25.5 C
Tirana
E premte, 1 Gusht, 2025

Joni Myshketa: “Aleancat e pamoralshme dhe pragmatizmi i rëndomtë politik kanë dëmtuar Shqipërinë”

Joni Myshketa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, ka reaguar ashpër ndaj praktikave të shumta të pragmatizmit politik që, sipas tij, po dëmtojnë thellësisht besimin e qytetarëve në politikën shqiptare. Ai thekson se shumë politikanë shohin pushtetin vetëm si një mundësi për të realizuar interesa personale, duke injoruar integritetin dhe moralin.

Myshketa vë në dukje se politika shqiptare ka degraduar në një konkurrencë të shfrenuar për pushtet, ku përjashtohen zërat e rinj dhe aleancat formohen për qëllime pragmatike, duke u bërë gjithnjë e më të largëta nga nevojat reale të qytetarëve. Sipas tij, ky pragmatizëm politik ka bërë që qytetarët të humbasin besimin në klasën politike dhe të humbin çdo shpresë për ndryshim.

Ai thekson se zgjedhjet dhe pushteti nuk janë çështje të “radhës”, por të meritës, duke shpërndarë gjithashtu një mesazh të qartë për nevojën e një politike të bazuar në moral, ndershmëri dhe qytetari. Myshketa e mbyll fjalën e tij me një kritikë të fortë ndaj praktikave të korruptuara dhe të inkriminuara që, sipas tij, kanë karakterizuar politikën e Shqipërisë për më shumë se një dekadë.

 

Postimi i plotë i Joni Myshketës:

_”E dëgjoj shpesh kur thonë se rëndësi kanë nr…(por pa moral brenda janë të barabartë me ZERO, nuk bëjnë asnjë diferencë me të keqen)

Duhen votat thonë, kur së bashku me pushtetin mbyllën listat, duke u mbyllur derën të rinjve..

Duhet të vimë ne në pushtet thonë disa që pikërisht prej babëzisë së tyre u përzunë prej tij…

Është radha jonë thonë disa të tjerë…se kemi këshilltar Amerikan me vete, se i paguajmë sa frëngu pulën e na duhet pushteti për të larë borxhet….

Nuk është me radhë kjo punë, por me meritë..

Amerikani I radhës lëshon faturën dhe gajaset me mentalitetin tonë…

Disa madhështor të tjerë (PL) bashkojnë votat me pushtetin në Këshillin Bashkiak për të shpyllëzuar e për të hedhur beton ndërkohë që janë në “opozitë” të ethshme me ta.

Pa harruar lloj lloj deklaratash karshi të ngjashmëve që nuk e mendojnë si ti…

Nuk mundet e keqja me një të keqe më të vogël..

Nuk mundet errësira me errësirë, por vetëm me dritë…

Nuk mundet një pushtet I korruptuar dhe I inkriminuar si ky që kemi tash e 12 vite me arrnime, me aleanca të pamoralshme, me figura të konsumuara që vegjetojnë në politikë

Pikërisht ky pragmatizëm politik i ka neveritur qytetarët me prodhimtarinë tuaj politike…

Vetëm përmes moralit, ndershmërisë e qytetarisë mund të jesh alternativë….”_

11 Maji – Një ‘referendum’ për drejtësinë, jo për të nxjerrë shokët nga burgu

Nga Namir Lapardhaja

Zgjedhjet e 11 majit nuk janë thjesht pjesë e një cikli elektoral rutinë. Ato janë një moment kritik për drejtimin moral dhe politik të vendit. Të gjithë kemi parë sesi politika shqiptare është kthyer në një strehë për të paprekshmit. Tani jemi përballë një dileme të qartë: të votojmë për ndryshimin ose të votojmë për të nxjerrë shokët nga burgu.

Rama dhe Berisha nuk janë zgjidhja. Ata janë përfaqësuesit e një politike të konsumuar, që kanë ndërtuar karrierat mbi korrupsion, klientelizëm dhe pazare për të mbrojtur veten dhe sistemin. Qeverisja e tyre ka prodhuar më shumë varfëri dhe më shumë pabarazi. Zgjedhja për t’i votuar përsëri është zgjedhja për të mbajtur peng Shqipërinë.

Rama nuk është alternativë. Është përpjekja për të kapur drejtësinë, për të shpëtuar shokët nga 313. Në vend që të ofrojë ndryshimin, numri 5 përfaqëson stanjacionin e së vjetrës me një ambalazh të ri.

As Berisha nuk është zgjidhja. Partia që dikur përfaqësonte sakrificën e demokratëve, sot është kthyer në një mekanizëm riciklimi për figura të errëta të tranzicionit. Si mund të thuash “jo krimit dhe korrupsionit”, kur në listën tënde ke Ilir Metën?

Nëse duam një Shqipëri të drejtë, me një sistem ku drejtësia është e barabartë për të gjithë, ku pushteti nuk përdoret për të mbrojtur të korruptuarit, atëherë nuk mund të votojmë as për 5, as për 1, dhe as për të vjetrën që na ka zënë prej fyti.

11 Maji është dita kur duhet të themi “Jo!” politikës që intimidon drejtësinë. “Jo!” partive që kërkojnë votën për të mbrojtur shokët e tyre. “Jo!” së vjetrës që kërkon të riciklohet.
11 Maji duhet të jetë dita e një ‘referendumi’ në mbështetje të drejtësisë dhe të fundit të pandëshkueshmërisë në këtë vend.

Endri Hasa: 9 ditë nga zgjedhjet, është koha të ndëshkojmë të korruptuarit me votë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa, ka bërë një thirrje publike për qytetarët, duke i ftuar që më 11 maj të votojnë për ndryshimin dhe ndëshkimin e politikës së korruptuar të tranzicionit.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Hasa thekson se qytetarët kanë në dorë një vendim të rëndësishëm që nuk ndikon vetëm në të ardhmen e Elbasanit, por të gjithë Shqipërisë. Ai bën thirrje për besim tek forca e qytetarëve dhe te mundësia reale për të sjellë ndryshimin.

Postimi i plotë i Endri Hasës:

9 ditë na ndajnë nga një vendim i madh për Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë! Është koha të besojmë tek forca jonë, tek mundësia për një të ardhme më të mirë, tek shansi për të ndëshkuar me votë të korruptuarit. Ndryshimi vjen nga ju më 11 maj, voto për të ardhmen, voto Endri Hasën, voto Koalicionin Euroatlantik.

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa

Shqipëria Madhështore nuk ndërtohet me njerëz të vegjël në shpirt dhe të mëdhenj në vjedhje!

Nga Bujar Vreto

Sot na duhet të pyesim me zë të lartë: Me kë do ta bëjmë Shqipërinë madhështore? Me “trekëndëshin e Bermudës”?
Me ata që shpenzojnë miliona për postera në një popull të varfër, ndërsa fëmijët tanë largohen për bukën e gojës?
Me ata që janë dhe kanë qenë ministra, drejtora, kryeministra dhe janë kthyer në oligarkë të politikës dhe gllabërues të ekonomisë?

Jo, vendi nuk ndërtohet nga ata që bëhen bashkë vetëm kur ndihen të rrezikuar nga SPAK-u. Nga ata që bëjnë ligje jo për popullin, por për të mbrojtur njëri-tjetrin. Nga ata që listat i duan të mbyllura, që t’i caktojnë vetë deputetët, jo qytetarët.

Ne nuk mund të ndërtojmë një të ardhme me njerëz që prej 34 vitesh kanë grabitur gjithçka, që kanë vrarë shpresën, që kanë përzënë rininë, që i tremben drejtësisë dhe i binden vetëm interesave të tyre.

Shikoni mbrapa kurrizit tim. Shikoni si i shpenzojnë paratë e vjedhura nga taksat tuaja.
Dilni e shikoni veprat publike si janë shkatërruar që janë marrë në dorëzim nga këta hajdutë, hulumtoni për tenderat që këta kanë firmosur dhe sot enden dyerve të drejtësisë. Këto nuk janë vetëm dëshmi të dështimit, por provat e vjedhjes!

Prandaj unë sot i bëj thirrje popullit të rrethit Librazhd, të qarkut Elbasan, dhe gjithë Shqipërisë: Zgjohuni! Mos i lini t’ju mashtrojnë përsëri! Votoni për njerëzit e ndershëm. Largoni me votë ata që janë në tavën e drejtësisë, ata që duan të riciklohen dhe të vazhdojnë të na vjedhin dhe gënjejnë!

Koha e tyre ka mbaruar. Koha e popullit ka ardhur! Le ta ndërtojmë Shqipërinë me njerëz që kanë ndërgjegje, jo me ata që kanë dosje!

Koalicioni Euroatlantik përmbyll fushatën më 8 Maj – Mesazh për anëtarët: “Ky është momenti vendimtar!”

Koalicioni Euroatlantik ka njoftuar zyrtarisht zhvillimin e aktivitetit përmbyllës të fushatës elektorale më 8 Maj, ora 18:30, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Në një mesazh dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, drejtuesit e koalicionit theksojnë rëndësinë e kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar si një moment vendimtar për forcimin e mesazhit politik dhe angazhimin qytetar.

“Prania juaj dhe pjesëmarrja sa më e gjerë janë thelbësore për suksesin e këtij eventi,” thuhet në komunikim, i cili vjen në një fazë kritike, vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve të 11 Majit.

Pritet që në këtë event të marrin pjesë përfaqësuesit kryesorë të Koalicionit Euroatlantik, kandidatët për deputetë nga të gjitha qarqet, si dhe një numër i konsiderueshëm mbështetësish nga e gjithë Shqipëria.

Koalicioni Euroatlantik ka zhvilluar një fushatë intensive, të fokusuar në çështje të rëndësishme për qytetarin dhe familjen shqiptare, drejtësia, ekonomia, integrimi europian dhe rikthimi i besimit në politikë.

“Bëhuni pjesë e mbylljes së fushatës – Shqipëria meriton më shumë!”

Ligji i ri i Kroacisë për ‘varrezat’ nxit ndjenjat e pakicës serbe

Lufta e pavarësisë së Kroacisë përfundoi pothuajse 30 vjet më parë. Megjithatë, ligjvënësit e vendit anëtar të BE-së dhe NATO-s menduan se disa çështje ende duheshin lënë mënjanë.

Të mërkurën, deputetët votuan me shumicë dërrmuese në favor të Ligjit të ri për Varrezat, duke zëvendësuar legjislacionin dy dekadash të vjetër me një sërë rregullash të reja, të cilat tani kërkojnë heqjen e mbishkrimeve dhe pllakave të varrezave të ngritura gjatë konfliktit të viteve 1991-1995 “që nuk janë në përputhje me rendin kushtetues”.

Ligji i ri, siç shpjegohet në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Planifikimit Fizik, Ndërtimit dhe Aseteve Shtetërore, ndalon mbishkrimet e bëra gjatë “pushtimit dhe riintegrimit paqësor” dhe përmban “simbole që mund të ofendojnë moralin dhe ndjenjat e qytetarëve”.

Ligji synon veçanërisht gurët e varreve të ndërtuar pas 30 majit 1990 dita kur Republika e atëhershme Socialiste e Kroacisë përuroi parlamentin e saj të parë shumëpartiak, një hap i parë në rrugën e saj drejt pavarësisë nga pjesa tjetër e Jugosllavisë.

Një seri përleshjesh dhe rrethimesh fillestare shkatërruan qytete si Vukovari, në verilindje të Kroacisë, dhe çuan në një ngërç të organizuar nga bashkësia ndërkombëtare, të monitoruar nga paqeruajtësit e OKB-së.

Megjithatë, në vitin 1995, Operacionet “Flesh” dhe “Stuhia” të ushtrisë kroate të riorganizuar dhe të riarmatosur i dhanë fund luftës duke i shtyrë në mënyrë efektive forcat serbe — dhe shumicën e popullsisë etnike serbe — nga territori i saj.

Tani, ligji i ri planifikon të heqë çdo memorial që lavdëron Republika Srpska Krajina ose nderon forcat armike, duke përfshirë edhe referimin ndaj Kroacisë si “tokë serbe”.

Legjislacioni përcakton se çdo qytetar mund të raportojë një gur varri ose monument tjetër si potencialisht problematik. Nëse konstatohet se është fajtor, pronarët e parcelave ose të afërmit e të varrosurve do të kenë 30 ditë kohë për të ndryshuar mbishkrimin. Përndryshe, ata do të përballen me një gjobë prej 1,000 deri në 5,000 euro.

Vendimi për atë që mund të jetë në shkelje të ligjit do të merret nga një komision vendor, i përbërë nga pesë anëtarë të pavarur, përfshirë një historian, një historian arti dhe një avokat.

Më herët në prill, Ministri i Ndërtimit, Planifikimit Hapësinor dhe Pronës Shtetërore Branko Bačić tha se ndryshimet në ligj u nxitën nga fakti se “pas pushtimit të një pjese të Kroacisë gjatë Luftës Atdhetare, mbetën varre të caktuara, ku ishin gdhendur monumente dhe pllaka përkujtimore me emra të papërshtatshëm në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kroacisë”.

Trajneri i Mançester Junajtid, Amorim: Nuk na e shpëton sezonin Liga e Europës

Ruben Amorim ka theksuar rëndësinë që ka për Mançester Junajtidin fitorja në Ligën e Europës, jo vetëm për sezonin aktual, por edhe për të ardhmen e klubit, veçanërisht në merkaton verore.

“Djajtë e kuq” ndodhen në vendin e 14-të në Premier Ligë dhe e vetmja mënyrë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve është të fitojnë Ligën e Europës. Kjo do të ndikonte drejtpërdrejt në financat e klubit, tërheqjen e lojtarëve të rinj dhe prestigjin në tregun europian.

Përpara ndeshjes gjysmëfinale me Bilbaon, trajneri portugez tha: “Asgjë nuk do ta shpëtojë sezonin tonë, por të fitosh një trofe mund të jetë diçka e madhe. Të jesh në Champions mund të ndryshojë shumë gjëra në klubin tonë këtë verë. Kjo mund të ndryshojë verën tonë, mund të ndryshojë vitin e ardhshëm. Nëse ne duam që të përmirësojmë klubin, nuk mund të fokusohemi te kjo. Kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për klubin tonë. Ne duhet të përballemi me shumë gjëra në klubin tonë. Do të jemi ok me Ligën e Kampioneve ose pa Ligën e Kampioneve”.

Por, përpara se të bëjnë plane për të fituar trofeun, anglezët duhet të kalojnë një test të vështirë në gjysmëfinale dhe Atletik Bilbao nuk është një kundërshtar që mund të nënvlerësohet.

“Ata janë një skuadër e përgatitur. Çdo lojtar luan në kombëtare, por sezoni ka qenë i vështirë për ta në çdo aspekt. Ata janë të emocionuar që janë këtu. Ata duan ta fitojnë dhe janë në gjendje që ta bëjnë”, shtoi trajneri.
Ai u pyet nëse mendon që është e drejtë që skuadra e tij, ndonëse në një renditje shumë poshtë në Premier Ligë, të mund të kualifikohet në Champions duke fituar Ligën e Europës.

“Këto janë rregullat. Është e vështirë të flasësh për këtë. Ndoshta mund të thuhet se nuk është e drejtë, sepse ekipet më të mira duhet të jenë në Champions. Por ndoshta kjo është bërë për t’i dhënë vlerë kësaj gare, sepse ti fiton Kupën dhe futesh në Champions. Këto janë rregullat. Nuk e di nëse është e drejtë apo jo, por nëse e kemi këtë mundësi, duhet të përpiqemi ta arrijmë”.

Gjashtë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe.

Ka ushqime të caktuara të cilat shkaktojnë një fryrje artificiale të stomakut por edhe gazra të vazhdueshme dhe një ndjesi parehatie të madhe.

Në shumë raste, fryrja e stomakut mund të eliminohet falë konsumit të ushqimeve dhe pijeve të caktuara të shëndetshme për tretjen.

Cilat Janë Ushqimet Që Eliminojnë Fryrjen e Stomakut?

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ushqimet më të mira të cilat jo vetëm që nuk ju fryjnë por edhe ndihmojnë në mbajtjen e një stomaku të sheshtë.

Kivi
Kivi është një frut shumë i pasur me fibër.

Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër javë me rradhë eliminon konstipacionin dhe fryrjet e stomakut.

Çaji i Nenexhikut
Ky çaj është përdorur prej shekujsh për të përmirësuar tretjen dhe zgjidhur problemet e stomakut.

Studimet thonë se ky çaj ose suplementët e nenexhikut mund të konsumohen rregullisht për katër javë.

Në këtë mënyrë ato do të përgjysmojnë simptomat e problemeve me tretjen dhe do të shfryjnë stomakun.

Bananja
Ky frut është një burim shumë i pasur i fibrës e cila ushqen bakteret e mira në stomak dhe përmirëson tretjen.

Gratë që hanë dy banana në ditë për 2 muaj me rradhë kanë një bark më të sheshtë.

Kefiri
Kefiri përmban një enzimë të rëndësishme që shpërbën laktozën, një sheqernë tek qumështi që shkakton probleme me stomakun.

Pirja e kefirit zgjidh problemet me tretjen dhe eliminon fryrjen dhe gazrat me të paktën 70%.

Xhenxhefili
Xhenxheri është përdorur prej mijëra vitesh për të qetësuar stomakun dhe përmirësuar tretjen.

Ai qetëson muskujt dhe lejon trupin të nxjerrë gazrat më me lehtësi.

Xhinxheri, një prej përbërësve kryesorë të këtij zhardhoku, ofron përfitime të shkëlqyera për stomakun dhe tretjen.

Pjepri
Pjepri ka aftësi çliruese dhe ndihmon në eliminimin e ujrave të tepërt nga organizmi.

Ai shfryn stomakun por edhe shërben si një zëvendësues natyral i elektroliteve sepse është shumë i pasur me kalium./AgroWeb.org

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, Sami Osmani: “As presioni, as mashtrimet nuk më ndalin – më 11 Maj, voto për dinjitet dhe të vërtetën!”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Sami Osmani, ka reaguar fuqishëm ndaj përpjekjeve dhe shpifjeve që thonë se ai është tërhequr nga gara.

“Nuk ka mashtrim, shpifje apo presion që më ndal nga kjo betejë e ndershme për përfaqësimin tuaj,” tha Osmani. “Jam në garë, dhe me ndihmën tuaj, do të dal më i fortë nga ajo kuti votimi.”

Ai denoncoi publikisht një fushatë të qëllimshme dizinformimi, ku kundërshtarët politikë përhapin të pavërteta për të krijuar konfuzion tek votuesit. Me tone të ashpra, Osmani theksoi se nuk do të tërhiqet dhe se po garon për dinjitetin e qytetarëve të Durrësit, Shijakut, Krujës dhe Fushë-Krujës.

“Unë nuk jam mashtrues, nuk jam përdorues i politikës për interesa personale. Jam njëri prej jush, dhe ashtu do të mbetem,” deklaroi ai.

“✅ Voto Sami Osmani
Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik
⛔ Jo për ata që duan të përdorin votën tuaj për pazare e shpëtim personal
✅ Po për ata që duan drejtësi dhe përfaqësim të ndershëm!”

#SamiOsmani #Voto4 #DurrësiMeritonMëShumë #KoalicioniEuroatlantik #Zgjedhjet2025 #NdryshimMeDinjtet

Postimi i plotë:

 

Për të gjithë ju mashtruesit kronikë në politikë të njohur me emër mbiemër nga qytetarët e Durrësit, për ju që rishtas keni ardhur në politikë si mashtrues e nuk po gjeni mbështetje dhe përdorni të pavërteta ndaj meje, sërish dua t’iu rikonfirmoj që:

Unë Sami Osmani, jo vetëm që jam në garë, por kam bindjen që bashkëqytetarët do të më përgjigjen duke më ️votuar më 11 maj.

Të nderuar bashkëqytetarë të Durrësit, Shijakut, Krujës dhe Fushës- Krujës! Kandidatëve që i njihni mirë dhe nuk po ju hapni dyert, nuk po i takoni, mos iu besoni as mashtrimin se unë jam tërhequr nga gara.

Sa të marr frymë do ta bëj këtë betejë elektorale me dinjitet siç dhe më njihni duke qenë njëri prej jush.

As mashtrimet, as presioni nuk më ndalon për të kërkuar besimin tuaj për të qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ju garantoj se për asnjë rrethanë nuk do t’iu tradhtoj duke e patur të shenjtë besimin tuaj përmes votës në kuti ️!

Votoni nr.4️⃣ Koalicionin Euroatlantik që vota e demokratëve të mos shkoj dëm për të nxjerr Ilir Metën nga burgu ⛓️‍Vota për PS nxjerr shokët e Edit nga burgu.

 

✅Voto Sami Osmani

Durrësi meriton më shumë !

Banorët e Gramzës e presin me thirrje 7×7=313, Basha ironizon Ramën: Asnjë subvencion nuk u dhe për përmbytjet! Të paktën jepu përgjigje ku i ke shokët?

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, pas takimit që zhvilloi në qytetin e Rëshenit, është ndalur në fshatin Gramëz të Fushë Krujës, ku është pritur nga banorët me thirrjet që është bërë jehonë e fushatës, 7×7=313.

Në videon ku shfaqet me banorët, Basha ka pyetur sërish kryeministrin se pse i ka lënë të përmbyten dhe nuk u ka dhënë asnjë kokërr leku për subvencione.

Ai më tej vijoi me pyetjen ndaj kryeministrit që të japë përgjigje se ku i ka shokët, ndërsa ironizoi se tabelën e shumëzimit ia tregojnë banorët e Gramzës, që 7×7=313.

“O rame, nga Grmza Rame, e ke lon të përmbytet. Kokërr leku si ke dhënë për subvencione Rame, se lekët tek 7×7=313. Ë Ram, ku i ke sokët Rame? Pse i ke shokët atje, jepu përgjigje njerëzve. Këtu nga Grmaza po të pyesin, ku i ke shokët? Këtu nga Grmza ta thonë tabelën e shumëzimit, 7×7=313.