21.5 C
Tirana
E martë, 29 Korrik, 2025

“Më kanë lënë pa bukë, ndërkohë milionat e vjedhura të tyre po kalben”, Basha ndan bisedën me socialistin e zhgënjyer: Koalicioni Euroatlantik dhe kandidatët e tij janë ndryshimi me zemër të pastër për Shqipërinë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me banorë të zonës së Laprakës në Tiranë. Në fjalën e tij, ai solli shembullin e një qytetari socialist të zhgënjyer, të cilin e kishte takuar në Astir, i lodhur nga premtimet e pambajtura të qeverisë Rama. “Nuk e lë pa e hedhur votën,” i kishte thënë qytetari Bashës, duke shtuar se këtë herë do të mbështesë Koalicionin Euroatlantik dhe kandidatët e numrit 4, si shenjë besimi tek një ndryshim me zemër të pastër për Shqipërinë.

“Po nis me diçka që më tha një socialist. Një socialist në Astir me 10 bidon qumështi në trotuar, kishte gjithë ditën që rrinte aty për t’i shitur, vinte nga Peza. Dhe më tha, ‘kam votuar një herë, dy herë, tre herë Edi Ramën e partinë socialiste, me thënë i zhgënjyer, nuk fillon me tregu si ndihem. Më kanë lënë pa punë, më kanë lënë pa bukë, ndërkoh që atyre ju kalben milionat e vjedhura nëpër bodrume”. Dhe i thash, çfarë do bësh në këto zgjedhje. Tha, ‘nuk e lë pa e hedh votën, se po nuk votuam në këto zgjedhje, do të thotë t’ia zgjasim jetën të keqes. Por nuk votojë dot për ata që thonë jemi ndryshimi, e na propozojnë të luftojmë korrupsionin me Ilir Metën. Kështu që do të votoj për Koalicionin Euroatlantik, do votoj për numrin 4, sepse i njoh kandidatët tuaj, e njoh kandidatin tuaj në atë zonë dhe po ju them një gjë, megjithëse nuk kam arritur ta lexoj programin’. Dhe unë i thash programin e keni edhe në internet futu në celular voto4.al, ‘megjithëse tha nuk kam arritur ta lexoj programin, prap se prap duke njohur kandidatët që keni vënë, e di që këtë punë po e bëni me zemër të pastër dhe po e bëni për njerëzit, po e bëni për shqiptarët e bëni për Shqipërinë’” – tha Basha.

Orjola Pampuri vijon fushatën në Tiranë: Takime me qytetarët dhe biznesin e vogël në rrugën “Myslym Shyri”

Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, ka vijuar fushatën elektorale me takime të drejtpërdrejta me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla. Ajo ka zhvilluar sot në zonën e rrugës “Myslym Shyri”, një nga arteriet kryesore tregtare të kryeqytetit, ku është pritur me interes nga banorët dhe tregtarët e zonës.

Pampuri ka shpërndarë materiale informuese dhe ka zhvilluar biseda të hapura me qytetarët për të prezantuar programin e Koalicionit Euroatlantik, duke u ndalur veçanërisht te masat në mbështetje të biznesit të vogël dhe forcimit të lidhjes së Shqipërisë me strukturat perëndimore.

Në një postim në rrjetet sociale, Pampuri shkruan:

“Së bashku me Edin dhe Irsidën, takuam përfaqësues të bizneseve të vogla e qytetarë përgjatë rrugës ‘Myslym Shyri’ Tiranë, për t’i prezantuar me programin tonë dhe për t’i ftuar të votojnë më 11 Maj Koalicionin Euroatlantik.”

Fushata e saj duket se përqendrohet në komunikimin e drejtpërdrejtë me njerëzit, duke synuar të afrojë politikën me qytetarin e zakonshëm dhe t’i japë zë shqetësimeve reale të përditshmërisë.

Beso te Shqipëria. Voto 4.
✅ORJOLA PAMPURI

Ismail Ferraj: Vlora ka nevojë për përfaqësim të ri, jo për deputetë që harrojnë qytetin pas zgjedhjeve

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Ismail Ferraj, ka bërë thirrje për ndryshim në mënyrën si përfaqësohet qyteti i Vlorës në Kuvend. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai theksoi se ka ardhur koha që vota e tyre të mos shkojë më për politikanë që zhduken menjëherë pas fitores.

“E vetmja rrugë për Vlorën është të votojë të riun që lufton traditën ku deputetët, sapo fitojnë, harrojnë qytetin që i votoi dhe nuk hapin më as telefonin,” tha Ferraj, duke u distancuar nga praktikat që kanë dëmtuar besimin qytetar në politikë.

Sipas tij, qyteti duhet të zgjedhë mes risisë dhe rinisë, jo mes figurave të vjetra që janë mësuar me privilegjet, ndërsa problematikat konkrete si kanalet e bllokuara apo rrugët e paasfaltuara vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.

Ferraj kërkon një shans për t’i dhënë fund këtij realiteti:

“Për t’i dhënë fund kësaj, më duhet një dorë nga ju të dielën e 11 majit, duke votuar në kolonën e numrit 4 – Ismail Ferraj,” tha ai.

Duke u distancuar nga politika e vjetër e “flamujve dhe tifozerive”, kandidati vlonjat bën thirrje për një votë të ndërgjegjshme, për dikë që është vetë pjesë e problemeve të qytetit dhe jo i larguar nga realiteti i përditshëm i Vlorës.

Postimi i plotë:

➡️ E VETMJA RRUGË – për Vlorën të votojë të riun që lufton traditën ku deputetët pas zgjedhjeve ikin larg Vlorës pasi fitojnë, përtojnë të hapin telefonin njerëzve të cilët i votuan, apo dhe deputetëve që janë të ardhur në Vlorë aq kohë sa është fushata.

Vlora duhet të zgjedhë mes risisë dhe rinisë, apo mes disave që duan karrigen e ngrohur në 8 a 12 vite me rradhë duke lene kanalet e sesa e sesa lagjeve që shkaktojnë përmbytje, që lene rrugicat e lagjeve pashtruar me probagandën që shoqërohet me lutjet për disa vota.

Ne këtë e refuzojmë kategorikisht, dhe për ti dhënë fund më duhet një dorë nga ju të dielën e 11 majit, duke votuar në kolonën e numrit 4 – Ismail Ferraj në fletën e votimit!

❤ Vlora përfaqësohet më mirë me vlonjatët e rinj, larg politikës së vjetër 35 – vjeçare me flamujt nën efektin e ekzaltimit, larg ngjyrave dhe tifozerisë, voto atë që është vetë pjesë e problematikave të Vlorës, mos e digjni votën tek ata që shpresojnë që me debutimin e parë në këtë lojë, do marrin mandat në Vlorë me premtimin e spektakleve paszgjdhore.

#votoismailferraj4✔️

#KoalicioniEuroatlantik✔️

#VloraMeritonMëShumë

#EVETMJARRUGË➡️

Pëllumb Seferi: T’i japim Tiranës zhvillim, dinjitet dhe siguri për pronën dhe arsimin!

Pëllumb Seferi është përfshirë në fushatën zgjedhore të 11 majit si kandiat për koalicionin eueoatlantik. si qytetari që sakrifikoi pa fund për të mos u larguar nga shqipëria, por për të kontribuar në vend, e po ashtu ti japë fëmijëve vlerat dhe krenarinë e shqiptarit, thotë se synon të përfaqësojë vlerat e tiranës.

Thotë se ka angazhimin e plotë për të mbrojtur individin nga forca e shtetit.

“Është domosdoshmëri të mbështetet shtresa e mesme. Forcimi i saj, ruan demokracinë, por dhe krijon frymën evropiane të vendit dhe një motorr i fortë zhvillimi dhe krijimi. Garantimi i mirëqenies dhe krijimi real i kësaj shtresë do të çlirojë energjitë e tyre. do të thotë se askush nuk do të ketë frikë se ekonomia do ti lëkundet brenda një jave. Por përmes mbrojtjes me ligj do tu japë mundësi të mendojnë për të ardhmen, për mirërritjen e fëmijëve. Do tu jap mundësinë të shprehin mendimin lirshëm e pa frikë e do të rrisë llogaridhënien te qeverisja.”

Një vend me arsim të dobët përballet me sfidën e brezave duke prodhuar dobësi. Për mësuesit paga është e rëndësishme por duhet të shoqërohet me nderimin e njeriut të arsimit. Konsiderimin e tij të shenjtë për të ardhmen e vendit

“Arsimi është themeli i kombit, e ardhmja e tij. dikur mësuesin e shihnin si prindin. Sot mësuesi detyrohet të vërë nota fiktive, duke ulur nivelin e nxënësve por kjo nuk i shërben askujt. Sot mësuesi nëpërkëmbet”, shton Seferi.

“Vlerë do jetë këshillimi me arsimtarët me përvojë”

Bizneset nuk duhet të jenë nën frikën e pushtetit. Përkundrazi lehtëzimi i tyre, sidomos biznesi i vogël e i mesëm, kërkon solidaritet e bashkëpunim, e jo vetëm gjoba e presion.

“Vetëm me një njeri të lirë, të mbrojtur nga presioni i pushtetit, shqipëria do shfaq vlerat e saj të mbruajtura në shekuj e që sot i kanë lënë në harresë. Ka ikur koha kur diskutohet fakti se askush nuk vdes për bukë, është koha kur shqiptarët të tregojnë se krijimet që kanë bërë në shtetet e tyre ti bëjnë në vendin e tyre, të tregojmë se jemi dhe dimë të flasim për demokracinë”

“Në parlament do të jemë jo për të mbrojtur mandatin tim, por për të mos lejuar nëpërkembjen e individit, për të qenë përfaqësues i pronarëve dhe i shtresës së mesme, për ti dhënë një shtysë lirisë, pra të jem për Tiranën po ai pëllumb sefer që njihni ndër vite”.

“Mos i çoni me votën tuaj paratë tek të korruptuarit e 7×7=313”, Basha në Tiranë: Programi i Koalicionit Euroatlantik për familjet, pensionistët dhe sipërmarrjet bazohet tek mbështetja ndaj SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputet Abaz Tafa dhe Orsela Aga, zhvilluan takime me qytetarë dhe biznese në Njësitë 4 dhe 12 në Tiranë. Në fokus të bisedave ishin shqetësimet ekonomike, pensionet dhe korrupsioni.

Ai pati një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët, duke thënë se rritja e pensioneve, ndihma për të rinjtë dhe krijimi i vendeve të punës me paga dinjitoze janë prioritete e forcës politike që drejton. Sipas tij, këto nuk realizohen pa luftën kundër korrupsionit dhe paratë që sot shkojnë në xhepat e të korruptuarve të qeverisë, do të kthehen në investime për qytetarët.

Basha më tej përsëriti se vetëm Koalicioni Euroatlantik ka një plan të qartë dhe vullnetin për ta zbatuar atë. Vota për numrin 4 është votë për të ardhmen, për fëmijët tuaj dhe për një Shqipëri pa korrupsion.

“Edhe gjatë ditës së sotme në ecje nëpër tregjet e Tiranës në lagjet e ndryshme, ajo që prekim është shqetësimi i madh i qytetarëve për ekonominë, për plagët sociale, për pensionet dhe padiskutimpyetja është se si do të kurohen këto plagë. Përgjigjja e Koalicionit euroatlantik është që këto plagë mund të kurohen me politikamt tona, të rritjes së pensioneve, të zhvillimit të ekonomisë, të ndihmës për rininë, për t’u punësuar në vende pune me paga dinjitoze. Por padiskutim këto politika, ndryshe nga premtimet piramidale të forcave të tjera politike, e kanë bazën tek një dhe vetëm një zotim me vepra dhe jo me fjalë, Koalicioni euroatlantik, numri 4, që është lufta kundër korrupsionit. Vetëm duke luftuar korrupsionin, duke mundësuar që paratë mos të jenë më në xhepat e shokëve të Ramës tek 7×7=313, do të mundësojmë që këo para të kthehen në in vestime për ekonominë, në vende pune për shqiptarët, në rritje pensionesh, subvencione për fermerët, pra paratë në dobi të shqiptarëve.
Vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4 është e vetmja votë e cila do të mundësojë që qytetarët shqiptarë, paratë që sot ua merr korrupsioni, ua marrin shokët e Edi Ramës tek 7×7=313, t’i gëzojnë për veten e tyre dhe familjet e tyre. Vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4 është votë për familjet tuaja, është votë për fëmijët tuaj, është votë për Shqipërinë”, tha ai.

Gjatë takimeve në lagje dhe tregjet e këtyre zonave, Basha tha se të moshuarit ndihen të braktisur nga qeveria. Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik ofron një plan konkret që propozon rritjen e pensionit minimal në 250 mijë lekë, kompensim për energjinë për pensionet nën 300 mijë lekë dhe rimbursim të plotë të ilaçeve për të moshuarit.

“Të ftoj të votosh për numrin 4, se për pensionet flisnim. E vetmja forcë që ka një plan serioz për pensionet, është Koalicionin Euroatlantik. Plani jonë është që pensioni minimal të shkojë 250 mijë lekë, dhe për pensionet nën 300 mijë lekë të ketë kompensim për energjinë elektrike. Kurse ilacet të jenë 100% të rimbursueshme. Ka një faturë, por është një faturë që duhet paguar për moshën e tretë. Se ju e shkritë jetën në kushte shumë të vështira” – tha ai

Basha foli me qytetarë për çështjen e pronës, duke premtuar zgjidhje të menjëhershme për kthimin e pronës aty ku është e lirë dhe kompensim me vlerë tregu për pronat e zëna.

“Ne e kemi marrë përsipër ta zgjidhim këtë problem, me dy parime: ku është prna e zënë, kompensim me vlerë tregu, ku është prona e lirë, ia kthejmë pronarit. Kompensim me vlerë tregu, për të gjithë pronat e zënme nga shteti ose nga privati. Sepse disa i ka zënë privati ose me 7501, ose me legalizime. E vetmja forcë politike që e njeh problemin e pronës dhe merr përsipër me ezgjidh jemi ne. Nesër një javë, e ke ti në dorë. Se unë një votë kam nesër një javë, ti një votë. Kështu që dotë jap këtë mos të harrosh, ja ku e ke reforma e pronës, kthimi i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku prona është e zënë” – tha ai.

Në vijim, Basha tha se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që realizimin e programit e bazon në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, numri 4 është i vetmi që mbështet SPAK që paratë të shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe jo në xhepat e shokëve tek 7×7=313.

Gjatë takimeve ai takoi edhe një demokrate e cila ishte hequr nga puna nga Ilir Meta kur ishte në koalicion me PD. Duke u bazuar në historinë e saj, Basha tha se kjo është një nga arsyet se pse vota nuk duhet të shkojë për numrin 1, pasi sipas tij për fat të keq votohet për Ilir Metën.

“Edhe të tjerët premtojnë rritje pensionesh, por gënjejnë. Pse? Ata nuk kanë plan të mbështesin SPAK-un. Ata duan të nxjerrin shokët e tyre nga burgu. Paratë o do jenë në xhepat e shokëve të tyre, o do shkojnë për rritje pensionesh. Se para nuk mund të shkojë edhe në xhepat e shokëve, edhe rritje pensionesh. Të vetmit që mbështesim SPAK-un jemi ne. Prandaj them unë 7×7=313. Se vetëm lufta kundër korrupsionit na jep mundësi të rrisim pensionet.
Demokrate që e ka hequr Ilir Meta nga puna në ministri të Jashtme, kur ishte gjoja akoma në koalicion me ne. Vota për numrin 1, është votë për Ilir Metën, vetëm 4. Se kësaj radhe, 1-shi për fat të keq është votë për Ilir Metën, shiheni e keni në listë” –
tha ai.

Alfred Ahmetcenaj: Më 11 maj, mos votoni hajdutët që ju kanë vjedhur për 34 vite

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Alfred Ahmetcenaj, u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të Qarkut Tiranë të reflektojnë për të kaluarën dhe të mos votojnë asnjë nga politikanët që kanë abuzuar me besimin e tyre.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka, Ahmetcenaj thekson se qytetarët kanë në dorë të ndërpresin ciklin e korrupsionit dhe zhgënjimeve politike që prej më shumë se tre dekadash.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Qarkut Tiranë, #11maj po afron dhe, e thënë pa politikë, ju keni në dorë të mos votoni asnjë hajdut që ju ka vjedhur këto 34 vite!” – shkruan ai në postimin e tij zyrtar.

Ai e ka konsideruar këtë zgjedhje jo vetëm si një akt politik, por si një vendim moral për të ndëshkuar të korruptuarit dhe për të hapur një rrugë të re të përfaqësimit të ndershëm dhe transparent.

Ahmetcenaj kandidon me numrin 4 nën siglën e Koalicionit Euroatlantik dhe thirrja e tij për qytetarët është e qartë:

“#Stop hajdutëve dhe të korruptuarve.
#VotoniNr4
#VotoKoalicioninEuroatlantik
#VotoAlfredAhmetcenaj”

Hysen Xhura: “Shoqëria shqiptare nuk ka kërkuar ende falje për krimet e komunizmit”

Në një takim të zhvilluar me ish-të përndjekur politikë, Hysen Xhura, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik, ka vënë theksin te rëndësia e kujtesës historike dhe përballjes me të kaluarën komuniste. I shoqëruar nga Ethem Fezollari dhe figura të tjera të të djathtës tradicionale, Xhura tha se shoqëria shqiptare ka dështuar të japë drejtësi morale për të përndjekurit politik.

“Të përndjekurit politik kanë qenë të parët që kanë falur, por kjo falje nuk është kthyer mbrapsht nga shoqëria. Është një damkë që i ul kokën të gjithëve dhe veçanërisht të djathtës historike shqiptare,” u shpreh Xhura.

Ai theksoi se mbi 200.000 shqiptarë janë përndjekur dhe rreth 50.000 janë ekzekutuar gjatë regjimit komunist. Megjithëse statistikat zyrtare mund të japin shifra më të ulëta, sipas tij, “të vdekurit nuk gënjejnë dhe as fatet e shtypura”.

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik kritikoi mungesën e një reflektimi të sinqertë nga shoqëria dhe klasat politike për krimet e komunizmit:

“Një shoqëri që nuk kërkon falje për të vdekurit, nuk mund të gjejë kurrë paqe. Ajo jeton me helmin e gënjeshtrës përjetësisht.”

Ai u zotua të jetë një zë i fortë në Kuvend për të përndjekurit politik dhe për të drejtat historike të së djathtës, duke bërë thirrje për një përfaqësim të drejtë.

“Qëndroj në këto zgjedhje për të qenë një zë i fuqishëm i të përndjekurve dhe së djathtës historike shqiptare.”

Postimi i plotë i Hysen Xhurës në rrjetet sociale:

Hysen Xhura, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë:
Me Ethem Fezollarin dhe miq e vëllezër të tjerë për të folur për të djathtën, për kujtesën! Për të vërtetën!

Të përndjekurit politik e kanë falur të parët fatin e tyre të humbur!
Kanë qenë ata që kanë dashur të parët ta zhveshin shoqërinë shqiptare nga përgjegjësia që rëndon ende sot për mbi 200.000 persekutime dhe gati 50.000 ekzekutime përgjatë 50 viteve!
Shifrat zyrtare flasin për më pak, mirëpo të vdekurit nuk gënjejnë! Fatet e shtypura të njerëzve nuk gënjejnë!

Faljen që ata e bënë shoqërisë shqiptare fill pas rënies së regjimit, ende nuk e kanë marr mrapsht dhe kjo është një damkë që i ul kokën të gjithëve dhe në veçanti, të djathtës historike shqiptare!

Një shoqëri që nuk ballafaqohet me të vërtetat e veta! Një shoqëri që nuk kërkon falje për të vdekurit, nuk mund të gjej kurrë paqe!
Ajo jeton me helmin e gënjeshtrës përjetësisht!
Kjo është shoqëria shqiptare sot: Një shoqëri që bashkëjeton me gënjeshtrën!

Mirënjohje nga zemra për takimin e sotëm dhe për mbështetjen e çmuar në këto zgjedhje!
Qëndroj në këto zgjedhje për të qenë një zë i fuqishëm i të përndjekurve dhe së djathtës historike shqiptare!

Me #11Maj, Voto për një përfaqësim të drejtë!
✅ VOTO 4️⃣ Koalicioni EuroAtlantik
✅ VOTO Hysen Xhura

Mjaft më me fushata urrejtjeje. Ka ardhur koha për përgjegjësi.

Nga Joni Myshketa

Në politikën shqiptare, veçanërisht mes partive të mëdha, është bërë zakon që fushata të shndërrohet në një garë sharjesh, epiteteve, përgojimesh. Të gjitha këto ndodhin në rrjete sociale dhe në dalje publike, por jo në rrugë ligjore. Kjo nuk është rastësi – është një pazar i heshtur, ku në sy të publikut “shahen”, ndërsa pas kuintave ruajnë interesat e përbashkëta.

Deri më sot, nuk kam bërë asnjë postim për të sharë apo përgojuar askënd. Kam denoncuar aty ku ka pasur padrejtësi – me fakte, me përgjegjësi dhe përmes rrugës ligjore.

Qytetarët nuk kanë nevojë për spektakël, por për zgjidhje.

Kjo është rruga ime. Kjo është politika që dua të përfaqësoj.
Kam zgjedhur t’u jap zë problemeve reale.
Kam zgjedhur të jem zëri juaj.
Por vetëm nuk mundem.
Kerkoj mbështetjen tuaj. T’i japim politikës një fytyrë ndryshe.

Marinela Ziu nga Korça: “Ndëshkoni me votë ata që nuk kursyen as shëndetin tuaj”

Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Korçës, Marinela Ziu, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik, ka denoncuar ashpër abuzimet me pushtetin dhe shëndetin publik të kryera, sipas saj, nga ish-zyrtarë të lartë lokalë dhe qendrorë.

Ziu akuzon se qyteti i Korçës është betonizuar dhe degraduar nga keqmenaxhimi dhe babëzia për përfitim personal:

“Njeriu që shkatërroi Korçën e bukur, duke betonizuar edhe mushkërinë e vetme të qytetit; firmëtari i inceneratorëve, që i hapi rrugën financimit të djegësve që po djegin paratë e shqiptarëve; dhe dhjetëra aferave të tjera korruptive, nuk ka kursyer as shëndetin tuaj.”

Denoncimi më i rëndë lidhet me një skandal të dokumentuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe media investigative: urdhërimi i zhbllokimit të pesticideve të rrezikshme, të cilat, sipas Ziu, kanë përfunduar në tryezat e qytetarëve pa kontrollin dhe procedurat e duhura ligjore.

“Këto kimikate të rrezikshme janë futur në vend me firmë politike, duke anashkaluar sigurinë e konsumatorëve dhe duke sjellë helmin në tryezat tuaja.”

Në mesazhin e saj politik, Marinela Ziu u bën thirrje qytetarëve që të përdorin votën si mjet ndëshkimi:

“Ndëshkoni me votë ata që, nga babëzia për të vjedhur, nuk kursyen as shëndetin tuaj.”

Ajo shprehet se do të vazhdojë të publikojë fakte dhe dokumente të tjera që lidhin drejtues të caktuar lokalë me afera të rënda që kanë cenuar interesin publik dhe cilësinë e jetës në qytetin e Korçës.

Ziu i bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për Koalicionin Euroatlantik dhe për të si përfaqësuese e qytetit në Kuvend.

Postimi i plotë i Marinela Ziu në rrjetet sociale:

NDËSHKONI ME VOTË ATA QË, NGA BABËZIA PËR TË VJEDHUR, NUK KURSYEN AS SHËNDETIN TUAJ.

Njeriu që shkatërroi Korçën e bukur, duke betonizuar edhe mushkërinë e vetme të qytetit; firmëtari i inceneratorëve, që i hapi rrugën financimit të djegësve që po djegin paratë e shqiptarëve; dhe dhjetëra aferave të tjera korruptive, të cilat do t’jua faktojmë në ditët në vijim, nuk ka kursyer as shëndetin tuaj, me aferën e pesticideve të rrezikshme — në shpërdorim detyre dhe anashkalim të procedurave ligjore, faktuar kjo nga KLSH dhe mediat investigative — duke urdhëruar me firmën e tij zhbllokimin e kimikateve të rrezikshme dhe duke sjellë helmin në tryezat tuaja.

✅ Voto4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto️ Marinela Ziu

Aeroporti i Kukësit: Një simbol i premtimeve të pambajtura dhe keqqeverisjes

Nga dr. Eljan Kasa

Në një nga sesionet e tij të rregullta në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një qytetari që pyeti për funksionimin e Aeroportit të Kukësit. Përgjigjja e tij ishte: “Ty, zotëri, ai aeroport nuk të ka kushtuar asnjë lek, pra përse kërkon llogari se kur do fillojë punë?”
Kjo deklaratë ngre shqetësime serioze për mënyrën se si qeveria i trajton projektet publike dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.
Aeroporti i Kukësit, i inauguruar në vitin 2021, u prezantua si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të lidhjeve ajrore në Shqipëri. Megjithatë, pavarësisht investimeve dhe pritshmërive, aeroporti ka hasur në vështirësi për të funksionuar plotësisht. Një nga arsyet kryesore është kontrata koncesionare e nënshkruar në vitin 2004 për Aeroportin e Rinasit, e cila përfshinte një klauzolë monopoli që pengonte operimin e aeroporteve të tjera ndërkombëtare në vend. Edhe pse në vitin 2016 u arrit një marrëveshje për heqjen e kësaj klauzole, kjo u shoqërua me zgjatje të kontratës dhe kompensime të tjera për koncesionarin, duke shtuar barrën financiare për shtetin dhe qytetarët.
Deklarata e kryeministrit se qytetarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë llogari për një projekt që nuk i ka kushtuar drejtpërdrejt, tregon një mungesë të theksuar të përgjegjësisë dhe transparencës. Çdo projekt publik, pavarësisht burimit të financimit, duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të menaxhohet me efikasitet dhe ndershmëri. Për më tepër, përdorimi i projekteve të tilla për qëllime elektorale, pa një plan të qartë për funksionimin e tyre, është një shenjë e keqqeverisjes dhe mungesës së vizionit afatgjatë.
Aeroporti i Kukësit është një shembull i qartë i mënyrës se si projektet publike mund të dështojnë kur mungon transparenca, planifikimi dhe përgjegjësia. Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari për mënyrën se si menaxhohen fondet publike dhe për rezultatet e projekteve që prekin jetën e tyre të përditshme.
Është koha për një qeveri që të tregojë më shumë përgjegjësi dhe të vendosë interesat e qytetarëve përpara interesave politike apo personale.