15.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Basha: Kushti që unë kam për të bashkëpunuar me këdo tjetër është distancimi i qartë nga Edi Rama dhe nga Ilir Meta

Lulzim Basha në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare në Kuvend, ka folur për ftesën e kushtëzuar për t’u bashkuar me PD-në, pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën t’ia japë Sali Berishës.

Basha u shpreh se për të bashkëpunuar kushti i tij është distancimi i qartë nga vetëm nga Edi Rama, por dhe nga Ilir Meta.

“Distancim me Edi Ramën duhet ta bëjnë ata që bëjnë pazare me Edi Ramën. Kush bën pazare me Edi Ramën është e qartë dhe nga vendimi i djeshëm i gjykatës.

Ndërsa kushti që unë kam për të bashkëpunuar me këdo tjetër është distancimi i qartë jo vetëm nga Edi Rama dhe nga Ilir Meta”, tha Basha.

Ndër të tjera, ai foli dhe për Refromën Zgjedhore ku u tha se opozita ia vuri vetë minat për kalkulime të vogla.

“Kur vjen puna për te reforma zgjedhore nuk e kërkoj për veten time por për qytetarët. Qytetarët meritojnë votën preferenciale. Minat ia vunë vetë. 4 muaj ka dështuar komisioni zgjedhor për kalkulime te vogla të opozitës. Dhe ky është momenti, në veçanti që tani janë çliruar nga ankthi që t’i thërrasin mendjes se ku e kanë çuar kauzën për kalkulime të vogla dhe pazare të vogla me Edi Ramën”, tha Basha.

Monika Kryemadhi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme.

Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00.

Ajo mbërriti në dyert e Prokurorisë së Posaçme e vetme, e pa shoqëruar nga avokati dhe pritet të japë shpjegime para Burosë Kombëtare të Hetimit.

Kryemadhi, sipas gazetares Klodiana Lala, është thirrur në SPAK në lidhje me hetimet që po kryhen ndaj saj dhe Ilir Metës, në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA dhe hetimin pasuror që po kryehet ndaj tyre e peronave bashkëlidhur me ta.

Ajo është thirrur edhe disa herë të tjera në Prokurorinë e Posaçme, jo vetëm në lidhje me këtë çështje, por edhe për shkak se ka qenë ndër kallëzueset kryesore për aferën e inceneratorëve.

Shqipëria ka nevojë për idetë e “PD zyrtare”

Nga dr. Neli Demi

Rekurs apo forcë të re politike? Me këtë dilemë u dol nga takimet me strukturat (kryesi e kolegj kryetarësh). Do pasojë një tur bisedimesh me antarësinë.

Unë po e jap publikisht mendimin, në fakt bindjen, time TANI. Për çfarë do të shërbente rekursi?! Për tu bërë pafundësisht pjesë e lojës së “trekëndëshit”? Për të zgjatur në pafundësi frustrimin e atyre që mezi presin të shohin një projekt siç gjithmonë e kanë dëshiruar të shpaloset dhe të ngadhnjojë? Për të mikluar nostalgjinë apo identifikimin e personave, gjithsesi të respektuar, me një logo e një vulë që nuk përfaqson më atë për të cilën ato i janë bashkuar dhe për të cilën nuk kanë kursyer asgjë? Nostalgjia është e mirë rreth tryezave e pranë vatrave në netë dimri por është një rezistencë për ndryshimin dhe modernizimin. Edhe një gjë tjetër që kam konstatuar me dhimbje: ka shumë po shumë njerëz që kanë krijuar aversion nga PD e vjetër dhe ndaj simboleve të saj dhe megjithë qasjen moderne e thelbësisht demokratike të “PD-së zyrtare” këto dy vite, janë akoma në mosbesim qoftë ky dhe irracional.

Shqipëria ka nevojë për idetë dhe parimet e proklamuara këto dy vitet dhe muajt e fundit. Dhe kjo përmbajtje e re ka nevojë edhe për një formë të re: emër, logo, vulë të RE.

Demokracia është në mendje dhe jo në tesër.

Basha uron Çlirimin e Kosovës: Lavdi përjetë dëshmorëve për lirinë e saj!

Lulzim Basha ka uruar ditën e Çlirimit të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se 12 Qershori 1999 shënon fundin e luftës së drejtë kundër genocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë dhe fillimin e realizimit të një ëndrre shekullore lirie.

Sipas tij, Çlirimi i Kosovës është përmbushja e një amaneti të trashëguar brez pas brezi, të mbrojtur me pushkë e me penë, nga patriotë që nuk u dorëzuan kurrë përballë padrejtësive historike dhe krimeve mizore.

Basha më tej shpreh mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, vendeve mike të Europës, NATO-n dhe gjithë atyre që i dhanë fund padrejtësive dhe mizorive mbi popullin e Kosovës.

POSTIMI I PLOTË:

12 Qershori 1999 shënon fundin e luftës së drejtë kundër genocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë dhe fillimin e realizimit të një ëndrre shekullore lirie.

Çlirimi i Kosovës është përmbushja e një amaneti të trashëguar brez pas brezi, të mbrojtur me pushkë e me penë, nga patriotë që nuk u dorëzuan kurrë përballë padrejtësive historike dhe krimeve mizore. Çerek shekulli pas hyrjes së ushtarëve të parë të NATO-s në tokën e Kosovës, që është edhe toka e gjyshërve të mi, ndihem fatlum të kem qenë dëshmitar i asaj ngjarje historike, që do të më shoqërojë përgjatë gjithë jetës sime.

Në këtë ditë krenarie kombëtare, mirënjohja e thellë e çdo shqiptari shkon për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, vendeve mike të Europës, NATO-n dhe gjithë atyre që i dhanë fund padrejtësive dhe mizorive mbi popullin e Kosovës.

Kjo ditë nuk do të ishte e mundur pa vizionin e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, pa heroizmin e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, bijave dhe bijëve të Kosovës dhe kombit mbarë, që kryen sakrificat më sublime për liri.

25 vite nga ai 12 Qershor, çdo shqiptar dhe kontributor i kësaj ëndrre lirie, duhet të jetë krenar për përparimin e Kosovës, konsolidimin e institucioneve të saj, demokracinë e gjallë dhe konkurruese, teska vendi ecën i vendosur në rrugën e saj euro-atlantike.

Lavdi përjetë dëshmorëve për lirinë e Kosovës!
Urime Kosovë!

Sado të ketë re të zeza, qiellin dhe diellin e shqiptarëve nuk e mbulojnë dot!

Nga Alban Daci

Retë e zeza kanë tentuar shpeshë t’a mbulojnë qiellin e shqiptarëve. Shpesh edhe ja kanë dalë, por nuk e kanë mbajtur gjatë, sepse dielli ka dalë përsëri e po ashtu edhe qielli blu ka qëndruar i qartë dhe frymëzues mbi kokat e shqiptarëve.

Turmat, pavarësisht përmasave, shpesh nuk e kuptojnë kur qielli bëhet i zymtë e shoqërohet me rrufe paralajmëruese për rreshjet që janë në horizont! Një gjë është e sigurt se pas çdo kohë të keqe edhe kur është shumë e keqe, dielli për milion vite jete ka lindur duke na surprizuar me forcën dhe rrezet e tij ngrohëse!

Situata aktuale e qiellit në Shqipëri është në pragun e një stuhie, retë e zeza kanë filluar t’a gllabërojne e ta mbulojnë diellin! Rrugët duket sikur janë gati të nisin dancen për të paralajmëruar se çfarë po ndodh sot e çfare na pret nesër. Turmat jo me madhësi të madhe duket sikur po festojnë për kohën e keqe që na pret e ndërsa turmat e tjera shumë më të mëdha duket sikur janë totalisht indiferent për atë që po ndodh e duhet të ndodhë!

Shqiptarët ashtu si çdo popull kanë nevojë me shumë se kur për individë, intelektualë apo politikanë që t’i paralajmërojnë për atë që i pret dhe pse jo t’i udhëheqë drejt shpresës për të pasur përsëri diell dhe qiell blu mbi kokat e tyre.

Nëse mendojnë se kjo situatë në prag tsunamesh apo breshëri është ajo që meritojnë ose duhet të kenë e kanë shumë gabim.

Situata në vend nuk është aspak ajo që duhet të jetë. Përkundrazi duket e zymtë e errët e thuajse pa shpresë, por kjo e fundit lind gjithmonë nga hiri i zi i të keqës e dëshpërimit! Që të lind një shpresë e re është kusht që të vdes ajo që e ka kryer misionin dhe e ka mbyllur ciklin.

Shqiptarët meritojnë me shumë e duhet të kërkojnë më shumë duke tejkaluar veten.
Ata do të mund t’a bëjnë këtë vetëm duke e konsideruar lirinë e tyre si shumatore të lirive kolektive.

Ata do e fitojnë shpresën e tyre nëse e trajtojnë atë si një ndjesi, sentiment apo si një gëzim të përbashkët.

Shqipëria, ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz që shikojnë përtej vetes, përtej fobive, pasioneve apo nostalgjive të jetuara në të tashmen e të përjetuar ndoshta edhe keq në të kaluarën!

Shqipëria, ka nevojë për shpresë, meriton të ketë shpresë dhe kjo bëhet vetëm duke menduar e duke vepruar si të lirë ndaj të kaluarës dhe si të guximshëm për të ardhmen!

Ndoshta, sot ka edhe nga ata që gëzojnë se e kaluara u rikthye përsëri në të tashmen, por shpejt do të kuptojnë se ajo nuk mund e nuk duhet jetë më modeli i të ardhmes.
E ardhmja e shqiptarëve duhet të jetë përtej pasioneve, nostalgjive apo bindjeve të forcuar të kaluarës, por duhet të ndërtohet mbi guximin dhe shpresën e të tashmes.

E pranojmë apo jo, një gjë është e sigurt, se modelet e të djeshmes të zgjedhura prej pasioneve dhe të diktuar në të tashmen mbi forcën e së keqës, nuk mund të jenë si garanci e të ardhmes që duhet të kemi ne e më së shumti fëmijët e nipërit e mbesat tona.

Shqipëria që është sot nuk mund e nuk duhet të jetë Shqiperia e së nesërmes. Dikush duhet t’a thotë këtë dhe të impenjohet edhe mbi sakrificat personale për t’a penguar që procesi regres të mos jetë arsye për të qenë model i të ardhmes!

Liria është forca më e madhe që duhet të kenë shqiptarët, si brenda vetes me veten, por edhe në raport me të tjerët në ndërtimin e të ardhmes të përbashkët!

Liria duhet të jetë motivi për të luftuar të tashmen e për të mbrojtur të ardhmen! Nëse na marrin lirinë apo nëse na e cënojnë atë, na kanë rrëmbyer të tashmen e po na sfidojnë për të na penguar të ardhmen.

Shqiptarët janë një popull që përmes reflektimit dhe aksioneve kanë reaguar e kanë reflektuar për të shpëtuar veten si individë e për të mbrojtur të ardhmen e përbashkët si komunitet apo si Komb! Gjithmonë ka pasur tentativa për ta mbuluar me re të zeza qiellin, por edhe atëherë kur shpresa ishte thuajse shuajtur dielli ka lindur përsëri dhe qielli blu ka qëndruar mbi kokat e tyre si garanci për vazhdimësinë, demokracinë, lirinë dhe të ardhmen!

Iljazaj për vendimin e Apelit: A ka të djathtë “antiberishiste”? Nëse ka, do të vijë një parti e re

Vendimi i Apelit për t’i kaluar vulën dhe logon e PD Sali Berishës, duke ia hequr Lulzim Bashës, ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në studion e top Story, me Grida Dumën në Top Channel.

Drejtori i Institutit Liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj u shpreh se tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Lulzim Basha, i cili ka opsionin ose të krijojë një parti të re, ose të njohë si kryetar të PD Sali Berishën dhe t’i bashkohet atij.

“Unë jam që ata të njohin lidershipin e Berishës dhe të bashkohen, ose të krijojnë një parti të re. Mendoj se në të djathtën shqiptare sot, a ka fuqi të vërtetë një e djathtë joberishiste? Apo e djathta është e lidhur përjetësisht me Berishën? Nëse ka dhe ekziston, do të dojë të përfaqësohet dhe do vijë natyrshëm një parti e re. Unë mendoj se nuk është përfaqësuar”,
u shpreh ai.

SHBA-ja bën thirrje për stabilitet dhe pajtim në Ballkan: E ardhmja është në BE

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i përdorin më mirë takimet e tyre për të promovuar pajtim dhe stabilitet rajonal, pas një tubimi të liderëve të Serbisë dhe atyre të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, i cili nxiti kritika.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja beson se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian, ku “bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore sigurojnë paqe, siguri dhe begati më të madhe për të gjithë”.

Të shtunën u mblodh një “kuvend gjithëserb” në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të Republikës Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin.

Tubimi u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Në Deklaratën e tyre të përbashkët është përmendur edhe Kosova.

Përveç pjesës për emrin, në Deklaratë përmendet edhe që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe që “kuvendi gjithëserb” mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Të hënën, Ambasada amerikane në Sarajevë e cilësoi Deklaratën e përbashkët mes Serbisë dhe Republikës Sërpska si “të rrezikshme” dhe “sulm i qëllimshëm” ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës.

Zëdhënësi i DASH-it tha se “siç e kemi bërë të qartë vazhdimisht, ne e mbështesim fuqishëm sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnje e Hercegovinës, pjesë e së cilës është edhe Republika Sërpska”.

Veprimet dhe retorika e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, për ndarjen e entitetit serb nga Bosnja, e rrezikojnë “të ardhmen demokratike dhe paqësore brenda institucioneve euroatlantike që populli i Bosnje e Hercegovinës, përfshirë banorët e Republikës Sërpska, e dëshirojnë dhe e meritojnë”./REL

Zbulohen rrogat e trajnerëve pjesëmarrës në Euro 2024. Silvinjo është më i “varfri” i Grupit B, por lë pas 8 emra

Një temë diskutimi e përhershme mes tifozëve nuk është vetëm për aftësitë e futbollistëve apo trajnerëve, por edhe sa përfitojnë ata nga profesioni i tyre. Dhe “Football Financa” u ka hequr kureshtjen tifozëve duke zbuluar rrogat e të gjithë trajnerëve pjesëmarrës në EURO 2024, duke përpiluar renditjen e tyre.

Më i paguari, thuajse si zakonisht, është trajneri i Anglisë. Garet Sauthgejt përfiton 5,8 milionë euro në vit për punën e tij në drejtimin e ‘tre luanëve”. Më pas vjen në vendin e dytë Julian Nagelsman i Gjermanisë organizatore me 4,8 milionë euro në vit, ndërsa në vendin e tretë është Roberto Martinez i Portugalisë me 4 milionë euro.

Shifra bëhet gjithnjë e më e ulët sa më pak pretendente është skuadra apo nga vitet ë eksperiencës të trajnerëve në vendet përkatëse, teksa shihet se Silvinjo i cili drejton Shqipërinë, ka lënë pas 8 emra të tjerë në këtë listë. Me rrogën 750 mijë euro në vit që përfiton braziliani, ai ka lënë pas trajnerë të ekipeve si Polonia, Skocia, Hungaria apo Çekia.

Duhet theksuar se kjo shifër përfshin vetëm rrogën fikse të trajnerëve, teksa disa prej tyre paguhen edhe në bazë të rezultateve me bonuse të ndryshme shumë më të mëdha apo edhe nga sponsorët e federatave përkatëse.

Rroga vjetore e trajnerëve në EURO 2024 në milionë euro

Garet Sauthgejt (Angli) – 5,8
Julian Nagelsman (Gjermani) – 4,8
Roberto Martínez (Portugali) – 4
Didier Deshamp (Francë) – 3,8
Ronald Kuman (Holandë) – 3
Luçiano Spaleti (Itali) – 3
Vinçenco Montela (Turqi) – 1,8
Murat Jakin (Zvicër) – 1,6
Ralf Rangnik (Austri) – 1,5
Domeniko Tedesko (Belgjikë) – 1,5
Zlatko Daliç (Kroaci) – 1,5
Dragan Stojkoviç (Serbi) – 1,4
Luis de la Fuente (Spanjë) – 1,25
Serhij Rebrov (Ukrainë) – 1,25
Kasper Hjulmand (Danimarkë) – 1,15
Silvinjo (Shqipëri) – 0,75
Mihal Probierz (Poloni) – 0,56
Stiv Klark (Skoci) – 0,55
Françesko Kalcona (Sllovaki) – 0,54
Marko Rosi (Hungari) – 0,3
Matjazh Kek (Slloveni) – 0,3
Ivan Hashek (Çeki) – 0,25
Eduard Iordanesku (Romani) – 0,24
Uilli Sanjol (Gjeorgji) – 0,2

Jo vetëm uji ju freskon! Ja ushqimet që ju ndihmojnë të hidratoheni gjatë ditëve të nxehta të verës

Gjatë verës duhet të mendoni për dehidratimin që mund të pësojë trupi juaj. Temperaturat e larta dhe lagështia e verës ju bëjnë të djersiteni dhe prishin ekuilibrin e elektroliteve (minerale që ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të duhura të lëngjeve).

Pa ekuilibrin e duhur të elektroliteve, dhe pa pirë ujë që ju ndihmon të zëvendësoni lëngjet që humbisni, fillon dehidrimi, pra hidratimi i dobët i trupit.

Kastraveca

Është një nga perimet më hidratuese dhe gjithashtu është e mbushur me vitaminë C.

Kosi

Kosi përmban proteina, karbohidrate, kalcium dhe 85% ujë.

Shalqiri

Është plot me ujë! Shalqiri është një nga frutat më freskues dhe është një rostiçer i shkëlqyer qoftë i vetëm ose i kombinuar me djathë.

“Ka triumfuar një koalicion antivlerash”/ Basha: Shqiptarët meritojnë fundin e ciklit politik të tranzicionit

Lulzim Basha, pas mbajtjes së mbledhjes me Kryesinë e PD-së, në një deklaratë për mediat, ka folur për humbjen e vulës të Partisë Demokratike.

Basha akuzoi se ka një bashkëpunim mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Sipas tij, sot ka triumfuar një koalicion antivlerash, që mban peng tranzicionin e tejzgjatur shqiptar. Basha më tej tha se është i vetmi kundërshtar serioz i kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha: Ne duam një Shqipëri europiane. Ne na lidh bindja me shqiptarët se ata meritojnë fundin e ciklit të dhimbshëm të tranzicionit. Me këtë vetëdije do ta vazhdojmë bashkëbisedimin me shqiptarët dhe demokratët. Ajo që kemi vendosur është që mos lëmë askënd pa marrë me vete në këtë vendimmarrje. Kjo betejë nuk ka qenë kurrë për vulë e për karrige. Ne do të gjejmë rrugën më të mirë. Duket qartë se është përvijuar koalicion antivlerash në horizont dhe ka alibi për të mbajtur Ramën në pushtet.

Kjo qeveri ka zvogëluar hapësirat për debat publik. PD dhe demokratët do të largojnë këtë qeveri, nëse vendimet i shërbejnë kësaj, do të ecim përpara. Nuk mund të mbajmë në këmbë pazare të vjetra. Ne luftojmë për interesat e njerëzve dhe jo personale. Nëse do të dish sesi ndihem, unë ndihem demokrat dhe ne kemi përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që këtë betejë e bëjnë për idealet demokratike. Rama kundërshtar serioz të tij ka pasur vetëm Bashën.