24.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Bajern Mynihu kundër firmës së Mbapesë: “Tullumbacja” do të shpërthejë

Mbërritja e Mbapesë në Madrid, e paralajmëruar me bujë të madhe të hënën e kaluar, vazhdon të përbëjë lajm dhe të ushqejë debatin sportiv. Operacioni, i vlerësuar në rreth 300 milionë euro, përfshirë bonusin e transferimit dhe pagën që sulmuesi do të fitojë në pesë vitet që ka nënshkruar, ka ngjallur gjithashtu kritika të forta.

Një nga më kritikët për këtë lëvizje të Realit ka qenë Maks Eberl, drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut. Ai foli në një bisedë të organizuar nga gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në të cilën ai ishte i kënaqur dhe në të cilin ai paralajmëroi për rreziqet e njerëzve të pangopur në botën e futbollit. “Nëse të gjitha paratë shpenzohen në një moment, atëherë nuk do të kemi asgjë për të mbijetuar”, paralajmëroi Eberl.

“Mund të jesh gjithnjë e më i pangopur, por kushdo që është i pangopur pak nga pak do të bëhet një gozhdë në arkivolin e futbollit”, vuri në dukje ai në një event të quajtur “E ardhmja e futbollit”. Pa iu referuar drejtpërdrejt Madridit apo Mbapesë, Eberl foli për “dhjetëra, qindra milionë euro” dhe iu referua flluskës së futbollit botëror. “Tullumbacja po bëhet gjigante dhe po krijohet ajo ndjesia se do të shpërthejë në një moment. Do të bëhet e tepërt dhe më pas do të shfaqet Arabia Saudite. Kam ndjenjën se nuk është gjëja e duhur për të bërë, por ky është tregu tani”, tha ai.

Çfarë është më rezultative për humbjen e peshës, 30 minuta vrap apo 10,000 hapa?

Të paktën 10,000 hapa në ditë janë konsideruar prej kohësh mënyra ideale për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve dhe për të qëndruar të shëndetshëm dhe në formë.

Një studim i ri sugjeron se llojet e tjera të ushtrimeve, në vend të 10,000 hapave, mund të kenë të njëjtat efekte në humbje peshe, jetë më të gjatë dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Pothuajse 15,000 gra të shëndetshme mbi moshën 62 vjeç morën pjesë në studimin katërvjeçar dhe secila prej tyre mbante një pajisje për të matur nivelet e aktivitetit të tyre dhe çdo vit plotësonte një pyetësor shëndetësor në të cilin u përgjigjeshin pyetjeve nëse pinin duhan, pinin alkool. dha informacion për gjatësinë, peshën, menopauzën dhe historinë personale mjekësore familjare.
Një ekip ekspertësh zbuloi se gratë që bënin 8000 deri në 8500 hapa në ditë reduktonin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 40 për qind, krahasuar me ato që bënin rreth 3000 hapa në ditë. Për më tepër, ata zbuluan se ushtrimi për 75 minuta në ditë kishte të njëjtin efekt – duke sugjeruar që numërimi i hapave mund të jetë i panevojshëm.

Dr. Rikuta Hamaya , autori kryesor i studimit dhe një studiuese në Departamentin e Mjekësisë Parandaluese në Brigham and Women’s Hospital, tha: “Për disa, veçanërisht individë të rinj, ushtrimet mund të përfshijnë aktivitete të tilla si tenisi, futbolli, ecja ose vrapimi, dhe e gjithë kjo mund të ndiqet lehtësisht nga hapat.”

“Megjithatë, për të tjerët mund të përbëhet nga çiklizmi ose noti, ku gjurmimi i kohëzgjatjes së ushtrimeve është më i thjeshtë. Prandaj është e rëndësishme që udhëzimet e aktivitetit fizik të ofrojnë mënyra të shumta për të arritur qëllimet. Secili prej nesh zgjedh një mënyrë të ndryshme lëvizjeje dhe pothuajse të gjitha format janë të dobishme për shëndetin tonë”.

Hulumtimi ka zgjatur nga viti 2011 deri në vitin 2015 dhe ekipi i ka ndjekur femrat deri në fund të vitit 2022, shkruan “Daily Mail”.

Pjesëmarrësit u ndanë në bazë të kohës që shpenzuan duke ushtruar ose numrit të hapave që bënë.

Ekipi zbuloi se ata që shpenzuan më shumë kohë (rreth 200 minuta) duke ushtruar ose ecur më shumë hapa (rreth 8,000 deri në 8,500) ulën rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes deri në 40 përqind krahasuar me ata që morën përqindjen më të ulët (nëntë deri në 12 minuta ushtrime ose rreth 2800 deri në 3000 hapa).

Nëntë për qind e pjesëmarrësve që ushtroheshin 62 minuta në javë dhe bënin 5183 hapa në ditë vdiqën në vitin 2022 dhe katër për qind e tyre zhvilluan sëmundje të zemrës.

“Gjetjet sugjerojnë që pacientët mund të bëjnë zgjedhje se sa hapa do të ndërmarrin ose sa kohë ushtrojnë për të reduktuar rrezikun e vdekjes ose sëmundjeve kardiovaskulare”, shkruan studiuesit.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky studim ishte vëzhgues, kështu që gjetjet nuk mund të konfirmohen.

Inflacioni rritet/ 0.1 pikë më shumë se një muaj më parë. U rrit çmimi i ushqimeve

Inflacioni apo thënë ndryshe indeksi i çmimeve të konsumatorit ka pësuar një kthesë në maj.

Në nivelin 2.2% treguesi pësoi një rritje të lehtë në krahasim me një muaj më parë, por është gati dy herë më i ulët se një vit më parë, kur shënonte nivelin 4.7%.

Ushqimet vijojnë të jenë grupi kryesor që udhëheq rritjen e inflacionit, ndërsa edhe grupi i qirave dhe ujit kanë pësuar rritje gjatë majit duke u bërë grupi i dytë me kontribut në inflacion, ndërsa mobiliet dhe pajisjet shtëpiake qëndrojnë në vendin e tretë.

Statistikat e kostove të prodhimit zbuluan se sektori i ushqimeve të përpunuara ka kosto të rritura, gjë që reflektohen edhe në produktet përfundimtare. Nga krahu tjetër prodhimi i mbarë i frutave dhe zarzavateve ka sjellë ngadalësimin e çmimit të tyre gjatë këtij viti, pas një periudhe dy-vjeçare që kishin rritje dyshifrore.

Ndërkohë të dhënat e detajuara tregojnë se të gjithë nënproduktet që përbëjnë inflacionin edhe çmimet në restorante, bare apo në sektorin e argëtimit kanë ardhur në ngadalësim në krahasim me një muaj më parë. Gjatë majit treguesi vijoi të qëndrojë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa edhe institucioni monetar ka vendosur të mbajë të pandryshuar politikën monetare duke mos rritur normën bazë të interesit.

Karburanti si burim kryesor i inflacionit gjithashtu ka pësuar ulje me 4% në maj, më shumë se një muaj më parë, ndikuar kjo edhe nga tregjet globale.

Rigels Seliman: Ja pse vula e PD i takon Lulzim Bashës dhe çfarë ndodh nëse ‘Apeli’ ia dhuron atë ‘non-grata’ Sali Berishës

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Apelit ditën e nesërme më 11 qershor, ora 10:00, do të shqyrtojë çështjen e vulës dhe siglës së Partisë Demokratike. Trupa gjykuese që do përcaktojë fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman nuk ka ndonjë dyshim se nga cila anë do të anojë fitorja. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Z. Seliman zbulon pse vula e PD i takon Bashës. Madje gazetari i politikës, Rigels Seliman thekson se nëse vula e Partisë Demorkatike përfundon në duart e Sali Berishës, atëhere sipas tij, kjo parti do të shpallet “non-grata”.

“Nuk ka asnjë dyshim që Lulzim Basha do ta fitojë. Nuk mendoj dhe madje as besoj që Gjykata që gjykata do t’ia japë vulën e PD Sali Berishës të shpallur ‘non-grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe, pasi kjo nuk do të ishte vetëm shkelje ligji, por edhe lajthitje profesionale. Kaq. Unë nuk jam juristi, por si njohës i politikës, mendoj se legjitimiteti i PD i përket Lulzim Bashës. Grupimit të Rithemelimit nuk i takon logo dhe vula e PD-së. Janë një grupim që u mblodhën në një stadium, që bënë sjellje bolshevike dhe kërkojnë kaos për interesat e tyre. Mos harroni që Rithemelimi, janë po ata që sulmuan selinë blu, dhunuan demokratët, uzurpuan zyrat e PD-së në atë 8 janar të 2022, që do të mbetet njollë në historinë e Shqipërisë.

P.S.

Se harrova dhe për kujtesë, i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar është shprehur se një person i shpallur ‘non-grata’ për korrupsion, sikundër është Sali Berisha, nuk mund të jetë fytyra e PD… Kjo do të thotë, se nëse PD bie në duart e Berishës dhe enturazhit të saj, ajo nuk do të ketë të ardhme dhe janë demokratët ata që do të humbasin, askush tjetër”, shkruan kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman.

“Rrëzimi i Zhukrit ka qartësuar se kujt i takon vula dhe logo”/ Lapardhaja: PD qartësisht e dallueshme me pjesën tjetër të politikës, të vijojë për t’u bërë alternativë për shqiptarët

Nga Namir Lapardhaja

Të martën, më 11 qershor, Gjykata e Apelit në Tiranë pritet të trajtojë çështjen ligjore lidhur me vulën dhe logon e PD.

Pas kthimit për shqyrtim, vendimi i kësaj të marte ka rëndësi edhe për të treguar se sa e lirë është gjykata shqiptare për të trajtuar një çështje që ligjërisht është e qartë, ndërsa presioni publik nëpërmjet formave dhe mënyrave të ndryshme, ka bërë që të zvarritet deri më sot.

Çështja e përçarjes dhe konfliktit të PD nuk është çështje logoje dhe vule, por pikënisje e gjithçkaje është shpallja “Non grata” e Sali Berishës nga SHBA-të.

Gjithçka që ka ardhur më pas është rezultat i kësaj ngjarjeje.

Në këtë kuptim, përveçse shkeljeve të mëdha ligjore që ka hedhur Berisha dhe grupi i tij në çdo hap, çështja e vulës dhe logos së PD vendos në lojë edhe autoritetin e atyre që e nisën këtë histori.

Gjykata e Lartë, në thelb, e ka parashkruar dhe e ka orientuar Apelin se çfarë vendimi do duhet të marrë, madje për këtë çështje e ka rikthyer aty: nëse Zhukri është rrëzuar dhe PD është njohur si palë, atëherë është qartë se pala ligjore dhe institucionale që duhet të përfaqësojë demokratët është PD zyrtare.

Ashtu sikurse ka përcaktuar që PD është ajo që KQZ dhe Kolegji i Apelimit ka njohur kur ka trajtuar pretendimet e Rithemelimit për zgjedhjet e fundit lokale.

Pas sqarimit të këtij ngërçi juridik, PD duhet të vijojë me rrugën e nisur për paraqitjen e programit dhe ekipit për shqiptarët për të bërë dallim dhe kontrast me pjesën tjetër të politikës që më shumë se sa hallin e njerëzve kanë hallin e përballjes së tyre me drejtësinë dhe SPAK-un.

Pastrimi i parave dhe investimi i pasanikëve në shtëpi bosh i ka bërë çmimet të papërballueshme

Çmimi i shtëpive është bërë i papërballueshëm për shumicën e popullsisë, për shkak të kërkesës së lartë, teksa në anën tjetër në kontrast qëndron fakti që një pjesë e stokut të banesave janë bosh.

Profili i Shqipërisë për Zhvillimin Urban, Strehimi dhe Menaxhimin e Tokës, publikuar këto ditë nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën, sjell në vëmendje arsyet që e kanë bërë blerjen e një banese të papërballueshme për shumicën e popullatës.

“Ndërsa Shqipëria ka disa nga normat më të larta të banesave të pabanuara në Europë, shkalla e mbipopullimit për popullsinë tejkalon 58 për qind, më e larta në Europë, me përjashtim të Malit të Zi.

Këto pabarazi strukturore janë rezultat i rritjes së niveleve të pabarazive sociale dhe hapësinore. Boshatisjet kanë rrjedhur nga emigracioni masiv nga zonat më të varfra dhe rurale, nga njëra anë, duke rezultuar në prona të shumta të shkreta.

Nga ana tjetër, grupet më të pasura kanë investuar në prona të reja si një “strehë e sigurt”, shpesh duke i lënë këto prona të pabanuara. Kjo vetëm gjeneron kërkesë të mëtejshme dhe rritje të çmimeve në zonat me kërkesë të lartë.

Pastrimi i parave ka qenë një tjetër faktor kontribuues në rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë dhe në zonat bregdetare të Shqipërisë.

E kombinuar me të ardhurat mesatare të ulëta të disponueshme të familjeve, e bën blerjen e një shtëpie të re në zonat e dëshiruara të papërballueshme për shumicën.

Kjo ka çuar në norma të larta të mbipopullimit, veçanërisht në mesin e grupit me të ardhura të ulëta. Tirana është një nga shtatë qytetet kryesore europiane me nivelet më të larta të papërballueshmërisë së banesave” vlerëson raporti.

Sigurimi i strehimit të sigurt, të përballueshëm dhe të përshtatshëm ka qenë shqetësimi kryesor për politikën kombëtare të strehimit.

Në krye të parathënies raporti sjell në vëmendje garantimin e të drejtës për strehim të përshtatshëm.

“Neni 59 i Kushtetutës së Shqipërisë njeh të drejtën për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm si një nga objektivat sociale të shtetit shqiptar. Gjithashtu, neni 18 për barazinë siguron mbrojtjen e grupeve të ndryshme sociale kundër çdo forme diskriminimi.

Pas privatizimit masiv dhe ndërtimeve informale në vitet 1990, sektori i banesave në Shqipëri është dominuar nga pronësia e shtëpive private, me shumë shtëpi të reja vetë-ndërtuara dhe ndërtesa të tjera të ndërtuara fillimisht ilegalisht dhe në zona të banuara.

Sektori social i banesave me qira (qoftë publik, privat apo i përzier) përfaqëson vetëm rreth 0.1 për qind e totalit të banesave të banuara dhe nuk mund të konkurrojnë me tregun privat.

Tregu hipotekor (në këtë rast ka të bëjë vetëm me shtëpi që blihen nga kreditë interesat e të cilave i subvencionon shteti si pjesë e programeve të caktuara) gjithashtu sapo po zhvillohet, me më pak se 1 për qind e pronarëve të shtëpive që paguajnë aktualisht një të tillë.

Kjo është pjesërisht për shkak të rolit të rëndësishëm të sektorit informal dhe të vetë-ndërtuar, ku janë aktivitetet e ndërtimit financuar kryesisht nëpërmjet parave vash dhe remitancave.

Zhvillimet e organizuara formale (ndërtimet e reja të pallateve) synojnë segmente të banesave me çmim të lartë në zona me kërkesë të lartë dhe janë të papërballueshme për shumicën e popullsisë” thuhet në raport./N.Maho/Monitor.al

Kullës së Pazarit të ri i mbijnë 4 kate shtesë

Në fund të vitit të kaluar Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e zhvillimit për një “Godinë Polifunksionale 2-21 kate me 2 kate nëntokë,” në rrugën Hoxha Tahsin, në afërsi të Pazarit të Ri. Shoqëria zhvilluese e lejes ishte një kompani e quajtur Oni & Afa, e cila zotërohen në masën 100 për qind nga biznesmeni Agron Hajdarkolaj.

Sipas dokumentave shoqëruese të projektit, kulla do të kishte 21 kate mbi tokë. Por vetëm 6 muaj pas miratimit të lejes së zhvillimit, objekti ka ndryshuar rrugës, madje edhe pronarët që qëndrojnë pas tij.

Kullës rezulton t’i jetë bashkangjitur edhe një kompani e quajtur Building shpk. Ndërsa numri i kateve mbi tokë ka ndryshuar nga 21 në 25 kate. Ndryshimet janë zbuluar nga vetë kompania Building SHPK në faqen e saj në Instagram, e cila ka nisur shitjen e apartamenteve në kullën ende të pafilluar.

Shtimi i kateve dhe ndryshimi i pronarëve është bvërë një fenomen masiv për kullat që miratohen në seri në Tiranë. Building shpk rezulton një kompani e themeluar rishtaz, por e shndërruar vrullshëm në një shoqëri, e cila është përfshirë në disa nga kullat dhe projektet më të mëdha të ndërtimit në Tiranë.

Sipas faqes zyrtare të kompanisë në rrjetet sociale, ajo rezulton e përfshirë në kullën Ekspozita Building, tek Rezidenca Luxor, ajo Paralel Living në Don Bosco dhe kompleksi Aura në rrugën Dritan Hoxha. Në të njëjtat projekte rezulton edhe kompania LIM-EM e Shkëlqim Beshirit, një ndërtues i njohur në Tiranë.

Nuk dihet nëse mes dy kompanive ka ndonjë lidhje. Building shpk është themeluar në qershor të vitit 2021 dhe zotërohet nga Reinald Sulaj dhe Nail Ademi. Që në 6 muajt e parë, Building shpk realizoi gati 1 milionë euro faturim. Por një vit më vonë, në vitin 2022, xhiro e Building shpk fluturoi në 6.5 milionë euro.

Nuk dihet nëse Sulaj dhe Ademi janë pronarët realë të kullave shumëkatëshe, që kompania ka marrë në Tiranë, apo pas tyre ka emra të tjerë. Në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, lindja e kompanive nga hicci, të cilat pastaj përfshihen në kulla qindra milionë euroshe është bërë fenomen i zakonshëm duke shtuar shqetësimet për fshehje të pronarëve realë apo ato për pastrim parash.

Tashmë kompania Building SHPK së bashku Oni & Afa do të ndërtojnë kullën 25 katëshe në rrugën Hoxha Tahsin, katet e së cilës u shtuan rrugës./Kapitali.al

Ish-gjenerali amerikan Clark për REL-in: Ambiciet ruse pengojnë stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë stabilitet, derisa “Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni”.

 

Clark ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë 25 vjet pas përfundimit të sulmeve, ai thotë se “Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë”.

“Serbia duhet ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën”, thotë Clark.

Radio Evropa e Lirë: Gjeneral Clark, 25 vjet pas përfundimit të luftës, paqja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duket premtuese. Pse, sipas jush?

Wesley Clark: Serbia nuk do paqe dhe Kosova nuk do pavarësi të nënshtruar.

Radio Evropa e Lirë: Cila është rrugëdalja atëherë?

Wesley Clark: Rrugëdalje është mposhtja e Rusisë në Ukrainë. Rusia ta tërheqë mbështetjen për Serbinë dhe Serbia ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Pse Rusia vazhdon të ndërhyjë në rajon?

Wesley Clark: Rusia ka ambicie imperialiste – të gjithë në Evropën Lindore e dinë këtë. Të gjithë që nuk janë Rusi, Moska i sheh si qenie më të vogla.

Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë. Sot, ajo shërben si agjente infektuese në rajon – në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe gjetkë.

Radio Evropa e Lirë: Si mund t’i luftojë rajoni, por edhe aleatët perëndimorë këto përpjekje?

Wesley Clark: Ne i kemi vlerat tona në Perëndim. Ne nuk përfshihemi në të njëjtin lloj mashtrimi si Moska, apo në blerjen e njerëzve. Ne kalojmë nëpër procese demokratike. Ne i shohim interesat e njerëzve. Ata e dinë se çfarë përfaqëson Amerika dhe ata zgjedhin të jenë ose të mos jenë me Amerikën.

Për mua nuk ka kuptim që disa parti politike në Evropën Lindore, të cilat kanë vuajtur për 40 vjet ose më shumë nën dominimin sovjetik, duan të bashkohen me Rusinë, në vend se me Bashkimin Evropian. Pse? Çfarë u ofron Rusia atyre përveç parave politikanëve? U ofron një investim të madh? Jo. Teknologji të re? Jo. Pjesëmarrje në një organizatë të madhe që do të avanconte mirëqenien e popullit? Jo. Asnjë prej tyre. Thjesht, një lojë që luhet pa mëshirë nga ambicia imperialiste ruse.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se ekziston rreziku i një konflikti tjetër në Kosovë?

Wesley Clark: Mendoj se ka rrezik për dhunë. Vite më parë, kemi parë përpjekje për grushtshtet në Mal të Zi. Së voni, kemi parë sherr në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në të cilin [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq ka mohuar se ka marrë pjesë. Por, dikush në Serbi ka marrë pjesë, sepse lëvizja e forcave ushtarake ka qenë e organizuar dhe e urdhëruar.

Kështu që, kur shihni se si funksionojnë gjërat në këtë pjesë të botës, e kuptoni se ka një dorë të fshehur pas pjesës më të madhe të kësaj. Dhe ajo dorë vjen nga Moska.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se mund të arrihet paqja me lidershipin aktual politik në Serbi?

Wesley Clark: Kjo varet nga ajo që kuptoni me paqe. Aktualisht nuk ka konflikt. Mund të thuhet se është një paqe e ftohtë.

Por, derisa Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni, nuk do të keni stabilitet dhe shanse që njerëzit të pajtohen dhe të ecin përpara.

Radio Evropa e Lirë: Kosova, së voni, ka ndërmarrë disa hapa që janë kritikuar nga aleatët perëndimorë – të tillë si ndalimi i përdorimit të dinarit serb. A i ka rrezikuar Kosova marrëdhëniet me Perëndimin, sidomos SHBA-në?

Wesley Clark: Unë mendoj se vendet duhet të bëjnë atë që është në interesin e tyre. Kosova është një vend shumë i vogël dhe i brishtë. Mendoj se të vazhdohet t’i hapet rrugë ekstraterritorialitetit të Serbisë në veri të Ibrit, është jashtëzakonisht e dëmshme për të ardhmen e popullit në Kosovë. Andaj, [udhëheqësit kosovarë] kanë qenë të vendosur dhe e kanë kuptuar këtë.

Shikoni, Ukraina nuk mund të bëjë gjithçka që duan amerikanët, sepse interesat e Amerikës janë ndryshe nga interesat e Ukrainës. Është e njëjta gjë në Izrael. Është e njëjta gjë në çdo vend. Çdo vend duhet të ndjekë interesin e tij në fillim, dhe më pas t’i mbledhë aleatët rreth tij.

Radio Evropa e Lirë: Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një tjetër pikë e nxehtë. Perëndimi këmbëngul në themelimin e tij, Kosova refuzon. A mendoni se Asociacioni është kërcënim për Kosovën?

Wesley Clark: Unë kurrë nuk përfshihem në politikën e brendshme të vendeve… sepse kur nuk je qytetar, nuk jeton atje, nuk duhet të japësh komente.

Ajo që dimë historikisht, është se komunitetet serbe kanë qenë të lidhura me Kishën Ortodokse, e kanë përdorur atë kishë si bastion dhe si pikë qendrore për rebelim, shtypje ose agresion.

Unë mendoj se është më mirë për të gjithë në rajon nëse nuk e shtyjmë përpara Asociacionin, por në vend të tij punojmë që këto dy qeveri [të Kosovës dhe Serbisë] t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike.

Ka gjithmonë përzierje të grupeve etnike. Por, mënyra më e mirë për paqe është respektimi i kufijve kombëtarë./REL

Pastrimi i parave dhe investimi i pasanikëve në shtëpi bosh, bën çmimet e papërballueshme për shumicën e popullsisë

Çmimi i shtëpive është bërë i papërballueshëm për shumicën e popullsisë, për shkak të kërkesës së lartë, teksa në anën tjetër në kontrast qëndron fakti që një pjesë e stokut të banesave janë bosh.

 

Profili i Shqipërisë për Zhvillimin Urban, Strehimi dhe Menaxhimin e Tokës, publikuar këto ditë nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën, sjell në vëmendje arsyet që e kanë bërë blerjen e një banese të papërballueshme për shumicën e popullatës.

“Ndërsa Shqipëria ka disa nga normat më të larta të banesave të pabanuara në Europë, shkalla e mbipopullimit për popullsinë tejkalon 58 për qind, më e larta në Europë, me përjashtim të Malit të Zi.

Këto pabarazi strukturore janë rezultat i rritjes së niveleve të pabarazive sociale dhe hapësinore. Boshatisjet kanë rrjedhur nga emigracioni masiv nga zonat më të varfra dhe rurale, nga njëra anë, duke rezultuar në prona të shumta të shkreta.

Nga ana tjetër, grupet më të pasura kanë investuar në prona të reja si një “strehë e sigurt”, shpesh duke i lënë këto prona të pabanuara. Kjo vetëm gjeneron kërkesë të mëtejshme dhe rritje të çmimeve në zonat me kërkesë të lartë.

Pastrimi i parave ka qenë një tjetër faktor kontribuues në rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë dhe në zonat bregdetare të Shqipërisë.

E kombinuar me të ardhurat mesatare të ulëta të disponueshme të familjeve, e bën blerjen e një shtëpie të re në zonat e dëshiruara të papërballueshme për shumicën.

Kjo ka çuar në norma të larta të mbipopullimit, veçanërisht në mesin e grupit me të ardhura të ulëta. Tirana është një nga shtatë qytetet kryesore europiane me nivelet më të larta të papërballueshmërisë së banesave” vlerëson raporti.

Sigurimi i strehimit të sigurt, të përballueshëm dhe të përshtatshëm ka qenë shqetësimi kryesor për politikën kombëtare të strehimit.

Në krye të parathënies raporti sjell në vëmendje garantimin e të drejtës për strehim të përshtatshëm.

“Neni 59 i Kushtetutës së Shqipërisë njeh të drejtën për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm si një nga objektivat sociale të shtetit shqiptar. Gjithashtu, neni 18 për barazinë siguron mbrojtjen e grupeve të ndryshme sociale kundër çdo forme diskriminimi.

Pas privatizimit masiv dhe ndërtimeve informale në vitet 1990, sektori i banesave në Shqipëri është dominuar nga pronësia e shtëpive private, me shumë shtëpi të reja vetë-ndërtuara dhe ndërtesa të tjera të ndërtuara fillimisht ilegalisht dhe në zona të banuara.

Sektori social i banesave me qira (qoftë publik, privat apo i përzier) përfaqëson vetëm rreth 0.1 për qind e totalit të banesave të banuara dhe nuk mund të konkurrojnë me tregun privat.

Tregu hipotekor (në këtë rast ka të bëjë vetëm me shtëpi që blihen nga kreditë interesat e të cilave i subvencionon shteti si pjesë e programeve të caktuara) gjithashtu sapo po zhvillohet, me më pak se 1 për qind e pronarëve të shtëpive që paguajnë aktualisht një të tillë.

Kjo është pjesërisht për shkak të rolit të rëndësishëm të sektorit informal dhe të vetë-ndërtuar, ku janë aktivitetet e ndërtimit financuar kryesisht nëpërmjet parave vash dhe remitancave.

Zhvillimet e organizuara formale (ndërtimet e reja të pallateve) synojnë segmente të banesave me çmim të lartë në zona me kërkesë të lartë dhe janë të papërballueshme për shumicën e popullsisë” thuhet në raport./Monitor

Emmanuel Macron shpalli zgjedhjet e parakohshme, analiza e The Guardian: Çfarë ndodhi, pse dhe si parashikohet të zhvillohet situata politike në Francë

Në një lëvizje shokuese dhe e papritur erdhi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas publikimit të sondazheve të para për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, duke thirru zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen brenda 30 ditëve të ardhshme.

 

Çfarë ndodhi saktësisht, pse – dhe çfarë mund të vijë më pas?

Pasi pësoi një disfatë dërrmuese nga Tubimi Kombëtar (RN) i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen në zgjedhjet parlamentare evropiane, presidenti francez të dielën në mbrëmje (9 qershor) njoftoi papritur një zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Sipas projeksioneve zakonisht të sakta, lista qendrore e Macron, e kryesuar nga eurodeputetja Valérie Hayer, shënoi midis 14.8% dhe 15.2% në sondazhin evropian, më pak se gjysma e numrit 32%-33% të rezervuar nga RN, kandidati kryesor i të cilit ishte presidenti i partisë, Jordan Bardella, 28 vjeç.

Presidenti fitoi rizgjedhjen në vitin 2022. Mandati i tij aktual zgjat deri në pranverën e vitit 2027 dhe ai nuk mund të kandidojë më.

Cilat ishin arsyet e Macron?

Presidenti tha se vendimi ishte serioz dhe i rëndë, por se ai nuk mund të dorëzohej për faktin se “partitë e ekstremit të djathtë po përparojnë kudo në kontinent”.

Ai e përshkroi atë si “një akt besimi”, duke thënë se kishte besim te votuesit e Francës dhe “në aftësinë e popullit francez për të bërë zgjedhjen më të mirë për veten dhe për brezat e ardhshëm”.

“Kam besim në demokracinë tonë, në lejimin e popullit sovran të thotë fjalën e tij. Kam dëgjuar mesazhin tuaj, shqetësimet tuaja dhe nuk do t’i lë pa përgjigje”, shtoi ai.

Koalicioni qendror i presidentit francez humbi shumicën e tij parlamentare në zgjedhjet e vitit 2022 dhe që atëherë i është drejtuar shtyrjes së legjislacionit pa votim në asamble, duke përdorur një mjet kushtetues të diskutueshëm të njohur si 49/3.

Analistët kanë parashikuar prej kohësh se ai do të përballet me vështirësi të rënda në parlament pas një humbjeje të rëndë ndaj RN në zgjedhjet evropiane, duke përfshirë potencialisht mocionet e censurës dhe rënien e qeverisë.

Lëvizja dramatike e së dielës, megjithatë, është një lojë e madhe, partia e Macron mund të pësojë edhe më shumë humbje, duke penguar në mënyrë efektive pjesën tjetër të mandatit të tij presidencial dhe potencialisht duke i dhënë Marine Le Pen edhe më shumë pushtet. Presidenti e ka paraqitur atë si një zgjedhje ekzistenciale për votuesit francezë: A dëshironi vërtet të qeveriseni nga e djathta ekstreme?

Duket e pamundur që ai të llogarisë në sigurimin e shumicës: fronti republicain, ose fronti republikan, që bllokoi përparimin e RN në të kaluarën është dobësuar pothuajse deri në pikën e zhdukjes dhe popullariteti i Macron është në rënie të vazhdueshme.

Megjithatë, shumica e analistëve parashikojnë se ndërsa partia e ekstremit të djathtë mund të dalë me më shumë deputetë, ajo ndoshta nuk do të fitojë vende të mjaftueshme për t’i dhënë asaj një shumicë, që do të thotë se parlamenti i ardhshëm mund të jetë edhe më i rrëmujshëm dhe më joefektiv se ai aktual.

Mund të jetë se ai po shikon një “efekt bashkëjetese” neutralizuese. Nëse RN do të shënonte mirë dhe, për shembull, Bardella-s do t’i ofrohej puna e kryeministrit, dy vjet e gjysmë në qeveri mund të jenë vetëm kohë e mjaftueshme për ta bërë të djathtën ekstreme jopopullore.

Si dhe kur do të mbahen zgjedhjet?

Neni 12 i kushtetutës franceze i lejon presidentët të shpërndajnë Asamblenë Kombëtare për të zgjidhur krizat politike, siç janë dallimet e përhershme dhe të papajtueshme midis parlamentit dhe ekzekutivit.

Votuesit duhet të thirren në qendrat e votimit në 20 deri në 40 ditë pas shpërndarjes së asamblesë. Raundi i parë i këtyre zgjedhjeve është caktuar për 30 qershor dhe i dyti më 7 korrik. Duke marrë parasysh që Parisi do të presë Lojërat Olimpike në fund të korrikut, do të jenë disa javë të ngarkuara për Macron.

Si është përgjigjur Tubimi Kombëtar?

Bardella ishte i pari që i kërkoi Macronit të thërriste zgjedhje të parakohshme legjislative, duke u thënë mbështetësve pas shpalljes së parashikimeve se votuesit francezë kishin “shprehur një dëshirë për ndryshim“. Vendi “ka dhënë verdiktin e tij dhe nuk ka apelim”, tha ai.

Le Pen, kryetarja e partisë dhe kandidatja presidenciale, tha se ajo “vetëm mund ta mirëpresë këtë vendim, i cili është në përputhje me logjikën e institucioneve të Republikës së Pestë”. Ajo tha se partia ishte “gati të marrë pushtetin nëse populli francez ka besim tek ne në këto zgjedhje të ardhshme legjislative”.

“Ne jemi gati ta ngremë vendin sërish në këmbë”, tha ajo. “Ne jemi të gatshëm të mbrojmë interesat e popullit francez.”

A ka ndonjë precedent për shpërbërjen e parakohshme presidenciale?

Presidentët e mëparshëm kanë shpërndarë parlamentin, duke përfshirë vitet 1962, 1968, 1981 dhe 1988, kur mandati presidencial ishte shtatë vjet, por parlamenti ishte vetëm pesë, që do të thotë se kreu i shtetit shpesh gjendej përballë një mazhorance kundërshtare në kuvend.

Nuk ka funksionuar gjithmonë në favor të tyre; në vitin 1997, presidenti i atëhershëm i qendrës së djathtë, Zhak Shirak, thirri zgjedhje të parakohshme legjislative vetëm për të parë të majtën të fitonte shumicën, duke e lënë atë të durojë pesë vjet në “bashkëjetesë”.

Asnjë president nuk e ka shpërndarë parlamentin që atëherë, pjesërisht sepse mandatet presidenciale dhe parlamentare u sinkronizuan në vitin 2000 dhe që atëherë votuesit i kanë dhënë secilit president të ardhshëm një shumicë parlamentare, deri në rizgjedhjen e Macron.