalin para se ta paguante. Mjaftonte që të dërgonte adresën dhe numirn e teelfonit.

Pas 3 ditësh mjalti mbërrin në adresë dhe postieri i kompanisë “Ultra Post” i komunikon blerësit të mjaltit që prova nuk lejohet dhe për më tepër ai vetë dilte garant se mjalti ishte shumë i mirë dhe se ai vetë kishte shpërndarë shumë pako.

“E kanë marrë edhe të tjerë produktin, dhe asnjë nuk është ankuar. Kam dëgjuar, që ai është kompani e madhe dhe shet shumë”- këto ishin fjalët që kishin bindur Durakun të besonte dhe të bënte pagesën prej 25 eurosh dhe me bindjen se kishte kapur një ofertë të mirë.

Arben Duraku, për “Qendrën Alert” u shpreh se jo vetëm kishte qenë i mashtruar por edhe komunikimet më pas kishin arritur deri në fyerje dhe përbuzje. “I bera provat, t’a shikoja sjelljen e produktit karshi ujit te temperaturës. Nuk jepte aspak asnjë lloj shenje mjalti. Ishte edhe shumë i trashë për të qenë një mjalt i lëngshëm. U kosultova me prodhues mjalti, dhe ai pasi e provoi tha, që nuk është i sigurt nëse ka ndopak mjalt brënda në kavanoz“.

Pas peripecive për të kontaktuar, qoftë postën për të kthyer produktin qoftë edhe për marrë paratë mbrpasht, Duraku, jo vetëm që nuk morri asnjërën, por edhe u përbuz nga shitësi i mjaltit.

Ky nuk është rast i izoluar dhe as i rrallë. Konsumatorët ushqimore, mashtohen nga shitje online dhe e vetmja mbrojtje që kanë janë ata vetë. Kujdesi personal dhe marrja e rriskut mbi vete.

Qendra Alert, i është drejtuar me kërkesë me shkrim Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duke e pritur jo vetëm afatin e 10 ditëve punë, por shumë më gjatë dhe deri tani nuk ka mbërrtiur asnjë përgjigje.

Por situata e konsumatorëve, të cilët blejnë produkte online është sqaruar nga Prof. Asoc Ersida Teliti, e cila është shprehur se: Konsumatorët që kryejnë blerje online janë të pambrojtur, pasi institucionet nuk e kanë as objekt të hetimit. AKU nuk ka në fokus hetimin apo mbledhjen e ankesave të konsumatorëve nga mashtrimet që iu ndodhin.

Në këto kushte, i vetmi kujdes që konsumtorët është të mos bëjnë porosi dhe blerje në faqe të cilat janë të dyshimta.

Reklamimi për “superoferta“

4 kg mjaltë 25 euro, madje në disa raste edhe 20 euro, shfaqen të sponsorizuara në Facebook masivisht. E njëjta video,e njëjta reklame, ndërrojën vetëm emrat e profileve ku i referohen maleve të ndryshme në Shqipri dhe Kosovë. Siç edhe shikohet nga profilet (fotot) asgjë nuk ndrsyhon. Madje disa prej tyre shkojnë edhe deri tek transporti falas, që nga Kosova.

Posta nga Kosova, siç pranon „shitësi i mjaltit“ kushton 12 euro, dhe si e tillë nuk pranon që ti ktheje lekët blerësit të tij.

Postieri që doli garant për cilësinë e mjaltit nuk denjoi më as të përgjigjej dhe la në pritje me pretendimin se një kontakti në një kohë të dytë, mjaftonte të priste.

Cilat janë çmimet e mjaltit

Pas mbërritjes së rastit në Alert, u pyetën bletarë dhe dyqane të çertefikuar të shitjen e mjaltit, ku rrezulton që një kavanoz me 1 kg mjalt kushton minimalisht 2000 deri në 3000 lekë. Përballur me këto çmime të tregut, ofertat për një mjalt ku me 2500 lekë arrin të blesh minimalisht 4 kg mjalte ku mbulohen edhe kostot e trasportit, janë qartësisht mashtrime. Madje këto të fundit, të vetmit që mund ti ndëshkojnë janë konsumatorët me mosblerjen e tyre, pasi asnjë institucion as që i ka në objektin e vëzhdimit dhe ndëshkimit./alert.al

*Autoria e materialit është gazetare terreni prej 15 vitesh. 10 vitet e fundit, vëmendjen më të madhe ia ka kushtuar çeshtjeve ekonomike dhe te drejtave të individit dhe sipërmarrjes.

Italia u eliminua nga Europiani, Federata merr vendimin për të ardhmen e Luçiano Spaletit

Italia u eliminua nga Europiani, por drejtuesit e Federatës kanë vendosur ti besojnë Luçiano Spaletit deri në Kupën e Botës.

Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano. Ai shkruan se tekniku do të qëndrojë deri në vitin 2026-të.

“Misioni im do të jetë ta bëj këtë skuadër edhe më të re”, deklaroi Spaleti.

Reagimi

Luciano Spalletti është konfirmuar si trajner i Italisë deri në Kupën e Botës.

Vendimi i marrë nga Federata Italiane pavarësisht eliminimit nga Euro 2024 në fazën e 16-të, ai do të qëndrojë deri në vitin 2026.

“Misioni im do të jetë ta bëj këtë skuadër edhe më të re”.

I’u përfundon kontrata, dy lojtarë të Kombëtares kuqezi sot kanë ditën e fundit në klubet e tyre

Dy futbollistë të Kombëtares kuqezi sot kanë ditën e fundit të kontratës me klubet ku luajnë.

Bëhet fjalë për portierin e Empolit, Etrit Berisha dhe mbrojtësin e Leçes, Kastriot Dermaku. Të dyve ju përfundon kontrata sot më 30 qershor 2024 dhe do të jenë të lirë të nënshkruajnë me kë klub të dëshirojnë.

Emri i Berishës ka dalë në listën e atyre që po kërkohen nga Sampdoria e cila luan në Serinë B. Ata kërkojnë rikthimin në Serinë A dhe trajneri Andrea Pirlo do të dëshironte të kishe në skuadër portierin kuqezi.

Për Dermakun kanë qenë dy vite të vështira për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. Herën e fundit që ai ka luajtur ka qenë më 6 gusht të 2023 në ndeshje miqësore me Kadizin ku luajti 5 minuta.

Masakër në liqenin e Komanit/ Në mes të sezonit mbulohet nga mbeturinat dhe kafshët e ngordhura

Teksa jemi në pikën e sezonit veror, ku shumë turistë vijnë nga e gjithë bota për të parë bukuritë e natyrës në Shqipëri, duket se këto bukuri nuk mund t’i shohin në Koman.

Liqeni i Komanit është mbuluar nga mbeturinat, aty mund të shohësh nga kanoçet, te pamperast e fëmijëve e deri te kafshët e ngordhura që qëndrojnë mbi ujë.

Turistët jo vetëm nuk shijojnë dot pamjen e mahnitshme të Liqenit të rrethuar nga kodrat, e të mbuluar me gjelbërim, por përballen me pamjet tronditëse të papastërtisë.

Ndotja e liqenit te Komanit vit pas viti është kthyer në një fenomen shqetësues dhe duket se Bashkitë apo dhe ministritë përkatëse ende nuk e kanë gjetur një zgjidhje për të mbajtur të pastër Liqenin e Komanit.

170 mijë stoku i banesave, përse nuk taksojnë pronarët që t’i nxjerrin në shitje, por taksojnë profesionistët dhe qytetarët

Përqindja e banesave të zakonshme të pabanuara është 32,9 përqind, ndërsa përqindja e banesave të  pabanuara në pallate, kryesisht në Tiranë është rreth 40 për qind

Ose e llogaritur ndryshe janë gati 171 mijë apartamente bosh në mbarë vendin. Kjo tregon për një stok të madh pronash të pa shitura në pallate, ndërkohë që çmimet kanë arritur në shifra rekord dhe vazhdojnë të rriten. Pse ndërtohet ende, kush po i blen dhe ndërkohë që popullsia është në rënie, si shpjegohet që çmimi i banesave rritet?

Shifrat e Censit 2023 tregojnë se prej vitit 2000 çdo vit Shqipërisë i janë larguar 50 mijë qytetarë kryesisht të rinj dhe aktivë për punë dhe ky trend ka vijuar edhe gjatë 12 viteve të fundit.

Çfarë politikash janë ndërmarrë gjatë këtyre viteve që të frenohej emigracioni dhe të rinjtë ta shohin të ardhmen në vendin e tyre? Pse nuk taksohen pronarët që mbajnë stok banesat, me qëllim që të detyrohen ti nxjerrin ato në shitje pasi një ofertë më e madhe do të shoqërohej me uljen e çmimit.
Dhe në vend të mungesës së taksimit të pronarëve që zotërojnë banesa të dyta, të treta e kështu me radhë, përse duhej që të tatoheshin profesionet e lira (përmes një ligji që sapo e shfuqëzoi Gjykata Kushtetuese), pse duhen tatuar qytetarët e pamundur dhe pse vendosen taksat?

Pse ndërtohet kaq shumë në Tiranë kur popullsia pakësohet çdo vit për shkak të emigracionit dhe rënies së lindshmërisë dhe si është e mundur që çmimet e banesave vazhdon dhe rritet.

Në Censin 2023 u mblodh informacion mbi numrin e banesave të zakonshme dhe karakteristikat e tyre, përfshirë shërbimet bazë, sipërfaqen e përdorur për banim11 dhe periudhën e ndërtimit.

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 përqind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 përqind e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 përqind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 përqind).

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 përqind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 përqind banesave të zakonshme të pabanuara.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 përqind.

Banesat e zakonshme të banuara përfshijnë 755.531 njësi ekonomike familjare dhe 2.384.418 popullsi vendbanuese. Përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4 për qind), dhe në periudhën 20 vjeçare 1981-2000 (37,5 për qind), ndërkaq rreth një e katërta (26,1 përqind) ishin ndërtuar para vitit 1981.

Rreth një e katërta (26,1 përqind) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20 vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5 përqind, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4 përqind.

Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave”. Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 përqind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m2  dhe rreth një e katërta (23,7 përqind) kishin një hapsirë të dobishme prej 70-99 m2

Censi vlerësoi se 86,4 përqind e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë ose në ndërtesë. Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2 përqind) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës. Një përqindje e vogël (më pak se 0.1 përqind) të banesave të numëruara në Cens ishin banesa jo të zakonshme. Në këto njësi të tjera banimi jetonin rreth 400 NjEF dhe 1,4 mijë vendbanues të zakonshëm./Lapsi.al

“Ka shumë më tepër trazira”- Paralajmërimi i Josep Borrell: Kjo është aleanca që mund të ndajë botën

Sot, Perëndimi ka përgjegjësi të madhe për të parandaluar ndarjen në Perëndim dhe Lindje, ka thënë të shtunën përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, duke shtuar se aleanca e Rusisë dhe Kinës mund të ndajë botën.

 

Borrell në konferencën ndërkombëtare “Forumi i Dubrovnikut 2024” ka thënë se sot ka një krizë të multilateralizmit, “kështu që një numër vendesh po i drejtohen multipolaritetit sepse është më i dobishëm për ta”.

Ai shtoi se multilateralizmi është zëvendësuar nga marrëdhëniet transaksionale.

“Ka më shumë lojtarë, më pak rregulla. Po ashtu, ka shumë më tepër trazira”, ka theksuar Borrell.

Në të njëjtën kohë, ai shpjegoi dy arsyet kryesore për pakënaqësinë ndaj Perëndimit të zhvilluar.

Borrell ka thënë se arsyeja e parë është vaksinimi gjatë pandemisë Covid, kur vendet perëndimore ishin të parat që morën vaksinën dhe problemi i dytë është fakti se vendet më pak të zhvilluara do të vuajnë shumë më tepër për shkak të ndryshimeve klimatike të kontribuar nga vendet më të zhvilluara industrialisht në botë.

Përfshihet nga flakët shtëpia në lagjen “Mangalem” të Beratit, shkak shpërthimi i një bombole gazi

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen muzeale “Mangalem”. Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Menjēherë pas njoftimit të marrë,drejt banesës janë nisur shërbimet zjarrëfikëse, me mjetet që hynë në rrugicat e ngushta të kësaj lagjeje

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin në kohë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave të tjera, që në këtë zonë muzeale ndodhen çati më çati me njëra-tjetrën.

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë të lënduar,vetëm dëme materiale në njërën nga dhomat e banesës.

Censi/ Reagon ashpër Shkupi zyrtar: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta! Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”! Kemi thirrur ambasadorin tonë në Tiranë për…

Pas publikimit të Censit të popullisë në Shqipëri ka reaguar edhe ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, e cila shpreh shqetësim, duke thënë se të dhënat për numrin e maqedonasve në vendin tonë nuk janë të sakta.

 

Po ashtu, Shkupi zyrtar shpreh pakënaqësi dhe reagon ashpër për përdorimin e termit “maqedonas verior”.

Për të gjitha këto, ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të thërrasë ambasadorin e saj në Tiranë Danço Markovski per konsultime urgjente për të sqaruar siç thuhet në njoftim “mangësitë dhe mospërputhjet në këtë proces”.

Njoftimi i ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut vëren me shqetësim serioz rezultatet e publikuara paraprake të Regjistrimit të popullsisë të mbajtur në Republikën e Shqipërisë në vitin 2023.

Parregullsitë teknike në mënyrën e zbatimit të tij, të cilat janë vënë në dukje vazhdimisht nga shoqatat maqedonase në Republikën e Shqipërisë në prag të regjistrimit, por edhe gjatë zbatimit të tij, kanë rezultuar në publikimin e të dhënave paraprake, të cilat fatkeqësisht, nuk pasqyrojnë në mënyrë adekuate numrin real të maqedonasve etnikë në vend.

Po ashtu, Ministria shpreh pakënaqësi dhe reagon ashpër për përdorimin e termit “maqedonas verior” dhe përdorimin e emrit të një vendi si zëvendësim për një bashkësi etnike.

Ministria do ta thërrasë ambasadorin Danço Markovski për konsultime urgjente në drejtim të sqarimit të mangësive dhe mospërputhjeve në këtë proces, duke shqyrtuar mundësitë për korrigjimin e duhur të lëshimeve dhe gjetjen e rrugëve më adekuate për veprim të mëtejshme të përbashkët dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Shqipërisë.

Në vazhdim, Ministria do të bashkëpunojë intensivisht me përfaqësuesit kompetentë të autoriteteve në Republikën e Shqipërisë dhe me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Republikën e Shqipërisë në drejtim të promovimit të tyre kulturor dhe social brenda shoqërisë shqiptare, e cila për fat të keq dhe më shumë se padyshim u neglizhua plotësisht nga struktura e mëparshme politike në vendin tonë.

Të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve fqinje duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit të rregullave, parimeve dhe vlerave të rendit juridik ndërkombëtar.

Rasti i Onkologjikut dhe një rast nga SHBA/ Si u dënua mjeku me 45 vjet burg! U detyrua t’u jepte ish-pacientëve të tij 17.6 milionë dollarë dëmshpërblim

Në vitin 1992, Farid Fata bëri betimin e Hipokratit përpara Shoqatës Mjekësore Libaneze. Onkologu dhe hematologu u zotua të respektojnë parime të tilla si kujdesi ndaj pacientit, konfidencialiteti dhe angazhimi për të “mos bërë dëm”.

Rrugëtimi i Fata-s devijoi nga historitë e zakonshme të suksesit të mërgimtarëve libanezë që lulëzuan jashtë shtetit. Ai me të vërtetë hyri në histori, por, siç e përmblodhi prokurorja federale e Miçiganit, Barbara McQuade, ai u cilësua “mashtruesi më i madh në historinë” e Shteteve të Bashkuara.

“Në shumë mënyra, ai u konsiderua më i keq se (Bernie Madoff, financieri pas skemës “Ponzi” më të madhes në botë, i vlerësuar në 65 miliardë dollarë),” tha McQuad gjatë gjyqit të Fatas, “në faktin se ai dëmtoi jo vetëm llogaritë bankare të viktimave të tij, por edhe shëndetin e tyre”.

Si përfundoi pas hekurave dhe u dënua me burgim të përjetshëm mjeku i nderuar i Miçiganit?

Fata lindi në një familje greko-katolike në vitin 1965 në fshatin Kfarshima, rrethi Baabda.

Në vitin 1983, në mes të Luftës Civile 1975-90, ai filloi studimet e tij për mjekësi në Universitetin Saint Joseph (USJ), ku qëndroi për tre vjet përpara se të vazhdonte trajnimin e tij në Universitetin Libanez.

Pas diplomimit, Fata emigroi në SHBA për t’u specializuar në onkologji në vitin 1992.

Nga viti 1993 deri në vitin 1996, ai përfundoi specializimin në Maimonides Medical në Brooklyn. Më pas ai iu bashkua programit të specializimit hematologji-onkologji në Qendrën e njohur të Kancerit Memorial Sloan Kettering në Nju Jork, ku qëndroi deri në vitin 1999.

Në vitin 2000, Fata filloi rrugën e tij të karrierës si mjek në Qendrën Mjekësore Geisinger në Danville, Pensilvani. Ai vendosi të hapte klinikë e tij në Rochester Hills, Michigan, në 2003.

Perandoria mjekësore, fondacioni i bamirësisë

Fata nuk aspironte të bëhej thjesht një mjek si gjithë të tjerët në zemrën e Amerikës. Ai kishte ambicie të mëdha. Ai vendosi synimet e tij për t’u bërë një figurë e shquar në betejën kundër kancerit, jo vetëm në Michigan, por në mbarë vendin.

Ai krijoi shpejt një reputacion për veten e tij. Karizma dhe vetëmohimi i tij e bënë të dashur për pacientët e tij. Në harkun kohor të vetëm tetë viteve, ai themeloi me sukses shtatë klinika me emrin Onkologji Hematologjike në Michigan (MHO).

Përpjekjet e Fata-s për zgjerim ishin aq të jashtëzakonshme sa ai vazhdoi të themelonte Institutin e Rrezatimit të Miçiganit (MRI), i specializuar në radioterapi, një farmaci të brendshme të njohur si Vital Pharmacare (Vital) dhe një qendër testimi diagnostike të quajtur United Diagnostics.

Në pamje të parë, kjo qasje gjithëpërfshirëse për kujdesin ndaj pacientit mund të dukej joproblematike, por sistemi i vendosur ishte krijuar për të maksimizuar fitimet. Nëpërmjet kësaj strategjie moralisht të dyshimtë, Fata grumbulloi me shpejtësi pasuri të konsiderueshme. Së bashku me gruan e tij, Samar, dhe tre fëmijët e tyre, ai bleu një rezidencë luksoze 1.5 milionë dollarë në Oakland Township.

Ky ishte vetëm fillimi.

Në një shkëmbim email-esh me këshilltarin e tij financiar, që daton nga gushti i 2010-ës dhe i zbuluar nga hetimi i FBI-së që më vonë do të çonte në burgosjen e tij, Fata shkroi se “kishte nevojë për një nder”.

“Babai im ka një vilë shumë të mirë, të mobiluar plotësisht në Adma. “A mund ta kontaktoni atë dhe t’i hidhni një sy shtëpisë? Çmimi është 3 milionë dollarë. Më njoftoni nëse mund ta shihni shtëpinë. Cili është interesi ekonomik dhe tregu i pasurive të paluajtshme në Adma? A ka ndonjë vlerë ekonomike investimi në një shtëpi të tillë?, thuhet se ka shkruar Fata në email.

Madje, për të financuar projektin e tij të fundit, Fata u konsultua me këshilltarin e tij nëse ishte e mundur të siguronte fondet përmes fondacionit të tij, siç thuhet në dokumentet e FBI-së të cituara nga mediat amerikane. Dokumentet nuk tregojnë nëse ai e ka fituar përfundimisht këtë pronë.

Fata themeloi Fondacionin Fata në SHBA në vitin 2008, duke synuar të ofrojë donacione për entitete të veçanta bamirëse. Katër vjet më vonë, në shtator 2012, ai zgjeroi shtrirjen e fondacionit në Liban, duke krijuar zyrën e tij kryesore në Ballouneh të Kesrouanit.

Nëpërmjet petkut të mjekut, Fata arriti të ndërtonte një reputacion të fortë, të përforcuar nga puna e tij filantropike. Gjatë disa viteve, ai u përfshi vazhdimisht në listat e mjekëve më të mirë në rajon, siç njihet nga botimet lokale, duke përforcuar aftësinë e tij për të tërhequr pacientë dhe për të zgjeruar eksperiencën e trajtimit të rasteve.

Klinikat e tij ishin të mbushura vazhdimisht me pacientë. Bazuar në hetimin amerikan dhe dëshmitë e mbledhura, Fata arriti të akomodojë deri në 50 deri në 60 pacientë në ditë përmes takimeve tetë minutëshe të planifikuara me përpikëri. Disa pacientë treguan pritjet e e gjata deri në tetë orë para konsultës.

Gënjeshtër pas gënjeshtre

Suksesi i jashtëm zbuloi një të vërtetë më ogurzezë.

Gjatë gjithë gjyqit të tij, i cili filloi në vitin 2014, ai pranoi se ndoqi rrugëtimin “vetë-shkatërrues” të pushtetit dhe pasurisë, siç raportohet nga mediat amerikane.

Duke ndjekur jetesën e lartë, ai e konsideroi çdo mjet të justifikuar. Ai mashtronte pacientët, duke përshkruar kimioterapi kur ata thjesht kishin nevojë për vëzhgim. Të tjerët, ai i ndoqi me kimioterapi.

Anasjelltas, ai qëllimisht i dha pacientëve trajtime specifike që i ulnin shpenzimet e tij. Ai administroi me këmbëngulje trajtime për pacientët terminalë, pavarësisht mungesës së ndonjë përfitimi të dukshëm.

Ndërsa numri i pacientëve rritej, skema e tij lakmitare u bë gjithnjë e më e thellë.

“E dija se ishte e padobishme nga pikëpamja mjekësore,” pranoi ai gjatë seancës dëgjimore, duke shtuar se i vinte “shumë turp” për atë që kishte bërë.

Lakmia e shtyu atë të administronte më shumë se 9,000 infuzione ose injeksione të tepërta nga ana mjekësore – të gjitha potencialisht të dëmshme, madje edhe vdekjeprurëse – në jo më pak se 553 pacientë midis 2007 dhe 2013.

Raporti i hetimit zbuloi se arsyeja e vetme për këto veprime ishte pasurimi personal.

Një ekspert mjekësor i cituar në hetim deklaroi se onkologu mesatarisht bleu 1.5 milionë dollarë barna në vit. Tre mjekë të MHO-së shpenzonin 45 milionë dollarë në vit për mjekim.

Për të shmangur dyshimet, Fata mashtroi ata që e rrethonin duke pretenduar se trajtimet e tij ishin pjesë e një protokolli revolucionar “evropian” ose “francez”.

Pas arrestimit, ai shkoi aq larg sa falsifikoi një dokument mjekësor që synonte të vërtetonte efektivitetin e përdorimit jokonvencional të një prej barnave në arsenalin e tij.

Qasja përfshinte nënshtrimin e pacientëve të tij ndaj atyre që ai i quajti seancat e kimioterapisë “mirëmbajtëse” – të dizajnuara për të justifikuar administrimin e dozave shtesë të ilaçeve.

Për të parandaluar që pacientët e tij të kërkonin një mendim të dytë për diagnozat e tij, Fata ruante me kujdes të dhënat e tyre mjekësore.

“Shtëpia prej letre” u shemb

Deri në vitin 2007, mjeku “fërkoi krahët” me elitat libaneze dhe amerikane të komunitetit të tij. Ai shquhej për bujarinë e tij ndaj kishës Melkite në Warren, jo shumë larg rezidencës së tij, e cila shërbente si vend grumbullimi për bashkatdhetarët e tij. Rënia e tij ishte e pashmangshme.

Atë vit, Maggie Dorsey, e cila i ishte nënshtruar kimioterapisë për shtatë muaj, u trondit kur mësoi se, ndryshe nga diagnoza e Fatës, ajo nuk kishte fare kancer.

Ajo e zbuloi të vërtetën gjatë qëndrimit në spital ku u shtrua për efektet e rënda anësore që pësoi nga kimioterapia. Dy vjet më vonë, ajo bëri një ankesë kundër Fatës. Çështja u zgjidh jashtë gjykatës, pa u pranuar nga mjeku as shkelja më e vogël.

Dëmi është bërë. Dorsey vuante nga osteoporoza e rëndë dhe neuropatia e dhimbshme.

“Unë jam duke marrë shumë ilaçe dhe, edhe me çdo gjë që marr, më jep lehtësim të mjaftueshëm sa të mos çmendem apo të qaj vazhdimisht,” i tha ajo prokurorit gjatë gjyqit të vitit 2014.

Pas këtij flamuri të kuq fillestar, Fata pati mundësinë të ndalonte aktivitetet e tij mashtruese dhe të rrezikshme. Por, ai nuk e bëri.

Një infermiere me përvojë, e cila kishte marrë një ofertë pune në vitin 2010, kaloi një ditë duke vëzhguar procedurat në një nga klinikat e tij. Ajo vëzhgoi praktika që bien ndesh me protokollet standarde të ndjekura nga onkologët.

Motivi kryesor pas këtyre praktikave ishte kohëzgjatja e trajtimit të pacientit, tha ajo, vetëm për të administruar doza më të larta mjekimi. Kur ajo ngriti shqetësimet e saj me eprorët e saj, ata thanë se nuk kishte asnjë shkelje.

Vetëm tre vjet më vonë, në verën e vitit 2013, Fata filloi të përballej me kontrollet.

Monica Flagg, një paciente që ai kishte diagnostikuar me kancer, e cila sapo kishte filluar raundin e parë të kimioterapisë, theu këmbën e saj ndërsa po dilte nga klinika.

Ajo u shtrua në spital për operacion. Rastësisht, Fata në atë kohë ishte me pushime në Liban.

Përgjegjëse për kujdesin e saj vijues në spitalin pritës ishte Soe Maunglay, një onkologe e re nga MHO. Gjatë një rishikimi rutinë të testeve dhe të dhënave të pacientit, ai mbeti i habitur.

“Ajo jo vetëm që nuk kishte kancer,” tregon raporti i prokurorit” por Soe Maunglay e këshilloi atë që të ‘ikte’ prej [Farid] Fatas.

Kjo e shtyu Maunglay të gërmonte në të dhënat e tjera të pacientëve MHO, ku ai zbuloi raste të shumta të sjelljes joetike.

Në të njëjtën kohë, punonjësi i MHO George Karadsheh filloi hetimin e tij.

Ai foli me Maunglay, i cili e referoi në rastet specifike që kishte parë. Ai i paraqiti gjetjet e tij në zyrën e FBI-së në Detroit dhe paraqiti një ankesë kundër Fata-s në fillim të gushtit 2013.

Fata u arrestua më 6 gusht të atij viti. Deri atëherë, ai kishte trajtuar tashmë mbi 16,000 pacientë dhe ende po trajtonte 1,700 të tjerë.

Dy vjet më vonë, më 10 korrik 2015, ai u dënua për diagnoza të rreme dhe përshkrim të trajtimeve të panevojshme, me qëllim që të pasurohej duke mashtruar kompanitë amerikane të sigurimeve.

Ai u dënua për 16 akuza, duke përfshirë, 13 për mashtrim në kujdesin shëndetësor. Ndërkohë, shtypi amerikan raportoi se gruaja e tij, Samar, shefja financiare e MHO, kishte ikur nga SHBA për në Liban me tre fëmijët e tyre. Thuhet se mashtrimi u ka kushtuar kompanive të sigurimit rreth 35 milionë dollarë.

Për “dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të tij”, “krejtësisht në interesin e tij”, prokurori McQuade kërkoi që Fata të merrte dënimin maksimal prej 175 vjet burg, 25 vjet më shumë se dënimi i dhënë për Bernie Madoff.

Në fund Fata u dënua me 45 vjet burg, me kusht që t’u jepte 17.6 milionë dollarë dëmshpërblim për ish-pacientët e tij dhe familjet e tyre. Kjo shumë u rregullua më pas në afro 26.5 milionë dollarë.

Të gjitha ankimimet e shumta gjyqësore të Fatas deri më tani janë refuzuar. Kërkesa më e fundit, e datës 23 shkurt 2021, mbetet pa përgjigje. Fata nuk do të mund të lirohet deri në vitin 2050, atëherë ai do të jetë 85 vjeç. Ai potencialisht mund të përballet me ankesa ligjore shtesë në atë moment./ L’Orient Today /Hashtag.al

“Duhet të jemi krenarë për Kombëtaren në Europian”, Ervin Bulku: Në të kaluarën të gjithë bënim tifo për skuadra të tjera

Ervin Bulku, zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, deklaroi se të gjithë duhet të jenë krenarë për përfaqësimin e Shqipërisë në Europian.

 

Sipas tij, tashmë shqiptarët mund të mbështesin kuqezinjtë në kompeticione të mëdha, ndryshe nga e kaluara. I ftuar në emisionin “Kampionët”, Bulku ndër të tjera deklaroi:

“Ne duhet të jemi të gjithë krenarë, për atë që ka bërë skuadra në Gjermani dhe tifozët. Në të kaluarën të gjithë bënin tifo për skuadrat e tjera, ndërsa tani kemi Kombëtaren tonë për të bërë tifo.”

Ndihmësi i Silvinjos analizoi edhe fitoren e Gjermanisë ndaj Danimarkës, ku tha se ishte një ndeshje e vështirë për “pancerat”, deri te goli i dytë.

“Në 10 minutat e para dukej që Gjermania do të dominonte. Para golit të Gjermanisë, Danimarka ishte shumë afër. Pas golit të penalltisë, Danimarka kërkonte barazimit dhe loja u hap. Gjermania shënoi të dytin dhe aty u mbyll gjithçka. Nuk mendoj se e kishte të lehtë ndaj Gjermanisë.”, deklaroi Bulku.