24.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

“Pjesa më e madhe e viktimave ka marrë Opioide”- Rritet numri i vdekjeve nga droga në Europë! Në treg, gjithnjë e më shumë lëndë narkotike të reja

Numri i vdekjeve nga droga në BE është rritur, shumica e rasteve janë nga viti 2022 në Gjermani. Njëkohësisht në treg po dalin gjithnjë e më shumë droga të reja. BE bën fjalë për një “problem në rritje të Opioidit”.

 Konsumi i drogave ilegale në Europë po kthehet në një problem gjithnjë e më shqetësues. Qendra Europiane e Vëzhgimit për drogat dhe varësinë nga droga (EMCDDA) në raportin e saj për vitin 2024 bën fjalë për një “kërcënim në rritje. BE vlerëson, se në vendet anëtare më 2022 ka pasur të paktën 6.392 raste vdekjeje në kontekstin e mbidozës së drogave. Kjo i korrespondon një kuote vdekjesh 22,5 të vdekur në një milionë banorë në grupmoshën 15 deri në 64 vjeç. Gjermania kryeson sërish me 1.631 raste të dokumentuara. 83 përqind kanë qenë meshkuj. Numri i të vdekjeve nga droga të regjistruara në BE është në rritje prej vitesh – e kjo shifër është vetëm një vlerësim minimal, sepse jo të gjitha vendet i regjistrojnë rastet e vdekjeve.

Konsumi i narkotikëvë ilegalë

Pjesa më e madhe e viktimave ka marrë Opioide, një heroinë dhe kryesisht Opioide sintetike si Fentanyl apo Nitazen, që konsiderohet edhe më e rrezikshme dhe në Europë kohët e fundit ka vërshuar, megjithëse në BE ajo përdoret më rrallë se në Amerikën e Veriut. Atje Fentanyl ka shkaktuar një krizë shëndetësore. Por edhe në Europë ka gjurmë fatale të drogës Opioide: Vlerësohet se kjo ka qenë shkaku i tri t ëkatërtave të vdekjeve të njoftuara nga mbidozamë 2022 në BE. Që nga viti 2009, sipas komisares së BE-së për Politikën e Brendshme Ylva Johansson në tregun europian të drogës janë shfaqur 81 Opioide të reja sintetike.

2023 ton kokainë e konfiskuar

Një problem tjetër është, se njerëzit në Europë gjithnjë e më shumë përziejnë droga të dryshme, shpesh pa e kuptuar. “Ata marrin koktejs potencialisht vdekjeprurës nga lloje të ndryshme drogash”, tha Johansson. “Konsumi i drogës po përkeqësohet.”Megjithatë edhe kokaina, që po gëzon një rikthim, konsiderohet si një ndër drogat errezikshme: Sipas BE-së ajo është shkaku në 20 përqind të rasteve të vdekjeve. Pas kanabisit, kokaina sipas EMCDDA ishte në 2022 në Europë droga ilegale më e konsumuar. Problemi me kokainën është, se ajo është në dispozicion me sasi të mëdha dhe për të gjashtën herë radhazi në BE jan ëkonfiskuar saisi rekord kokaine, më 2022 janë konfiskuar 323 ton.

Çfarë do të bëjë BE

BE do të forcojë luftën kundër mafies së drogës, bilanci vjetor i së cilës sipas raportit të fundit të Europolit dhe EMCDDA arrin në 31 miliardë euro: Qendra e vëzhgimit në fillim të korrikut do të funksionojë si një një agjenci e BE-së për drogën. Kjo agjenci do të ketë më shumë kompetenca dhe më shumë hapësirë veprimi. I ngarkuari federal për drogën në Gjermani Burkhard Blienert kërkon masa të mëtejshme, për të ulur edhe kërkesën për drogat e rrezikshme. Sipas tij, urgjentisht e nevojshme është “parandalimi në shkallë të gjerë dhe më me efektivitet pikërisht në shkolla”, tha ai. Atje ku drogat kosumohen lipsen më shumë oferta për ndihmë dhe punë sensibilizuese për rreziqet e konsumimit të përzierjeve të drogave.

Kosova feston 25 vjetorin e çlirimit, Bill Clintoni kujton bombardimet e NATO-s

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton i cili pati rolin kyç në ndërhyrjen e NATO-së për të ndal gjenocidin në Kosovë, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

 

Në një video të publikuar në X, ish-presidenti amerikan ka kujtuar s si SHBA-ja ka udhëhequr bombardimet e NATO-s për të larguar forcat serbe dhe për t’i dhënë fund represionit e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve.

“Sot po shpreh falenderime për 25 vjet paqe në Kosovë”, ka shkruar Clinton.

 

Flauti magjik i Sali Berishës!

Nga Artur ZHEJI

Përfundimisht Sali Berisha dhe grupi i tij më i ngushtë, politik dhe ekonomik, janë vështirësisht të konkurueshëm. Sepse të fitosh betejat në një terren rrëshqitës dhe armiqësor, duke patur administratën amerikane dhe Brukselin kundra, është padyshim në kufirin e të pamundurës.
Sepse beteja e Doktorit, nuk ishte rikthimi në pushtet, por pushteti i plotë mbi Partinë Demokratike, të cilin ja lëkundi për disa kohë vetëm Lulzim Basha.

Porse ambicia verbuese dhe etja e pasosur për të vrarë politikisht Bashën, që nuk kishte pas vetes grupime ekonomike, apo grupime të fortësh të mirë armatosur, punoi mirë e bukur, në interes të Doktorit.

Grupi i brishtë i deputetëve të rinj rreth Bashës, gjykuan krejt para kohe, se Saliu, politikisht mori fund dhe vrapuan te oborri i Doktorit, me shpresë ti rrëmbenin Partinë Demokratike.

Doktori, një ujk i sprovuar politik, i joshi me dhurata dhe me xhingla vezulluese, përderisa të zgjidhte dy çështje kryesore:
– Rrëzimin politik të Bashës
– Marrjen e vulës, pra aktin përfundimtar noterial të pronësisë ndaj Partisë, godinën madhështore dhe truallin e pafund përreth…

Tani Doktori, ka lluksin e trashëgimisë së pronës së vet, tapinë e së cilës, të gjithë ambiciozët me brirë, i dhanë një dorë që ay, ta fitonte, ta fitonte me çdo kusht, edhe duke gënjyer ujqit e rinj, si të ishin ca keca me këmborë. Një bravo të madhe për Doktorin, që korri një fitore të fundit, të denjë për manual studimi, në shkencat politike shqiptare.

Kardiologu, u rrëfye mbi të gjitha një psikolog i përkryer! Dhe me fyellin e një Fakiri persian, luajti fort bukur me gjarpërinjtë dhe gjarpërueshet e reja. Fillimisht i magjepsi që të kafshonin me dhëmbkat e helmuara Lulzim Bashën e njomë, e më pas i joshi të lodronin si “liderët” e të ardhmes, duke i futur përmes tingujve të të njëjtit fyell magjik, në thesin e tij, thurrur me fije kërpi dhe premtimesh që mrekulluan kecat apo gjarpërushët pa kërbisht!

Tani Sali Berisha, është rikthyer përfundimisht! Është në pushtet të plotë të lojës politike dhe komunikon me kode vetëm me Edi Ramën! Gjykoj se vetëm Argita dhe Shkëlzeni mund të trashëgojë natyrshëm këtë Parti, të tjerat janë fjalë dhe tinguj plot fantazi të Flautit magjik, që ja mbërriti deri këtu!

Se çdo bëjnë kecat që ju fal ca kohë e drejta të ulurinjë si këlyshë ujqish, është çështje garniture dhe sallaturinash… rizgjimi i tyre do të jetë një dramë e vockël dhe e parëndësishme. Game over!

Sali Berisha në poltronën e PD ndërsa Edi Rama, në poltronën e kryeministrit, edhe për një mandat të katërt! Kjo është marrëveshja, që të gjithë do ta mohojnë dhe do të përbetohen, se nuk ka ndodhur kurrë!

Dhe madje, shumë kush do ti besojë këto përbetime, për të “mirën” e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Spak, nëse do të vazhdosh të jesh SPAK-u! Është rasti ta kesh mirë mendjen, tash e tutje!

Kaq për sot…

Bashkitë “harrojnë” të mbledhin borxhet, KLSH: Qindra milionë lekë të pa arkëtuara

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një seri raportesh për kontrolle në Bashki të ndryshme në vend dhe emëruesi i përbashkët në të gjithë raportet janë detyrimet e pa mbledhura nga ana e këtyre institucioneve.

 

Kështu KLSH i ka rekomanduar Bashkisë Berat që të marrë masa dhe të ndjekë të gjitha procedurat administrative dhe ligjore për arkëtimin e detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore në vlerën 382.5 milionë lekë nga taksapaguesit të biznesit, institucione shtetërore, familjarë, fermerë, individë etj, vlerën prej 3.8 milionë lekë të gjobave të vëna nga IMT për kundra vajtje nga personat fizik/juridik, si dhe vlerën prej 1.5 milionë lekë të tarifës së qirasë nga qiramarrësit e aseteve në pronë/përdorim të Bashkisë.

Një tjetër bashki që duket se ka të njëjtin problem është edhe në Bashkinë Krujë ku rezulton se gjendja e debitorëve progresiv për subjektet fizik/juridik, në fund të vitit 2022 rezultojnë 2,412 subjekte debitorë në vlerën 613 milionë lekë, ndërsa detyrim i krijuar gjatë vitit 2023 rezulton në vlerën 102 milionë lekë, dhe në fund të vitit 2023 rezultojnë 2488 subjekte në vlerën 715 milionë lekë.

Në Bashkinë Durrës KLSH konstaton se vlera e debitorëve nga taksat dhe tarifat vendore në fund të vitit 2022 prej 165 milionë lekë, është e pasaktë, pasi kjo vlerë i përket vlerës debitorëve të krijuar në vitin ushtrimor 2022. Nga të dhënat e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore vlera progresive në datë 31.12.2022 e debitorëve nga taksat dhe tarifat vendore është në vlerën 799 milionë lekë, duke sjellë një mosrakordim për vlerën 634 milionë lekë.

Në Bashkinë e Korçës audituesit kanë dalë në përfundimin se detyrimet nga taksat dhe tarifat e bizneseve, në vlerën 203 milionë lekë kurse detyrime nga taksat dhe tarifat vendore për familjet në vlerën 234 milionë lekë.

Një auditim i ngjashëm në Skrapar ka nxjerrë gjithashtu detyrime të papaguara dhe të pa arkëtuara nga ana e Bashkisë.

Konkretisht nga auditimi i të dhënave në lidhje me detyrimet e tatimpaguesit nga taksat dhe tarifat vendore që kanë ndaj Bashkisë Skrapar, u konstatua se deri më datën 31.12.2022, borxhi tatimor është në vlerën 85.8 milionë lekë. “Përgjatë vitit 2022 vlera debitore e krijuar është 9 milionë lekë, si dhe vlera debitore e krijuar gjatë vitit 2023 është 10.6 milionë lekë.

Për Bashkinë e Fierit KLSH ka nënvizuar se nuk janë marrë masa të plota për arkëtimin e detyrimeve të prapambetura nga debitorët, duke bërë që detyrimet e pa arkëtuara për taksat dhe tarifat vendore në mënyrë progresive më datën 31.12.2022, në kenë vlerën 236.8 milionë lekë.

Në të gjithë rastet KLSH ka kërkuar që të merren masa për arkëtimin e këtyre detyrimeve nga ana e Bashkive./Monitor

Kafja ka efekte anësore në organizëm, ja tre shenja që tregojnë se ndoshta po e konsumoni më shumë seç duhet

Të shumtë janë ata që nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Është një nga pijet më të njohura në mbarë botën.

 

Përfitimet e tij janë të shumta, më e rëndësishmja është përmbajtja e lartë e acideve klorogjenike antioksidante (polifenole). Përveç kësaj, ngre humorin, rrit performancën gjatë sportit duke rritur qëndrueshmërinë, ndikon pozitivisht në rregullimin e peshës trupore, mbron nga kanceri, diabeti i tipit 2 dhe Parkinson dhe është i mirë për zemrën.

Por duhet konsumuar me masë, përndryshe mund të ketë efekte anësore në organizëm. Përveç vështirësive për të fjetur dhe nervozizmit, ja tre simptoma të zakonshme që ju pini shumë kafe…

1.Dhimbje koke

Një nga simptomat më të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë është dhimbja e shpeshtë e kokës. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse pini shumë kafe dhe ndaloni papritur.

2.Aciditeti

Kafja e tepërt mund t’ju bëjë nervoz dhe të ndiheni sikur po acaroheni nga gjëja më e vogël.

3. Diureza e rritur

Kjo ndodh sepse kafeina ka edhe veti diuretike ndaj na dërgon më shpesh në tualet. E njëjta gjë vlen edhe për çaji

BIRN: Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

Pesë vjet pas nisjes së hetimeve për rrugën Kardhiq-Delvinë, në Gjykatën e Posaçme u zbulua se prokuroria kishte kontraktuar një ekspert të dënuar për “ekspertim të rremë” për të vlerësuar tenderin. Gjykata urdhëroi kryerjen e një ekspertimi të ri, që u kundërshtua nga të pandehurit.

Pesë vjet më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kontraktoi një ekspert të dënuar me vendim të formës së prerë për “ekspertim të rremë” dhe pa të drejtë ushtrimi profesioni për të vlerësuar tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, që po hetohej për favorizimin e një kompanie private në procedurat prokuruese.

Pesë vjet më vonë, ky fakt u zbulua në procesin gjyqësor kundër ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato dhe zyrtarëve të tjerë në Gjykatën e Posaçme, duke sjellë shtyrjen e procesit deri në kryerjen e një akt-ekspertimi të ri.

Gjykata e Posaçme deklaroi paligjshmërinë dhe papërdorshmërinë e aktit të ekspertimit të kryer në vitin 2019 në seancën paraardhëse, pasi të pandehurit ngritën pretendime se ekspertët e caktuar në atë kohë nga prokuroria kanë qenë të palicensuar dhe njëri prej tyre, i dënuar.

Gjykata vendosi gjithashtu që të kryhet një ekspertim i ri. Të pandehurit dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë e kontestuan këtë vendim, duke e cilësuar të padrejtë kryerjen e një ekpsertimi të ri pas pesë vitesh.

Të martën, ekspertët e pranishëm në seancë kërkuan dy muaj kohë për kryerjen e ekspertimit të ri. Për rrjedhojë, gjykata e shtyu seancën afër afatit maksimal të mundshëm, për më datë 9 korrik, në orën 13:00.

Sonila Qato dhe vartësit e saj akuzohen nga SPAK se favorizuan një shoqëri në hije për tenderin e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në 2019-ën – që solli dhe dorëheqjen e Qatos në shtator të atij viti. ARRSH ngriti grup pune në vitin 2019 për të verifikuar punimet e kryera nga kompania “Gjoka…” në tunelet e rrugës së Arbrit, që i ishin dhënë me koncesion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kontrolli erdhi pasi kjo shoqëri garoi për tenderin 19 milionë euro në rrugën Kardhiq – Delvinë, duke pretenduar se ishte skualifikuar me të padrejtë.

Sipas SPAK, ARRSH ka iniciuar një hetim administrativ për zbatimin e kontratës koncesionare të rrugës së Arbrit, duke prodhuar të dhëna të rreme për të argumentuar skualifikim e kompanisë “Gjoka” nga tenderi”. Prokuroria i akuzon anëtarët e grupit të punës për “Falsifikim të dokumenteve”, me argumentin se kanë përgatitur në të njëjtën ditë dy raporte që ndryshojnë nga përmbajtja.

Gjithashtu, pretendohet se përmbajtja e këtyre raporteve ka rezultuar në kundërshtim edhe me dokumentacionin e dorëzuar nga ana e bashkimit të operatorëve “Gjoka Konstruksion”, si dhe janë vlerësuar prej prokurorisë tërësisht të ndryshme nga të dhënat e përftuara nga procesverbali i këqyrjes së realizuar nga Policia Gjyqësore apo dhe aktit të ekspertimit të kryer nga ana e ekspertëve të caktuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda – akt ekspertimi që u vlerësua i pavlefshëm në seancën parardhëse./BIRN

25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Albin Kurti: BE është synimi ynë politik dhe NATO destinacioni ushtarak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se 25-vjetori i çlirimit të vendit, është ditë e veçantë.

Në seqncën speciale që pombahet në Kuvendin e Kosovës, ai tha se është e rëndësishme të përqendrohemi në të tashmen për të reflektuar mbi rrugën që kemi kaluar deri këtu.

Kurti shtoi se 12 qershori i vitit 1999 është fiksuar si dita e çlirimit të Kosovës sepse atë ditë dhjetëra e mijëra ushtarë të NATO-s kaluan kufirin dhe u futën si trupa këmbësorie në territorin e Kosovës.

“Kjo erdhi pas fushatës 78 ditore të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi në përpjekje për ta ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin që shteti serb po e kryente mbi shqiptarët në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se 25 vjet pas çlirimit, duam marrëdhënie të mirë me fqinjët, me njohje e pa sulme.

“Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak”, tha Kurti.

Kurti theksoi se pikërisht se kemi vuajtur dhe kemi humbur, tash duam që Kosova e të gjithë qytetarëve ta gëzojnë, shumica shqiptare me pakicat.

“Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, e njohje, pa sulme. Kurrë më të lirë e të pavarur nuk kemi qenë”, ka thënë ai.

Mbi dy orë e vetme në SPAK, ja për çfarë u pyet Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Kryemadhi hyri e vetme, pa asnjë avokat dhe pa asnjë dosje voluminoze në godinën e qelqtë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ajo u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni nga prokurori që ka në dorë një dosje sa i takon pasurisë së çiftit.

Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.

Ndërkohë më 11 prill 2024 SPAK mori në pyetje për gati 5 orë nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, pikërisht në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit për lobimin në SHBA.

Ish-deputeti socialist dhe Vis Martinaj futën “Helenën e Trojës” për ta eleminuar/ Kush është Durim Bami, u shpëtoi disa atentateve të mirëorganizuara

Një grup prej 16 vetash ishte mobilizuar për “kokën” e Durim Bamit, për llogari të ish deputetit Arben Ndoka, me financim të Ervis Martinajt.

Vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, e kërkonte ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili kishte dyshime të forta se Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të deputetit, Aleksandër Ndoka në Lezhë.

Durim Bami i kishte kërkuar pajtim me Ndokën, por ai nuk e ka besuar, ndaj ka gjurmuar Durim Bamin për ta vrarë. Gjurmimi i Bamit është realizuar jo vetëm në zonën e Niklës por deri në Sarandë, ku ai ka pushuar.

Ndërsa për gjurmim grupi ka futur në lojë Manecin e thirur “Tërmeti”, Gentjan Bejtjan e vrarë 1 muaj më parë në serën me domate, Nazmi Stafukën, vëllain e Enver Stafukën. Në lojë është futur dhe Behar Bajri, i cili duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bamin, i propozon Arben Ndokës që ta thërasë për vizitë në shtëpinë e tij në Shkodër dhe më pas aty ti grijnë të gjithë.Këtë plan e mbështet dhe Arben Ndoka, por në Shkodër nuk shkon Durim Bami dhe vrasja e tij dështon sërisht.

Për shkak të përpjekjeve të shumta për të vrarë Durim Bamin, SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhëndrit të tij Arian Tuku, nipit të tij Samuel Ndoka, Ervis Martinaj, Astrit Avdyli, nipit të tij Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Elvis Ndreca, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Gjin Ndoj, Marklen Haka.

Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e Durim dhe Valter Bami, vendi ku do strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi.

Më konkretisht Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 9 dhjetot 2017.

Arian Tuku, dhëndëri i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Samuel Ndoka, djali i Aleksandërit ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar Arben Mërkuri me pseudonimin “Tërmeti” dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të ish-deputetit, Arben Ndoka.

Arben Mërkuri,ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit, Arben Ndoka.

Aldo Avdyli, ka pasur dhe marrë përsipër rolin e ekzekutorit të Durim dhe Valter Bami për llogari të Arben Ndoka.

Grupet kriminale arritën deri aty sa të fusnin një “Helenë të Trojës”, një vajzë që të hynte në shoqëri me të dhe të shërbente si informatore, por edhe në këtë rast nuk ia dolën, pasi atentati nuk u krye.

Gentian Bejtja, ka ndërruar jetë në vitin 2024, ka pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bami, me qëllim vrasjen e tyre. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja, kanë pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bamit, me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Nga ana tjetër Emiljano Shullazi, nga ambjentet e paraburgimit 313 ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e Durim dhe Valter Bami dhe informimin e Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Gjithashtu Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bami. Marklen Haka, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me Emiljano Shullazi.

Në janar 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

Në 10 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me Valter Bami i cili ka lëvizur me një makinë tip Range Rover. Emiljano Shullazi shprehet një moment që: “…kape q… ropt mos ja zgjat, se jam k’tu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg Rraja (Redjan Rraja) thotë që Duri, (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”.

Më 11 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe e pyet në lidhje me Zajën (Albert Zaja), një person me emrin “Skënder” dhe një person me emrin “Mero”.

Emiljano Shullazi i tregon që: “…në polici janë informacione sikur këto tre persona janë njerzit e tu. Në vazhdimësi i kërkon që,…”ngreje” pak këtë Zajën (Albert Zaja) se ju aty tek bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapin mirë kamerat. Dyshohet se kërkon të angazhojë Albert Zajën për të vrarë Durim Bami.

Më 14 janar 2020 Emiljano Shullazi, komunikon me Marklen Haka, ndër të tjera e pyet se çfarë thotë Tugu (dyshohet se i referohet shtetasit Flamur Haka alias Tuk Haka) dhe se në fillim duhet hequr Duri (Durim Bami).

Në 18 janar 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka të cilit ndër të tjera jep porosi që mos t’ju ketë besë Durim dhe Valter Bami duke ju shprehur: “… Vallahi z’di gjo o Marglen, e ca s’bëjnë, po besë mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos ja u kthe…”.

Në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka, të cilit i tregon që: “…Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë. Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar.

Emiljano Shullazi i shkruan: “…si t’ja bëjmë ma e kap kurvën….ma e rrjep ma e torturu, ishalia ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan…”.

Më 6 mars 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen Durim Bami me qëllim që Arbeni, të marrë masa për vrasjen e tij.

“…po më thon tani qe rrin aty tek Oxhaku shumë, dhe del edhe pa blind, tek lokal “Artisti” dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me çunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën ti…”.

Për të mbaruar Durim Bamin, Shullazi flet me Marklen Hakën duke i thënë se ka folur dhe me Ilir Pajën, por ai nuk lëviz nga vendi e ka mendjen tek malli.

Siç del në këtë dosje ish-deputeti Arben Ndoka është i angazhuar me qëllim vrasjen e Durim Bami për shkak se dyshon si autori kryesor dhe organizator i vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka ndodhur në Lezhë më 9 dhjetor 2017. Ai shprehet se është i interesuar të vrasë Durim Bamin dhe vëllain e tij Valter Bami, por edhe persona të tjerë nëse do jenë në prezencë të tyre.

Me qëllim realizimin e vrasjes Arben Ndoka bashkëpunon me lidhjet e tij familjare dhe shoqërore bashkëpunon më dhëndrin e tij (bashkëshortin e vajzës) Arian Tuku, i cili e mbështet duke i krijuar kontakte me persona që kryejnë vrasje, e ndihmon ekonomikisht dhe me informacione për lokalizimin e Durim Bamit.

Arjani gjithashtu ka kontaktuar me personin të cilin e përmend si “daja” të cilit i ka kërkuar që të kryejë vrasjen e Durim Bamit dhe ta bëjë me versionin “me ndërrim” ose me “pagesë”.

Gjithashtu Arian Tuku shprehet i gatshëm të transferojë para nga llogaria e tij bankare në Itali drejt një banke në Shqipëri me qëllim që t’i përdorë këto para për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Arben Ndoka çdo organizim që bën për vrasjen e Durim Bamit e konsulton me Arian Tukun, ku i tregon të gjitha veprimet dhe komunikimet që ka kryer me persona të ndryshëm për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka, bashkëpunon me nipin e tij Samuel Ndoka me qëllim kontaktin me personat të cilët do të kryejnë lokalizimin, ndjekjen dhe vrasjen e Durim Bami. Samuel Ndoka me porosi të xhaxhait të tij Arben Ndoka mban kontakte me shtetasin Gentian Bejtja dhe Naim Stafuka, të cilët i kanë treguar vendet që frekuenton shtetasi Durim Bami, automjetet që përdor dhe oraret kur lëviz.

Samuel Ndoka gjithashtu mban kontakte me shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli të cilët janë persona të kontraktuar për vrasjen e Durim Bamit, siç u pa edhe në rastin e datave 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim të përshkruar më lart.

Arben Ndoka bashkëpunon me Ervis Martinaj me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Ervis Martinaj ka pasur rolin e bashkë financuesit për kontraktimin e personave që do të angazhohen në realizimin e vrasjes.

Gjithashtu ky shtetas ka fumizuar shtetasin Arben Ndoka me informacione për lokalizimin e shtetasve Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi. Ervis Martinaj ka siguruar automjetet për ndjekjen dhe vëzhgimin e shtetasit Durim Bami të përshkruar më lart në rastin e datës 17-18 gusht 2020.

Arben Ndoka bashkëpunon me Astrit Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe marrjen peng të Valter Bamit. Astrit Avdyli i ka ofruar Arben Ndoka, nipin e tij Aldo Avdyli dhe lidhjen e tij Arben Mërkuri për mbështetje me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjithashtu e ka furnizuar me logjistikë duke i siguruar maska plastike që do të përdorin personat që do të kryejnë vrasjen. Në periudhën e komunikimeve Astrit Avdyli, gjendet në ambientet e burgut dhe pavarësisht se ndodhet në një burg të sigurisë së lartë ai është në gjendje që të përdorë një telefon celular dhe aplikacion të enkriptuar siç është “SkyECC” dhe madje të bashkëpunojë në kryerjen e vrasjeve.

Arben Ndoka bashkëpunon me shtetasin Aldo Avdyli, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami. Shtetasi Aldo Avdyli është instruktuar nga shtetasi Astrit Avdyli dhe është strehuar në ambientet e ofruara nga Arben Ndoka në qytetin e Lezhës ku ka pasur rolin e ekzekutorit të Durim Bami.

Siç përshkruhet edhe në rastin e datës 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim ky person është angazhuar për të kryer vrasjen e Durim Bami në Shkozet kur ai të kthehej nga Saranda. Aldo Avdyli, ishte futur nga Mali i Zi në Shqipëri nga kufiri i gjelbër përmes ndihmës që I ka dhënë Arben Ndoka dhe Miri Bitri.

Arben Ndoka bashkëpunon me Arben Mërkuri, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Arben Mërkuri është instruktuar nga Astrit Avdyli për t’i dhënë ndihmë.

Ish-deputeti Ndoka, bashkëpunon me Jozi Kraja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Jozi Kraja ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek Arben Ndoka. Jozi Kraja i porositur nga Arben Ndoka ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës me qëllim konstatimin e Durim Bamit tek “Hotel King” dhe njoftimin e personave që do ta prisinin në Shkozet për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka bashkëpunon me Elvis Ndreca, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Elvis Ndreca ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek shtetasi Arben Ndoka.

Gjithashtu Arben Ndoka bashkëpunon me Gentian Bejtja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Gentian Bejtja është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënien ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka, Ervis Martinaj dhe Samuel Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e shtetasit Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi.

Gjithashtu Gentian Bejtja ka strehuar në banesën e tij dhe Naim Stafuka personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bami. Ky shtetas ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton, Durim Bami.

Arben Ndoka ka bashkëpunuar me Naim Stafuka, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Naim Stafuka është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënjen ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e Durim Bami. Naim Stafuka, ka strehuar në banesën e tij dhe të Gentian Bejtja personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Gjithashtu, ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton Durim Bami.

Arben Ndoka flet me Emiljano Shullazi, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami. Shullazi, ndërkohë që ishte në ambientet e burgut ka komunikuar me shtetasin Arben Ndoka, duke e furnizuar me informacion për lëvizjet, vendet që frekuenton, rrugën që përshkruan, personat që e shoqërojnë dhe automjetet që përdor Durim Bami.

Emiljano Shullazi, ka shprehur vullnetin që do e ndihmojë Arben Ndoka me qëllim vrasjen e Durim Bami dhe se është në kontakt me një person që i jep informacione për vendndodhjet e tij, siç ilustrohet dhe në bisedat e kryera.

Në lidhje me këtë episod duket qartë bashkëpunimi i Emiljano Shullazi me Marklen Haka. Shullazi është i interesuar për realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe për të arritur këtë qëllim ka angazhuar Marklen Haka. Shullazi është në kontakt me persona të interesuar për vrasjen e tij ndër ta edhe me shtetasin Arben Ndoka.

Marklen Haka duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bami dhe Valter Bami siguron informacion në lidhje me automjetet që përdorin, vendet që frekuentojnë dhe personat që shoqërohen me Durim dhe Valter Bami. Këto informacion Marklen Haka i ndan me Emiljano Shullazi që ndodhej në burg, me qëllim që ai t’i ndaj këto informacione me personat që do të organizojnë vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Gjithashtu Arben Ndoka, flet me Blerim Abazi, me qëllim realizimin e vrasjes së Bamit. Abazi e furnizon Arben Ndoka me informacion në lidhje me lokalizimin, vendet që frekuenton dhe personat që shoqërohet Durim Bami.

Në rastin kur ky i fundit ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e “Urës së Gjolës” e ka ruajtur dhe ka informuar shtetasin Arben Ndoka. Referuar verifikimeve të kryera në gjendjen civile, Blerim Abazi banon në Derven, Krujë zonë e cila është në afërsi të zonës që banon dhe frekuentohet nga shtetasi Durim Bami, për këtë fakt ka akses në informacion në lidhje me lëvizjet e tij.

Për të vrarë Bamin, Arben Ndoka flet me Gjin Ndoj. Ndoj i shpjegon Ndokës që në afërsi të Objektit, ka një vend me ferra dhe shkurre ku mund të fshihesh dhe të realizosh vrasjen. Gjithashtu i dërgon foto të automjeteve që Durim Bami përdor dhe i jep informacion për personat që e shoqërojnë.

Për të ekzekutuar Durim Bamin, ish-deputeti i PS Arben Ndoka flet me Behar Bajrin alias Brajoviç. Behar Brajoviq ka kontaktuar me Durim Bami dhe e ka ftuar në banesën e tij në Shkodër.

Mbas kësaj bisede që Behar Brajoviq ka kryer me Durim Bami ai ka kontaktuar Arben Ndoka dhe i ka treguar që: “…nëse vjen Durim Bami në Shkodër tek unë a je gati që t’i grijmë dhe Arben Ndoka është dakordësuar. Behar Brajoviq i shprehet gjithashtu që nëse ai (Durim Bami) shkon ta takojë është i vdekur në Shkodër…”.

I shumëkërkuar i drejtësisë Durim Bami arrestohet në Dubai! Akuzohet për sigurim të kushteve për vrasje dhe grup kriminal

Durim Bami, i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, është arrestuar ditën e sotme (12 Qershor) në Dubai.

 

Ai është vendosur në pranga me qëllim ekstradimin në vendin tonë. Ndaj tij rëndojnë akuza për vepra të ndryshme penale, nga sigurimi i kushteve për të kryer vrasje, tek grup i strukturuar kriminal dhe kultivim narkotikësh.

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Sot ne date 12.06.2024 eshte arrestuar ne Dubai me qellim ekstradimi drejt vendit tone shtetasi Durim Bami datelindja 29.10.1979 pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.49 Date 15.05.2024, ka caktuar masen e sigurise “Arrest me burg”, per kete shtetas per veprat penale; “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndeve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet, 80, 284, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal.

Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone”, thuhet në njoftim.