30.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Basha: Po të jetë e nevojshme do shkojmë deri në Strasburg, në çdo rast shqiptarët do kenë alternativën dhe programin tonë

Kryetari i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha i ftuar në emision “Ekspres” në RTSH, duke folur për vendimin e vulsë, tha se do i drejtohet Gjykatës së Lartë për rekurs pasi e konsideron padrejtësi atë që ndodhi me vendimin e Gjykatës së Apelit.

Basha deklaroi se për të vënë drejtësi do të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Ndaj do të shkojmë në rekurs në Gjykatën e Lartë , po të jetë nevojshme do të shkojmë deri në Strasburg”.

“Patjetër duhet ta kishim përdorur dhe më parë këtë emër sepse na karakterizon për qëndrimet tona por dhe për vlerat që duam të sjellim tek shqiptarët. Lirinë, mirëqenien, dinjitetin sundimin e ligjit dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë dhe mbi të gjitha shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë kështu dhe ne jemi këtu për ti thënë shqiptarëve që do të kenë një alternativë dhe nuk do të mbetën në kulisat e dyshes së vjetër dhe të politikës së vjetër.
Ky emër është dhe për ti treguar mbështetësve tuaj opozitar që keni këtë ndarje euroatlantike dhe këto janë dallime me pjesën tjetër?
Besoj se ata e kanë ditur fare mirë dhe para se të artikulohej një togfjalësh I tillë sepse nuk kanë qëndruar për interesa personale. Nuk na bashkon as frika ndaj SPAK-ut a aferat korruptive por na bashkon bindja që Shqipëria meriton dhe do të ketë një alternativë ndaj dhe ne jemi të vendosur që ti japim shqiptarëve dhe familjeve shqiptare me një program që është bërë publik në 1 Qershor.
Basha a do bëni rekurs në Gjykatën e Lartë për simbolet e partisë?
Pa asnjë diskutim menjëherë sapo vendimi të zbardhet dhe do të ndjekim të gjitha shkallët e drejtësisë. Ajo që ka ndodhur është absurde. Që ta kuptojnë të gjithë këtë që ka ndodhur është sikur të vi dikush në shtëpi dhe të thotë dil nga shtëpia dhe nuk kë të drejtë të shkosh as në gjykatë që të hakohesh se të nxora nga shtëpia. Gjykata e lartë u shpreh qartë që Gj. Apelit duhet të gjykonte themelin e çështjes , por Apelin nuk e bërë këtë por ajo që bëri ishte një padrejtësi. Ne kemi thënë që do të pranojmë një vendim gjykate që gjykon thelbin. Ndjej do të shkojmë në Rekurs në gjykatën e Lartë , po të jetë nevojshme do të shkojmë deri në Strasburg.
Në protestat që po thërret sot ata që mbështesin Berishën ka më shumë punonjës policie se sa protestues. Këto janë shifra që tregojnë degradim të opozitës. Përgjegjësitë për këtë janë të qartë që vburi fatin e vetë personal mbi fatin e demokratëve dhe që e nisi këtë luftë të panevojshme me pasoja shkatërruese për efektivitetin e opozitës dhe besueshmërinë. Kjo situatë e zgjati dhe i dha një mandat të qetë qeverisjes më të korruptuar që ka pasur Shqipëri në këto 34 vite, një nga qeverisjet më të korruptuara në planet.
Njëkohësisht ky është një Pazar për të mbajtur vulën dhe dëshiron që ti japi sërish pushtetin në vitin 2025 Edi Ramës. Shqiptarët nuk emërtojnë këtë , nuk mund të mesin peng e kryeministrit dhe ish-kryeministrit figura që dominojnë për 34 vite.
Vendosja e interesit personal është ajo që na ndahu me Sali Berishën i cili i futi demokratët në një rrugë qorre ndaj fatkeqësisht këto dy vitet e fundit kanë treguar që rruga që zgjodhi Berisha i ka futur demokratët dhe Shqipërinë në një rrugë pa dalje duke ja falur pushtetin Edi Ramës” – tha Basha.

“Ndryshimet kushtetuese Rama-Berisha të 2008-ës duhen zhbërë”, Basha: Shqiptarët meritojnë lista të hapura, votën e diasporës dhe votimin elektronik

Në emisionin “Ekspres” në RTSH, kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha tha se ndryshimet Kushtetuese të 2008-ës duhen shfuqizuar pasi e kanë kthyer Shqipërinë në Republikë kryeministrore. Siaps Bashës, Rama dhe Berisha po veprojnë në vazhdim të asaj marrëveshje, pasojat e të cilës janë korrupsioni dhe shpopullimi. Propozimet për listat e hapura, votën e diapsorës, numërimin elektronik, barazinë e votës dhe Shqipëria një zonë, të depozitara në Kuvend nga demokratët euroatlantikë, janë ndryshime që i duhen vendit.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Ne kemi çuar në parlament propozimet tona për kodin zgjedhor. Dhe këto propozime siç i di tashmë mbarë Shqipëria, janë 4: listat e hapura, pra ta zgjedhi qytetari deputetin, jo kryetari i partisë. Së dyti, votimi dhe numërimi elektronik, sepse shmang shumë problematika dhe shumë manipulime të zgjedhjeve të kaluara nga qeveria. Së treti, barazia e votës, sepse sot një deputetë në Vlorë zgjidhet me 8500 vota, por në Kukës me 13 500 vota dhe kjo nuk është barazi vote. Shqipëria një zonë elektorale, është ajo që ne kemi propozuar. Dhe e katërta që e kemi çuar qartësisht se si duhet bërë, është vota e diasporës. Me Shqipërinë një zonë elektorale, me votimin elektronik, me listat e hapura, diaspora e ka fare të lehtë, shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë e kanë fare të leht të hedhin votën e tyre. Pra, propozimet tona janë aty. Në qoftë se këto propozime vijnë debatohen, diskutohen, padiskutim na duhet vota e çdokujt, edhe e socialistëve për t’i kaluar. Fatkeqësisht duhet ta them, nga ky moment ku jemi sot duket qartë pjesë e pazarit është që të mbahet në fuqi kodi zgjedhor dhe ndryshimet Kushtetuese të 2008-ës.

Prandaj dua ta them edhe sot këtu, nuk kam hequr dorë nga ajo që kam shpallur edhe para vet zotit Berisha në mbledhje të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që para disa vitesh, për shfuqizimin, hedhjen poshtë të ndryshimeve famëkeqe të Kushtetutës në vitin 2008, që i vunë minat një Republike me potencial demokratëik dhe krijuan Republikën kryeministrore. Ja ku janë pasojat, korrupsion, emigracion, shpopullim dhe një rini e cila nuk e gjen veten në Shqipëri. Ky është shqetësimi ynë kryesor.

Kontabilistët: Kthimi i tatimit të parapaguar nga profesionet e lira pas dërgimit të kërkesave për rimbursim ndaj administratës tatimore

Me vendimin e djeshëm Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet 69, shkronja dh, fjalia e 2 dhe 3 e ligjit, dhe neni 4 i VKM 753/2023 të kërkuara për shfuqizim në paditë e shqyrtuara.

Pra, thënë ndryshe, për të vetëpunësuarit, individët tregtarë dhe entitetet ofrues të shërbimeve profesionale me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë në vit tatimi i fitimit do të jetë zero deri më 31 dhjetor 2029.

Për personat fizikë më të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit do të vijojë të paguhet sipas normave tatimore që janë në fuqi, pra 15% tatimfitim, ndërsa nga shoqëritë tregtare dhe me përgjegjësi të kufizuar paguhet edhe 8% dividente.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vendosi të mbajë të përjashtuar nga tatimi 15% të gjitha bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë ofrues të shërbimeve profesionale. Pra edhe kjo kategori do të jetë e përjashtuar nga tatimi 15% sikundër u përcaktua të ishin më tatim zero deri në dhjetor 2029 të gjithë bizneset e tjera të vogla, përfshirë ato tregtare, prodhues etj”, pohon kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Po ashtu disa nga bizneset e profesioneve të lira kanë respektuar afatet ligjore për parapagimin e kësteve të tatimit që ishte data 30 Qershor. Të tjerë biznese u stepën për pagesat, pasi ligji ishte duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizim dhe nuk dihej ende vendimmarrja. Në të kundërt parashikohej aplikimi i interesave për vonesë të pagesave.

Ende është e paqartë se si do të veprohet nga administrata tatimore për kthimin e shumave të parapaguara, kur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese edhe kjo kategori tatimpaguesish do të jetë me zero tatim për 6 vite të tjera.

Kontabilisti Dhamo thotë se në mbështetje të përcaktimeve ligjore, konkretisht “Për tatimin mbi të ardhurat”, një nga format kryesore të kthimit të shumave të paguara është pasi subjektet të bëjnë kërkesë për kthimin e tyre.

Audituesi Julian Saraçi vlerëson se kjo është një situatë atipike ligjore dhe ende nuk mund të arrihet në përfundim se si do të veprohet, por alternativat ligjore për kthimin e pagesave janë disa.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë në përputhje me nenin 75 të ligjit nr.9920 “Për procedurat tatimore” mund të nxjerrë Udhëzim apo KM një VKM për kthimin e tatimeve të paguara.  Në të kundërt tatimpaguesit do të presin 31 marsin e vitit 2025 për të dorëzuar deklaratën e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe brenda afateve përkatëse mund të kërkojnë rimbursimin e tatimit të paguar tepër, sepse tatimin do ta kenë zero dhe ndërkohë do të dalin këstet e parapaguara, si tepricë kreditore”, shpjegon ai.

Nenet e shfuqizuara dhe argumentet e Gjykatës Kushtetuese

Çfarë parashikon shkronja “dh” te neni 69 e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese:

“Për: i. individët tregtarë; ii. të vetëpunësuarit, si dhe; iii. entitetet: me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029. Norma e tatimit 0% nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” të kësaj shkronje, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale”.

Çfarë parashikon neni 4 i VKM Nr. 753, datë 20.12.2023 i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese

“Lista e shërbimeve objekt tatimi nga 1 janari 2024 1. Në zbatim të nenit 69, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, përcaktohet lista analitike e veprimtarive ekonomike të tatimpaguesve, persona fizikë të vetëpunësuar dhe entitete, që ofrojnë shërbime profesionale, me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024. Lista analitike përbëhet nga veprimtaritë sipas kodeve të parashikuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), të paraqitura në tabelën analitike nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), përcakton ndarjen dhe aktivitetin, në të cilin bën pjesë tatimpaguesi përkatës. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Për shfuqizimin e këtyre neneve Gjykata Kushtetuese argumentoi se cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike për shkak të mosrespektimit të parimit të sigurisë juridike (në kuptim të pritshmërive të ligjshme dhe qartësisë së normës) dhe parimit të proporcionalitetit.

Gjykata arriti në këtë përfundim duke mbajtur në konsiderate skemën tatimore dhe në veçanti faktin se detyrimi tatimor prej 15 % ndaj kësaj kategorie tatimpaguesish filloi të zbatohej menjëherë pa u lënë kohë të mjaftueshme atyre të përshtateshin me skemën e re tatimore.

Sa me sipër, Gjykata mbajti në vëmendje se ndonëse ligji ka hyrë në datën 18 Maj 2023 dhe i shtrinte efektet e tij nga data 1 Janar 2024, lista analitike e shërbimeve hyri në fuqi në datën 23 Dhjetor 2023 sipas nenit 4 të VKM-së nr. 753/2023 pra vetëm disa ditë para fillimit të efekteve të ligjit.

Gjithashtu, Gjykata vlerësoi se  norma e tatimit prej 15 % e parë së bashku me kohën e zbatimit të saj nuk e kalon  testin e proporcionalitetit, pasi nuk rezulton të jetë masa më e përshtatshme, në kushtet kur ka masa të tjera alternative, të cilat vetë ligjvënësi i ka evidentuar të zbatohen për kategoritë e tjera të tatimpaguesve mbi të ardhurat.

 

Analiza e REL: Pse është e vështirë për demokratët të gjejnë zëvendësim për Biden në zgjedhje?

Performanca e presidentit amerikan, Joe Biden, në debatin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, i mbajtur të enjten, i ka nxitur disa dilema brenda partisë së tij, nëse duhet të gjendet një emër i ri, para garës së nëntorit.

 

Nuk ka të dhëna që Biden ka gatishmëri për t’i dhënë fund garës, dhe është pothuajse e pamundur për demokratët që të gjejnë një zëvendësim, përveç nëse ai heq dorë.

Delegatët e lidhur me emrin e Bidenit

Secili rajon në Shtetet e Bashkuara veçse i ka mbajtur zgjedhjet paraprake. Sipas rregullave të demokratëve, delegatët që ka fituar Biden, tani duhet ta mbështesin atë në Konventën që do të mbahet në javët e ardhshme, përveç nëse ai vendos të largohet prej garës.

Biden nuk ka dhënë shenja se planifikon të veprojë ashtu, dhe u ka thënë mbështetësve në Atlanta, pak pasi ka përfunduar debati, “Le ta vazhdojmë punën”.

Zëdhënësja e fushatës së Bidenit, Lauren Hitt, ka qenë edhe më e qartë, duke thënë të premten se “natyrisht që ai nuk do të heqë dorë”.

Konventat dhe rregullat për to përcaktohen prej vetë partive politike.

Komiteti Demokratik Kombëtar mund të mblidhet para se të hapet Konventa, më 19 gusht, dhe të ndryshojë mënyrën se si do të rrjedhin gjërat, mirëpo diçka e tillë ka pak mundësi të ndodhë, meqë
Biden synon edhe një mandat në Shtëpi të Bardhë.

Sipas rregullit aktual: “Delegatët e zgjedhur në konventën kombëtare, që janë zotuar për një kandidat presidencial, duhet të reflektojnë pëlqimin ndaj atij për të cilin është zgjedhur”.

A mund ta zëvendësojë Kamala Harris Bidenin?

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, do të garojë bashkë me Bidenin, por kjo nuk nënkupton që mund të zëvendësojë atë në garën për president.

Biden, po ashtu, nuk mund të marrë vetë vendimin që Harris ta zëvendësojë atë, nëse vendos të largohet prej garës.

Konventa Demokratike Kombëtare do të mbahet në Çikago, mirëpo partia ka thënë se do të organizojë një takim virtual për të nominuar zyrtarisht Bidenin, para se të nisin procedurat fizikisht.

Data e saktë e këtij takimi virtual nuk është caktuar ende.

Nëse Biden vendos të braktisë garën zgjedhore, Harris me shumë gjasë do t’i hyjë garës për ta zëvendësuar atë.

Nëse krijohet një skenar i tillë, atëherë ajo, bashkë me kandidatët tjerë, duhet të lobojnë për delegatët e secilit rajon amerikan, për të fituar mbështetjen e tyre në Konventë.

Diçka e tillë nuk iu ka ndodhur demokratëve prej vitit 1960, kur John F.Kennedy dhe Lyndon B. Johnson kanë garuar për vota në Konventën demokratike të atij viti në Llos Angjelles.

Kush tjetër do të mund të garonte për president nga radhët e demokratëve?
Përveç nënpresidentes, edhe figura tjera të demokratëve që e kanë mbështetur Bidenin për garën e këtij viti, kanë treguar se kanë ambicie për zgjedhjet në të ardhmen, përfshirë guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, guvernatoren e Miçigenit, Gretchen Whitmer, atë të Pensilvanisë, Josh Shapiro, të Illinojsit, J. B. Pritzker dhe ligjvënësin e Kalifornisë në Kongresin amerikan, Ro Khanna.

Por, ka edhe figura tjera që kanë garuar kundër Bidenit në të kaluarën, por që mund të garojnë sërish, përfshirë Bernie Sandersin e Vermontit, Elizabeth Warrenin prej Masaçusetsit dhe Amy Klobucharin e Minesotës, si dhe Sekretarin amerikan për Transport, Pete Buttigieg.

Nëse Biden largohet papritur prej garës, grupet konservatore kanë sugjeruar se do të ngrenë padi, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e emrit të kandidatit demokrat në fletëvotimin për zgjedhje.

Mirëpo, Elaine Kamarck, hulumtuese e lartë për politika të qeverisjes në Institutin Brookings në Uashington, e cila ka shkruar një libër për procesin e nominimit të një presidenti amerikan, ka thënë se gjykatat kanë qëndruar relativisht larg zgjedhjeve paraprake, për aq kohë sa palët në garë nuk kanë bërë asgjë në kundërshtim me Kushtetutën, sikurse shtypja e vullnetit të një votuesi mbi baza racore.

“Kushtetuta e përcakton qartë se kjo çështje është krejtësisht partiake”, ka thënë Kamarck në një intervistë para debatit.

“Çështja e nominimit të dikujt për të përfaqësuar një parti politike është çështje e asaj partie politike”./rel

Censusi 2023, BIRN: Mungojnë 490 mijë shqiptarë! Nëse nuk do të kishte emigrim, popullsia do të shtohej me 88 mijë vetë

Gati gjysmë milioni shqiptarë janë larguar nga Shqipëria përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, një shifër marramendëse që pritet të hapë një debat më të gjerë mbi shkaqet dhe pasojat, përfshirë cilësinë e qeverisjes dhe llojin e sistemit politik që shtyn kaq shumë njerëz të lënë vendin e vet për ta nisur jetën nga e para në një vend tjetër.

 

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të premten, tregojnë se numëruesit e Censit të dymbëdhjetë në historinë e shtetit shqiptar, popullsia rezidente ishte 2,402,113 banorë. Dymbëdhjetyë vjet më parë, në censusin e vitit 2011, popullsia faktike ishte 2.8 milionë banorë ndërsa shtesa natyrore për periudhën 2012-2023, pra diferenca mes qytetarëve të lindur dhe atyre të vdekur, është 88 mijë vetë. Kjo do të thotë se në rast se Shqipëria nuk do të kishte emigrim, popullsia do të shtohej me 88 mijë vetë në vend që të tkurrej me 400 mijë.

Numri i shqiptarëve që kanë përjetuar emigrimin ka gjasa që është më i lartë se sa kaq për shkak se në popullsinë rezidente 2023, përfshihen edhe shqiptarët që emigruan në dekadat e mëparshme dhe  u  rikthyen në vend në dekadën e fundit.

E dhëna kryesore e censusit sugjeron se çdo vit përgjatë 12 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar së paku  40 mijë vetë ose gati 1.5% e popullsisë rezidente. Kjo është një shifër e krahasueshme me një situatë lufte.

Popullsia rezidente e Shqipërisë shënoi kulmin në vitin 1989 me 3.2 milionë banorë. Përgjatë periudhës 1989-2001, popullsia banuese ra në 3.1 milionë, por shtesa e munguar e popullsisë gjatë kësaj periudhe prej 550,000 vetësh sugjeron se në fakt, emigrimi i dekadës së parë pas komunizmit ishte afërsisht 650,00 vetë.

Mes periudhës 2001-2011, popullsia rezidente ra nga 3.1 në 2.8 milionë, ndërsa shtesa natyrore e munguar ishte afërsisht 190 mijë vetë, duke sugjeruar një emigrim neto prej rreth 490 mijë vetëve.

Të dhënat e censit 2023 sugjerojnë se emigrimi ka vijuar përgjatë dekadës së fundit me të njëjtin ritëm trullosës si edhe me dekadën paraardhëse, pavarësisht fakteve të shumta që sugjeronin për ngadalësim.

Ndër të dhënat e tjera të rëndësishme:

Mosha mesatare e popullsisë rezidente është aktualisht 42.5 vjeç, ose 7 vjet më e moshuar se sa një dekadë më par

“Rama dhe Berisha po bëhen gati t’i vënë minat SPAK”, Basha: Duan të mbajnë në këmbë pandëshkueshmërinë, duke hequr shpërdorimin e deytrës nga kodi penal

Në emisionin “Ekspres” në RTSH, kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha tha se hapi i rradhës i bashkëpunimit Rama-Berisha, është të pengojnë punën e SPAK-ut. Basha tha se pazarxhinjt duan të largojnë nga kodi penal vepra të tilla si “shpërdorimi i detyrës”, të kufizojnë mundësitë e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Shqipëria meriton më shumë, ndaj programi jonë vjen me taksën e ulët, vjen me ndihmë për rininë shqiptare që të punësohet këtu me paga dinjitoze, vjen me luftë pa kompromis kundër korrupsionit, mbështetje pa kompromis për SPAK që t’i shkojë deri në fund çdo politikani të korruptuar. Pasurive të çdo politikani përmes ligjit tonë për vettingut të politikanëve.
Tani po bëhen gati t’i vënë minat SPAK-ut. Hapi tjetër që shpërfaq dhe përmbledh dhe interesin e përbashkët të të dyve është godasin SPAK-un. Të largojnë nga kodi penal vepra të tilla si “shpërdorimi i detyrës”, të kufizojnë mundësitë e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë” – u shpreh Basha.

Basha: Berisha i shiti ndeshjen e 2025 Ramës. Opozita nuk mund të jetë peng i hallit të një individi

Kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Ekspres” në RTSH u shpreh se Sali Berisha vuri fatin e vet mbi fatin e demokratëve, që nisi këtë luftë të panevojshme, me pasoja shkatërruese për efektivitetin e opozitës dhe besueshmërinë e opozitës.
Sipas tij, Berisha për të mbajtur vulën ka shitur ndeshjen e 2025-ës me Ramën.

“Të thërrasësh në protestë dhe të vijnë më pak protestues sesa policë, tregon degradim të opozitës. Dhe përgjegjësitë për këtë janë të qarta, janë të Sali Berishës që vuri fatin e vet mbi fatin e demokratëve, që nisi këtë luftë të panevojshme, me pasoja shkatërruese për efektivitetin e opozitës dhe besueshmërinë e opozitës. Dhe që i zgjat, i dha një mandat të qetë qeverisjes më të korruptuar që ka pasur Shqipëria, një nga qeverisjet më të korruptuara të planetit. Dhe ndërkohë qartësisht një Pazar për të mbajtur vulën, dëshiron t’i jap sërish pushtetin Edi Ramës në vitin 2025. Shqipëria nuk e meriton këtë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë. Nuk mund të mbeten në qrthullin e kryeinistrit dhe ish kryeministrit, figura që kanë 34 vite që dominojnë tranzicionin shqiptar” – tha Basha.

Basha me deputetin e Parlamentit Europian: Anëtarësimi i Kosovës në institucionet euraltantike kotribut për paqen dhe stabilitetin rajon

Kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha, është takuar ditën e sotme me deputetin e Parlamentit Europian nga Austria, Lukas Mandl, një mbështetës i fortë dhe i vendosur i shqiptarëve dhe i Kosovës.

Pjesë e bisedës ka qenë situate në rajon, ku Basha shprehet se kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë dhe akti terrorist i Banjskës është një ëmbanë alarmi për paqen dhe sigurinë që meriton vëmendjen e BE.

Ai gjithashtu thotë se njohja e Kosovës nga vendet e BE-së dhe NATO-s, që ende s’e kanë njohur, dhe anëtarësimi i saj në institucionet euroatlantike, është kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Europë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Kënaqësi të takohesha sot me anëtarin e Parlamentit Europian nga Austria, Lukas Mandl, një mbështetës i fortë dhe i vendosur i shqiptarëve dhe i Kosovës.

Biseduam për situatën në rajon, kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë. Akti terrorist i Banjskës tregoi se Rusia po mbështet taktika dhe strategji të njëjta me Krimenë, që më pas i hapi rrugë luftës pushtuese ndaj Ukrainës. Kjo është një këmbanë alarmi për paqen dhe sigurinë në rajon dhe Europë ndaj meriton vëmendje prioritare nga Bashkimi Europian dhe vendet anëtare.

Njohja e Kosovës nga vendet e BE-së dhe NATO-s, që ende s’e kanë njohur, dhe anëtarësimi i saj në institucionet euroatlantike, është kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Europë.

“Keqardhje për INSTAT që keqpërdoret nga pushteti”, Arbi Agalliu: As vetë nuk e besojnë që këtu ka 2.4 mln shqiptarë

Zgjatja me muaj e publikimit të rezultateve të Censusit, për deputetin Arbi Agalliu, është të mbulosh diellin me shosh. Në një postim në Facebook, Aggalliu shprehet se as vet nuk e besojnë që Shqipëria ka 2.4 milionë banorë, kjo pasi Shqipëria ka vite që boshatiset ditë për ditë.

Ai shpreh keqardhje për institucionin e INSTAT që keqpërdoret për t’i shërbyer pushtetit dhe për të fshehur të vërtetën e hidhur.

Postimi i Arbi Agalliut:

Nuk mbulohet dielli me shoshë!
As vetë nuk e besojnë atë që kanë shkruar.
As vetë nuk e besojnë që këtu ka 2.4 mln shqiptarë.
Shqipëria ka vite që po boshatiset për ditë e më tepër.
Të vjen keq që një institucion si INSTAT keqpërdoret për t’i shërbyer pushtetit dhe për të fshehur të vërtetën e hidhur.
U zgjatën në kohë, muaj e muaj, për të thënë një gënjeshtër të madhe.
Mos u lodhni, të gjithë e dimë se Shqipëria është BOSHATISUR.

Basha për akuzat e Berishës: Pasi i fali zgjedhjet Ramës, vazhdon të jetë aseit i vetëm kryeministrit më të korruptuar në Europë

Kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, nëpërmjet mediave që kontrollohen prej tij. Basha shprehet se Berisha është kthyer në asetin e vetëm të kryeministrit më të korruptuar të Europës. Sipas tij, mashtrimet linçimi gjuha e urrejtjes, janë e vetmja strategji që Berisha ka për të mbrojtur veten dhe për të mbajtur Ramën në pushtet, si mburojë për hallet e përbashkëta.

Reagimi i Bashës:

Pasi ia fali zgjedhjet Ramës në 14 Maj, po ashtu edhe në Kamëz me policin e rradhës, Berisha përdor dordolecët e tij mediatik për të më sulmuar mua, ndërkohë që është kthyer në asetin e vetëm të kryeministrit më të korruptuar të Europës. Mashtrimet, linçimi gjuha e urrejtjes, janë e vetmja strategji që Berisha ka për të mbrojtur veten dhe për të mbajtur Ramën në pushtet, si mburojë për hallet e përbashkëta.
Degradimi i jetës publike, në një rreth vicioz interesash, është një nga arsyet pse Shqipëria është kthyer në një vend të pajetueshëm.
Ne nuk e pranojmë këtë, në veçanti kur akuzuesit janë në prerin e Ramës dhe turpërojnë veten intelektualisht me akuza boshe. Shqipëria meriton më shumë dhe do të ketë më shumë!