29.5 C
Tirana
E enjte, 31 Korrik, 2025

Eduart Ndocaj takim me qytetarët në Rrëshen: Lezha, Mirdita dhe Kurbini meritojnë më shumë! (VIDEO)

Kandidati për deputet në qarkun e Lezhës nga Koalicioni Aleanca Euroatlantike, Eduart Ndocaj, ka shpërndarë një mesazh në faqen e tij zyrtare në Facebook, pas takimit të mbajtur një ditë më parë në sheshin qendror të Rrëshenit, ku morën pjesë qindra qytetarë të Mirditës.

Mikpritja juaj e zjarrtë dhe entuziazmi i jashtëzakonshëm që na treguat na bëri të ndihemi më të fortë dhe më të motivuar se kurrë për të vazhduar këtë rrugë të drejtë dhe të nevojshme për Mirditën, Lezhën dhe gjithë Shqipërinë.

Më tej Ndocaj shkruan se pa në sytë e mirditorëve shpresë dhe një dëshirë të fuqishme për ndryshim.

Dje, në sheshin e Rrëshenit, pashë në sytë e mirditorëve një shpresë të rinovuar, një dëshirë të fuqishme për ndryshim. Ata erdhën me besimin se mund të bëjmë më shumë për këtë trevë, se mund të realizojmë mundësi për të rinjtë, për fëmijët, dhe për çdo qytetar të Mirditës. Ata nuk ishin atje thjesht për të pritur, por për të bërë një ndryshim të vërtetë. Për të bërë Shqipërinë më të mirë për ata që jetojnë këtu dhe që duan të mbesin këtu.

Duke kritikuar qeverisjen aktuale, Ndocaj bën thirrje për një ndryshim të thellë, që sipas tij mund të realizohet në zgjedhjet e 11 majit përmes votës për Aleancën Euroatlantike.

Sipas Ndocajt, Aleanca Euroatlantike është e vetmja që mund t’i çojë qytetarët drejt Europës.

Mirditorët, nuk janë njerëz që heqin dorë lehtë. Ata janë të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga padrejtësitë që kanë përjetuar për shumë vite. Ata kërkojnë më shumë se sa fjalë të bukura. Ata kërkojnë investime të vërteta, infrastrukturë moderne, shërbime që funksionojnë dhe mundësi që nuk i lënë të rinjtë të ikin nga atdheu i tyre. Ata kërkojnë një qeverisje që punon për ta, jo për ata që kanë shkelur mbi interesat e qytetarëve dhe kanë pasuruar xhepat e tyre.

Mjaft më me mashtrime dhe me qeverisje të paaftë!

Mirdita, Lezha, dhe Kurbini meritojnë më shumë! Meritojnë të kenë mundësinë të rriten dhe të zhvillohen, meritojnë të kenë mundësi për punësim, meritojnë infrastrukturë që nuk i lë vetëm në varfëri dhe izolim.

Me 11 maj, ka ardhur koha për të larguar këtë të keqe që ka sunduar Shqipërinë për 30 vjet. Ky është momenti ynë për të kërkuar një të ardhme më të mirë, për të votuar për një të ardhme që vjen nga Aleanca Euroatlantike, e vetmja forcë që na çon përpara drejt Europës dhe përtej.

Ndocaj i premtoi mirditorëve se zëri i tyre do të jetë prioritet për të sepse qytetarët meritojnë një përfaqësim të vërtetë.

 

Unë, Eduart Ndocaj, jam një prej jush dhe jam këtu për t’ju përfaqësuar ashtu siç duhet. Nuk kam pranuar kurrë kompromis me ata që kanë mbajtur këtë vend nën kontroll dhe kanë sjellë kaos dhe padrejtësi. Zëri juaj ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prioriteti im, sepse ju meritoni më shumë, meritoni një përfaqësim të vërtetë dhe një të ardhme që e keni pritur shumë gjatë.

Faleminderit edhe një herë të gjithëve për pjesëmarrjen dhe për besimin tuaj. Ky takim ishte një shembull i qartë se ndryshimi është i mundur dhe se jemi të gjithë të gatshëm për të punuar për një të ardhme më të mirë.

Mirdita meriton më shumë.

Lezha meriton më shumë.

Shqipëria meriton më shumë.

Voto për ndryshimin, voto për të ardhmen, voto për Mirditën dhe Shqipërinë që do të bëjmë bashkë!

 

Një javë nga zgjedhjet e 11 majit, Lapardhaja: Edi Rama po i bën fushatat si cirk elektoral

Përmes një interviste në Ora News, analisti Namir Lapardhaja tha se kryeministri Rama po bën një fushatë, ashtu sikurse më herët, një cirk elektoral.

Lapardhaja: Ajo që vihet re në partitë e mëdha, përpos premtimeve që janë të detyruara deri diku, mua më duket më tepër sikur Rama po bën një fushatë, ashtu sikurse më herët, një cirk elektoral. Jo vetëm për shkak të performancës së tij, por edhe në artikulim.

Rama ka në ligjim terma si çyrykë, që mbartin në vetvete shenja të një spektakli, sepse i intereson më shumë spektakli sesa politika. E vetmja gjë që kanë prodhuar socialistët në 3 mandate janë vetëm subjektet e drejtësisë për SPAK-un.

“Mos e ndiqni Ramën në llucë”/ Mesazhi i Bashës për socialistët e ndershëm: Shokëve të Ramës po u myken paratë në bodrume, ndërsa ju mbeteni me gisht në gojë. Më 11 maj tregoni që nuk jeni dele, por qytetarë me dinjitet!

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh në rrjetet sociale, ku i drejtohet socialistëve të ndershëm duke i ftuar të reflektojnë për zgjedhjet e 11 majit. Ai thotë se po mbështesin një regjim që ka pasuruar një grusht njerëzish në kurriz të qytetarëve të zakonshëm.

“Pse pranoni të trajtoheni si dele? A nuk ndjeni turp kur ata që keni votuar notojnë në para të vjedhura, ndërsa ju s’mund të bëni dot një javë pushime?”, shprehet Basha.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga Edi Rama dhe të zgjedhin Shqipërinë, jo krimin dhe korrupsionin.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Kam një mesazh për socialistët e ndershëm—jo për ata të 7×7=313!

Pse pranoni të trajtoheni si dele? Si njerëz pa tru, që u tërheqin nga hunda? Në 2013-ën, të paktën donit të vinit në pushtet. Po kë sollët në pushtet? Kush përfitoi? Ju? Familjet tuaja? Apo Lali Eri, Saja, Ben Ahmetaj, Ilir Beqja, Ilir Meta, Gjush Dako, Ter Koka, Vis Rroshi dhe gjithë çeta e tyre? Ju u dhatë pushtetin, ata e ndanë mes kriminelëve të korruptuar, përdhunuesve dhe trafikantëve.

A nuk ndjeni turp?

Ju, që kurseni deri edhe nga buka e gojës për të arsimuar fëmijët tuaj, kur ai ua dorëzoi pushtetin banditëve! Dhe ju prapë nga pas, si dele. Rezultati? Paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve, ndërsa ju prapë me gisht në gojë.

A nuk ndiheni të turpëruar kur i shihni ata që u keni besuar, i keni votuar duke notuar në para të vjedhura, të mykura nëpër bodrume? Kurse ju s’mund të bëni dot as një javë pushime! Ata ju vjedhin, ju poshtërojnë, ju lënë pa bukë, pa të ardhme—dhe prapë ju tërheqin pas si derrat në llucë.

Me 11 maj, tregoni që nuk jeni dele!

Shumë prej jush kanë reflektuar. Shumë prej jush e kanë kuptuar se nuk mund të vazhdojnë të votojnë për të pasuruar një grusht njerëzish dhe për të mbajtur mbi supe njollën e turpit të një grupi që u ka shërbyer vetëm të korruptuarve dhe vetëm kriminelëve.

Ju e keni në dorë, o jeni me Shqipërinë, o jeni me Edi Ramën!

Nëse jeni me Edi Ramën, jeni kundër Shqipërisë, jeni kundër familjeve tuaja!

Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë! Rroga minimale dhe ajo mesatare, janë më të ulëtat në rajon

Në Bashkimin Europian, në vitin 2023, personat e aftë për punë të moshës 20-64 vjeç, punonin mesatarisht 36.1 orë në javë, sipas Eurostat.

 

Ky numër u referohet orëve, që njerëzit kanë punuar realisht në punën e tyre kryesore, në javën e referencës.

Orari mesatar i punës në javë, ndryshon ndërmjet vendeve të BE-së. Ato me javën më të gjatë të punës, ishin Greqia (39.8 orë), Rumania (39.5), Polonia (39.3) dhe Bullgaria (39.0).

Në të kundërt, Holanda, kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).

Shqiptarët, punojnë me orët më të gjata në Europë

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shqiptarët punojnë më gjatë se të gjithë në Europë. Për vitin 2023, të punësuarit me pagë punonin mesatarisht 43.7 orë në javë, ose 7.6 orë më shumë se mesatarja europiane.

Orët më të gjata janë në prodhim (46.5), bujqësi (44.8) e ndërtim (45.6) dhe më të ulëtat në administratë (40).

Pas Shqipërisë renditet Turqia me 43.1 orë.

Ballkani përgjithësisht punon më gjatë. Në mal të Zi punonjësit janë në punë 42.8 orë në javë, në Serbi 41.3, në Bosnjë 41.2 dhe në Maqedoninë e veriut gati 40 orë.

Ndonëse shqiptarët rrinë më gjatë në punë, ata paguhen më pak se të gjithë, teksa si paga minimale ashtu dhe ajo mesatare janë më të ulëtat në rajon (nuk ka të dhëna për Kosovën).

Personat e punësuar sipas orëve mesatare të punës aktuale

Në BE, në vitin 2023, 37,1% e të punësuarve, punonin mesatarisht ndërmjet 40 dhe 44,5 orë në javë, ndërsa vetëm 7,1% regjistronin më pak se 20 orë punë aktuale në javë, në punën kryesore.

Diapazoni 40-44.5 i orëve aktuale të punës përfaqëson pjesën më të madhe në shumicën e vendeve – me përjashtim të Irlandës, Finlandës, Belgjikës, Francës dhe Danimarkës, ku pjesa më e madhe e të punësuarve, ishte në intervalin 35-39.5 orë mesatare të punës në javë.

I njëjti interval orësh (40 deri në 44.5), tregon gjithashtu dallimet më të mëdha midis vendeve.

Përqindjet më të mëdha, u regjistruan në Bullgari (82,2%), Rumani (80,2%) dhe Letoni (77,7%). Përqindjet më të ulëta, u gjetën në Belgjikë (16,1%), Francë (13,3%) dhe Danimarkë (10,6%)./Monitor

IMG-20250501-WA0008

 

Zelensky falënderon Trump pas nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet: Rezultati i parë i prekshëm i takimit në Vatikan

Volodymyr Zelensky ka folur për marrëveshjen e saponënshkruar me SHBA-në për burimet natyrore, duke i kërkuar parlamentit të tij ta ratifikojë atë shpejt.

 

“Ne jemi të interesuar që të mos ketë vonesa me të,” tha ai.

Udhëheqësi ukrainas pranoi gjithashtu një debat të gjatë për të arritur marrëveshjen, me negociatorët e detyruar të ktheheshin në tryezë pas një mosmarrëveshjeje dramatike midis Zelensky, Donald Trump dhe JD Vance në Shtëpinë e Bardhë.

“Të gjithë përfaqësuesit tanë bënë një punë të mirë,” tha ai.

“Marrëveshja ka ndryshuar ndjeshëm gjatë procesit të përgatitjes. Tani është vërtet një partneritet i barabartë, një partneritet që krijon mundësi për investime të konsiderueshme në Ukrainë, si dhe modernizim të konsiderueshëm të industrive të Ukrainës dhe, po aq e rëndësishme, të praktikave të saj ligjore.”

Zelenskyy shprehu gjithashtu kënaqësinë që “marrëveshja nuk parashikon asnjë borxh”.

Ai gjithashtu ndau disa detaje në lidhje me rolin e takimit në Vatikan midis tij dhe Trump përpara funeralit të Papës fundjavën e kaluar.

Unë dhe Presidenti Trump diskutuam gatishmërinë tonë për të përfunduar këtë marrëveshje gjatë takimit tonë në Vatikan.

Në fakt, ky është rezultati i parë i prekshëm i atij takimi në Vatikan, duke e bërë atë historik, ne presim me padurim rezultate të tjera nga ajo bisedë, ishte një takim kuptimplotë dhe unë dhe Presidenti Trump e shfrytëzuam çdo minutë në maksimum. E falënderoj për këtë. Dhe edhe një herë, i falënderoj të dyja ekipet tona, atë ukrainase dhe atë amerikane.”

Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ka kallëzuar në SPAK Belinda Ballukun dhe Bashkinë Tiranë, për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në kryeqytet.

Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ka kallëzuar në SPAK Belinda Ballukun dhe Bashkinë Tiranë, për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në kryeqytet.

 

Kallëzimi është depozitar në SPAK mesditën e sotme, 2 maj, nga drejtuesi i shoqatës, Florian Haçkaj.

Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet në Shqipëri bien me 75%! Shkak, çmimet e ulëta që ofrojnë blerësit e huaj! Konkurrenca me prodhuesit spanjollë dhe grekë në Itali është shumë e fortë

Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e sektorit.

 

Për muajt janar-mars 2025 sipas të dhënave të Doganave u eksportuan rreth 322 ton vaj ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme eksportet e vajit të ullirit janë ulur 75%.

Për këtë periudhë në vlerë eksportet e vajit të ullirit arritën rreth 188,5 mijë lekë, kundrejt 1 miliardë lekë që ishin eksportet e muajve janar-mars 2024. Rënia e eksporteve në vlerë është 81%.

Përpunuesit dhe eksportuesit e vajit të ullirit pohojnë se vijojnë të jenë thuajse të bllokuar në eksportin e vajit rifuxho, për shkak të çmimeve të ulëta që ofrojnë blerësit e huaj, sidomos nga Italia, ku konkurrenca me prodhuesit spanjollë dhe grekë është shumë e fortë.

Aldo Jolla, eksportues nga zona e Belshit, tregon se prej muajit nëntor nuk ka arritur të shesë asnjë litër vaj të paambalazhuar. Aktualisht, ai ka të magazinuara 30 ton vaj ulliri të pashitur.

“Çmimi që kërkojnë grosistët italianë është nën koston e prodhimit. Po na ofrojnë 4,7 euro për litër, ndërkohë që në Spanjë çmimi arrin 4,2 euro. Nën 500 lekë për litër, ne nuk dalim as me koston e punës,” thotë ai.

Kostot e larta të prodhimit janë jo vetëm për shkak të pagave të larta për punonjësit, por edhe nga mekanizimi i ulët që nuk nxit rritjen e rendimentit, mungesa e subvencioneve për çdo litër vaj të prodhuar nga fermeri, si në Greqi, ku shteti subvencionon fermerin 1 euro për litër dhe nga niveli i lartë i informalitetit të shitjeve në vend.

Gjatë sezonit të fundit 2024/2025, Spanja, Greqia, Turqia, Portugalia etj., kanë pasur një prodhim të mbarë, që ka sjellë edhe rënie të çmimit të vajit të ullirit që eksportohet në tregjet e mëdha ndërkombëtare, duke e bërë vajin shqiptar jo konkurrues.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë më herët pohoi për Monitor se po punon për përmirësimin e kushteve të magazinimit dhe marketingut të vajit të ullirit, përmes një projekti të financuar nga Banka Botërore me vlerë rreth 1 mln USD. Sipas këtij projekti, planifikohet ngritja e një qendre moderne në qarkun e Beratit, ku do të kryhet ruajtja, ambalazhimi dhe brandimi i produktit shqiptar të vajit të ullirit.

Por aktualisht shpresa e vetme për eksportuesit duket të jetë sezoni turistik, ku pritet rritje e kërkesës nga restorantet për vaj ulliri, prej muajit mars.

Eksportues të tjerë pohojnë se për ta tregu i eksporteve zë më tepër peshë në shitje sesa tregu i brendshëm. Për këtë arsye po angazhohen për eksportin e vajit të ullirit të ambalazhuar me markë. Ndërsa në tregun e brendshëm kërkesa për vaj ulliri të ambalazhuar është e ulët.

Tregu i vajit të ullirit shënon luhatje të shumta vit pas viti. Në vitin 2023, rritja e lartë e eksporteve, kryesisht për vajin e paambalazhuar (rifuxho) drejt Italisë, u nxit pas bumerangut të krijuar me mbiprodhimin e vitit 2022, kur fermerët nuk gjenin treg për ta shitur vajin e ullirit.

Në dy vitet e shkuara 2023 dhe 2024 u rrit sasia e eksportit të vajit nga Shqipëria, sepse vendet si Spanja dhe Italia, që dominojnë tregun botëror, patën një rënie të madhe të prodhimit për dy vite me radhë, për shkak të mungesës së reshjeve. Gjatë sezonit të fundit 2024/2025, Spanja, Greqia, Turqia, Portugalia etj., kanë pasur një prodhim të mbarë, që ka sjellë edhe rënie të çmimit të vajit të ullirit që eksportohet në tregjet e mëdha ndërkombëtare./ Monitor

eks eks2

Zbulohen prova të reja/ Një planet misterioz mund të fshihet në sistemin diellor

Astronomët kanë zbuluar prova të reja që sugjerojnë se një planet i ri misterioz mund të fshihet në skaj të sistemit diellor.

planet

Një ekip ndërkombëtar nga Tajvani, Japonia dhe Australia përdori të dhëna 40-vjeçare nga dy anije kozmike për të dalluar ato që ata besojnë se janë shenja se ky planet i largët po lëviz rreth diellit tonë.

Planeti Nëntë (ose Planeti X siç e quan NASA) u shfaq për herë të parë si një mundësi reale në vitin 2016, kur dy astronomë nga Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë paraqitën prova për një tërheqje të madhe gravitacionale (një planet) shumë përtej Neptunit.

Tani, një studim i ri ka ngushtuar një listë prej 13 kandidatësh në një objekt të vetëm të mundshëm që lëviz ngadalë rreth diellit tonë në një distancë prej rreth 46.5 miliardë vitesh dritë.

Ky planet i ri në skajet e jashtme të sistemit diellor do të ishte pothuajse 20 herë më larg diellit sesa Plutoni.

Meqenëse ky planet i fshehur mund të jetë kaq larg, studimi i ri hipotezon se ka të ngjarë të jetë një gjigant akulli si Urani ose Neptuni.

“Megatenderi” i Spitalit të Djegieve, Vetting: Si u skualifikuan konkurrentet, që të fitonte nipi ish-deputetit të PS! Kreu i KPP i ‘hapi’ rrugën Arbër Abazit dhe Petrit Patushit! Myzyri përfundon në SPAK

 

EMISIONI VETTING

Pas pesë vitesh në 17 mars 2025, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara shpalli tenderin për rikonstruksionin e godinës së Djegies Plastike në QSUT, Tiranë, projekt do të financohet nga buxheti I shtetit me fondi limit 522 milionë lekë ose 5.2 milionë euro.

Për këtë tender u regjistruan gjithsej dymbëdhjetë operatorë ekonomikë, pesëmbëdhjetë ditë pas mbajtjes së tenderit u shpall fitues bashkimi i kompanive “AGRI CONSTRUCTION – ALKO IMPEX CONSTRUCTION” me ofertë 487 milionë lekë.

Disa prej operatorëve ekonomikë kërkuan më pak para për të realizuar projektin, psh. “ERGI”  me “BE-IS”  kërkuan 446 milionë lekë, pra 40 milionë lekë më pak se fituesit. Ajo që bie në sy është fakti se përveç konsorciumit fitues, të njëmbëdhjetë operatorët e tjerë ekonomikë janë skualifikuar që në fazën e parë duke ia garantuar fitoren biznesmenëve Petrit Patushi dhe Arbër Abazit. Ky i fundit është nipi i Sadri Abazit, ish deputetit të Partisë Socialiste, për të cilin Partia Demokratike ka ngritur vazhdimisht akuza për favorizim nga Komisioni i Prokurimeve Publike.

Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri sipas opozitës ka qenë i punësuar si jurist prej disa vitesh në kompanitë e Arbër Abazit. Vetë Myzyri është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme sepse dyshohet se ka favorizuar disa kompani në përfitimin e tenderave publikë.

Arbër Abazi renditet si një ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike, ashtu si në rastin e tenderit për rikonstruksionin e godinës së Djegies Plastike ku oferta fituese arrin 90% të fondit limit. Kjo procedurë e tenderit është shënuar me flamur të kuq nga “Openprocurement.al” pasi ka dyshime për korrupsion dhe favorizim të kompanive fituese.

Shumica e tenderave të fituar nga ALKO IMPEX CONSTRUCTION (Ish KLEDOR ALBANIA-09) janë me flamur të kuq pasi skualifikohen nga gara të gjithë pjesëmarrësit ose garon vetëm kjo kompani në tender duke u shpallur automatikisht fituese.

Duket qartë që ky proces tenderimi ngre shumë pikëpyetje rreth skualifikimit të kompanive që paraqitën një ofertë më të leverdishme për kryerjen e punimeve.

Oferta e shpallur fituese është bërë në bazë të pikëve, elementi kryesor i shpalljes së fituesit është çmimi, pra çmimi duhet të ishte sa më i ulët. Në këtë rast është shpallur fituese oferta me çmimin më të lartë pasi janë skualifikuar kompanitë e tjera.

Agjencia e Prokurimeve merr masa ndaj kompanive në QSUT

Analizimi i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për QSUT-në i publikuar në dhjetor 2023 të jep përshtypjen e një anarkie në Qendrën Spitalore më të rëndësishme në Shqipëri.

Nga verifikimet e kryera në Spitalin e Urgjencës, sipas auditit, “Nga verifikimi fizik i kryer në Spitalin A2 (Urgjencës) në mars 2023 “është konstatuar se në 1312 copë për 6 artikuj në vlerën 25 milionë lekë, nuk janë zbatuar specifikimet teknike” nga kompania “RO-AL” me pronar Robert Kaso.

Ka qenë Agjencia e Prokurimit Publik, e cila pasi ka marrë në dorëzim konkluzionet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zhvilluar një hetim më të thelluar, duke arritur në përfundimin se kompania “Ro-al” nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale. Më 25 Korrik 2024 me anë të vendimit nr. 73, APP-ja ka vendosur të përjashtojë operatorin ekonomik R0-AL nga e drejta për të fituar kontratat publike për një periudhë 12-mujore.

Një nga kompani tjetër që është penalizuar nga Agjencia e Prokurimit Publik për problemet me zbatimin e kontratave të përfituar nga QSUT-ja është “Biometric Albania” në pronësi të Artur Kadaresë.

Në korrik të vitit 2022, ish drejtoresha e Përgjithshme, Albana Fico do të nënshkruante kontratën me kompaninë “Biometric Albania”, për tenderin “Furnizim vendosje të aparaturave mjekësore për spitalin e ri të ndërtuar (A2), loti 10”.

Në 30 nëntor 2022, QSUT, në zbatim të kontratës, ka marrë në dorëzim 130 shtretër pacienti me kontroll manual për vlerën 12 milionë lekë dhe 84 krevat spitalor ICU me 3 motor për vlerën 10 milionë lekë.

Por sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Nga verifikimi fizik i kryer në Spitalin A2 (Urgjencës), më datë 27 dhe 28 mars 2023 u konstatua se 130 shtretër pacienti me kontroll manual për vlerën 12 milionë lekë me TVSH, nuk janë të rinj, por të përdorur…”.

Edhe në këtë rast, Agjencia e Prokurimeve Publike me anë të vendimit nr. 74 në 25 Korrik 2024 do të përjashtonte “Biometrik Albania” nga pjesëmarrja në procedurat e Prokurimit Publik për një periudhë 12-mujore.

Emërimi i Albana Ficos si Drejtoreshë e Përgjithshme nga Ministria e Shëndetësisë është bërë fillim të dhjetorit 2021 deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit në këtë pozicion pune. Sipas auditit, më QSUNT nuk ka kontratë punësimi të përkohshme ose të përhershme me Drejtorin e Përgjithshëm A.F. Pra gjatë të gjithë kohës që ka qenë në detyrë, ish drejtoresha e shkarkuar Fico, QSUNT është drejtuar me drejtor të përkohshëm dhe dy zv/drejtor përgjithshëm të përkohshëm.

Sipas ekspertit Erion Dasho, Shqipëria mund të ketë spitale që mund të jenë ndryshuar, mund të jenë lyer, mund të jenë shtruar pllaka, por teknologjia vjen duke u vjetëruar.

“Burimet njerëzore janë larguar dhe kanë lënë një sistem shëndetësor, i cili nuk është në gjendje që ti përgjigjet ashtu sikurse duhet nevojave shëndetësore të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Dr. Dasho.

Por teksa në rrjetën e SPAK-ut është rritur numri i zyrtarëve të lartë, në sektorin e Shëndetësisë bien më shumë të vegjlit. Deri tani i vetmi person i nivelit të lartë që është nën arrest dhe gjykim nga Gjykata e Posacme është ish ministri Ilir Beqaj. Duhet theksuar se hetimet ndaj tij kanë marrë shumë kohë dhe përsa i përket problemeve të theksuara në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza askush nuk është vendosur përpara përgjegjësisë nga kupola për skandalin e Onkologjikut, për tenderat me shkelje, për grabitjen e zyrave të administratës dhe së fundmi për inekzistencën e një godine për djegiet plastike.

FOTOLAJM/ “Po na kërcënojnë!”- Banorët e fshatit Kaçinar protestë kundër ndërtimit të Hec-it, mblidhen te ministria e Ballukut: Jo dorë e zënë në Mirditën e Bardhë!

Banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës, kanë dalë në protestë ditën e sotme para Ministrisë së Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku, për të kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali në zonën e tyre.

Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (11)

Ata e kanë cilësuar projektin si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetesës, pronave dhe burimeve natyrore që i kanë mbajtur gjallë për breza.

Me pankarta në duar dhe zë të lartë, ata kërkojnë mbrojtjen e ujit, madje shprehen se janë kërcënuar që të braktisin vendbanimet, por nuk dorëzohen.

Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (5)

“Nuk jemi dëgjuar dhe nuk kemi gjetur zgjidhje. Kemi ardhur këtu të ngremë zërin për pasuritë tona si uji dhe bjeshkët tona. Populli ka jetuar me shekuj atje falë natyrës e Zotit që na dha ujë dhe toka pjellore.

Disa grupe të errëta në bashkëpunim me pushtetarë duan të na vjedhun pasurinë tonë më të çmuar, ujin. Pa të nuk ka jetë. Duan të na lënë si peshku në rërë, të braktisim vendbanimet tona. Po na kërcënojnë”, tha një tjetër.

 

Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (8)

“Uji është jetë, mos na e thani shpirtin!”, shkruhet në pankartat e tyre. “A e dinë firmëtarët specialistë që jeta ndërtohet nga uji? Nëse uji do të futet në tuba të mbyllur ku do të pijnë ujë kafshët e egra dhe jo vetëm. Duhet pasur parasysh efekti që ka ky HEC.

Ne do të qendrojmë të bashkuar në mbështetje të tokave dhe pronave tona. Edhe shteti mbrohet nga sulmuesit e jashtëm! Ne do të mbrohemi për fëmijët tanë”, tha njëri prej tyre.

Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (12) Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (10) Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (9) Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (3) Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (2) Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (1) Banoret e fshatit Kaçinar proteste ministria  (6)