Poshtë fshatit Xibër-Hane (bashkia Klos), në kanionet e Gjabzës, dalluam disa fosile interesante, të ruajtura me kujdes miliona vjeçarë në disa gurë, buzë lumit.
Këto janë Ammonitet, krijesa që kanë jetuar në një periudhë 419 – 66 milion vite më parë. Ishin gjallesa detare në formë disku e që kanë jetuar në detet e asaj periudhe.
Ammonitet janë cefalopodë të zhdukur me guacka spirale. Ato janë kushurinjtë më të hershëm të koleoideve të gjalla që ne njohim sot (oktapodët, kallamarët dhe sepjet).
Ammonitet më të hershme u shfaqën gjatë periudhës së Devonianit (rreth 419 milion vite më parë), me speciet e fundit që u zhdukën gjatë ose menjëherë pas ngjarjes së zhdukjes Kretako-Paleogjene (rreth 66 milion vite më parë).
Duke filluar nga mesi i Devonianit, Ammonitet ishin jashtëzakonisht të bollshme, veçanërisht gjatë epokës mezozoike (rreth 160 milon vite më parë). Shumë specie evoluan dhe u zhvilluan shpejt, duke u zhdukur në disa miliona vjet.
‘Ammonitet – gjurmë nga e kaluara e largët në Klos’
Për shkak të evolucionit të tyre të shpejtë dhe shpërndarjes së gjerë, Ammonitet përdoren nga gjeologët dhe paleontologët për biostratigrafinë e shkëmbinjve. Ato janë fosile indeksuese të shkëlqyera dhe shpesh është e mundur të lidhet shtresa shkëmbore në të cilën gjenden me periudha kohore specifike gjeologjike.
Si u zhdukën Ammonitet?!
Në fund të periudhës së Kretakut (155-66 milion vite më parë), pra 66 milion vite më parë, një asteroid që përplaset me Tokën (në bregdetin Meksikan) ka sjellë zhdukje masive të specieve në gjithë planetin. Për shkak të pluhurit të hedhur në atmosgerë nga goditja si dhe zjarret masive prej impaktit, bëri që të kishte një dimër të gjatë, i cili ndaloi fotosintezën në tokë dhe në oqeane, gjë që pati një ndikim të madh në disponueshmërinë e ushqimit dhe që ishte shkatërruese për amonitet tona.
Format e tyre janë të ruajtura mjaft mirë në shkembinj gëlqerorë (sedimentarë) dhe argjilo-ranorë.
Gjithsesi, duhet falenderuar guri ku format e tyre janë “stampuar” dhe i ka ruajtur me përkushtim maksimal deri ditët e sotme, për ti parë dhe ne, njerëzit, qeniet më të evoluara e më të reja njëkohësisht të planetit Tokë.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se Adnan Dibrani ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian në zgjedhjet që u mbajtën këto ditë.
Tahiri në një postim në “X” ka shkruar se Adnani po bëhet shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në Parlamentin Evropian.
“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv.
Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.
Zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike zyrtare, Mirela Karabina ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek programi i PD i prezantuar nga kryedemokrati Lulzim Basha pak ditë më parë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zonja Karabina, zbuloi se programi i PD është hartuar nga mbi 100 ekspertë vendas e të huaj. Më tej, ajo theksoi se kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha i ka dhënë një dimension qytetar politikës. Ndërkohë gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, zonja Karabina shpreh bindjen se plani kryedemokratit Basha për Shqipërinë do të rrisë mirëqenin për të gjithë qytetarët shqiptarë. Sipas saj, PD vlerëson se integrimi europian është një prioritet shtetëror dhe kombëtar.
-Zonja Karabina, cilat janë prioritete kryesore të PD në këtë moment?
E gjithë vëmendja e Partisë Demokratike është si do të bëj më të mirën për qytetarët. Programi ynë “Shqipëria meriton më shumë” nuk është slogan bosh dhe i shkëputur nga qytetarët. Dalja e programit të PD-së një vit para zgjedhjeve parlamentare dëshmon seriozitetin dhe vullnetin tonë për të qenë të vërtetë, të qartë dhe të besueshëm për qytetarët. Ky është prioriteti ynë: ndryshimi i realitetit të trishtë që ka kapluar vendin në ekonomi, korrupsion dhe shpopullim përmes një programi real dhe ambicioz duke i dhënë shqiptarëve alternativën më të mirë për Shqipërinë 2025.
-Si mendoni se PD mund të kontribuojë më së miri në përparimin e vendit në këtë kohë?
Përmes së vërtetës, duke e parë atë në sy dhe duke qenë të vërtetë me qytetarët. Programi ynë është hartuar nga ekspertë të huaj dhe shqiptarë e profesionistë të fushës duke parë problemin dhe duke gjetur zgjidhjen. Është një program me këmbë në tokë dhe plotësisht i realizueshëm. Me një program të tillë vendi do të hyjë në shinat e normalitetit dhe jeta e qytetarëve do të bëhet më e mirë.
-Çfarë strategjish ka PD për të adresuar çështjet kyçe sociale dhe ekonomike?
Partia Demokratike është forca e parë që ka një plan për familjet shqiptare për daljen e saj nga kriza. Familja shqiptare është në rrezik mes varfërisë, shpërbërjes së saj prej emigrimit dhe pasigurisë. PD ka një program për të forcuar pozitën ekonomike të gruas si kujdestarja më e mirë e familjes duke e mbështetur atë në biznese, në taksa apo dhe bonuse të tjera mbështetëse për kualifikimin e saj. Personat me aftësi të kufizuar apo fëmijët me statusin jetim dhe shtresat në nevojë do të jenë në vëmendje të PD-së. Mbështetja përmes subvencionit të plotë të interesit për strehim për 30 mijë çifte të reja është kujdesi për familjen, mbështetjen dhe rritjen e saj. Politika jonë për mbështetjen me bonus 20 mijë euro për fëmijën e tretë krijon siguri për shumë familje të cilat stepen për shkak të pamundësive për të rritur familjen e tyre kur dhe vendi është në kushtet e shpopullimit në rritje. Programi ynë është një program parimor që mbështetet mbi principe të një force të djathtë sepse merret me pronën, raportin e individit me shtetin dhe familjen. Programi ynë është i realizueshëm dhe i testueshëm. Jeta e qytetarëve përgjatë këtyre 11 viteve është vështirësuar shumë. Ndaj taksa e sheshtë, pjesë e programit tonë, do të sigurojë rregulla të ndershme të lojës, barazi dhe do të sigurojë të ardhura për shtetin të cilat do të përdoren për interesin qytetar. Korrupsioni galopant ka kapluar çdo ind të shtetit duke varfëruar qytetarët. Dhe kjo varfëri, në bindjen tone, luftohet përmes lirisë së tregut, mbështetjes së sipërmarrjes dhe taksave të ulta. Fuqizimi i shtresës së mesme, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, taksa e sheshtë do t’i japë mundësi qytetarëve të kenë më shumë lekë në xhepat e tyre. Ulja e taksave do të thotë ulja e formalitetit dhe nxitje e biznesit.
-Çfarë mendoni për rolin e PD në mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës?
Partia Demokratike është duke e dëshmuar qasjen e saj ndaj shtetit ligjor dhe të së drejtës. Përmes vendimmarrjeve duke respektuar organizmat brenda saj si Kryesia, Këshilli Kombëtar, Kolegjit të Kryetarëve dhe të tjera, PD po jep modelin e një force që respekton ligjin, institucionin dhe individin sot brenda saj, dhe nesër ne qeverisje. Qëndrimet tona ndaj organeve të drejtësisë përgjatë gjithë kësaj kohe dëshmojnë qasjen tonë për funksionimin e drejtësisë. Ne jemi forca e vetme që mbështesin pa asnjë rezervë Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion sepse pushteti i drejtësisë duhet të jetë i pavarur nga politika, pasi funksionimi i pavarur i tij do të jetë garancia e ndërtimit të shtetit ligjor dhe të së drejtës dhe do të mundësojë zhvillimin demokratik të vendit.
-Si do të vepronte PD për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve nëse do të ishte në pushtet?
Me vullnet politik dhe me një qeveri që nuk vjedh qytetarët dhe lufton korrupsionin, sigurisht që jeta e qytetarëve përmirësohet dhe bëhet më e mirë. Partia Demokratike ka një sfidë të vështirë por jo të pamundur, të fitojë besimin e qytetarëve duke e bërë jetën e tyre të mirë. Prej 11 vjetësh qytetarët janë të shpërfillur dhe jeta e tyre është vështirësuar për shkak të keqqeverisjes: paga e pensione të ulta, çmime të shportës që rriten, rini që largohet prej mungesës së shpresës dhe garancisë për nesër, vendi që rrënohet çdo ditë. Programi ynë është i vërtetë, real dhe plotësisht i bëshëm në shërbim të qytetarëve, taksa të ulta, vende të reja punë përmes mbështetjes, rritje pagash, mbështetje për shtresat në nevojë, subvencione për fermerët, mbështetje për të rinjtë përmes shkollimit, kualifikimit dhe punësimit e të tjera, e të tjera politika zhvillimore.
-Cili është qëndrimi juaj në lidhje me çështjet kryesore të politikës së jashtme të vendit?
Partia Demokratikë vlerëson se integrimi europian është një prioritet shtetëror dhe kombëtar. Gjithashtu integrimi europian është i lidhur dhe me çështje të sigurisë në mbrojte të vlerave demokratike. Partia Demokratike do të punojë fort për anëtarësim të plotë të vendit në BE brenda vitit 2030. Dhe këtë do ta arrij përmes çmontimit të pengesave për të qenë pjesë e familjes së madhe të BE: mbështetje të organeve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit, ndarjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe ndërtimit të shtetit ligjor dhe të së drejtës. Shqipëria është anëtare e NATO-s, ndaj Partia Demokratike mbështet nismat rajonale që synojnë integrimin euroatlantik të Rajonit. Çështje prioritare e jona është interesi shqiptar në rajon, mbrojta e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Propozimi i Kryetarit të PD-së Z. Lulzim Basha mbi planifikim në buxhet të një fondi për Kosovën, dëshmon qasjen tonë se siguria e Kosovës është siguria jonë. Mbështetja e faktorit shqiptar në Rajon është vizioni ynë për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë. Partia Demokratike i konsideron marrëdhëniet me partnerit tonë strategjik SHBA si të patjetërsueshme dhe konsolidimi i marrëdhënieve me to do të vijojë të jetë prioriteti ynë i politikës sonë të jashtme dhe rajonale.
-Cilat janë planet e PD për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të krijuar vende të reja pune?
Në programin tonë qeverisës kemi parashikuar taksën e sheshtë me qëllim që barra tatimore të shpërndahet e barabartë. Vendosja e taksës së sheshtë i shkon për shtat nevojave që ka ekonomia sot. Forcimi i shtresës së mesme dhe zgjerimi i saj do të ndryshonte ekuilibrat ekonomikë. Me reforma strukturore dhe luftën ndaj korrupsionit synojmë rritje ekonomike: mbështetje biznesit me taksa të ulta dhe uljen e burokracisë, nxitja e sipërmarrjes do të krijojë hapjen e vendeve të reja pune dhe do të mbajë të rinjtë në Shqipëri. Liria e tregut, sipërmarrja e ndershme, taksa të ulta përmes mirëqeverisjes Partia Demokratike parashikon ulje të varfërisë me 50% në mandatin e parë. Përmes nxitjes së qendrave sociale për të rinjtë me pronat e konfiskuara nga ligji antimafia, taksat e ulta, mbështetje të bizneseve për rritjen e punësimit të të rinjve, grave dhe të tjerë si dhe mbështetja për ekonominë digjitale do krijojë mundësi të hapjeve të vendeve të reja të punës.
-Si do të bashkëpunojë PD me institucionet e tjera të vendit për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit?
Partia Demokratike do të respektojë institucionet , lirinë dhe pavarësinë e tyre sepse në besojmë se kjo është rruga e vetme që të ndërtojmë një shtet ku institucioni respektohet, ligji zbatohet dhe e drejta e qytetarit është prioritare. Ne këtë e kemi dëshmuar edhe përgjatë kësaj kohe ku respekti ndaj vendimeve institucionale, për PD është ligj që duhet të zbatohet. Përmes projekt-ligjeve dhe amendamenteve të dorëzuara në Kuvendin e Shqipërisë ne kontribuojmë në përmirësimin dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të qytetarëve. Qëndrimi ynë i panegociueshëm ndaj korrupsionit dhe luftës pa kompromis ndaj tij e bëjmë çdo ditë, përmes denoncimeve dhe kallëzimeve në organet përkatëse dhe transparencës me publikun. Ne jemi duke e bërë tani në opozitë këtë dhe do ta forcojmë më tej kur të jemi në pushtet.
-Si mendoni se PD mund të përdorë me efikasitet median dhe rrjetet sociale për të komunikuar me qytetarët dhe për të promovuar politikat e saj?
Partia Demokratike do të përdorë më së miri në shërbim të qytetareve të gjithë burimet mediatike vetëm përmes së vërtetës, llogaridhënies dhe dhënies së alternativave për zgjidhje të problemeve. Propaganda dhe fasada për të kamufluar të vërtetën nuk janë dhe nuk do jenë pjesë e politikës sonë. Në fakt qytetarët kanë ndjeshmërinë dhe zgjuarsinë që të kuptojnë kur je, dhe kur nuk je i vërtetë. Ndaj këto shpikje të njerëzimit: televizorin, rrjetet sociale, inteligjencën artificiale që na krijon mundësinë e kontaktit më të shpejtë me qytetarët, PD do ta përdorë për të mirë e tyre pasi, shqiptarët meritojnë më shumë, Shqipëria meriton më shumë!
Lufta e Kosovës mori fund më 10.06.1999, pasi NATO bombardoi pjesën e mbetur nga Jugosllavia. Ky ishte aksioni i parë luftarak i NATO-s pas mandat të OKB, që iu dha fund vrasjeve, por ndërhyrja mbeti e diskutueshme.
Lufta e Kosovës përfundoi më 10 shtator 1999. Atë ditë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së në Nju Jork miratoi Rezolutën 1244, e cila i dha fund zyrtarisht luftimeve, të cilat kishin pushuar një ditë më parë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike-Ushtarake në Kumanovë.
Dy muaj e gjysmë më parë, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, NATO kishin filluar bombardimet e para të caqeve në Jugosllavi (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi). Ishte ky misioni i parë luftarak i Aleancës së Mbrojtjes së Atlantikut të Veriut pa mandat të OKB-së dhe i pari me pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë. Ishte një shkelje e tabusë – për NATO-n për shkak të mungesës së një mandati të OKB-së dhe për publikun gjerman për shkak të përfshirjes së saj në një luftë.
Qëllimi i NATO-s ishte të detyronte ushtrinë jugosllave të tërhiqej nga Kosova për të parandaluar dëbimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve të Kosovës që jetonin atje.
Parahistoria
Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në vitin 1991 me shpalljen e pavarësisë nga Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia. Bosnjë-Hercegovina pasoi në vitin 1992. Serbia udhëhoqi ose nisi luftërat kundër Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë-Heercegovinës, vetëm Maqedonia u kursye nga forcat serbe.
Edhe në Kosovë, shenjat e hershme tregonin për një përshkallëzim: qysh në vitin 1989, kryetari i Lidhjes së Komunistëve në Serbi, Sllobodan Millosheviç, i hoqi autonominë krahinës së Kosovës. Largimi i shqiptarëve nga administrata shtetërore dhe sektori publik (shëndetësia dhe arsimi) në Kosovë kishte filluar më parë dhe u zgjerua masivisht me heqjen e autonomisë. Për një kohë të gjatë pati rezistencë jo të dhunshme nga shqiptarët e Kosovës, të udhëhequr nga shkrimtari Ibrahim Rugova, i cili më vonë u bë presidenti i parë i Kosovës.
Nga mesi i viteve 1990, përkrahësit e rezistencës së dhunshme kundër Serbisë u bënë gjithnjë e më popullore. Ata ishin organizuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Forca fillimisht e vogël u rrit shpejt dhe u shndërrua në një fuqi më të madhe në gjysmën e dytë të viteve 1990.
Lufta para bombardimeve të NATO-s
Këto forca ndërmorrën aksione kundër stacioneve dhe pikëve të tjera të policisë serbe, të cilave Beogradi iu përgjigj me ashpërsi disproporcionale. Konfliktet e armatosura u shndërruan në një luftë në Kosovë, në periudhën 1998/1999. Shkaku për ndërhyrjen e NATO-s është zbulimi i trupave të 40 shqiptarëve të vdekur kosovarë në fshatin Reçak në janar të vitit 1999. Vëzhguesit ndërkombëtarë të drejtuar nga Willian Walker folën për vrasje masive të civilëve, gjë që u mohua nga pushtetarët e Beogradit.
Konferenca e Rambujesë dhe fundi i diplomacisë
Negociatat e paqes mes palës serbe dhe asaj të Kosovës, me ndërmjetësimin ndërkombëtar, u zhvilluan në Rambuje afër Parisit në shkurt 1999. Bisedimet u mbajtën nën udhëheqjen e Grupit të Kontaktit. Këto ishin përpjekjet e fundit diplomatike të evropianëve dhe të SHBA-së për t’i detyruar shqiptarët dhe serbët e Kosovës t’i japin fund luftimeve me një marrëveshje.
Por negociatat dështuan. Një përpjekje e fundit nga i dërguari i posaçëm i SHBA Richard Holbrooke për të bindur njeriun e fortë të Serbisë Millosheviç të dorëzohej në Beograd dështoi po ashtu vetëm pak kohë para fillimit të bombardimeve.
Polemika për mungesën e një mandati të OKB-së
Në prag të sulmeve ajrore të NATO-s, politikanët perëndimorë, duke përfshirë presidentin amerikan Bill Clinton në veçanti, e kishin akuzuar vazhdimisht Serbinë për planifikimin e gjenocidit në Kosovë. NATO nuk kërkoi një mandat të OKB-së për këto bombardime, sepse ekzistonte dyshimi se do të kishte dështuar për shkak të rezistencës nga Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për koalicionin e atëhershëm të qeverisë gjermane të përbërë nga socialdemokratët (SPD) dhe ekologjistët, pjesëmarrja në luftë me disa avionë luftarakë ishte një vendim delikat. Pacifistët dhe mbështetësit e ndërhyrjes ishin kundër njëri-tjetrit në Gjermani.
I ashtuquajturi “plani patkoi” i Serbisë (për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova) kishte për qëllim t’i jepte qeverisë federale justifikimin e nevojshëm për pjesëmarrjen gjermane në luftën e Kosovës. Plani për të cilin flitej se ekzistonte në Beograd, kishte për qëllim të dëbonte popullsinë shqiptare përtej kufirit jugor të Kosovës në Shqipëri. Zyrtarisht nuk është konfirmuar nëse ky plan ka ekzistuar në të vërtetë. Por është e padiskutueshme se qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe kaluar në radhë të parë në Shqipëri e Maqedoni.
Dorëzimi i Millosheviçit
Shumica e ekspertëve sot pajtohen se bombardimet e NATO-s zgjatën më shumë se njëmbëdhjetë javë për shkak të llogaritjeve të gabuara reciproke të palëve. NATO ishte e bindur se Millosheviçi do të dërgonte sinjale për negociata pas disa ditësh bombardime.
Nga ana tjetër, në Beograd spekulohej se NATO do të dorëzohej dhe do të vinte një kompromis në tryezë. Në fund të fundit, Millosheviçi u dorëzua, ndoshta sepse Moska po ushtronte ndikim në Beograd. Rusia, e cila kishte vështirësi të mëdha ekonomike në atë kohë, kishte nevojë për bashkëpunim me Perëndimin, mendon edhe ish-përfaqësuesi special i BE-së për Kosovën, austriaku Wolfgang Petritsch.
Rezoluta 1244 e OKB-së dhe Marrëveshja e Kumanovës
Përfundimi i luftës u rregullua me dy akte juridike ndërkombëtare. Marrëveshja Teknike-Ushtarake në Kumanovë më 9 qershor 1999, një qytet në atë që sot quhet Maqedonia e Veriut, parashikonte tërheqjen e ushtrisë jugosllave dhe forcave serbe nga Kosova. Përgjegjësia e sigurisë për rajonin kaloi me këtë Marrëveshje në duart e NATO-s. Marrëveshja parashikonte edhe çarmatimin e UÇK-së.
Një ditë më vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, të njohur edhe si Rezoluta e Kosovës. Ajo formoi bazën ligjore ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës së Kosovës. Rezoluta përcaktoi se Kosova do të mbetej pjesë përbërëse e Republikës Federale të Jugosllavisë, ndonëse me autonomi shumë të gjerë. Për të krijuar një administratë civile, Kombet e Bashkuara krijuan UNMIK-un, një mision të përkohshëm të administratës ndërkombëtare. OKB-ja dërgoi forcën ndërkombëtare ushtarake të KFOR-it për të garantuar sigurinë në Kosovë. Por statusi përfundimtar i Kosovës mbeti i paqartë në këtë Rezolutë.
Pavarësia e Kosovës
Pas 78 ditësh, rreth 2.300 sulmeve ajrore dhe mijëra të vdekurve, ndërhyrja e NATO-s përfundoi. Lufta e Kosovës, e cila kishte filluar një vit e gjysmë më parë, mori fund.
Nëntë vjet më vonë, më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall e pavarur dhe tani njihet nga rreth 115 nga 192 shtetet anëtare të OKB-së, përfshirë edhe SHBA, Gjermaninë, Britnainë e Madhe, Francën… Por Rusia dhe Kina si dhe pesë vende të BE-së (Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia, Qipro) nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. Serbia edhe sot e kësaj dite pretendon se Kosova është pjesë e saj dhe refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës./DW
Rreth 28 mijë maturantë do t’u drejtohen qendrave të provimit për të testuar dijet në lëndën e Gjuhës Shqipe.
Nga viti i kaluar do të jenë dy mijë maturantë më pak, teksa pritet që deri në fund (me plotësimin e Formularit A2) numri të firojë me ata që rezultojnë mbetës në provime apo ata që kanë zgjedhur t’ia mbathin në një universitet jashtë.
Bllokues valësh telefonike e kamera vëzhgimi janë vënë edhe sivjet për të monitoruar e penguar depërtimin e informacionit, por jo në masën 100 për qind për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë për të gjithë.
MASAT E MINISTRISE
“Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të monitorojë procesin me përfaqësues të deleguar, duke siguruar që çdo hap i procesit të garantojë transparencën e duhur. Do të angazhohen rreth 2 mijë e 900 mësues e punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit në çdo qendër provimi nga veriu në jug”, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu një ditë para provimit të Gjuhës së Huaj (2 qershor) në takimin me monitoruesit e provimeve të MSH 2024 duke dhënë më tej detaje të tjera dhe masa të marra për mbarëvajtjen e këtij procesi që përfshin gjithë maturantët në rang vendi.
“Në provimet e maturës shtetërore do të marrin pjesë rreth 28 mijë nxënës, maturantë. Për monitorimin dhe administrimin e procesit do të angazhohen më shumë se 2900 punonjës të sistemit arsimor, përfshirë mësues, administratorë provimesh dhe staf të MAS dhe strukturave të varësisë. Do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta. Gjithashtu janë 230 administratorë për monitorimin dhe vlerësimin e mbarëvajtjes së testimeve në të 144 pikat e provimeve”.
Provimet e maturës do të zgjasin 2 orë e 30 minuta, dhe do të zhvillohen në salla të mëdha.
Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Politikave Arsimore Parauniversare, Zamira Gjini vetëm rreth 70 për qind e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që do të monitorojnë procesin e maturës shtetërore.
“Nga MAS janë marrë masa që të zhvillohet në standardet më të larta, në mënyrë që procesi të jetë i njëjtë i barabartë për maturantët. Provimi në salla, por edhe në ambiente palestrash. Dua të garantoj maturantët që testet janë hartuar në bazë të programit orientues që ato kanë të maturës shtetërore me të cilin ato kanë punuar. Janë teste të të njëjtit model që ato kanë punuar dhe zhvilluar më parë në shkollat e tyre. Është i hartuar me të tre nivelet e arritjeve, dhe secili maturantë do të marr atë që meriton sipas përgjigjes që do të jap në testin e maturës shtetërore”.
Pas testit të sotëm vjen ai i Matematikës në datën 18 për ta përmbyllur më 24 qershor me provimin e një lënde që maturantët e kanë zgjedhur kohë më parë.
Emisioni Vetting në News24 lidhur me rastin e Mimoza Bidaj ka kontaktuar ekspertë dhe përfaqësues të opozitës. Qartazi nga investigimi i Vetting del në pah hakmarrja politike e kryebashkiakut Edison Memolla. Bidaj, si drejtuese e një institucioni parashkollor, kishte refuzuar urdhërin për të vënë në dispozicion të partisë, të dhënat e vartësve të saj. Përfundimi, Memolla vendos të hakmerret dhe të udhëzojë gjithë procesin e largimit të Mimoza Bidajt fillimisht si drejtuese e kopshtit, më pas ta transferojë në Luz si edukatore.
Por sa i ligjshëm është po ky emërim e shpjegon eksperti Ndriçim Mehmeti, i cili i referohet ligjit për emërimet.
Ligji për emërimet:
Duhet të kenë arsimin parashkollor, të mos jenë anëtar të një forumi apo organizate politike dhe të ketë referenca të mira.
Shkarkohesh për shkelje të disiplinës në punë shkelje të etikës profesionale ndjekje penale etj, etj apo kur je i paaftë fizikisht apo mendërisht.
Por cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një kandidat apo kandidate për të drejtuar një kopshte. Si bëhet përzgjedhje e tij, si e parashikon ligji?
Specialisti Mehmeti shprehet “po në këtë kopsht, bashkia e Rrogozhinës, për të plotësuar nevojat e saj, ka punësuar dy edukatore të cilat janë me banim në qarkun e Durrësit”.
Por çfarë parashikon ligji edhe për këtë ndërsa ish drejtoresha e kopshtit u transferua në Luz, dy edukatore të tjera udhëtojnë çdo ditë nga Durrësi për t’u kujdesur për fëmijët e Rrogozhinës.
“Mund të realizohen lëvizje paralele, ajo që vjen nga Durrësi emërohet në Luz ndërsa ajo që është me vendbanim në Rrogozhinë caktohet po aty.
Nëse një punonjës është i asaj bashkie dhe i ka të gjitha letrat, ka ankesa që në moral janë të padrejta. Që ti ke marr një mësues të arsimit fillor dikur dhe e ke bërë edukatore, vjen një mësues i arsimit parashkollor dhe thotë ai vend është jashtë profilit kështu që duhet të vij unë. Tani e ke mbajtur atë, të ka shërbyer, moralisht është e padrejtë ligjërisht është e drejtë që të largohet nga puna dhe të vijë një tjetër. Por jo të largohesh ti që ke arsimin përkatës dhe të sjellin dikë tjetër sepse pastaj ky është emërim ose nepotik ose partiak a selektiv”.
Rezultatet e sondazhit të “Monitor” me 503 të anketuar tregojnë se korrupsioni perceptohet si një çështje shumë alarmuese dhe fenomen në rritje në Shqipëri. Më shumë se 90% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është një çështje shumë alarmuese, ndërsa 77% e tyre vlerësojnë se korrupsioni është rritur shumë në pesë vitet e fundit. 69% e të anketuarve mendojnë se lufta kundër korrupsionit nuk ka treguar përparim në vitet e fundit. Megjithatë, shumica mendojnë se Reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultate. Perceptimi i qytetarëve është se qeverisja qendrore përbën segmentin më të korruptuar.
Ersuin Shehu
Një sondazh i zhvilluar nga “Monitor”, me 503 të anketuar, tregoi se korrupsioni ngelet një shqetësim madhor për publikun shqiptar dhe tendenca e këtij fenomeni vlerësohet në rritje të mëtejshme.
Më shumë se 90% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është një çështje shumë alarmuese në Shqipëri. 8.7% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është një çështje e rëndësishme, por jo alarmuese.
Vetëm një pjesë e papërfillshme e të anketuarve, rreth 0.4%, mendojnë se korrupsioni nuk është një çështje shumë e rëndësishme, ose është pothuajse inekzistent.
Burimi: Sondazhi i “Monitor”
76.7% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është rritur shumë në pesë vitet e fundit, 15.9% e tyre mendojnë se niveli i korrupsionit ka ngelur i njëjtë, ndërsa vetëm 5.2% e tyre mendojnë se korrupsioni është reduktuar.
Burimi: Sondazhi i “Monitor”
Në perceptimin e qytetarëve të anketuar, institucioni më i korruptuar në vend është qeverisja/administrata qendrore. 52.9% e perceptojnë qeverisjen qendrore si pjesën më të korruptuar të sistemit.
18.3% e të anketuarve mendojnë se institucionet më të korruptuara janë ato të pushtetit lokal, të ndjekura nga institucionet e pushtetit gjyqësor, me 7.2% dhe ato të shëndetësisë, me 6.8%. 2.2% e të anketuarve perceptojnë mediat si sektorin më të korruptuar në vend.
Mes përgjigjeve të tjera, dominon alternativa se të gjitha institucionet e pushtetit qendror dhe vendor janë të korruptuara, ndërsa me përqindje më të ulëta janë përmendur edhe Policia, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, etj.
Forma më e përhapur e paraqitjes së korrupsionit në Shqipëri, sipas të anketuarve, është “vjedhja, përvetësimi dhe keqpërdorimi i parave publike”, me 42.5% të përgjigjeve, e ndjekur nga “ryshfeti, pranimi i parave kundrejt një favori”, me 29.4% të tyre.
Forma të tjera të manifestimit të korrupsionit të përzgjedhura nga anketuesit janë klientelizmi, dhënia e favoreve ndaj pronës publike në këmbim të favoreve personale; vonesa e përgjigjeve në kërkesat zyrtare me qëllim marrjen e një “shpërblimi”; pastrimi i parave, duke lehtësuar legalizimin e fondeve të paligjshme; keqpërdorimi i burimeve natyrore/pronës publike; nepotizmi, punësimet farefisnore ose me orientim politik, etj.
“Për shkak të ambientit të përgjithshëm të korruptuar në administratë dhe sidomos formës klienteliste të ofrimit të shërbimeve, mbështetjes, pjesëmarrjes në projekte etj., sistemi nuk të lejon të zgjerohesh dhe dekurajohesh të jesh pjesë e gjithçkaje që lidhet me fondet publike dhe institucionet shtetërore, sepse je i destinuar të mos fitosh asnjë projekt, je vetëm numër për fasadë.
Një tjetër formë e korrupsionit, edhe po fitove, është moskryerja e pagesave në kohë, pasi ke bërë shërbimin; duhet t’i biesh mbrapa nëpër zyra që të harxhon kohë dhe energji (pra, kosto) pa garanci që i merr; shto këtu pamundësinë që ta kërkosh të drejtën në gjykatë për shkak të kostove shtesë që ka ky proces dhe që po ashtu nuk garanton drejtësi gjykimi.
Aq shumë është përhapur ndikimi dhe klientelizmi, ku me klientelizëm përfshihen edhe militantët e partisë, sa që tregu dhe hapësirat janë mbyllur edhe nga institucionet ndërkombëtare në thirrjen e projekteve që bëjnë”, – shprehet një e vetëpunësuar në Tiranë.
66% e të anketuarve kanë dhënë ryshfet
Pothuajse 66% e të anketuarve në sondazhin e “Monitor” shprehen se kanë dhënë të paktën një herë ryshfet.
Në 95.5% të rasteve, ryshfeti është dhënë në formën e parasë së gatshme, ndërsa në pjesën e mbetur, ryshfeti është dhënë në formën e favoreve/shërbimeve të tjera apo në formën e të mirave materiale.
“Perceptimi im për korrupsionin në Shqipëri është i tillë: duket sikur korrupsioni është në çdo individ, në shërbime publike, por edhe në private (p.sh. spitale, laboratorë, banka, shkolla). Më vjen keq të pohoj që jemi përgjithësisht shoqëri e korruptuar. Kërkojmë përfitime, të panevojshme, thjesht se është bërë “zakon”, shprehet drejtuesja e një biznesi të vogël të shërbimeve në Tiranë.
Sektori më i korruptuar, sipas përgjigjeve të të anketuarve, është shërbimi shëndetësor. 62% e personave që kanë paguar ryshfet, e kanë dhënë atë për shërbime mjekësore.
Shërbimi me nivelin e dytë më të lartë të korrupsionit, sipas sondazhit, është Kadastra. 14.6% të anketuarve janë përgjigjur se kanë dhënë ryshfet për marrjen e një dokumenti pronësie në hipotekë.
“Korrupsioni më i madh, më i prekshëm, ulëritës është në Drejtorinë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë. Nuk njohin as ligje, as gjykata, as prokurori, asgjë. Provoni të rifreskoni kartelën e një toke dhe keni për ta parë”, – shprehet një subjekt i anketuar në sektorin e shërbimeve.
Vijon marrja e dokumenteve në administratën publike, ku shprehen se kanë dhënë ryshfet 8.2% e të anketuarve.
Vijojnë proceset gjyqësore, me 5% dhe procedimi policor apo hetimor, me 2.7% të përgjigjeve dhe marrje leje ndërtimi, me 1.8% të përgjigjeve.
Ndër rastet e tjera me më pak raste të dhënies së ryshfetit përfshihen shërbimet e tatimeve, doganave, Qendrës Kombëtare të Biznesit, marrja në punë, tenderët, etj.
“Jam profesionist i lirë, kontabilist i miratuar. Puna që kryej më detyron që të jem në kontakt dhe marrëdhënie të vazhdueshme me administratën tatimore shtetërore e lokale dhe QKB, në të cilat korrupsioni është aktualisht endemik dhe nuk mund të kryesh punë apo të marrësh shërbime, nëse nuk u nënshtrohesh akteve korruptive që praktikohen nga punonjësit e këtyre institucioneve.
Kjo mënyrë të punuari na penalizon shpesh në marrëdhënie me klientët tanë, pasi shumë prej tyre nuk e kuptojnë këtë lloj sjellje të administratës dhe ngrenë dyshime ndaj punës sonë të përditshme.
Kjo dëmton konkurrencën e lirë dhe favorizon informalitetin, që vetë administrata shtetërore e ushqen dhe mban gjallë”, – shprehet një kontabilist nga Tirana.
Reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultate
69% e të anketuarve mendojnë se në vitet e fundit nuk ka pasur ndonjë përparim në luftën ndaj korrupsionit, ndërsa 19.9% mendojnë se ka pasur disi përparim. Vetëm 3.8% e të anketuarve mendojnë se ka pasur përparim të dukshëm në luftën ndaj korrupsionit.
Burimi: Sondazhi i “Monitor”
Megjithatë, në mënyrë specifike, për reformën në drejtësi, shumica e të anketuarve mendojnë se ajo ka filluar të japë efektet e saj në luftën ndaj korrupsionit, të paktën pjesërisht.
Pyetjes “A mendoni se Reforma në Drejtësi po lufton korrupsionin (ose ka filluar të japë rezultate kundër korrupsionit)?” 11.1% e të anketuarve i janë përgjigjur “Po”, ndërsa 44.3% e tyre e tyre kanë zgjedhur alternativën “Po, por jo shumë”.
Ndërkohë, 38.4% e të anketuarve mendojnë se Reforma në Drejtësi nuk po e lufton ose nuk ka filluar të japë rezultate kundër korrupsionit.
Burimi: Sondazhi i “Monitor”
“Unë jam avokat dhe korrupsionin e ndiej në sistemin gjyqësor. Në vlerësimin tim, është shumë e rrallë të realizosh të drejtat e klientëve, edhe pse ata kanë të drejtë, pa ndikim të paligjshëm dhe pa korrupsion.
Duke qenë se ende nuk jam bërë pjesë e këtij llumi e kam të vështirë t’i mbijetoj tregut, sepse nuk vlerësohet shërbimi apo profesionalizmi apo edhe e drejta, por në 90% të rasteve, sa paguan dhe kush paguan”, – thotë një avokat nga Durrësi.
72% të bizneseve u është kërkuar ryshfet në 12 muajt e fundit
33.6% e pjesëmarrësve në sondazh (169 subjekte) ishin biznese ose të vetëpunësuar.
Pjesa më e madhe e bizneseve të anketuara kishin aktivitet në sektorin e shërbimeve, me 60.9% të totalit, e ndjekur nga tregtia, me 14.2%, sektori i hotelerisë dhe bar-restoranteve, me 7.7%, transporti, informacioni dhe komunikimi me 6.5%, industria përpunuese, me 5.3%, ndërtimi, me 3.6%, etj.
71.6% e bizneseve janë përgjigjur se u është kërkuar të paktën një herë të japin ryshfet në 12 muajt e fundit, ndërsa vetëm 28.4% e bizneseve shprehen se nuk u është kërkuar një gjë e tillë.
Burimi: Sondazhi i “Monitor”
“Korrupsioni shkatërron industri të tëra. Në industrinë ushqimore, sektorë të tërë funksionojnë në ilegalitet dhe mungesë fiskale për shkak të korruptimit të drejtorëve dhe specialistëve të institucioneve shtetërore”, – shprehet drejtuesi i një kompanie të industrisë përpunuese.
Në 43% të rasteve, ryshfeti ka pasur një vlerë në intervalin 10-20% të shërbimit apo të kontratës së marrë, në 19.8% të rasteve në intervalin 20-30%, në 18.2% të rasteve, mbi 30% të vlerës së shërbimit apo kontratës dhe në 17.4% të rasteve, më pak se 10%.
Burimi: Sondazhi i “Monitor”
“Në një pjesë të angazhimeve për shërbimet e dhëna në entitete shtetërore më është kërkuar 40 – 60% e vlerës së shërbimit si ryshfet për të më përfshirë në shërbim (firmosur kontratën e shërbimit).
Kjo është bërë nga një zyrtare e lartë drejtuese në shoqëri aksionere sh.a. të mëdha. Strategjia e marrjes së punëve nga shteti, për sa u përket shërbimeve ka kosto të konsiderueshme ryshfeti”, – shprehet një sipërmarrës në anketim.
“Për t’u regjistruar si biznes jo vetëm kam duruar një sorollatje prej tre muajsh nga sistemet online të QKB-së, por më është dashur që të paguaj para për të mos humbur afatet ligjore të dokumentacionit, ku do detyrohesha t’i noterizoja dhe një herë dhe të merrja vulat apostile përsëri dhe të gjithë dokumentacionin nga Dhoma e Tregtisë.
Tani kam 3 muaj që pres të marr licencën, edhe pse dokumentacioni është i saktë. Deri tani, kam 6 muaj që paguaj qira jo të vogël dhe sigurime dhe taksa pa mundur të ushtroj as edhe një ditë aktivitet.
Është përfundimisht një situatë e tmerrshme!” – shprehet një profesioniste e shërbimeve nga Durrësi.
Në 38.7% të rasteve kur është dhënë ryshfet, është dhënë për shërbime tatimore, e ndjekur nga entet prokuruese publike (shërbime tenderësh) me 22.2%, për leje ndërtimi, me 18% të rasteve dhe për shërbime doganore, në 14.7%.
“Punonjësit në administratë i referojnë qytetarët për shërbimet e nevojshme në zyrat e tyre private, ose aty ku marrin shpërblim”, shprehet drejtuesi i një biznesi të vogël në Durrës.
Shërbimet apo institucionet e tjera ku bizneset deklarojnë se kanë dhënë ryshfet përfshijnë inspektoratet, ente licencuese, zyrat e regjistrimit të pasurive, bashkitë, etj.
“Rasti më flagrant është në shpërndarjen e granteve për startup-et, të cilat i fitojnë 100 persona, të cilët fusin të njëjtat projekte”, – shprehet një sipërmarrës i ri në sektorin e transportit, informacionit dhe komunikimit nga Tirana.
“Korrupsioni po vret nismën e lirë”
Sipas bizneseve, arsyeja kryesore që i shtyn drejt korrupsionit është nevoja për të përshpejtuar procedurat burokratike, në 39.1% të rasteve, shmangia e ndëshkimeve, gjobave, taksave, me 35.5% të përgjigjeve, aksesi në shërbime të veçanta në 8.3% të rasteve, aksesi në pronë publike me çmime më të ulëta se ato të tregut, në 5.3% të rasteve, etj.
Përgjigjet e tjera përfshijnë nevojën për të marrë shërbimin që subjektit i takon me ligj, sigurimi i mbijetesës apo vazhdimësisë në biznes, etj.
“Inspektorët ose bëjnë sikur nuk i dinë ligjet, ose i interpretojnë edhe kur nuk janë juristë. Ligjet gjithashtu janë të vjetër, me shumë VKM që bien ndesh me njëri-tjetrin. Hapësirat që lënë janë të mëdha.
Këta inspektorë, kur shkojnë te bizneset e mëdha, mbyllin sytë dhe te të vegjlit kontrollet bëhen aq të shpeshta, sa detyrohesh të japësh ryshfet për të mos humbur ditën e punës dhe për të larguar kërcënimin e gjobës dhe interpretimin e ligjit.
Gjobat e rritura dhe me fushata këtë bëjnë”, shprehet një sipërmarrës në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor në Tiranë.
“Korrupsioni prish rregullat e lojës e për rrjedhojë, klimën e biznesit. Shanset e barabarta janë vetëm propagandë, ndërkohë në praktikë, pabarazia në mundësitë për të bërë biznes është e dukshme”, shprehet një i vetëpunësuar në sektorin e shërbimeve në Elbasan.
Pothuajse 80% e bizneseve janë përgjigjur se korrupsioni është pengesë për investimet e tyre, ndërsa më pak se 12% e tyre mendojnë se korrupsioni nuk është pengesë për të investuar.
“Si pasojë e korrupsionit në Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) janë mbyllur gjithë iniciativat private, ashtu si dhe e imja. Unë jam projektues në ndërtim dhe mbikëqyrës punimesh.
Sistemi i mbyllur që ka bërë FSHZH, ku vetë siguron fonde, vetë projekton, vetë tenderon, vetë zbaton dhe vetë mbyll gjithë punët me supervizorë, është kthyer në një mekanizëm ku askush nga tregu privat nuk mund të hyjë.
Këtë ka bërë korrupsioni: ka krijuar kudo monopole dhe ka vrarë iniciativën e lirë në çdo sektor”, – shprehet një profesionist në sektorin e shërbimeve profesionale nga Tirana.
“Të korruptuarit të paguajnë për dëmin e bërë”
Një nga pyetjet e shtruara në sondazh ishte se cila është masa më efektive për të bërë të përgjegjshme administratën publike ndaj fenomenit të korrupsionit.
39.3% e të anketuarve mendojnë se skenari që do të mundësonte një ulje më të shpejtë të korrupsionit në Shqipëri do të ishte rotacioni politik, i ndjekur nga përmirësimi i administratës në aspektin e performancës ndaj korrupsionit pa një ndryshim në kreun e Qeverisë dhe të mazhorances qeverisëse, me 22% të përgjigjeve dhe “një ndryshim të personave në nivelin më të lartë të Qeverisë, pa një ndryshim në mazhorancën qeverisëse”, me 11.9% të përgjigjeve.
Shumica e të anketuarve, 56.9% e tyre, mendojnë se masa më efektive për të bërë të përgjegjshme administratën publike ndaj korrupsionit do të ishte vendosja në vendim e detyrimit për të dëmshpërblyer publikun për dëmin e bërë. 25.4% e të anketuarve mendojnë se masa më efektive do të ishte ashpërsimi i dënimeve për këto vepra penale.
Një pjesë e votuesve mendojnë se aplikimi i të dyja masave të mësipërme do të ishte efikase, ndërsa masa të tjera të sugjeruara janë privatizimi sa më i gjerë i shërbimeve, rritja e cilësisë së arsimimit, meritokracia, transparenca më e madhe, vullneti më i fortë politik i qeverisë, etj.
Metodologjia
Sondazhi u zhvillua në faqen e internetit të “Monitor” dhe kanalet e saj të medias sociale gjatë muajit maj. Anketa e sondazhit u plotësua gjithsej nga 503 subjekte të anketuar.
66.4% e të anketuarve ishin individë, pa angazhim në biznes, ndërsa 33.6% ishin subjekte biznesi ose të vetëpunësuar.
66.6% e të anketuarve ishin meshkuj, ndërsa 33.4% ishin femra. 77.5% të anketuarve deklaruan se banojnë në Tiranë, 6.4% në Durrës, 3.2% në Shkodër, 3% në Korçë dhe Elbasan, etj.
Grupmosha kryesore e pjesëmarrësve në sondazh ishte 40-49 vjeç, me 34.1% të pjesëmarrësve, e ndjekur nga 30-39 vjeç, me 32.3%, 50-59 vjeç, me 15.6% dhe 20-29 vjeç, me 13.4%.
Me pothuajse 100% të votave të numëruara në Spanjë, Partia Popullore Konservatore (PP) ka fituar, me 34,2% të votave, përpara Partisë Socialiste të Punëtorëve të Kryeministrit Pedro Sánchez, me 30,2%.
Vox e ekstremit të djathtë mori 9.6% të votave, duke fituar tre vende të reja, ndërsa një parti e re në të djathtën radikale, Se Acabó La Fiesta siguroi deputetët e saj të parë me 4.6%.
Aleanca e majtë Sumar, partneri i vogël në koalicionin qeverisës, fitoi 4.7% të votave, ndërsa rivali i saj Podemos pati një natë të keqe, duke siguruar vetëm dy mandate me 3.3% të votave.
Trajneri Silvinjo ka marrë me vete 26 futbollistë në Euro 2024, por ajo që i ka bërë përshtypje shumëkujt është se asnjë prej këtyre lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë, nuk militojnë në radhët e skuadrave të kampionatit shqiptar.
Edhe pse prej një viti e gjysmë SIlvinjo jeton në Shqipëri dhe monitoron kampionatin shqiptar, ai ka vlerësuar se nuk ka lojtarë të cilët meritojnë të jenë pjesë e fazës finale të Europianit. Mungesa e lojtarëve të Superiores ka qenë vazhdimisht temë diskutimi edhe në fazën eliminatore të Europianit, duke bërë të qartë se trajneri brazilian nuk beson te cilësia e kampionatit tonë.
Por Shqipëria nuk do të jetë përfaqësuesja e vetme me një situatë të tillë në Europian. Edhe Danimarka, fituese e Europian t1992, do të udhëtojë drejt Gjermanisë me zero përfaqësues nga kampionati vendas. Kjo, jo për faktin se cilësia e kampionatit danez është e ulët, por sepse lojtarët e vendit skandinav luajnë në kampionate shumë më të forta.
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...