20.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Neli Demi në Njësinë 2 në Tiranë: Puna në grup është themeli i shërbimit me ndershmëri dhe vizion

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Neli Demi, ka zhvilluar një seri takimesh me qytetarë dhe përfaqësues biznesesh në Njësinë nr. 2.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, Demi nënvizon rëndësinë e punës në grup dhe bashkëpunimit për një shërbim publik të ndershëm dhe me vizion:

“Me Irsidën, Fatosin, dhe Vivianën, me qytetarë dhe biznese të Njësisë nr. 2. Zgjedhim të ecim së bashku. Me vullnetin për të ndërtuar me të njëjtin qëllim: t’i shërbejmë njerëzve me ndershmëri, respekt e vizion. Puna në grup na mban të kthjellët, të drejtë dhe më të fortë.”

Demi është një nga zërat aktivë të fushatës në kryeqytet dhe ka përcjellë vazhdimisht mesazhin e shërbimit qytetar, bashkëpunimit dhe besimit tek Shqipëria.

Postim i plotë nga Neli Demi:

“Me Irsidën, Fatosin, dhe Vivianën, me qytetarë dhe biznese të Njësisë nr.2.
Zgjedhim të ecim së bashku. Me vullnetin për të ndërtuar me të njëjtin qëllim: t’i shërbejmë njerëzve me ndershmëri, respekt e vizion.
Puna në grup na mban të kthjellët, të drejtë dhe më të fortë. ️
#VotoNeliDemi #voto4 #votomemendnëkokë #KoalicioniEuroatlantik #BesoTeShqipëria #ShqipëriaMeritonMëShumë”

Albert Kojku: Takim frymëzues me teologun e njohur – Feja, familja dhe edukimi, shtylla të forcës shoqërore

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Albert Kojku, ka zhvilluar një takim me teologun e njohur Mevlad Çollaku, ku në qendër të diskutimit ishte rëndësia e vlerave shpirtërore në forcimin e shoqërisë shqiptare.

Në një reagim publik, Kojku shkruan:

“Takim frymëzues me teologun e nderuar Mevlad Çollaku! Kisha kënaqësinë të takoja teologun Mevlad Çollaku, një zë i urtësisë dhe i devotshmërisë në shërbim të vlerave tona shpirtërore. Biseda jonë u përqendrua në rolin e fesë në forcimin e familjes, edukimin e brezit të ri dhe nevojën për bashkëpunim mes mendimit teologjik dhe angazhimit qytetar.”

Kojku e vlerëson Çollakun si një figurë që ka kontribuar për përhapjen e mesazheve të paqes, dashurisë dhe besimit, duke theksuar se takime të tilla frymëzojnë për më shumë angazhim në shërbim të komunitetit dhe të vlerave kombëtare e fetare.

Postimi i plotë:

Takim frymëzues me teologun e nderuar Mevlad Çollaku!

Kisha kënaqësinë të takoja teologun Mevlad Çollaku, një zë i urtësisë dhe i devotshmërisë në shërbim të vlerave tona shpirtërore. Biseda jonë u përqendrua në rolin e fesë në forcimin e familjes, edukimin e brezit të ri dhe nevojën për bashkëpunim mes mendimit teologjik dhe angazhimit qytetar.

Respekt për kontributin e tij në përhapjen e mesazhit të paqes, dashurisë dhe besimit tek Zoti. Takime të tilla më japin forcë për të ecur përpara me besim dhe përkushtim ndaj kauzave që na bashkojnë.

“Roshi dhe Meta s’janë ndryshimi”, Basha në Shkodër: Alternativa është Koalicioni Euroatlantik që përfaqëson sakrificat njerëzve të ndershëm dhe nuk ka figura të inkriminuara apo të korruptuara

Në takimin që zhvilloi në qytetin e Shkodrës, Lulzim Basha, tha se Koalicioni Euroatlantik është forca që përfaqëson sakrificat dhe vlerat e demokratëve të vërtetë dhe se pa kompromis me të vërtetën dhe të drejtën ky koalicion është angazhuar për një Shqipëri më të mirë dhe më të zhvilluar.

Ai gjithashtu u shpreh se Elvis Roshi dhe Ilir Meta, janë e vërteta nga e cila turpërohen shumë prej demokratëve që për një kohë të gjatë kanë shpresuar se ndryshimi do të vinte nga një rrugë krej të gabuar e pa kokë që kanë zgjedhur.

Basha ftoi qytetarët të mbështesin kandidatët e Koalicionit Euroatlantik numri 4 në listën e hapur, pasi nuk përfshin figura të inkriminuara ose të korruptuara, siç ndodh në raste të tjera, ku kandidatët janë caktuar nga interesa të ngushta ose lidhje korruptive. Ai nënvizoi se koalicioni nuk mbështetet në kandidatë që shohin politikën si një mundësi për t’u pasuruar, por si një mundësi për të shërbyer dhe për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.

“Elvis Roshi dhe Ilir Meta, kjo është e vërteta nga e cila turpërohen shumë prej atyre që për një kohë të gjatë kanë shpresuar se ndryshimi do të vinte nga një rrugë krej të gabuar e pa kokë që kanë zgjedhur. Atyre si shumë të tjerëve që kanë reflektuar ju them, demokratët e sakrificave programin e demokratëve, sakrificën e demokratëve e gjeni të mishëruar pa kompromis me të vërtetën, pa kompromis me të drejtën, tek Koalicioni Euroatlantik, tek numri 4, tek kandidatët tanë. Cilindo që të votoni, çdo votë do të shkojë për Koalicionin euroatlantik, asnjë votë nuk shkon dëm dhe të gjitha bashkë do të prodhojnë deputetët e ardhshëm në bazë të meritës e të besimit të qytetarëve. Ata që do të kenë më shumë vota, ata do t’u përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë, do përfaqësojnë Shkodrën, do përfaqësojnë Malësinë e Madhe, do përfaqësojnë Pukën dhe Fushë Arrëzin, Vaun e Dejës dhe gjithë grupet e interesit që janë në qendër të programit tonë. Nuk ka lojëra, nuk ka listë të mbyllur, është fiktive, kanë dhënë dorëheqje, dhe nuk ka vezë Qyqesh. Ne nuk kemi kandidatë që i ka caktuar Benet Beci, kandidat të përbashkët siç është ai kryetari i përbashkët i interesave korruptive. Ne nuk kemi kandidatë të inkriminuar. Ne nuk kemi kandidatë të korruptuar, ne nuk kemi njerëz që e shohin politikën si biznes për t’u pasuruar apo si streh nga drejtësia. Edhe kaq do të ishte për të orientuar votën e të gjithë atyre që janë zhgënjyer e ndihen të tradhëtuar tëk Koalicioni Euroatlantik, tek numri 4, tek gjithësecili pej kandidatëve tanë që zgjidhni t’i besoni mbrojtjen dhe promovimin e interesave tuaja” – u shpreh Basha.

Endri Hasa: Të rinjtë janë forca e ndryshimit – Elbasani do të japë një rezultat surprizues më 11 maj

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa, ka vlerësuar me entuziazëm angazhimin e të rinjve në fushatën zgjedhore në qarkun e Elbasanit, duke theksuar se energjia dhe përkushtimi i tyre janë një frymëzim i vërtetë për të gjithë ekipin dhe një garanci për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Hasa shkruan:

“Një falënderim nga zemra për të rinjtë e Koalicionit Euroatlantik në Elbasan që çdo ditë janë në terren, pranë qytetarëve, me energji, pasion dhe bindje për ndryshimin. Angazhimi juaj është frymëzim dhe forcë për fitoren e 11 majit. Do t’ia dalim të marrim rezultat surprizues.”

Me mesazhin “Beso te Shqipëria” dhe thirrjen për të votuar numrin 4, Hasa vijon të përçojë besimin se Elbasani do të jetë një ndër zonat që do të surprizojë në rezultat, në favor të alternativës që përfaqëson.

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa

“Rama thotë 7×7, por nuk guxon të thotë 313-ën e korrupsionit”, Basha: E vërteta është arma jonë më e fortë, qëndrojmë për drejtësi dhe barazi para ligjit

Pasditen e sotme, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ishte në Shkodër dhe bashkë me kandidatët për deputet në këtë qark, u takuan me qytetarë dhe sipërmarrës. Vizita u mbyll me një takim në një shtëpi tradicionale shkodrane, ku Basha në fjalën e tij foli për mungesën e transparencës dhe dështimin e qeverisë në përmbushjen e premtimeve për 12 vite.

Ai ironizoi Ramën duke thën se fraza që tashmë është bërë popullore 7×7=313, po përdoret edhe nga vet kryeministri por që nuk e çon deri në fund pasi nuk përmend dot shokët që ka atje. Basha më tej tha se e vërteta është arma më e fortë e Koalicionit Euroatlantik, ndërsa mbështetja e drejtësisë dhe barazia para ligjit mbeten objektiva kryesore.

Pjesë nga fjala e Bashës:

E keni dëgjuar besoj, i fundit në Shqipëri që kishte mbetur pa thënë 7×7, tani filloi dhe Edi Rama me 7×7. Por s’po ia zë goja të vërtetën deri në fund, a ka frikë apo turp, apo të dyja bashkë, i takon atij t’ua thotë shqiptarëve dhe shkodranëve. Sigurisht në bindjen time ka dhe frikë, edhe turp. E ka filluar me 7×7, goja s’po ia zen 313-ën, por thotë 6. Po as 6, as 60 milionë, as 600 milionë, kot e rrotullon gjuhën nëpër gojë, 7×7 bëjnë 313, atje ku janë shokët e Edi Ramës ku kanë përpirë qindra miliona e miliarda nga taksat e shqiptarëve. Edhe për 12 vite, nuk ka realizuar asnjë nga premtimet, përkundrazi ka përkeqësuar çdo tregues të vendit. Kjo është e vërteta. Dhe pse është e vërtetë, ka ngjitur kudo. Kjo është e vërteta që ne skemi as turp, as frikë ta themi. Sepse me ekipin tonë, në programin tonë, në kauzën tonë, ka diçka që na diferencon nga ata që kanë frikë apo turp nga e vërteta. E vërteta është arma jonë më e fortë. E drejta, drejtësia e pavarur, e verbër, në kuptimin e barazisë para ligjit është objektivi jonë. Barazia para ligjit është instrumenti ynë për të bërë realitet atë që qëndron në emrin e Koalicionit tonë dhe që është aspirata e Shkodrës dhe e gjithë Shqipërisë. Një shqipëri e zhvilluar, europiane dhe e mirëqen. Një Shqipëri e standarteve e njëjta me ato të vendeve ku për fat të keq është larguar një pjesë e madhe e rinisë shkodrane, e shumë të tjerë duan të largohen. Megjithatë, sot është një ditë për t’u inkurajuar nga prania e kësaj rinie, nga fuqia dhe energjia që i keni dhënë fushatës të kandidatëve tanë, duke përfshirë kandidatët tanë përfaqësues të kësj rinie shkodrane, dhe mbi të gjitha nga shpresa dhe besimi se e nesërmja do jetë më e mirë.

Orjola Pampuri: Fushata e Koalicionit Euroatlantik e fokusuar te hallet e njerëzve

Për kandidaten e Koalicionit Euroatlantikë, Orjola Pampurin kontrata e lobimit të PD në SHBA është shumë e madhe. Teksa u ndal tek fushata në terren, Pampuri tha se fushata e Koalicionit Euroatlantikë është e fokusuar tek takimet me qytetarët.

Lobimi prej 6 milionë dollarë i PD në SHBA është bërë për interes personal të Berishës për kandidaten e Koalicionit Euroatlantikë, Orjola Pampurin.

E ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ajo u shpreh se kjo shumë është shumë e madhe. Teksa u ndal tek fushata në terren, Pampuri tha se fushata e Koalicionit Euroatlantikë është e fokusuar tek takimet me qytetarët.

‘Ne kemi bërë një fushatë që është e fokusuar në punën tonë, kemi bërë vetëm me takime me qytetarët në të gjitha qarqeve sepse kështu është mënyra më e mirë për të njohur hallet e qytetarëve. Kjo është fushata jonë, minimaliste, ne s’kemi nevoje që të lobojmë sepse s’kemi halle me Amerikën dhe të paguajmë lobime. Të gjithë ne jemi të lirë që të shkojmë në Amerika. Paguhen 6 milionë dollarë për lobim që për çdo shqiptar është e paperceptueshme për një interes personal për të kaluar oqeanin kjo lloj shume. Thuhet se kanë kontribuar persona që e duan atdheun, kam edhe unë njerëz emigrantë në Amerikë dhe e duan shumë vendin, po të paguhen 6 milionë dollarë është jashtë perceptimit të çdo njeriu’, tha ajo.

Pampuri u shpreh kundër një bashkëpunimi me Partinë Socialiste.

‘7 herë 7 bëjnë 313 dhe tani e ka bërë 6 milionë Rama, sepse ata të dy merrem vesh vet me njëri tjetrin. 7 herë e 7 bëjnë 313. Duke u ndalur tek fushata, për mua ka ecur mirë, e kemi nisur edhe me herët, që në fillim të marsit dhe kemi qenë në çdo cep të Tiranës. Me Ramën s’mund të konsiderohet asnjë bashkëpunim, ne bashkëpunojmë me çdo njeri që mbështet drejtësinë, që është në linjën e SHBA, këta do të kenë mundësin që të jenë pjesë e një grupi koalicioni paszgjedhor pas 11 majit me ne. SPAK-ut i besoj, s’do të ketë njeri mundësi që të prek votën dhe ta cenojë votën e lirë, nuk do të mendohet dy herë nëse dikush prek votën. Me bandat merret SPAK. Gjëja prioritare që duhet që të ketë çdo politikan është mbështetja që duhet që ti jap SPAK-ut’, tha ajo.

Teksa u ndal tek objektivi i koalicionit Euroatlantik në këto zgjedhje, Pampuri nuk preferojë që të parashikojë shifra.

‘Unë nuk dua që të parashikojë shifra, sepse nuk janë të sakta dhe le t’ja lënë shqiptarëve në dorë që të vendosin me votën e tyre. Unë kam parë edhe në zgjedhjet e kaluara që thonë në këtë kuti duhet që të jenë kaq dhe aq vota. Qytetarët duhet që të shprehin qëndrimin e tyre nëpërmjet votës. Dëgjojë shpesh në takime, dëgjojë të rinj që thonë do largohemi nga këtu, shtresa e mesme është tkurrur në maksimum dhe biznese që duan që të mbyllen sepse kanë taksa të larta’, tha ajo.

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Naim Meta: 11 Maji – Dita Kur Elbasani Zgjohet!

Nga Naim Meta

Të dashur miq, bashkëqytetarë të Qarkut të Elbasanit, po afrohet dita kur fjala juaj ka më shumë peshë se kurrë më parë. Kanë mbetur më pak se dhjetë ditë nga dita e ndryshimit, dita e ringjalljes së shpresës, dita kur ju do të keni fuqinë ta ktheni Elbasanin në rrugën e dinjitetit dhe zhvillimit. Është momenti kur me mençurinë dhe guximin tuaj do të vendosni për të ardhmen, për fëmijët tuaj, për çdo shtresë që është lënë pas dore nga politika e vjetër.

Elbasani nuk ka nevojë për premtime boshe, ai ka nevojë për veprim. Dhe ky veprim nis me votën tuaj. Më 11 maj, tregoni se jeni ju sundimtarët, jo të sunduarit. Zgjidhni me dinjitet ata që janë të gatshëm t’ju shërbejnë, jo t’ju përdorin. Votoni drejt, votoni për ata që janë pranë jush, për ata që e kanë dëshmuar përkushtimin dhe transparencën.

Zgjedhja është e qartë: vetëm kolona 4, me listë të hapur 100%, ju jep fuqinë ta zgjidhni direkt kandidatin tuaj. Votoni numrin 4, Koalicioni Euroatlantik dhe jepini Elbasanit jetën që meriton.

Mirela Karabina: Pse jam në Koalicionin Euroatlantik? – Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe ndershmërinë

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional për vendimin e saj për të garuar me këtë forcë politike, duke argumentuar se vetëm përmes vlerave dhe përballjes me të vërtetën mund të rikthehet shpresa në Shqipëri.

Në një deklaratë të gjatë, Karabina ndau eksperiencën e saj personale dhe zhgënjimet e së kaluarës me Partinë Demokratike, por theksoi se besimi i saj nuk është shuar, por është zhvendosur te Koalicioni Euroatlantik.

“Jam këtu sepse besoj te vlerat, jo më me ‘sikur’ dhe të pavërtetat. PD lindi si parti e njerëzve të lirë, por u deformua qysh në fillim me ligjin famëkeq 7501 dhe filozofinë ‘bashkëvuajtës e bashkëfajtorë’. Me naivitet besuam, por tani jo më.”

E prekur thellë nga fenomeni i largimit masiv të të rinjve, përfshirë fëmijët e saj, Karabina theksoi:

“Në vitin 1996 më iku vëllai jashtë vendit, sot më ikin fëmijët e mi. 35 vite janë shumë. Nuk ka më kohë për të humbur, sepse Shqipëria po boshatiset dhe ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur.”

Ajo denoncoi skemën e listave të mbyllura dhe tha se qytetarët shpesh mashtrohen nga partitë që kërkojnë vota për kandidatë të pasinqertë:

“Kur i them që unë sot dal e kërkoj besimin e qytetarëve dhe votat tuaja do kalojnë për LSI-në sepse është numri 2 në listë, më thonë ‘na ke kapur mat këtu’. Ndaj jam këtu – për përballjen me të vërtetën.”

Në përmbyllje të deklaratës, Mirela Karabina u bëri thirrje qytetarëve:

“Beso te Shqipëria. Beso te Koalicioni Euroatlantik. Voto për të ardhmen!”

Postimi i plotë:

Takoj çdo ditë shumë njerëz, të njohur, fare e fis, krushqi, miq e shokë.

Disa më pyesin pse jam te Koalicioni Euroatlantik, ka dhe nga Foltorja që më thonë pse nuk jam me ta.

Jam këtu sepse besoj te vlerat, jo më me sikur dhe të pavërtetat.

PD lindi si parti e njerëzve të lirë dhe në respekt të individit.

E nisi gabim, me qëllim fatkeqësisht, ligji i zi 7501 që na mori pronën për herë të dytë dhe filozofia “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”.

Që të dyja e zhbënë menjëherë partinë që lindi si demokratike.

Me naivitet besuam, e mbështetëm, por tani jo më.

Jeta ime shkoi duke besuar dhe pritur për një Shqipëri si Europa.

Në vitin 1996 më iku vëllai jashtë vendit, qante im Atë te cepi pallatit, asokohe mendova që nuk do ta kisha të njëjtin fat.

Sot po më largohen fëmijët e mi sepse nuk ka shpresë për rininë ketu.

35 janë shumë…

Më dëgjojnë miq apo qytetarë, më japin të drejtë, lëkunden.

Dhe kur i them që unë sot dal dhe takoj qytetarët, i shoh në sy dhe i kërkoj besim përfaqësimi dhe ju mblidhni votat për kandiatin tuaj, por ato do kalojnë në fillim për LSI se është numri 2 në listë të mbyllur, na ke kapur mat këtu, më thonë.

E pra, ndaj jam këtu se besoj te vlerat, te përballja me të vërtetën, te ndershmëria dhe qëndrueshmëria.

Ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur nga politikanët që menduan për vete kundra interesave të vendit.

Unë punoj që fëmijët e mi dhe të rinjtë ta kenë Shqipërinë të parën dhe altrenativë për të shkuar për përvojë, trajnim apo dhe punësim jashtë vendit, por jo të kenë mundësinë e vetme largimin nga vendi.

Emigrimi është plagë, dhe kjo është e vërtetë e dhimbshme që ne nuk po na ndahet.

Këtë qasje timen e ndaj me qytetarët që i kërkoj besimin.

Beso te Shqipëria.

Beso te Koalicioni Euroatlantik.

#voto4

#KoalicioniEuroatlantik

#mirelakarabina

#elbasanimeritonmëshumë

#ShqipëriaMeritonMëShumë

Programi elektoral i Koalicionit Euroatlantik për shëndetësinë/ Koduzi: Do t’i japim fund pagesave nga xhepi që fusin në varfëri mijëra familje shqiptare

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Gazment Koduzi, ka shpalosur një nga shtyllat kryesore të programit të tij elektoral në fushën e shëndetësisë, duke u angazhuar për një sistem universal dhe funksional sigurimesh shëndetësore, sipas modelit gjerman.

Në një deklaratë publike, Koduzi theksoi se:

“Ne do t’i japim fund pagesave nga xhepi që sot shtyjnë 13% të familjeve shqiptare të bien në varfëri. Çdo qytetar do të jetë i siguruar dhe me kartën universale të sigurimeve shëndetësore në dorë, ai vetë do të vendosë se ku do të çojë kontributet e tij, sipas modelit gjerman – Bismarck.”

Duke promovuar parimin “paraja ndjek pacientin”, ai theksoi:

“Qytetari paguan, qytetari vendos! Shëndetësia nuk do të jetë më një barrë që varfëron shqiptarët, por një e drejtë e garantuar nga shteti.”

Koduzi gjithashtu theksoi dallimin politik mes forcave në garë:

“Kush voton Ramën, voton për të nxjerrë shokët e tij nga 313. Vetëm kush voton Nr. 4 voton për të mirën e tij dhe të Shqipërisë!”

Gjergji Nika: Koalicioni Euroatlantik sjell reformë të thellë në sistemin shëndetësor. Vlora meriton më shumë!

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Vlorë, Gjergji Nika, ka prezantuar programin e kësaj force politike për shëndetësinë gjatë një forumi publik të organizuar nga Shoqata “Together for Life”.

Në fjalën e tij, Nika theksoi se sistemi shëndetësor shqiptar ka nevojë për ndryshime rrënjësore dhe një qasje moderne që vendos në qendër qytetarin dhe shëndetin publik. Ai vuri në dukje se Koalicioni Euroatlantik angazhohet për:

Ristrukturimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kalimin e saj në duart e specialistëve,

Ndarjen e mbrojtjes sociale si institucion i pavarur,

Rishikimin e rolit të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor,

Rritjen e autonomisë së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,

Ristrukturimin e ISHP sipas modelit të ECDC (Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve),

Investime në infrastrukturë, pajisje, personel dhe laboratorë me standarde europiane,

Rritje të kapaciteteve për përballimin e epidemive,

Forcim të programeve të edukimit shëndetësor,

Krijimin e një regjistri kombëtar për sëmundjet jo të transmetueshme.

“Vlora meriton më shumë. Ne angazhohemi për një sistem shëndetësor dinjitoz dhe funksional, ku qytetari të ketë besim, dhe punonjësit shëndetësorë të kenë dinjitet,” – u shpreh Nika gjatë fjalës së tij.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të mbështesin ndryshimin dhe të votojnë Koalicionin Euroatlantik me numrin 4.

Më poshtë postimi i plotë i Nikës:

I ftuar nga Shoqata Together for Life mora pjesë në forumin publik të debatit, dhe paraqitjen e programit te Koalicionit Euroatlantik për shëndetësinë!

Ku mbi të tjerat paraqitëm ndryshimet rrënjesorë në:

✔️ Ristrukturimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale – sistemi

shëndetësor do të jetë në duar të specialistëve;

✔️ Mbrojtja sociale do të bëhet një institucion më vete;

✔️ Rishikim i rolit të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

✔️ Rritja dhe forcimi i autonomisë financiare dhe menaxheriale të Fondit të Sigurimevetë Detyrueshëm Shëndetësor;

✔️Ristrukturimi i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) sipas modelit ECDC (Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve);

✔️Investim në burime njerëzore, infrastrukturë, pajisje dhe laboratore sipas standarteve evropiane;

✔️ Rritja të kapaciteteve dhe rezervave për përballimin e situatave epidemike (afatgjatë);

✔️Forcim të programeve të promocionit shëndetësor;

✔️ Krijim të regjistrit kombëtar të sëmundjeve jo të transmetueshme.

Sepse Vlora meriton më shumë

#voto4

#KoalicioniEuroatlantik