26.5 C
Tirana
E martë, 29 Korrik, 2025

Taulanda Jupi përshëndet nga Kombinati: “Mirëmediell dhe plot buzëqeshje!”

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Taulanda Jupi, ka ndarë një mesazh pozitiv nga zona e Kombinatit, duke iu drejtuar qytetarëve me përshëndetje të ngrohta në kuadër të fushatës elektorale.

“Mirëmediell nga Kombinati. Ditë të mbarë dhe plot buzëqeshje!” – shkruan Jupi në një postim të shoqëruar me simbole pozitive, duke përcjellë energji optimizmi.

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik është angazhuar prej ditësh në takime me qytetarët në Tiranë, ku ka theksuar vlerat e ndershmërisë dhe përfaqësimit dinjitoz, ndërsa fton qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre më 11 maj.

Postimi i plotë i Taulanda Jupit:

“Mirëmediell nga Kombinati. Ditë të mbarë dhe plot buzëqeshje!”

✅ Voto Taulanda Jupi
✅ Voto Koalicioni Euroatlantik 4️⃣

#vototaulandajupi
#voto4
#votokoalicionieuroatlantik
#syte4ne11maj
#11Maj
#miremediell
#fushate

“La Repubblica” jep alarmin: Një ishull u zhduk, Shqipëria po gërryhet nga erozioni

Mbi 150 km të bregdetit Adriatik, nga një total prej 270 gjithsej janë goditur nga fenomeni i erozionit. Episode tronditëse janë ato si një pyll i mbrojtur me pisha u shkatërrua, vilat e pajisura si kioska plazhi u fshinë dhe ishulli që austriakët ia kushtuan Franz Jozefit I, u zhduk. “Ndryshimi i klimës dhe ndërtimi i egër nga hiperturizmi po kthehet në një përzierje vdekjeprurëse” – shkruan gazeta italiane “La Repubblica”.

Nga Velipoja, ku forca e valëve po e shndërron në hi një pyll me pisha shekullore, deri në Golem, ku çimentimi po përshpejton erozionin, bregdeti shqiptar po vuan keq. Është faji i një përzierjeje vdekjeprurëse që shton ngrohjen globale dhe urbanizimin kaotik nga mbiturizmi.

NASA: Detet janë rritur me 10 centimetra në 30 vitet e fundit

Rritja e nivelit të detit po ndikon në të gjithë planetin. Sipas NASA-s, nga viti 1993 deri në 2023 niveli mesatar i detit në Tokë është rritur me 10 cm. Në Shqipëri, ku turizmi ka shpërthyer (nga 5.9 milionë vizitorë në vitin 2018 në mbi 10 milionë në vitin 2023), përhapja e hoteleve, restoranteve dhe bareve në plazh po shkakton pasoja edhe në natyrë.

“Nga 273 kilometra vijë bregdetare që laget nga deti Adriatik, 154 km janë të prekura nga erozioni”, – deklaron Besjana Shehu, një specialiste e planifikimit urban, për “Agence France Presse”. Në Velipojë, në veriun e largët të vendit, deti përparon me më shumë se 5 metra çdo vit dhe futet më shumë se 200 metra në pyll, duke kërcënuar një ekosistem të tërë që nuk mund të mbijetojë në ujë të kripur. Në bregdet, pishat mezi po i rezistojnë agresivitetit të valëve. Dhjetëra trungje pemësh shtrihen të bllokuara në rërë, disa të braktisur pas stuhive të dhunshme të ditëve të fundit të prillit.

Ishulli i zbuluar nga hartografët e Perandorisë

Edhe pse Ishulli Franz Jozef, në grykëderdhjen e lumit Buna, ekziston ende në guidat turistike dhe në harta, që nga viti 2012 ai është zhdukur pasi është gëlltitur nga deti. I emërtuar nga hartografët austriakë në vitin 1870 për nder të ish-perandorit, ishulli ishte rezultat i depozitave pjellore aluviale. 150 metra larg bregdetit, 19.5 hektarët e saj ishin të mbuluar me pyje dhe bimësi të egër.

“Një parajsë për shumë lloje zogjsh deti, një strehë paqeje edhe për ne… e zhdukur plotësisht”, – thotë Lule Coli, menaxhere e një bari të vogël në plazh. Ishulli u zhduk gradualisht, viktimë e rritjes së nivelit të ujit dhe erozionit. Por ndërtimi i digave dhe hidrocentraleve në rajon rezultoi të ishte një faktor vendimtar, i cili përshpejtoi zhdukjen e tij, thekson Ervis Krymi, profesor i gjeografisë.

Banorët e Kunes, disa kilometra më në jug, janë gjithashtu të shqetësuar. Vit pas viti, stuhitë detare shumohen dhe bregdeti tani i ngjan një varreze pemësh. “Për shkak të ndryshimeve klimatike në vitet e fundit, deti është bërë shumë agresiv, duke përparuar drejt tokës me një ritëm frenetik”, – paralajmëron Jak Gjini, një ekspert mjedisor nga Lezha. Të përpirë nga valët, bunkerët e ndërtuar përgjatë bregdetit nga diktatura komuniste shqiptare në vitet 1970 janë zhdukur. Kjo ka zhvendosur edhe baret e vogla buzë detit që menaxhohen nga familjet vendase. Forca e detit ishte e tillë që edhe thasët e mbushur me rërë nuk kishin asnjë vlerë.

Bunkerët e fundosur të regjimit

“Këtu dikur kishte dy bunkerë. Tani janë nën ujë. Deti po vjen dhe do të na marrë gjithçka… brenda 4 ose 5 vjetësh nuk do të mbetet asgjë”, thotë Vera Faslliaj, e cila drejton një restorant të vogël të quajtur “Poseidon”. Ajo e thotë këtë me një zë të dridhur, sikur shpreson që perëndia greke e detit do ta mbrojë.

Autoritetet shqiptare thonë se rritja e nivelit të detit përbën rreziqe serioze përmbytjesh për shumicën e zonave urbane të vendit. “Në total, deri në vitin 2030, afërsisht 1 082,45 km2, ose 32% e sipërfaqes së habitateve bregdetare, do të vuajnë pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve”, – vlerëson Agjencia e Emergjencave Civile.

Në Golem, 49 km në jugperëndim të Tiranës, pronarët e hoteleve janë të shqetësuar për indiferencën e autoriteteve për të gjetur zgjidhje dhe për të ndaluar urbanizimin e pakontrolluar në bregdet. “Deti mezi pret që autoritetet të zgjohen”, – ankohet Edvin Dule, menaxher hoteli.

Gjatë 16 viteve të fundit, plazhi ka humbur rreth 70 metra vijë bregdetare (shumëfishimi i hoteleve e ka përkeqësuar më tej erozionin) dhe po zvogëlon rërën në të cilën mbështetet për të tërhequr turistët. “Është një fenomen shumë shqetësues që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe turizëm. Nëse nuk arrijmë të ofrojmë kushte, çadra, shezlongje, aktivitete në plazh… ne ulim cilësinë e ofertës sonë, e cila më pas përkthehet në shifra”, – përfundon Dule. ©La Repubblica

Edhe pas tri dekadash, ende shpresa tek emigracioni! Shqiptarët rekord në botë në raport me popullsinë

EU or European Union Flag and shadows of people, concept political picture

Shqipëria ka kaluar tre valë të mëdha emigracioni. Kur vendi doli nga diktatura në fillim të viteve ’90 ishte ndër shtetet më të varfra në botë. Shpresat ishin të mëdha në një vend të vogël, por me burime të pasura, që po shfaqte potenciale pa fund.

Dikush e gjeti rrugën nëpërmjet emigracionit, me valën e parë të viteve 1990-2000 që pa largimin e 600-650 mijë personave (shifra e bazuar në të dhënat e shtesës natyrore dhe të Censeve 1989-2001.

Në një vend ku shtesa natyrore ishte 40-60 mijë persona në vit, kjo valë dha pak ndikim në popullsinë totale, që u zvogëlua me vetëm 100 mijë persona në dekadën e parë të pas tranzicionit.

Emigracioni vijoi, me rreth 500 mijë të ikur në periudhën 2001-2011, por gjithsesi shtesa natyrore vijoi të ishte midis 15-20 mijë persona në vit, duke bërë që popullsia të reduktohej me rreth 300 mijë persona në dekadën e dytë të tranzicionit.

Dekada e tretë e tranzicionit e gjeti vendin në një pozicion më të favorshëm. Vendi nuk ishte më ai i fillimviteve ’90, bizneset vendase ishin forcuar, sipërmarrjet e huaja po shfaqnin interes, pagat po rriteshin, për procesin e integrimit në Bashkimin Europian po flitej gjithnjë e më shumë.

Por, sërish modeli i zhvillimit të vendit frymëzoi shumë pak. Korrupsioni i lartë, shpërdorimi i fondeve publike, sistemi arsimor i dobët, shërbimi shëndetësor që detyronte pagesat më të larta në Europë nga xhepi, pagat e ulëta që reflektonin një ekonomi të dobët jokonkurruese, bënë që nga vendi të ikte një forcë vitale si ajo e të rinjve.

25.-Shtesa-natyrore-e-popullsise-dhe-emigracioni-nr-1179

U larguan dhe familje të tëra nga shtresa e mesme, pritshmëritë e të cilave për jetën ishin shumë të ndryshme nga ajo që u ofronte realiteti. Në periudhën 2012-2023 rezulton që ikën nga vendi rreth 500 mijë persona.

Por, me shtesën natyrore që vitet e fundit ka shkuar pothuajse drejt zeros, rënia e popullsisë ishte në nivele rekord me 400 mijë persona më pak, duke mbetur në 2.4 milionë shqiptarë.

Rreth 1.6 milionë të ikur në tre dekada, për një popullsi që në vitin 1989 numëronte 3.2 milionë banorë janë një protestë e heshtur për një qeverisje që nuk arriti të ngjallte shpresë, duke nxitur një emigracion me përmasa jonormale.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se emigracioni vazhdon. Vetëm në 2022-2023 janë regjistruar gati 100 mijë emigrantë nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Europian, ndërkohë që lejet e qëndrimit për herë të parë u rritën sërish në 2022-2023 me mbi 70 mijë në vit.

26.-Emigrantet-nga-Shqiperia-ne-vendet-e-Bashkimit-Europian-sipas-viteve-1179

Ritmet me të cilat po vazhdojnë të largohen shqiptarët janë alarmante për një vend që tashmë e ka humbur gjysmën e popullsisë, duke qenë rekord në Europë, madje më të larta sesa shtetet ku banorët ikin për shkak të luftërave e konflikteve civile.

Të dhënat e Eurostat për vitin 2023, tregojnë se në raport me popullsinë, shtetasit shqiptarë ishin të parët që përfituan shtetësi, me 18.3 për 1000 banorë, shumë më të larta se Siria e konflikteve (4) dhe Maroku (2.8).

27.-Dhenia-e-shtetesise-per-1000-banore-2023-1179

Një sondazh i zhvilluar në fund të vitit të kaluar në faqen e “Monitor”, ku u përgjigjën mbi 1000 persona, gjeti se shqiptarët tashmë nuk ikin më vetëm për më shumë të ardhura, por janë në kërkim të një cilësie jetese, që mesa duket nuk po arrijnë ta gjejnë në Shqipëri.

Përtej fasadës së një vendi që po lartësohet çdo ditë, të anketuarit, pjesa më e madhe e të cilëve me arsim të lartë e pasuniversitar, thanë se arsyeja kryesore e largimit është mungesa e perspektivës për të ardhmen dhe e standardeve të larta të jetesës./Monitor

28.-Cilat-jane-arsyet-kryesore-qe-ju-kane-shtyre-te-mendoni-te-largoheni

Kadareja i tenderave të shëndetësisë dhe socialisti Mezan Malaj u thajnë ujin mirditorëve

Banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës protestojnë kundër ndërtimit të HEC-it në zonë dhe denoncojnë publikisht para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës për dhënien e lejes së projektit, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e prokurorisë me hetime sipas kallëzimit penal, pasi e cilësojnë në shkelje të ligjit nga ana e zyrtarëve vendorë dhe qendrorë.

Të tubuar para godinës së MEI, ata hodhën thirrje se “Uji është jetë, mos na thaj shpirtin” dhe “Jo dorë e zezë mbi Mirditën e bardhë”.

“Ata duan të na vjedhin ujin, pasurinë më të çmuar të njeriut. Nuk kemi asnjë lloj informacioni. Banorët nuk u vunë në dijeni për lejen që është e paligjshme. Organet kompetente të hetojnë, është në shkelje të ligjit. Të ndalohet ky projekt dhe ndërtimi i HEC, kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet”, thanë mes të tjerash organzatorët e protestës dhe banorët e Kaçinarit.

Në Kaçinar po ndërtohen katër hidrocentrale. Dy javë pasi kompania koncesionare “Shpërdhaza-Energji” ka zbarkuar mjetet e ndërtimit në Kaçinar banorët kërkojnë nga ministrja Balluku të pezullojë punimet.Ata pretendojnë se me këtë koncesion jo vetëm shkelet statusi i zonës së mbrojtur natyrore por dëmtohet bujqësia.

“Kanioni i Lumit Shperdhazë që është dhënë me koncesion për ndërtim e 4 HEC me fuqi 16 Mega është zonë e mbrojtur me ligj si monument natyrore. Aplikimi i këtij koncesioni ka një impakt shkatërrues në jetesën e banorëve dhe ndikim negative në mjedis në ekonomi dhe sjell dëm katastrofik në florën e faunën e zonës së Kaçinarit”, u shpreh një protestues.

“Duan të na vjedhin ujin, pasurinë më të çmuar të njeriut”, “Uji është jeta jonë” apo “Jo dorë të zezë mbi Mirditën e Bardhë” ishin disa nga pankartat që mbanin në duar banorët e Kaçinarit

Koncesioni për ndërtimin e 4 HEC-eve nga “Shpërdhaza-Energji”, në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018 nga Ministria e Infrastrukturës. Kompania ndërtuese e këtyre hidrocentraleve zotërohet nga dy ortakë. Ata janë Artur Kadareja, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë në shëndetësi, më parë edhe i skualifikuar nga APP për mashtrim si dhe ish deputeti socialist Mezan Malaj./kapital.al

REL: Kush mundë ta ndalë rritjen e çmimeve?

Çmimet në tregun e bukës dhe në gastronomi kanë shënuar ngritje në Kosovë në ditët e fundit. Nga organizata për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe nga njohës të tregut dhe të ekonomisë, si pretekst për ngritjen e çmimeve të produkteve bazë të konsumit shihet shtrenjtimi i energjisë elektrike. A është e arsyeshme ngritja e çmimeve, a ka mekanizma për mbikëqyrjen e tyre, si dhe për mbrojtjen e konsumatorëve?

Herën e ardhshme kur të blini në furrën e lagjes apo të uleni për të pirë në kafenenë më të afërt, përgatituni të paguani deri në 100 për qind më shtrenjtë se më parë.

Çmimi prej 50 centësh për një bukë tashmë ka ndryshuar shumëkund në Prishtinë: në disa furra buka blihet për 60 centë, e në disa të tjera për 80 centë. Në disa kafene dhe restorante të kryeqytetit të Kosovës, çmimi për një kafe është ngritur nga 1 euro në 1.5 ose në 2 euro.

Selatin Kaçaniku, nga organizata joqeveritare Konsumatori, në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngritja e çmimeve po arsyetohet nga disa biznese me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Më 1 maj ka hyrë në fuqi vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1 për qind, për amvisëritë dhe për bizneset e vogla që kanë deri në 50 punëtorë.

“Kafeja ka arritur në 2 euro. Por, sa bën një kafe [sot], aq kanë bërë katër bukë. Sot më nuk bëjnë katër bukë, por bëjnë tri bukë. Do të thotë: një bukë na e ka ngrënë ZRRE-ja”, shprehet Kaçaniku.

Ai shton se sinjalet për ngritje të çmimeve edhe të produkteve të tjera bazë për konsumatorët tashmë ekzistojnë, ndërsa “logjika e [rritjes së] çmimeve është logjikë e ortekut”.

Më 1 qershor pritet të hyjë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e energjisë deri në 30 për qind për bizneset e mëdha, të cilat kanë mbi 50 punëtorë.

A po ndikon çmimi i energjisë në ngritjen e çmimeve?
Njohësit e çështjeve të ekonomisë dhe të tregut kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me atë se a është rritja e tarifave të energjisë elektrike arsyeja reale e ngritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Ismet Mulaj, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, vlerëson se që nga mesi i muajit prill, kur ZRRE-ja vendosi për rritjen e tarifave, te bizneset është shkaktuar frika për ngritjen e kostos operuese të tyre.

“Prandaj, një pjesë e bizneseve, ende pa u ngritur çmimet [e energjisë elektrike] kanë filluar rritjen e çmimeve [të produkteve të tyre]”, thotë Mulaj, sipas të cilit rreth 95 për qind e furrave të bukës punojnë me energji elektrike.

Rritja e çmimit të energjisë, sipas tij, e rrit koston për prodhim të bukës për furrtarët, të cilët tashmë kanë nisur të rrisin çmimet. Ngjashëm, thotë Mulaj, pritet veprojnë edhe shërbimet tjera, puna e të cilave varet nga energjia elektrike. Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP, në Prishtinë, e sheh ndryshe situatën.

Sipas tij, Kosova importon pjesën më të madhe të produkteve konsumuese, dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk e rrit koston e drejtpërdrejtë të produkteve.

“Normalisht, në Kosovë, luhatja e çmimeve të produkteve konsumuese është në vijë me ndryshimin e çmimeve në tregjet nga të cilat ne furnizohemi, dhe jo në masë të madhe nga kostoja indirekte, sikurse që është kostoja e energjisë elektrike”, thekson Hasaj për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2023, tarifat e energjisë elektrike u rritën për 15 për qind. Por, sipas Hasajt, çmimet e produkteve konsumuese, në mesataren vjetore, nuk ndryshuan më shumë se 1 për qind.

Ato, thotë ai, nuk u ulën në vitin 2024, kur tarifat e energjisë elektrike u ulën për 8 për qind.

Kush i mbikëqyr çmimet?
Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Kosovës.

Në nëntorin e vitit 2023, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e vlerësoi antikushtetues ligjin për çmimet tavan për produktet bazë.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur interesimit të Radios Evropa e Lirë se a ka ndonjë masë apo mekanizëm ligjor që mund të frenojë ose kontrollojë ngritjen e çmimeve.

Mulaj dhe Hasaj pajtohen që Qeveria nuk mund të ndërhyjë ndaj rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit bazë, nëse atë e imponon tregu i lirë.

Mulaj thekson se, në rast se çmimet vazhdojnë të rriten, Qeveria duhet të gjejë mekanizma socialë “t’i ndihmojë qytetarët dhe konsumatorët e varfër”.

“Mekanizëm është, për shembull, subvencionimi për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë”, thekson Mulaj.

Ndërkaq, Hasaj konsideron se i vetmi mekanizëm për mbikëqyrjen e abuzimeve eventuale me çmime në tregun e Kosovës është Autoriteti i Konkurrencës. Ky autoritet garanton “funksionimin e tregut të lirë dhe të ndershëm” në Kosovë.

“Do të duhej që Autoriteti i Konkurrencës të hulumtojë, ai është funksional, por nuk po e kryen rolin e vet”, thekson Hasaj.

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të mërkurën se për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët “është duke zhvilluar një analizë të thelluar për mbi 20 produkte bazë, për të analizuar arsyet e ngritjeve të çmimeve në tregun e Kosovës”.

Ky organ njoftoi se ka nisur monitorimin në tregun e bukës dhe në sektorin e gastronomisë, “me theks të veçantë në rritjen e çmimit të kafesë”, për të vlerësuar nëse rritjet e fundit janë në kundërshtim me ligjin për konkurrencën./REL

Sipërmarrja kriminale dhe politika e investimeve në Shqipëri

Nga Zef Preçi

Përfshirja e personave me të shkuar kriminale apo që vijnë nga bota e malavitës në radhët e investitorëve strategjikë duhet parë në një kontekst më të gjerë. Nga një këndvështrim politik, ky fenomen përfaqëson dëshminë më të qartë të bashkëjetesës së krimit me politikën dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Në aspektin ekonomik, kjo kategori sipërmarrësish luan një funksion kompleks: nga njëra anë sigurojnë privilegje fiskale dhe përfitime të tjera që ndihmojnë në legjitimimin e burimeve të tyre financiare – qofshin ato të njohura apo të panjohura – dhe vendosen në një pozitë më të favorshme në tregjet përkatëse (si ndërtimi apo operimi i resorteve); nga ana tjetër, ata shërbejnë si burim i financimeve të paligjshme për partitë politike në pushtet dhe pasurimit të padrejtë të disa politikanëve dhe vendimmarrësve të lartë.

Këta të fundit, shpeshherë, mbajnë qëndrime të toleruara ndaj pastrimit të parave dhe nisin nisma të dyshimta ligjore në favor të interesave të caktuara. Këto përfshijnë lejimin e importit të mbetjeve të rrezikshme, masa të jashtëzakonshme të qeverisë “në emër të zhvillimit urban” që shtetëzojnë prona private për t’ia dhënë klientelës për ndërtim kullash apo resortesh në bregdet, si dhe ndryshime ligjore që prekin turizmin, zonat e mbrojtura, lojërat e fatit dhe së fundi edhe propozimet për amnisti fiskale, të aseteve dhe penale. Pra, bëhet fjalë për sektorë ekonomikë ku ka mundësi për përfitime të shpejta dhe vështirësi – objektive dhe subjektive – për t’u ndjekur nga agjencitë ligjzbatuese vendase apo të huaja. Në këtë mënyrë, këta individë ushtrojnë ndikim të paligjshëm mbi institucionet shtetërore, përfshirë edhe drejtësinë, duke u shndërruar në një mburojë të fortë për segmentet e krimit të organizuar me të cilët janë të lidhur.

Vlen të theksohet gjithashtu se edhe vetë përzgjedhja e projekteve të propozuara nga këta sipërmarrës është tregues i qartë i moszbatimit të kuadrit ligjor në fuqi, i mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe i politizimit ekstrem të vendimmarrjeve që kanë pasoja shumë të dëmshme për buxhetin e shtetit, pasuritë publike dhe për shoqërinë shqiptare në tërësi. Kjo situatë krijon një sërë pasojash të menjëhershme dhe afatgjata, të cilat përfshijnë aspekte themelore të jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit. Disa nga këto pasoja janë: mundësimi i pastrimit të parave në shkallë të gjerë, shpesh në dhjetëra miliona euro; deformimi i konkurrencës në tregje, çka sjell dështimin apo pamundësinë e zhvillimit për bizneset e ligjshme; vënia e institucioneve shtetërore në shërbim të interesave të krimit të organizuar; dhe përdorimi i fondeve të paligjshme në fushata elektorale, që dëmton rëndë integritetin e procesit zgjedhor.

Në vijim, ndikimi i segmenteve të krimit të organizuar në ekonominë shqiptare, veçanërisht gjatë dekadës së fundit, është zgjeruar edhe në fushën e prokurimeve publike. Ky ndikim është bërë gjithnjë e më i sofistikuar përmes bizneseve të krijuara posaçërisht me lidhje të drejtpërdrejta apo tërthorazi me vendimmarrës të niveleve të ndryshme të qeverisjes, për shkak të konflikteve të interesit. Kjo tregon se investitorët strategjikë nuk janë të vetmit instrument i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Përkundrazi, kemi një numër të madh sipërmarrjesh që përfitojnë kontrata koncesionare për të nxjerrë “para të lehta” përmes korrupsionit me fondet publike. Gjithashtu, janë përhapur në mënyrë masive edhe bizneset e tipit “5D”, që funksionojnë si strukturë fiktive financiare për pastrim parash, duke e bërë gjithmonë e më të vështirë funksionimin e biznesit të ndershëm dhe jetesën normale për qytetarin që synon të ndërtojë jetën me punë të ndershme në Shqipëri.

Kievi vendos vijat e kuqe për bisedimet e paqes/ Ministri i Jashtëm: S’do pranojmë asnjë marrëveshje që do t’i jepte Rusisë të drejtën e…

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, deklaroi se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë marrëveshje paqeje që do t’i jepte Rusisë të drejtën e vetos ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Ai theksoi se Ukraina është e vendosur të mos pranojë “paqen me çdo çmim” dhe ka përcaktuar qartë vijat e saj të kuqe në çdo negociatë të mundshme me Moskën.

“Para së gjithash, nuk do të pranojmë kurrë që territoret e pushtuara përkohësisht të njihen si pjesë e Rusisë”, ka thënë Sybiha.

Po ashtu, sipas tij, Ukraina refuzon çdo formë kufizimi në kapacitetet e saj ushtarake – përfshirë përmasat dhe strukturën e forcave të armatosura, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes apo ndihmën ushtarake nga aleatët dhe praninë e trupave aleate në territorin ukrainas.

“Së treti, nuk do të pranojmë asnjë kufizim në sovranitetin tonë – as në politikën e brendshme, as në atë të jashtme, përfshirë të drejtën për të zgjedhur vetë aleancat dhe organizatat ku duam të anëtarësohemi”, theksoi ministri.

Edhe pse aktualisht mungon konsensusi i plotë mes vendeve aleate për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Kievi mbetet i vendosur për të ecur përpara në këtë drejtim.

Silvinjo “fiton” Ardian Ismajlin, mbrojtja kuqezi është… blind

Empoli ka pësuar një humbje të ngushtë 2–1 ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së Serisë A, në një përballje ku vëmendja u përqendrua edhe te rikthimi i mbrojtësit shqiptar, Ardian Ismajli.

Pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor, Ismajli u kthye në fushë, duke sjellë një lajm të mirë për trajnerin e Shqipërisë, Silvinjo, në prag të grumbullimeve për ndeshjet e radhës të Kombëtares. Kujtojmë që ai nuk ishte i disponueshëm për Shqipërinë për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë seancave stërvitore.

Ndërkohë, Ismajli ka qenë në qendër të vëmendjes edhe në merkaton e dimrit dhe në përfundim të këtij sezoni, del një lojtar i lirë. Sipas burimeve nga Italia, janë disa klube, të cilat kërkojnë të firmosur me mbrojtësin dhe tashmë nuk do të kenë një shifër për të paguar.

MBROJTJA- Me rikthimin e Ismajlit, reparti i mbrojtjes kuqezi është i kompletuar. Deri tani, nuk ka asnjë shqetësim dhe Silvinjo do të ketë shumë zgjedhje në dy ndeshjet e qershorit kundër Serbisë dhe Letonisë. Për të në dispozicion janë: Gjimshiti, Kumbulla, Ajeti, Mihaj dhe së fundmi edhe Ismajli.

Pneumonia: Çfarë e shkakton, si transmetohet dhe kush është më i rrezikuar

Pneumonia është një infeksion respirator që kërcënon jetën dhe është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në mbarë botën.

Megjithatë, ne nuk i kushtojmë vëmendjen që meriton, ndoshta sepse besojmë se nuk do të na trokasë në derë ose se edhe nëse ndodh, nuk është një sëmundje aq serioze.

Çfarë e shkakton atë?

Shkaqet kryesore të pneumonisë janë bakteret, viruset dhe kërpudhat.

Si transmetohet?

Njerëzit që mbajnë viruse që shkaktojnë pneumoni ose baktere streptokok në zgavrën e hundës dhe faringun mund të infektojnë të tjerët përmes ajrit duke teshtitur ose kollitur.

Kush është më në rrezik?

Mosha është faktori më i rëndësishëm i rrezikut. Sidomos nga mosha 50 vjeç e tutje, sistemi imunitar bëhet gjithnjë e më pak i aftë të na mbrojë nga sëmundjet e mundshme. Faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e sëmundjes janë diabeti, astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), pirja e duhanit, alkoolizmi, një sistem imunitar i shtypur dhe faktorë të ndryshëm mjedisorë.

SOS

Duhanpirësit kronikë bëjnë pjesë në grupet më të prekshme nga rreziku, prandaj nuk duhet ta neglizhojnë vaksinimin.

Si ta kuptoni se keni pneumoni?

Simptomat e pneumonisë variojnë nga të lehta në të rënda dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktit nëse pneumonia është me origjinë bakteriale apo virale. Simptomat që zakonisht shoqërohen me pneumoni bakteriale janë:

* Djersitje e tepërt.

* Temperaturë e lartë, dridhje dhe të dridhura.

* Dhimbje në gjoks kur merrni frymë ose kolliteni.

* Kollë me gëlbazë që vazhdon ose përkeqësohet.

* Buzët dhe thonjtë që duken cianotikë për shkak të mungesës së oksigjenit në gjak.

Simptoma të tjera të pneumonisë janë: Ethe, kollë e thatë, dhimbje koke, mialgji, dobësi.

Aleksandër Jushi takim me biznesin fason: “Këtu qepen ëndrrat europiane me duart e vajzave tona”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Aleksandër Jushi, vizitoi fabrikën Ro&Bi Fashion në Lezhë, një nga sipërmarrjet që kontribuon drejtpërdrejt në ekonominë vendase dhe eksporton veshje të cilësisë së lartë për tregun italian.

Jushi e cilësoi përvojën si “inspiruese”, duke u ndalur tek cilësia e punës, profesionalizmi dhe përkushtimi i vajzave shqiptare që qepin kostume për markat më prestigjioze të Italisë:

“U befasova kur mësova se një nga kostumet e mia të preferuara ishte qepur nga duart e vajzave tona. Nuk e dija, por tani që e di, ndjehem edhe më krenar ta vesh.”

Në përfundim të vizitës, Jushi kërkoi mbështetjen për rrugëtimin e tij politik dhe shprehu mirënjohje për mikpritjen:

“Jeni pasqyra më e mirë e punës së ndershme dhe e vlerave që duam të ndërtojmë së bashku.”

Postimi i plotë i Aleksandër Jushit:

“Bashkë me Alfriden vizituam fabrikën Ro&Bi Fashion – dhe aty, mes makinerive dhe përkushtimit, gjetëm një copëz Evrope. Janë pikërisht këtu, në vendin tonë, ku krijohen kostume për disa nga markat më të njohura italiane, me një cilësi të jashtëzakonshme.
U befasova kur mësova se një nga kostumet e mia të preferuara ishte qepur nga duart e vajzave tona. Nuk e dija, por tani që e di, ndjehem edhe më krenar ta vesh.
Gjatë kësaj vizite të bukur, pata edhe mundësinë të kërkoj mbështetjen për këtë rrugëtim të ri që kam nisur. E vlerësoj shumë kohën dhe mikpritjen që më dhatë – edhe pse në mes të punës.
Mirënjohje për gjithçka që bëni.”

#votoaleksanderjushi️
#votonumrin4✅
#kea
#koalicionieuroatlantik✔️