24.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Ndarja nga jeta e poetit Agim Doçi, kompozitori Zhulali: Ishte patriot i jashtëzakonshëm, Kosova ishte në zemrën e tij

Kompozitori Edmond Zhulali, ka folur ndarjen nga jeta të poetit Agim Doçi, duke thënë se bashkë kanë pasur miqësi të hershme.

Zhulali, në studion e emisionit ‘Kjo Jave’, tha se Agim Doçi ishte patriot i jashtëzakonshëm.

 “Me Agim Doçin kam pasur një miqësi tepër të hershme, më shumë se 26-vjeçare. Kemi dalë në një foto edhe treshja e Marshit të UÇK-së, ne kemi dirigjuar këtë këngë legjendare, unë, Agim Doçi dhe Arif Vladi, secili në rolet e veta. Kemi kujtime tepër të bukura me Agim Doçin. Në vitet 1998-1999 populli shqiptar përjetoi një tragjedi të madhe në raport me atë që ndodhte në Kosovë.

Kemi krijuar një sërë këngësh për UÇK-në, “Marshi i UÇK”, kemi bërë këngën “A vritet pafajësia”. Agim Doçi ka qenë patriot i jashtëzakonshëm dhe më sugjeroi të bëjmë këngë për UÇK-në dhe për Kosovën. Ne e kemi ndjerë çështjen kombëtare, krijimtaria jonë është e lidhur me njëri-tjetrin. Ne kemi marrë dokument madje si veteran të luftës në Kosovë, për tekstet dhe muzikën tonë”, tha ai.

“E djathta ekstreme pritet të fitojë”/ Analiza e DW: Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen politike të Francës! A mund të bashkëpunojnë Macron dhe Bardella?

Në Francë zhvillohen më 30 qershor dhe më 7 korrik zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas sondazheve parashikohet, që e djathta ekstreme Rassemblement National (RN) mund të fitojë shumicën e mandateve në Asamblenë Kombëtare.

 

Cilin kryeministër do të emërojë presidenti Macron pas zgjedhjeve?

Kushtetuta e Republikës së V miratuar më 1958 nuk njeh kufizime kushtetuese për presidentin në përzgjedhjen dhe emërimin e kryeministrit. Megjithatë ai duhet të marrë parasysh raportet e shumicës në parlament.

Nëse kryeministrit i mungon mbështetja parlamentare, atëherë Asambleja Kombëtare nuk i jep atij votëbesimin. Në këtë rast qeveria duhet të japë dorëheqjen duke ia parashtruar kërkesën presidentit.

Në rast se Rassemblement National fiton shumicën e mandateve në Asamblenë Kombëtare, presidenti Emmanuel Macron duhet t’i ofrojë kryetarit të kësaj partie, Jordan Bardella, postin e kryeministrit.

Alternativë tjetër nuk ka, thotë eksperti për Francën Hans Stark nga Universiteti i Parisit, Sorbonne. “Macron është dobësuar. Ai nuk ka asnjë hapësirë veprimi.”

28-vjeçari Bardella nga ana e tij ka vënë si kusht një shumicë absolute të mandateve në parlament për marrjen e përgjegjësisë në qeverisje. Në rast se nuk arrin shumicën absolute ai nuk mund të verë në jetë prgramin e tij.

Me emërimin e Bardella-s kryeministër Franca do të hynte për herë të katërt në “kohabitacion” në historinë e saj.

Si funksionon “bashkëjetasa”?

Kur presidenti dhe kryeministri vijnë nga kampe të ndryshme politike, pushteti ekzekutiv në Francë është i ndarë. Presidenti dhe kryeministri duhet të bashkëpunojnë në të ashtuquajturin “bashkëjetesë” apo “kohabitacion” në të mirë të vendit.

“Kohabitacioni” i parë në Francë është krijuar më 1986 – pas një zhvendosjeje të furishme të forcave – nën presidentin socialist François Mitterrand. Me humbjen e zgjedhjeve parlamentare më 1986 Mitterrand emëroi golistin Jacques Chirac dhe më 1993 Edouard Balladur kryeministër.

Nga 1997 deri më 2002 kryeministri socialist Lionel Jospin qeverisi nën presidencën e konservatorit Chirac.

Ndarja e pushtetit mes dy kampeve të ndryshme politike shkakton më shumë fërkime dhe ngecje të proceseve. Vendimet janë të vështira dhe të ngadalta.

Se sa me sukses qeveriset në koabitacion, kjo varet se sa mirë mund të bashkëpunojnë kryeministri dhe presidenti: Në kushtetutën e Republikës së V të vitit 1958, që vlen deri më sot, nuk parashikohet në mënyrë eksplicite një “kohabitacion”.

Sa hapësirë vendimarrjeje ka qeveria në “kohabitacion”?

Në një “kohabitacion” funksionet e presidentit i kalojnë përkohësisht kryeministrit. Jo Macron, por kryeministri i ri do të përcaktonte linjat kryesore të politikës.

Pikërisht në politikën e brendëshme qeveria në “kohabitacion” ka hapësirë të gjerë veprimi. Në politikën e jashtme dhe të sigurisë kompetencat ndahen me presidentin, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Se si e përfytyron ndarjen e pushtetit RN, këtë e shpjegoi pak para zgjedhjeve Marine Le Pen: “Komandant suprem i forcave të armatosura është për presidentin (e republikës) nje titull nderi, sepse frenat i ka në dorë kryeministri”.

Edhe çështjet e brendshme dhe ekonomike mund të shkaktojnë luftra pushteti mes presidentit dhe kryeministrit, sikurse kanë dëshmuar edhe “kohabitacionet” e mëparshme nën Mitterrand.

Më 14 korrik 1986, dita e festës kombëtare të Francës, presidenti Mitterrand e nxori bllof kryeministrin në publik, duke deklaruar se nuk do t’i nënshkruajë dekretet e Chirac-ut për riprivatizimin e 65 bankave të shtetëzuara, sigurimeve dhe ndërmarrjeve industriale.

Pa nënshkrimin e presidentit dekretet qeveritare nuk mund të hyjnë në fuqi. Ky refuzim mund t’i vonojë nismat qeveritare, por nuk mund t’i ndalojë ato.

Sa mirë mund të bashkëpunojnë Macron dhe Bardella?

Presidenti Macron i refuzon disa pjesë të programit të RN-së. RN do të përpiqet, analizon Hans Stark, që “ta verë në pozitë të vështirë Macron-in derisa ai të detyrohet të japë dorëheqjen”.

Një bllokadë totale e punës së qeverisë së RN-së nuk është e mundshme. Pra Macron dhe Bardella do të detyroheshin të gjenin zgjidhje me njeri-tjetrin.

Nëse presidenti synon ta refuzojë qeverinë e tij të re, Macronit do t’i duhej ta argumentonte këtë. Eshtë e mundur, që presidenti t’i drejtohet më shpesh këshillit kushtetues, për të verifikuar kushtetueshmërinë e nismave ligjore përpara se ato të shpallen. Disa projekte të qeverisë së RN mund të dështonin në pragun kushtetues.

Çfarë ndodh në rast të një shumice relative të RN-së?

Eksperti i Francës Stark mendon, se Bardella do t’i përmbahet deklarimit të tij duke hequr dorë nga marrja e qeverisë prej RN-së, nëse partia nuk del forca më e madhe duke i munguar shumica absolute.

Nëse asnjë tjetër kamp politik nuk do të jetë në gjendje të krijojë shumicën, atëherë republika do të bllokohej. Presidenti në një rast të tillë nuk mund të udhëzojë sërish shpërndarjen e parlamentit. Kushtetuta për këtë parashikon një periudhë pritjeje prej një viti.

Që në fillim të qershorit në parlamentin e shpërndarë nga Macron, partitë e kampit presidencial kishin një shumicë relative. Qeveria si rrjedhojë për ligjet e rëndësishme disa herë i është referuar nenit 49.3 të kushtetutës.

Ky nen i mundëson qeverisë, që të miratojë një ligj pa aprovimin e Asamblesë Kombëtare. Kjo realizohet vetëm nëse brenda 24 orëve nuk paraqitet dhe nuk kalon një mocion votëbesimi.

Ky nen kushtetues në Francë është megjithatë mjaft i diskutueshëm. Nuk ka gjasë, që një qeveri e re kohabitacioni që nga fillimi i legjislaturës të dëshirojë të qeverisë me ndihmëmn e nenit 49.3.

Çfarë rrugëdaljesh mund të ketë nga një Asamble Kombëtare e bllokuar?

Partitë deri tani janë të rezervuara me propozime, se si mund të reagojë Asambleja Kombëtare pa mazhorancë të qartë. Eshtë e njohur, që në një rast të tillë Marine Le Pen konsideron se ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme presidenciale.

Por Macron nuk mund të detyrohet të japë dorëheqjen. Në Francë nuk ka një skenar të qartë për një “republikë të bllokuar”. Shumë do të varej nga dinamika politike pas zgjedhjeve.

Parimisht i mundshëm mund të jetë edhe krijimi i një qeverie ekspertësh. Një model historik për këtë deri më sot nuk ekziston në Republikën e V.

A mundet presidneti ta zgjidhjë “repulibkën e bllokuar”?

Presidenti Emmanuel Macron mund të aktivizojë nenin 16 të kushtetutës franceze. Ky nen i jep presidentit në situata krize kompetenca të jashtëzakonshme, për të garantuar vazhdimësinë e shtetit.

Presidenti mund të dekretojë ligje pa miratimin e parlamentit dhe mund të nxjerrë dekrete. Eksperti i Francës Hans Stark sidoqoftë nuk beson, që neni 16 është një opcion real për Macron-in.

“Unë nuk besoj, që ai për tre vjet radhazi deri në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale do të mund të rezistojë në këtë formë. Në thelb një gjë e tillë do të nënkuptonte, se vendi ndodhet vazhdimisht në modus krize.”/DW

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare legjenda Bejkush Birçe

Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta legjenda e futbollit Bejkush Birçe.

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Birçes, ndërsa thotë se ai ka dhënë një kontributë të madh në futbollin shqiptar.

“Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë”, shkruan Duka.

“I pikëlluar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes! Kemi humbur një nga njerezit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues në FSHF. Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë.

Në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit shqiptar, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes, së afërmve dhe miqve, të cilët kanë humbur një njeri shumë të dashur për ta. U prehsh në paqe Bejkush Birçe!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Dukës.

Birçe, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF.

Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon.

Gjithashtu, ai mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi kuqezinjtë në vitet ’90, në një periudhë të vështirë për vendin.

VOA: Stërvitja më e madhe në botë e forcave detare, mesazh për Kinën

Shtetet e Bashkuara dhe 28 vende të tjera partnere filluan këtë javë stërvitjen më të madhe luftarake detare në botë pranë brigjeve të Havait. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, analistët thonë se stërvitja në zonën gjeografike që njihet si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ofron një mundësi për vendet partnere që të punojnë së bashku ndërsa i dërgojnë Kinës një mesazh të fortë parandalues.

 

Bashkëpunim ndërkombëtar në një shkallë të lartë. Dyzet anije, mbi 150 avionë, tre nëndetëse dhe 25 mijë trupa po marrin pjesë në stërvitjen detare të këtij viti në Oqeanin Paqësor që njihet si RIMPAC.

Forcat detare të vendeve të ndryshme të botës po praktikojnë një gamë të gjerë misionesh, që nga reagimi ndaj fatkeqësive natyrore e deri tek aftësitë e nevojshme në luftë.

“Çdo vend i botës që ka interesa në Paqësor dhe do t’u përmbahet të njëjtave vlera, është i mirëpritur të marrë pjesë”, tha zyrtari i lartë i forcave detare të Kilit, Alberto Guerrero, zëvendëskomandant i stërvitjes RIMPAC.

Kina nuk është ftuar, pasi siç thonë analistët, mirëpritja e ngrohtë që i bëri stërvitja RIMPAC Pekinit rreth një dekadë më parë dështoi.

Markus Garlauskas drejton Nismën për Sigurinë e Indo-Paqësorit në Këshillin e Atlantikut.

“Kina u ftua të merrte pjesë në stërvitje. Por Kina përfitoi nga rasti dhe goditi pas shpine Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, duke e shfrytëzuar rastin si mundësi për të mbledhur të dhëna zbulimi dhe duke u përpjekur që të ketë ndikim më të madh, diçka e papranueshme”.

Zyrtarët thonë se stërvitja e përbashkët ushtarake i dëgon një mesazh të fortë Kinës që ta ndalojë ngacmimin e fqinjëve të saj.

“Ata jo vetëm që do të përballen me Shtetet e Bashkuara në vendin që po vënë në objektiv, por do të duhet të përballen me përgjigjen e shumë vendeve që kanë interesa të përbashkëta në frenimin dhe përballjen e agresionit kinez, si kërcënim për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, thotë Markus Garlauskas me Këshillin e Atlantikut.

Këtë vit, vendet që marrin pjesë në stërvitjen RIMPAC do të praktikojnë në goditjen e një anije të vjetër amerikane, të dalë nga funksioni, një shans i rrallë për të mësuar se sa të fuqishme janë armët e tyre për të fundosur një kundërshtar të madh në det të hapur. Stërvitja do të vazhdojë deri në fillim të gushtit./voa

FOTO/ Në veri të Kosovës shfaqen posterë të Vuçiçit: Komandant Suprem, ju presim

Në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm janë shfaqur disa posterë me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

Në këto postera ku shihet Vuçiç, shkruhet edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”, raporton mediumi serb lokal “Kosovo Online”.

Këto postera janë shfaqur në katër komunat veriore, Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të Mitrovicës.

Posterat janë vendosur në muret e ndërtesave, shtëpive, lokaleve dhe hapësira të tjera publike.

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dërgon në gjyq 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Punonjësit e IMT-së Bashkia Shkodër akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë lejuar ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, Shkodër, duke mos e evidentuar dhe kallëzuar në prokurori, edhe pse provohet se kanë patur dijeni. Ndërsa punonjësit e ASHK-së Shkodër akuzohen se kanë mundësuar legalizimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në të njëjtën zonë, ku për shkak të statusit dhe mbrojtjes së veçantë, legalizimi i objekteve informale është i ndaluar me ligj.

Më konkretisht, ka rezultuar se shtetasja A.D., pasi ka konstatuar ndërtimin e paligjshëm të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, Shkodër, i cili po ndërtohej nga shtetasja S.K., në një sipërfaqe toke të pretenduar si në pronësi të familjes së kallëzueses, ka kallëzuar në prokurori faktin se punonjësit e IMT-së Bashkia Shkodër, nuk kishin marrë masa për pengimin e ndërtimit edhe pse ishin njoftuar vazhdimisht prej saj.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr.1179/2021, rezultoi se shtetasit E.K. dhe M.H., inspektorë pranë IMT-së Bashkia Shkodër, edhe pse ishin njoftuar për kryerjen e ndërtimit të paligjshëm dhe ishin ngarkuar për verifikimin e ankesave të kallëzueses, pasi kanë shkuar në terren, nuk e kanë evidentuar këtë fakt në një procesverbal konstatimi, duke raportuar se nuk ishte konstatuar asnjë ndërtim i ri, në një kohë kur nga këqyrja e bërë nga ana e policisë gjyqësore, është provuar ndërtimi i këtij objekti të ri. Madje, për ndërtimin e paligjshëm të këtij objekti është dënuar me vendim të formës së prerë edhe ndërtuesja e tij, shtetasja S.K.

Ndërkohë, pas hetimit lidhur me legalizimin e objektit informal të ndërtuar nga shtetasja S.K., si dhe pas thellimit të hetimeve edhe për 9 raste të tjera të legalizimit të objekteve informale po në zonën e Shirokës, Shkodër, ka rezultuar se procedura e legalizimit të tyre është kryer në kundërshtim me ligjin, pasi zona ku ndodhen objektet përkatëse është e mbrojtur me status të veçantë si rezervat natyror i menaxhuar, e për pasojë, legalizimi i tyre ka qenë i ndaluar. Lidhur me legalizimin në kundërshtim me ligjin të këtyre objekteve informale janë marrë të pandehur shtetasit A.D, B.L., E.B., F.T., I.SH., S.S. dhe B.K., me detyrë specialistë dhe përgjegjës të sektorit të legalizimeve pranë ASHK-së Shkodër në kohën e përfundimit të procedurave respektive.

Makina i shpërtheu sapo e ndezi, identifikohet personi i cili mbeti i plagosur (EMRI)

Zbardhet identiteti i personit, të cilit iu vendos lëndë plasëse artizanale në makinë. Personi, i cili mbeti i plagosur është Ledovik Syziu.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, kur Syziu shkoi për të ndezur makinën, por menjëherë ndodhi shpërthimi në pjesën e pasme të saj.

Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policise

Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.

Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.

Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shkroi fshehurazi nëpër burgje, poezia qiellore e Atë Pjetër Meshkallës! Kur i ekzekutuan s’dihet çfarë shkrimesh ulëritëse morën me vete

Nga Visar Zhiti

Doli “Vepra Letrare” e At’ Pjetër Meshkalla S.J. “Poezi dhe prozë”, nga “Biblioteka Zoja e Shkodrës” dhe “Botimet Fishta”.

Botuesi Frano Kulli jep lajmin e mirë duke falënderuar “për kujdestarin e botimit Dom Vlash Palaj, përgatitësit e tij z. Andreas Dushi dhe Gjovalin Çuni dhe poetin Visar Zhiti për parathënien e ndjerë”, që po e nxjerrim për lexuesin tonë.

Ne jemi rinia,

jemi çeta luftare,

na ngrohë pafajnia

në flakën bujare.

…Këngë është apo përbetim rreth një zjarri? Nga vijnë e kush i solli ato fjalë? Po ato flakë mos janë më shumë brenda një kraharori me kumte si të këngës? Gjuhët e flakës bujare a mos mbartin atë dritë që ka mbi 2000 vjet që përhapet ndër njerëz nga brezi në brez, të shpirtit të shenjtë që ra nga lart në formë flakësh, kur Krishti kishte 50 ditë që kishte ikur në qiell? Dhe kur sheh që këto vargje kanë në fund vitin 1943, pra, janë shkruar në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur popujt dhe vendet digjeshin në të tjera zjarre të përbindshme, mes breshërisë së plumbave dhe të bombave dhe Shqipëria jonë e vogël ishte e pushtuar dhe rrezikoj përsëri. Mes atij kaosi të frikshëm dhe gjëmimeve të tmerrshme e gërmadhave, ndien zërin njerëzor, ai mbeti, qoftë dhe në një strofë shqip dhe beson te pafajësia, te bashkimi në çetat shpirtërore, me frymën e Hyut, për paqen e madhe e të përbashkët. Përndritshëm kupton edhe më shumë se ka diçka të përhershme të njeriut, të pashkatërrueshme nga luftërat dhe pandemitë, nga murtajat – armë dhe sëmundje kolektive, ideologjitë që marrin pushtet nëpër epokat e errësirës, totalitarizëm, kur jeta rrethohet me tela me gjemba, me diktaturë dhe në gjuhë, me djegie librash e vrasje poetësh, me realizëm socialist, me ato manifestet e urrejtjes e të shkretimet etj.. Po Ne jemi rinia – na thotë kënga, dashuria njerëzore dhe përtëritja e saj…

Ti, Lajmëtar, që bje “Lajmin e Mirë”.

Po kush e risolli kumtin?

Ne, dhe s’jemi pak, e dimë emrin e Atë Pjetër Meshkallës dhe shtohemi, edhe pse rrallohen ata që e kanë njohur si meshtar apo dhe më herët, që kur ishte student i shkëlqyer në Austri e me studimet e mëtejshme për teologji në Itali, që mund të kenë bashkëbiseduar në Shkodrën e tij apo maleve të Veriut a ndokund në Europë, por dhe në luftë e më pas në ferrin e të gjallëve, nëntokë si të burgosur, pastaj në lirinë e mjerë, në miqësitë e rrezikshme, në paqen me vrasës etj., por janë dhe engjëjt që vazhdimisht e shohin në botën e përtejme, në Qiell, martirët që bisedojnë me të parajsisht, pa fjalë, por me dritë etj., etj.. Desha të thosha se Atë Pjetër Meshkalla ishte jo vetëm një pasionant i besimit dhe i dijes, një qëndrestar kundër së keqes, por mbetet dhe një ikonë rrezëllitëse…

I riu që do të dijë edhe më, zbulon tek Atë Pajetër Meshkalla dhe patriotin e ndershëm mes patriotëve, intelektualin, mendimtarin, historianin, gjuhëtarin, njohësin e letërsive, aq sa të urtë në kuvende, i përshpirtshëm në mesha, kundërshtar i luftës dhe i pushtimeve, i perandorive që përjetoi, asaj otomane në fillim, që ia ndjeu shtypjen kur ishte fëmijë dhe pa fundin e saj, ndërsa kur u rrit dhe pak, pa Luftën e Parë Botërore, më pas Të dytën, u përball me fashizmin dhe nazizmin, që fuqizoheshin çmendurisht si perandori, pa u bërë dot si të tilla, po kështu vuajti dhe pas luftën pa paqe, pushtimin më të vonë e të rëndë nga të vetët, dua të them nga bashkatdhetarët, që vendosën diktaturën e të pafeve, që e bënë Shqipërinë pjesë të perandorisë komuniste dhe e shpallën si vendin e parë dhe të vetëm ateist në botë. Atë Pjetër Meshkallën e dënuan atëherë jo vetëm si kundërshtar, por si misionar të Krishtit, madje dy herë, herën e parë i dhanë 10 vjet burg dhe herën e dytë 15 vjet burg dhe ai, aq sa i përunjur, po aq dhe i pamposhtur, vazhdimisht lartësohej deri sa iku lart dhe, edhe me mungesën e vet, tani lufton me perandorinë e harrimit duke frymëzuar në luftën kundër së keqes, që po nuk e kujtuam, do të përsëritet, dihet.

Mos t’i ndahemi dritës, të vrapojmë…

Tronditemi dhe mrekullohemi me jetën e Atë Pjetër Meshkallës, ngjan me një poemë, si një pelegrinazh drejt dritës. Dhe të vjen të pyesësh: po ku është poezia, ajo e tij, e shkruar nga dora e tij? E ndjen se duhet të jetë në një formë a në një tjetër, se e tillë është lënda e jetës së tij, pa mungesa, e përplotësuar virtytshëm… Dhe magjepsemi prapë që At’ Pjetër Meshkalla vërtet ka shkruar poezi. Na vjen mirë që Kisha e tij vazhdon të punojë dhe në këtë drejtim, që kjo vlerë të dalë, të njihet, edhe pse jo në kohën e vet, por çdo kohë është dhe duhet të jetë e poezisë. “Para se të ndërronte jetë, i ka mbledh’ dhe rendit të gjitha poezitë e tij në një fletore, të cilën e ka konceptuar si libër. Dhe i jemi përmbajt’ asaj fletoreje, në renditje e gjithçka tjetër”, më shkruan në emër të Dom Vlash Palaj shkrimtari 20-vjeçar Andreas Dushi, bashkëqytetarë të Atë Pjetër Meshkallës, përkujdes të botimeve për atin. Pra, poezia e tij është një zbulim i vonë, që i ngjan dhe një risie. Janë shkruar gjatë shekullit që shkoi, të XX, ku më e hershmja, duke u nisur nga sot, daton para 101 vjetësh, në 1920, kur autori ishte 19 vjeç dhe Shqipëria kërcënohej nga një copëtim tjetër, i këndon “Burimit të jetës” si zanafillës përbashkuese, që e sheh te lindja dhe vdekja e Jezu Krishtit, ndërsa poezia më vonë është e vitit 1982, 6 vjet para se të mbyllte sytë përgjithmonë, ende në diktaturë, kur perandoria komuniste po i afrohej shembjes. Në fakt, në atë poezi ai ka rimarrë një tjetër të veten, të vitit 1927, “Kënga e Isaisë”, e profetit që parashikoi ardhjen e Krishtit. Po poeti çfarë donte të (ri)parashikonte? Aty janë dhe kredo-ja e tij dhe besnikëria e tij, që duket sikur nuk i nxë dot vetëm një jetë, sidomos kjo tokësorja dhe koha pret çarjen e madhe.

Mos t’i ndahemi dritës, të vrapojmë,

qe, po çfaqet e Zotit lavdia,

rruga e tij asht mëshira e shërimi,

ligji i ri: vllazënimi e dashnia.

Dhe kjo rithuhet në kulmet më të errëta të natës së diktaturës. Poezia sigurisht që është mbajtur e fshehur, mbas dy burgjeve të tij të gjata, kur, ndërkaq institucionet fetare, kishat dhe xhamitë, jo vetëm qenë mbyllur, por dhe i kishin shndërruar në kinema, pallate sporti, magazina e depo armësh të reparteve ushtarake, ndërsa shumë klerikë i kishin pushkatuar, të tjerët vuanin burgjeve të rënda.

Jeta asht për të gjithë betejë,

besniku çmohet kur nuk ligështohet,

kur si ari në zjarr të shkëlqejë.

Edhe kjo poezi e 1927-ës është rimarrë ndër duar dhe në 1965, jo vetëm si temë, por si porosi më shumë, se pikërisht dy vjet më pas sundimtarët do të urdhëronin t’u vihej kazma kishave xhamive dhe teqeve për t’i zhbërë, gjithsej 2169 të tilla, që s’ishin thjeshtë vetëm objekte kulti, por dhe vepra të kulturës, të një arkitekture të hershme, orientale dhe perëndimore, me origjinalitetin vendas, me kryqe e ikona të mrekullueshme e me botime të rralla. Iu vu flaka e djallit nën shembullin e revolucionit kulturor kinez, që s’ishte as kulturor e as revolucion, por ligësi katastrofike deri në absurd.

Poezia e Atë Pjetër Meshkallës është vetëm e prajshme. Një pjesë të mirë të tyre ai na e paraqet si përshtatje. Pra, janë marrë nga andej ku lëvrohej një poezi e tillë gjatë mijëvjeçarëve të Krishterimit. Në kulturën Perëndimore sigurisht. Për atë që kishte nevojë vendi, për atë frymë. Dhe më shumë se punë poeti, ky ishte një akt misionari. Por ato më shumë janë rikrijime të temave biblike, këngë që kanë frymëzimin dhe forcën e fjalës shqipe. Shumica e poezive të atë Pjetër Meshkallës kanë në fund të shkruar vendin Shkodër, përveç njërës që ka Torino 1926. Shkodra s’është thjeshtë vendlindja e tij, por dhe vendlindje poetësh kombëtarë, e historisë dhe e miteve, e Rozafës dhe legjendës së saj, më e bukura në botë për nënat dhe përbri Rozafës… Maria… dhe qielli përsipër Kalasë, ku duket sikur ruheshin ende fërgëllimat e flatrave te engjëjve, të cilën morën Zojën e Këshillit të Mirë nga kisha e saj dhe e çuan në bregun tjetër të detit, jo vetëm që t’i largohej pushtimit otoman, që nisi nja 5 shekuj më parë, por shkonte në Europën Perëndimore, me të cilën udhëheqësi ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e kishte lidhur atdheun përgjithmonë. Zoja e Shkodrës, Pajtorja e shqiptarëve, do dëgjonte rënkimet dhe klithmat për liri që vinin nga dheu amë, lutjet e përbashkëta, që Zoti të na mbronte. Ajo do të kërkonte ndihmë duke qenë vetë ndihma më e thellë, brenda në gjak dhe shpirt. “Nanë ktheju!” – lutet poeti, gjë të cilën do ta përsëriste dhe Shenjtja jonë Nënë Tereza në kishën në Genazzano pranë Romës, ku bujti Fugura e saj. Altar do të kishte në çdo zemër, ashtu si në vargun brilant të Meshkallës, në mes të lulënajeve qiellore. Shkodra kështu është një truall i fortë shpirtëror, kështjellë e katolicizmit shqiptar dhe e identitetit kombëtar, metropol i kulturës dhe i harmonisë proverbiale mes besimeve, të krishterë e myslimane si e gjithë Shqipëria, që Papa Francesku, pas vizitës që bëri në Tiranë në 2014, në postdiktaturë, do ta quante “vëllazëri fetare”. Atë Pjetër Meshkalla nuk ishte, por fletorja e poezive të tij priste. Kishte ardhur koha e saj. Atë që ai kishte besuar, për të cilën ishte lutur pa reshtur. Prandaj dhe poezia e tij duket si e larguar nga ngjarjet e përditshme, kalimtare, si të thuash ato tokësore, me kronikën e përgjithshme, sado të rënda që të ishin, po kështu dhe nga bëmat e autorit, nga detyrat e tij, që ai i shikonte si detyra. Poezia e Meshkallës është si më e afruar me Qiellin, realitet është dhe ai, që ka të bëjë më shumë me të përjetshmen. Ai i është përkushtuar Birit të Zotit, Jezu Krishtit, adhurimi për të është dhe për nënën e Tij, Shenjten Marie. Ndërkaq, poezia e Meshkallës është jetësore, ku fryma universale e Hyut është aq e fuqishme. Edhe kur kjo poezi duket si e larguar nga fati vetanak i autorit, ajo është pjesë e fatit të tij, vetvetja e tij qiellore. Prapë ndërkaq, ai te Krishti në tokë, hero dhe martir, sheh dhe gjithë të përvuajturit e botës, të përndjekurit e të burgosurit deri edhe bashkëvuajtësit e tij, miqtë, një pjesë të pushkatuar, por edhe veten pa veten, në tokë dhe në Qiell bashkë.

Mbi Golgotha kryqëzue,

me dhunë e gjak mbulue,

rri Biri, fli për ne,

burim i jetës së re.

Nga shpirti i tij ushton zani,

drejt Atit një herë fshani…

mbi parzëm kryet pushoi,

e vdekjen përqafoi…

Kjo është ajo poezia e tij e para 101 vjetëve në Shkodrën e tij, një shujtë shpirtërore, ku vargu biblik “vdekjen përqafoi”, aq sa fillim i jetës së përtejme, kumbon parashikues dhe mortor për jetën e tij të këtejme. Sa herë At’ Meshkalla do ta përqafonte vdekjen, edhe pa u trembur, edhe duke e dashur, edhe si prift, edhe si i dënuar, duke e parë edhe si fund të torturave, zgjidhje divine, ndërprerje dhe vazhdim i tillë, mister çlodhës ashtu siç do i Madhi Zot. Poezia e Meshkallës edhe pse e pakët, e kufizuar në të pakufishmen, në vokacionin e tij, ai i jep kohë dhe vend përsiatjes filozofike, si një dimension i reales dhe abstraktes bashkë. “Ku mbaron filozofia, fillon poezia” – kështu e zgjidh enigmën ai duke u dhënë pas të dyjave për t’i bashkuar siç ka bërë në poezinë e tij të vetme drejtpërsëdrejti filozofike, kushtuar Aristoltelit, duke e pasuruar këtë lëmi në poezinë shqipe.

“Mendim i mendimit”,

Mendimi i tash-it etern!

Pa të asht veç hiçi,

nëpër të Gjithësia…

E tanishmja e përjetshme. E mundshme nga fuqia supreme. Ruajtja e së tërës universale. Dhe me besimin e Meshkallas në zbulesat e të vërtetave, që aq sa janë jashtë nesh, po aq janë dhe brenda nesh, natyrë dhe mister, frymë dhe mistikë dhe Fjalë e Re, Besëlidhje e Re, aq sa biblike, po aq dhe art dhe shkencë, edhe poezi, të cilat në gjithçkanë e tyre s’janë dialektikisht në kundërshti me njëra tjetrën, por janë dhe pranëvënie në harmoni mrekullie.

Vetëm mbi-Natyra

me zanin e Revelacionit të Mistikës

mund të na bijë

një “Fjalë të Re”…

Duke qenë sipërane, më pranë reve se baltës, poezia e Meshkallës a thua ka ikur kështu larg nesh? Jo, ai i ka ruajtur poezinë nga mizerja e regjimit mbi atë copëz toke të përvuajtur, të dhembshur dhe të dashur, që quhet vendlindje, atdhe. Ka ruajtur shpirtin. Jo vetëm të vetin. Dhe as i shkon ndër mend nëse do të mund të quhet poezia e tij disidente a jo, edhe pse ai e ka shkruar atë kur Shqipëria kishte Kushtetutën më të egër në botë, çnjerëzore, aq sa ndalonte dhe dënonte liritë e të drejtat e njeriut, edhe atë të besimit fetar, që më shumë se sa me një kushtetutë ngjante me kodin penal. Pjetër Meshkalla atëherë vetëm fshehurazi mund të thirrej “atë”, por ai guxonte dhe shkruante urdhëresa të ndaluara: ligji i ri: vllazënimi e dashnia. Ishte koha kur sundonin ligji i armikut dhe i urrejtjes.

Burgu: ky varr që më ndryen për së gjalli…

Poezia e Meshkallës vërtet duket dhe ashtu është, pa “biografinë” e autorit, pa ditarin e vuajtjeve të tij, dënimet e burgjet e torturat, atë persekutim të pandërprerë. Siç duket ajo ishte paracaktuar për të qenë larg si “poezi e Qiellit”, megjithëse autori jetoi dhe vuajti në burgjet infernale të një atdheu-burg. Edhe në poezinë e Meshkallës përmendet burgu, dy herë na del si fjalë, një herë kur është duke u lutur që tingujt e kambanës së kishës së tij të vijnë deri atje ku e kanë mbyllur, në burgun tim, kështu thotë, ndërsa në rastin e dytë burgu sikur është i universalizuar.

Lindi Krishti në zemrën time, më pruni pagje e dashuni,

edhe shenjtja jonë Nënë Tereza kështu e shkruan fjalën paqe – pagje.

Më veshi forcë e ngushëllime, zhduku errësinën e burgut të zi.

Ashtu ishte burgu si varr i të gjallëve, ku vyshket edhe zemra e shkretë,

porsi bari për nën kosë…

Një nga krahasimet më të trishta në poezinë shqipe. Shfaqet kosa shtrigane, jo e vdekjes, por e vrasjes së njeriut nga njeriu, jo vetëm me plumb, por dhe me rraskapitjen terminale nëpër burgje. Ku dhe këtu autori shtrydh poezi, që dhemb… Si poezi të fundit në fletoren e tij Atë Meshkalla ka lënë atë që s’është e fundit në kronologjinë e tyre të të shkruarit, por një më të hershme, të Shkodrës se 1934-ës, kur Shqipëria ishte mbretëri, por siç duket ajo ka më shumë nga amaneti i fundit i tij shpirtëror, por dhe i pari, lutje burimit të jetës për një tjetër mbretëri, atë qielloren:

Të falem Maria! Nëpër të jetës vala

që prej fëminisë sime, o Mari, t’u fala,

e der’sa të fiken njikto buzët e mia,

“Të falem Maria!”

“Të falem Maria!”

JEHONA E ATË PJETËR MESHKALLËS NDËR NE

Gjenerata ime që lindi dhe u rrit në diktaturë, nuk mundi t’i dëgjonte nëpër shkolla e aula vargje të atilla për shenjtërinë e emra të atillë, të praruar me shenjtëri. Ishin të ndaluara. Edhe pse studiova për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe ku, në Institutin e Lartë të Shkodrës së Atë Pjetër Meshkallës, por poetët e klerit katolik, ata që ishin futur burgjeve apo i kishin pushkatuar, edhe po t’i përmendje, shihej si një gabim i dënueshëm. Varrin e poetit kombëtar, Atë Gjergj Fishtës, në kishën e tij e kishin prishur, eshtrat ia kishin flakur në lumin Drin, kishën vetë e kishin kthyer në kinema “Punëtori”, ndërsa më tej, Katedralen e Shën Shtjefnit, më të madhen në Ballkan, e kishin bërë pallat sporti, ku ne, studentët e atëhershëm, zhvillonin orën e fizkulturës. Por tavanin nuk e kishin zhbërë dot ashtu si qiellin, që nuk e mbërrini, e kishin lenë siç ishte, përndritës si ëndrra, me ngjyrat katolike të Rilindjes Europiane. Kujtoj, jo pa habinë e studentit ende, që ndonjë nga pedagogët na thoshte me zë të lartë ateistik se në këtë auditor, ku ne ishim, u ishte bërë gjyqi priftërinjve, kundërshtarë të pushtetit popullor… Ishte fjala dhe për Atë Pjetër Meshkallën, pa na treguar në leksione se si ishte përgjigjur ai: ”Ju më dënoni sa të doni, mbasi mue s’keni se çka më bani… sepse ju shpejt keni për të mbarue, mbasi shoqi shoqin keni me hangër e aty asht edhe fundi i juej. Feja e Krishtit s’mbaron kurrë!”.

Pas kësaj do ta dërgonin në burg. Ndërsa ne, brezin e ri, siç shihet, po na jepnin mësim në salla gjyqesh për t’u bërë ose me persekutorët ose me të persekutuarit. Në dekadat më pas, edhe mua do të më dërgonin në burg, të dënuar me 10 vjet heqje lirie për poezitë e mia, “të trishta, kundër realizmit socialist”. Në burg do të shihja priftërinj dhe hoxhallarë të burgosur, do të njihesha kur pastronte tryezat e mensës së burgut, atë që më pas do të shpallej si kardinal nga Papa Francesku dhe kur? Kur pikërisht unë do të isha titullari i ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, pranë Selisë së Shenjtë. Një mrekulli që nuk do të guxonim as ta ëndërronim atëherë. Dhe do të dëgjoja dhe për Atë Pjetër Meshkallën. Pa e takuar kurrë…Në librin tim të shumë viteve më vonë, që do ta quaja burgologjia “Rrugë e ferrit”, kam dhe një pjezës, ku shfaqet vetëtimthi dhe Atë Pjetër Meshkalla në burgun e tij të parë, në Burrel, kur atje një ministër i arsimit i viteve të Luftës së Dytë Botërore, do të futej në grevë urie:

…Në uri kishim qenë gjithmonë. Xhevat Korça donte të protestonte ndaj padrejtësive dhe ndaj diktaturës së pamëshirshme. T’u tregonte xhelatëve, dhe jo vetëm atyre, se mbi vetë jetën ka dhe fuqi të tjera më sipërane, të paprekshme, ka dhe moral, dhe personalitet, dhe liri të brendshme. Shteti i posedon jetët edhe vdekjet e njerëzve, megjithëse gjithkushi ka në dorë diçka nga jeta e vet, pak më shumë nga vdekja, por nga qëllimi i tyre i fshehtë akoma më shumë, në mos të gjitha […].

Njeriu i shtrirë po tretej edhe më. Sytë i qenë zmadhuar dhe buzët plasaritur… Kishte filluar mavijosja. Pamja e tij aty ishte e pazakontë në të pazakonshmen e burgut… Mbase ishte shpejt për të vdekur. Ç’duhej bërë? Vdekja është jotja, po ne jemi bashkë, përreth vdekjes sate. Si ta çbindnin Xhevatin? Ç’mendonte at Pjetër Mëshkalla? Jezuiti i urtë u afrua te dysheku i kashtës. U ul në gjunjë aty. Skenë biblike, tronditëse:

– Vlla, Xhevat, të lutem, mos me e humbë shpirtin… hiq dorë! – u dëgjua ulët zëri i tij dhe sikur u ndezën qirinj përreth. Heshtje e thellë. Kishin ngrirë të gjithë në pritje të përgjigjes.

– At, faleminderit… të kam mik… – zëri i Xhevatit kishte një si ngjirje dhe mekje, sikur të qe fërkuar me gurë varresh, atë mister.

– Unë po vazhdoj rrugën e nisur… që të mos bëhem lodër e shtypësve…

Atit i rrodhën dy pika lot.. At Mëshkalla e puthi në ballë njeriun e shtrirë dhe u largua mbrapsht, i përkulur paksa.

Tablo biblike. Lotë dhe puthje kishte Atë Pjetër Meshkalla në burg. Dhe vezullimin e tij në terr. Ai dhe atje ushtronte profesionin e vet si ushtar i Krishtit, në shërbim të nevojtarëve e të mjerëve, do të shkruante bashkëvuajtësi i tij, shkrimtari që do të arratisej pas burgut për në SHBA, Arshi Pipa. Atë Pjetër Meshkalla vetëm guxonte dhe po aq kishte dhe mëshirë, natyrshëm, pa e ditur as vetë ndoshta se kur po guxonte dhe kur po mëshironte. Bënte detyrën. Dhe e dinin që ai u kishte dërguar dhe letra sundimtarëve, të parit, Enver Hoxhës, dhe të dytit, Mehmet Shehut, ua kishte thënë hapur që po bënin krime mbi popullin e tyre, që ai i kishte dalë në mbrojtje. Ato letra janë kundër-akuza ndaj diktaturës dhe mbeten dokumente të rëndësishme në dosjen e madhe të qëndresës deri në martirizim. Atë Pjetër Meshkalla vazhdonte kështu t’u binte kambanave. Ato kumbonin moral dhe porosi. Porosi të rëndësishme që i gjejmë dhe në poezinë e tij, aq sa të thjeshtë, po aq dhe mallëngjyese, me shëlbimin e shpirtit. Një urdhëresë që i duhej tokës, i një realiteti të përhershëm:

Sillni shpatat në parmenda,

theni shtizat për kosa, në punime!

Shpatat në parmenda. Një porosi që gjendet e shkruar dhe në Organizatën e Kombeve të bashkuara. Punë. Kundër luftës. Kundër apokalipsit të urrejtjes mes njerëzve. Vjen që nga Bibla. Në Besëlidhjen e Vjetër Noe, me të dalë nga arka e tij në stere, e nisi me punë, gjëja e parë që bëri, mbolli një hardhi. Si metaforë e jetës, e ngazëllimit të saj, shpjegojnë psikologët modernë, se vreshta është ushqim, rrush dhe verë dhe kulturë. Porosi kjo shumë më e vlefshme për Shqipërinë sot, që ka nevojë të punojë, e rropatur nga diktatura ateiste dhe mashtrimet posdiktatoriale. Me metaforën e kthimit të shpatave në parmenda, si rrjedhojë edhe urrejtja doktrinare detyrimisht kthehet në doktrinë të mirëkuptimit, në dashuri për punën e njëri-tjetrin, për të cilën ka aq shumë nevojë shoqëria jonë. Së bashku. Ashtu siç i panë rrugëve të Parisit së fundmi në një takim ndërkombëtar hoxhën dhe priftin ortodoks e atë katolik e dervishin, të katër shqiptarë, krahë për krah, me ato veshjet e bukura e me ngjyra, teksa njerëzit i shikonin me adhurim. Kleri shqiptar vinte nga një persekutim i madh. Shumë nga martirët e Kishës tonë Katolike, bashkëpunëtor i të cilëve mbetet dhe Atë Pjetër Meshkalla i ynë, janë shpallur “të lumtur” nga Selia e Shenjtë, i ndjejmë në prag të shenjtërimit.

Në vend të një përfundimi Një prift tjetër, Dom Zef Simoni, studiues i letërsisë, në librin e tij kritik ”Letërsia shqipe e pame ndryshe”, i jep rëndësi të posaçme formimit katolik si kulturë. Duke bërë një ekskurs letrar nëpër rrjedhat e kohës, që në fillimet “me Shën Jeronimin e me një letërsi katolike e atdhetare me shkrimtarët e dalluem të Veriut, si: Barleti, Biçikemi e në shekullin XVI Buzuku, Budi, Bardhi dhe i shquemi Imzot Bogdani me veprën “Çeta e profetënve”, etj. Dom Zef Simoni, bashkëvuajtës yni në burgjet e diktaturës, është i pari që hap në një histori të letërsisë shqipe kreun “DISIDENCA”. Mes të tjerash ai trajton dhe “Letërsi e Grupit të Spaçit”, pra shkrimtarët e burgjeve dhe të internimeve… Ne tani kemi dhe “letërsinë tjetër”, që sipas meje, krahas Realizmit Socialist zyrtar, zhvilloi atë që e kam quajtur “Realizëm i dënuar”. Në fund të fundit letërsia shqipe është një e tërë e përbashkët. Libri i Atë Pjetër Meshkallës, parë në këtë optikë, është i një prurje me burim të dyfishtë, pjesë e krijimtarisë së shkrimtarëve të Klerit Katolik, e nisur në vitet ’30 si dhe e atyre autorëve që vuajtën burgjet e diktaturës më të egër në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore. Shpesh në autorët shqiptarë ishin të njëjtët ata të qelave të kishës me të qelive të burgjeve. Atë Pjetër Meshkallën si poet do të doja ta vendosja mes emrave të poezisë së atyre që u dënuan, që shkruajtën fshehurazi nëpër burgje, sado e pa besueshme të duket, është e vërtet kjo, e di, se vetë kam nxjerrë rreth 300 poezi fshehurazi nga andej, ndërsa shumë vite më parë poeti dhe filozofi Arshi Pipa, që u arratis, kishte marrë me vete “Librin e burgut” të tij dhe e botoi në Romë, në 1959. Në burg kanë shkruar poezi dhe poetët Lazër Radi, Pano Taçi, Kasëm Trebeshina, etj., dhe në librat e atyre poetëve të njohur që vuajtën burgjeve si Zef Zorba, Jorgo Blaci, Jamarbër Marko, Frederik Rreshpja, ka nga ajo dhimbje infernale. Në Shqipëri janë pushkatuar poetë si Dom Lazër Shantoja, Dom Ndre Zadeja, Atë Vicens Prennushi, martirë të lumturuar, Baba Ali Tomori, Osoja i Vogël, Trifon Xhagjika, dy shokët Vilson Blloshmi e Genc Leka si në balada, Havzi Nelën e varën, po kur i çuan t’i ekzekutonin, s’dihet ç’poezi ulëritëse do të kenë mare me vete në gjak, që do të rridhte nga vrimat e plumbave mbi dheun që do t’i mbulonte. Sa ka të mbuluar kështu letërsia shqipe! Më e madhe është ajo që nuk u shkrua dot. Prandaj dhe ne e ngjyejmë penën dhe në gjakun e tyre dhe ia dëshmojmë botës. Libri i atë Pjetër Meshkalles vjen si zbulim dhe risi, e përsëris:

Oh, sa bukur kumbojnë e gërshetohen

prej fijeve të padukshme të infinitit,

zanet e rruzullit! Oh, sa e fuqishme

bashkohet e Universit brohoritja.

Për fat poezia e Meshkallës ka gëzimin që nis nga vetja e përhapet në univers, që vjen nga universi e futet në poezi, një brohërimë krishtlindjeje dhe pashkësh të përhershme.

Chicago, Roselle,

Pranverë, 2021

Denoncimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Iu dha me koncesion godina për lokal, si po i shkatërron monumentet në Butrint kompania e sallameve

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar ashpër, në lidhje me Parkun e Butrintit. Forumi ka denoncuar situatën në këtë zonë të mbrojtur.

Sipas reagimit të Forumit, kompania të cilës i është dhënë me koncesion një godinë historike për ta shndërruar në bar-kafe, ka parkuar mbi monumentin e kulturës.

“I nderuar zoti minister i Kultures Blendi Gonxhja. Kjo eshte pamja nga Akropoli i Butrintit sot ne daten 29.06.2024. Makina e kompanise se sallameve, te ciles kolegia juaj Kumbaro i dha me koncesion nje godine historike per ta shnderruar ne kafe, eshte parkuar mbi monumentet e kultures.

Mund ta shikoni i nderuar z. Minister se si kjo makine e kompanise se sallameve qendron e parkuar mbi nje kishe mesjetare e gerrmuar nga profesoresha e Sorbones, Etleva Nallbani. Makina qe furnizon kafene e Kumbaros e ben perdite kete ritual ne syte e te gjitheve vizitoreve dhe administrates shteterore.

Ne fakt parkimi i perditshem i kesaj makine mbi rrenojat antike eshte simbolika e perdhunimit, percudnimit dhe talljes publike qe Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe te tjere te ngjashem i beni pasurive te trashegimise kulturore shqiptare.

Qe ne krye te heres kur ministrja e Kultures Kumbaro vendosi t’i jepte miqve te saj godinen historike te rojtarit te Butrintit per ta shnderruar ne kafene, ishte e qarte se si Kumbaro dhe sorrollopi i saj nuk kishte asnje dhembshuri apo krenari per te ruajtur kete trashegimi.

Kafeneja e Kumbaros, sic njihet sot nga punonjesit e Butrintit jo vetem ka privilegjin te shese uje dhe pije me cmime stratosferike, por ka privilegjin qe cdo dite te parkoje makinen e saj mbi rrenojat antike ne Akropol.

Nderkohe qe njerez fisnike si Presidenti Mejdani i zbriti makines ne hyrje dhe u fut me kembe ne Butrint, apo kryetare shtetesh dhe personalitete te ndryshme e kane respektuar shenjterine e kesaj kryevepre te trashegimise sone, Kumbaro dhe kafeneja e saj perdhos perdite Akropolin e Butrintit”, thuhet në njoftim.

Më pak dhe më të plakur

Popullsia e vendit ra me 420 mijë persona ndërmjet censeve 2011-2023, teksa mosha mesatare e popullsisë arriti në 42.5 vite, duke u plakur me 7 vjet nga 2011-a. Rënia më e madhe e popullsisë në përqindje ka ndodhur në Shkodër dhe Kukës, teksa popullsia Tiranës, gjatë kësaj periudhe, është shtuar me vetëm 1.2%. Rreth 91% e popullsisë u deklarua me etni shqiptare dhe 66,9% e popullsisë deklaroi se ndjek ose i përket një feje ose besimi specifik. Banesat vetëm për qëllime banimi ishin 7.4% më shumë se në vitin 2011, por 40% e hyrjeve në pallate ishin bosh, teksa madhësia e njësive familjare u reduktua më tej. Nëse nuk do të kishte emigracion, popullsia e vendit do të ishte rreth 2,9 milionë banorë (shtesa natyrore 88 mijë persona + 420 mijë persona që mungojnë + 2.4 mln banorë).

 

Monitor.al

Në dekadën e tretë të tranzicionit 2011-2023, kur supozohet që vendi ka kaluar emergjencën pas regjimit komunist dhe duhet të ketë hyrë në një fazë zhvillimi të qëndrueshme ka ndodhur e kundërta.

Rezultatet paraprake të censit 2023 treguan se popullsia e vendit ra me ritme më të shpejta se dy dekadat e para të tranzicionit.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Shqipëria kishte 2,402,113 banorë mesnatën e së dielës dhe mëngjesin e së hënës 17-18 shtator 2023, prej të cilëve, 49,6% janë meshkuj dhe 50,4% femra. Krahasuar me të dhënat e censit 2011, popullsia e vendit është pakësuar me 14.8%.

Kjo rënie ishte më e lartë se në periudhën 2001-2011 kur popullua ra me 9.6% ose rreth 300 mijë persona, teksa në dekadën e parë të tranzicionit 1989-2011, popullsia e vendit u tkurr me vetëm -3.1%.

Të dhënat tregojnë se emigracioni është shkaktari kryesor i rënies së popullsisë, pasi gjatë 2011-2021 vendi kishte shtesë natyrore (lindje-minus vdekje) pozitive me mbi 88 mijë persona. Popullsia e vendit do të ishte rreth 2,9 milionë banorë (shtesa natyrore 88 mijë persona + 420 mijë persona që mungojnë + 2.4 mln banorë).

Në Censin e vitit 2023, 91,0% e popullsisë deklaruan etni shqiptare, ndërsa 2,8% deklaruan një lloj tjetër etnie dhe 0,6% u përgjigjën me ‘Preferoj të mos përgjigjem’. Një përqindje e vogël e popullsisë (0,05%) ka deklaruar ‘Asnjë’ për etninë.

Rreth 66,9% e popullsisë deklaroi se ndjek ose i përket një feje ose besimi specifik sipas kategorive të paracaktuar në Cens.

Një përqindje e konsiderueshme prej 13,8% deklaroi se janë besimtarë, por nuk i përkasin ndonjë feje ose besimi të caktuar, ndërsa 3,6% deklaruan se janë ‘Ateistë’, dhe 10,2% deklaruan ‘Preferoj të mos përgjigjem’ për pyetjen mbi fenë.

Ashtu si me pyetjen mbi etninë, edhe për besimin, për 5,6% të popullsisë të dhënat nuk janë të disponueshme, raportoi INSTAT.

 

Burimi: INSTAT

 

Shkodra dhe Kukësi, me rënien më të madhe të popullsisë, Tirana rritet me vetëm 1.2%

Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%.

Sipas të dhënave të INSTAT, në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie gjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3% në Qarkun e Shkodrës dhe 27,3% në Qarkun Kukës, deri në 0,7% në Qarkun e Beratit.

Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë. Në anën tjetër, popullsia e Qarkut të Tiranës është rritur me 1,2%, më së shumti prej migracionit të brendshëm.

Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8% në 2011 në 31,6% në 2023.

Përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31,6%) banon në Qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0%, ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 9,7% ndaj popullsisë gjithsej. Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6% dhe 2,5% të popullsisë përkatëse.

Shpërndarja e popullsisë në territorin e Shqipërisë tregon një përqendrim në Fier, Durrës dhe veçanërisht Tiranë.

 

Burimi: INSTAT

 

Mosha mediane arrin 42.5 vjeç, rritet me 7 vite nga 2011

Përveç pakësimit, struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë strukturën e popullsisë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite, duke u rritur me 7 vjet nga viti 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023.

Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023 vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet në mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.

Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).

Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0%) dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1%). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.

Duke analizuar grupmoshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970. Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.

Normat e ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë.

Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.

 

Burimi: INSTAT

 

55% e popullsisë të martuar, 36.6% beqarë

Raporti gjinor i popullsisë rezulton 98,2, (numri i meshkujve për 100 femra). Ky raport është më i ulët se vlerësimi global i njohur (101,0), por më i lartë së raporti gjinor i BE-së, i vlerësuar në 2022 prej 95,64.

Në moshat e vogla deri në 10 vjeç, numri i meshkujve tejkalon atë të femrave, me një raport gjinor më të lartë se 108.

Ky raport përmbyset në moshat 40 dhe pas të 80-ve, me një rënie të madhe për shkak të jetëgjatësisë së lartë të femrave krahasuar me meshkujt. Raporti gjinor në popullsinë mbi 80 vjeç është 82,1, si dhe pesë në gjashtë individë të moshës 100 vjeç e lart janë femra.

Sipas Censit 2023, 54,9% e popullsisë rezulton i/e martuar, 36,6% janë ende beqar, 7,0% kanë status “I/e ve” dhe 1,4% e divorcuar ose e ndarë. Deri në moshën 30 vjeç, përqindja e individëve beqar është më e lartë.

Pas moshës 30 deri në 85 vjeç, rritet përqindja e personave të martuar, duke arritur pikun me rreth 88% në grupmoshën 45-64 vjeç. Pas moshës 65 vjeç e lart, përqindja e individëve të ve, ka një rritje të konsiderueshme

Nga analiza e statusit martesor, sipas gjinisë, vihet re se shumica e popullsisë së ve janë femra (82,3%), për shkak të jetëgjatësisë më të lartë dhe diferencës së moshës midis bashkëshortëve.

Gjithashtu, referuar popullsisë së divorcuar ose të ndarë, femrat zënë 58,9%, ndërsa në popullsinë që nuk është martuar kurrë (beqare), 55,7% janë meshkuj, përqindje kjo më e lartë dhe për shkak të moshës më të vonshme mesatare të martesës së tyre.

Një barazi gjinore mund të vërehet për popullsinë e martuar. Megjithatë, nga analizimi i shpërndarjes gjinore dhe moshore të popullsisë së martuar, vihet re një përqindje më e lartë e femrave në grupmoshat më të reja, për shkak të moshës më të hershme të martesës së tyre.

 

99.4% e popullsisë u deklaruan shtetas shqiptare

Nga popullsia banuese në Shqipëri, 99,4% kanë shtetësi shqiptare, ndërkohë pjesa tjetër prej 0,6% përbëhet nga individë me shtetësi të huaj, ose pa shtetësi.

Në ndryshim nga popullsia me shtetësi shqiptare, në popullsinë me shtetësi të huaj dhe pa shtetësi vihet re një përqindje më e lartë e meshkujve (54,5%, kundrejt 45,5%), me një raport gjinor prej 120, pra 120 meshkuj për 100 femra me shtetësi të huaj dhe pa shtetësi.

Kjo popullsi është më e përqendruar në grupmoshat e reja, përkatësisht 15-39 vjeç (34,9%, krahasuar me 30,6% të popullsisë me shtetësi shqiptare) dhe më pak në popullsinë mbi 65 vjeç e lart (12,8%, krahasuar me 19,7% të popullsisë me shtetësi shqiptare). Sipas Censit të vitit 2023, 98,3% e popullsisë në Shqipëri janë vendas, dhe 1,7% janë individë të lindur jashtë vendit.

Mes popullsisë së lindur jashtë, afërsisht gjysma e tyre (46,2%) kanë lindur në Greqi, dhe 16,6% në Itali. Duke analizuar përbërjen e popullsisë vendase dhe të lindur jashtë sipas qarkut, vihet re se Qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të lartë të popullsisë të lindur jashtë, me 2,8%. Në tre qarqe të tjera Vlorë, Tiranë dhe Durrës ka një përqindje të popullsisë së lindur jashtë.

 

 

Tkurret madhësia e familjes

Në Censin e vitit 2023, rezultoi se pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë jeton në njësi ekonomike familjare (NjEF) private, (99,3%), ndërkohë 0,7% janë anëtarë të banesave kolektive.

Referuar momentit të censit, numri i Njësive Ekonomike Familjare ishte 755.950 dhe madhësia mesatare u vlerësua 3,2 anëtarë për NjEF.

Në Censin e vitit 2011, madhësia mesatare e NjEF ishte 3,9 anëtarë për NjEF. Më shumë se një në tetë NjEF (13,7%) përbëhen nga një person i vetëm, duke përfaqësuar 4,3% të popullsisë.

Tipologjitë e NjEF të hasura më së shumti ishin ato të përbëra me dy deri në katër anëtarë, përkatësisht dy të tretat (2/3) e NjEF. Rreth 28,5% e NjEF, përfaqësohet nga tipologjia e NjEF me përbërje prej dy anëtarësh, e cila është dhe kategoria më e madhe.

NjEF më të mëdha, me pesë apo më shumë anëtarë, përfaqësojnë më pak se një të pestën (19,5%) e NjEF, e njehsuar me një të tretën e popullsisë (35,8%).

Pjesa më e madhe e popullsisë, 88,1% jetonin në NjEF me përbërje tradicionale të bërthamave familjare (fëmijë, bashkëshort, bashkëjetues dhe prindër).

Nga pjesa tjetër e popullsisë (11,9%), 7,6% e tyre deklaruan se nuk kishin lidhje familjare dhe 4,3% e popullsisë jetonin vetëm. Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart.

Bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2%, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5%, ndërkaq prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3% të tyre.

Shumica e NjEF private (82,5%) janë pronarë të banesës ku jetojnë ose janë në proces të marrjes së aktit ligjor të pronësisë. NjEF që jetojnë në banesa me qira përbënin 8,8% të NjEF gjithsej dhe 8,7% me marrëveshje tjetër banimi të pronësisë.

NjEF në Shqipëri zotërojnë më së shumti pajisje afatgjata kryesore si: televizorë, frigoriferë, telefon celular dhe lavatriçe, të paktën nga 96% e NjEF. Pjesa më e madhe e NjEF, më shumë se 74% kanë sistem fizik të lidhjes së internetit.

Qasja në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit është rritur ndjeshëm që nga censi i kaluar. Zotërimi i televizorëve (5,6, pikë përqindje), TV dekoder (55,9 pikë përqindje), kompjuter ose laptop me (8,3 pikë përqindje) dhe telefon celularë (9,4 pikë përqindje).

Lidhja fizike e linjës së internetit ka shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me censin e mëparshëm, me 62,2 pikë përqindje.

Ndërsa, zotërimi i telefonit fiks ka rënie të konsiderueshme, nga 28,5% në 8,5% të NjEF. Njëkohësisht, rritja e ndjeshme e pajisjeve të tjera afatgjatë në censin 2023 tregon përmirësim të dukshëm të kushteve të jetesës të NjEF në Shqipëri, krahasuar me të dhënat e cens 2011.

Veçohen kondicionerët (27,5 pikë përqindje), mikrovalë (13,9 pikë përqindje) dhe pjatalarëse (9,3 pikë përqindje).

Një tendencë e re është rritja e ndjeshme e zotërimit të paneleve diellore nga NjEF, ku 11,4% e tyre zotërojnë panele diellore krahasuar me 2,7% në censin e mëparshëm.

Afërsisht gjysma e NjEF në Shqipëri (44,4%) zotërojnë ose përdorin makinë, një rritje e konsiderueshme me 19,6 pikë përqindje krahasuar me censin e vitit 2011.

 

Burimi: INSTAT

 

Banesat për qëllime banimi u rritën me 7% nga 2011-2023, 40% e hyrjeve në pallate bosh

Në vitin 2023, numri i banesave vetëm për qëllime banimi, (jo për biznes etj.) ishte 1,082,529 me rritje 7.4% nga viti 2011.

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0% të këtyre banesave, ndërsa 39,9% e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1%) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0%).

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1%) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9% banesa të zakonshme të pabanuara.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3% për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4% për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8%.

Banesat e zakonshme të banuara përfshijnë 755.531 njësi ekonomike familjare dhe 2.384.418 popullsi vendbanuese.

Përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4%), dhe në periudhën 20-vjeçare 1981-2000 (37,5%), ndërkaq rreth një e katërta (26,1%) ishin ndërtuar para vitit 1981.

Rreth një e katërta (26,1%) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20-vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5%, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4%.

Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1%) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m² dhe rreth një e katërta (23,7%) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m².

Censi vlerësoi se 86,4% e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë, ose në ndërtesë.

Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2%) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës. Një përqindje e vogël (më pak se 0.1%) të banesave të numëruara në Cens ishin banesa jo të zakonshme.

Në këto njësi të tjera banimi jetonin rreth 400 NjEF dhe 1,4 mijë vendbanues të zakonshëm.