29.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

“Një parti e tillë me kryetar të dubluar, nuk mund të jetë fituese”/ Mërtiri: Basha duket i dobët, por në planin afatgjatë asgjë nuk është e pamundur

Politologu Ergys Mërtiri thotë se Lulzim Basha duhet të krijojë një forcë të re politike, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që i dha Sali Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mërtiri u shpreh se një bashkim i Bashës me Berishën, do të ishte diçka e neveritshme dhe e pamoralshme.

Sipas Mërtirit, kur vendos vija të kuqe, nuk duhet të ketë kthim pas.

“Ky është një moment që ata janë duke reflektuar dhe duke kërkuar besoj unë, rrugën më të mirë. Unë mendoj që rruga më e mirë është që ata të bëjnë një parti të re, çështja ligjore edhe mund të vazhdojë. Të mos presin vendime gjykate që mund të zgjasin me vite, por të bëjë një parti të re dhe secili të ndjekë rrugën e vetë. Kjo ndoshta ka qenë gjëja e duhur që duhet të ishte bërë që në fillim. Kjo nuk ndodhi, për shkak se palët këmbëngulën me kokëfortësi tek vula, selia, materia, kjo ka shkatërruar të dyja palët, ka sjellë një opozitë më të dobët se kurrë. Një luftë që ka sjellë shkatërrimin e opozitës. Sot, kur shoh nga krahu fitues që flasin për bashkim, më duket më e neveritshme se koha kur luftonin me njëri-tjetrin. Kur njerëzve që ke lançuar akuza, sot bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Secili bën zgjedhjen e vet. Nëse ti e shkel vijën e kuqe, pse vendos vija të kuqe? Kjo treegon që ata janë të papërgjegjshëm politikisht.

Në sytë e publikut kjo është e neveritshme. Nuk e bëjnë për parime, por për interesa të vogla të tyre, interesa korruptive. Një opozitë që e bën këtë, është një opozitë e pabesueshme. Nëse këta puqen, mund ta bëjnë, por do humbin besueshmërinë e publikut. Të ndarë janë më të fituar. 33 vjet kjo politikë është bërë, duhet të marrë fund, është e neveritshme. Nuk mund të ecet gjithmonë kështu. Vjen një moment që nuk të beson më askush. Partia që mori nuk ishte aq gati dhe nuk ishte aq e marrë. Nuk e kishte nën kontroll vetë. Një parti e tillë me kryetar të dubluar, nuk mund të jetë fituese. Publiku nuk mund ta pranojë. Nëse bëhet parti e re, do jetë pa lider të dubluar. Do jetë të paktën e vërtetë. Basha është i dobët, por në plan më afatgjatë, asgjë nuk është e pamundur”, theksoi ai.

Apeli vendosi që vula i përket Berishës, Kthupi: Apeli nuk trajtoi çështjen në themel, ja çdo të ndodhë…

Avokati Rezart Kthupi, një prej përfaqësuesve ligjorë të grupimit të Lulzim Bashës në çështjen për vulën dhe logon e PD-së, e cila një ditë më parë nga Gjykata e Apelit iu kalua grupimit të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha, tha se vendimi i Gjykatës nuk mund të diskutohet, pasi nuk është gjë normale.

Në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24, Kthupi tha se në gjykatë u parashtruan çështjet e themelit, kërkuam të merreshin provat për Kuvendin e 11 dhjetorit, pasi sipas mendimit tonë, ai Kuvend nuk mund të prodhonte vendime të vlefshme.

“Gjykata u mor me aspektin procedurial, pra nuk i hyri çështjes në themel. Mendoj se Apeli nuk zbatoi vendimin e Gjykatës së Lartë, që përcaktonte se duhej një gjykim themeli”, tha Kthupi.

Lidhur me procedurat ligjore që do të ndiqen, Kthupi tha se kjo i përket forumeve drejtuese të grupimit të drejtuar nga Lulzim Basha.

“Duhet të keni parasysh se që kur filloi lëvizja e z. Berisha kishte si synim të cënonte organet drejtuese të PD-së dhe kjo ndodhi përpara se të mblidhte Kuvendin.

Statuti i PD përcaktonte qartë se mbledhjen e Kuvendin e kërkon ¼ e delegatëve, por thirrjen e bën Kryetari. Nga ky moment Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 nuk është legjitim.

Keni deklarimet e z. Bardhi, që në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, i cili kërkonte që të depozitoheshin emrat e delegatëve dhe firmat e tyre që kërkonin mbledhjen e Kuvendit. Kjo gjë nuk ndodhi, në atë kohë emrat dhe firmat iu dorëzuan z. Paloka”, tha Kthupi.

Ai tha se një tjetër shkelje proceduriale është ajo se ndërsa Lulzim Basha ishte në detyrë si kryetar i PD-së, një komision i quajtur si Rithemelimi, paraqiti në Gjykatë ndryshimet në statut, gjë që është sërisht shkelje statutore.

“Gjykata e Apelit duhej të shqyrtonte të gjitha provat që kishte në dosje, ndaj vendimi i kësaj Gjykate është i atakueshëm, pasi nuk ka gjykuar çështjen në themel”, tha Kthupi.

Ai tha se kjo rrugë mund të zgjasë shumë në kohë, ndoshta jo 3 vjet, por do të duhet kohë pasi Gjykata e Lartë duhet ta shqyrtojë, duhet ta rikthejë në Apel dhe të rishqyrtohet çështja në themel.

Rigels Seliman: Vendimi i ‘Apelit” për t’i dhënë vulën e PD ish-komunistit dhe të shpallurit ‘non-grata’ nga SHBA-Britania Sali Berisha, atentat ndaj demokracisë

Kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për dhënien e vulës së PD Sali Berishës. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Z. Seliman thekson se vendimet e gjykatave respektohen, por shtoi se vendimi për t’i dhënë vulën e PD ish-komunistit dhe të shpallurit ‘non-grata’ nga SHBA-Britania Sali Berisha, sipas tij, është një atentat ndaj demokracisë.

“Kur flet drejtësia, politika dhe sovrani heshtin. Kjo postulate duhet të jetë kryefjalë për të gjithë ne. Por sot duket se situata është krejt ndryshe dhe se gjithkush duhet të japë një komet të shkurtër sa i takon vendimit të paprecdent të Gjykatës së Apelit, e cila pas 30 muaj luftë juridike me kuvende e përplasje në seanca gjyqësore më në fund ka një vendim për Partinë Demokratike. Partia më e madhe opozitare në vend do të drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania dhe në “arrest shtëpie” nën akuzë për korrupsion nga SPAK. Ky vendim gjithashtu rrëzon alibinë kryesore që Berisha vazhdon të përdorë për të justifikuar arrestimin e tij dhe të familjarëve të tij, pra që ekziston një komplot i Drejtësisë kundër tij i koordinuar nga amerikanët. Por përtej vendimet, situata duket se komplikohet, duke qenë se vula dhe sigla e PD i kalon një individi të sanksionuar nga Londra dhe Uashingtoni, sikundër është Sali Berisha.
Por pa analizuar situatën se kush e ka shumicë e demokratëve, vendim i Apelit është thuajse një atentat ndaj demokracisë. Demokratët nuk mund të murosin ngjarjet e hidhura të 8 janarit 2022, kur Sali Berisha dhe ithtarët e tij dhunuan demokratët dhe pushtuan selinë e PD mes kaosit dhe zjarrit. Skandal që vula e partisë së vetme opozitare kalon në duart e një ish-komunisti dhe individi të shpallur “non-grata” nga SHBA-ja e Anglia”, shkruan kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman

“Është shtëpia ime e dytë”- Dëshmia e ish-ushtares kanadeze që shërbeu në 1998-ën në Drenas: Kam kontaktuar me 21 fëmijët e mi në Kosovë, por dua t’i marr në krahë përsëri dhe… Si i gjeta pas 20 vitesh

Sophie Boisvert Levesque, ishte ushtare kanadeze që shërbeu në Kosovë gjatë luftës së fundit, megjithatë, për të Kosova u bë shumë më tepër se një zonë lufte, kurse kosovarët ishin shumë më tepër se refugjatë e të përndjekur. Ajo tregon në detaje përjetimet e saj gjatë dhe pas mbarimit të misionit të saj në Kosovë dhe për mënyrën se si fëmijët kosovarë, e ndryshuan jetën e saj përgjithmonë…! Më poshtë gjeni rrëfimin e saj të plotë.

MixCollage-12-Jun-2024-08-47-AM-6744

Dëshmia e Sophie Boisvert Levesque:

I jam bashkuar Ushtrisë Kanadeze, në vitin 1990, kur isha 18 vjeçare, me pritshmërinë që një ditë do të dërgohesha diku në botë, për të ndihmuar. Zgjodha të krijoja familje në një moshë të hershme, vajzën e linda kur isha në moshën 20 vjeçare dhe djalin tim të parë, në moshën 23 vjeçare.

Prandaj, nuk pata mundësi të shërbeja diku, para se të bashkohesha në “408 Tactical Helicopter Squadron in Edmonton”, Alberta, Kanada.

Në fillim të vitit 1999, na thanë të bëheshim gati, sepse do të vendoseshim në Kosovë. Kushërira ime erdhi që të kujdesej për fëmijët e mi dhe unë atë kohë, fola me majorin, për t’u siguruar se do të vija. Kjo ishte ëndrra ime dhe me lajmet që na vinin nga Kosova, e dija se ishte koha të ndihmonim.

Supozohej që të niseshim në fund të qershorit të vitit 1999, por për shkak të zgjedhjeve në Greqi (atje do të merrnim kamionin tonë dhe pajisjet tjera), u detyruam të niseshim më herët. Përfundimisht e lamë Greqinë më 8 qershor.

Atë kohë, për mua çdo gjë ishte, aksion, ngazëllim dhe aventurë. Kur vjen nga një vend i qetë dhe nuk ke pasur mundësi ta shohësh asnjëherë luftën në sy, të duket sikur diçka e re.

Kur mbërritëm në Greqi, dëshiruan që ne të largoheshim që nga dita e parë. Nuk na deshën atje gjatë zgjedhjeve, prandaj i shkarkuam pajisjet dhe prisnim anijet, që të arrinin me kamionët tanë.

Posa i morëm të gjitha gjërat, u vendosëm në Maqedoni. Derisa po linim Greqinë, kishte shkrime grafitë kudo, me parulla, në të cilët shkruhej: “Kthehuni në shtëpinë tuaj, vrasës”, “U kthefshi në arkivole”.

Qëndruam në Maqedoni për disa javë, përpara se të vendoseshim në Kosovë. Nuk më kujtohet data e saktë, por nuk do ta harroj kurrë, se çfarë kam parë atë ditë. Të shohësh refugjatët dhe shkatërrimet në lajme, është gjë e keqe, por ta shohësh atë me sytë e tu, është e tmerrshme. U ndamë në grupe.

Të fluturoja mbi tërë ato shkatërrime, ishte zemër-thyese. Burra, gra e fëmijë, që lëviznin nëpër kampet e refugjatëve. Tenda të bardha të vogla, varre masive, shtëpi të djegura….! Më shumë se një tmerr…!Për mua si kanadeze, më mbeti e shkruar në zemër përgjithmonë. E kjo ishte, vetëm dita e parë.

U vendosëm në Kosovë, afër Gllogocit (tashti Drenas), në një kamp 1 kilometër katrorë, që do të bëhej shtëpia jonë, për pesë muajt e ardhshëm, gjatë shërbimit tonë atje. Posa aterruam, fëmijët u afruan afër telave dhe na kërkuan ushqim. Një prej nesh, kishte bonbone dhe çokollata dhe ua dha atyre.

Një nga fëmijët, më pyeti se pse nuk po buzëqeshja. Përgjigja ime ishte e shkurtër dhe e thjeshtë: “Më jep pak kohë, derisa ta përpijë tërë këtë gjendje”. Instinkti i nënës, që ndodhej brenda meje, u lëndua shumë. Atë botë, e ardhmja ime, po ndryshonte.

Gjatë ditëve në vijim, në shtëpinë tonë, që e krijuam larg shtëpisë sonë të vërtetë, erdhën dy policë ushtarakë dhe po kërkonin një udhëheqëse grua, për t’u marrë me fëmijët refugjatë, dhe më pyetën, nëse doja të bëhesha unë lidere e tyre.

Meqë i dua fëmijët, i doja edhe në atë kohë, si dhe dëshiroja të bëja diçka të mirë, pranova menjëherë. Shefi im i ushtrisë më dha leje që të shkoja me ta një herë në javë.

Dita e parë që vizitova fëmijët, ishte pak e çuditshme. E çuditshme sepse ata, kishin sy të mëdhenj dhe të pikëlluar, e nuk dinin çfarë të prisnin, megjithatë ishin gati.

Ne i fotografuam të gjithë fëmijët dhe në to dukeshin si kur të burgosur lufte. Pa buzëqeshje, fytyra të drejta dhe shumë të pasigurt. Kurse, për mua, ishte fillimi i një rrëfimi dashurie, të përjetshme.

Ata 21 fëmijë, u bënë të mitë. Ishin të çiltër dhe inteligjentë. Unë nuk isha trajnuar asnjëherë më parë dhe nuk dija edhe aq nga veprimet, që duhej të bëja me fëmijë, por bënim aktivitete të ndryshme. Një ditë u thashë fëmijëve, të vizatonin se çfarë do të bëheshin kur të rriteshin.

Në Kanada, kjo ishte një pyetje e zakonshme. Kur i pyesje fëmijët kanadezë, ata donin të bëheshin policë, zjarrfikës, mësues. Por, nga fëmijët e mi kosovarë, mora një shikim të trishtë. Dy prej tyre, më dhanë përgjigje, kurse të tjerët, nuk e dinin.

Erdha në përfundimin se; kur nuk e di nëse do të jesh nesër, nëse do të kesh çfarë të hash, kur shtëpia jote, nuk ka çati, ajo se çfarë do të bësh, pas 20 vitesh, është plotësisht e parëndësishme.

Çdo javë më jepnin lule dhe biskota. Sa herë që i mbaja lulet, më vinte një ndjesi çlirimi, sepse edhe një ditë, fëmijët e mi kishin shpëtuar nga minat dhe do të kisha më shumë kohë t’i doja.

Isha e mrekulluar nga fakti, se sa pak kishin ata fëmijë dhe sa shumë donin t’i ndanin gjërat me mua. Nuk munda t’i merrja lulet me vete, por asnjëherë nuk i kam hedhur dhe nuk i kam ngrënë çokollatat e dhuratat tjera, që mora. Madje, i ruaj ende. Po të mos i ruaja, do të më dukej sikur po shkatërroja, lidhjen me fëmijët.

Dy nga vajzat e mia, një ditë më erdhën me dy kukulla. Donin t’ia jepnin vajzës sime. Përmes përkthyesit, u thashë që, me shumë gjasë, vajza ime, kishte më shumë kukulla, kështu që do të ishte më mirë, t’i mbanin.

Nuk do ta harroj asnjëherë, përgjigjen e tyre. Ato po m’i dhuronin ato kukulla, për ta falënderuar vajzën time, që e kishte ndarë nënën e saj me to, për gjashtë muaj.

Ditët e mia u bënë më të lumtura, kur ishim në gjendje të shihnim dritat, që po ktheheshin në fshatrat përreth. Kur shihnim se jetës së tyre, po i kthehej realiteti, ishte një ngushëllim për mua dhe shumë njerëz të tjerë.

Fëmijëve më në fund, po u kthehej buzëqeshja. Më kujtohet se nuk ishim të lejuar për të dhënë ilaçe apo, ndonjë gjë tjetër, për njerëzit rreth nesh, por ne e bëmë.

Një nga fëmijët e mi, erdhi njëherë në tendë dhe më kërkoi. Nëna e tij kishte një dhimbje të fortë dhe nuk mund të shkonte tek dentisti. E takova dentistin tonë dhe i tregova të vërtetën, se kisha nevojë për ndihmë, porse ilaçi, nuk ishte për mua, e ai prapëseprapë më ndihmoi. Ishte mashtrim, por nuk mund të rrinim pa bërë asgjë.

Pastaj, njëra nga vajzat e mia, kishte lytha në duart e saj. Unë e kisha një të tillë, kështu që kisha mundësi, të merrja ilaçe. Ia dhashë asaj. Përkthyesi ynë më ndihmoi, t’ia shpjegoja asaj se si ta përdorte atë. Ne i thamë asaj, që ta përdorte çdo ditë pas dushit.

Për ne, një dush në ditë, ishte normale. Ajo më shikoi dhe më tha që ajo, nuk mund ta bënte dush çdo ditë, kështu që ne i thamë të lante duart me kujdes çdo ditë dhe pastaj ta përdorte ilaçin që i dhamë.

Ishim dy botë plotësisht të ndara, sepse neve kurrë, nuk na u desh t’i mbijetonim asnjë lufte. Po më mungonin shumë fëmijët e mi, por e dija se duke i ndihmuar fëmijët kosovarë, edhe ndarja kishte vlerë.

Takimi i fundit ishte shumë i vështirë. Ne ishim renditur në rresht, për të thënë lamtumirën dhe i shtrënguam duart. Unë isha gruaja e vetme dhe ndodhesha në fund të rreshtit.

Fëmijët filluan të qajnë para meje dhe unë i mora në krahët e mi. Kjo po e ngadalësonte procesin, por isha aq e lënduar, sa nuk kisha zgjidhje tjetër, pos t’u thosha lamtumirë, në atë formë.

Ferri filloi kur u ktheva në shtëpi. Unë nuk dija të bëhesha nënë për fëmijët e mi dhe isha e frikësuar, për ata që lashë prapa. Për mua lufta nuk mbaroi sepse, isha në shtëpi dhe kisha frikë se ata ishin lënduar, ose në rastin më të keq, fëmijët e mi, ishin vrarë.

Para se të largohesha, i dhashë adresën time të gjithë fëmijëve, që të mund të shkruanin. Isha në një periudhë shumë të errët të jetës sime, kur mora një letër, nga Labinoti im i vogël.

Unë kurrë nuk iu përgjigja letrës së tij dhe pendohem për këtë gjë. Të gjitha kontaktet u ndërprenë, për 19 vitet e ardhshme. Doja të dija, por isha shumë e frikësuar, nga përgjigjja që mund të merrja. Kështu m’u shfaq një çrregullim stresi post-traumatik dhe nuk kam qenë kurrë më në gjendje, të jem e njëjtë me fëmijët dhe familjen time.

Çdo ditë, çdo javë, pa i treguar familjen time, po mendoja për 21 fëmijët e mi, fëmijët e mi nga Kosova. Më është dashur një kohë e gjatë, për të mbledhur guximin, për të bërë diçka. Unë isha luftëtare krenare dhe e fortë atje, por u ktheva, u bëra një person i pafuqishëm dhe i mërzitur.

Më 8 qershor 2018, i thashë vetes mjaft! Postova në një grup të cilit, i isha bashkuar disa javë më parë, “Young People of Kosovo” dhe kërkova ndihmë prej tyre, për t’i gjetur fëmijët. Kam ndjenjën sikur i gjithë vendi, më ndihmoi, të gjithë ishin të gatshëm.

Një polic kishte shkuar derë më derë në Drenas, për të gjetur informacion. Disa më thirrën, të tjerët më shkruan, por u deshën vetëm 72 orë, për t’i gjetur të gjithë gjallë dhe mirë.

Kosova është si shtëpia ime e dytë. Kam kontaktuar me fëmijët e mi, përmes internetit, por dua t’i marr në krahë përsëri dhe të mos i lë më kurrë të më ikin.

Ndjehem sikur i kam dhënë ata për adoptim dhe tash i kam gjetur vite më vonë. Unë e di se ata kishin prindër, familje dhe dashuri, por më kishte lënë një plagë të pashërueshme tek unë, fakti nuk e dija se çfarë kishte ndodhur me ta…!

Fëmijët e mi biologjikë, duhet të më falin. Unë nuk isha një nënë e mirë për ta, për shkak të asaj që po ndodhte në kokën dhe zemrën time. Por, tani unë jam e plotë përsëri. Kam familjen time këtu dhe familjen time atje. Po e lë prapë shtëpinë, për t’u kthyer në shtëpinë time të dytë, në Kosovë.

Shumë prej kosovarëve, më falënderojnë për kontributin tim dhe më trajtojnë si heroinë, por heronjtë e vërtetë, jeni ju. Ju përjetuat dhe i mbijetuat një lufte të tmerrshme. Falënderimi më i mirë për ne, është që t’ju shohim juve teksa, përparoni në jetë. Jam krenare me të gjithë ju. Memorie.al

Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, i vetmi teknik amerikano-latin në Europian

Padyshim që përveç futbollistëve, trajneri ka një rol kyç në ecurinë e një skuadre. Në shumicën e rasteve vendimet për të emëruar një trajner, janë vendime të vështira dhe me siklet nga drejtuesit e një institucioni futbolli, apo president klubi, pasi jo të gjithë janë të sprovuar dhe emra të njohur në arenën ndërkombëtare.

 

Nëse marrim rastin e Europianit, ku pas 2 ditësh do të nisë në Gjermani, patjetër që një grup i mirë futbollistësh e ka të nevojshëm një trajner të mirë që t’i dërgojë drejt një suksesi të tillë. Puna e një trajneri në ekip kombëtar është e ndryshme nga ajo e një klubi ku punohet më intensivisht. Megjithatë, nëse shohim timonierët që do të shoqërojnë këto ekipe në fazën finale të Europianit, Silvinjo është i vetmi trajner nga Amerika Latine që drejton në këtë turne, pasi të gjithë të tjerët janë nga Europa.

Braziliani 50-vjeçar ka lindur në Sao Paolo. Gjithashtu, edhe ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Doriva, janë po nga Amerika Latine, argjentinas dhe brazilian. Një pjesë e mirë e kombëtareve kanë zgjedhur trajner vendës si: Gjermania, Skocia, Zvicra, Spanja, Italia, Anglia, Sllovenia, Danimarka, Serbia, Franca, Holanda, Polonia, Rumania, Çekia dhe Ukraina, ndërsa për të huajt, ata italianë udhëheqin, pasi janë 5 të tillë si: Spaleti, Montela, Rosi, Kalzona dhe Tedesko.

Uji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, ja si të mbrohemi!

Stina e shumëpritur e verës kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit. Temperaturat e larta ju çojnë drejt destinacioneve të pushimit, det apo mal. Por ka nga ata që zgjedhin edhe frekuentimin e shpeshtë të pishinave. Fakt është, se kjo nuk vjen pa pasoja për shëndetin.

 

Nëse jeni frekuentues i pishinave apo parqeve ujore duhet të keni parasysh rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit tuaj duke parandaluar infeksionet.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se klori është një dezinfektues shumë i mirë për bakteret dhe arrin të na mbrojë nga kontakti me to, ju sigurojmë se klori nuk arrin t’i zhdukë të gjitha bakteret që ndodhen në ujin e pishinave. Ka baktere sot që janë shumë tolerantë ndaj klorit, të cilët shkaktojnë infeksione të rënda për trupin e njeriut. Një prej këtyre baktereve gjendet dhe në pishina. Gëlltitja e një sasie shumë të vogël nga uji i pishinës që përmban këto baktere në njerëz të caktuar, shkakton sëmundje infektive të rënda.

Bakteret e ujit përhapen duke gëlltitur ujin, si dhe duke patur kontakt me ujë të kontaminuar; si uji në pishina, liqene apo lumenj, si dhe parqet e lojrave me ujë apo shatërvane. Bakteret e ujit sjellin një sërë problemesh në organizmin e njeriut, si sëmundjet gastrointestinale, sëmundjet e lëkurës, veshit, probleme me frymëmarrjen, sytë, probleme neurologjike etj. Rastet më të shpeshta paraqiten me diarre. Diarreja shkaktohet nga bakteri Cryptosporidium, giardia lambia apo e-coli. Të gjithë njerzit që notojnë rregullisht apo ata që frekuentojnë pishinat në ditët e verës duhet të kenë parasysh të jenë të kujdesshëm, pasi kanë një rol kryesor në parandalimin e përhapjes së baktereve.

Si shkaktohen infeksionet e ujit?

Njerëzit që frekuentojnë pishinat kur prekin ujin, njëkohësisht prekin edhe bakteret që janë në të. Bakteret në zonën anale sjellin ndotjen e ujit dhe kjo është më e theksuar te personat që vuajnë nga diarreja. Infeksionet e pishinave gjithashtu mund të shkaktohen nga kimikatet në ujë ose kimikatet që avullojnë nga uji dhe shkaktojnë probleme të cilësisë së ajrit.

Cili është roli i klorit në pishina?

Prezenca e klorit në pishina sigurisht që eliminon bakteret që ndodhen në ujë, por koha për t’i zhdukur ato është e ngadaltë. Për të zhdukur bakteret si Crypto ose ndryshe Cryptosporidium që më së shumti gjendet në pishina, kërkojnë kohë më të gjatë për t’u eliminuar. Parazitët e Cryptosporidium janë një nga shkaqet më të zakonshme të diarresë infektive tek njerëzit, sepse ato nuk mund të zhduken lehtë nga klori dhe mund të mbijetojnë deri në 10 ditë në ujë, edhe në ujë të trajtuar sipas standarteve.

Akuzohen si të përfshirë në grup kriminal/ SPAK dërgon për gjykim ish-shoferin e Ardi Veliut, familjarë të tij, biznesmenin dhe të pandehurit e tjerë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për dy grupet kriminale që kryenin kontrabandë të parave dhe bizhuterive të vjedhura nga Franca për në Shqipëri, ku ishte i përfshirë edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, si edhe familjarët e tij.

 

Sipas SPAK, një grup kriminal i krijuar në rajonin e Lionit-Francë në bashkëpunim me një grup kriminal nga Shqipëria, koordinonte aktivitete të ndryshme të paligjshme, dhe fitimet e realizuara i dërgonte në vendin tonë.

Nga hetimet ka rezultuar se veprimtaria kriminale e tyre kamuflohej pas aktivitetit të disa agjencive të udhëtimeve, me objekt veprimtarie në transportin e udhëtarëve dhe mallrave nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas.

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur rolet e dy grupeve në këtë veprimtari kriminale. Sipas SPAK:

Grupi i parë, përbëhet nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku, personat e proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë Sokol Briant (alias Brahimi, alias Balili), Dritan Ulqinaku, etj.

Nga hetimet e kryera nga autoritetet franceze ka rezultuar e provuar se Sokol Briant, pas grumbullimit në mënyrë të vazhdueshme të sendeve të vjedhura (nga bashkëpunëtorët e tij), si dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale në Hotel d’Alsace (i cili menaxhohej po nga Sokoli), i’a dorëzonte të pandehurve Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, të cilët punonin si shoferë në itinerarin Shqipëri-Francë-Shqipëri, dhe merrnin përsipër transportin e tyre në mënyrë të fshehtë, kundrejt fitimit nga 3%-7%.

Grupi i dytë, përbëhet nga të pandehurit Sokol, Elda, Egi Idrizaj, dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar nga autoritetet franceze, të cilët kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme kriminale nëpërmjet transportimit të shumave monetare të padeklaruara nga Shqipëria-Francë, dhe blerjes së produkteve të luksit nga firmat më prestigjioze po në Francë. Blerje të cilat janë realizuar si me para në dorë, ashtu dhe nëpërmjet kartave bankare (të hapura në emrin e tyre si dhe të lidhjeve të tyre shoqërore).

Këto produkte janë transportuar nga të pandehurat Elda dhe Egi Idrizaj, nga të pandehurit Dejvi Skënderaj dhe Bora Idrizaj, si dhe nga kompanitë e transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, të cilat janë futur kontrabandë në Shqipëri.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Idrizaj, për interesa të aktivitetit të paligjshëm kriminal merrnin shuma të konsiderueshme monetare me përqindje (deri në 10% në muaj), nga persona të cilat nuk ishin të licencuar për të kryer një aktivitet të tillë, e më konkretisht nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda, Vangjush Kashara dhe Tomorr Barruti, të cilët kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”.

Drejtuesit e kompanive të transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, respektivisht të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, kanë marrë përsipër transportin e produkteve të veprës penale dhe dorëzimin e tyre të sigurt me garanci 100% në Shqipëri, duke patur mbështetjen e autoriteteve policore në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, e më konkretisht të pandehurve Gentian Aga dhe Alid Shehi, të cilët me veprimet ose mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar si krim nga neni 248 i Kodit Penal.

Bazuar edhe në aktet e administruara nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadrin e dosjes “Shkodër42”, ka rezultuar se gjatë periudhës objekt hetimi janë konstatuar mbi 300 vjedhje të kryera, dhe sendet e vjedhura (kryesisht bizhuteri prej ari, orë dore, pajisje elektronike etj),  i’a kanë rishitur subjektit Sokol Briant, në ambientet e hotelit ku punonte në Lyon-Francë, dhe disa prej këtyre produkteve të krimit, janë sekuestruar në banesat e të pandehurve.

Gjatë kontrolleve të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar:

59.100 Euro; 10 000 USD kanadez; 57 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & 7Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice); 1 (një) aparat fotografik; 9 laptopë; 7 I-Pad; 3 tablet; 28 aparate celularë; 2 kompjutera; 33 copë bizhu dhe 2 monedha ari; 1 stilolaps Cartier; 2 Stilografë; sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme (DG; Louis Vuitton; Ray Ban; Giorgio Armani; Versace); sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi, Channel Blue, Armani “Si”, Louis Vuitton); karta të ndryshme bankare; veshje të markave të ndryshme (Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga); çanta apo këpucë të firmave prestigjoze etj.

Janë proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë 13 persona, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga këto autoritete janë sekuestruar: sasia 305,000 Euro (230,000 Euro në kartëmonedha, dhe pjesa tjetër në llogaritë e personave të proceduar); 115 copë bizhu të ndryshme; 50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka proceduar me pushimin e hetimeve në ngarkim të personave nën hetim Agustin Mesuli, Altin Doda, Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, Egi Idrizaj dhe Bora Idrizaj, për kundërvajtjen penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal Nr. 56, të vitit 2022, dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt dërgimin për gjykim (në datën 11.06.2024), në ngarkim të 12 (dymbëdhjetë) të pandehurve si më poshtë:

  • Agustin MESULI dhe Altin DODA, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 170/c dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1, i Kodit Penal, dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

  • Florian BAKU, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1, i Kodit Penal, dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

  • Sokol IDRIZAJ, Elda IDRIZAJ dhe Egi IDRIZAJ, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 178 dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Fshehja e të ardhurave”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 180/3 dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

  • Dejvi SKËNDERAJ, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 174/2, i Kodit Penal;

“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244/1, i Kodit Penal;

“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuar nga neni 178/1, i Kodit Penal;

“Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180/1, i Kodit Penal.

  • Bora IDRIZAJ, e akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 174/2, i Kodit Penal;

“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, e parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal,

“Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180/1, i Kodit Penal.

  • Vangjush KASHARA dhe Tomor BARUTI, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 170/c dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1, i Kodit Penal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2, i Kodit Penal, dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi, i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

  • Gentian AGA dhe Alid SHEHI, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ky hetim është realizuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, të krijuar në muajin qershor 2022, midis Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Lionit Francë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, një strukturë kriminale ishte krijuar në rajonin e Lionit-Francë, e cila në bashkëpunim me një grup kriminal nga Shqipëria, koordinonte aktivitete të ndryshme të paligjshme, dhe fitimet e realizuara i dërgonte në Shqipëri. Veprimtaria kriminale e tyre kamuflohej pas aktivitetit të disa agjencive të udhëtimeve, me objekt veprimtarie në transportin e udhëtarëve dhe mallrave nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas.

Grupet kriminale që kanë vepruar në kuadër të këtij aktivitetit të paligjshëm kriminal, si në territorin francez, ashtu dhe atë shqiptar janë dy.

Grupi i parë, përbëhet nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku, personat e proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë Sokol Briant (alias Brahimi, alias Balili), Dritan Ulqinaku, etj.

Nga hetimet e kryera nga autoritetet franceze ka rezultuar e provuar se Sokol Briant, pas grumbullimit në mënyrë të vazhdueshme të sendeve të vjedhura (nga bashkëpunëtorët e tij), si dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale në Hotel d’Alsace (i cili menaxhohej po nga Sokoli), i’a dorëzonte të pandehurve Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, të cilët punonin si shoferë në itinerarin Shqipëri-Francë-Shqipëri, dhe merrnin përsipër transportin e tyre në mënyrë të fshehtë, kundrejt fitimit nga 3%-7%.

Grupi i dytë, përbëhet nga të pandehurit Sokol, Elda, Egi Idrizaj, dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar nga autoritetet franceze, të cilët kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme kriminale nëpërmjet transportimit të shumave monetare të padeklaruara nga Shqipëria-Francë, dhe blerjes së produkteve të luksit nga firmat më prestigjioze po në Francë. Blerje të cilat janë realizuar si me para në dorë, ashtu dhe nëpërmjet kartave bankare (të hapura në emrin e tyre si dhe të lidhjeve të tyre shoqërore).

Këto produkte janë transportuar nga të pandehurat Elda dhe Egi Idrizaj, nga të pandehurit Dejvi Skënderaj dhe Bora Idrizaj, si dhe nga kompanitë e transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, të cilat janë futur kontrabandë në Shqipëri.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Idrizaj, për interesa të aktivitetit të paligjshëm kriminal merrnin shuma të konsiderueshme monetare me përqindje (deri në 10% në muaj), nga persona të cilat nuk ishin të licencuar për të kryer një aktivitet të tillë, e më konkretisht nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda, Vangjush Kashara dhe Tomorr Barruti, të cilët kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”.

Drejtuesit e kompanive të transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, respektivisht të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, kanë marrë përsipër transportin e produkteve të veprës penale dhe dorëzimin e tyre të sigurt me garanci 100% në Shqipëri, duke patur mbështetjen e autoriteteve policore në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, e më konkretisht të pandehurve Gentian Aga dhe Alid Shehi, të cilët me veprimet ose mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar si krim nga neni 248 i Kodit Penal.

Bazuar edhe në aktet e administruara nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadrin e dosjes “Shkodër42”, ka rezultuar se gjatë periudhës objekt hetimi janë konstatuar mbi 300 vjedhje të kryera, dhe sendet e vjedhura (kryesisht bizhuteri prej ari, orë dore, pajisje elektronike etj),  i’a kanë rishitur subjektit Sokol Briant, në ambientet e hotelit ku punonte në Lyon-Francë, dhe disa prej këtyre produkteve të krimit, janë sekuestruar në banesat e të pandehurve.

Gjatë kontrolleve të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

59.100 Euro; 10 000 USD kanadez; 57 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & 7Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice); 1 (një) aparat fotografik; 9 laptopë; 7 I-Pad; 3 tablet; 28 aparate celularë; 2 kompjutera; 33 copë bizhu dhe 2 monedha ari; 1 stilolaps Cartier; 2 Stilografë; sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme (DG; Louis Vuitton; Ray Ban; Giorgio Armani; Versace); sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi, Channel Blue, Armani “Si”, Louis Vuitton); karta të ndryshme bankare; veshje të markave të ndryshme (Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga); çanta apo këpucë të firmave prestigjoze etj.

Janë proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë 13 persona, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga këto autoritete janë sekuestruar: sasia 305,000 Euro (230,000 Euro në kartëmonedha, dhe pjesa tjetër në llogaritë e personave të proceduar); 115 copë bizhu të ndryshme; 50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka proceduar me pushimin e hetimeve në ngarkim të personave nën hetim Agustin Mesuli, Altin Doda, Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, Egi Idrizaj dhe Bora Idrizaj, për kundërvajtjen penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, të parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal, pasi bazuar në nenin 6 të Ligjin Nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”, kjo kundërvajtje, përjashtohet nga ndjekja penale

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 52 të vitit 2022, numërtimin si procedimi penal Nr.52/2 i vitit 2024, dhe vijimin e hetimeve.

A do t’i bashkohet Basha-Berishës?/ Analisti: Politika nuk duhet lidhur me vula e logo! Rithemelimi karantinë me figura të dyshimta

Pas shumë kohësh zvarritje të çështjes, Gjykata e Apelit vendosi ditën e djeshme që vula dhe logoja e Partisë Demokratike t’i kalojë Rithemelimit të Sali Berishës. Pas këtij vendimi, natyrshëm në opinion publik u ngrit pyetja se çfarë do të ndodhë me grupimin e Lulzim Bashës.

Pas shumë kohësh zvarritje të çështjes, Gjykata e Apelit vendosi ditën e djeshme që vula dhe logoja e Partisë Demokratike t’i kalojë Rithemelimit të Sali Berishës.

Pas këtij vendimi, natyrshëm në opinion publik u ngrit pyetja se çfarë do të ndodhë me grupimin e Lulzim Bashës.

Në lidhje me këtë ngjarje, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, ishte analisti dhe pedagogu, Namir Lapardhaja.

Fillimisht Lapardhaja tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë aludimet e Berishës se drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama, por edhe nëse Berisha do vazhdojë t’i mëshojë kësaj akuze atëherë mund të pyesim se çfarë pazari bëri ish-kryeministri me kryeministrin për të marrë një vendim gjyqësor në favor.

Bie e gjithë retorika e Sali Berishës dhe njerëzve të tij për gjykata të kapura nga Edi Rama dhe nga pushteti, për gjykata që veprojnë nën presion politik dhe veprojnë me porosi politike. Nëse do ta besojmë retorikën e Sali Berishës për kapjen e gjykatave atëherë pyetja që shtrojmë është cili është pazari që Berisha ka bërë me Edi Ramën që gjykata u detyrua t’i jepte vulën Sali Berishën”,-tha Lapardhaja.

Analisti shtoi se vendimi i drejtësisë ditën e djeshme habiti shumë njerëz, por theksoi se pavarësisht vulës apo logos, Rithemelimi ngelet një ngrehinë me figura të dyshimta dhe sugjeroi se grupimi i Bashës duhet të vazhdojë të punojë për t’u dhënë shqiptarëve programin elektoral që shpalosi pak ditë më parë.

Një vendim i cili nuk pritej, ka kapur në befasi shumë demokratë dhe shumë njerëz që realisht kishin një pritshmëri tjetër por politika nuk mund të jetë e lidhur asnjë herë qoftë pas vulave qoftë pas logove. Ajo PD që ka ngelur, ajo karantinë që ka ngelur është e lidhur ngushtësisht me fatin e Sali Berishës se është një krijë e tij dhe çdo projekt brenda asaj ngrehine sigurisht do të kishte peshën e madhe të hijes së Sali Berishës dhe të mëkateve të tij politike përgjatë 30 viteve”-u shpreh Lapardhaja.

Mendoj që një projekt i ri politik, me figura të reja politike, me njerëz që nuk kanë pesha, ngarkesa qoftë nga e kaluara e regjimit komunist, qoftë probleme me drejtësinë. Gjysma e njerëzve të Sali Berishës janë njerëz të cilëve po u hetohet pasuria e tyre nga SPAK, kanë probleme me drejtësinë , kështu që ata janë të destinuar të ndjekin fatin qoftë politik, qoftë penal të Sali Berishës. Gjykoj që kjo pjesa tjetër ta tejkalojë sa më shpejt këtë situatë, të shohë mundësitë për të krijuar një pol tjetër, për të krijuar një vizion tjetër, me programin shumë të mirë duhet thënë i cili u përshëndet edhe nga disa prej ekonomistëve më të mirë të vendit dhe të vijojë të ecë përpara”,-shtoi ai.

Ndër të tjera, pedagogu theksoi se nuk është një ide e mirë që grupimi i Bashës t’i bashkohet atij të Berishës.

“Gjithësekush e ka rrugën e hapur dhe është i lirë për të marrë të gjitha vendimet e duhura që ai mendon që janë më të mira. Në gjykimin tim nuk është rruga e duhur bashkimi me Sali Berishën dhe grupimin e tij”-nënvizoi ai.

Vula e PD shkoi te Berisha, Bejko tregon skenarin: Ishte pjesë e marrëveshjes Gjiknuri-Bardhi

Roland Bejko, një prej mbështetësve të Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë me vendim të Gjykatës së Apelit humbi të drejtën e vulës dhe logos së PD-së, e cila iu kalua grupimit të Rithemelimit, i drejtuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, tha se Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i organizuar nga Berisha, ishte në shkelje të plotë të statutit të PD-së.

Në rubrikën “Opinion”, Bejko tha se vendimi i Apelit ishte një surprizë, ndaj dhe ne nuk kemi sot një plan ‘B’.

“Ne nuk e gjykojmë drejtësinë, por ai Kuvend i organizuar nga Berisha, në ato procesverbalet të cilat nuk janë marrë në shqyrtim, ka një thagmë.
Ia kam kërkuar Lulzim Bashës që të kishte një plan ‘B’, e kisha frikën te sistemi, pasi ajo marrëveshje e 2008-ës mes Berishës dhe Ramës forcon autokracinë”, tha Bejko.

Në vijim ai tha se ne ishim në luftë me sistemin, nuk ishim në luftë me individin Berisha, por me berishizmin, nuk jemi në luftë me Ramën, por me atë që përfaqëson Rama.

“Ne na thonë se jemi patericë e Ramës, por marrëveshjet me Ramën i bën Berisha dhe fitoi Berisha. Para 1 muaji u bë marrëveshja Gjiknuri-Bardhi, dhe bënë një paketë, që përjashtuan PD zyrtare nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Nuk ishte marrëveshje thjesht për dy komisione, por ishte një paketë e plotë, që përfshinte eliminimin e komisionit bipartizan zgjedhor, kishte aty edhe vulën e PD-së, edhe lirimin e Sali Berishës, ashtu sikundër kanë edhe atë që Edi Rama fiton mandatin e 4-rt”, tha Bejko.

Ai u shpreh se nuk mund të ketë një bashkim me Berishën, pasi jemi kundër berishizmit. Bejko tha se berishizmi është vazhdim i punizmit, ramizmit dhe PD me lidershipin që ka sot do të zhytet edhe më keq, bashkë me vulën, që ia dhanë dje.

“Mundësimi i pagesave më të larta”- Diplomati Wisner me të rinjtë: Kompanitë amerikane po ndihmojnë në zgjerimin e biznesit në Shqipëri

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner u takua dje me studentë, ish-studentë dhe drejtues të Shkollës së Shkencave Kompjuterike Holberton për të parë nga afër se si shkolla po trajnon gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të IT dhe po kontribuon në ekosistemin e Shqipërisë për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

 

Shkolla e trajnimit për edukimin IT, e themeluar në Silicon Valley, hapi kampusin e saj në Shqipëri dy vjet më parë dhe po pajis të rinjtë shqiptarë me aftësi të kërkuara nga një mjedis biznesi që ndryshon me shpejtësi.

Wisner dëgjoi me kënaqësi se studentët e Holberton punësohen plotësisht pas diplomimit, si një shembull i shkëlqyer se si kompanitë amerikane po ndihmojnë në zgjerimin e mundësive të biznesit në Shqipëri, duke mundësuar punë me pagesë më të lartë për të rinjtë shqiptarë dhe duke kontribuar në kthimin e profesionistëve në vend.

Presim me kënaqësi të punojmë me Holberton dhe kompani të tjera amerikane për të mbështetur tranzicionin ekonomik të Shqipërisë në teknologji.