12.5 C
Tirana
E enjte, 24 Prill, 2025

“Veprimi i Gjykatës Speciale në shkelje të të drejtave të njeriut”, Basha shpreh ngushëllime për vdekjen e babit të Hashim Thaçit: Rriti një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës

Në një intervistë në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, shprehu ngushëllimet më të ndjera për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas humbjes së babait të tij. Basha theksoi se humbja e një prindi është gjithmonë një dhimbje e pashërueshme dhe një boshllëk që nuk mbushet kurrë.

Ai kritikoi ashpër Gjykatën Speciale për ndalimin e Thaçit të merrte pjesë në ceremoninë mortore, duke e quajtur këtë veprim si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor. Basha shtoi se ky akt vetëm sa diskrediton paansinë që duhet të ketë një trup gjyqësor.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Së pari gjej rastin edhe përmes valëve të televiyionit tuaj, të ripërsëris ngushëllimet e mia më të ndjera , ndaj presidentit Thaçi, ndaj familjes së tij për humbjen e babait. Sigurisht që kjo është një humbje e madhe, për këdo që e ka provuar, është një diçka për të cilën nuk përgatitesh kurrë dhe një boshllëk i cili nuk mbushet më, asnjëherë. Por, dua ta them fare qartë, jam i revoltuar nga fakti që Gjzkata Speciale në shkelje flagrante të çdo norme elementare të të drejtave të njeriut, të dinjitetit njerëzor, i ndaloi presidentit Thaçi pjesëmarrjen në ceremoninë mortore të babait të tij të ndjerë. Dhe dua të them se më këtë veprim tërësisht të papërgjegjshëm, vetëm sa diskrediton atë që duhet të jetë paansia e një trupe gjyqësore, sikundër konfirmon për familjen Thaçi, për presidentin Thaçi, dhimbja e tij është e çdo bir shqiptari, është dhe dhimbja jonë për mungesën në ceremoni mortore.
Megjithatë, për ngjarjen e sotme edhe njëherë i shpreh ngushëllimet e mia familjes Thaçi, presidentit Thaçi, dhe t’ju them se me humbjen e babait të tyre të nderuar, sigurisht nuk humbet kurrë kujtimi që ka rritur një prej figurave më të rëndësishme të historisë modern të Kosovës dhe shpallësin e Pavarësisë së Kosovës.

Vota e diasporës në ingranazhet e manipulimit!

Nga Azgan Haklaj

Pas ujdisë Rama-Berisha një retorikë e fryrë politike filloi të prononcohet nga dy partitë e vjetra PS-PD Rilindja dhe Rithemelimi rreth “fitores” së arritur nga ky eshtablishment duke integruar në votim për herë të parë diasporën.
Pa humbur kohë dhe pa filluar akoma zyrtarisht fushata elektorale taborre poltike nga të dy krahët u turren drejt perëndimit për të joshur emigracionin shqiptar.
Çmendurisht u zbrazën zyrat e shtetit e të bashkive që duhet t”ju shërbejnë qytetarëve dhe zyrtarët u turren drejt Athinës e Romës, drejt Berlinit e Londrës!
U harxhuan e po harxhohen qindra milion euro të pakontrolluara e të padeklaruara që nuk i mbajnë dot buxhetet partiake vetëm për të kontrolluar e intimiduar diasporën.
E njëjta gjë u pa me parlamentarët e vendit të cilët braktisën tempullin e demokracisë anipse paguhen me taksat tona si ligjvenës dhe jo korrierë të manipulimit të votës.
Kjo është me e vogla gjë kundrejt krimit elektoral që po përvijohet duke tentuar hapur denatyrimin e votës se emigracionit.
Patronazhimi politik, presioni e joshja është e verteta absolute e këtij inkursioni famëzi.
Të dy partitë PS-PD Rilindja dhe Rithemelimi kanë lista votuesish të sigurtë sipas tyre dhe kushdo që tentoj regjistrimin në sistem jashtë linkut të besnikërisë u sorollat e në fund e ka të pamundur të votojë.
Finalja kriminale do vijojë kur diaspora e regjistruar të detyrohet të fotografojë votën e saj dhe ta drejtojë drejt patronazhistëve përkatës që si hiena sillen rrugëve të Europës me gjuhën e presionit e intimidimit si dhe torbat me paratë e korrupsionit e krimit.
Në këto kushte edhe kjo “fitore” e trumbetuar”në fakt tejkalon “fitoren”e Pirros.
Ndaj duhet ndalur sa më parë kjo dorë djallëzore kriminale e cila po gangrenizon votën e diasporës njësoj e më keq se atë në atdhe.
SPAK dhe BKH që jane angazhuar në monitorimin e rreptë të mbarëvajtjes së këtij procesi jetik për demokracinë dhe integrimin duhet me deomos të syrvejojnë këtë taktikë malinjë e cila do ti krijojë vendit probleme të rrezikshme të stabilitetit.
Kam një thirrje shumë vllaznisht e tepër shqiptarisht vëllezërve e motrave të diasporës:
Sakrifikoni dhe ejani e votoni në Shqipëri dhe prisheni skenarin e binomit Rama -Berisha!
Vota juaj e pakontrolluar është shumë e rendësishme për fatin e demokracisë dhe Kombit tonë!
Misioni juaj i sotëm është i barazvlershëm me sakrificën tuaj për çlirimin e Kosovës.
Sakrifikoni dhe ejani në Shqipëri ditën e votimit të mbeshtesni çlirimin e demokracisë nga oligarkia sunduese politiko, ekonomike.
Vota e shqiptarëve duhet të çlirojë shtetin nga kapja e pushtetit simbiozë me krimin e organizuar.

Basha ironizon Ramën, 7×7=313: Më në fund s’ke gënjyer, 2021 ishte i demokratëve, por ti i vodhe zgjedhjet…

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i ka bërë sërish replikë deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit Rama, i cili deklaroi se PD në 2021-in ka qenë më e forta që ai ka pare.

Ai ka vijuar ironinë duke thënë se për herë të parë kryeministri nuk ka gënjyer dhe që zgjedhjet i vodhi ai. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja se pse Rama deshi Saliun në krye të PD dhe bëri gjithçka që ta rikthente, pasi vetëm ai e mban në pushtet.

Basha më tej thotë se kryeministri do pyll me bufa dhe terr për shqiptarët, por që i ka bërë llogarit gabim, pasi 7×7 = 313.

Reagimi i plotë i Bashës:

O Rame, për herë të parë në jetën tënde s’ke gënjy, është e vërtetë. 2021-shi, ishte viti i demokratëve, por jua vodhe ti, prandaj ke dashur Saliun. Se vetëm ai të mban në pushtet. Bone gjithçka që të largohesha unë. Pastaj bone pakt me Saliun, se ti pyll me bufa do Rame, terr për shqiptarët. Por i ke bo llogaritë gabim mo Ram, 7×7 = 313 Rame.

Kushtet çnjerëzore në spitalet e burgjeve! “Vetting” zbulon si ndahen “llokmat” e tenderëve publikë, fituesit e dyshimtë! Lidhjet e pronares së kompanisë “ABI’S” shpk me ish-zyrtarë të lartë të PS-së

 

VJOLANDA PECA/ Në Shqipëri nuk ekzistojnë institucione mjekësore të veçanta për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor që kanë kryer krime.

Burgu famëkeq i Zaharisë u mbyll në vitin 2021 dhe këta të dënuar janë shpërndarë mes burgut të Shën Kollit në Lezhë dhe atij të Drenovës në Korçë, por situata e tyre nuk ka ndryshuar duke mbetur të ngujuar. I ngujuar prej më shumë se 20 vitesh ka mbetur edhe vëllai i një dëshmitari, i cili tregon kushtet e këqija që këta pacientë përballen çdo ditë paligjshmërisht. Për “Vetting” familjari i këtij pacienti shprehet se: “Në burgun e Zaharisë kushtet kanë qenë çnjerëzorë, kanë qenë 3 banja me 300 të sëmurë. Ata i kanë shkatërruar, i kanë torturuar të sëmurët”. Në të njëjtën mënyrë është shprehur edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili ka trajtuar çështjen e këtyre të dënuarve që trajtohen si pacientë, të cilët nuk mbahen në institucione të posaçme mjekësore, por në burgje.

“Burgu i Zaharisë është mbyllur pikërisht për shkak të kushteve çnjerëzore që kishte”, – u shpreh Komisionari për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda. Në vitet 2000 në media qarkulloi lajmi se një djalë plagosi me armë të ftohtë familjarin e tij, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë mendore. Pasi kreu aktin, ai u dërgua menjëherë në institucionin shëndetësor të burgjeve në Tiranë, te “Nënë Tereza” për të kryer dënimin. 25 vjet pas ngjarjes, “Vetting” ka kontaktuar familjarët e këtij personi, të cilët edhe sot po merren me çështjen gjyqësore të vëllait, pasi është trajtuar në mënyrë çnjerëzore nga institucionet shtetërore. “Kam një vëlla që vuan nga shëndeti mendor, u godit dhe pësoi dëmtim të rëndë nga ana mendore nga goditja gjatë punës dhe aty u përcaktua invalid pune”, – thotë familjari, teksa shton që pasi u bë seanca gjyqësorë, u vendos për ta çuar në një spital psikiatrik mjekësor, por prokuroria nuk e zbatoi këtë vendim duke e çuar në spitalin e burgut në Tiranë.

Për “Vetting”, familjari i pacientit tregon se Prokuroria nuk gjeti një zgjidhje për rastin, duke marrë një vendim që do t’i përkeqësonte shëndetin. Sipas dëshmisë së familjarit, i cili prej 25 vitesh endet dyerve të spitaleve dhe burgjeve, duket se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Drejtësisë nuk e kanë kryer me përgjegjshmëri detyrën.

VENDIMI I GJYKATËS

Gjykata e Rrethit Gjyqësor ku i pandehuri jetonte, me anë të një vendimi të formës së prerë vendosi “Shtrimin e të pandehurit për mjekim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik në Tiranë, duke marrë masa për ruajtjen e tij”. Ky vendim u vu në zbatim në vitin 2001 dhe deri në vitin 2009, personi është trajtuar në Institucionin e Veçantë Shëndetësor të Burgjeve (Spitali i burgut), Tiranë. Më pas është transferuar për të zbatuar masën mjekësore në burgun e Krujës, Institutin e Ekzekutimit të Vendimit Penal, Zahari.

“Nga viti 2000-2009 ishte pa mjekime të rregullta, pa medikamente të rregullta, pa kushte të mira. Si përfundim, të sëmurët që ishin të pamjekuar, e goditën duke i dëmtuar syrin me grusht, me cigare në sy. Vëllai do ishte kuruar që në atë moment që u godit, që iu dogj syri, do ishte mirë”, – tha familjari i zhgënjyer nga institucionet.

Kjo familje, e cila prej më shumë se dy dekadash pret në stolat e oborrit të spitaleve dhe burgjeve për ta transferuar familjarin në një institucion të posaçëm rehabilitues, i është drejtuar Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi duke pretenduar që familjari i tyre është diskriminuar për shkak të përkatësisë në një grup të veçantë.

“Ne kemi pasur trajtim çështjesh, të cilat kryesisht lidhen me personat që kanë kryer vepër penale dhe që janë certifikuar që janë të ‘papërgjegjshëm’ për veprën që kanë bërë, por padrejtësisht mbahen nëpër burgje”, – u shpreh Komisioneri Gajda.

Pas shqyrtimit të rastit, Komisioneri konstatoi diskriminim të drejtpërdrejtë për shkak të “përkatësisë në një grup të veçantë” dhe të “aftësisë së kufizuar” nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe vendosi që kjo e fundit, bashkë më Ministrinë e Drejtësisë të marrin të gjitha masat e nevojshme për përshtatjen e ambienteve të IVSH Tiranë dhe dy godinave 4 dhe 5 në IEVP Lezhë për akomodimin e shtetasve me vendim gjykate me masë mjekësore “Shtrim i detyruar në një institucion psikiatrik”, si një institucion i posaçëm mjekësor.

Më 30 prill 2024 me urdhër të Kryeministrit, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë ka pësuar ndryshime në strukturë duke u bërë Institucion Mjekësor i Posaçëm, IEVP Lezhë. Sipas raporteve nga Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës, institucionet shqiptare në mënyrë të vazhdueshme që prej vitit 2000 e në vazhdim, në kundërshtim me ligjin i kanë mbajtur pacientët me probleme të shëndetit mendor në Qendrën Spitalore të Burgut dhe Burgun e Krujës nën kushte që konsiderohen çnjerëzore dhe poshtëruese.

GJYKATA EUROPIANE

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka ndëshkuar dy herë shtetin shqiptar për trajtimin e pacientëve të dënuar me probleme të shëndetit mendor. Konkretisht, Shqipëria ka humbur dy gjyqe, një në vitin 2009 “D kundër Shqipërisë” dhe “S kundër Shqipërisë”, ku në të dyja rastet janë dëmshpërblyer pacientët e prekur nga paaftësia e shtetit shqiptar. Sipas Gjykatës Europiane, ka pasur një dështim të gjatë nga institucionet shqiptare për të ngritur një institucion mjekësor të posaçëm. Madje, në rastin e “D kundra Shqipërisë”, gjykata pohon se pacienti është trajtuar në mënyrë çnjerëzore në shkelje të nenit 3 të Konventës së të Drejtave të Njeriut.

Në këtë drejtim, mbyllja e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor në institucione të veçanta brenda sistemit të burgjeve, përbën dhunim të rëndë të të drejtave të tyre, duke i vendosur ata në një formë të përjetshme të mohimit të lirisë. Por gjendja e papërgjegjshmërisë të atyre që janë kronikë mund të zgjasë gjatë gjithë jetës dhe si rrjedhim edhe izolimi në institucione do të ishte i përjetshëm. Madje, prania e hekurave dhe rojeve të armatosura krijon një atmosferë shtypëse, jo të favorshme për natyrën e një mjedisi rehabilitues. Një rast tjetër lidhet edhe me vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili ka përfunduar në Gjykatën Europiane. Në vendimin e saj në çështjen “S kundër Shqipërisë” përmenden edhe pretendimet për shkeljen e nenit 3 të Konventës për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) i cili parashikon se “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, as dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues”. Gjykata konstatoi se z. “S”, subjekt i një vendimi gjyqësor i urdhëruar për trajtim të detyrueshëm spitalor, iu nënshtrua një trajtimi çnjerëzor dhe degradues për shkak të kushteve të këqija në Spitalin e Burgut të Tiranës, ku ishte i burgosur që nga viti 2011. “Ne kemi pasur trajtim çështjesh, të cilat kryesisht lidhen me personat që kanë kryer vepër penale dhe që janë certifikuar që janë të ‘papërgjegjshmen’ për veprën që kanë bërë, por padrejtësisht mbahen nëpër burgje”, – tha për “Vetting” Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda. Sipas vrojtimeve që Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka kryer në vitin 2024, rezulton se në këtë institucion ndodhen të akomoduar 446 shtetas, të cilët rehabilitohen nga 53 punonjës mjekësorë. Për këta pacientë, gjykata ka vendosur masën mjekësore “mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, duke iu mohuar shërbimin mjekësor sipas protokollit të miratuar të çrregullimeve të shëndetit mendor. Psikiatrja Arjana Rreli u shpreh se: “Do ishte shumë më efektive puna në qendrat tona, nëse siç thashë, do të kishim edhe struktura të tjera, do të relaksonin disi edhe punën e personelit”. Njëkohësisht ndesh me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar bie edhe Ministria e Drejtësisë, e cila mban në institucionet në varësi të saj, në mënyrë të paligjshme shtetas me kufizime të aftësisë mendore.

Familjari i këtij pacienti, i cili ka kaluar mbi dy dekada nëpër institucione që ia kanë përkeqësuar gjendjen, shpreh kërkesën e tij: “Unë kërkoj nga institucionet e shtetit, nga seancat më të larta që ka shteti që vendimi i formës së prerë i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, largimin e menjëhershëm të vëllait nga burgu i Shënkollit drejt një spitali psikiatrik të specializuar, të realizohet vendimi i gjykatës”. Gjykata e Strasburgut në çështjen “S kundër Shqipërisë” konstatoi se autoritetet shqiptare kanë dështuar në ngritjen e një institucioni për trajtimin e personave me çrregullime mendore, të cilët janë privuar nga liria për shkak të trajtimit të detyrueshëm mjekësor të urdhëruar nga gjykata vendëse. Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare të vitit 2020, shteti shqiptar duhet t’i paguajë 15 mijë euro pacientit, precedent ky që i hap rrugën të gjithë pacientëve që janë nën këto masa të marrin dëmshpërblim nga shtetit, kur shumë mirë mund të investohet për të krijuar një institucion të posaçëm.

DËSHTIMI I MINISTRIVE

Në vitin 2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar Komisionerin se është duke realizuar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë për ndërtimin e një institucioni që kujdeset për personat e rrezikshëm me probleme të shëndetit mendor. Zgjidhje shteruese e këtij problemi do të ishte ngritja dhe funksionimi i një Institucioni Mjekësor të Posaçëm. Por sa janë në vëmendje të institucioneve që përdorin politika parandaluese, për t’i shërbyer jo vetëm njerëzve me probleme, por edhe për të frenuar shtimin e këtyre rasteve? “Vetting” ka investiguar institucionet që duhet të merren me trajtimin e të sëmurëve mendorë, që duhet theksuar shpeshherë i hasim edhe në rrugë, pasi largohen nga institucionet apo shtëpitë e tyre të pashoqëruar. Madje, ka pasur raste që të sëmurët të shëndetit mendor, janë lënë nëpër shtëpitë e tyre, pa marrë trajtimin e duhur e për pasojë në mënyrë të pavetëdijshme kanë kryer vepra penale.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni përgjegjës, i cili duhet të sigurojë kujdesin shëndetësor, sigurimin e një mjedisi social të përshtatshëm për personat me çrregullime të shëndetit mendor.

Kushtet “shkel e shko”

Spitalet psikiatrike janë një mjedis kyç ku pacientët e shëndetit mendor mund të rehabilitohen dhe të marrin mjekimin e duhur nga mjekë të specializuar. Por a i marrin këta pacientë të gjitha shërbimet e nevojshme? Në Shqipëri ka katër spitale psikiatrike, Spitali psikiatrik në Qendrën Spitalore Kombëtare “Nënë Tereza” (QSUNT), Spitali Psikiatrik Elbasan, Spitali Psikiatrik i Vlorës dhe Spitali Psikiatrik i Shkodrës. Spitali Psikiatrik “Xhavit Gjata” ndodhet në Tiranë dhe në këto ambiente janë të ndara 74 shtretër për të rriturit dhe 15 shtretër të shërbimit të psikiatrisë për fëmijë. Ky spital prej vitesh është përballur me vështirësi financiare dhe investimesh, duke e bërë shërbimin jo cilësor për pacientët. EKG në vitin 2018 ka qenë jashtë funksionit prej më shumë se dy vitesh, por edhe shërbimet sikurse dhe ai stomatologjik, laboratorik klinikbiokimik dhe ekzaminimet imazherike, ofrohen pjesërisht nga shërbimi i neurologjisë dhe nga shërbime të specialiteteve përkatëse në QSUT.

******

Një nga kompanitë që kanë ndenjur në hije është ajo e kontejnerëve, që është marrë me ngarkesat që supozoheshin të shkonin në Tajlandë.

Në monitorimin e vitit 2018 rezulton se spitali psikiatrik “Sadik Dinçi”, Elbasan, ka një kapacitet prej 310 shtretërish dhe pavarësisht popullsisë së zonës së mbulimit, ku përfshihen qarqet Elbasan, Durrës, Korçë dhe Lushnjë, duket se edhe në vitin 2024 nuk është shtuar asnjë shtrat, duke e lënë numrin maksimal të kapacitetit 310 pacientë, 50 prej të cilëve janë të akomoduar duke krijuar probleme të mbipopullimit të spitalit dhe mungesës së shërbimeve. Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit thuhet që spitali psikiatrik i Elbasanit dhe ai i Vlorës nuk kanë arritur të zgjidhin problemet e pacientëve rezidentë kronikë të vendosur pranë këtyre dy spitaleve, nuk kanë rishikuar rregulloret, nuk kanë garantuar fonde dhe infrastrukturën e nevojshme për akomodimin e pacientëve.

FONDET, NËN DYSHIME PËR KORRUPSION

Teksa të drejtat e njeriut shkelen pasi qeveria shqiptare pretendon ose është e paaftë të sigurojë fonde për të ndërtuar një institucion të posaçëm për këta persona, fondet për tenderat tregojnë se mungesa e parave është një pretekst për t’i spostuar diku tjetër. Kontratat publike që kanë tërhequr vëmendjen e “Vetting” janë tenderat për ngrohjen dhe lavanderinë në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Disa nga tenderat që janë fituar nga kompania “FA & BI” shpk në pronësi të Vasil Fanit kanë pasur mungese gare dhe indicie për favorizim sipas “Openprocurement.al”. Në prill 2019, kjo kompani ka marrë pjesë në tenderin “Blerje lënde djegëse për ngrohje (briket pellet) marrëveshje kuadër, të cilin e ka fituar me ofertën 18,8 milionë lekë ose 19 mijë euro duke i siguruar mbrojtje për 24 muaj spitalit psikiatrik të Elbasanit.

Në garë mori pjesë edhe kompania “Sulollari -Klima”, e cila nuk bëri ofertë ekonomike duke u shpallur automatikisht fituese “FA & BI” shpk. Një tender tjetër që ka dyshime për favorizim për të njëjtën procedurë është lidhur me tenderin e shpallur në 19 janar 2018. Sipas Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, kjo marrëveshje kuadër me afat 12-mujor është anuluar, sepse asnjë nga ofertat ekonomike nuk plotësonte kushtet për të fituar tenderin Në 21 shkurt 2018 rishpallet thirrja për tenderin duke i fituar përsëri nga kompania “FA & BI” shpk në pronësi të Vasil Fanit, e cila kishte përsëri si konkurrent kompaninë “Sulollari-Klima” shpk, që nuk bëri ofertë ekonomike. Ka qenë Avokati i Popullit që ka tërhequr vëmendjen për kushtet e ngrohjes në Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan. Sipas raportit të publikuar në shtator 2018, në këtë spital nuk ka ngrohje për pacientët. Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se për këtë periudhë tenderat janë fituar nga kompania “FA & BI” shpk. Në disa nga kontratat për ngrohjen theksohet se kompania nuk duhet të sigurojë vetëm materialet për ngrohje, por duhet të ketë edhe 3 kaldaja paleti që do të instalohen edhe te dy qendrat e tjera në varësi nga vetë kompania, për të mbuluar nevojat e 350 pacientëve në spital. Por teksa kontratat publike për ngrohjen nuk sigurojnë ngrohje për pacientët, janë tenderat e lavanderisë, ata që kanë ngritur pikëpyetje të mëdha me higjienën dhe mënyrën se si janë realizuar procedurat për përfitimin e kontratave të majme publike.

TENDERIMI

Në 13 korrik 2020, Spitali Psikiatrik i Elbasanit hapi thirrjen për tenderin “Shërbim Hotelerie dhe Lavanderie për Spitalin Psikiatrik Sadik Dinçi Elbasan dhe qendrat në varësi” marrëveshje Kuadër me fond limit 158 milionë lekë. Në tender do të merrnin pjesë disa kompani, por fitues u shpall kompania “ABI’S” shpk ish “Devis” në pronësi të Kristinka Leka me ofertën 157 milionë lekë ose 1.5 milionë euro për 48 muaj. Tenderi përfundoi në Komisionin e Prokurimeve Publike pasi kompania “Sanitary Cleaning” shpk bëri ankesë për arsyet e shkualifikimit. Gara u shënua me flamur të kuq nga “Openprocurement.al” sepse Komisioni i Vlerësimit të Ofertave shkualifikoi të gjitha kompanitë konkurruese, si edhe ofertën më ekonomike nga “Sanitary Cleaning” shpk duke e shpallur automatikisht fituese “ABI’S” shpk ish “Devis”.

Por, pse jemi ndalur te tenderat e lavanderisë? Përveç indicieve për korrupsion dhe favorizim, sipas raportit nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për periudhën mars-qershor 2018, në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, u vërejt se pacientët kronikë të akomoduar në Pavionet IV dhe V nuk kishin kushte të mira të higjienës personale. Edhe në këtë periudhë, Spitali kishte lidhur kontratë me “ABI’S” shpk “Ish Devis”, për periudhën 2016-2020 me vlerë 125 milionë lekë. Ky tender do të shfaqte indicie për garë të paracaktuar, pasi morën pjesë edhe 4 kompani të tjera, nga të cilat asnjëra nuk bëri ofertë duke u shpallur automatikisht fituese “ABI’S” shpk. Në 29 korrik 2024 ky spital shpalli fituesin pa njoftim për kompaninë “ABI’S” shpk në pronësi të Kristinka Lekës, për kontratën me negocim “Shërbimi Lavanderisë dhe Hotelerisë” me vlerë 9.7 milionë lekë ose 97 mijë euro. Edhe ky tender u shënua me flamur të kuq pasi këto procedura janë kritikuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike sepse nuk kanë pasur kushte emergjence dhe rrjedhimisht ka dyshime për korrupsion.

Megjithatë skandali në këtë rast lidhet me faktin se në 31 dhjetor 2020 i njëjti spital ka lidhur kontratën për 48 muaj për shërbime lavanderie deri në fund të dhjetorit 2024 me të njëjtën kompani, ndërkohë që duke pasur një kontratë paralele me “ABI’S” shpk ka lidhur një kontratë 3-mujore, e cila dyshohet se është një procedurë antiligjore. Por ky është vetëm njëri nga problemet sepse në 16 shtator 2024, ky spital shpalli fitues përsëri për tenderin “Shërbim i Lavanderisë dhe hotelerisë për Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” Elbasan dhe qendrat në varësi të tij” me vlerë 311 milionë lekë ose 3.1 milionë euro me afat 48 muaj për Marrëveshjen Kuadër kompaninë “ABI’S” shpk ish “Devis”.

Në garë nuk mori pjesë asnjë kompani përveç kësaj të fundit, e cila u shpall automatikisht fituese. Megjithatë duke krahasuar vlerat monetare për tre tenderat, atë të vitit 2020 me vlerë 157 milionë lekë për 48 muaj, tenderin 3 mujor me vlerë 9.7 milionë lekë dhe tenderin e vitit 2024 me vlerë 311 milionë lekë për 48 muaj zbulon se shifrat kanë ndryshime të rëndësishme. E njëjta marrëveshje për vitin 2020 dhe 2024 është dyfishuar në vlerë, të cilën nëse e marrim mesatarisht rezulton se vlera mujore nga 3.2 milionë lekë ka shkuar në 6.4 milionë lekë. Por në tenderin e emergjencës 3 mujore, vlera mesatare mujore në vitin 2024, në të njëjtin tender që është realizuar së fundmi rezulton 3.2 milionë lekë, sa vlera e tenderit të 2020.

Strategjia e re e BE-së për mbrojtjen, çfarë parashikohet? Analiza e DW: Aftësitë ushtarake dhe financimi nëpërmjet borxhit të ri

Komisioni i BE-së prezantoi në një dokument strategjik se si BE-ja mund të mbrohet më mirë. Mbi të gjitha bëhet fjalë për mbrojtjen nga Rusia.

“Sa e rëndësishme është mbrojtja për ne, tregohet nga ajo se sa shumë investojmë pör mbrojtjen. Dhe gjatë dhjetë viteve të fundit, ajo nuk ka qenë shumë e rëndësishme për ne,” tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas në prezantimin e strategjisë së re të mbrojtjes së BE-së në Bruksel. Bota nuk ka parë trazira të tilla si tani që nga viti 1945, shtoi ajo. Është koha për të vepruar.

Komisioni i Bashkimit Evropian ka paraqitur të ashtuquajturin Libër të Bardhë mbi aftësitë mbrojtëse të BE-së. Dokumenti strategjik synon të tregojë se si BE dhe shtetet anëtare mund të bëhen më të qëndrueshme në sektorin e mbrojtjes deri në vitin 2030. Një nga arsyet kryesore për rritjen e nevojave për mbrojtje është Rusia.

“Nëse Rusia lejohet të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë, ambiciet e saj territoriale do të vazhdojnë të zgjerohen. Rusia do të mbetet një kërcënim themelor për sigurinë evropiane për të ardhmen e parashikueshme”, thuhet në dokument.

Planet për mbrojtje duhet të zgjerohen, tha komisioneri i mbrojtjes i BE-së Andrius Kubilius. Disa agjenci evropiane të inteligjencës besojnë se ka të ngjarë që Rusia të testojë angazhimin e NATO-s për ndihmën e ndërsjellë deri në vitin 2030, paralajmëroi ai.

“Letra e Bardhë” nuk i referohet vetëm Rusisë, por edhe Kinës gjithnjë e më agresive, pasigurive në Lindjen e Mesme të shkaktuara nga rënia e regjimit të Asadit në Siri dhe situatës në Gaza. Rreziqe të tjera vinin nga kërcënimet hibride si sulmet kibernetike dhe aktet e sabotimit në infrastrukturë.

Aftësitë ushtarake

Për t’u bërë më elastike, Komisioni i BE-së ka identifikuar fushat kritike në të cilat shtetet anëtare duhet të zgjerojnë aftësitë e tyre. Përveç mbrojtjes ajrore, mbrojtjes raketore, sistemeve të artilerisë dhe dronëve, këtu përfshihen edhe kapacitetet e transportit ushtarak. Me strategjinë e saj, BE-ja dëshiron të sigurojë edhe fonde të reja në një shkallë të gjerë.

Komisioni thekson se janë ende shtetet anëtare që kujdesen për fushën e mbrojtjes. Por ne duam të sigurojmë që burimet ekzistuese të përdoren në mënyrë sa më efikase. Për shembull, duke zhvilluar, prodhuar dhe tregtuar së bashku sisteme armësh. Një problem i madh për mbrojtjen evropiane janë sistemet e shumta të ndryshme të armëve në shtetet anëtare, të cilat nuk përshtaten gjithmonë me njëra-tjetrën.

Financimi nëpërmjet borxhit të ri

Dy javë më parë, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyenprezantoi planin e saj “Rearm Europe” për të mobilizuar 800 miliardë euro për shpenzimet e mbrojtjes gjatë viteve të ardhshme. Për këtë qëllim, barra e lejuar e borxhit për vendet anëtare të BE-së do të rritet deri në 1.5 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto, gjë që do të mundësojë shpenzime të mbrojtjes deri në 650 miliardë euro. BE synon të vërë në dispozicion 150 miliardë euro të tjera për shtetet e saj anëtare në formën e kredive.

Disa vende të BE-së pritet të përfitojnë nga kushtet e favorshme të kreditimit të BE-së. Këto fonde synojnë të inkurajojnë blerjet e përbashkëta të armëve midis shteteve të ndryshme të BE-së dhe partnerëve të tyre, si Norvegjia apo Ukraina. Blerjet lejohen nga kompanitë me bazë në BE dhe nëse 65 për qind e komponentëve janë me origjinë evropiane.

Industria e armëve mirëpret propozimet, veçanërisht thirrjen për më shumë prokurime të përbashkëta. Nga këndvështrimi i industrisë, porositë me një perspektivë afatgjatë janë të rëndësishme për planifikimin e sigurisë, sipas Shoqatës së Industrive të Hapësirës Ajrore, Sigurisë dhe Mbrojtjes së Evropës.

Mbështetja për Ukrainën mbetet një pikë qendrore

Një objektiv kryesor i strategjisë është mbështetja e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën. Strategjia e ashtuquajtur “porcupine” nënkupton armatosjen e Ukrainës në atë masë sa të jetë në gjendje të mbrohet nga ndonjë agresor. Ukraina do të mbetet në vijën e parë të politikës evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes, thuhet në “Librin e Bardhë”.

Është “arena qendrore për të përcaktuar se si do të duket rendi i ri ndërkombëtar”. Përveç ndihmës konkrete ushtarake, Ukraina duhet të përfshihet edhe në nismat e BE-së.

Zgjerimi i partneriteteve

Në Librin e Bardhë pasqyrohet edhe ndryshimi i rolit të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara të Amerikëspërshkruhen si një partner tradicionalisht i fortë, por bëhet e qartë se SHBA-ja do të zvogëlojë rolin e saj si “garantues kryesor i sigurisë”.

Komisioneri i Mbrojtjes Kubilius e shpreh kështu: “450 milionë qytetarë të Bashkimit Europian nuk duhet të mbështeten te 340 milionë amerikanë për t’u mbrojtur kundër 140 milionë rusëve që nuk mund të mposhtin 38 milionë ukrainas.

Dialogu dypalësh me SHBA-në do të vazhdojë dhe bashkëpunimi do të forcohet në disa fusha. Në veçanti, ata duan të rrisin bashkëpunimin për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes me NATO-n. Por edhe me vende të tjera si India. Propozimet do të diskutohen më pas nga shtetet anëtare.

Ndërsa grupi konservator i EPP-së në përgjithësi mirëpret Librin e Bardhë, grupi liberal Renew dhe të Gjelbërit e konsiderojnë atë si shumë joambiciozë. Deputetja e Partisë së Gjelbër, Hannah Neumann bën thirrje për “pavarësi reale strategjike” për sa i përket financimit. Sipas këndvështrimit të tyre, duhet të diskutohen edhe eurobondet – pra emetimi i përbashkët i borxhit – dhe një bankë e specializuar evropiane e mbrojtjes./DW

I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit: Atë ditë isha në diskotekë dhe restorant peshku! Provat e SPAK që e implikuan në krim së bashku me ish-Missin

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Safet Bajrin, të fortin e Shkodrës, që u arrestua më 21 shkurt për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Ai akuzohet se së bashku me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij Behar Bajri, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

 

Burime bëjnë me dije se Bajri ka mohuar në seancë akuzat që janë ngritur ndaj tij, duke thënë se s’ka asnjë lidhje me vrasjen. Sa i takon bisedave që SPAK ka në duar, Bajri thotë se nuk janë të vërteta, pasi sipas tij atë ditë ka qenë në diskotekë dhe në një restorant peshku.

“S’e kuptoj se si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje. Unë në diskotekë dhe restorant peshku kam qenë atë ditë. Me ikur në shtëpi, nga ajo rrugë do të kaloj, ku kam kaluar gjithmonë”, ka thënë ai.

Sipas dosjes së SPAK, Bajri me të dashurën e tij Eria Ago, vetëm një ditë para ngjarjes, më 19 gusht, mendohet të ketë qenë duke festuar me Safet Bajrin në tallava në Tiranë.

SPAK, thonë burimet, ka në dorë disa biseda të Bajrit me të dashurën e tij Eria Ago dhe ditën e vrasjes, pas festës herët në mëngjes, kanë udhëtuar nga Tirana në Shkodër.

Një prej mjeteve e drejtonte Ago, ndërsa në makinë kishte edhe Astmer Bilalin, i cili dyshohet si qitësi. Pasi kanë mbërritur në Shkodër, Safet Bajri dhe Astmer Bilali, dyshohet se kanë zbritur nga makinat e tyre dhe kanë përdorur një automjet të vjedhur me të cilin janë afruar tek një lokal në lagjen Kiras kur në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen Fatbardh Lici, xhaxhai i rivalit të tyre Ibrahim Lici.

Afruan makinën dhe e qëlluan 53-vjecari teksa ndodhej i ulur jashtë lokalit. Pas krimit, dogjën makinën në Dobraç.

A e blen paraja lumturinë? Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon dhe Kosova më e lumtura

Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë për jetën janë në dy kahe të kundërta.

 

Të dhënat e fundit nga Raporti Botëror i Lumturisë 2025, i publikuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara gjetën se nga 140 shtete, Shqipëria u rendit në vendin e 89 në botë, më e palumtura në Europë duke lënë pas vetëm Turqinë, ndërsa Kosova ishte më e lumtura në rajon, me një renditje totale në vendin e 29 në botë dhe e 18-a në Europë.

Serbia renditet në vendin e 31, Bosnjë Hercegovina në vendin e 56, Mali i Zi në vendin e 71, Maqedonia e Veriut në vendin e 86. Indeksi reflekton cilësinë e jetës së qytetarëve në vende të ndryshme duke analizuar tregues si të ardhurat, mbështetja sociale, shëndeti, liria personale, bujaria dhe niveli i korrupsionit.

Por si shpjegohen këto diferenca në indeksin që mat kënaqësinë e njerëzve ndaj jetës së tyre, duke përfshirë sa të lumtur, të sigurt dhe të kënaqur ndihen ata në raport me kushtet në të cilat jetojnë.

Korrupsion i lartë në rajon

Një tregues që penalizon pjesën më të madhe të vendeve të rajonit është korrupsioni. Për Shqipërinë (vendi i 111), Maqedoninë e Veriut (131) dhe Bosnjë Hercegovinën (124), ky është shqetësimi kryesor, që ndikon negativisht në cilësinë e jetesës. Perceptimi më i ulët për korrupsionin në rajon është në Mal të Zi (44), Serbi (61), Kosovë (69).

Perceptimi i korrupsionit matet përmes dy pyetjeve kryesore të Anketës Botërore të Gallup-it:
– A është korrupsioni i përhapur në qeverinë e vendit tuaj?
– A është korrupsioni i përhapur në bizneset e vendit tuaj?

Shqiptarët nuk kanë mbështetjen e njëri tjetrit

Treguesi i dytë që ndikon negativisht në kënaqësinë e të jetuarit për shqiptarët është mungesa e perceptuar e mbështetjes nga miqtë. Në indeksin e mbështetjes sociale, Shqipëria renditet në vendin e 111 në botë dhe e fundit jo vetëm në rajon, por edhe në Europë.

Treguesi i mbështetjes sociale matet përmes pyetjes: “Nëse do t’ju ndodhte diçka e keqe, a keni ndonjë person tek i cili mund të mbështeteni?” Përqindja e të anketuarve që përgjigjen pozitivisht përdoret si tregues i mbështetjes sociale në atë vend.

Edhe në Kosovë mbështetja nga miqtë është me ulët se në vendet e tjera të rajonit, duke u renditur në vendin e 70. Kryesimin e mban Serbia (29), e ndjekur nga Mali i Zi (39), Bosnjë Hercegovina (47), Maqedonia e Veriut (54).

Kosova, më bujarja në rajon, Shqipëria nga fundi

Treguesi ku Kosova ka marrë pikët më të larta është bujaria, duke u renditur e 17-a në botë. Pyetja që u drejtohet të anketuarve është: “A keni dhuruar para për bamirësi muajin e kaluar?”

Malazezët janë më pak bujarët në rajon (99) të ndjekur nga shqiptarët (72). Pas tyre renditet Maqedonia e Veriut (46), Serbia (36), Bosnjë Hercegovina (28).

Shtetasit e Shqipërisë e Kosovës kanë lirinë më të madhe në rajon

Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët mendojnë që nuk kanë liri për të marrë vendime jetësore, duke u renditur në vendin e 119 në botë. Edhe në Bosnjë Hercegovinë nuk ndihen të lirë (89), po ashtu në Serbi (66) dhe Mal të Zi (61).

Pyetja që u bëhet të anketuarve është: “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë tuaj për të zgjedhur atë që bëni me jetën tuaj?”

Shtetasit e Kosovës e Shqipërisë perceptojnë që ata kanë lirinë më madhe për të zgjedhur në rajon. Kryesimin e ka Kosova, që renditet e 28-a në botë, ndërsa Shqipëria është në vendin e 34.

A e blen paraja lumturinë?!

A e blen paraja lumturinë. Nëse shikojmë indeksin në rajon, rezulton që jo.

Ndonëse janë më të varfrit në rajon dhe Europë, e matur sipas prodhimit të brendshëm për frymë (vendi i 77 nga 140 shtete në botë), shtetasit e Kosovës rezultojnë më të lumturit në rajon dhe ndër më të lumturit në Europë, pasi në cilësinë e tyre të jetesës ndikojnë liria për të marrë vendime, bujaria dhe percpetimi i korrupsionit më të ulët se në shtetet e tjera të rajonit.

Shqipëria është e dyta nga fundi për nivelin e të ardhurave për frymë (65), por ndryshe nga Kosova ata ndiejnë mungesën e bujarisë, mbështetjes nga miqtë dhe sidomos nivelin e lartë të korrupsionit.

Në Mal të Zi, ku të ardhurat për frymë janë më të lartat në rajon (vendi i 48 në 140 shtete në renditje), malazezët sërish renditen ndër më të palumturit në rajon, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Qytetarët e malit të Zi nuk janë të kënaqur me lirinë për të marrë vendime si dhe janë më pak bujarët në rajon.

Edhe në Serbi, ku të ardhurat për frymë janë në nivele të ngjashme me Malin e Zi (51), qytetarët janë të pakënaqur me lirinë për të marrë vendime dhe kjo duket dhe në zemërimin e tyre në protestat që po vazhdojnë prej dy muajsh./Monitor

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj është paraqitur në SPAK.

 

Ajo mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme e shoqëruar nga avokati në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Prokuroria e Posaçme lëshoi masën “arrest shtëpie” për bashkëshorten e kryebashkiakut Eion Veliaj më 10 Shkurt, por togat e zeza të GJKKO-së zëvendësuan masën e sigurisë ndaj saj në “detyrim paraqitje” gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar më 12 Shkurt.

AKUZAT E SPAK

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Erion Veliajt, masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj 5 biznesmenëve.

Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Gjithashtu masë sigurie “arrest në burg” është caktuar ndaj një zyrtari, emri i të cilit ende nuk është publik.

SPAK njofton se nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ajola Xoxa, është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, SPAK thotë se në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

“Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi ERION VELIAJ, përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja AJOLA XOXA., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.

Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit, i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim ERION VELIAJ) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de  facto nga kjo shtetase; ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht  një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur  në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit ERION VELIAJ.

Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve  publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj  skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt”, njofton SPAK.

Ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën  hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose  veprimtarisë kriminale”).

Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”,  “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.

Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja AJOLA XOXA.

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja AJOLA XOXA., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.

Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të  shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa  i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.

Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim GENTIAN SULA., FATMIR BEKTASHI. SOKOL KRYEZIU, SHKELQIM FUSHA dhe MERIMAN PALUSHI përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.

Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:

Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK.  3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.

Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës AJOLA XOXA. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja AJOLA XOXA., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.

Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

Analiza/ Nuk është në planet e Putinit që të ndalojë pushtimin! Çfarë mund të presim për luftën në Ukrainë?

Nathalie Tocci/ Nuk jemi ende në prag të një armëpushimi të vërtetë dhe të qëndrueshëm në Ukrainë.

Ndoshta do të vijë; ndoshta pas disa muajsh, kush e di. Por për momentin, ashtu si në tre vitet e fundit, presidenti rus Vladimir Putin, i cili është ende larg arritjes së objektivave të tij për të kontrolluar ushtarakisht rajonet e aneksuara dhe politikisht gjithë vendin, nuk ka ndërmend të ndalojë pushtimin. Dhe kjo është edhe më e vërtetë tani, pasi Putini është ndoshta i bindur se tashmë e ka në xhep presidentin amerikan, Donald Trump. Por përfundimi i luftës në Ukrainë nuk duket se është, për momentin, në planet e Kremlinit.

Putini ka refuzuar propozimin e dakordësuar mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump, për një armëpushim të plotë 30-ditor.

Në telefonatën e fundit me homologun e tij amerikan, presidenti rus u mjaftua duke dhënë një lloj premtimi të vogël, duke dhënë miratimin për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Por vetëm disa orë pas përfundimit të telefonatës, ai kreu një sulm masiv me dronë dhe raketa ndaj centralit elektrik që furnizon hekurudhat ukrainase dhe dy spitaleve.

Është e qartë se Putini mendon se jo vetëm mund ta injorojë Trumpin, por edhe ta poshtërojë atë, aq i bindur është se e ka nën kontroll.

Deri më sot, presidenti amerikan nuk ka dhënë asnjë shenjë që do të sfidonte këtë interpretim. Pse? Kjo është e vështirë të deshifrohet. Pa rënë në teori konspirative, mund të supozojmë se arsyeja pse Trumpi është kaq i manipulueshëm, është një përzierje e padijes për çështjet në fjalë, mosdurimit ndaj detajeve dhe një egoje të pakufishme që vështirë se do të pranonte një goditje ndaj imazhit narcisist që ka për veten, si një “paqebërës i madh”.

Nga ana tjetër, Putini nuk është i vetmi që luan këtë lojë makabre.

Jo vetëm nuk ka përfundim të luftës në Lindjen e Mesme, siç shumë shpresonin dhe siç ai vetë propagandonte, por tani Trumpi i ka dhënë dritën jeshile Benjamin Netanyahut për të rifilluar bombardimet në Gaza, duke vrarë mbi 400 civilë palestinezë në një ditë të vetme.

Ai gjithashtu ka përshkallëzuar krizën në Detin e Kuq dhe ka afruar skenarin e një përplasjeje të drejtpërdrejtë me Iranin. Dhe thuaj po deshe që meriton Nobelin për Paqe.

Po tani, çfarë mund të presim për luftën në Ukrainë?

Strategjia e Kremlinit duket mjaft e qartë. Duke zvarritur negociatat, Rusia synon tre objektiva kryesore.

Së pari, të përdorë negociatat si një mbulesë për të vazhduar luftën.

Së dyti, të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin që nuk lidhet drejtpërdrejt me luftën në Ukrainë. Nëse Putini dëshiron të vazhdojë luftën, i bindur se mund ta fitojë, ai e di se mund ta bëjë këtë vetëm nëse vendet perëndimore i japin frymëmarrje ekonomisë së tij. Vetëm kështu ai mendon se mund të sigurojë më shumë sesa 7-8% të territorit ukrainas, (përveç 14% të pushtuar në vitin 2014), që ka arritur të marrë gjatë tre viteve të luftës me një kosto njerëzore dhe ekonomike marramendëse.

Edhe pse sanksionet nuk janë një arsye e mjaftueshme për ta bërë Moskën të tërhiqet, heqja e tyre do të ishte kushti i domosdoshëm për të lejuar një vazhdim të pushtimit “sine die” (pa afat).

Ky objektiv i dytë nënkupton që Putini të arrijë ta transferojë fajin tek Kievi, një synim që duket i lehtë për t’u arritur duke pasur parasysh mbështetjen totale të Trumpit ndaj Moskës.

Kjo lidhet me objektivin e tretë, i cili synon të konsolidojë përçarjen transatlantike përmes vetë presidentit të SHBA-së.

Putin ka përsëritur shpesh se një armëpushim në Ukrainë do të kërkonte ndalimin e mbështetjes ushtarake për Kievin. Ky është kushti i domosdoshëm që Putini të pranojë të lërë armët – për pak kohë. Kjo do t’i lejonte atij të vazhdonte mobilizimin ushtarak në Rusi, për të rifilluar më pas luftën, në Ukrainë dhe/ose gjetkë, kur Ukraina të jetë e çmilitarizuar dhe e braktisur, dhe forcat ruse të jenë rigjeneruar.

Është e besueshme të imagjinohet se Trumpi, pasi ta ketë hedhur fajin mbi Kievin, do ta pranojë këtë kusht, herët a vonë.

Po aq e mundshme është që presidenti amerikan, përmes Putinit, të ushtrojë presion mbi evropianët që të bëjnë të njëjtën gjë. Propaganda më pas do të paraqiste Putinin dhe Trumpin si dy negociatorët e paqes, ndërsa Evropën luftënxitëse si pengesën për paqen.

Kush e di, ndoshta Trumpi mund të kërcënojë Evropën që të nënshtrohet ndaj dëshirave të Moskës, përmes tarifave tregtare ose një tërheqjeje të pjesshme ushtarake nga kontinenti evropian.

Por skenari i Putinit ka një problem të madh: Ukrainën dhe Evropën.

E vetmja e panjohur e vërtetë është nëse Evropa – ose më saktë, cila Evropë – do të ketë forcën, qëndrueshmërinë, largpamësinë dhe guximin për të vazhduar të mbështesë Kievin, jo vetëm kundër Moskës, por edhe kundër Uashingtonit, duke qenë e vetëdijshme se siguria evropiane tani kalon përmes një Ukraine të lirë. / La Stampa

A Nive o Bash!

Nga Ermal Peçi!

Në më shumë se 1 vit më parë shkruaja për Bashën se “e akuzojnë për gjumë por duket se ai po i lë pa gjumë”. Ky shkrim analizonte faktin se si trekëndëshi Rama-Meta-Berisha nuk linin moment pa sulmuar dhe pa atakuar Bashën edhe me instrumentat e “Pushtetit të Thashethemeve” që ata kontrollojnë.
Pas dy vizitave në SHBA dhe fotove të bëra publike në Departamentin Amerikan të Shtetit, mesazheve që ka marrë dhe rikthimit aktiv në media, duket se Lulëzim Basha jo vetëm “kapi prime” mediatik por do të jetë kryefjala e fushatës dhe do të ngelet gjatë në mendjen e shqiptarëve për sfumimin që i bëri të gjithë kundërshtarëve politik përfshirë dhe kryeministrit Rama.
A Nive, është një tjetër këngë e Unikatilit, i cili paralajmëronte kundërshtarët për rikthimin e tij, njësoj siç rikthimi i Bashës gjeti të papërgatitur kundërshtarët e tij politik, politikanë, të cilët presin dështimin e Bashës, analistë të qeverisë por edhe dashamirës apo mbështetës të Bashës. Askush nuk mund ta mohojë efektin suprizues që solli Basha në këtë fushatë duke sfumuar të gjithë aktorët politikë dhe duke mbajtur prozhektorët mbi veten e tij.
Me vargjet e huazuara nga teksti dhe kënga e Unikkatilt, ”Ku të metën shokët”, me këtë togfjalësh Lulzim Basha zbërtheu gjithë simbolikën e asaj se çfarë përfaqëson Edi Rama, duke i rikujtuar shqiptarëve se ku i ka bashkëpunëtorët, me të cilët i premtoi shqiptarëve “parajsën e munguar” por që do e ndërtonte me muratorët, ferrin.
Strategjia e Lulzim Bashës jo vetëm funksionoi por tashmë po i rikthehet në një boomerang Edi Ramës dhe ekipit të tij, që aq shumë po i dhemb sa në çdo replikë po zhyten e më thellë. Mesa duket ajo që ka qenë pika më e fortë e Edi Ramës, imazhi dhe batuta po i rikthehen në pikën e tij më të dobët. Nëpërmjet sarkazëm politike, qytetarisë dhe një buzëqeshje mesa duket Basha jo vetëm po merr vëmendje në opinion publik por po e ridikulizon Edi Ramën në fushën e tij, duke e bullizuar për 4 ditë rresht.
Në fakt kjo është ajo që Ramës i dhemb realisht sepse askush në kaq shumë vite nuk e ka bullizuar me kaq shumë qytetari. Duke i gjetur “thëmbrën e Akili” me shprehjen e famshme të Bashës 7×7=313; duke i rikujtuar Ramës, bashkëpunëtorët i ka pas hekurave apo edhe të tjerë që presin radhën si pasojë e aferave korruptive që kanë organizuar.
Prandaj sot “Pushteti i Thashethemeve” është rindezur përsëri për të sulmuar Bashën jo vetëm se i ka rrëzuar skemën por i ka lënë pa gjumë sepse mori prozhektorët e vëmendjes që ishin përcaktur për prodhimet dhe ortakët politik të Ramës dhe u bë kryefjala e fushatës sepse me “Ku të metën shokët” dhe 7×7=313 janë dy shprehje që jo vetëm rrëzuan fabulën dhe propagandën por po i tregon fundin e hidhur që do të ketë secili prej tyre që ka shkelur ligjin.